Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Enea Themollari ndërroi jetë pas dëmtimit nga shpërthimi i tritolit, fqinjët: Motrat Nikolli ikën në Turqi

By: user7
4 October 2024 at 10:42

26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. Ndërkohë, fqinjët e përshkruajnë të riun për mediat si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

“Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu.

S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”, tha një fqinj.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

“Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.

I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”.

The post Enea Themollari ndërroi jetë pas dëmtimit nga shpërthimi i tritolit, fqinjët: Motrat Nikolli ikën në Turqi appeared first on Lapsi.al.

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet

By: user7
4 October 2024 at 10:05

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor.

Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.

“Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.

Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara.

Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra rupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.

Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”.

Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë.

Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K.

Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani. /REL

The post Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet appeared first on Lapsi.al.

Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në Shqipëri: Pritet deri në 100 tonë ujë për hektar

By: user7
4 October 2024 at 09:47

Përkeqësimi i shpejtë i motit pritet të ndodhë në ditët në vijim, sipas meteorologëve.

“Ka të ngjarë të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar”, shprehen meteorologët.

Nga ky përkeqësim preket i gjithë rajoni i Ballkanit, dhe Shqipëria kryesisht në veri dhe veri-perëndim të saj.

Një nivel i ulët barometrik nga rajoni i Italisë pritet të pushtojë disa zona gjeografike të vendit tonë nga e premtja deri të hënën dhe me karakteristikat kryesore të reshjeve lokale intensive, stuhive të cilat pritet të shoqërohen me breshër, frekuencë të lartë rrufesh dhe përforcim të menjëhershëm të erërave.

Në zonat e mësipërme gjeografike mund të shihet një vëllim total uji që mund të arrijë ose edhe të kalojë 100 tonë për hektar.

Sakaq, Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave, të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia fqinje.

The post Meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në Shqipëri: Pritet deri në 100 tonë ujë për hektar appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq në Itali, evakuohen qindra banorë në Emilia Romagna

By: user7
4 October 2024 at 08:51

Për shkak të motit të keq që shpërtheu në Emilia Romagna, gjatë natës lumi Lamone hapi një rrjedhje në Traversara, një fshat i Bagnacavallo (Ravena), në të njëjtën pikë ku më 19 shtator qyteti u përmbyt plotësisht.

Aktualisht uji ka pushtuar fushat. Fshati ishte evakuuar si masë paraprake pasdite, pas alarmit të kuq. Bashkia ka këshilluar se në disa rrugë shtesë katet përdhese dhe të sipërme do të duhet të evakuohen.

The post Moti i keq në Itali, evakuohen qindra banorë në Emilia Romagna appeared first on Lapsi.al.

Aksident ë autostradën Thumanë-Tiranë, përplasen dy automjete, humb jetën 60-vjeçari

By: user7
4 October 2024 at 08:48

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në autostradën Thumanë-Tiranë.

Mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 60-vjeçarin me inicialet L. F., është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtuesin me inicialet I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti 60-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

The post Aksident ë autostradën Thumanë-Tiranë, përplasen dy automjete, humb jetën 60-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari

By: user7
4 October 2024 at 07:58

Ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ngjarje e ndodhur.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

The post U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari appeared first on Lapsi.al.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli lëshon urdhra të tjerë evakuimi për banorët e Libanit

By: user7
4 October 2024 at 07:47

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën X, që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të “shpëtuar jetët” e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t’i vendoste ata në rrezik.

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë,” shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t’i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.

Adraee lëshoi gjithashtu një urdhër të ri evakuimi të enjten në mbrëmje vonë për banorët e lagjes Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se ata ndodheshin pranë “objekteve dhe interesave të Hezbollahut”.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se ishte e shqetësuar nga urdhrat e evakuimit, të cilat u janë dhënë njerëzve në më shumë se 70 qytete dhe fshatra gjatë tre ditëve të fundit. Banorët janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, duke iu dhënë pak kohë për të mbledhur sendet e tyre.

“Duam të theksojmë se këto paralajmërime nuk parashikojnë një zonë të sigurt në Libanin jugor dhe nuk e çlirojnë ushtrinë izraelite nga detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar humanitar që të mos vërë në shënjestër civilët dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve u tha gazetarëve Aya Majzoub, zëvendësdrejtoresha rajonale e Amnesty për Lindjen e Mesme, në një telefonatë nga Bejruti të enjten.

IDF-ja tha se ushtria është aktualisht e pranishme në jug “duke kryer bastisje për të frenuar dhe shkatërruar infrastrukturën terroriste të organizatës terroriste Hezbollah”, thuhet në një deklaratë.

IDF-ja tha gjithashtu të enjten se avionët luftarakë izraelitë vranë komandantin e Hezbollahut Khader Al-Shahabiya në një sulm të mërkurën. Në deklaratë thuhet se Shahabiya ishte përgjegjës për sulmin me raketë të korrikut që goditi një fushë futbolli në qytetin Majdal Shams në Lartësitë Golan, duke vrarë 12 fëmijë.

