❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: PĂ«rdorej edhe nga shqiptarĂ«t

By: V K

 

MbrĂ«mjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit”, dha detaje pĂ«r operacionin “Ghost” tĂ« ndĂ«rmarrĂ« nga policia nĂ« Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenĂ« telefon i veçantĂ« qĂ« vetĂ« krijuesi e shiste pĂ«r 3 mijĂ« dollarĂ« dhe kishte gjashtĂ« muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojĂ« as pĂ«r numĂ«r telefoni as pĂ«r mjet identifikimi dhe as pĂ«r adresĂ«.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

ShqiptarĂ«t janĂ« gjetur, por nuk ka veprime ende nĂ« territorin tonĂ«. NĂ« Australi janĂ« arrestuar shqiptarĂ«. NĂ« Itali janĂ« gjetur shqiptarĂ« qĂ« punojnĂ« pĂ«r NdraghetĂ«n”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: PĂ«rdorej edhe nga shqiptarĂ«t appeared first on Albeu.com.

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit

By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18-vjeç, dhe E. M., rreth 20-vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para

By: V K

Rreth orĂ«s 05:35, nĂ« fshatin “Dragoç” nĂ« ShkodĂ«r, njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se Ă«shtĂ« hedhur nĂ« derĂ«n e jashtme tĂ« njĂ« banese.

Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49-vjeç.

Rreth orĂ«s 05:35, nĂ« fshatin “Dragoç”, PostribĂ«, nĂ« portĂ«n e jashtme tĂ« banesĂ«s sĂ« shtetasit L. H., 49 vjeç, nĂ« tĂ« cilĂ«n prej shumĂ« vitesh nuk banon njeri, Ă«shtĂ« hedhur njĂ« sasi e vogĂ«l, dyshohet lĂ«ndĂ« plasĂ«se.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat

By: V K

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht do jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri dhe mesatar, do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

By: V K

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.

Demi

Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!

Binjakët

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.

Luani

Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.

Virgjëresha

Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.

Peshorja

Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.

Shigjetari

Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.

Bricjapi

Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.

Ujori

Ka shumĂ« mundĂ«si qĂ« gjatĂ« kĂ«saj dite, njĂ« familjar i juaji t’iu kĂ«rkojĂ« njĂ« nder dhe koha e kaluar me tĂ« do ju ndihmojĂ« qĂ« ta njihni mĂ« mirĂ«, shkruan noa.al. GjatĂ« kohĂ«s sĂ« lirĂ« mund tĂ« shijini disa momente relaksi. NĂ« dashuri, do tĂ« arrini tĂ« rigjeni intensitetin.

Peshqit

Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.

The post Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju appeared first on Albeu.com.

Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj

By: V K

Ndërsa afati zyrtar për dorëzimin e dosjeve nga ata që duan të drejtojnë policinë e shtetit ka përfunduar, Ministria e Brendshme ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën.

Por burimet bënë të ditur se një nga kandidatët është Neritan Nallbati. Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrësit, Berat, Fier etj.

Pëllumb Seferi, është një tjetër emër që konsiderohet me potencial të fortë brenda policisë. Prej dy vjetësh Seferi drejton Departamentin për Marrëdhënjet Ndërkombëtare, ndërsa mban dhe gradën Drejtues i Lartë.

Pëllumb Seferi, ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali, ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje .

Ai ka kryer edhe kurse në SHBA nën drejtimin e FBI, si dhe disa të tjera të PAMECA. Gjatë këtyre viteve ai ka spikatur në fushën e ekstradimeve.

Skender Hitaj, është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.

Ilir Proda, i cili drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni, është gjithashtu një kandidat që i është bashkuar thirrjes për pozicionin vakant për të zëvëndësuar Rrumbullakun.

Emra tĂ« tjerĂ« nĂ« garĂ« janĂ« Rebani Jaupi, aktualisht drejtor pĂ«r Rendin dhe SigurinĂ« Publike, shefi i Interpolit Idajet Faskaj, Ardian Çipa etj.

KandidatĂ«t do tĂ« shqyrtohen nga njĂ« komision nĂ« MinistrinĂ« e Brendshme dhe brenda 10 ditĂ«ve emri fitues do t’I dorĂ«zohet ministrit tĂ« BrendshĂ«m.

