Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Protesta e opozitës/ Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?

By: V K
9 October 2024 at 15:56

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga opozita ditët e fundit, ku sipas tij, po përdoren në mënyrë të paligjshme edhe minorenë që u jepen në duar armë vdekjeprurëse.

Braçe i bën thirrje avokatit të popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve, që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

Reagimi:

PSE HESHTIN? PSE?
NGA KUSH KANE FRIKE TE THONE TE VERTETEN;
TE DESHMOJNE KRIMIN E TMERRSHEM QE U BE ME FEMIJET, NE PROTESTEN E DHUNSHME TE PD!

Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori KRIMESH TE RENDA;

1. PERDORIMI I FEMIJEVE dhe PERFSHIRJA E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMINALE SIC GJUAJTJA ME MOLOTOVE MBI POLICINE E INSTITUCIONET, SHKATERRIMI ME SENDE TE FORTA I PRONES;

2. VENIA NE DUAR TE FEMIJEVE TE ARMEVE VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI;

3. SULMI ME ARME VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI ndaj POLICISE dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te JETES SE TYRE;

4. SULMI ME ZJARR ME INTESISTET TE FORTE, INSISTIMI per te DJEGUR SELINE QENDRORE TE PARTISE SOCIALISTE, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;

5. SULMI ME TE NJEJTAT ARME NE FILLIM-MOLOTOVE, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se PS, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, ME PAS ME DHUNE ne rruge afer qendres se Tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.

Tani kam dy pyetje;
E para, AVOKATI I POPULLIT, organizatat qe mbrojne LIRITE e TE DREJTAT E NJERIUT, TE DREJTAT E FEMIJEVE, perse HESHTIN! PERSE NUK QENDROJNE PARA KRIMEVE QE U KRYEN E U DESHMUAN PUBLIKISHT? NGA KUSH TREMBEN?

E DYTA, PO POLICIA E SHTETIT PERSE NUK REFERON PERDORIMIN E FEMIJE DHE PERFSHIRJEN E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMI E TERRORI? PERSE!

Ne kete vend, NUK KA NDOSHUR KURRE TE REKRUTOHEN, ARMATOSEN E PERFSHIHEN NE AKTE TERRORI FEMIJET!

FLISNI, MOS HESHTNI!
Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!

The post Protesta e opozitës/ Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve? appeared first on Albeu.com.

Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk

By: V K
9 October 2024 at 15:27

Ditën e neserme rreth orës 11:00, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pritet që të bëjë inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë.

Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë, e me pas do të largohet drejt Serbisë.

Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Agjenda:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes

11:40 – 12:40

Takim koke me koke

12:40 – 13:40

Mbledhja e këshillit te bashkërendimit te nivelit te larte

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes se marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Konferenca për shtyp

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit te Xhamisë së Namazgjasë

The post Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk appeared first on Albeu.com.

Dështon tenderi 390 milionë euro për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano

By: V K
9 October 2024 at 14:50

Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e Portit të Ri tregtar në Porto Romano, ka rezultuar një fiaskë në tentativën e parë.

Mësohet se tenderi 393 milionë euro për ndërtimin e Portit, është anulluar për shkak të mungesës së ofertave të përshtatshme.

Gara për tenderin e Portit të Ri në Porto Romano, u hap në fund të muajit korrik përmes një eventi të madh të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendesja e tij Belinda Balluku.

Shefi i qeverisë lajmëroi se për ndërtimin e kësaj vepre kanë shprehur interes 15 kompani, pjesa dërrmuese e të cilave nga më të mëdhatë në botë.

“Më vjen shumë mirë që ndër kompanitë e interesuara, ne kemi 5, edhe 5 kompanitë e listuara, si 5 më të mëdha në botë që tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve që ne e kemi mësuar për shkak të detyrës ka treguar që nëse këto kompani “gjejnë shesh”, “bëjnë një përshesh” aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish, trefish, katërfish pa asnjë problem nëse ti nuk ke peshkatarë peshkaqenësh në tokë. por mos harroni që nuk keni vetëm ne mbi kokë, por keni edhe peshkatarët holandeze. Harrojeni peshkaqenin, atë shkoni bëjeni në ndonjë vend tjetër jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”, tha Rama.

