Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismaili optimistë për vazhdimësinë e serisë pozitive

8 October 2024 at 14:59

Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për sfidën kundër Polonisë, që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Për dallim nga seanca e djeshme, lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Afrim Tovërlani sot u angazhuan në një stërvitje shumë më dinamike dhe të intensifikuar.

Faton Bunjaku, një nga futbollistët e grumbulluar, ndau përshtypjet e tij për seancën e sotme: “Stërvitja shkoi shumë mirë. Çdo herë që jemi bashkë me Kombëtaren U21, atmosfera është fantastike. Jemi shumë të harmonizuar sepse njihemi mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi qenë të grumbulluar disa herë dhe nuk ka pasur shumë ndryshime në grup”.

“Shumë prej nesh janë pjesë e Superligës, prandaj bashkëpunimi është natyral, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Ne presim një mbështetje të madhe nga publiku dhe besojmë se do t’i shpërblejmë me performancën tonë. Mesazhi im për tifozët është ejani në stadium sepse së shpejti do të jemi edhe ne pjesë e Kombëtares A, dhe ne nuk do të mungojmë në përpjekjen për fitore”, tha sulmuesi i Malishevës.

Fatjon Bunjaku

Edhe Redon Ismaili u shpreh optimist për duelin ndaj polakëve, të cilët janë në mesin e favoritëve të grupit: “Sot ishte seanca jonë e dytë dhe gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Dje u përqendruam në rigjenerim, pasi erdhëm nga ndeshjet me klubet tona, ndërsa sot stërvitja ishte më dinamike”.

Redon Ismaili

“Atmosfera në grup është shumë pozitive dhe ekipi është i përgatitur mirë. Nga nesër, do të fokusohemi më shumë në aspektin taktik dhe analizën e Polonisë, e cila është një kundërshtare e fortë. Megjithatë, kemi një seri pozitive prej pesë ndeshjeve pa humbje dhe do të luajmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku nuk kemi luajtur për një kohë të gjatë. Ndjenja është e jashtëzakonshme dhe besojmë në një rezultat pozitiv”, deklaroi mesfushori i Partizanit dhe Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/ 

The post Kosova U21 zhvillon stërvitjen e radhës: Bunjaku dhe Ismaili optimistë për vazhdimësinë e serisë pozitive appeared first on Telegrafi.

Pëson ndryshime lista e Shqipërisë, Sylvinho fton talentin nga U21

8 October 2024 at 14:44

Lista e Kombëtares A të Shqipërisë ka pësuar sërish ndryshime para ndeshjeve të muajit tetor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata.

Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. /Telegrafi/

The post Pëson ndryshime lista e Shqipërisë, Sylvinho fton talentin nga U21 appeared first on Telegrafi.

Është golashënuesi më i mirë në Bundesliga, Liverpooli po e kërkon yllin egjiptian

8 October 2024 at 12:51

Omar Marmoush është futbollisti i momentit në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Sulmuesi egjiptian është duke shkëlqyer me Eintracht Frankfurtin dhe është golashënuesi më i mirë në Bundesliga.

Liverpool raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush.

“Omar Marmoush është në listën e FC Liverpool. Reds po e monitorojnë nga afër situatën e tij”, raporton Florian Plettenberg.

“Ndërkohë, Eintracht Frankfurt dëshiron ta zgjasë kontratën e tij herët me një vit deri në vitin 2028. Pa një klauzolë lirimi”.

“Prioriteti kryesor për klubin është të mbajë top-sulmuesin 25-vjeçar në dimër. 9 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat deri më tani”, ka raportuar Plettenberg.

25-vjeçari ka shtatë vite në Gjermani, kur fillimisht iu bashkua Wolfsburgut, derisa tani vlera e tij ka arritur në 22 milionë euro. /Telegrafi/

The post Është golashënuesi më i mirë në Bundesliga, Liverpooli po e kërkon yllin egjiptian appeared first on Telegrafi.

Lewandowski arrin një rekord në La Liga, vetëm Messi e bënte këtë

8 October 2024 at 12:31

Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola në nëntë ndeshjet e tij të para në La Liga këtë sezon.