The post Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

By: V K

Shtetasi Admir Tutaj, u ekstradua nga Kolumbia nĂ« ShqipĂ«ri. Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r disa vepra penale, konkretisht pĂ«r  “Trafikimi i armĂ«ve dhe municionit”, “Forma tĂ« veçanta bashkĂ«punimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe tĂ« strukturuara kriminale”.

Tutaj u arrestua pak kohĂ« mĂ« parĂ« nga autoritetet kolumbiane, pĂ«r veprĂ«n penale “Trafik i armĂ«ve” i mbetur nĂ« tentativĂ«.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.

Mediat vendase raportojnĂ« se Tutaj, pjesĂ« e njĂ« grupi tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« armĂ«ve, mbĂ«rriti nĂ« Kolumbi me autobus nĂ« Antioquia, por u ndalua nĂ« zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” nĂ« Barranquilla.

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

The post U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

“Jam thirrur nĂ« Komisionin Hetimor pĂ«r tĂ« paraqitur pretendimet e mia dhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« sqarime para deputetĂ«ve. Kam ndĂ«rkohĂ« nga njĂ« tjetĂ«r trupĂ« gjykuese njĂ« masĂ« sigurie (pĂ«r dosjen SASPAC), sa kohĂ« do mĂ« jepet pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur qĂ«ndrimet e mia? Ky nuk Ă«shtĂ« shqetĂ«simi mĂ« i madh, pasi do duhet t’i zbĂ«rthej nĂ« komision tĂ« gjitha aktet dhe argumentet njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave pĂ«rbĂ«jnĂ« sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund tĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje tĂ« vendimit tĂ« gjykatĂ«s pĂ«r mosnxjerrje tĂ« sekretit hetimor. Dua tĂ« di qĂ«ndrimin e gjykatĂ«s”, deklaroi ish ministri nĂ« seancĂ«n gjyqĂ«sore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e TiranĂ«s nis hetimet

By: V K

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false, që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

The post Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e TiranĂ«s nis hetimet appeared first on Albeu.com.

Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit

By: V K

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat, u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.

Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.

Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani, u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00, është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike, njoftoi se në nder të Gert Bogdanit, ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

“NĂ« nderim tĂ« figurĂ«s sĂ« ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditĂ« zie ditĂ«n e enjte, datĂ« 19 shtator 2024. TĂ« gjitha aktivitetet e PartisĂ« Demokratike nĂ« datat 18 dhe 19 shtator nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin do tĂ« anulohen. NĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike flamuri kombĂ«tar dhe flamuri i PD do tĂ« ulen nĂ« gjysmĂ«shtizĂ« dhe nĂ« orĂ«n 12.00 do tĂ« mbahet njĂ« minutĂ« heshtje nĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« PD.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

The post Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO)

By: V K

Këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë, janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Figura të njohura politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Një prej politikanëve që kanë marrë pjesë në homazhe, ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Mes lotësh, Jozefina Topalli, u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

“Gerti ishte ndryshe nga tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotĂ«sh Jozefina Topalli dhe mĂ« pas u largua.

The post Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Goditja ndaj organizatĂ«s kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lĂ« nĂ« fuqi sekuestrot e pasurive pĂ«r anĂ«tarĂ«t e grupit (EMRAT)

By: V K

DitĂ«n e sotme (19 Shtator), Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n e sekuestros preventive pĂ«r pasuritĂ« e tĂ« dyshuarve Arben Lamçja, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, tĂ« shoqĂ«rive “Elba Beton”, “Hotel Demis” dhe personave tĂ« tjerĂ« nĂ«n hetim.

Pasuritë e tyre ishin vënë më parë në masën e sekuestros nga GJKKO e shkallës së parë, me kërkesë të SPAK, teksa të dyshuarit nuk kishin ushtruar të drejtën e ankimit.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të Prokurorise se Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për rastin po zhvillohen hetime edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit.

Grupi nĂ« fjalĂ«, ku bĂ«nin pjesĂ« vĂ«llezĂ«rit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« atentatesh e vrasjesh, ndĂ«rsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

Franc Çopja, u arrestua pĂ«r llogari tĂ« BelgjikĂ«s, ndĂ«rsa Hajdar Çopja vijon tĂ« jetĂ« nĂ« kĂ«rkim, ku ka tĂ« dhĂ«na se ndodhet nĂ« Dubai.

