Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Aventura te “Qytetarët” pranë fundit, Ederson gati të nisë “kapitullin” e ri në karrierë

3 October 2024 at 23:50

Aventura e “gardianit” Ederson te Manchester City mund të ketë arritur fundin, me “yllin” brazilian, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Pep Guardiola këtë merkato vere, me Arabinë Suadite që mund të jetë destinacioni i radhës i “shtatlartit” të portës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, sauditët e Al-Ittihad i kanë drejtuar sytë te lojtari brazilian për sezonin e ardhshëm, me “gjigantët” e Saudi Pro League, që janë të gatshëm të ofronte 25 milionë paundë për të nënshkruar me portierin, megjithatë deri më tani negociatat janë në udhëkryq, me “Qytetarët”, që nuk pranojnë më pak se 50 milionë paundë për Ederson.

Ndërkaq kujtojmë se, pas mbërritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /i.m /abcnews.al

Skandali i radhës në LaLiga, sulmuesi spanjoll akuzohet se ushtroi dhunë seksuale mbi dy të reja

3 October 2024 at 23:24

Sulmuesi i Valencia, Rafa Mir është arrestuar nga policia gjatë natës së djeshme për një akuzë agresioni seksual të ngritur ndaj tij nga dy të reja.

Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencia dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy të rejave, të moshës 25 dhe 21 vjeç, në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij, teksa pjesëmarrës në krimin e supozuar është edhe një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.

Agresioni është denoncuar nga 25-vjeçarja, ndërsa vajza tjetër ishte dëshmitare e ngjarjeve, ndërsa më tej në raportimet “iberike” të dyja kishin nevojën e ndihmës mjekësore dhe janë dërguar në spital.

Fqinjët e banesës së lojtarit kishin informuar policinë se mund të kishte ngjarje dhune në shtëpinë e Rafa Mir, ndërsa më pas kanë qenë forcat e rendit ata që kanë shkuar dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë të pranishmit, para se të shoqëronin në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkaq, kujtojmë se Rafa Mir është një emër i njohur në futbollin spanjoll pasi më parë ka luajtur edhe për ekipe si Las Palmas, Sevilla, Wolverhampton dhe Nottingham Forest. /i.m /abcnews.al

Europa League/ Maguire hero i “Djajve” në “Do Dragao”, Roma zhgënjen në Suedi, Lyon mund thellë Bajramin me shokë

3 October 2024 at 22:56

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe plot surpriza.

Kanë përfunduar 9 sfidat e mbrëmjes së kësaj të enjteje dhe të fundit, të xhiros së dytë të fazës ligë, së UEFA Europa League, me 18 skudrat të cilat zbritën në fushën e blertë, që arritën të shënonin 19 gola.

Kështu, “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë dështimin e radhës, teksa këtë herë u barazuan në transfertën e “Do Dragao”, me rezultatin spektakolar  3-3,  me golat e Hojlund, Rashford, që u përmbysën mjaft shpejt nga Pepe dhe dopieta e spanjollit Samu Omorodion, mirëpo një goditje magjike e Harry Maguire në minutën e 91’-të shpëtoi Ten Hag nga një tjetër humbje.

Humbjes shokuese pësuan edhe “Verdhekuqtë” e Roma, me djemtë e teknikut Ivan Juric që dështuan sërish të siguronin fitoren e parë në këtë sezon të Europa League, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 falë goli të Baidoo në minutën e 44’-t.

Disfatës nuk i shpëtuan as Bajrami me shokë, me skocezët e Glasgow Rangers, që u mundën me shifrat 4-1, në “shtëpi” nga francezët e Olympique Lyon, ku për vendasit golin e vetëm e gjeti Laërence, ndërsa për “gjigantët” e Ligue 1 shkëlqyen Malick Fofana e Alexandre Lacazette, me nga një dopietë secili.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Eintracht Frankfurt triumfoi thellë 3-1 transfertën e vështirë të Besiktas, Tëente barazoi 1-1 me Fenerbahce, Steaua Bucuresti fitoi 1-0, me 10 lojtarë, transfertën e PAOK, ndërsa sfidat Royal Union-Bodo/Glimt e Viktoria Plzen-Ludogorets u mbyllën me shifrat 1-1. /i.m /abcnews.al

Mitaj “abonohet” me mesfushën, Al-Ittihad fiton sërish me “yllin” e Kombëtares në fushë

3 October 2024 at 22:36

Transferimi në Arabinë Saudite po rezulton të jetë lëvizja e duhur.