Ky rekord e sheh Lewandowski afër fillimit të fuqishëm të Lionel Messit në sezonin 2017/18 në La Liga. Atë sezon, Messi shënoi 11 gola në nëntë ndeshjet e tij të para.

Teamwork!#StanleyTools pic.twitter.com/JeuaEX9Zen

— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 7, 2024

Në 10 sezonet e fundit në La Liga, asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në nëntë ndeshjet e tyre të para.

⚠ 𝙒𝘼𝙍𝙉𝙄𝙉𝙂 ⚠ pic.twitter.com/PoyIJIlESI

— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 7, 2024

Lewandowski shënon mesatarisht më shumë se një gol për lojë këtë sezon me 12 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Me këtë ritëm, Lewandowski mund të shënon lehtësisht 50 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe ai tanimë është favoriti numër një për ta fituar ‘Pichichin’ në La Liga. /Telegrafi/

The post Lewandowski arrin një rekord në La Liga, vetëm Messi e bënte këtë appeared first on Telegrafi.

Përballja e parë e Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup

8 October 2024 at 11:37

Rrugëtimi i Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup, fillon të mërkurën.

Mitrovicasit ndodhen në Grupin H, ku do të kenë përballje mjaft të forta. Në këtë grup garojnë MHP Riesen Ludwigsburg e Gjermanisë, JDA Bourgogne Dijon e Francës dhe Caledonia Gladiators e Skocisë.

Kampionët e Kosovës ndeshjen e parë do ta kenë ndaj JDA Bourgogne Dijon, që zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:00.

Më pas do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.

Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

The post Përballja e parë e Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup appeared first on Telegrafi.

Vetëm një muaj pasi iu bashkua, Depay pritet të largohet nga skuadra braziliane

8 October 2024 at 08:34

Memphis Depay ka befasuar të gjithë javë më parë kur vendosi të transferohet në Superligën e Brazilit.

Sulmuesi holandez kishte oferta nga top klube evropiane, megjithatë ai vendosi që karrierën ta vazhdoj te skuadra e famshme braziliane Crointhians.

Depay ‘mund të largohet nga Corinthians ‘, raporton Paulo Vinicius Coelho i Finances of Sport (nëpërmjet Walter Zimmermann i Mundo Deportivo ).

Paga e holandezit vjen nga sponsori kryesor i klubit, Esportes da Sorte.

Kompania është në prag të kolapsit pasi është hetuar për ‘veprimtari kriminale’ nga qeveria braziliane; Corinthians mund të detyrohet të ndërpresë kontratën me Memphis për shkak të kësaj.

30-vjeçari do të qëndrojë në klub nëse e gjen veten një sponsor të ri, por kjo duket vërtet e vështirë për momentin.

Memphis iu bashkua Corinthians si lojtar i lirë në fillim të shtatorit.

Ai ka dy asistime në katër paraqitje për skuadrën braziliane deri më tani./Telegrafi/

The post Vetëm një muaj pasi iu bashkua, Depay pritet të largohet nga skuadra braziliane appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Liverpooli po has në vështirësi për kontratat e reja me treshen e madhe

7 October 2024 at 15:50

Liverpooli e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në Angli, ku po kryeson kampionatin Ligën Premier.

Pas shtatë xhirove të para, The Reds kanë marrë gjashtë fitore dhe kanë një disfatë duke e nisur furishëm sezonin e ri.

Megjithatë një problem në kampin e Liverpoolit është edhe rinovimi i kontratave me yjet kryesorë të skuadrës.

Sipas Paul Joyce i The Times, Liverpool po negocion kontrata të reja me futbollistët e skuadrës së tyre.

Jarell Quansah dhe Ibrahima Konate janë në bisedime paraprake, ndërsa nuk ka asnjë përditësim pozitiv në lidhje me treshen e madhe si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk.

Joyce e kupton se Liverpool kontaktoi agjentët e tyre në lidhje me një zgjatje, por nuk mundi të gjente një gjuhë të përbashkët.

