Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që e donte patjetër transferimin e Zhegrovës: Lille refuzoi ta shiste

3 October 2024 at 10:42

Edon Zhegrova shkëlqeu ndaj Real Madridit, duke u shpallur edhe ‘Lojtari i ndeshjes’ nga UEFA.

Ylli kosovar ishte në qendër të merkatos edhe në afatin kalimtar të verës, por te Lille kanë refuzuar shitjen e tij.

Ka qenë eksperti i transferimeve, gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se reprezentuesi kosovar ka qenë objektivi kryesor i Juventusit, por që Lille ka refuzuar ta shiste atë në verë.

“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme”.

🔴✨ Edon Zhegrova, Man of the Match for UEFA of Lille vs Real Madrid after an excellent performance.

He was one of the main names on Juventus list last summer but Lille didn’t want to sell Zhegrova, now flying again for the French side. pic.twitter.com/W46YcJ8UF0

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2024

“Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.

Edhe skuadra tjetër italiane Roma e donte Zhegrovën në rast të largimit të Paulo Dybalas, por argjentinasi në fund vendosi të qëndronte në Olimpico.

Gjithsesi në janar pritet të ketë lum ofertash drejt Lille nga top klubet evropiane për reprezentuesin kosovar. /Telegrafi/ 

The post Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që e donte patjetër transferimin e Zhegrovës: Lille refuzoi ta shiste appeared first on Telegrafi.

Marrëzia e Neuer që i kushtoi me humbje Bayernit në Ligën e Kampionëve

3 October 2024 at 08:55

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve, duke pësuar nga Aston Villa me rezultat 1-0.

Bavarezët kanë mundur ta shmangin këtë humbje, sikur kapiteni i tyre Manuel Neuer të qëndronte në portë.

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është drejtpërdrejt përgjegjës për disfatën nga Aston Villas në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Gjermani doli lart pas një topi të gjatë nga Pau Torres, pas të cilit Jhon Duran përfitoi nga dhurata dhe praktikisht e goditi atë nga një distancë e largët për t’i dhënë avantazhin vendasve.

Jhon Durán: Aston Villa hero 🥹#UCL pic.twitter.com/fjtDmIMAcn

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 2, 2024

Fjala vjen, Neuer njihet për vrapimet e tij jashtë zonës së rreptësisë, të cilat deri më tani nuk i kanë kushtuar Bajernit dhe kombëtares gjermane.

Tani situata ka ndryshuar dhe Bayern është në rrugën e duhur për të pësuar humbjen e parë sezonale për fajin e tij. /Telegrafi/

De Colombia para el mundo les presento a Jhon Durán El Salvador del Aston Villa🫡⚽ su primer gol en Champions League y se lo hizo al Bayer Múnich 🤌🏼😮‍💨 pic.twitter.com/Opkz9WpzTE

— Harvey (@HarveyH_) October 2, 2024

The post Marrëzia e Neuer që i kushtoi me humbje Bayernit në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Arritja e madhe e Salah, bëhet afrikani me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve

3 October 2024 at 08:36

Mohamed Salah shënoi emrin e tij në librat e rekordeve të mërkurën, duke u bërë lojtari afrikan me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

Superylli egjiptian shënoi në fitoren 2-0 të Liverpool ndaj Bolognës, duke e çuar numrin e golave ​​në 45 në garën më të madhe evropiane për klube.

Salah ia kaloi legjendës nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, të cilin më parë e kishte barazuar me 44 gola.

Ky moment historik forcon statusin e Salah si një nga futbollistët më të mëdhenj të futbollit të Afrikës.

Arritja e jashtëzakonshme e Salah nënvizon qëndrueshmërinë dhe fuqinë e tij në skenën më të madhe, duke forcuar vendin e tij në mesin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve.

Me këtë rekord, Salah vazhdon të frymëzojë një brez të ri futbollistësh dhe tifozësh afrikanë në mbarë botën. /Telegrafi/

The post Arritja e madhe e Salah, bëhet afrikani me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Ancelotti e uron Lillen pas ndeshjes: Ata e merituan fitoren

3 October 2024 at 08:19

Real Madridi ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Lille me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë pas ndeshjes se Lille e meritonte fitoren.

