Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Boçi zbulon se ku do zhvendoset protesta dhe mosbindja civile

8 October 2024 at 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçjano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se mosbindja civile do vijojë me të gjitha format të cilat do të vendosen në mbledhjen e grupit të PD.

Ai tregoi se një protestë do të zhvillohet edhe para Parlamentit Evropian, ku siç tha nuk do të ketë vetëm deputetë.

“Do ketë forma të tjera të mosbindjes civile, të gjitha janë opsion, edhe bllokimet e rrugëve, edhe ngujimet. Detajet do të zbulohen në ditët në vijim, nuk mund t’i zbuloj se ky është vendimi ynë dhe do t’i zbulojmë në ditët në vijim. Mosbindja vetë ka edhe kreativitetin brenda, mund të krijohen rrethana për një veprim të paparashikuar, grupi parlamentar do të mblidhet nesër dhe do të vendosë. Do kemi edhe një protestë në Parlamentin Evropian, ku do ketë edhe njerëz të tjerë, jo vetë deputetë”, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Boçi zbulon se ku do zhvendoset protesta dhe mosbindja civile appeared first on Euronews Albania.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë

8 October 2024 at 22:26

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor, raporton Klan Kosova, transmeton KosovaPress.

Sipas kësaj medie që i referohet burimeve, Krasniqi nuk arriti të marrë pjesë në varrimin e të vëllait (të dielën, 6 tetor), ndërsa Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë këto dy ditë, “por me masa të kufizuara, të caktuara nga Gjykata”.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, por që nuk ka kthyer deri tani përgjigje.

Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë dy ditë më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të enjten në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Ish-drejtues policie kur PD ishte në pushtet drejtuan protestën, e zbulon Ferhati

8 October 2024 at 21:49

Gazetari Eni Ferhati tha në emisioni Now në Euronews Abania se protesta e PD një ditë më parë u drejtua nga ish-drejtues policie të kohës kur PD ishte në pushtet.

Ai tregoi se mes të shpallurve në kërkim për akte të dhunshme gjatë protestës ishte edhe Hivzi Bushati, ish-kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në kohën e PD.

“Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-drejtuesi i policisë në kohën e qeverisjes së PD, Hivzi Bushati, që ka qenë komandant i forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Unë kam vënë re edhe ish-efektive të tjerë, efektive në nivele ët mesme dhe të thjeshtë që kanë qenë në detyrë në kohën e PS të cilët kanë qenë me veprime aktive në terren në cilën e koordinatorëve të turmës së protestuesve. Edhe te PS ku intensiteti i sulmeve me molotov ishte më i lartë pashë një ish-efektiv të gardës në kohën e PD”, tha gazetari Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Ish-drejtues policie kur PD ishte në pushtet drejtuan protestën, e zbulon Ferhati appeared first on Euronews Albania.

Senatorët amerikanë thirrje Riadit për njohjen e Izraelit

8 October 2024 at 21:10

Dy senatorë amerikanë, njëri nga Partia Republikane dhe tjetri nga Partia Demokrate, po bëjnë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që administrata e Presidentit Joe Biden njoftohet ishte afër realizimit: lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Administrata e Presidentit Biden ka propozuar që në shkëmbim të vendosjes s marrëdhënieve med dy vendeve, Uashingtoni do t’i ofronte garanci sigurie Arabisë Saudite.

Pas Izraelit, Senatorët Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal, do të shkojnë në Arabinë Saudite.

“Ne mund t’ju ofrojmë një marrëveshje të sigurisë përmes Senatit, të ngjashme me atë që kemi me Japoninë dhe Australinë. Kjo duhet të kryhet gjatë administratës së Presidentit Biden pasi presidenti i ardhshëm do ta kishte shumë të vështirë të siguronte 67 votat e nevojshme për miratim”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

“Tani jemi para një mundësie historike. Kjo vërtetë do të ishte një arritje e mrekullueshme me ndikim afatgjatë…”, tha Senatori demokrat Richard Blumenthal.

Emiratet e Bashkuara janë vendi i fundit arab që lidhi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në vitin 2020, gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Sulmi i Hamasit, grup militant që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste dhe lufta që pasoi në Gazë, rikthyen në vëmendje kërkesën palestineze për pavarësi.