Si rezultat, tani ka një ngërç mes dy palëve. Koha po mbaron edhe pse të tre lojtarët nuk do të jenë më pjesë e Liverpool verën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Liverpooli po has në vështirësi për kontratat e reja me treshen e madhe appeared first on Telegrafi.

Nga Laroshi te Jamal, Llugiqi e Manaj – formacioni i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë

7 October 2024 at 14:45

Ka përfunduar xhiro e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku dy ndeshje derbi u zhvilluan.

Vëmendja ishte në derbin e qytetit të Gjilanit, ku Drita dhe Gjilani luajtën baras të shtunën 1-1, derisa të dielën në derbin tjetër Llapi dhe Ballkani gjithashtu barazuan 0-0.

Ferizaj u rikthye te fitoret pasi mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1, derisa fitore komode mori Prishtina pasi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 2-0.

Malisheva ka marrë një fitore spektakolare pasi triumfoi me rikthim në udhëtim te Suhareka 1-3.

Telegrafi Sport si gjithmonë ka zgjedhur më të mirët e xhiros, ku kësaj radhe dominohet nga futbollistët malishevas.

Portieri:

Në portë është Vokli Laroshi, i cili ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Llapit. Portieri nga Shqipëria ka katër ndeshje pa pranuar gol dhe në derbi ndaj Ballkanit bëri disa pritje fantastike duke mbajtur portën e paprekur në barazimin e Llapit 0-0.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vije me tre qendër mbrojtës, të cilët kanë qenë vendimtar në sukseset e skuadrave të tyre.

Ermin Imamovic i ka siguruar fitoren Ferizajt, jo me gol ose asistim, por me një ndërhyrje vendimtare në minutën e 89-të duke shpëtuar gol të sigurt. Qendërmbrojtësi boshnjak gjatë gjithë ndeshjes ishte fantastik për Ferizajn që u rikthye te fitoret pasi mposhti Dukagjinin 2-1.

Fantastik këtë javë ka qenë edhe Arbër Prekazi në mbrojtje përballë Suharekës. Malisheva triumfoi me rikthim 1-3 derisa Prekazi ishte i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes.

Arago Jamal ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit me fanellën e Gjilanit. Qendërmbrojtësi nga Liberia ka larguar thuajse çdo top nga zona e Gjilanit dhe ishte ndër futbollistët më meritorë që bardhekuqtë nuk u mposhtën në derbi nga Drita.

Mesfusha:

Këtë javë vije një mesfushë më e ngjeshur me dy anësorë që luajnë edhe në mbrojtje si Armend Thaqi dhe Arlind Veliu.

Thaqi ishte vendimtar në barazimin e Gjilanit në derbi ndaj Dritës 1-1. Përveç që ishte i pakalueshëm në mbrojtje, anësori realizoi edhe golin nga penalltia.

Lindon Emërllahu vazhdon me paraqitje shumë të mira me fanellën e Ballkanit. Talenti suharekas edhe në derbi ndaj Llapit shkëlqeu duke dominuar në mesfushë.

Fantastik ka qenë këtë xhiro edhe talenti prishtinas Rigon Llugiqi. Mesfushori i talentuar shkëlqeu në fitoren e Prishtinës 2-0 ndaj Feronikeli ’74, duke shënuar edhe një gol shumë të bukur.

Në krahun e majtë të mesfushës vije Arlind Veliu që ishte i pandalshëm për Malishevën. Anësori shënoi dy herë ndaj Suharekës në fitoren 1-3, edhe pse njëri gol iu anulua për pozitë jashtë loje. Gjithsesi ai ishte më meritori për suksesin e Malishevës në Suharekë.

Si mesfushor ofensivë vije Etnik Brruti që pati paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Malishevës 1-3 në udhëtim te Suhareka. Brruti dominoi në mesfushën e dy skuadrave, derisa krijoi disa raste të mira shënimi për bashkëlojtarët e tij.

Sulmuesit:

Dy sulmues vendimtar për skuadrat e tyre, njëri për fitore dhe tjetri për barazim dhanë kontribut të madh. Abden Abdul shkëlqeu ndaj Dukagjinit në fanellën e Ferizajt me një gol dhe një asistim në këtë sfidë.