IDF tha se forcat e saj ajrore kishin “goditur me saktësi” disa objekte të armëve të Hezbollahut; objektiva të zbulimit të Hezbollahut, përfshirë operativë; dhe infrastrukturë tjetër të grupit në zonën e Bejrutit të enjten.

Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë të enjten se një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë apartamentesh gjatë natës në Bejrut, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë. Ministria tha gjithashtu se dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmet izraelite në provincën Bekaa në Libanin lindor.

Ministri i Shëndetësisë i vendit tha të enjten se më shumë se 1,900 vetë janë vrarë që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu lëshoi raketa në Izrael në mbështetje të Hamasit palestinez dhe Izraeli filloi të kundërpërgjigjet. Shumica dërrmuese ka vdekur në sulme ajrore dhe sulme të tjera që nga mesi i shtatorit./VOA

The post Konflikti në Lindjen e Mesme/ Izraeli lëshon urdhra të tjerë evakuimi për banorët e Libanit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

By: user7
3 October 2024 at 14:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë teksa u shpreh se ceremonia e betimit të Prodës do bëhet kur të zgjidhen edhe drejtuesit e 12 qarqeve. Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Proda tha se në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim të tij personal betohet për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit.

“I nderuar zoti ministër i brendshme, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda.

The post Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

Garda pengoi edhe gazetarët/ Zhupa: U përdor forca, sjellje e papranueshme

By: user7
3 October 2024 at 14:24

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si efektivët e Gardës së Republikës penguan gazetarët, në mjediset e Parlamentit, gjatë kohës kur deputetë të opozitës tentuan të hyjnë në sallën e seancave plenare.

Dënoj me forcë pengimin nga forcat e sigurisë të gazetarëve në krye të detyrës për të transmetuar të vërtetën mbi zhvillimet në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe ushtrimi i lirë i profesionit është parakusht për informimin e drejtë dhe në kohë reale të qytetarëve”, thuhet në reagimin e deputetes Zhupa.

Në vijim ajo thekson se “është e papranueshme, është autoritare që gazetarët të cënohen fizikisht, të pengohen me forcë, në një ambient publik. Kjo është alarmante”.

“Pas qytetarëve, pas opozitës, tani rradha ishte e gazetarëve.

Regjimet autoritare lindin pikërisht kështu dhe Shqipëria është zyrtarisht shtet personal i një njeriu, pa Kushtetutë e pa ligj”, thekson ajo.

The post Garda pengoi edhe gazetarët/ Zhupa: U përdor forca, sjellje e papranueshme appeared first on Lapsi.al.

Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë

By: user7
3 October 2024 at 13:40

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

Hoxha ka deklaruar se në SPAK ka dorëzuar një material audio për vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit.

“Gjykata atëherë vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anë të saj vërtetohet komunikimi, por komunikimi është rutinë, në momentin pas vrasjes më duket shumë i ftohtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Materiali shërben për të identifikuar kush është zinxhiri komandues i Gardës dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do të vlerësojë më pas sa i vlefshëm është ai audioregjistrim.

Jo vetëm ka qenë me urdhër, por urdhër ka ardhur më lart me gjakftohtësi më të madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri për të ndaluar. Nëse zjarri do të zgjaste sikur 30 sekonda më shumë, aty do të ishte bërë masakër shumë më e madhe se sa u bë. Për mua, nëse nuk zbardhet as këtë radhë, nuk ka për t’u zbardhur më. Provat u prishën që në momentin që ndodhi ngjarja. SPAK tani është më ndryshe, e ka ma të lehtë të thërrasë zyrtarë të lartë. Kam identifikuar dy të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e Gardës, por kjo u përket hetimeve”, tha ai.

The post Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë appeared first on Lapsi.al.

I vuri flakën gruas, arrestohet pas një muaji në arrati Bledar Trëndafili në Korçë

By: user7
3 October 2024 at 12:42

Ditën e sotme është arrestuar Bledar Trëndafili, personi i cili tentoi të digjte gruan e tij. Trëndafili e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes duke i shkaktuar djegie në 35% të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës ku 45-vjeçari ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakë gruas me të cilën ishte në proces divorci. Fillimisht ai e i ka zënë pritë teksa e reja po kthehej nga puna dhe e ka spërkatur me lëndën djegëse. Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafilit, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

The post I vuri flakën gruas, arrestohet pas një muaji në arrati Bledar Trëndafili në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

By: user7
3 October 2024 at 12:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotë SPAK.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

The post Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion appeared first on Lapsi.al.

Breshëri plumbash në një ‘shisha bar’ në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari, autori në arrati

By: user7
3 October 2024 at 11:59

Një atentat është regjistrua mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri. Mësohet se nga të shtënat në një ‘shisha bar’ ka humbur jetën 29-vjeçari. Sipas policisë gjermane, autori i veshur me rroba të zeza, është larguar nga vendi i krimit në këmbë.