NjĂ« pjesĂ« e pasurive tĂ« organizatĂ«s kriminale tĂ« drejtuar nga Çopjajt, rezultonin nĂ« emĂ«r tĂ« Arben Lamçes, i arrestuar nĂ« KosovĂ« dhe i ekstraduar sĂ« fundmi nĂ« ShqipĂ«ri, ku akuzohet pĂ«r sigurim kushtesh pĂ«r vrasjen e Nuredin Dumanit dhe pastrim parash.

The post Goditja ndaj organizatĂ«s kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lĂ« nĂ« fuqi sekuestrot e pasurive pĂ«r anĂ«tarĂ«t e grupit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tragjike nĂ« Has, flasin tĂ« afĂ«rmit: U mundua i gjithĂ« fshati t’i shpĂ«tonte (VIDEO)

By: V K

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Si pasojë e zjarrit, humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57-vjeç dhe Fatime Lushi 82-vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

NjĂ« bashkĂ«fshatar i viktimave nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediat, tregon se ka qenĂ« e pamundur pĂ«r t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkĂ«shortja pasi ka dalĂ« e ka thirrur Rexh Lushin tĂ« dalĂ« nga banesa nĂ« flakĂ«, por nuk ka dĂ«gjuar zĂ«.

“Rexha ka jetuar kĂ«tu, ndĂ«rsa fĂ«mijĂ«t i ka nĂ« emigrim. Edhe vĂ«llezĂ«rit i ka nĂ« emigrim nĂ« Angli. VetĂ« jetonte me nusen dhe me tĂ« Ă«mĂ«n. NĂ« orĂ«n 1 tĂ« natĂ«s ka dalĂ« jashtĂ« dhe ka lajmĂ«ruar policinĂ«. Ka hyrĂ« pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ«nĂ«n nga shtĂ«pia dhe ka ngel. BashkĂ«shortja ka dalĂ« jashtĂ« dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtĂ« por nuk ka dalĂ«, ka ngelur brenda”, – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“RexhĂ«n (shĂ«nim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) nĂ« kuzhinĂ«. E kemi nxjerrĂ« jashtĂ«. Ishte i dĂ«mtuar fare, i shkrirĂ« komplet”, thotĂ« Neritan Koka, njĂ« tjetĂ«r banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjĂ«. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 pĂ«r 58”, shton Shkozet Bebexhia.

The post Ngjarja tragjike nĂ« Has, flasin tĂ« afĂ«rmit: U mundua i gjithĂ« fshati t’i shpĂ«tonte (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re

By: V K

Mesditën e djeshme, një lajm i papritur tronditj  jo vetëm selinë blu, por të gjithë vendin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi jetën në moshën 44-vjeçare, ku shkak dyshohet një arrest kardiak.

Ditën e sotme, Partia Demokratike, e ka shpallur ditë zie, teksa ka ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe ka anuluar aktivitetet në të gjithë vendin.

Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, ku do të prehet në varrezat e Sharrës, teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban homazhe në nderim të tij.

Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

Por, Gerti Bogdani, nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë.

Sokol Olldashi, humbi kontrollin e drejtimit të makinës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka. Ai ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare, më 1 Shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

The post Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re appeared first on Albeu.com.

Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

By: V K

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Liri Berisha, shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri.

“AsgjĂ« nuk ka vlerĂ« nĂ« kĂ«to momente pĂ«rveç jetĂ«s sĂ« tij qĂ« iku. Dua tĂ« shpreh ngushĂ«llimin pĂ«r prindĂ«rit e tĂ« ndjerit, tĂ« kalojnĂ« momentet e vĂ«shtira me EdlirĂ«n para tĂ« cilĂ«s dalin detyra tĂ« rĂ«nda. Shpreh ngushĂ«llimet pĂ«r miqtĂ« dhe familjet. Do ta kujtojmĂ« gjithmonĂ« me shumĂ« dashuri e respekt”, u shpreh ajo.

The post Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt appeared first on Albeu.com.

Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

By: V K

Intervista qĂ« spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bĂ«ri ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet s**suale nĂ« punĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dhe shkak i debateve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme mes saj dhe moderatores sĂ« kĂ«tij emisioni, Erjona Rusit.

Pasi Morava e quajti kĂ«tĂ« tĂ« fundit “p*stitutĂ« mediatike”, pasi abuzoi me intervistĂ«n e saj, Erjona ditĂ«n e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu pĂ«rgjigje gazetares, duke i thĂ«nĂ« se nĂ« asnjĂ« moment intervista e saj nuk Ă«shtĂ« tjetĂ«rsuar apo keqtrajtuar.