Fantastik ka qenë në derbi edhe Arb Manaj, që shënoi golin e vetëm për Dritën. Manaj kishte shumë duele të fituara, derisa me golin e shënuar tregoi instiktin e një sulmuesi ‘vrastar’. Klinasi ngadalë po rikthehet në formën e tij më të mirë.

Trajneri i javës: 

Ky epitet shkon padyshim për Bekim Isufin. Trajneri gjilanas e pa vetën në disavantazh nga Suhareka 1-0, derisa në fund arriti një fitore spektakolare me rikthim 1-3. Isufi motivoi futbollistët e tij për një rikthim të madh, por edhe zëvendësuesit ishin fantastik në këtë sfidë.

 

The post Nga Laroshi te Jamal, Llugiqi e Manaj – formacioni i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë appeared first on Telegrafi.

Foda thotë se Kosova luan për dy fitore në dy ndeshjet e tetorit

7 October 2024 at 12:43

Franco Foda ka dalë në konferencë për media për të folur për dy ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvilloj në muajin tetor.

Dardanët do të ndeshen fillimisht me Lituaninë në udhëtim më 12 tetor dhe tre ditë më vonë presin Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përzgjedhësi Foda ka folur për objektivat që ka Kosova në këto dy sfida.

“Nëse duam ta fitojmë këtë grup duhet që t’i fitojmë të dyja këto ndeshje”, tha fillimisht Foda.

“Fillimisht kemi disa ide dhe do ta shohim gjatë stërvitjeve se s’i do të luajmë me dy apo me një sulmues”.

“E rëndësishme është të kemi posedimin e topit dhe së bashku si grup të fitojmë ndeshjet”, deklaroi fillimisht Foda. /Telegrafi/

The post Foda thotë se Kosova luan për dy fitore në dy ndeshjet e tetorit appeared first on Telegrafi.

Ademi dhe Fetahu takohen me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për shtrirjen dhe zhvillimin e futbollit e basketbollit në këtë pjesë

7 October 2024 at 12:36

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, zhvilluan një vizitë të përbashkët në komunën e Leposaviqit, ku u pritën ngrohtësisht nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi palët diskutuan për një sërë projektesh të përbashkëta që kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e sportit në këtë rajon.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte shtrirja dhe zhvillimi i futbollit dhe basketbollit në komunën e Leposaviqit, përmes projekteve të reja infrastrukturore, të cilat synojnë ndërtimin dhe përmirësimin e fushave sportive dhe objekteve të tjera që do të krijojnë kushte optimale për të rinjtë e kësaj zone, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk ka pasur zhvillim në infrastrukturën sportive.

Përmes këtyre projekteve, pritet të rritet cilësia e jetës sportive dhe sociale, duke krijuar hapësira të reja për aktivitet fizik, garë dhe bashkëpunim mes komuniteteve lokale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i takimit ishte përfshirja aktive e fëmijëve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë trevë. Përmes zhvillimit të futbollit dhe basketbollit në këtë pjesë do të promovohet toleranca, mirëkuptimin dhe bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme etnike.

The post Ademi dhe Fetahu takohen me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për shtrirjen dhe zhvillimin e futbollit e basketbollit në këtë pjesë appeared first on Telegrafi.

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

7 October 2024 at 11:44

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Barcelonës, pasi një nga futbollistët më të mirë të skuadrës është gati për tu rikthyer pas një lëndimi të gjatë.

Hansi Flick thuhet se po mendon të thërrasë Gavi për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës kundër Sevillas .

Ndeshja do të zhvillohet në shtëpi më 20 tetor pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Gavi është stërvitur jashtëzakonisht mirë dhe Flick madje ka bërë shaka me të, duke thënë: “Ndaloni stërvitjen kaq shumë!” Kjo nxjerr në pah formën mbresëlënëse të mesfushorit teksa ai kërkon të rikthehet.

Stafi teknik i Barcelonës beson se kjo ndeshje mund të jetë mundësia perfekte që Gavi të rikthehet pas njëmbëdhjetë muajsh mungesë. Prania e tij në fushë mund të rrisë performancën e ekipit.