“Lille ishte më e mirë dhe e meritonte të fitonte. Ne mund të barazonim në fund, por nuk do të ishte e merituar”, tha Carlo Ancelotti për mediat pas ndeshjes.

“Është e vështirë ta analizosh këtë lojë. Ne ishim keq në çdo aspekt”.

“Ne nuk krijuam, zotërimi ishte i ngadaltë, pa ide. Sulmuesit tanë kanë nevojë për një lojë më vertikale. Ky mund të jetë një problem kur je i ngadaltë”.

“Kjo ishte një lojë e keqe. Ne treguam një imazh të keq dhe ndjenja të këqija”.

“Nuk ka justifikime, ne ishim keq. Duhet të përmirësohemi,” tha Ancelotti.

Real Madrid pësoi humbjen e parë në Ligën e Kampionëve që nga maji 2023, pasi Lille fitoi 1-0.

Humbja gjithashtu i dha fund serisë së pamposhtur prej 36 ndeshjesh të Los Blancos në të gjitha garat, duke u shtrirë në sezonin e kaluar.

The post Ancelotti e uron Lillen pas ndeshjes: Ata e merituan fitoren appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Palmer me statistika mbreslënëse që një vit, ka bërë më mirë se Haaland, Mbappe e Vini Jr

2 October 2024 at 14:51

Cole Palmer u bë lojtari i parë në historinë e Ligës Premier që shënon katër gola në një pjesë të vetme në fundjavë.

Ylli anglez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme që prej transferimit te Chelsea verën e kaluar dhe ai tani konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

22-vjeçari tani është përfshirë në 43 gola në kampionat (28 gola dhe 15 asistime) që nga debutimi i tij në Chelsea në shtator të vitit 2023.

Vetëm një lojtar në ligat kryesore të Evropës ka qenë i përfshirë në më shumë gola: Harry Kane për Bayern Munich me 49.

Në vitin e tij të parë në Stamford Bridge, Palmer ka qenë i përfshirë në më shumë gola se Erling Haaland apo Kylian Mbappe.

Sulmuesi norvegjez mbetet në vendin e tretë me 34 gola e pesë asistime, derisa Kylian Mbappe është i katërti me 29 gola e tetë asistime.

Palmer ka lënë mbrapa vetës emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Vinicius Junior, Bukayo Saka e Phil Foden. /Telegrafi/ 

 

The post Palmer me statistika mbreslënëse që një vit, ka bërë më mirë se Haaland, Mbappe e Vini Jr appeared first on Telegrafi.

Për herë të parë gjashtë gjyqtarë shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Ligës së Konferencës

2 October 2024 at 10:57

Për herë të parë në histori, një trupë e plotë gjyqtarësh shqiptarë (kryesor, asistentë, gjyqtar i katërt, VAR dhe AVAR) do të gjykojnë së bashku një ndeshje në kompeticionet Evropiane.

Enea Jorgji si kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në takimin Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League.

Ndeshja do të luhet ditën e enjte më 3 tetor në Gjermani në stadiumin “FCH Arena Heidenheim”, në orën 18:45.

Gjykimi në nivele të tilla është dëshmi e rritjes së arbitrimit shqiptar edhe në futbollin evropian. /Telegrafi/

The post Për herë të parë gjashtë gjyqtarë shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Ligës së Konferencës appeared first on Telegrafi.

Liga e Kampionëve vazhdon sonte, nëntë ndeshje interesante në program për t’u zhvilluar

2 October 2024 at 08:41

Gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve vazhdon edhe ditën e sotme me nëntë ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Në fushë zbresin skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool dhe Juventus.

Megjithatë dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:45, ku Girona pret Feyenoordin dhe Shakhtar Donetsk përballet me Atalantan.

Festë futbolli ka në Angli ku luhen dy ndeshje, me Aston Villan që është nikoqir i Bayern Munichut, derisa Liverpooli në Anfield pret Bolognën.