Tenderi ishte parashikuar të zhvillohej në datën 16 shtator, ku këto kompani duhet të paraqisnin ofertat financiare. Por me sa duket oferta nuk ka patur, ose kane qenë jo në përputhje me kushtet e kërkuara.

Konsulencë e shtrenjtë hollandeze
Procesi i tenderimit të Portit të Ri në Porto Romano, u udhëhoq nga kompania holandeze Royal Haskoning. Qeveria shqiptare përmes një kontratë të veçantë konsulence, i dha kësaj kompanie atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit. Për këtë shërbim, qeveria i ka paguar 12 milionë euro kësaj kompanie, përmes Autoritetit Portual të Durrësit.

Kontrata kontroverse me hollandezë, u nënshkrua falë ndryshimit enkas të ligjit të prokurimeve. Por edhe pse qeveria shkallmoi ligjin e prokurimeve, edhe pse i dha kompanisë 12 milionë euro, tenderi për ndërtimin e portit dështoi duke e detyruar Autoritetin Portual ta anullojë atë.

Qeverisë i humbën 15 kompanitë, për të cilat deklaronte me eufori se kishin shprehur interes dhe mezi po prisnin që të garonin. Dhe teksa Porti ekzistues i Durrësit është duke u çmontuar gradualisht nga resorti i Muhamed Alabbarit, Shqipëria po rrezikon seriozisht të mbesë pa nyjen më të madhe dhe strategjike tregtare, duke e çuar biznesin e porteve tek vendet fqinje konkurrente./ Kapitali.al

The post Dështon tenderi 390 milionë euro për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano appeared first on Albeu.com.

Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja paraqitet në SPAK

By: V K
9 October 2024 at 14:36

Këtë të mërkurë, Elton Kacidhja, ka dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

Raportohet se Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë.

Ai theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

The post Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Përfundon mbledhja e grupit/ Bardhi paralajmëron një tjetër përplasje me deputetët e PS

By: V K
9 October 2024 at 14:25

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në dalje nga selia blu, kreu i grupit Gazment bardhi, ka deklaruar se ditën e nesërme të gjithë deputetët demokratë do të jenë pjesë e seancës plenare dhe askush nuk mund ta pengojë opozitën.

Bardhi paralajmëroi se nesër do të shikojmë sërish një tjetër betejë, mes opozitës dhe mazhorancës në tentativë për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë.

Bardhi:PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare. Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama. Herën e kaluar as deputetët e përjashtuar nuk u lejuan që të futen në seancë. Na ka shpallur luftë Rama dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale. Ne nuk kemi shpallur asnjë bojkot”.

The post Përfundon mbledhja e grupit/ Bardhi paralajmëron një tjetër përplasje me deputetët e PS appeared first on Albeu.com.

Piloti humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në New York

By: V K
9 October 2024 at 14:06

Një avion i Turkish Airlines, bëri një ulje emergjente në New York kur kapiteni i saj, Ilcehin Pehlivan, u ndje papritur keq dhe ndërroi jetë. Avioni ishte nisur nga Seattle me destinacion Stambollin.

Kompania ajrore njoftoi në rrjete sociale se: “Pas ndihmës së parë mjekësore që iu dha pilotit, e cila nuk funksionoi, ekuipazhi në kabinë, i cili përbëhej nga një kapiten dhe një bashkëpilot, vendosi të bënte një ulje emergjente. Fatkeqësisht, kapiteni ynë vdiq para uljes”.

Fluturimi u devijua për në New York dhe janë bërë procedurat e nevojshme që pasagjerët të udhëtojnë drejt Turqisë.