Tifozët janë të etur për ta parë Gavi përsëri në veprim, veçanërisht duke pasur parasysh talentin e tij dhe ndikimin e mundshëm në lojë.

Rikuperimi i tij do të jetë një nxitje e rëndësishme për Barcelonën pasi synojnë sukses këtë sezon. /Telegrafi/

The post Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi appeared first on Telegrafi.

U lënduan dy yjet e Bayernit, Kompany jep detaje për gjendjen e tyre 

7 October 2024 at 10:54

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 3-3 në udhëtim te Eintracht Frankfurt të dielën mbrëma në Bundesliga.

Megjithatë barazimi mbeti në plan të dytë, pasi gjigantit gjerman iu lëndua dy ndër futbollistët kryesorë.

Sulmuesi anglez Harry Kane dhe mbrojtësi francez Dayot Upamecano u lënduan në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.

Pas ndeshjes ka folur trajneri Vincent Kompany duke treguar për gjendjen e futbollistëve të tij.

“Është ende herët për të thënë se çfarë ka Harry. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. E njëjta gjë vlen edhe për Upamecano.

🔴 JETZT LIVE: Pressetalk nach dem 3-3 in Frankfurt. 🎥

👉 https://t.co/mvgvIDIpxV#SGEFCB #MiaSanMia

— FC Bayern München (@FCBayern) October 6, 2024

“Kjo javë ishte një test i vërtetë për ekipin tonë për të parë se sa dominues mund të jemi kundër ekipeve të tilla tre herë në javë. Nëse nuk ka asgjë serioze, atëherë është një shenjë e mirë se çfarë mund të arrijmë këtë sezon”.

“Sigurisht që ne duhet t’i kemi të gjithë në formë. Shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, deklaroi Kompany. /Telegrafi/ 

The post U lënduan dy yjet e Bayernit, Kompany jep detaje për gjendjen e tyre  appeared first on Telegrafi.

Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e Pogbas, ai do ta ndërpres kontratën me Juventusin

7 October 2024 at 10:17

Paul Pogbas i është zvogëluar dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe ylli francez pritet në mars të rikthehet në fusha të blerta.

Mesfushori francez nga janari mund të filloj stërvitjet me skuadrën, megjithatë ai nuk do të vazhdoj me Juventusin.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Pogba pritet të bie dakord me Juventusin për ndërprerjen e kontratës dhe do të mbetet lojtar i lirë.

“Paul Pogba dhe Juventusi , pritet të bien dakord për ndërprerjen e kontratës pasi ai do të bëhet një agjent i lirë”.

“Bisedimet do të vijojnë nga nesër pas vendimit të CAS, pasi Paul do të jetë i disponueshëm nga marsi. Paul Pogba gjithashtu mendon se një fillim i ri do të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe karrierën e tij”, ka raportuar Fabrizio Romano.

Ndalimi i dopingut të Paul Pogba është ulur ndjeshëm nga katër vjet në 18 muaj pas një apelimi të suksesshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

🚨 Paul Pogba and Juventus, expected to agree on contract termination as he will become a free agent.

Talks to follow from tomorrow after CAS verdict, as Paul will be available from March.

Paul Pogba also feels a fresh start would be best solution for him and his career. pic.twitter.com/niTvAzRbzt

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 6, 2024

Ky vendim, i shpallur më 4 tetor 2024, lejon Pogba të kthehet në futbollin konkurrues duke filluar nga marsi 2025.

Ndalimi fillimisht u vendos pasi ai rezultoi pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar që rrit nivelet e testosteronit, pas hapjes së sezonit të Juventusit kundër Udineses në gusht 2023./Telegrafi/

The post Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e Pogbas, ai do ta ndërpres kontratën me Juventusin appeared first on Telegrafi.

Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers

7 October 2024 at 08:49

Një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, LeBron James, realizoi ëndrrën e tij pasi mbrëmë luajti së bashku me djalin e tij Bronny në një ndeshje zyrtare dhe kështu hyri në historinë e NBA.

LeBron dhe Bronny luajtën për Los Angeles Lakers në një humbje parasezonale ndaj Phoenix (118:114) dhe kështu u bënë baba dhe bir të parët që luajtën së bashku në çdo ndeshje NBA.