Senatorët amerikanë, Graham dhe Blumenthal pajtohen se palestinezët duhet të kenë të drejtën për vetëvendosje, por shtojnë se sulmi i Hamasit, e ka bërë të pamundur momentalisht zgjidhjen e konfliktit përmes krijimit të dy shteteve.

“Zgjidhja me dy shtete tani duket të jetë një anatemë. Në të njëjtën kohë, çdo paqe e qëndrueshme gjithëpërfshirëse për rajonin duhet të përfshijë një formë të vetëvendosjes dhe vetëqeverisjes për popullin palestinez. Por, nuk jam i sigurt se kjo është e arritshme në rrethanat aktuale”, thotë senatori Blumenthal.

“Zgjidhja me dy shtete për të cilën kemi biseduar në të kaluarën vdiq më 7 tetor. Populli izraelit nuk do të pranojë një shtet palestinez si rezultat i këtij sulmi barbar terrorist, sepse ai shpërblen terrorizmin”, tha Senatori Graham.

Megjithatë, Senatori Graham ofroi idenë e tij se si do të arrihej deri te e drejta për vetëvendosje për palestinezët.

“Arabët duhet të marrin përsipër çështjen palestineze. Autoriteti palestinez duhet të reformohet në Bregun Perëndimor. Rripi i Gazës duhet të rindërtohet. Ata duhet të ndryshojnë sistemin arsimor që të mos mësohet me urrejtje ndaj popullit hebre. Të bëhet de-radikalizimi dhe çmilitarizimi i Gazës dhe të ofrohen garancitë e sigurisë për shtetin e Izraelit”, tha Senatori Graham.

Senatorët amerikanë u takuan me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën. Në Riad, ata do të takohen me drejtuesin de-facto të Arabisë Saudite Princin e Kurorës Mohamman bin Salman.

Senatori Graham tha në Jerusalem nëse Riadi nuk e njeh Izraelin deri në Krishtlindje, atëherë Irani do të siguronte një fitore strategjike.

Lufta në Gazë ka sjellë shkatërrim dhe mbi 40 mijë viktima, sipas të dhënave palestineze. Imazhet nga Rripi i Gazës kanë nxitur reagime global dhe gatishmërinë e disa shteteve evropiane për të njohur shtetin palestinez.

 

 

The post Senatorët amerikanë thirrje Riadit për njohjen e Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Kasanof në rajon: SHBA mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës

8 October 2024 at 21:06

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht tërësinë tokësore sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe sulmet ndaj marrëveshjes së Dejtonit dhe thirrjet për shkëputje nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik janë të papërgjegjshme.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Bosnjë në fillim të një vizite në rajon, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë, shkruan VOA.

Kasanof tha se rruga e ndjekur nga presidenti i entitetit serb “është një qorrsokak i rrezikshëm për Bosnjën dhe e vë në rrezik të ardhmen e Republikës Serbe”.

Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë sanksionet, për të mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë ose provojnë të dëmtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit si dhe shtetin e Bosnjës dhe institucionet e saj”.

Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike.

Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që la pas vets mbi 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.

I dërguari amerikan pritet që të mërkurën të takohet në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa në Kosovë, sipas zyrtarëve të ambasadës amerikane, pritet të takohet me zyrtarë të qeverisë, udhëheqës të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori detyrën, të cilën deri në muajin maj e mbante diplomati Gabriel Escobar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kasanof në rajon: SHBA mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës appeared first on Euronews Albania.

Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”

8 October 2024 at 20:52

Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është “eliminuar”.

Ndërkohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se Teherani është armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë më 8 tetor se Hezbollahu, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është “organizatë pa kokë”.

“Nasrallah është eliminuar – zëvendësimi i tij me shumë gjasë është eliminuar”, u ka thënë Gallant zyrtarëve të komandës veriore ushtarake, pa ofruar më shumë hollësi.

“Nuk ka kush të marrë vendime, nuk ka kush të veprojë”.

Hezbollahu është i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hashem Safieddine, zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej të ngjitej në krye të grupit, mirëpo vendndodhja e tij nuk dihet prej kur Izraeli ka shënjestruar një takim të udhëheqësisë së Hezbollahut, më 2 tetor.

Hezbollahu nuk e ka komentuar fatin e Safieddinit, ndonëse anëtarë të paidentifikuar u kanë thënë mediave se grupi ka humbur kontaktin me të prej kur ka ndodhur sulmi.