Anësori i mbrojtjes së Kombëtares sonë, Mario Mitaj, u aktivizua sërish titullar, në triumfin 1-2, që skuadra e Al Itihad, regjistroi në transfertë ndaj Al-Okhdood, duke regjistruar kështu suksesin e dytë radhazi për “Verdhezinjtë”, me futbollistin shqiptar nga minuta e parë në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51’-të, Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89’-të, për t’i lënë më pas vendin golit të “nderit”, të shënuar nga Al-Abbas për miqtë në minutën e 96’-të.

Ndërkaq, një detaj tjetër që vlen të theksohet është edhe fakti se këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes për të tretin herë radhazi, me teknikun Laurent Blanc, i cili duket të ketë zbuluar një profil tjetër të djaloshit. /i.m /abcnews.al

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Arabët kërkojnë “arkitektin” belg, City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

3 October 2024 at 21:35

Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë aryse këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 388 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 103 gola, si dhe të dhurojë 171 asistime. Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve. /i.m /abcnews.al

Conference League/ Legia e Çelhakës triumfon ndaj Real Betis, tre shqiptarë sigurojnë fitore evropiane

3 October 2024 at 21:16

Pas përfundimit të xhiros së dytë të fazës së parë të Champions League dhe Europa League këtë të enjteje kanë nisur edhe sfidat e xhiros së dytë të fazës së parë të UEFA Conference League.

Plot 16 skuadra zbritën në fushën e blertë, me 8 sfidat e pasdites që prodhuan plot 25 gola, teksa interesant është fakti se në fushën e lojës zbritën 3 futbollistë shqiptarë, të cilët arritën të festonin me triumf.

Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, i cili u aktivizua titullar, në duelin që Astana fitoi ndaj serbëve të TSC me rezultatin 1-0, ndërkohë që nga stoli u aktivizua edhe Jurgen Celhaka, i cili u fut në minutën e 74-t, në triumfin 1-0 të Legias Warsaw ndaj spanjollëve të Real Betis, si dhe Erald Çinari, që është pjesë e armenëve të Noah, me sulmuesin shkodran u inkuadrua në minutën e 69’-të, në duelin ndaj Mlada Boleslav, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-0.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Heidenheim fitoi 2-1 ndaj Olimpia Ljubjana, Cercle Brugge siguroi triumfin tenistik 6-2 ndaj St.Gallen, Hearts mundën 2-1 Dinamo Minsk, ndërsa Molde e Omonia fituan respektivisht 3-0 e 4-0, ndaj Larne e Vikingur. /i.m /abcnews.al

Juventus nuk e lëshon turkun, “Zonja e Vjetër” me plane të mëdha për Kenan Yildiz

3 October 2024 at 19:56

E nisi në majë të gishtave, por tashmë është i rëndësishëm.

Kenan Yildiz është një nga shpresat e mëdha të së tashmes dhe të ardhmes së Juventus, e klubi italian nuk ka ndërmend të mbetet pa të.

Pasi luajti më pak se 1 000 minuta sezonin e kaluar në Serie A, por shënoi dy gola e shërbeu një asist, dhe pasi realizoi dy herë edhe në Kupën e Italisë, trajneri Thiago Motta e mendon si tepër të rëndësishëm për planet e tij.

Jo më kot, “Zonja e Vjetër” do t’i japë turkut fanelën prestigjioze me numrin 10, që në të kaluarën e kanë mbajtur lojtarë si Platini, Roberto Baggio apo Alessandro Del Piero dhe lajmet nga Italia janë që klubi piemontez të rrisë ndjeshëm dhe rrogën e 19-vjeçarit, i cili deri tani ka qenë i paguar fare pak.

Pritet që Yildiz të marrë 1.2 milionë euro pagë në vit, ende jo një shifër e jashtëzakonshme, por gjithsesi katër herë më shumë sesa fiton me kontratën e vjetër, natyrisht, kjo ndodh pasi ai e tregoi veten.

“Zonja” hodhi poshtë kërkesa të klubeve të tjera për “yllin” turk, veçanërisht nga “Blutë” e Chelsea, mirëpo bordi drejtues vendosi të refuzonte çdo ofertë.

