Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

“Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:39

Avokati Ardian Leka ishte i ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth sistemit të drejtësisë dhe mënyrës se si zgjidhen prokurorët apo gjyqtarët në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, veçanërisht ata në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Lekës prokurorët dhe gjyqtarët emërohen nga një trupë prej tre personash, dy prokuorë të SPAK dhe një gjyqtare e Gjykatës së Apelit, situatë kjo që krijon një “rreth të mbyllur”.

Kjo sepse sipas avokatit, vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut mund të kenë pasoja të mëdha pa një mekanizëm të qartë kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Leka tha se prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë njëri-tjetrin, gjë e cila mund të dëmtojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të minojë besimin e publikut në drejtësi.

“Ne kemi një linjë ligjore që miraton ose jep rrugën se çfarë duhet të bësh për tu bërë prokuror ose gjyqtar, e njëjta linjë ligjore është për prokurorët ose gjyqtarët e SPAK-ut, që duhet ta ndjekësh detyrimisht atë. Dhe në fund fare KLGJ ose KLP është ai që vendos emërimin ose jo, pra kriteret që vendos ligji, nëse t ii plotëson ose jo. 2 prokurorë të SPAK-ut bashkë me një gjyqtare të Apelit që vendosin që ky prokurori bën dhe ky gjyqtari nuk bën. Ky nuk është konflikt interesi, por është katastrofë. Sepse nuk do ketë gjyqatër që do ju thotë atyre që vendimmmarrja e tyre është e gabuar. Prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë veten e vet, ky është një handikap ligjor dhe thënë thjesht mos të raftë lapsi. Kjo është një gjë që e ka future ligjin në një siklet të vërtetë. Nuk po duam të përfitojmë përtej asaj që e drejtës, por të drejtën duhet ta kemi të garantuar,” -tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti appeared first on Euronews Albania.

U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:20

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.

“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, Ismail J. Ramsey.

Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp.

Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:58

Juristi Ylli Manjani tha këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek publiku aksionin e opozitës.

Sipas tij, kjo lojë ka dy anë, në njërën anë qëndron aksion i deritanishëm i opozitës, të cilin kryeministri Rama i vendos koston e humbjes së besimit nga elektorati, duke i shfaqur ata si politikanë që janë pro dhunës dhe kaosit.

Ndërsa ana tjetër do të ishte në rastin kur opozita nuk do të zgjidhte këtë rrugë, ku sërish kryeministri do shprehej se heshtja e tyre tregon mungesën e forcës për të pasur debat politik mes palëve.

Ndërkaq, Manjani tha se pavarësisht kësaj loje, nëse përplasja politike  do shitet ende si një betejë parlamentare, sërish lojë do të jetë e humbur, sepse në fund të fitojë pala më e fortë.

“Benzina në këtë zjarr është Ervin Salianji, i pambështetur në ligj. Kushtetuta nuk lejon dënime pa liogj dhe ky është alarm, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë ata që janë akoma në këtë shtet. Ky shtet për një fjalë goje mund të të sajojë një nen, një histori , të çon në gjyq dhe pa ligj të dënon. Edi Rama doli para disa ditësh në Asamblenë e PS dhe shpalli qetësinë elektorale që do fitojë, sigurisht puna do bëhet, një njeri që e ka lojën në dorë. Atëherë nëse e ka lojën në dorë pse acaron gjendjen? Argumenti i dënimit të Salianjit ka dalë nga edi rama. Lexoni Twitter-in e Edi Ramës dhe do kuptoni ngjizjen për të justifikuar një dënim që nuk justifikohej. Çfarë do të arrijë ai me këtë acarim të jetës parlamentare. Nesë dopozita do rrinte urtë do thoshte s’kanë këllqe, nëse do bënin këtë që po bëjnë, nuk i do populli. Si lojë taktike është ekselente. Problemi nuk është këtu. Nëse kjo përplasje politike do shitet si një betejë parlamentare, loja është e humbur sepse do fitojë grupi më i fortë,” –tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën appeared first on Euronews Albania.

“Salianji do rrijë në burg”, Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:32

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth aksionit opozitar ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes dy kampeve politike.

Ky aksion opozitar dhe një protest që do të organizohet në 7 Tetor janë thirrje të vazhdueshme të Partisë Demokratike në shenjë të mosbindje civile, që pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji.

Ky i  fundit u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh se kohët e fundit ka marrë një kërcënikm nga një eksponent i Partisë Socialiste, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i cili i ak thënë deputetit demokrat se së shpejti do të bëj një tjetër kallëzim ndaj Salianjit, me qëllim që ai të qëndrojë edhe më shumë në burg.