Safieddine është shpallur terrorist global prej Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Harris ka thënë në programin e rrjetit CBS, 60 Minuta, se ajo e konsideron Iranin si armikun më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Irani ka gjak amerikan në duart e veta”, ka thënë ajo.

“Ajo çfarë kemi parë sa i përket sulmit ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë aftësi për t’u bërë fuqi bërthamore – ky është ndër prioritetet e mia kryesore”.

Harris nuk ka spekuluar nëse SHBA-ja do të ndërmarrë veprim ushtarak nëse vërtetohet që Irani është duke krijuar armë bërthamore.

Teherani ka mohuar se po krijon armë të tilla, dhe pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar” appeared first on Euronews Albania.

Orban njofton festë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë: Do hapim shampanjë

8 October 2024 at 20:47

Udhëheqësi hungarez Viktor Orbán tha se do të hapte “disa shishe shampanjë” nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Kryeministri hungarez është planifikuar të presë liderët e tjerë të BE-së në një samit në Budapest, disa ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

“Ne do të hapim disa shishe shampanjë nëse Trump kthehet”, tha Orbán të martën, duke e përshkruar samitin e BE-së në nëntor si një moment që blloku të mblidhet “për të provuar të gjejë një zë të përbashkët”.

Orbán tha se nëse Trump zgjidhet president, ai nuk do të presë deri në inaugurimin, por do të veprojë menjëherë “për të vendosur paqen” midis Ukrainës dhe Rusisë “në mënyrë që si udhëheqës evropianë të mos kemi kohë për të humbur”.

“Së pari duhet të reagojmë intelektualisht, filozofikisht dhe më pas strategjikisht”, shtoi Orbán.

Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se ai mund të sillte paqen në Ukrainë “shumë shpejt”, duke mos ofruar detaje se si mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme. Pikëpamjet e Orbanit për pushtimin rus pasqyrojnë nga afër pikëpamjet e ish-presidentit amerikan, i cili u akuzua nga nënpresidentja e SHBA dhe kandidatja demokrate për president Kamala Harris se përsëriste idetë e Vladimir Putinit, raporton Guardian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban njofton festë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë: Do hapim shampanjë appeared first on Euronews Albania.

13 shtete të SHBA padi kundër TikTok: Të rinjtë luftojnë me shëndetin mendor

8 October 2024 at 20:42

TikTok po përballet me padi të reja nga 13 shtete amerikane dhe kryeqyteti i Uashingtonit, District of Columbia, duke akuzuar rrjetin social popullor për dëmtim dhe dështim në mbrojtjen e të rinjve.

Paditë, të paraqitura veçmas në Nju Jork, Kaliforni, Distriktin e Kolumbisë dhe 11 shtete të tjera, zgjasin betejën ligjore të TikTok të Kinës me rregullatorët amerikanë, me kërkesat që TikTok të paguajë gjoba të reja, raporton AP.

Federatat akuzojnë TikTok për përdorimin e qëllimshëm të softuerit të krijuar për të krijuar varësi dhe për t’i mbajtur fëmijët të mbërthyer në ekranet sa më gjatë dhe sa më shpesh të jetë e mundur, dhe se ka keqinterpretuar efektivitetin e moderimit të përmbajtjes së tij.

“TikTok kultivon varësinë e mediave sociale për të rritur fitimet e korporatave. TikTok synon qëllimisht fëmijët duke e ditur se fëmijët nuk kanë ende mekanizmat mbrojtës ose aftësinë për të vendosur kufij të shëndetshëm rreth përmbajtjes së varësisë”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta.

Shtetet që kanë paditur kompaninë pretendojnë se TikTok kërkon të maksimizojë kohën që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion në mënyrë që t’i bombardojë më pas me reklama.

“Të rinjtë po luftojnë me shëndetin mendor për shkak të platformave të rrjeteve sociale të varura si TikTok”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James.

TikTok tha sot se kundërshton me forcë akuzat dhe i konsideron shumë prej tyre si “të pasakta dhe mashtruese”.

 

 

The post 13 shtete të SHBA padi kundër TikTok: Të rinjtë luftojnë me shëndetin mendor appeared first on Euronews Albania.