Talenti i lindur në Gjermani, me një shtatlartësi të admirueshme prej 1.87 metrash, mund të luajë në disa pozicione, me futbollistin 19-vjeçar që mund të aktivizohet si sulmues i dytë, por edhe si lojtar i krahut të majtë e të djathtë.

Ndërkaq, kujtojmë se Yildiz luajti në 5 ndeshje të Turqisë në Evropian, duke qenë titullar në 4 përballje, e duke u aktivizuar për 77 për qind të minutave të mundshme. /i.m /abcnews.al

“Djali i artë” Alvaro Morata, “ylli” i sulmit është spanjolli më i kushtueshëm në histori

3 October 2024 at 19:36

Nuk është vlerësuar ndonjëherë kaq lart, madje e kanë kritikuar shumë.

Alvaro Morata është një “yll” i Spanjës të cilin u detyrua ta mbronte edhe trajneri i Kombëtares, Luis de la Fuente, por gjithsesi, ai ka një rekord të veçantë.

Kapiteni i “Furive të Kuqe”, që ngriti trofeun e Kampionatit Evropian është kthyer në futbollisti spanjoll që ka nxjerrë më shumë para nga transferimet e tij.

Ai kaloi nga Real Madrid te Juventus në vitin 2014 për 20 milionë euro, por u kthye në Madrid në 2015, pasi i eliminoi madrilenët nga Champions, dhe klubi u detyrua të paguante 30 milionë euro, mirëpo nuk mundi nuk mundi të stabilizohej në “Santiago Bernabeu” dhe në 2016 u transferua në Londër, te “Blutë” e Chelsea.

Flitet për shitjen më të shtrenjtë të kartonit të tij prej 80 milionë eurosh, dhe në atë moment ishte rekordi i transferimeve të një futbollisti spanjoll, megjithatë as Premier League nuk ishte me shumë fat për të, dhe Alvaro u kthye në Spanjë tek Atletico Madrid, rivalët e “Los Blancos”.

Fillimisht, u huazua me kusht blerjeje për 65 milionë euro, mirëpo në fund u paguan vetëm 35 milionë euro për kartonin e tij, nga spanjollët dhe pasi shënoi një numër të konsiderueshëm golash në La Liga, tashëm “bomberi” spanjoll do të transferohet te “Djajtë” e Milan, për shifërn e 13 milionë eurove.

Kështu, pas gjithë këtyre transfertave, kartoni i “Djaloshit të Artë” të futbollit spanjoll ka prodhuar plot 217 milionë euro nga aventurat nëpër Evropë dhe duket se asgjë nuk është mbyllur akoma. /i.m /abcnews.al

Konsiderohet talent i madh në Brazil, “Djajtë” e United vihen pas “yllit” të Palmeiras

3 October 2024 at 18:36

Ashtu si, “Galaktikët” e Real Madrid, që në verë do të afrojnë “yllin”, Endrick nga Palmeiras dhe Liverpool që synon 16-vjeçarin e kësaj skuadre, Estevao Willian edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United janë duke punuar për merkaton e verës, teksa dëshirojnë të bëjnë një blerje te klubi brazilian.

Sipas raportimeve, më të fundit të tabloideve britanike, “Djajtë”, janë të interesuar për “yllin” e sulmit, 19-vjeçarin, Thalys, i cili konsiderohet nga shumë si një talent premtues i së ardhmes, të paktën sa i përket të ardhmes, teksa edhe pse nuk ka debtuar me skuadrën e parë, ka mahnitur teknikun, Erik ten Hag, me paraqitjet e tij, në ekipin e moshave.

I vlerësuar nga specialistët e “Transfermarkt”, në vetëm 1 milionë euro, talenti brazilian pritet t’i kushtojë shumë më shumë, “gjigantëve”, të Premier League, teksa deri më tani me skuadrën e Palmeiras U20, Thalys është treguar “magjik”, duke arritur të realizojë plot 5 gola, në vetëm 6 ndeshjes. /i.m /abcnews.al

“Ylli” i radhës për mesfushën, “shkatërruesi” brazilian në “lupën” e Real Madrid

3 October 2024 at 18:16

Pavarësisht se ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, Presidenti i “Galaktikëve” të Real Madrid, Florentino Perez po punon intensivisht për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Kroos, teksa emri më i kërkuar është brazilani, Bruno Guimaraes.

