Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Mediat spanjolle e konfirmojnë, “gjigantët” gjermanë gati thasët për Araujo

8 October 2024 at 23:24

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së dimrit.

“Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me bordin gjermain, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre. /i.m /abcnews.al

Me sytë nga “Botërori 2026”, në SHBA kanë nisur punën për organizimin e turneut

8 October 2024 at 22:56

Kupa e Botës do të kthehet pas tre dekadash në Amerikën e Veriut me një plan ambicioz të prezantuar nga FIFA, që ka zgjeruar me 48 skuadra fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit duke nisur nga viti 2026.

Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika përballen me një sfidë të vërtetë sa i përket infrastrukturës, përfshirë stadiumet.

Ndeshjet do të luhen në 16 qytete të ndryshëm në të tre shtetet, ndërsa organizatorët amerikanë kanë nisur punën, ku pjesa më e madhe e energjive janë fokusuar te përshtatja e impianteve.

Terrenet e fushave janë shumë të rëndësishme dhe studiues të fushës po punojnë që pas dy vitesh ato të jenë në kushtet më optimale.

“Ata po kalojnë për herë të parë tre kufij. I pari ka të bëjë me numrin më të madh të skuadrave. Nga 32 bëhen 48. Kjo është një rritje me 50% dhe sigurisht kërkon rritjen në të njëjtin nivel të numrit të dhomave, të hoteleve, të stadiumeve dhe fushave stërvitore”,- u shpreh Trey Rogers, njëri prej ekspertëve të zgjedhur për kryerjen e këtyre studimeve.

Siç thonë vetë ekspertët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërtojnë stadium futbolli e për këtë arsye lind nevoja për të modifikuar ata ekzistues, sidomos fushat në kampuset e Universiteteve që do të përdoren si terrene për stërvitje dhe kjo sjell nevojën e mënyrave të reja për zhvillimin e tapeteve të barit.

Mes tre organizatorëve të “Botërorit 2026”, Kanadaja do të presë për herë të parë këtë turne, ndërsa Meksika e ka zhvilluar dy herë në shtëpi në vitin 1970 dhe 1986, ndërsa Shetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994. /i.m /abcnews.al

Liverpool propozon shkëmbimin e “çmendur”, ofrohet Luis Diaz për “yllin” brazilian

8 October 2024 at 22:36

Ardhja e Kylian Mbappe dhe Endrick te “Galaktikët” e Real Madrid pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sulm e këtyre të fundit, për sezonin e ardhshëm, ku një prej “të sakrfikuarve”, pavarësisht se është ndër të parapëlqyerit e teknikut, Carlo Ancelotti pritet të jetë edhe “ylli” brazlian, Rodrygo, me këtë të fundit që kërkohet nga jo pak skuadra të mëdha në Evropë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, Rodrygo kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i Liverpool, Arne Slot, me “Të Kuqtë” që kanë vendosur të ofrojnë shërbimet e “fantazistis” kolumbian, Luis Diaz, si dhe një shumë të caktuar parash për ta bërë të mundur tranferimin e 23-vjeçarit brazilian, në “Anfield Road”.

Kolumbiani është prej kohësh në listën e dëshirave të rivalëve historik të “Los Blancos”, Barcelona, por mund të përfundojë te “Galaktikët”, gjithmonë nëse kampionët e Spanjës dhe Evropës pranojnë shkëmbimin me Liverpool, mirëpo fillimisht këta të fundit duhet bindin brazlianin Rodrygo, i cili pavarësisht çdo gjëje është i lumtur në “Santiago Bernabeu” dhe dëshiron të qëndrojë aty. /i.m /abcnews.al

Pas “Demollarit” edhe “Modric”/ Sylvinho shton listën fton për herë të parë Feta Fetain, mesfushori i ekipit U21 bashkohet me kombëtaren e parë

8 October 2024 at 22:16

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për dy sfidat e tetorit në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, në program më 11 dhe 14 tetor, të dyja në transfertë.

Në ditën e dytë të grumbullimit, trajneri Silvinjo ka ndryshuar sërish listën e futbollistëve, duke ftuar për herë të parë Feta Fetain.