Vendimi i fortë për protestën e opozitës! Këlliçi: Do të zhvendosemi para…

8 October 2024 at 20:33

Ish-deputeti i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e Partisë Demokratike do të përshkallëzohet duke nisur nga java tjetër.

Ai tregoi se një nga idetë e diskutuara si hap i radhës është që protesta të zhvendoset edhe para Parlamentin Evropian, për të ndërgjegjësuar cilindo eurodeputet apo zyrtar evropian për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Sot kemi pasur një mbledhje të drejtuesve politikë të 12 qarqeve në selinë e PD për të përcaktuar hapat e mëtejshëm, ka një vendimmarrje të qartë që aksioni duhet të jetë permanent, duhet të vijojë duke nisur nga java tjetër, pra nuk do të presim muaj për të vepruar. Është ende në diskutim a do vijojë në Tiranë  apo edhe në qarqe të tjera se ka pasur kërkesë të drejtuesve në qarqe, por ka edhe një ide shumë të qartë që unë e mbështes, që protesta të zhvendoset para PE, ku deputetë e PD që janë përjashtuar për shkak të një rregulloreje qesharake për 2 muaj dhe ditë të tëra të zhvendosim protestën bashkë me shqiptarët e Brukselit për të ndërgjegjësuar cilindo eurodeputet për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria”, tha Këlliçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vendimi i fortë për protestën e opozitës! Këlliçi: Do të zhvendosemi para… appeared first on Euronews Albania.

Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri

8 October 2024 at 20:16

Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Mynihut për Siguri, njërës prej platformave për të rëndësishme ndërkombëtare për politika të sigurisë.

Ai pritet të marrë këtë pozitë zyrtarisht pas konferencës së radhës, që do të mbahet në shkurt të vitit 2025.

Aktualisht shef i organizatës është Christoph Heusgen.

Për emërimin e tij është raportuar gjerësisht në javët e fundit, dhe tani lajmi është konfirmuar.

“Tërë jetën time politike ia kam dedikuar ruajtjes së paqes. Është nder i madh për mua që të shërbej si udhëheqës i Konferencës së Mynihut për Siguri, dhe të kontribuoj për misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, ka thënë Stoltenberg përmes një deklarate.

Ai është larguar prej pozitës së shefit të NATO-s pas 10 vjetëve në atë rol, dhe ka qenë folës vazhdimisht në konferencë.

Konferenca e Mynihut për Siguri është themeluar më 1963.

Çdo shkurt, krerë shtetesh dhe kryeministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve, mblidhen në kryeqytetin e Bavarisë, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar politika të sigurisë.

“Me këtë reputacion botëror dhe eksperiencë të madhe, Jens do të udhëheqë konferencën, për ta bërë edhe më të rëndësishme në botë”, ka thënë Wolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit, organ brenda Konferencës.

The post Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri appeared first on Euronews Albania.

Hungaria bllokon BE-në: Ndihma për Ukrainën të vendoset pas zgjedhjeve në SHBA

8 October 2024 at 19:54

Qeveria e Hungarisë konfirmoi të martën se do të bllokojë huanë prej 35 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka propozuar për ekonominë e rraskapitur të Ukrainës derisa Shtetet e Bashkuara të zgjedhin presidentin e ri më 5 nëntor.

Huaja do të përdorë fitimet nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse në mënyrë që Kievi të shlyejë gradualisht paratë e marra, me përjashtim të atyre nga arkat evropiane. Vende të tjera aleate pritet të bashkohen për ta çuar huanë totale në 45 miliardë euro.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për stabilitetin afatgjatë të planit të paprecedent, duke qenë se sanksionet e BE-së mbi asetet e ngrira duhet të ripërtërihen çdo muaj në mënyrë unanime. Kjo do të thotë se në çdo moment, një shtet anëtar mund të parandalojë ripërtëritjen, të zhbllokojë asetet dhe të hedhë poshtë të gjithë projektin.

Hungaria në veçanti ka fituar reputacionin e bllokueses së sanksioneve derisa siguron koncesione të kontestuara, disa prej të cilave favorizojnë interesat e Kremlinit.

“Ne besojmë se për këtë çështje duhet të vendoset pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Ky është qëndrimi i Hungarisë”, ka deklaruar ministri hungarez i Financave, Mihály Varga.