Prej dy sezonesh tashmë, “shkatërruesi” brazlian është pjesë e Newcastle në Premier League dhe kombëtares “Seleçao” e sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, kampionët e Evropës kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraes, për kartonin e të cilit “Bardhezinjtë” anglezë kërkojnë 120 milionë euro.

Mirëpo, shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin latin e do edhe Pep Guardiola te Manchester City i tij, megjithatë në të shkuarën Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist dhe pritet të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në kryeqytetin spanjoll. /i.m /abcnews.al

“Gjigantët” e Evropës pas Maignan, Milan nxiton t’i rinovojë kontratën

3 October 2024 at 17:56

Prej katër sezonesh tashmë, “gardiani” francez, Mike Maignan është pjesë e “Kuqezinjve” të Milan, me “Djajtë” që derdhën 15.4 milionë euro, në arkat e Lille, në verën e vitit 2021, për të sigurar kartonin e “shtatlartit”, teksa vendosën t’i jepnin një kontratë 5-vjeçare, kontratë e cila tashmë duket se është pranë rinovimi.

“Gardiani” e mbyll me “gjigantët” e Serie A, në verën e vitit 2026 dhe bordi duket se ka vendosur ta zgjasë këtë marrëveshje, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, te Milan janë gati për të nisur me negociatat, në mënyrë që në gjithçka të jetë gati për t’u nënshkruar në përfundimin e këtij sezoni.

“Nxitimi” i “Djajve” për të “blinduar” Maginan, duket se vjen edhe për shkak se disa nga “gjigantët” e futbollit evropian, si Bayern Munich e Paris Saint-Germain kanë shfaqur interes të lartë për francezin, megjithatë duket se “gardiani” i portës dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, teksa i ka kërkuar “Kuqezinjve” shifrën e 6 milionë eurove, me Milan që nuk ofron më shumë se 4.5 milionë euro në sezon dhe pikërisht këtu marrëveshja ka ngecur. /i.m /abcnews.al

Antony në “lupën” turke, “Fenerët e Verdhë” vihen pas “yllit” brazilian

2 October 2024 at 23:48

Pasi arritën akordin me një trajner të madh, si portugezi, Jose Mourinho, “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce vijuan punën për të forcuar sa më shumë skuadrën, në mënyrë, që “Special One” të arrijë lavdinë në Turqi.

Milionat duket të mos jenë aspak problem për skuadrën nga Stambolli dhe mediat turke kanë filluar të zbulojnë disa emra, që lidhen ngushtë, me një kalim te “gjigantët” e Stambollit, me të parin në listën e “Fenerëve”, që është një lojtar, i cili ka vuajtur jo pak në elitën e futbollit anglez, Premier League.

Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Antony, me klubin turk, që është i gatshëm t’i plotësoje çdo dëshirë 24-vjeçarit, mjafton që të pranojë kalimin në Turqi, vendim që bëhet disi më i thjeshtë nga ideja e bashkimit me një teknik si Mourinho, teksa tifozët e Fenerbahce presin rikthimin te titulli kampion, që mungon prej vitit 2014 dhe duket se ky sezon do t’i rikthejë “Fenerët” te lavida. /i.m /abcnews.al

Robertson në “lupën” gjermane, “ylli” skocez kërkohet nga “Bavarezët”

2 October 2024 at 23:24

Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich.

Duket se “Bavarezët” po mendojnë për një pistë më të lehtë dhe objektiv kryesor tashmë është kthyer mbrojtësi i Liverpool, Andrew Robertson, teksa në Gjermani shpresojnë vetëm te dëshira e 29-vjeçarit për një aventurë të re jashtë Anglisë, pasi me Liverpool ka fituar gjithçka. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta

2 October 2024 at 22:56

Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.

Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.

Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.

Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.

Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.

Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.

Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Mes Amerikës, Brazilit e Turqisë, Sergio Ramos në kërkim të aventurës së re

2 October 2024 at 21:16

Konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit, mirëpo në moshën 38 vjeçare, pavarësisht se kërkon të luajë, është pa ekip.