Pjesë e përfaqësueses U21, mesfushori që luan me Lokomotivën e Zagrebit ndiqej prej kohësh me interes nga tekniku kuqezi, I cili është bindur për kualitetin e tij, pas seancës stërvitore të së hënës, ku një pjesë e lojtarëve të ekipit shpresa u bashkuan me skuadrën e parë.

Feta Fetai thirret me nofkën “Modriç”, jo vetëm për rolin në fushë, por edhe për ngjashmërinë e tij me yllin kroat.

Ai është debutuesi i dytë në këtë grumbullim të kombëtares, pas Adrion Pajazitit, që gjithashtu mori për herë të parë një ftesë nga Silvinjo.

Të dy ishin pjesë e seancës stërvitore, ku trajneri kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi të hënën në mbrëmje u bashkuan në grumbullim Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Por, tre ditë nga sfidae parë e tetorit, Silvinjo duhet të shqetësohet për gjendjen e dy futbollistëve të rëndësishëm, si Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni, që u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve muskulare.

Ata pritet të bashkohen me grupin në seancën e së mërkurës, por do të monitorohen nga stafi mjeksor i kombëtares.

Pjesa tjetër e futbollistëve vijoi normalisht programin stërvitor që nisi me punën në palestër e më pas në fushë, ku u provuan disa situata të ndryshme loje.

Skuadra kuqezi do të vijojë përgatitjet deri në enjten, ditë kur është në program edhe nisja drejt Pragës, ku do të luhet sfida e parë kundër Çekisë. /abcnews.al

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Milan “humbet” Theo Hernandez, kritikat ndaj arbitrit lënë francezin dy ndeshje jashtë

8 October 2024 at 21:36

Ishte me të vërtetë një mbrëmje për t’u harruar, sidomos nga “Djajtë” e Milan e në veçani njëri prej tyre.

“Ylli” francez, Theo Hernandez gaboi dy herë në transfertën e Fiorentina, fillimisht duke humbur një 11-metërsh, i cili mund të kishtë barazuar shifrat e më tej duke u ndëshkuar me kartonin e kuq pas përfundimit të sfidës, pas krikikave të ashpra që i bëri arbitrit Pairetto.

Mirëpo, kjo sjelle nuk është lënë pa u ndëshkuar në “Milanello”, me “Djajtë” e Milanos vendosën këtë të martë për të gjobitur me një shumë të konsiderueshme kapitenin e tyre, por nuk mbaron me kaq.

Theo është dënuar edhe nga Gjykata Sportieve e Serie A, duke u pezulluar për dy sfidat e radhës, goxha të vështira, në kampionat, ndaj Bologna dhe Udinese. /i.m /abcnews.al

“Gjelat” vendosin drejtësi në “EPET Arena”, UEFA cakton arbitrat e sfidës Çeki-Shqipëri

8 October 2024 at 21:16

Pritet një sfidë spektakolare dhe padyshim shumë e zjarrtë.

Jo më kot, organi më i lartë qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të premte në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë, përballje kjo mes dy skuadrave që kanë pretendime për t’u ngjitur në Kategorinë A të Nations League.

Organizata që drejton futbollin europian ka caktuar një katërshe gjyqtarësh francezë për takimin në fjalë, me emra të cilët janë shpesh edhe në arenën ndërkombëtare në nivele të larta.

Kryesori do të jetë 41-vjeçari Benoit Bastien, i cili në karrierën e tij nuk ka drejtuar kurrë përfaqësuesen “Kuqezi” në arenën ndërkombëtare. Në rolin e arbitrave anësorë do të jenë Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Thomas Leonard. /i.m /abcnews.al

Arabët kërkojnë “arkitektin” belg, City i vendos çmimin Kevin De Bruyne

8 October 2024 at 20:55

Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë aryse këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 388 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 103 gola, si dhe të dhurojë 171 asistime. Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve. /i.m /abcnews.al

Vlahovic i vetëm në sulmin e Juventus, “Zonja” mendon për merkaton e janarit

8 October 2024 at 19:16

Duket se karriera e tij është e destinuar të shkatërrohet nga një kalvar i gjatë dëmtimesh.

“Bomberi” polak, Arkadiusz Milik ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju, i pësuar në qershor me Kombëtaren dhe kohët e fundit po përflitej se ai do të kthehej pas ndeshjeve të kombëtareve, por nuk rezulton më kështu.