“Unë nuk jam nga ata që kam frikë. Unë kam një gjë të re që nuk do ta them emrin absolutisht, është një eksponent i PS-së që më ka thënë mua, sepse i kam të gjitha të dokumentuara që më thotë: Ai do rrijë prapë në burg sepse do e denoncoj edhe unë tani. Nuk ka rëndësi se kush. Kur e thotë eksponenti i PS-së që ai do rrijë në burg akoma, dmth këta të garanci të të dënojnë. Kjo është diferenca,” –tha Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji do rrijë në burg”, Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS appeared first on Euronews Albania.

Boris Johnson bën deklaratën e fortë: Netanyahu më vendosi përgjues në tualet

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:16

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ngritur polemika me pretendimin se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur një pajisje përgjimi në tualetin e tij personal në Ministrinë e Jashtme Britanike.

Ky pretendim u bë publik në librin e tij “Unleashed”, ku Johnson tregon se pajisja u gjet nga ekipi i tij i sigurisë pas një takimi me Netanyahun.

Sipas Johnson, pajisja e përgjimit është gjetur  pasi kryeministri Netanyahu kishte përdorur tualetin, kur ata u takuan në vitin 2017, kohë kur Johnson ishte sekretar i jashtëm i Britanisë.

“Më është thënë se kur po bënin një spastrim për insektet, gjetën një pajisje dëgjimi në thunderbox,” shkruan Johnson.

Përveç kësaj, Johnson ka ngritur shqetësime për disa çështje të tjera, duke përfshirë detajet rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II dhe akuzat ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për ndëshkimin e Britanisë pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Këto deklarata, së bashku me pretendimet për përgjim, kanë shkaktuar diskutime të forta në Londër dhe ndërkombëtarisht.

Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë mes vendeve, veçanërisht në përfshirjen e Izraelit në operacione spiunazhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Boris Johnson bën deklaratën e fortë: Netanyahu më vendosi përgjues në tualet appeared first on Euronews Albania.

Rrugë sekrete në Parlament? Dash Sula: Ja si u fut në sallë Spiropali

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:59

Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.

Për të diskutuar rreth kësaj dhe asaj se çfarë nuk u pa në këto përplasje, gazetari Ardit Hoxha tha në Euroneës Noë me Erla Mëhillin se momenti më interesant ishte taktika që përdorën deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.

Sipas tij, vëmendja u mor nga kamerat dhe nga deputetët demokratë në momentin kur hyri makina e eskortës së kryeparlamentares Spiropali, kohë kjo kur socialistët përfituan dhe u larguan përmes një hyrje që përdoret nga Shërbimet e Brendshme të Parlamentit.

Gazetari Hoxha sqaroi se gjatë kësaj kohe, Spiroplai kishte përdorur një rrugë sekrete nga një qendër tregtare drejt Kuvendit.

“Momenti kur grupi i Partisë Demokratke ishin të përqëndruar në hyrjen e pasme të Kuvendit, nga ku hyn kryeministri, kryetarja e Parlamnetit dhe ministrat, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve u afrua eskorta e zonjës Spiropali. Gjithë kamerat, deputetët shkuan aty, ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste shfrytëzuanmomentin dhe hynë nga një derë sekretet që përdoret nga shërbimet e brendshme. Zonja Spiropali ishte brenda në atë moment sepse ishte future nga një qendër tregtare  aty afër,” –tha gazetari.

Më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula në vijim të fjalës së gazetarit, pohoi se Spiropali ka përdorur një “tunel sekret” për të mbërritur në Kuvend.

“Ka bërë tunel të nëndheshëm, janë tunele për rrezik armiku. Mund të jetë sipër ose jo, por ka tunele sekrete. Nëpër tunele po ikin ata, ne rrimë jashtë,” –u shpreh Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrugë sekrete në Parlament? Dash Sula: Ja si u fut në sallë Spiropali appeared first on Euronews Albania.

Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:33

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e protestës së fdatës 7 Tetor, të thirrur nga Partria Demokratike si shenjë e aksioni opozitar, që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Krahas videos së postuar, Bardhi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve dhe dashamirësve të Partisë Demokratike për t’ju bashkuar protestës, që sipas tij është një mjet për të treguar se opozita nuk mundtë humbasë atë çka ka fituar në jetën politike.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje appeared first on Euronews Albania.

“Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:12

Google ka lëshuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet duke xhiruar një video.

Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi.