“Shtatlarti” spanjoll, Sergio Ramos vijon të mbetet pa një skuadër, pas përfundimit të kontratës së tij, me “Andaluzianët” e Sevilla, në muajin qershor dhe tashmë kërkon me ngulm të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, mirëpo deri më tani gjithçka është në “udhëkryq”.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “El Chiringuito”, Ramos është i hapur për një kalim në Amerikë, Turqi apo Brazil, me katër klube të Serisë A braziliane, Vasco de Gama, Corinthias, Botafogo e Flamengo, që kanë bërë propozimet e tyre dhe janë në pritje të një përgjigje nga “ylli” i mbrojtjes.

Deri më tani asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen e 38 vjeçarit, megjithatë sipas raportimeve të spanjollëve është mësuar se 4 herë fituesi i Champions League ka refuzuar kategorikisht transferimin në Arabinë Saudite dhe Meksikë. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Gjimshiti shënon në fitoren e Atalanta, Feyenoord triumfon në transfertën e Girona

2 October 2024 at 20:36

Ishte një paraqitje fantastike e kapitenit të Kombëtares sonë, pavarësisht se zgjati vetëm 45 minuta.

Berat Gjimshiti shkëlqeu mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ishte padyshim protagonist në fitoren e Atalanta, në transfertën e Shkahtar Donetsk, me “shtatlartin” e mbrojtjes që shënoi golin e parë, në triumfin 3-0, të djemve të Gasperini, në minutën e 21’-të.

“Zikaltërit” e Bergamos do të shënonin sërish në pjesën e parë këtë herë me anë të Ademola Lookman, në minutën e 44’-t, ndërsa rrjeta e tretë erdhi në minutë e 48’-të, nga Raul Bellanova.

Në krahun tjetër holandezët e Feyenoord arritën një fitore të madhe në transfertën e Girona në një sfidë plot gola të rregullt e të anulluar, penallti të humbura, ku në përfundim shifrat u fiksuan në 3-2, në favor të “tulipanëve”.

Për vendasit golat erdhën nga David Lopez dhe Donny van de Beek, në minutat 19’ e 73’, ndërsa për holandezët menduan Bilambo, si dhe dy lojtarë kundërshtarë, Yangel Herrera e Ladislav Krejci, të cilët dërguan dy herë topin në rrjetën e tyre, në të 23’-tën e 79’-n minutë.

Spanjollët regjistruan edhe një tjetër rrjetë në favorin e tyre, pas autogolit të Hancko, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, gjithçka rezultoi të ishte jashtë loje, ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë u treguan të pasaktë, Ayase Ueda, për Feyenoord, në fundin e pjesë së parë dhe Bojan Miovski për Girona, në minutën e 73’-të.  /i.m /abcnews.al

“Katalizatori” i Porto, “gjigantët” e Evropës pas “shkatërruesit” argjentinas

2 October 2024 at 20:16

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Në ishull e kërkojnë me ngulm, “gjigantët” e Premier League propozojnë shkëmbimin e “çmendur” për “yllin” e Real Madrid

2 October 2024 at 19:16

Ardhja e Kylian Mbappe dhe Endrick te “Galaktikët” e Real Madrid pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sulm e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm, ku një prej “të sakrfikuarve”, pavarësisht se është ndër të parapëlqyerit e teknikut, Carlo Ancelotti pritet të jetë edhe “ylli” brazlian, Rodrygo, me këtë të fundit që kërkohet nga jo pak skuadra të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Rodrygo kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i Liverpool, Arne Slot, me “Të Kuqtë” që kanë vendosur të ofrojnë shërbimet e “fantazistis” kolumbian, Luis Diaz, si dhe një shumë të caktuar parash për ta bërë të mundur tranferimin e 23-vjeçarit brazilian, në “Anfield Road”.

Kolumbiani është prej kohësh në listën e dëshirave të rivalëve historik të “Los Blancos”, Barcelona, por mund të përfundojë te “Galaktikët”, gjithmonë nëse kampionët e Spanjës dhe Evropës pranojnë shkëmbimin me Liverpool, mirëpo fillimisht këta të fundit duhet bindin brazlianin Rodrygo, i cili pavarësisht çdo gjëje është i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe dëshiron të qëndrojë aty. /i.m /abcnews.al

Mediat spanjolle e konfirmojnë, “gjigantët” gjermanë gati thasët për Araujo

2 October 2024 at 18:56

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së dimrit.

“Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me bordin gjermain, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre. /i.m /abcnews.al

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

2 October 2024 at 17:56

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

❌
❌