Sipas raportimeve më të fundit të klubit torinez, ish-“bomberi” i Napoli e Ajax, tashmë i “Zonjës së Vjetër” iu nënshtrua sërish një operacioni dhe nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Thiago Motta të paktën deri në muajin janar, duke e lënë këtë të fundit vetëm me serbin, Dusan Vlahovic, si sulmues pykë.

Në të tilla rrethana, “Bardhezinjtë” kanë filluar të përpilojnë një listë me zëvendësuesit e tij, ku kryesori mbetet Jonathan David, me sulmuesin e Lille, të cilit i skadon kontrata në verë dhe mund të arrijë për pak para në Torino e më tej në listën e “gjigantëve” të Serie A është edhe spanjolli Ferran Torres. /i.m /abcnews.al

Liverpool mendon për mesfushën, “Të Kuqtë” e Arne Slot vihen pas 22-vjeçarit gjerman

8 October 2024 at 18:56

Kanë një sërë “yjesh” në repartin e mesfushës, por kjo nuk i ndalon të forcojnë edhe më shumë këtë pjesë të skuadrës.

“Të Kuqtë” e Liverpool janë vënë pas talentit 22-vjeçar të Freiburg, Merlin Rohl me “fantazistin” gjerman që sezonin e shkuar gjeti dy herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi në tre raste shokët e tij të skuadrës, në 24 paraqitjet e zhvilluara.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes të interesuarve për shërbimet e gjermanit janë edhe “gjigantët” anglezë të Arne Slot, me teknikun holandez, që e pëlqen shumë profilin e Rohl.

Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon mesfushori 22-vjeçar ka zhvilluar vetëm tre paraqitje, teksa u dëmtua në sfidën e javës së tretë ndaj Bochum dhe ende nuk dihet kur do të rikthehet në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

8 October 2024 at 18:36

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit. /FSHF

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

Dëmtohen talentet e Dortmund, “Verdhezinjtë” humbasin “yjet” e sulmit

8 October 2024 at 18:16

Po kalonin një formë spektakolare, por për fat të kaq u ndalën nga dëmtimet.

Talentet e “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Julian Duranville e Giovanni Reyna kanë “plagosur” jo pak organikën e djemve të teknikut Nuri Sahin, me strategun turk, i cili njoftoi mungesën e tre lojtarëve, të paktën për dy javët e ardhshme.

“Ne presim që Julien dhe Karim të jenë sërish të disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Fatmirësisht, Giovanni u rikthye dhe gjërat po shkojnë në të njëjtën mënyrë për të”,- u shpreh Sahin.

Ndërkaq, kujtojmë se Adeyemi realizoi një tripletë në pjesën e parë të fitores 7-1, ndaj Celtic, mirëpo pas fillimit të pjesës së dytë, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.

E njëjta situatë edhe për Duranville, i cili zëvëndësoi “pistonin” Adeyemi, megjithatë një dëmtim në ijë i vështirësoi jo pak minutat në fushën e blertë, ndërsa Giovanni Reyna u kthye në Borussia Dortmund në shtator nga një dëmtim i pësuar me kombëtaren amerikane dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që atëherë. /i.m /abcnews.al

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, Asllani dhe Uzuni i “ndahen” ekipit

8 October 2024 at 17:56

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Të dy lojtarët janë në monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares dhe pritet që nesër të bashkohen me grupin.

Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”. /FSHF

Europiani U-17/ Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”, Holanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

8 October 2024 at 17:35

Gjithçka është gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17.

Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas. /FSHF

Before yesterdayMain stream

“E kisha ëndërruar kështu”, Kumbulla i lumtur pas golit të parë në LaLiga: Emocion që do kujtoj përgjithmonë

6 October 2024 at 23:50

Mund të thuhet me plot gojë se kalimi te skuadra e Espanyol ishte lëvizja e duhur në karrierën e tij.

Marash Kumbulla ka regjistruar suksesin e radhës në elitën e futbollit spanjoll, me “Bardheblutë” e tij, që kanë mundur të fitojnë me rezultatin e ngushtë, 2-1, sfidën ndaj skuadrës së Mallorca të vlefshme për javën e nëntë të LaLiga.