Përdoruesit e Android dhe iPhone do të kenë akses në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, ku përditësimi do të mbështesë vetëm anglishten në fillim.

Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

Google tha se kjo veçori ka rritur popullaritetin e Lens, brenda aplikacionit të saj celular, gjë që e ka motivuar atë të zgjerojë më tej funksionin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:03

Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit në qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burg në një gjyq, që ka mbërthyer kombin e pasur.

Iswaran, 62 vjeç, u deklarua fajtor për pranimin e dhuratave me vlerë më shumë se 403,000 dollarë amerikanë ndërsa ishte në poste publike.

Dhuratat përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, një biçikletë Brompton T-line, alkool dhe një udhëtim në një avion privat.

Iswaran do të paraqitet në burg më 7 tetor.

Ai do të vuajë dënimin në Changi, i njëjti burg që mban të dënuarit me vdekje të Singaporit, ku  shumica e të burgosurve flenë në dyshekë kashte në vend të shtretërve.

Ai është figura e parë politike e Singaporit që dënohet në gati 50 vjet.

Kombi krenohet me imazhin e tij të pastër dhe mungesën e korrupsionit.

Por ai imazh dhe reputacioni i Partisë qeverisëse të Veprimit Popullor, kanë marrë një goditje si rezultat i çështjes së Iswaran.

Ligjvënësit e shtetit  janë ndër më të paguarit në botë, ku disa ministra fitojnë më shumë se 1 milion S$.

Ministrat nuk mund të mbajnë dhurata nëse nuk i paguajnë qeverisë vlerën e tregut të dhuratës dhe duhet të deklarojnë gjithçka që marrin nga njerëzit me të cilët kanë marrëdhënie biznesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit appeared first on Euronews Albania.

Kaosi në Kuvend| Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:51

Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuar këtë të enjte në studion e Euronews Tonight për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku pikërisht ditën e sotme ka pasur një përplasje mes dy kampeve.

Sipas ministrit Balla, nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e saj të fundit elektorale.

“Një gjë që besoj biem të gjithë dakord është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e këndej është në pikë e fundit elektorale. Mund ta them që një prej arsyeve është kjo qasje e tyre. Unë mendoj që situatat në Kuvend ishte normale, kur dy javë më parë u mbyll kKuvendi. Jemi kthyer këtë javë a thua se opozita ndryshoi me çelës,”-tha Balla.

Sakaq, Balla theksoi se aksioni civil i thirrur nga opozita dhe përplasja mes tyre dhe socialistëve, nuk bëhet për shkak të dënimit me burg të deputetit, Ervin Salianji, por bëhet për shkak të interesave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Për këtë, sipas Ballës, qëndrimii ashpër i mazhorancës kundrejt rivalëve të tyre politik, vjen sepse nuk do duhet që të organizoheshin me thirrjet e një mosbindje civile kundrejt një vendimi gjyqësor, të cilin do të mund ta ankimonin në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Ka një element që duhet të jem shumë i qartë. Unë nuk kam komentuar kurrë një vendim gjykate, mbi të gjitha një vendimi të formës së prerë. Pavarsësith Kodit të procedurës Penale për të ankimuar një vendim. Unë jam pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, nuk mund të komentoj një vendim gjykate. Unë mendoj që ti vësh flakën karriges është diçka që bie ndesh me interesin publik dhe ja vë fajin një pale që është e njëjtë me ty, sa i përket përkatësisë në pushtetin ku është. Pastaj bën dhe një gabim kur thua që këta 3 gjyqtarë janë të kapur, duke harruar që këta gjyqtarë të kanë dhënë një vendim që ti ke thënë :qëllon që paska në këtë vendim burra e gra që të ndershëm në këtë vend. E pastaj thua fajin e ka kundërshtari. Nuk të pëlqen një vendim gjykate shko ankimoje. Besoj që nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që beteja bëhet për një person tjetër. Dhe ky person të paktën në këto 34 vite ka dëshmuar që ka zgjedhur t’i shërbejë interest familjar, jo atij publik,”-sqaroi Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaosi në Kuvend| Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Zhvillimet e fundit që duhen ditur për konfliktin në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:29
  1. Nëntë persona u vranë dhe 14 u plagosën nga sulmet izraelite gjatë natës në Bejrut , thotë ministria e shëndetësisë e Libanit – kjo shënoi sulmin e parë izraelit në zemër të kryeqytetit të Libanit në këtë konflikt.
  2. Izraeli thotë se ka goditur objektiva që i përkasin “shtabit të inteligjencës së Hezbollahut” dhe ka paralajmëruar njerëzit që jetojnë në Libanin jugor të largohen nga shtëpitë e tyre sepse sulmet do të vazhdojnë.
  3. Presidenti Joe Biden ka mohuar sugjerimet për planifikimin e Izraelit për të goditur Iranin sot , por tha se SHBA po “diskutonte” mundësinë që Izraeli të godiste vendet iraniane të naftës – duke bërë që çmimi i naftës të rritet me 5%.
  4. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar se 28 punonjës shëndetësorë në Liban janë vrarë në 24 orët e fundit – me kreun e organizatës duke paralajmëruar se një dërgesë ndihme nuk do të vazhdojë të premten për shkak të kufizimeve të fluturimit.
  5. Linja ajrore me bazë në Dubai Emirates ka anuluar fluturimet për në Iran, Irak, Jordani për tre ditë , duke përmendur trazirat rajonale, kompania kishte anuluar tashmë fluturimet për në Bejrut deri të paktën më 8 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhvillimet e fundit që duhen ditur për konfliktin në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Kompanitë ajrore ndërkombëtare pezullojnë linjat e Lindjes së Mesme