The post Piloti humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në New York appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Futbollisti 22-vjeçar ekzekutohet me armë zjarri, humbin jetën edhe dy shokët e tij

By: V K
9 October 2024 at 13:50

Futbolli brazilian është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Ricardo Emanuel Alcantara Paiva, i njohur si Rikardinjo.

Sulmuesi i ri i Remos (klub që luan në nivelin e tretë të futbollit të Brazilit), humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri në Marituba, në rajonin metropolitan të Belem, në shtetin Pará.

Përveç 22-vjeçarit, edhe dy persona të tjerë, Daivison Lucas da Silva Braga dhe Flávio de Jesus Souza, u vranë nga të shtënat.

Sipas dëshmitarëve, të tre ishin ulur në një stol pas një ndeshjeje futbolli amatore të luajtur në një stadium lokal, kur një makinë e zezë u afrua.

Një nga personat brenda makinës, hapi zjarr ndaj tyre duke i vrarë.

The post Tragjike/ Futbollisti 22-vjeçar ekzekutohet me armë zjarri, humbin jetën edhe dy shokët e tij appeared first on Albeu.com.

Freskida Halilaj, drejtuesja e re e IdentiTek

By: V K
9 October 2024 at 12:51

Pas shkarkimit të Loina Priftit nga drejtimi i kompanisë së prodhimit të ID dhe pasaportave biometrike, “IdentiTek”, mësohet se kush është emri i ri që pritet të emërohet nga Ministri i Brendshëm.

Mësohet se ajo është Freskida Halilaj, 32-vjeçarja me një përvojë në fushën e telekomunikacionit.

Zonja Halilaj më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së shitjeve në kompaninë Digicom Albania.

Shkarkimi i Loina Priftit, erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë.

Monopoli i artë i qeverisë

Qeveria fitoi 8.5 milionë euro në vetëm gjashtë muaj nga shitja e dokumentave të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me normë fitimi mbi 50 për qind.

Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 1.59 miliardë lekë ose 15.9 milionë euro nga shitja e dokumentave të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 8.5 milionë euro.

Prodhimi dhe shpërndarja e dokumentave të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.

Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.

Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros.

Koncesioni 15 vjeçar i dokumentave të identifikimit përfundoi vitin e kaluar. Ish ministri i brendshëm Blendi Çuçi njoftoi se qeveria nuk do ta rinovonte më koncesionin dhe se shërbimi do të shtetëzohej. Për këtë qëllim, qeveria krijoi kompaninë publike Identitek.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi Çuçi kur njoftoi shtetëzimin e shërbimit. Por pak muaj më pas, qeveria ndryshoi qëndrim 180 gradë dhe nuk i uli tarifat.

Tashmë fitimet marramendëse të këtij shërbimi po i shkojnë qeverisë.

Mbajtja e pandryshuar e çmimeve është qartazi një vendim i padrejtë, për shkak se dhënia me koncesion e këtij shërbimi për 15 vitet e shkuara u justifikua me faktin se privati do të kryejë investimet dhe do të lërë gati infrastrukturën pa kosto për qeverinë. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk i uli çmimet dhe tani paratë shkojnë për orekset e drejtoreshave të Rilindjes.

The post Freskida Halilaj, drejtuesja e re e IdentiTek appeared first on Albeu.com.

Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO)

By: V K
9 October 2024 at 12:35

Prokuroria ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që ta arrestojë të dyshuarën për mashtrim me subvencione në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se Ardiana Begolli është arrestuar.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Si ra Ardiana Begolli në kurth?

Ardiana Begolli, dyshohet se ka arritur të marrë mijëra euro nga fermërët. E fshehur pas petkut të humanitares, Begolli krijoi një skemë mashtrimi duke u premtuar fermërëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit.

Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore.

Të gjendur përballë një oferte të “parrezistueshme”, fermerët ranë dakord që të jepnin paratë. Kështu, fermeri i parë që kontaktoi me Ardianën, duhej të krijonte një grup me pesë persona, të cilët duhet të kryenin pagesën.