Lille i Edon Zhegrovës do të përballet me Real Madridin, ndërsa sfidë interesante është edhe ajo mes RB Leipzig dhe Juventusit.

Ndeshjet tjera të natës së sontme në ‘Champions’ janë edhe Benfica – Atletico Madrid dhe Sturm Graz – Club Brugge. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Liga e Kampionëve vazhdon sonte, nëntë ndeshje interesante në program për t’u zhvilluar appeared first on Telegrafi.

Arteta konfirmon lëndimin e yllit të Arsenalit: Mori minuta më shumë se që duhej

2 October 2024 at 08:12

Arsenali ka triumfuar në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germain me rezultat të pastër 2-0.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se mbrojtësi Jurrien Timber u detyrua të largohej për shkak të një problemi muskulor të martën mbrëma.

Tekniku spanjoll lavdëroi paraqitjen e Timber, i cili u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë.

“Ai ishte i pabesueshëm në pjesën e parë, por ndjeu diçka muskulare dhe nuk ishte i sigurt”, tha Arteta.

Arteta ia atribuoi largimin e hershëm të Timber ngarkesës së rëndë të punës së fundit të lojtarit.

“Ai ka luajtur më shumë minuta sesa do të dëshironim në javët e fundit dhe ne duhet ta menaxhojmë atë”, shtoi menaxheri spanjoll.

Shkalla e lëndimit të Timber ende nuk është konfirmuar, por komentet e Arteta sugjerojnë se mbrojtësi holandez mund të kërkojë monitorim të kujdesshëm në javët e ardhshme. /Telegrafi/

 

The post Arteta konfirmon lëndimin e yllit të Arsenalit: Mori minuta më shumë se që duhej appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Ia sjelli fatin CSKA Sofjes, Zymer Bytyqi flet për pritjen në klubin e ri, objektivat personale dhe ato ekipore

1 October 2024 at 15:51

Zymer Bytyqi ka qëndruar rreth katër muaj pa klub, pasi prishi kontratën me skuadrën turke Antalyaspor për shkak se nuk i ishin paguar pagat.

Megjithatë pas shumë ofertave që kishte, ai ka zgjedhur gjigantin bullgar CSKA Sofja, ku duket se i ka sjell fat të mirë kësaj skuadre.

Pas pesë humbjeve radhazi, CSKA Sofja është rikthyer te fitoret duke marrë shtatë pikë në tre ndeshjet e fundit, derisa Bytyqi u inkuadrua nga banka rezervë.

Ylli dardan ka folur për Telegrafin rreth aventurës bullgare, duke thënë se pritje i është bërë shumë e mirë.

“Jam befasuar shumë për të mirë nga pritja që më është bërë. CSKA Sofja është klubi më i madh në Bullgari dhe është një klub shumë profesionist me tifozë të shumtë”.

“Atmosfera në klub është rikthyer pas dy fitoreve radhazi dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm”, deklaroi Bytyqi.

Ka vite që titulli nuk fitohet nga CSKA Sofja, derisa Bytyqi thotë se qëllimi i klubit është ta thyej dominimin disa vjeçar të Ludogoretsit.

“Sigurisht që të gjithë flasin për titullin, pasi ka kaluar kohë e gjatë nga hera e fundit kur është fituar. Klubi ka bërë investime të rëndësishme dhe kemi një skuadër shumë të fortë. Momentin që komponohet gjithë ekipi atëherë do të jemi edhe më të fortë dhe nuk është i pamundur titulli”, thotë Bytyqi.

Objektivat me klubin janë të futen në Play-Off dhe pastaj të synojnë fitimin e trofeve.

“Sigurisht që duhet të futemi në ‘Play-Off’, pastaj do të luftojmë me skuadrat më të forta dhe qëllimi mbetet të fitojmë trofe”, tha Bytyqi që foli edhe për objektivat personale.

“Puna ime si sulmues është të shënoj gola, të asistoj, por edhe të krijoj raste të mëdha për skuadrën. Nuk i kam vendosur ende numra vetës pasi duhet të jem në formën më të mirë pastaj vinë golat e asistime”, vazhdoi tutje Bytyqi.