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:19

British Airways sapo ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet për në Tel Aviv deri në fund të muajit.

Transportuesi gjerman Lufthansa ka pezulluar fluturimet drejt Teheranit deri më 26 tetor, Tel Aviv deri më 31 tetor dhe Bejrut deri në fund të nëntorit.

Linja ajrore holandeze KLM ka pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit deri në fund të vitit.

Air India, Cathay Pacific, Delta, United, EasyJet, Ryanair dhe Wizz Air kanë pezulluar të gjitha fluturimet për në Izrael ditët e fundit.

Middle East Airlines e Libanit është një nga transportuesit e fundit që ende ofron fluturime brenda dhe jashtë aeroportit të Bejrutit.

Të martën, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian lëshoi ​​një buletin duke rekomanduar që operatorët të shmangin hapësirën ajrore iraniane, për shkak të mundësisë që Izraeli të nisë sulme hakmarrëse në Iran.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kompanitë ajrore ndërkombëtare pezullojnë linjat e Lindjes së Mesme appeared first on Euronews Albania.

Raporti: Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit në Ballkanin Perëndimor

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:02

Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor.

Sipas raportit të publikuar sot në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.

Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje (stanjacion) në reformat e antikorrupsionit.

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).

Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).

Në 2023/2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Optimizmi i qytetarëve të Shqipërisë ndaj politikave antikorrupsion ka shënuar rënie në 20 për qind (-6 për qind më pak se matja e mëparshme), ndërsa në pothuaj gjithë vendet e tjera është shënuar rritje e besimit se korrupsioni do të pakësohet.

Ekspertja e Qendrës për Studimin e Demokracisë, Daniela Mineva, pjesëtare e koalicionit me 17 organizata nga 14 shtete të Europës Juglindore, thotë për Zërin e Amerikës se ngrihen institucione të reja dhe miratohen ligje të reja, por ato nuk zbatohen në praktikë.

Ajo shtoi se projekti IPA i BE-së parashikon 619 milion euro për përmirësime të sundimit të ligjit në këtë rajon, por ende nuk ka asnjë dënim për zyrtarë të nivelit të lartë si të përfshirë në korrupsion.

“Sondazhi që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se aktualisht përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10% në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se do të japin ose do të pranojnë rryshfet nëse kanë nevojë ta bëjnë këtë. Kjo është shumë shqetësuese dhe rrëzon optimizmin e njerëzve se qeveria mund të bëjë diçka mbi premtimet për antikorrupsionin. Ne këshillojmë që të pranohet kapja e shtetit në organet publike dhe që partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile të punojnë për të siguruar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha zonja Mineva.

Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Sistemi SELDI i Monitorimit të Korrupsionit, doli se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë.

Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport.

Koalicioni SELDI dhe Qendra për Kërkime Ekonomike ACER organizuan sot një forum rajonal mbi antikorrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se masat ndaj korrupsonit duhet të jenë të dukshme si në parandalim, ndjekje penale dhe ndëshkim, sepse korrupsioni sjell krim e pabarazi, dëmton klimën e biznesit, si dhe largon nga vendi të rinjtë që kanë humbur besimin se autoritetet do të kenë sukses ndaj kësaj dukurie.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu edhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se sa mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqëndrohemi që të gjithë përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociatave, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë, dhe që rezultatet e kësaj lufte të jenë të dukshme dhe kjo është një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara me anëtarësimin në BE”, tha ambasadori Gonzato.