Pagesa shkonte në xhepin e Ardiana Begollit, e cila ia kishte dalë që të krijonte një profil prej humanitareje duke përdorur një shoqatë në emër të saj, por që ligjerisht nuk njihej nga institucionet e Kosovës.

Pasi mori paratë nga fermerët, ajo nisi ti mbante me shpresa, se makineritë bujqësore do të vinin, ndërsa i shtynte drejt porosive për mjete të tjera bujqësore, për të rritur më shumë fitimet e saj dhe për të “zhytur” edhe më keq fermerët e gjorë, të cilët vonë “nuhatën” se këtu vinte era mashtrim dhe jo një mashtrim dosido, por me një skenar të përgatitur deri në detaje nga Begolli, e cila deri sa u përball me ne mendoi se do ia hidhte paç. Por ndonjëherë… gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Kështu pas denoncimeve të ardhura në Redaksinë e “Piranjave”, iu futëm punës, për zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj shoqate, gjoja bamirsie, pasi… djalli fshihet në detaje.

Kështu, u futëm në rol. Si një fermer i interesuar për pajisje bujqësore, kontaktuam me Begollin dhe i lamë një takim. Këtu, nga dëshira e madhe për të përfituar sa më tepër para, Ardiana ishte e gatshme të na takonte dhe të bënte pazarin e radhës, i cili në fund nuk doli ai që ajo priste.

Pasi firmosëm për të dhënë paratë në një bllok, pa vulë dhe asnjë detaj formal, tema doli tek paratë, të cilat Ardiana Begolli nuk dëshironte ti merrte në ambient të hapur në lokalin ku ishim ikur për të mbyllur ujdinë. Dhe ne nuk ia prishëm, lekët shkuam t`i merrnim tek makina, ku në fakt isha dhe surpriza e rezervuar për te. Në vend të parave, nisi përballja me të vërtetën.

E zënë ngusht përballë fakteve, Begolli vijonte të këmbëngulte se nuk është një mashtruese dhe se fermerët do t`i merrnit mjetet bujqësore, por kur i kërkuam një dokument të vetëm që vërtetonte bashkëpunimin e saj me fondacionin në Damimarkë, që sipas saj, do të sillte traktorët dhe makineritë bujqësore, ajo nuk kishte asgjë për të thënë dhe nxitoi të shkonte në makinë.

Por të largohesh nuk do të thotë se shpëton nga përballja me të vërtetën dhe me drejtësinë. Prandaj, tashmë çështja është në dorën e drejtësisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet.

The post Mashtroi bujqit me subvencione, Policia e Kosovës arreston Ardiana Begollin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja

By: V K
9 October 2024 at 12:22

Këtë të mërkurë, portugezi Ruben Saraiva, është paraqitur sërish në Gjykatën e Lezhës, për t’u njohur me provat e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ruben Saraiva, është paraqitur disa herë në gjykatë, por pala mbrojtëse pretendon se Prokuroria nuk ka prova të reja që implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.

Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkoi masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj, u vra me 19 prill 2023, teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia.

Ruben Saraiva, luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit.

Portugezi Ruben Saraiva, u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Vendimi u konsiderua i padrejtë nga avokati i Portugezit Kujtim Cakrani, sipas të cilit kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga ky procedim penal prokuroria ende nuk ka prova që e implikojnë.

The post Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja appeared first on Albeu.com.

Njoftoni një ambulancë/ Vijojnë përplasjet në Komision, Vokshi i hedh në tokë mikrofonin Ndrecës

By: V K
9 October 2024 at 11:58

Këtë të mërkurë, një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.

Kjo ka shkaktuar një përplasje të ashpër verbale me Albana Vokshin.

Albana Vokshi:Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen”.

Plarent Ndreca:Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp”.

Albana Vokshi:Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera”.

Plarent Ndreca:Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare”.

Albana Vokshi:Në vend se të mbroni kolegët…”.