Ai argumentoi se dy kandidatët presidencialë, Kamala Harris dhe Donald Trump, kanë qëndrime të ndryshme sa i takon agresionit rus, ndaj dhe blloku duhet t’i marrë hapat e ardhshëm bazuar në zgjedhjen që do të bëjnë qytetarët amerikanë.

Nga kryeministri hungarez nuk ka pasur një koment, por Viktor Orban disa herë e ka shprehur simpatinë e tij për miliarderin e pasurive të patundshme.

The post Hungaria bllokon BE-në: Ndihma për Ukrainën të vendoset pas zgjedhjeve në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Përplasen 3 automjete në Berat, plagoset një person

8 October 2024 at 19:24

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen Mangalem, ku automjeti tip Opel me targa te huaja ka goditur mjetin tip Volkswagen me targë AA 590 ZB i cili ishte në pritje të semaforit.

Nga goditja e fortë është dëmtuar gjithashtu dhe mjeti Mercedes Benz i cili ndodhej përpara makinës Volkswagen.

Si pasojë e këtij e këtij aksidenti një nga pasagjerët që ndodhej në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu ku bënë këqyrjen e terrenit për të nxjerrë dhe shkaqet që sollën aksidentin ku u përfshinë tre automjete.

 

The post Përplasen 3 automjete në Berat, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.

“Abuzonte me 2 vëllezërit shqiptarë” – Gazetari sqaron vrasjen makabre në Greqi

8 October 2024 at 18:59

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga dy vëllezërit Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka mbrëmjen e së hënës në Greqi.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit, dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.
Ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi. Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin. Të tre burrat u takuan mbrëmjen e së hënës dhe patën një konflikt të ashpër, gjatë të cilit akuzuan 28-vjeçarin se i kishte përdhunuar në Shqipëri kur ishin ende fëmijë.

Më pas 28-vjeçari mësohet se u ka thënë: “Kanë vite që kanë ndodhur këto gjëra, le t’i harrojmë”, ndërsa dy vëllezërit u përgjigjën: “nuk harrojmë asgjë, as nuk e kemi kaluar”. Më pas nisi sherri i cili përfundoi në rrugën Chanion me vrasjen e 28-vjeçarit.

Gazetari shqiptar në Greqi Etmond Guri tha në emisionin People në Euronews Albania se dëshmia  e dy autorëve ka qenë kryelajm në të gjitha mediat helene dhe ka tronditur gjithë opinioin publik.

“Viktima është kushëri i parë i autorëve. Viktima sipas dëshmisë së dy autorëve, kur këta të fundit kanë qenë 6 dhe 8 vjeç ka abuzuar me ta seksualisht. Kohët e fundit 28-vjeçari ka udhëtuar në Greqi, atyre siç janë shprehur në polici, u janë rikthyer kujtimet e hidhura. E kanë diskutuar këtë gjë me nënën dhe babanë, që ka kontaktuar 28-vjeçarin i cili i ka dhënë një përgjigje provokuese, që e ka acaruar situatën. Pasi ka ndodhur krimi, kanë shkuar në shtëpi, kanë lajmëruar nënën për atë që ka bërë dhe së bashku janë dorëzuar në polici”, tha gazetari Guri.

The post “Abuzonte me 2 vëllezërit shqiptarë” – Gazetari sqaron vrasjen makabre në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Biden: Uragani Milton mund të jetë më i keqi që ka goditur Floridën në 100 vjet

8 October 2024 at 18:37

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të martën se uragani Milton që pritet të godasë Floridën ka potencialin të bëhet “një nga stuhitë më të këqija” që SHBA ka parë në 100 vjet.

Biden përsëriti thirrjet për banorët e Floridës që jetojnë në zonat që pritet të preken më shumë  që të largohen tani pasi ai thotë se është “çështje jete dhe vdekjeje”.

Biden u pyet për rreziqet e dezinformatave të përhapura nga liderët politikë në vazhdën e një fatkeqësie të mundshme klimatike, siç shihet në pasojat e uraganit Helene.

Kandidati republikan për president Donald Trump është akuzuar për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me përgjigjen federale ndaj Helene, duke përfshirë komente të pavërteta rreth asaj se si janë shpenzuar paratë e ndihmave, si dhe sa ndihma janë në dispozicion për banorët e prekur.