Kuvendi ka krijuar kohët e fundit një komision të posaçëm për thellimin e reformave në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit, i cili shihet si një mundësi më shumë për ta luftuar korrupsionin. Megjithë skepticizmin e opozitës, shumica shpreh besimin se masat e reja do të ndikojnë në këto përpjekje.

Plani i ri i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po synon të forcojë dhe përshpejtojë përpjekjeve antikorrupsion, duke ofruar deri në 6 miliardë euro huadhënie dhe grante, në këmbim të zbatimit të reformave kyçe në këto vende. Kjo vlerësohet si një mbështetje e re europiane për masat antikorrupsion të Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit aspirojnë të integrohen në BE. / VOA

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raporti: Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit në Ballkanin Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

“Myslimanët mos të përdorin flamurin kombëtar”-Arbër Gashi sqaron statusin e tij

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 18:40

Koordinatori në Lëvizjen për Braktisjen Islamike, Arbër Gashi ishte i ftuar në një lidhje të drejtëprdrejtë këtë të enjte në emisionin “People” për të diskutuar rreth një statusi që ai ka publikuar pak ditë më parë  në rrjetin e tij social lidhur me përdorimin e flamurit kombëtar  në festat islamike.

Statusi i tij:

“Flamuri i shqiptarëve nuk është simbol i muslimanëve, prandaj është e udhës që ata e ato të cilët dëshirojnë me e promovu besimin e tyre në gurin e zi të Qabes, për këtë punë le ta përdorin simbolin origjinal, atë të fesë islame. Pse? – sepse këto dy identitete kulturore dhe politike, që nga koha e Gjergj Kastriotit, ndodhen në luftë të përhershme me njëra – tjetrën.”

Nga ky status, i cili ka ngjallur debat në opinionin publik, Gashu tha se aktivitetet fetare nuk do duhet të ngatërrohen me përdorimin e flamurit kombëtar, kombinimi i të cilave mund të sjellë keqpërdorim për interesa fetare.

“Në një aktivitetet thellësisht fetar dhe islamik nuk ka arsye që pse të përdoret flamuri i shqiptarëve, sepse flamuri kombëtar nuk është flamuri i islamit. Duhet ti respektojmë të dy flamurët dhe të mos keqpërdoret për interesa fetare ose islamike. Kam dhënë një reagim në emrin tim personal,” –tha Gashi.

Sipas tij, ky kombinim që sjell keqpërdorim të interesave fetare, rrjedhimish sjell edhe stigamtizim fetar për vendet të cilat gjatë aktiviteteve fetare përdorin flamujt kombëtar.

“Nuk kam ndjerë asnjë sulm, madje mbështetje sepse këtu ku jetojmë ne po e ndiejnë të gjithë atë stigmatizim të ashpër që po ndodhin edhe për shkak të konflikteve, sin ë Lindjen e Mesme. Për Kosovën dhe Izraelin po krijohet një farë opinion i njëjëtë që këto krijesa janë artificiale. Ne po stigmatizohemi si islamik ose si shpërndarës të terrorit islamik,”  -përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Myslimanët mos të përdorin flamurin kombëtar”-Arbër Gashi sqaron statusin e tij appeared first on Euronews Albania.

Mijëra shqiptarë u riatdhesuan gjatë gjysmës së parë të vitit, ja nga cilat shtete

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:59

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra shqiptarë u riatdhesuan gjatë gjysmës së parë të vitit, ja nga cilat shtete appeared first on Euronews Albania.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza, vret 99 banorë të tjerë

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:51

Gati 100 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i kaluar në 41,788, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë në territorin e shkatërruar nga lufta.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 96,794 të tjerë u plagosën në sulmin në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 99 persona dhe plagosën 169 të tjerë në tetë masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” -tha ministria.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza, vret 99 banorë të tjerë appeared first on Euronews Albania.

“Akt antikushtetues”, Tabaku reagon pasi Kuvendi zgjat mandatin e gjyqtares së GJK

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:35

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook në lidhje me vendimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për zgjatjen e mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska deri në 2028.

Këtë vendim të kryeparlamentares Spiropali, deputetja demorate e ka cilësuar një nismë antikushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqatres.

Ajo sqaron se  neni 179, pika 3, saktëson se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.

Më pas Tabaku sshkruan se opozita kërkoi këshillim nga Komisioni i Venecias, i cili e përcaktoi qartësisht jo vetëm mënyrën e emërimit të gjyqtarëve, por edhe skemën e përfundimit të mandateve, ku për znj. Toska, mandati përfundon në vitin 2025.