Plarent Ndreca:Kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne”.

Albana Vokshi:Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj”.

Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.

Në shenjë revolte Albana Vokshi, i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës, si dhe çdo send që ndodhej në tavolinë.

Gjithashtu, Vokshi këmbënguli të dalë dëshmitari me pretendimin se kemi ‘procedurë’. Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi.

“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”, tha ajo.

Ndreca:Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç”.

Vokshi: “Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë”.

Ndreca:Jeni të mbaruar totalisht”.

Ilir Metaj:Sekretaria, sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore”.

Plarent Ndreca: “Na lini të bëjmë mbledhjen”.

Ilir Metaj:Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë”.

Albana Vokshi:Ki kujdes me ato që thua”.

Ilir Metaj:Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq”.

Albana Vokshi: “Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta”.

Ilir Metaj:Qetesohu se je grua”.

The post Njoftoni një ambulancë/ Vijojnë përplasjet në Komision, Vokshi i hedh në tokë mikrofonin Ndrecës appeared first on Albeu.com.

Albana Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën: Injorant juridik, je i pari që do e hash nga kolegët e tu

By: V K
9 October 2024 at 11:46

Ditën e sotme, kryetarja e komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, është përplasur ashpër me deputetin socialist Plarent Ndrecën.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: “Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen”.

Plarent Ndreca: “Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp”.

Albana Vokshi: “Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera“.

Plarent Ndreca: “Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare”.

Vokshi:Unë aty ti të nisësh mbledhjen? Jam unë kryetarja këtu”.

Ndreca:Nuk je pronarja, ulu bëj kryetaren mos bëj si e fortë”.

Vokshi: “Je injorant juridik! Je i pari që do e hash nga kolegët e tu”.

Vokshi kërkon që dëshmitari Gentian Opre, të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk po ndodh.

The post Albana Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën: Injorant juridik, je i pari që do e hash nga kolegët e tu appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi i deputetëve, Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit

By: V K
9 October 2024 at 11:40

Këtë të mërkurë, në kryesinë e Kuvendit ka pasur tensione, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar nga garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Komisioni Hetimor që po drejtohet nga Albana Vokshi, pa praninë e opozitës kishte filluar punimet.

“Me urdhër politik ndaloni deputetët ju”, tha Albana Vokshi, e cila u përplas me Plarent Ndrecën.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.

“Kush je ti që…”, i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin Ndrecës.

The post Përjashtimi i deputetëve, Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit appeared first on Albeu.com.

Protesta e radhës, Edi Paloka: Bizneset t’i ulin qepenat, Rama po i vjedh

By: V K
9 October 2024 at 11:35

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka komentuar ‘mosbindjen civile’ të opozitës të zhvilluar dy ditëve më parë.

Paloka i bëri thirrje bizneseve që të ulin qepenët duke shtuar se “Edi Rama po i vjedh çdo ditë dhe më shumë”.

“Në raste të tilla, policia, ose provokon ose mban qëndrimin që duhet të mbajë korrekt, siç pretendoi ky, ministri i bandave, që kishte mbajtur polici, Sepse thashë në vitin 2000, kur unë drejtoja protestat, ajo lloj proteste që u bë të martën, në atë kohë ne e bënim natë për natë. Dhe sigurisht që ju erdhi në majë të hundës deri sa më arrestuan mua dhe të tjerët me shpresën se do e mbyllnin protestën në atë kohë. Aty nuk ka më pastaj, njerëzit që dalin në atë lloj proteste, në atë lloj revolte e kanë adrenalinën në maksimum. Përfshi edhe ne. Dhe aty të fusësh policë civilë, që ne 2000 ne i kemi kapur…në atë kohë i kemi nxjerrë me ceremoni nga turma dhe u kemi marrë edhe dokumentet etj, etj…