Për të shumë më e lehtë ka qenë të ambientohet te klubi dhe në kryeqytetin bullgar, pasi aty ka gjetur bashkëkombësin e tij, Lumbardh Dellova.

“Dellova më ka ftuar edhe më parë që t’i bashkohem CSKA. Megjithatë jam shumë i lumtur që e gjeta këtu pasi më ka ndihmuar shumë si në klub ashtu edhe jashtë. Është shumë mirë kur dy bashkëkombës janë në një skuadër pasi këtë e kam përjetuar edhe në klubet e mëparshme ku kam luajtur si Antalyaspor, Konyaspor, Viking e Olympiacos”,vazhdon tutje Bytyqi.

Krejt në fund ai flet edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku pret fillimisht ta rikthejë formën më të mirë dhe pastaj të përfshihet në listë.

“Vazhdimisht më kanë kontaktuar nga Kosova për të më pyetur për formën, ecurinë dhe të gjitha. Për mua si futbollist nuk ka krenari më të madhe se sa ta vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës”.

“Sa herë që më është kërkuar ndihma ime unë kam qenë i gatshëm dhe gjithmonë do të jem. Pres me padurim të rikthehem në Kombëtare dhe të arrijmë së bashku suksese të reja”, përfundoi ylli dardan.

Bytyqi në dy ndeshjet e fundit është aktivizuar me CSKA Sofjen ku ka pasur paraqitje shumë të mira me kampionin e shumëfishtë të Bullgarisë. /Telegrafi/

The post Ia sjelli fatin CSKA Sofjes, Zymer Bytyqi flet për pritjen në klubin e ri, objektivat personale dhe ato ekipore appeared first on Telegrafi.

Kush do ta zëvendësoj të lënduarin Rodri? Një lojtar i Cityt thotë se është 100 për qind i gatshëm

1 October 2024 at 14:50

Ylli i Manchester City dhe i Spanjës, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2023/24, pasi iu nënshtrua një operacioni për një dëmtim ACL të marrë gjatë ndeshjes së javës së kaluar në Ligën Premier kundër Arsenalit.

Kjo është një goditje e rëndë për kampionët, pasi Rodri kishte qenë në formë të shkëlqyer dhe konsiderohej një pretendent i fortë për Topin e Artë të këtij viti.

Megjithatë, menaxheri Pep Guardiola ka disa opsione të klasit të lartë për të plotësuar rolin e mesfushës mbajtëse, duke përfshirë Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan dhe John Stones, i cili ka impresionuar në pozicione të ndryshme në mesfushë gjatë sezoneve të fundit.

Kur u pyet nëse ai është gati të mbulojë Rodri, John Stones tha: “Nëse kërkohet 100%”, deklaroi Stones.

“Kjo ka ndodhur shumë gjatë dy viteve të fundit, unë luajta në mesfushë. Ishte e vështirë në finalen e Ligës së Kampionëve të 2023 pasi isha më lart, gjë që ishte e re për mua, por më pëlqeu”.

“Çfarëdo pozicioni që më kërkohet të luaj, ose kushdo që luan në mesfushë, ka luajtur atje më parë dhe e di se çfarë kërkohet prej tyre nga trajneri. Dhe shpresojmë, ne mund të rikrijojmë momente edhe më të mira se finalja e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Stones. /Telegrafi/

 

The post Kush do ta zëvendësoj të lënduarin Rodri? Një lojtar i Cityt thotë se është 100 për qind i gatshëm appeared first on Telegrafi.

Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman

1 October 2024 at 12:46

Fernando Torres ka nisur karrierën si trajner që disa vite, ku po i drejton grupmoshat e Atletico Madrid.

Megjithatë ish-sulmuesi i famshëm spanjoll mund të bëjë së shpejti një hap të madh në karrierë si trajner.

Sipas gazetës së madhe gjermane Sport Bild, klubi gjerman Schalke 04 ka shtuar Fernando Torres në listën e tyre të opsioneve të mundshme për të marrë drejtimin e trajnerit të tyre të ri.

