Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka paraqitur dorëheqje nga funksioni që ajo ushtron prej pesë vitesh. Informacioni për dorëheqjen e Toskës u bë me dije nga vetë Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë publike arsyeja. Gjyqtarja Toska ishte e paarritshme për t’u pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së saj. Elsa Toska u zgjodh […]

The post Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen appeared first on Reporter.al.

Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo u përball të enjten më 19 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për një gjetje në kriterin e pasurisë dhe një tjetër në atë të pastërtisë së figurës. Rreth gjysmë ore pas përfundimit të seancës dëgjimore, trupa […]

The post Ndihmësja ligjore, Aulona Bodo konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator regjistrimin e një procedimi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, bazuar në një kallëzim të kryer nga Savino Cianci, administratori i shoqërisë Wisdom, sh.p.k., i njohur ndryshe si Kolegji Universitar Italian i Tiranës. Megjithatë, në njoftimin e shkurtër të prokurorisë, thuhet se çështja është në […]

The post Prokuroria e Tiranës nis hetime për falsifikimin e diplomave të Wisdom appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila, pasi i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi. Lila nuk ishte e pranishme […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila appeared first on Reporter.al.

Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë, […]

The post Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë appeared first on Reporter.al.

Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën […]

The post Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Konfiskime në letër: Si u rikthye resorti luksoz në duart e familjes Balili

Në nëntor të vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me bujë resortin “Santa Quaranta” buzë detit të Sarandës në zbatim të një vendimi sekuestrimi të bazuar në ligjin “Antimafia”. I shtrirë në rreth 30 mijë metra katrorë, resorti që kishte shërbyer si kamp i Pushimit të Punëtorëve gjatë regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, vëllai […]

The post Konfiskime në letër: Si u rikthye resorti luksoz në duart e familjes Balili appeared first on Reporter.al.

Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret

Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Lezhës u përball të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, […]

The post Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret appeared first on Reporter.al.

Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos

Në procesin penal që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në ngarkim të ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe vartësve të saj, tre ekspertë deklaruan se tunelet e rrugës së Arbrit kanë qenë të papërfunduara kur janë kolauduar si të tilla në vitin 2019. […]

The post Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos appeared first on Reporter.al.

Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 17 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë te këshilltares ligjore të Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Komisioni […]

The post Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor u tërhoq për të marrë vendim që do ta shpalli më 19 shtator, në orën 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh […]

The post KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila appeared first on Reporter.al.

KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të […]

The post KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Elina Kombi. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 11 shtator nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi appeared first on Reporter.al.

Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut

Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës. Megjithë kohën e dhënë në dispozicion, ekspertët nuk arritën […]

The post Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut appeared first on Reporter.al.

Kryetari dhe nënkryetari Bashkisë Tropojë akuzohen se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve rrugësh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi mbrëmjen e të hënës më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në […]

The post Kryetari dhe nënkryetari Bashkisë Tropojë akuzohen se shpërdoruan detyrën në zbatimin e dy projekteve rrugësh appeared first on Reporter.al.

KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu

Gjyqtari i Tiranës, Julian Haxhiu u konfirmua në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 qershor. Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për mënyrën e përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa […]

The post KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu appeared first on Reporter.al.

Ndihmësja ligjore, Alma Troshani konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani u konfirmua në detyrë të hënën më 9 shtagtor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore që zgjati rreth gjysmë ore, gjatë së cilës ajo kundërshtoi barrat e provës për pamundësitë finanicare të konstatuara në kriterin e pasurisë. Ajo u vlerësua pozitivisht […]

The post Ndihmësja ligjore, Alma Troshani konfirmohet në detyrë appeared first on Reporter.al.

Haki Çako: Zjarrin në zonën e mbrojtur të malit të Murganës e shuajmë me forcat tona

Mali i Murganës në Dropull, zonë e mbrojtur, digjet prej të premtes, ndërkohë që forcat vendore të zjarrëfikëseve dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile, AKMC nuk kanë mundur të shuajnë flakët që kanë përfshirë hetarë me kullota. nga ana tjetër, autoritetet shtetërore përgjegjëse pretendojnë se i kanë gjithë kapacitetet e nevojshme dhe se nuk kanë […]

The post Haki Çako: Zjarrin në zonën e mbrojtur të malit të Murganës e shuajmë me forcat tona appeared first on Reporter.al.

Pas vendimit të Kolegjit, Besnik Maho heq dorë nga procesi i vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 me shumicë votash përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho, për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas shumicës së KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm […]

The post Pas vendimit të Kolegjit, Besnik Maho heq dorë nga procesi i vetingut appeared first on Reporter.al.

KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një tender të fituar më parë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi kompanisë private “Albsig” sh.a që të sponsorizonte aktivitetin në resortin luksoz “Marina Bay” në shtator të vitit 2021, duke i kujtuar një kontratë sigurimi të lidhur më parë mes tyre, sipas të dhënave që BIRN siguroi nga një korrespondencë mes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dhe KPK-së. Marrëdhënia […]

The post KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një tender të fituar më parë appeared first on Reporter.al.

❌