Nuk ishte në këtë rast kjo lloj proteste. Nuk kishte arritur aty. E tejkaloi qëllimin dhe në radhë të parë për mua është kjo kryesore si njohës i protestave dhe reagimeve. Fakti që ajo protestë nuk kontrollohej dot nga policia dhe me atë protestë ti mund ta bësh Tiranën tym dhe flakë nëse doje. Dua të dal tek ajo që e nisa edhe pak më parë me lokalet. Ne na është dashur që gjatë gjithë rrugës të lëvizim për të mbajtur të rinjtë që të mos sulmonin lokalet. Sepse edhe unë vetë pasi isha mbytur në gaz dal tek pjesa e pazarit të ri dhe shof që kishte njerëz të shtrirë nëpër karrige që po shikonin pikërisht protestën, pastja del edhe njeri nga ata që thotë jam demokrat e po se rrezuat sot etj…Kjo të irriton kur je në ato momente. I bie që unë kam dalë në protestë edhe për ata. Që unë po sakrifikohem këtëj dhe ti pret që të sakrifikohem unë që të përfitosh ti. Kjo krijon irritim tek njerëzit aty. Thashë adrenalina është në maksimum.

Aty një pjesë janë të rinj, janë adoleshentë. Jemi përpjekur dhe i kemi ndalur në disa raste që të mos ndërhyjnë nëpër lokale. Që mjafton vetëm një molotov tek ai lokali dhe pastaj lokalin ta gëzosh. Unë nëse do të ketë një protestë të ngjashme do i këshilloja miqësisht, këta të lokaleve të gjithë por edhe njerëzit që nuk duan të jenë në protestë. Në qoftë se duan ta shofin nga televizori bëjnë mirë të paktën ta shofin nga shpia në televizor. Kurse këta të lokaleve, unë personalisht nuk kam ndërmend të vrapoj më dhe të mbaj të rinjtë që mund të duan të reagojnë. Kështu që nëse do ketë protestë tjetër të bëjnë kujdes për pronën e tyre. Ti ulin ato qepena se në fakt Rama nuk është duke më vjedhur vetëm mua, por është duke i vjedhur edhe ata. Dhe ne nuk po protestojmë vetëm për vete por po protestojmë edhe për ata…”, tha Paloka

The post Protesta e radhës, Edi Paloka: Bizneset t’i ulin qepenat, Rama po i vjedh appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja e famshme mbajti trupin e djalit të saj të vdekur në shtëpi për dy muaj (FOTO)

By: V K
9 October 2024 at 10:42

Lisa Marie Presley, u shkatërrua kur djali i saj i vetëm, Benjamin Keough, vdiq në moshën 27-vjeçare në vitin 2020.Por tani e kuptojmë më mirë pikëllimin e saj.

54-vjeçarja ishte vajza e vetme e Elvis Presley. Nipi i tij, Benjamin Keough, vrau veten në vitin 2020, duke i dhënë fund jetës në moshën 27-vjeçare.

Lisa Marie Presley ,e mbajti trupin e djalit të saj të ndjerë për dy muaj në shtëpi, pasi nuk e kapërcente dot pikëllimin e vdekjes së tij.

Fakti i tmerrshëm zbulohet në librin e sapo publikuar të Presley, “From Here to the Great Unknown” që u përfundua nga e bija, Riley Keough.

“Nëna e mbajti vëllain në shtëpi me ne në vend që ta çonte në morg. Ata na thanë se nëse ne mund të kujdeseshim për trupin, mund ta mbanim në shtëpi dhe ajo kështu bëri, duke e vendosur në akull të thatë. Ishte shumë e rëndësishme për nënën time që të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, njësoj siç kishte bërë me të atin. Unë shkoja dhe ulesha pranë tij”, tha Riley.

Në Kaliforni nuk ka ligj që përcakton kohën e saktë se kur një trup duhet varrosur ose asgjësuar.