Spanjolli është një nga emrat që lundron në listën e interesave të klubit së bashku me trajnerin e ekipit të të rinjve të Real Madrid, Raul Gonzalez.

Wer wird es? #Raúl + #Torres + #Fimpel: Die Trainer-Suche bei #Schalke im Gerüchte-Check https://t.co/60R57pSsIN

— BILD Sport (@BILD_Sport) September 30, 2024

Schalke beson se Torres i përshtatet mentalitetit punëtor të klubit dhe aftësisë për të krijuar një linjë të fortë mbrojtëse, diçka që kreu i tyre i sportit Ben Manga po kërkon.

Torres aktualisht është kryetrajneri i Atletico Madrid B, pasi mori postin në fillim të kësaj vere.

Schalke shkarkoi trajnerin e tyre Karel Geraerts së fundmi dhe është në vendin e 13-të në Bundesliga 2 pas shtatë ndeshjeve. /Telegrafi/

The post Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman appeared first on Telegrafi.

Balotelli befason të gjithë, drejt transferimit në ligën e tretë të Spanjës

1 October 2024 at 10:45

Mario Balotelli ka tre muaj që ka mbetur futbollist i lirë dhe ai deri më tani nuk ka gjetur një kontratë të re.

Ish-sulmuesi i Man City, Milanit e Interit, Mario Balotelli, është afër bashkimit me ekipin spanjoll të kategorisë së tretë CF Intercity si lojtar i lirë, sipas Diario AS.

Bisedimet mes dy palëve po ecin mirë, por marrëveshja ende nuk është finalizuar plotësisht pasi sulmuesi italian synon një rikthim në futboll.

Balotelli ka qenë një agjent i lirë që kur u largua nga skuadra turke Adana Demispor në fillim të kësaj vere dhe nuk arriti të sigurojë një klub të shquar për ta nënshkruar atë.

Nëse sulmuesi italian i bashkohet Intercity, atëherë ai duhet të presë deri në janar para se të regjistrohet në skuadrën e tyre dhe të fillojë të luajë ndeshje.

Balotelli bëri 16 paraqitje për Adana Demispor sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/

The post Balotelli befason të gjithë, drejt transferimit në ligën e tretë të Spanjës appeared first on Telegrafi.

UEFA i beson drejtësinë gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Santa Coloma – Kalev

1 October 2024 at 09:45

Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshjet evropiane.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen FC Santa Coloma dhe FC Kalev në kuadër të UEFA Youth League.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Centre d’Entrenament FAF” në Andorrë, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Alban Ejupi dhe Meriton Berisha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 3 tetor me fillim në orën 19:30. /Telegrafi/

The post UEFA i beson drejtësinë gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Santa Coloma – Kalev appeared first on Telegrafi.

Barcelona do ta shes Christensenin nëse danezi nuk nënshkruan kontratë të re

1 October 2024 at 09:29

E ardhmja e Andreas Christensen vazhdon të jetë ende në dyshim, nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.

Barcelona do të shqyrtojë ofertat për Andreas Christensen nëse danezi refuzon të nënshkruajë një kontratë të re në muajt e ardhshëm, sipas Matteo Moretto.

Qendërmbrojtësi aktualisht është i lënduar, me rikthimin e tij që pritet të ndodhë në fund të muajit dhjetor.

Marrëveshja aktuale e Christensen skadon në vitin 2026 që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm me një kosto të ulët verën e ardhshme nëse nuk e zgjat kontratën e tij me Barcelonën.

28-vjeçari ka bërë 75 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar shtatë gola me fanellën e blaugranëve.

Për të interesim ka nga skuadrat angleze përfshirë Arsenalin, Newcastle United dhe Manchester United, derisa katalunasit synojnë të fitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/ 

The post Barcelona do ta shes Christensenin nëse danezi nuk nënshkruan kontratë të re appeared first on Telegrafi.

Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

30 September 2024 at 15:09

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se mesfushori Frenkie de Jong është kthyer nga lëndimi.