Kujtojmë që gjyqtarja Elsa Toska në datën 19 shtator 2024 ka paraqitur dorëheqjen te kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Deklarata e Tabakut:

“Tentativa për t’u fshehur pas tymnajës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë antikushtetuese për të zgjatur mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Për të kuptuar më mirë këtë veprim, është e rëndësishme të rikujtojmë dy elemente kyçe. Në vitin 2016, Parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi dhe futi në Kushtetutë disa dispozita kalimtare për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këto dispozita gjendet edhe neni 179, pika 3, i cili saktëson se gjyqtarëve të emëruar pas vitit 2017 u përfundon mandati në vitin 2025, ndërsa atyre të emëruar pas vitit 2020 u përfundon mandati në vitin 2028.

Tre vjet pas këtyre ndryshimeve kushtetuese, Parlamenti, nën drejtimin e shumicës socialiste, u përfshi në një ngërç tjetër. Për të shmangur këtë situatë, opozita kërkoi këshillim nga Komisioni i Venecias. Në mendimin e tij miqësor të vitit 2020, Komisioni Venecias sqaroi se neni 179 i Kushtetutës kishte për qëllim që 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të ndaheshin në tre grupe, me nga tre gjyqtarë secili, për të garantuar zëvendësimin gradual të tyre. Ky rregull për të ruajtur përpjesëtimin u përfshi edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.

Arsyeja, sipas Komisionit të Venecias, lidhej me ruajtjen e balancës dhe evitimin e bllokimit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Skema e ndarjes së mandateve në distanca kohore prej tre vitesh mbështet këtë parim kushtetues të funksionimit të GJK.

Komisioni i Venecias e përcaktoi qartësisht jo vetëm mënyrën e emërimit të gjyqtarëve, por edhe skemën e përfundimit të mandateve, ku për znj. Toska, mandati përfundon në vitin 2025.

Lindin disa pyetje: Përse Kryetarja e Kuvendit e interpreton me syze të tjera një dispozitë që është e qartë, si në mendimin e Komisionit të Venecias, ashtu edhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 86, pika 3? A është kjo një përpjekje për të manipuluar Kushtetutën dhe për të zgjatur mandatin e ndonjë gjyqtareje tjetër? Apo ka për qëllim Kryetarja e Kuvendit të mbanë të kapur Gjykatën Kushtetuese me vendime arbitrare, duke minuar Reformën në Drejtësi?

A ka vendosur Kryetarja e Kuvendit të hedhë poshtë Kushtetutën dhe mendimin e Komisionit të Venecias, të cilit vetë i është drejtuar?

Diferenca mes atyre që pretendojnë se e mbrojnë drejtësinë e pavarur dhe atyre që nënshkruajnë për zgjatjen e mandateve antikushtetuese është tashmë e qartë për të gjithë. Siç ka thënë edhe Presidenti Wilson, “Demokracia është një sistem i tmerrshëm, por për sa kohë që nuk kemi diçka më të mirë, duhet të luftojmë për të.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Akt antikushtetues”, Tabaku reagon pasi Kuvendi zgjat mandatin e gjyqtares së GJK appeared first on Euronews Albania.

“Falli” , fenomeni i fallxhores vjen përmes komedisë së skenaristit Marius Dervishi

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:24

Që prej 26 shtatorit në kinematë e kryeqytetit po shfaqet komedia “Falli” me skenar të Marius Dervishit.

Një film me një temë sociale që bën fjalë për një fallxhore të quajtur Landa e cila pretendon se mund parashikojë fatin si dhe që njihet për magjitë e saj të suksesshme, ka mbajtur publikun peshë nga të qeshurat.

Vetë skenaristi, Marjus Dervishi, tregoi se ideja për filmin nisi nga një histori personale.

 “Unë në filmat që bëj gjithmonë trajtoj problematika të ndryshme dhe këtë herë duke qenë se është një fenomen që ndodh rëndomtë në shoqërinë tonë, mendova ta trajtoj në formë komike këtë pjesë dhe e dyta është një histori personale që më ka ndodhu,’ –tha Dervishi.

Zhanri i komedisë sipas Dervishit ishte zgjedhja e duhur për të përcjellë këtë fenomen te publiku shqiptar dhe jo vetëm.

 “Për fat të keq është shumë i përhapur. Po do kisha një  këshillë për njerëzit që nuk ka nevojë për një ndërmjetës për të shkuar të zgjidhësi i halleve. Unë jam fans i komedisë, dhe duke parë dy filmat e mi që e vetmja që goditi ishte komedia, thashë ok do rri këtu sepse ajo dëshirohet nga publiku. Njerëzit sot kanë nevojë të qeshin,”u shpreh më tej Dervishi.