 

The post Këngëtarja e famshme mbajti trupin e djalit të saj të vdekur në shtëpi për dy muaj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Mosbindja Civile/ Arrestohen dy protestues, procedohen 5 të tjerë, mes tyre dhe një i mitur (EMRAT)

By: V K
9 October 2024 at 10:33

Policia e Tiranës vijon me arrestimet pas protestës që u mbajt më 7 tetor nga opozita. 49-vjeçari, Sokol Bushkolaj është arrestuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga, është ndaluar nga policia për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur, janë procedur penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë pas protestës u arrestua një person, u proceduan tre zyrtarë të PD-së dhe u shpallën në kërkim 9 të tjerë.10 punonjës policie mbetën të dëmtuar, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 qytetarë (babë e bijë).

NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Çfarë ndodhi në tubimin e 7 tetorit?

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos.

Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.

Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov.

Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.

Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia u është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.

Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja Salianjit, ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.

The post Mosbindja Civile/ Arrestohen dy protestues, procedohen 5 të tjerë, mes tyre dhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe

By: V K
9 October 2024 at 10:07

Gjykata e Posaçme, ka dënuar me dy 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist, u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar, Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes, me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

The post GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari

By: V K
9 October 2024 at 09:59

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur pa shenja jete në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari.

Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali, pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur.

Gruaja dhe vajza e saj e mitur, u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.

The post Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tetovë/ Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës së mitur u gjetën nga gjyshja, arrestohet kryefamiljari appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Tanja Porja tregon qytetet që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet

By: V K
9 October 2024 at 09:44

Gjatë natës, janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pasditja sjell përmirësim të motit. Meteorologia Tanja Porja, tregon zonat më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”, u shpreh Porja në “A2CNN”.

Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare. Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”, tha Porja.

The post Meteorologia Tanja Porja tregon qytetet që rrezikohen sot nga rrebeshet dhe përmbytjet appeared first on Albeu.com.

Arsimi i lartë po shkon drejt humnerës, Erisa Xhixho: Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e Universiteteve

By: V K
9 October 2024 at 09:38

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet se braktisja masive e Universiteteve, është këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi Universitar në vend.

Xhixho në postimin e saj në rrjetet sociale, thekson se mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve.

Postimi i Xhixhos:

Braktisja masive e universiteteve është këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi universitar në vend.
Viti i ri akademik nisi gjysmak për shkak të mosplotësimit të më shumë se gjysmës së kuotave.

Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve.
Shifrat tregojnë gjendjen reale të arsimit të lartë.

1/2 e kuotave në të gjitha universitetet e vendit janë bosh.

41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë

42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.

Janë 2321 studentë të regjistruar më pak se në vitin 2023.

Degët e mësuesisë janë në rrezik mbylljeje. Në nivel kombëtar rrezikojmë të mbetemi pa mësues fizike, kimie apo matematike. Këtë vit janë regjistruar vetëm 5 studentë në degën e fizikës dhe 8 në atë të kimisë.

Kaq mjafton për të kuptuar se arsimi i lartë po shkon drejt humnerës. Qeveria ka dështuar me arsimin, sepse nuk e ka pasur kurrë prioritet. Mashtrimi me bursat për degët prioritare ka prodhuar braktisjen masive të tyre.

Ministria e Arsimit nuk ia doli dot kurrë t’u ofrojë të rinjve një alternativë reale kundër largimit nga vendi.

Vetëm duke fuqizuar arsimin mund të ringremë Shqipërinë.

Ky fuqizim nuk vjen duke folur për suksese imagjinare, por vetëm përmes politikave reale që nisin që nga buxhetimi i arsimit në nivelin 5% e GDP, financimi i kërkimit shkencor e deri te strategjitë specifike për çdo degë e program studimi.

Partia e Lirisë e ka arsimin një nga pesë prioritetet e saj sepse beson fuqimisht që përmes tij mund të ndalet shpopullimi i vendit.
Rrugë tjetër nuk ka!

 

The post Arsimi i lartë po shkon drejt humnerës, Erisa Xhixho: Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e Universiteteve appeared first on Albeu.com.

❌
❌