Biden tha se “ata që e bëjnë këtë, e bëjnë për të dëmtuar administratën”.

Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të shoqërohet me erëra deri në 280 kilometra në orë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.

“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden: Uragani Milton mund të jetë më i keqi që ka goditur Floridën në 100 vjet appeared first on Euronews Albania.

“Duan të më arrestojnë”, protestuesi i PD: Policia më terrorizoi nënën

8 October 2024 at 18:06

Maringlen Doçi është një prej protestuesve të PD në protestën që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania ai tregoi se policia i ka rrethuar shtëpinë e prindërve në Kurbin që ta arrestojnë duke i terrorizuar familjarët.

Ai pranoi se ka qenë pjesë e protestës së PD madje ka qenë drejtues i protestës për Thumanën, ndërsa e cilësoi terror dhunimin e shtëpisë së tij në kohë që ai nuk ndodhej aty pasi jeton në Tiranë dhe nuk ka asnjë njoftim të sakë nëse është i shpallur në kërkim apo jo.

“Policia e Kurbinit ka shkuar në shtëpinë e prindërve, ka hyrë me një furgon brenda oborrit, është ndeshur me nënën time. Kanë thënë kërkojmë Mariglen Doçi, duam të bëjmë një kontroll, nëna i ka ftuar të hyjnë, kjo ka ndodhur para 2 orësh. Kam qenë në protestë dhe e mbështes fuqishëm, më telefonin nëna, që dukej e frikësuar. Në mëngjes sot kam parë njoftimin e policisë për personat e  shpallur në kërkim nga policia dhe nuk e gjeta emrin tim. I thashë nënës që mund të kontrollojnë gjithçka, nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk më kanë kontaktuar fare. I kam kërkuar oficerit të policisë të më japë informacion çfarë kërkon në shtëpinë time, se unë vij vetë në komisariat, këto janë metoda terrori. Nuk kam asnjë njoftim të saktë nëse jam në kërkim apo jo”, tha ai.

The post “Duan të më arrestojnë”, protestuesi i PD: Policia më terrorizoi nënën appeared first on Euronews Albania.

Bujqësia pa mbështetje në Berat, fermerët nuk marrin subvencione

8 October 2024 at 17:37

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë të qytetit të Beratit, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë.

Kjo zonë njihet për prodhimet bujqësore megjithëse vitet e fundit vihet re një interes i ulët i fermerëve për të shtuar të mbjellat, për shkak të problematikave të shumta që ata po hasin, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, fuqia punëtore apo dhe dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti.

Një çift bashkëshortësh u kthyen nga emigrimi për të investuar në bujqësi, por edhe pse ngritën një serë për kultivimin e prodhimeve bujqësore, ata tregojnë se mbështetjen nga shteti nuk e kanë marrë asnjëherë.

“Kemi 12 vjet serën dhe s’kemi marrë asnjë kokërr leku. Kemi kërkuar, nuk e plotëson thonë, por unë kam mundësi kam… vetëm të dy burrë e grua punojmë, nuk kam lekë ta marr punëtorin, ne vjet e hodhëm të tërë në kanal me 30 lekë, ja tani po shesim një çik”, tregon Xhevaire Fera, fermere.

Thuajse çdo vit fermerët e kësaj zone gjatë periudhës së dimrit hasen dhe me kapriçot e motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

 

 

The post Bujqësia pa mbështetje në Berat, fermerët nuk marrin subvencione appeared first on Euronews Albania.

Ndërron jetë në QSUT 37-vjeçarja, 2 ditë më parë kishte humbur foshnjën

8 October 2024 at 17:24

Një 37-vjeçare ka ndërruar jetë në QSUT. E reja ka humbur jetën dje në orën 7 të mëngjesit.

Fillimisht 37-vjeçarja ka qenë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë ku pas komplikacioneve është dërguar në QSUT.

37-vjeçarja Brunilda Deliu ka humbur foshnjën në bark ditën e shtunë teksa ishte e shtruar në këtë maternitet dhe më pas kanë nisur komplikacionet.

Vdekja nuk është raportuar ne polici dhe policia ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Para hetuesve bashkëshorti i të resë është shprehur se mjekët kanë bërë përpjekjet deri në fund dhe nuk ia dolën, nuk ka pretendime mbi shërbimin shëndetësor.