Pas ErjonĂ«s, ditĂ«n e sotme e ka pasur “radhĂ«n” tĂ« ulet nĂ« studion e “Wake Up” vetĂ« Kostana Morava, e cila iu drejtua moderatorĂ«ve me fjalĂ«t “trup tĂ« keni qĂ« nuk mĂ« ftuat qĂ« dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut nĂ« kurth nga emisioni “S’e Luan Topi”, pasi nuk e kishin vĂ«nĂ« nĂ« dijeni paraprakisht qĂ« do e pyesnin pĂ«r ngacmimet seksuale nĂ« punĂ«.

Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto tĂ« lutem Enxhi. Mos bĂ«j zhurmĂ« tĂ« lutem se Ă«shtĂ« mĂ«ngjes, sa jam zgjuar. UnĂ« kam ardhur pĂ«r ty Blendi, e nuk do vi mĂ«, pĂ«r ty kam ardhur, gocat si njoh fare. NĂ«se ju do donit tĂ« mĂ« merrnit nĂ« pyetje duhet tĂ« mĂ« merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundĂ«si apo tĂ« çohem tĂ« ik. Se skam ardhur tĂ« them çfarĂ« do Enxhi tĂ« them po kam ardhur tĂ« them ca dua tĂ« them e do ik”, kĂ«to janĂ« dhe disa nga fjalĂ«t qĂ« spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thĂ«nĂ« mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« enjte nĂ« studion e Wake Up.

“MĂ« vjen turp tĂ« gjendem nĂ« Top Channel, para gazetarĂ«ve, jo ju por Erjona Rusi Ă«shtĂ« fenomen tanimĂ« e çdo tjetĂ«rsim tĂ« bĂ«het do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutĂ«. MĂ« vjen keq qĂ« ti nuk kupton. ËshtĂ« fenomen, nuk Ă«shtĂ« Erjona Rusi”, ka thĂ«nĂ« e revoltuar Kostana.

The post Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik appeared first on Albeu.com.

Homazhet për Gerti Bogdanin/ Luçiano Boçi: Do të jetë pjesë e kumtit politik të PD

By: V K

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Në emër të grupit parlamentar të PD, Boçi tha se Gerti do të jetë pjesë e kumtit të PD, si dhe shtoi se kjo ishte një nga rastet kur fjalët nuk e shprehin dot dhimbjen.

“Po i japim lamtumirĂ«n mikut e bashkĂ«punĂ«torit, mikut dhe shokut tim personal, Bogut siç e thĂ«rrisnim nĂ« konfidencĂ«. Gerti ishte dĂ«shmi si duhet tĂ« jetĂ« njĂ« politikan, shembull si duhet tĂ« jetĂ« njĂ« familjar, shembull se si njĂ« njeri duhet tĂ« ndĂ«rtojĂ« karrierĂ«n e tij. Dhimbja jonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe, nga rastet kur fjalĂ«n nuk e shprehin dot.

Geti udhëton sot drejt parajsës, por kishte ndërtuar parajsën e tij në familje e shoqëri.
Ende nuk e besojmë dot ikjen e tij. Do të mbetet në kujtimet tona.

LamtumirĂ« Gert nĂ« emĂ«r tĂ« familjes sonĂ« politike. Do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e kumtit politik tĂ« PD”, u shpreh ai.

The post Homazhet për Gerti Bogdanin/ Luçiano Boçi: Do të jetë pjesë e kumtit politik të PD appeared first on Albeu.com.

Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin e PD: Nuk jam mirë

By: V K

Mesditën e djeshme, ish-deputeti Gerti Bogdani, humbi jetën papritur pas një arresti kardiak. Kjo vdekje e beftë e tij ka bërë që figura të ndryshme publike, të shprehin mesazhe ngushëllimi teksa e kujtojnë veprën e tij, si politikan, si shok e si njeri.

Albert Gjoka, duket se ka qenĂ« njĂ« nga personat e fundit me tĂ« cilin ish-deputeti ka shkĂ«mbyer mesazhe. NĂ« postimin e tij nĂ« “Facebook”, menaxheri i Bukinisti.al, shprehet se e kishin lĂ«nĂ« tĂ« takoheshin, por Bogdani i kishte dĂ«rguar njĂ« mesazh ku i thoshte se e kishte tĂ« pamundur ta takonte, pasi nuk ndihej mirĂ«.