Ishte vetëm një përmbledhje e momentit historik që do të ndodhë kur në fund të tetorit të fillojë zyrtarisht sezoni në NBA, sepse ky duel u luajt si paraprak.

LeBron e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime në 16 minuta, ndërsa Bronny kishte vetëm dy kërcime në 13 minuta.

LeBron James. Bronny James.

The father-son duo share the court for the first time together! 👏 pic.twitter.com/93hC7k64gK

— NBA (@NBA) October 7, 2024

Meqë ra fjala, LeBron në dhjetor do të mbushë 40 vjeç dhe sezonin e kaluar ai mesatarisht shënoi 25.7 pikë, 8.3 asistime dhe 7.3 kërcime në 71 ndeshje.

Nga ana tjetër, Bronny u caktua si zgjedhja e 55-të dhe nënshkroi një kontratë katërvjeçare me vlerë 7.9 milionë dollarë. /Telegrafi/

The post Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers appeared first on Telegrafi.

​Çeku: Infrastruktura sportive ka të buxhetuar mbi 200 milionë euro

6 October 2024 at 14:50

Investimi në infrastrukturën e futbollit po i kushton Ministrisë së Kulturës mbi 200 milionë euro.

Gjithashtu, kjo ministri po planifikon ndërtimin e stadiumit nacional, aty ku edhe do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetare, në vitin 2030.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në ditën e dytë të këshillit të përgjithshëm të VV-së, është shprehur se deri në vitin 2028, synojnë që Kosova të jetë e para në rajon për infrastrukturën e futbollit dhe eksportues i futbollistëve të talentuar.

Ndërsa, për stadiumin nacional, së bashku me ministrin e financave, Hekuran Muratin po negociojnë kredi ndërkombëtare.

“Po investojmë mbi 200 milionë euro për të kompletuar infrastrukturën e futbollit në vendin tonë… Deri në vitin 2028 synojmë që të jemi të parët në rajon, për infrastrukturën e futbollit dhe të jemi vend eksportues i futbollistëve të talentuar”.

“Ndërsa, lajm tjetër i mirë në futboll që aktualisht, me ministrinë e financave jemi duke negociuar kredi ndërkombëtare, për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës”.

“Ende nuk e dimë lokacionin e saktë sepse, po bëhen analizat se ku do të ndërtohet, mirëpo ajo që e dimë është kjo në këtë stadium nacional do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetarë në vitin 2030”, ka thënë Çeku.

The post ​Çeku: Infrastruktura sportive ka të buxhetuar mbi 200 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Juventusi pranon golin e parë në kampionat dhe ndalet në barazim nga Cagliari

6 October 2024 at 14:30

Juventusi është ndalur në barazim nga Cagliari në ndeshjen e xhiros së shtatë para adhuruesve të vet 1-1.

Vetëm pas 15 minutave lojë vendasit gjetën golin e epërsisë me anë të një penalltie të shënuar.

Ishte sulmuesi serb Dusan Vlahovic që realizoi nga pika e bardhë për epërsinë e hershme të Zonjës së Vjetër 1-0.

Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por duke i shpërdoruar të gjitha ato dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të tyre.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për bardhezinjtë të cilët krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.

46' | 🔁 | Half-time swap ⚪⚫
🟢➡ Fagioli
🔴⬅ Koopmeiners#JuveCagliari [1-0] pic.twitter.com/veQY5u9o5y

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 6, 2024

Por goli i dytë në ndeshje u shënua nga mysafirët të cilët fituan një penallti në minutën e 88.

Mesfushori rumun Razvan Marin u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm një minutë më vonë, Concecaio i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Deri në fund më nuk pati gola përkundër tetë minutave shtesë dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

69' | 😩 | Conceicao weaves his way past his man, fires from a tight angle, but the keeper punches it clear!#JuveCagliari [1-0] pic.twitter.com/HnClqrNjib

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 6, 2024

Juventus tani zë vendin e tretë me 13 pikë pas shtatë xhirove, derisa Cagliari është në pozitën e 15-të me gjashtë pikë.