Me aktorë Behar Merën, Mariana Kondin, Margen Çauashi, Selma Bakalli, filmi komedian sipas Dervishit ka dalë jashtë pritshmërive të tij.

 “Ky film po pëlqehet në masë dhe po shpërndahet lajmi që Shqipëria ka një komedi të pastër dhe ja vlen të shihet nga të gjitha grupmoshat.  Mesazhi që përcillet është që të mos besojmë askënd që pretendon se ka në dorë të ndryshojë fatin tonë,” –tha skenaristi.

Filmi aktualisht po shfaqet në kinematë Cineplex në Tiranë, në Elbasan dhe pas përfundimit të turit në qyetet e Shqipërisë do vazhdojë një tur në shtetet e Europës e më pas do të shfaqet në kinematë e Londrës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Falli” , fenomeni i fallxhores vjen përmes komedisë së skenaristit Marius Dervishi appeared first on Euronews Albania.

Nga Fangio te Hamilton – Kampionët më të vjetër në Formula 1

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 17:22

Botërori i Formula 1 në vitin 2025 do të ketë dy kampionë të Botës në rradhën e nisjes në të 40-tat e tyre.

Po flasim për Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso-n që së bashku numërojnë 9 tituj.

7 britaniku dhe 2 spanjolli, por cilët janë pilotët më të vjetër që kanë fituar një titull kampion në Formula 1?

Mund ti gjeni ata më poshtë…


Juan Manuel Fangio – 46 vjeç, 1 muaj, 11 ditë
Në epokën ku pilotët ishin të zakonshëm në pistë në të 40-tat dhe të 50-tat, legjendari Juan Manuel Fangio u shpall kampion në vitin 1951 kur ishte 40 vjeç dhe përsëriti këtë sukses në moshën 43, 44, 45 dhe 46 vjeçare.


Giuseppe Farina – 43 vjeç, 10 muaj, 4 ditë
‘Nino’ Farina është piloti që eksperiencën dhe suksesin i ariti në të parin sezon zyrtar të Formula 1 në vitin 1950. Ai ja doli duke u shpallur kampion në dëm të kolegëve te Alfa Romeo , Fangio dhe Luigi Fagioli në 6 gara.


Jack Brabham – 40 vjeç, 5 muaj, 2 ditë
I treti dhe i fundit kampion i Formula 1 në të 40-tat është Jack Brabham, që triumfoi në vitet 1959 dhe 1960 në bordin e Cooper si dhe në vitin 1966 kur drejtonte makinën që mbante emrin e tij.


Graham Hill – 39 vjeç, 8 muaj, 19 ditë
Graham Hill ishte në fillimin e të 30-ve kur u shpall kampion në vitin 1962 me BRM. Në vazhdim u shpall 3 vite nënkampion dhe në vitin 1968 kur u transferua te Lotus, Hill fitoi titullin e dytë.

Nigel Mansell – 39 vjeç, 8 ditë
Nigel Mansell ishte 39 vjeç kur fitoi të vetmin titull në karrierë. Pa vendeve të dyta në vitet 1986, 1987 dhe 1991, realizoi ëndërrën e tij në vitin 1992 kur pilotonte Williams FW14B.


Alain Prost – 38 vjeç, 7 muaj, 2 ditë
Titulli i parë dhe i fundit i Alain Prost ndahen nga pothuajse një dekadë pasi francezi triumfoi në bordin e McLaren në vitet 1985, 1986 dhe 1989 në një rivalitet intensive me Ayrton Senna dhe në fund te Williams në vitin 1993.


Mario Andretti – 38 vjeç, 6 muaj, 13 ditë
Mario Andretti konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në historinë e Formula 1 dhe titullin e tij e fitoi në vitin 1978 kur pilotonte Lotus 79. Një titull i hidhur për shkak të ndarjes nga jeta të kolegut Ronnie Peterson pas aksidentit në Monza.


Damon Hill – 36 vjeç, 26 ditë
Graham Hill u nda nga jeta pas një incidenti ajror, 7 vite pas titullit të dytë, por i biri Damon vazhdoi traditën familjare për një titull emocional në vitin 1996 kur ishte në mes të 30-ve.

Lewis Hamilton – 35 vjeç, 10 muaj, 8 ditë
Lewis Hamilton gjëndet në të dyja listat, atë të pilotëve më të rinj dhe më të vjetër që janë shpallur kampionë në Formula 1. Titulli i parë u arrit në moshën 23 vjeçare te McLaren në 2008. I mposhtur vetëm nga Sebastian Vettel prej atëherë, ai fitoi titullin e 7 si një 35 vjeçar te Mercedes në 2020.