Përveç se regjistroi fitoren e dytë me skuadrën e tij të re, Kumbulla arriti të gjejë edhe golin e parë me fanelleën e spanjollëve, emocionet e të cilit i ka ndarë edhe me tifozët me anë të në një postimi në rrjetin social “X”.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”,- shkruante mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i cili, duke përfituar edhe nga dëmtimet e Gjimshitit, është kthyer të bëhet pjesë rregullisht e grumbullimeve të “Kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al

LaLiga/ Atletico “bie” në fund, Real Sociedad i “rrëmben” një pikë “Bardhekuqve” të Madridit

6 October 2024 at 23:24

Ishin vetëm gjashtë minuta larg një fitoreje të madhe.

“Los Colchoneros” e Atletico Madrid kanë regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes, teksa pas barazimit 1-1 ndaj Real Madrid dhe poshtërimit 4-0 nga Benfica në Champions, tashmë djemtë e Diego Simeone u ndalën në barazimin 1-1, në transfertën e Real Soceidad.

“Bardhekuqtë” e kryeqytetit e morën avantazhin që në minutën e parë të sfidës falë “yllit” argjentinas, Julian Alavarez dhe në momentin kur të gjithë menduan se skuadra u rikthye të fitorja, mesfushori serb Luka Sucic barazoi shifrat për “Andaluzianët”, duke shpëtuar një pikë për skuadrën e tij.

Falë këtij rezultati, skuadra e Real Sociedad është ngjitur në vendin e 15-të tabelës, me 9 pikë pas nëntë javëve të para të LaLiga, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 17 pikë, 4 më pak se Real Madrid e 7 më pak se Barcelona kryesuese. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Tre penallti të humbura dhe tre gola të shënuar, Fiorentina mund Milan në “Artemio Franchi”

6 October 2024 at 22:56

Serisë së fitoreve radhazi në kampionat i erdhi fundi.

Pas tre triumfeve radhazi, ndaj Venezia, Inter e Leçe, “Djajtë” e Milan janë “frenuar” mbrëmjen e kësaj të diele, teksa janë mundur në transfertën e Fiorentina, me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë plot emocione.

Adli e Gudmundsson dërguan topin në rrjetë për “Violët” në miuntat 35’ e 73’, ndërsa Pulisic barazoi përkohësisht shifrat në 1-1, në të 60’-n, mirëpo e bukura e kësaj sfide ishin 11-metërshat, me “gardianët” Mike Maignan e David de Gea, që pritët plot tre të tilla.

Në radhët e Fiorentina u tregua i pasaktë sulmuesi italian, Moise Kean, ndërsa për “Djajtë” Theo Hernandez dhe Tammy Abraham u frenuan nga “shtatlarti” spanjoll.

Kështu, falë këtij rezultati Fiorentina ngjitet në vendine 11-të në renditjen e Seria A, me 10 pikë të grumbulluara pas javës së shtatë të këtij sezoni, ndërsa “Djajtë” e Milan mbeten në vendin e gjashtë të tabelës, me 11 pikë. /i.m /abcnews.al

Ligue 1/ PSG “bie” nga “froni”, kampionët e Francës “ngecin” në transfertën e “Kuqezinjve”

6 October 2024 at 22:36

Është ende herët për të folur për titullin kampion, ama zbritja në vendin e dytë nuk është një lajm i mirë.

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain kanë bërë një tjetër hap “fals”, në elitën e Ligue 1, teksa këtë herë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në transfertën e Nice, duke humbur kështu vendin e parë të tabelën e klasifikimit.

Sa i përket sfidës goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga vendasit, me tunizianin Ali Abdi që filloi festën në “Allianz Riviera”, në minutën e 39’-të, ndërsa për golin e barazimit mendoi anësori portugez Nuno Mendes, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të Dembele, duke tundur rrjetën kundërshtare në të 52’-tën minutë, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër, PSG ka humbur vendin e parë të tabelë, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 17 pikë, dy më pak se kryesuesit e Monaco, ndërsa skuadra e Nice ngjitet në vendin e nëntë me 9 pikë. /i.m /abcnews.al

Kombëtarja nis grumbullimin/ Xhihani: Kemi një grup të vështirë, na bëjnë mirë rikthimet e Dakut dhe Muçit

6 October 2024 at 22:16

Kohë ka deri ditën e ndeshjes.