Në xhiron e ardhshme Juventusi luan sërish para adhuruesve të  vet ku pret Lazion, derisa Cagliari përballet me Torinon. /Telegrafi/

The post Juventusi pranon golin e parë në kampionat dhe ndalet në barazim nga Cagliari appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Juventusit tregon nëse do t’i ndërpritet Pogbas kontrata

6 October 2024 at 12:31

Paul Pogba ka marrë një lajm të madh, pasi iu reduktua dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Mesfushori francez në janar pritet të rifillojë stërvitjet, derisa në mars mund të luaj edhe zyrtarisht.

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka bërë një deklaratë për Paul Pogba , të cilit së fundmi iu reduktua ndalimi nga futbolli nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Ka pasur zëra që qarkullojnë që pretendojnë se Juventus do të ndërpresë kontratën e tij, por ekzekutivi i Juventusit pretendon se një vendim ende nuk është marrë.

“Do të marrim një vendim pas deklaratës zyrtare nga TAS”, tha shefi i Juventusit.

“Ai ishte një lojtar i madh, por ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë… le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Guintoli. /Telegrafi/

The post Drejtori i Juventusit tregon nëse do t’i ndërpritet Pogbas kontrata appeared first on Telegrafi.

Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij

6 October 2024 at 12:15

Ansu Fati u rikthye te Barcelona pas huazimit te Brightoni, por duket se ai do të qëndroj vetëm edhe disa muaj te kjo skuadër.

Trajneri gjerman Hansi Flick i ka dhënë disa minuta sulmuesit, megjithatë Fati nuk ka arritur të bëj asgjë të jashtëzakonshme në fushë.

Fati nuk bën pjesë më në planet e trajnerit gjerman i cili ia ka kumtuar këtë vet sulmuesit.

Kësisoj mediat spanjolle kanë raportuar se largimi i tij nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit është i sigurt.

Por e ardhmja e Fatit pritet të jetë sërish në La Liga, pasi ai pritet të vazhdoj karrierën te Sevilla.

Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e lojtarit si huazim te Sevilla për gjashtë muaj, në mënyrë që ai ta rikthejë formën më të mirë. /Telegrafi/ 

 

The post Ansu Fati në janar pritet të largohet nga Barcelona, mësohet destinacioni i tij appeared first on Telegrafi.

Flick flet për zemërimet e Lewandowskit dhe Yamalit pas zëvendësimeve

6 October 2024 at 10:57

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka trajtuar polemikat e fundit rreth reagimeve të zemëruara të Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal për t’u zëvendësuar gjatë lojës kundër Young Boys.

Të dy lojtarët ishin dukshëm të pakënaqur me largimin nga fusha, por Flick mbetet i palëkundur në vendimin e tij.

“Është normale, çdo lojtar dëshiron të luajë 90 minuta, por gjërat ishin ashtu siç ishin dhe ju duhet të bëni ndryshime”.

“Unë e mora këtë vendim, ata duhet ta pranojnë dhe e pranojnë”, deklaroi trajneri gjerman.

Flick theksoi në mënyrë specifike zotërimin e kufizuar të Lamine Yamal në pjesën e dytë, por vlerësoi qëndrimin e tij pozitiv.

“Lamine nuk kishte shumë topin, por qëndrimi i tij është shumë pozitiv dhe do ta tregojë edhe një herë”.

Zëvendësimet nuk e penguan paraqitjen e Barcelonës, pasi siguruan një fitore bindëse ndaj Young Boys.

Qasja pragmatike e Flick thekson rëndësinë e vendimeve strategjike në futbollin me aksione të larta. /Telegrafi/

The post Flick flet për zemërimet e Lewandowskit dhe Yamalit pas zëvendësimeve appeared first on Telegrafi.

Jasir Asani në top formë, shënon sërish për fitoren e skuadrës së tij

6 October 2024 at 10:37

Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të.

Asani ka vulosur fitoren e Gwangju në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 3-1.

Për Asanin ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/ 

VIDEO e golit

The post Jasir Asani në top formë, shënon sërish për fitoren e skuadrës së tij appeared first on Telegrafi.

❌
❌