Niki Lauda – 35 vjeç, 7 muaj, 29 ditë
Niki Lauda fitoi 2 tituj te Ferrari në mesin e viteve ’70. U transferua tek Brabham përpara se të fitonte titullin e 3 te McLaren në vitin 1984 në dëm të shokut të skuadrës, Prost me vetëm gjysmë pike.


Jashtë top 10
Michael Schumacher me të cilin Hamilton ka rekordin e 7 titujve ishte 3 ditë më i ri se vituesi i vitit 1984, Lauda kur fitoi titullin e në vitin 2004.

Ndërsa Nelson Piquet ishte 5 muaj më i ri kur fitoi titullin e 3 në vitin 1987.

The post Nga Fangio te Hamilton – Kampionët më të vjetër në Formula 1 appeared first on Euronews Albania.

Çmimet do të arrijnë 200 dollarë/fuçi nëse Izraeli godet Iranin

3 October 2024 at 15:08

Tregjet e naftës po reagojnë shumë mirë përballë një risku për ndërprerje të furnizimeve globale në Lindjen e Mesme.

Thuhet se Izraeli po planifikon një sulm hakmarrës ndaj Iranit duke goditur infrastrukturën e saj të naftës,  lëvizje që mund të çojë fuçinë e naftës në 200 dollarë.

Irani, pjesë e organizatës së naftës OPEC ka rol me rëndësi në tregun botëror të naftës dhe llogaritet se 4% e naftës në botë është në rrezik.

Ekspertët thonë se nëse goditet infrastruktura e Iranit, prodhimi i naftës bie me 2 mln fuçi dhe një fuçi do të kushtojë 200 dollarë.

Çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 4% që nga e hëna, kur u ndezën tensionet në Lindjen e Mesme. Nafta Brent e papërpunuar, u shtrenjtua me 2.1% dhe ajo e Teksasit me 2.3%, duke qëndruar në nivelet respektive 75.5 dhe 71.75 dollarë.

Vetëkënaqësia e tregut të energjisë?

Analistët e energjisë kanë paralajmëruar për një ndjenjë mbizotëruese të rënies së çmimeve në treg, edhe pse tensionet e ndezura në Lindjen e Mesme kërcënojnë të arrijnë një pikë të re vlimi.

“Unë mendoj se, nga pikëpamja e tregut të naftës, tregu është kaq i vetëkënaqur tani,” tha Amrita Sen, themeluese dhe drejtore e kërkimit në Energy Aspects.

Ajo tha se që nga viti 2019 – kur Arabia Saudite mbylli gjysmën e prodhimit të saj të naftës, një sulm me dron në objektin e saj të përpunimit të naftës në Abqaiq – rreziqet gjeopolitike nuk kanë rezultuar në të vërtetë në ulje të furnizimit.

“Kjo është arsyeja pse tregu është i lodhur,” vazhdoi ajo. “Ishte Abqaiq, ishte Rusia-Ukraina, por unë mendoj se kjo është pak më ndryshe.”

Sulmi i vitit 2019 nga rebelët Houthi të Jemenit në objektet Saudite Aramco shkaktoi një rritje të mprehtë të çmimeve të naftës në atë kohë.

Vëzhguesit e naftës tani shohin një kërcënim real të ndërprerjeve të furnizimit pas përshkallëzimit të fundit Iran-Izrael.

Ndërsa Netanyahu premton se Irani do të shpërblehet, tregjet vëzhgojnë rreziqet e përshkallëzimit të mëtejshëm

E pyetur për mundësinë që Izraeli të nisë sulme hakmarrëse në infrastrukturën energjetike të Iranit, Sen tha se SHBA-ja ka të ngjarë të jetë e paqartë në mesazhet e saj diplomatike për shtetin hebre.

“Kjo është padyshim diçka për të cilën çdo palë po flet, apo jo? SHBA-ja është e përfshirë në këtë. Nuk mendoj se mund të harrojmë faktin që zgjedhjet në SHBA do të vijnë pas disa ditësh, kështu që mendoj se mesazhi prej tyre është shumë i qartë që të mos godasë infrastrukturën energjetike. Njëlloj, mos goditni objektet bërthamore, “tha Sen./CNBC

The post Çmimet do të arrijnë 200 dollarë/fuçi nëse Izraeli godet Iranin appeared first on Gazeta Si.

❌
❌