Policia ka mbërritur në qendër të qytetit me një kontigjent të madh dhe ka rrethuar zonën përreth lokalit. Në fotot e operacionit, ndër të tjera shfaqen edhe policë të maskuar të armatosur me automatikë.

Nuk dihet ende se kush janë viktima dhe të plagosurit dhe çfarë raporti ka pasur autori me ta. Policia kriminale ka marrë përsipër hetimet. Gjithashtu është e paqartë nëse krimi ka ndonjë lidhje me përplasjet e përgjakshme midis dy grupeve rivale në zonën më të madhe të Shtutgartit.

The post Breshëri plumbash në një ‘shisha bar’ në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari, autori në arrati appeared first on Lapsi.al.

Burgu i “Ali Demit” do strehojë kriminelët “më të rrezikshëm” shqiptarë të dëbuar nga Britania

By: user7
3 October 2024 at 11:02

Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri që do kushtojë miliona euro në Shqipëri.

Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit shqiptarë më të rrezikshëm, si dhe financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë dhe pajisjet e rehabilitimit.

Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu për një flotë prej 1.5 milion paund me 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë angleze për të trajtuar krizën e mbipopullimit në burgjet në Angli dhe Uells.

Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi dhe që përbën gati një në shtatë nga 10,500 të burgosur të huaj.

10,500 të burgosurit e huaj po zënë një në nëntë vende në burgje me një kosto prej 52,000 paund për person, ose gati 550 milion paund, kjo është arsyeja pse ministrat britanikë po përpiqen të gjejnë mënyra për t’i riatdhesuar në vendet e tyre.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur burgu i Ali Demit dhe me qendër në Tiranë, do të jetë në shënjestër të shkelësve në gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre me burgim, ku do të imitojë institucione të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ekip i menaxherëve të shërbimit të të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertëve teknikë kanë këshilluar mbi planifikimin dhe regjimin për burgun e ri, ku të burgosurit do të kenë dhomat e tyre të vendosura në një rrugë të stilit me tarraca me liri për të ardhur dhe për të shkuar.

Fillimisht ishte një burg i grave me një regjim “më të butë” të krijuar për t’i rehabilituar dhe riintegruar ato në shoqërinë shqiptare. Tani do të ketë hapësirë ??për 25 të burgosur meshkuj.

Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i shërbimit të burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati të popullojmë burgun e hapur të Ali Demit, burgun më të ri në Shqipëri.

“Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetjen e ambasadës britanike në Tiranë për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë shkelësit për t’iu përshtatur sa më natyrshëm jetës civile”, tha ai.

Burgu i hapur mund të përdoret nga shkelësit më të rëndë shqiptarë të transferuar nga Britania deri në fund të dënimit.

Sipas marrëveshjes dyvjeçare, kriminelët – të gjithë që vuajnë dënime me më shumë se katër vjet, përfundojnë burgimin në Shqipëri me një kosto prej 32 paund në ditë, krahasuar me 109 paund në ditë në Britani.

“Të 200 të burgosurit përfshijnë vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge, të cilët do të transferohen në grupe “me shumicë” për t’u përpunuar në sistemin e burgjeve shqiptare, ku do të vuajnë të njëjtën kohë dënimi siç do të kishin në Britani”, raporton The Telegraph.

The post Burgu i “Ali Demit” do strehojë kriminelët “më të rrezikshëm” shqiptarë të dëbuar nga Britania appeared first on Lapsi.al.

Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

By: user7
3 October 2024 at 10:44

Është mbylluar brenda thuajse gjysmë ore seanca e sotme plenare. Deputetët e mazhorancës kanë votuar qtësisht të vetëm pikat e rendit të ditës. Pas kësaj si deputetët ashtu dhe ministrat socialistë janë larguar nga ambientet e Kuvendit.

Ndërkohë deputetët e opozitës pas përplasjeve me Gardën e Republikës dhe pas protestës simbolike me djegien e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj, janë larguar gjithashtu nga oborri i Kuvendit.

The post Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave appeared first on Lapsi.al.

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

By: user7
3 October 2024 at 10:40

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Siç raportohet Hoxha do të te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Disa muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi që dosja ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, që është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

The post “Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit

By: user7
3 October 2024 at 10:31

Manekinët me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, janë djegur para Parlamentit nga deputeti Flamur Noka. Fillimisht deputetët demokratë larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Më pas Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën. Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.

The post Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert

By: user7
3 October 2024 at 10:05

Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.

“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.

The post Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert appeared first on Lapsi.al.

Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi

By: user7
3 October 2024 at 09:59

Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

The post Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi appeared first on Lapsi.al.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me Flamur Nokën

By: user7
3 October 2024 at 09:54

Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini.

The post “Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, deputeti i PS-së përplaset me Flamur Nokën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