37-vjeçarja jetonte në Shkozë.  Familja e saj ka dashur ta çonte në Turqi, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk e kanë lëvizur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërron jetë në QSUT 37-vjeçarja, 2 ditë më parë kishte humbur foshnjën appeared first on Euronews Albania.

“100 të helmuar”, prefekti jep detajet nga Dibra: Ja ku dyshohet

8 October 2024 at 17:04

Një helmim masiv i qytetarëve ka ndodhur sërish në zonën e Dibrës.

Prefekti i Dibrës Nexhemdin Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se janë rreth 100 vetë mes të cilëve dhe fëmijë, që janë paraqitur me simptoma të njëjta helmimi dhe kanë marrë shërbim në spitalin e Peshkopisë.

A tregoi se problematike ka qenë situata me banorët e 2 njësive administrative, Fushë Ali dhe Kastriot, të cilat kanë pasur të vjella dhe diarre, kanë marrë shërbimin me serum dhe janë larguar në banesë.

Ditën e sotme, të shtruar në spital janë 5 fëmijë dhe 1 i rritur, bëri me dije prefekti.

“Që nga dje në orët e para ka pasur një fluks të shtuar kryesisht të banorëve të zonave Fushë Ali dhe Kastriot që janë paraqitur në spitalin rajonal, nga dje deri sot janë 100 raste me shenja të lehta të helmimit, të vjella dhe heqje barku. Qytetarët dhe fëmijët kanë marrë serum dhe janë larguar në banesë. 5 fëmijë dhe 1 i rritur janë të hospitalizuar. Nga dje mjekët e familjes kanë marrë kontakt me banorë të zonë, ujësjellës-kanalizimet kanë marrë mostra të ujit për analiza në fshatrat ku janë shfaqur rastet pasi dyshohet te jetë nga uji duke qenë se helmimi është masiv”, tha prefekti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “100 të helmuar”, prefekti jep detajet nga Dibra: Ja ku dyshohet appeared first on Euronews Albania.

Lindi fëmijën në rrugë, Demaliaj: Iu dha ndihma, nëna dhe vajza janë shumë mirë

8 October 2024 at 16:57

Një nënë e re i dha jetë fëmijës së saj në makinë, në zonën e Zogut të Zi mbrëmjen e të hënës, kur e gjithë Tirana zhurmonte nga protestat e opozitës.

E ndihmuar nga një qytetar, ajo u transportua menjëherë në spitalin universitarë të traumës brenda pak minutave nga lindja.

Në mënyrë të shpejtë, mjekët i dhanë ndihmën e parë 25-vjeçares dhe vajzës së saj të sapolindur.

Një orë më vonë, nëna dhe foshnja u morën nga ekipi i mjekëve të maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për t’ju dhënë gjithë shërbimin e nevojshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha këtij spitali, profesor doktor Eljona Demaliaj thotë se të dyja nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë.

Ky është fëmija i dytë i gruas 25-vjeçare, e cila e solli në jetë në mënyrë natyrale, por jo nën asistencën e mjekeve por të të afërmes së saj dhe e ndihmuar nga një qytetar i panjohur për to.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindi fëmijën në rrugë, Demaliaj: Iu dha ndihma, nëna dhe vajza janë shumë mirë appeared first on Euronews Albania.

Inflacioni zbret në 1.9%, u rrit çmimi i mjeteve shkollore, ra çmimi i makinave

8 October 2024 at 16:49

Rritja e çmimeve në muajin shtator u zbut, teksa inflacioni zbriti në 1.9%, rezultati më i ulët që nga muaji tetor 2021, kur tregjet u kolapsuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 4.1% dhe sot ai ka shkuar në nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin gusht, çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.6% mesatarisht.

Duke parë grupmallrat, librat e mjetet shkollore, veshjet, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.5 deri në 4.6 për qind, ndërsa ushqimet 2.7%.

Ndërkohë, diferencën në nivelin e përgjithshëm e kanë bërë çmimet e transportit, përkatësisht makinat dhe riparimi i tyre te mekaniku, të cilat kanë rënë me 4.5%.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inflacioni zbret në 1.9%, u rrit çmimi i mjeteve shkollore, ra çmimi i makinave appeared first on Euronews Albania.

❌
❌