Për më tepër, “Kuqezinjtë” do të vazhdojnë të jenë të ngarkuar këtë fundjavë, ndaj edhe grumbullimi në “Shtëpinë e Futbollit” do të bëhet ngadalë.

Edhe pse trajneri Sylvinho e zbardhi që të premten listën e 24 futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ekipi do të jetë i bashkuar vetëm këtë të hënë, teksa sipas burimeve në stafin e ekipit përfaqësues, vetëm Mario Mitaj pritet të jetë që këtë të diel në Tiranë.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe komentatori i mirënjohur, Alban Xhihani.

Nga studoi Xhihani fillimisht vuri në dukje vështirësinë e madhe që ka grupi i Kombëtares, në Nations League, ku çdo pozicionim në renditje është i mundshëm, teksa më tej foli edhe për rikthimin e Muçit e Dakut në Kombatres, si dhe ftesën e Pajazitit.

Në krahun tjetër, trajneri Ardjan Mema u shpreh se me kalimin e kohës trajneri duhet të bëjë ndryshime si në manovra adhtu edhe në futbollista, e më tej foli edhe për mosprezencën e Ernest Muçit, në sfidat e shtatorit për Nations League.

Alban Xhihani: Kemi një grup të vështirë në Nations League, mund të dalësh i pari i katërti i ke të gjitha opsione. Te gurmbullimet kemi pak ndryshime. Jemi pa Brojën pa Manajn kemi Dakun, Muçin, por pastaj është problemi se sa do të arrijnë të përballojnë dy 90 minutsha, për të mos u përsëritur një tjetër rast Manaj.

Rikthimi i muçit është një lajm i mirë, kthehet pas një presioni të madh, ku në çdo konferencë trajneri i është kërkuar shumë prezenca e tij në skuadër. Është një lojtar i mirë, luan shumë mirë te Besiktas.

Sa i përket Pajazisit është i njëjti rast si me Medon Berishën. Sic mori Berishën nga Kombëtarja U21 mori edhe Pajaztin. Në datë 15 “Shpresat” e Alban Bushit do të luajnë ndeshjen e fundit të eleminatoreve. Është një gjë e mirë kur merr lojtarë nga grupet e moshave, por në thelb janë po të njëjtët lojtraë.

Ardjan mema: Trajneri duhet të bëjë ndrryshime, si në manovra shtu ëedhe në futbollista. Nuk po të luash gjithmonë me të njëjtën skemë dhe të njëjtë lojtarë. Nuk e kuptoj mosthirrjen e Muçit, pasi aty ka lojtarë që nuk luajnë aq minuta sa Muçi.

Deri diku kuptohet, Sylvinho ka një barrë shumë të madhe mbi supe, por ai duhet të ndryshojë diçka dhe nisem nga De la Fuente, që mori lojtarët nga moshat dhe doli kampion, pra këto lojtarë që të shfrytëzojnë potencialin e tyre duhet t’i thërrasësh nga moshat dhe t’i fusësh të luash dhe në rastin e Muçit nuk mund të lësh jashtë një lojtar si ai. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Përfundon java e tetë, fitojnë Partizani, Egnatia, Dinamo City e Teuta

6 October 2024 at 21:56

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1. /FSHF

Liverpool mendon për pasardhësin e “faraonit”, “Të Kuqtë” vihen pas “yllit” të Dortmund

6 October 2024 at 21:36

Pavarësisht se shprehur haptazi besnikërinë e tij, ndaj “Të Kuqve” të Liverpool, sërish mosha bën të vetën dhe së shpejti në “Anfield” mund të mbërrijë një zëvendësues për “faraonin”, Mohamed Salah.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, mes shumë emrave të kërkuar nga tekniku Arne Slot është edhe “ylli” gjerman i “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, karim Adeyemi, me 22-vjeçarin që i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe një kalim në Premier League nuk përjashtohet.

Megjithatë, duke se Liverpool kërkon të sigurojë më shpejt shërbimet e “pistonit” të sulmit, teksa është gati të paguajë që në merkaton e dimrit plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se Karim Adeyemi ka patur një nisje fantastike të këtij sezoni, teksa në 8 sfidat e para, në Bundesliga, Champions dhe Kupën e Gjermanisë ka arritur të shënojë plot 5 gola, si dhe të asistojë në 5 raste të tjera shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

❌
❌