Mesfushori holandez është i disponueshëm për t’u përzgjedhur përpara ndeshjes së Barcelonës në Ligën e Kampionëve me Young Boys Bern.

De Jong ka muaj jashtë fushave të blerta, derisa rikthimi i tij është një lajm i madh për Barcelonën.

“Ne kemi nevojë për këmbë të freskëta. Rikthimi i Frenkie de Jong është një lajm i mirë. Edhe nëse është vetëm për pesë ose dhjetë minuta”.

“Është një arsye gëzimi për të gjithë ekipin. Nëse i jepet mundësia, ai do të luajë,” tha Flick.

Rikthimit të De Jong i është gëzuar edhe mesfushori i talentuar Marc Casado që gjithashtu ishte në konferencë për shtyp.

🎙 What does Flick demand from Frenkie? pic.twitter.com/JcaVFAV0DN

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 29, 2024

“Rikthimi i Frenkie është i dobishëm për ekipin, me më shumë lojtarë në dispozicion, është më mirë për të gjithë”.

“Unë nuk kam folur me Flick për këtë, por jam i sigurt se Frenkie do të kthehet së shpejti dhe do të na ndihmojë”, tha Casado. /Telegrafi/

The post Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë appeared first on Telegrafi.

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

30 September 2024 at 13:53

Duket e pabesueshme, por disa lojtarë të Barcelonës më shumë e kanë urryer gjigantin anglez Chelsean, se sa rivalin e tyre të përjetshëm Real Madridin.

Ka qenë Lionel Messi që ka zbuluar se disa nga shokët e skuadrës së tij urrenin më shumë londinezët se sa madrilenët.

Argjentinasi ishte vetëm 18 vjeç kur vendosi të bënte publikisht komentet gjatë një interviste me News of the World disa vite më parë.

Në atë kohë, pati përplasje të mëdha të keq mes Barcelonës dhe Chelseat pasi Blutë bënë një rikthim të paharrueshëm në Stamford Bridge në atë që ishte një ndeshje dramatike e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ka lojtarë të Barcelonës këtu që e urrejnë Chelsean më shumë se Real Madridin”, kishte deklaruar Messi në atë kohë.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta dëgjoja veten duke thënë këtë. Gjithashtu nuk kam menduar se do të shoh diçka më të keqe se rivaliteti i Boca dhe River Plate apo Brazili kundër Argjentinës, por kjo është”.

“Ne më mirë do të luanim me Arsenalin, Manchester Unitedin apo dikë tjetër sesa të ishim në fushë me Chelsean”, deklaronte Messi.

Por për dallim nga ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Messi duket se ka simpati për Chelsean pasi londinezët janë ndër skuadrat e pakta që ylli argjentinas i ndjek në Instagram.  /Telegrafi/

The post Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin appeared first on Telegrafi.

Nga Galatasaray paralajmërojnë Chelsean dhe Juventusin për Osimhen

30 September 2024 at 13:36

Zëvendës presidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu këmbëngul se ata nuk presin të humbasin Victor Osimhen në janar.

Pas nënshkrimit për Galatën nga Napoli muajin e kaluar, kontrata e nigerianit thuhet se ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë euro për merkaton e janarit.

Sulmuesi afrikan tashmë po lidhet me Chelsean dhe Juventusin, me Blutë që i prijnë garës.

Por Hatipoglu këmbëngul: “Nuk ka asnjë shans që Osimhen të largohet nga skuadra në janar. Në fakt, ne po planifikojmë që ai të luajë edhe sezonin e ardhshëm”.

“Osimhen do të mbetet lojtar i Galatasaray deri në qershor. Të flasësh për këto gjëra shërben vetëm për ndryshim vëmendjen mediatike dhe prishin kënaqësinë e shikimit të Osimhenit duke luajtur”.

“Lojtari tregon lidhjen e tij me Galatasarayn në çdo ndeshje. Njerëzit luajnë aty ku janë të lumtur. Ai ka një kontratë me ne deri në fund të sezonit. Ai është shumë i lumtur që është te Galatasaray.

Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë se si të vazhdojmë me Osimhen në sezonet e ardhshme. Nuk ka kuptim të diskutojmë nëse ai do të largohet gjatë pushimit të messezonit”, vazhdoi më tej Hatipoglu. /Telegrafi/

The post Nga Galatasaray paralajmërojnë Chelsean dhe Juventusin për Osimhen appeared first on Telegrafi.

Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

30 September 2024 at 09:30

Real Madridi barazoi 1-1 me Atletico Madridin në një ndeshje dramatike në La Liga të dielën mbrëma.

Pasi Militao i dha epërsinë skuadrës së Carlo Ancelottit, argjentinasi Angel Correa barazoi gjërat në minutat e fundit të ndeshjes.

Realit i është dhënë gjithashtu një goditje dëmtimi pasi Ancelotti dha përditësime për Fran Garcia dhe Thibaut Courtois.

Mbrojtësi i majtë pësoi një lëndim pasi ishte Marcos Llorente që bëri një ndërhyrje të tmerrshme në të dhe u përjashtua me karton të kuq.

“Dëmtimi i Fran Garcias ishte një goditje e keqe, por ishte një goditje. Courtois ka një problem muskulor dhe ai do të vlerësohet nesër”, deklaroi Ancelotti.

Real Madridi pas barazimit në Wanda Metropolitano ndodhet në vendi e dytë në tabelë me 18 pikë, tre më pak se Barcelona që është e para. /Telegrafi/

The post Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit appeared first on Telegrafi.

Dramë në fushë dhe tribuna, derbi i Madridit përfundon pa fitues

29 September 2024 at 23:18

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras 1-1 në derbin e kryeqytetit spanjoll në një ndeshje ku zgjati më shumë se 2 orë e 20 minuta.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit me Julian Alvarez, por goditja e argjentinasit u prit nga Courtois në minutën e 10-të.

Mysafirët u kundërpërgjigjen me dy raste kur Valverde provoi dhe Bellingham më vonë, por pa sukses.

Megjithatë 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllen me rezultatin e fillimit, 0-0.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur ndeshja u zhbllokua me Real Madridin që krijuan epërsinë.

Vinicius Junior harkoi bukur në zonë për Eder Militaon, i cili me një goditje të fuqishme realizoi për t’i dhënë epërsinë Los Blancos në 0-1.

🤩⚽ @edermilitao #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/MvsLFSAlTJ

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 29, 2024

Vetëm katër minuta më vonë ndeshja u ndërpre për më shumë se 15 minuta, pasi tifozët vendas filluan të gjuanin gjësende të ndryshme në drejti të portierit Thibaut Courtois.

Megjithatë gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, derisa trajneri i vendasve, Diego Simeone dhe disa futbollistë biseduan me tifozët për t’i qetësuar ata.

Ndeshja filloi pas 15 minutave me Atletico Madridin që kërkonte me çdo kusht golin e barazimit, derisa një goditje e fortë nga Samuel Lino u prit nga Thibaut Courtois.

Los Colchoneros u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e barazimit duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Megjithatë për të barazuar shifrat në 1-1, u desh të pritej minuta e 90+6, kur Angel Correa kaloi edhe portierin Courtois dhe barazoi shifrat në 1-1.

😁😁😁😁😁😄😄😄😄😄 pic.twitter.com/I9OxotyuGR

— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 29, 2024

Atletico Madrid me këtë pikë ruan pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë, derisa Reali është në të dytën me dy pikë më shumë.

Në xhiron e ardhshme, Real Madrid para tifozëve të vet përballet me Villarrealin, derisa Atletico Madrid luan në udhëtim te Real Sociedad. /Telegrafi/

The post Dramë në fushë dhe tribuna, derbi i Madridit përfundon pa fitues appeared first on Telegrafi.

Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit

27 September 2024 at 15:24

Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.

Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi.

ProCredit Superliga-Java 3

E shtunë

17:15 Vëllaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

E martë

19:00 Bora – Peja

The post Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit appeared first on Telegrafi.

❌
❌