Postimi i plotë:

I dashur Gert!

E kishim lĂ«nĂ« sot nĂ« orĂ«n 11.00 tĂ« takoheshim bashkĂ«risht, por mĂ« dĂ«rgove njĂ« mesazh nĂ« prag tĂ« orarit se “e kishe tĂ« pamundur” dhe doje qĂ« tĂ« takoheshim njĂ« ditĂ« tjetĂ«r. TĂ« mirĂ«kuptova si mik prej mĂ« shumĂ« se 20 vitesh, por nuk po u besoja syve se vetĂ«m pak minuta mĂ« pas, pashĂ« nĂ« ekran lajmin e hidhur tĂ« ikjes tĂ«nde
 MĂ« shkruaje nĂ« fund tĂ« mesazhit se “nuk jam mirĂ«â€ dhe kĂ«to fjalĂ« i kam si gozhdĂ« nĂ« mendjen time edhe tani. Mbase, kĂ«to mund tĂ« kenĂ« qenĂ« edhe fjalĂ«t e fundit
.

Edhe sot e kishim lĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« biseduar rreth librit tĂ« mikut tĂ«nd Rolf Mowatt – Larssen, “Midis CIA -s dhe Besimit” dhe shumĂ« çështjeve tĂ« tjera qĂ« na bashkonin nĂ« bisedat qĂ« zgjasnin shumĂ«. Ti ke qenĂ« prej shumĂ« vitesh nĂ« politikĂ«, por nuk hoqe dorĂ« kurrĂ« nga pĂ«rpjekja pĂ«r ta bĂ«rĂ« politikĂ«n mĂ« tĂ« moralshme, – mĂ« etike dhe mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r njerĂ«zit dhe pĂ«r vendin. As pĂ«r miqtĂ«.

TĂ« gjithĂ« jemi vdekatarĂ«, por soji i shumtĂ« i politikanĂ«ve tanĂ« janĂ« matrapazĂ« shpirtrash; e ti nuk ishe i tillĂ«. Studiove jashtĂ«, por u ktheve kĂ«tu dhe nuk e braktise vendin pĂ«r asnjĂ« çast, pĂ«rkundrazi, – e provove veten pa u dorĂ«zuar pĂ«r asnjĂ« çast: Ti hyre nĂ« politikĂ« me shpresa dhe energji pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ca gjĂ«ra mĂ« mirĂ« se shumĂ« tĂ« tjerĂ« dhe nuk hoqe dorĂ« deri nĂ« dekikĂ«n e fundit. Si pakkush u pĂ«rpoqe ta bĂ«je politikĂ«n dhe besimin bashkĂ«, duke i dhĂ«nĂ« vlerĂ« tĂ« parĂ«s edhe pĂ«rmes shembullit tĂ«nd. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, e mbĂ«shtete pa kusht edhe librin “Midis CIA-s dhe besimit”.

Sot ike beftë, duke na lënë të shokuar të gjithë ne, miqtë e tu. Ike, teksa ne nuk kemi fjalë për të ngushëlluar as mikeshën tonë dhe bashkëshorten tënde, Edlira dhe as dy engjëjt e tu. Ike me pengun se nuk u takuam sot dhe as do të takohemi më fizikisht, por, na ke lënë shenjën e spikatur të mikut të fisëm, prindit shembullor, politikanit ndryshe dhe njeriut që i do fort njerëzit, qytetin dhe vendin e vet. Besimi jot në Zot dhe mirësia jote të dhëntë jetën e pasosur në udhëtimin e përjetshëm që sapo ke nisur! Shën Maria të pastë në prehër përjetësisht! Besimi dhe shembulli jot mos u harrofshin kurrë, mik i dashur!

UnĂ« dhe Dori Gjoka jemi pranĂ« teje me zemĂ«r dhe shpirt, e dashur Edlira Çepani nĂ« kĂ«to momente tĂ« vĂ«shtira!

The post Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin e PD: Nuk jam mirë appeared first on Albeu.com.

Lamtumira për Gerti Bogdanin, nisin homazhet në nderim të ish-deputetit

By: V K

Arkëmorti i ish-deputetit Gerti Bogdani, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, teksa kanë nisur  homazhet për të. Në ambientet e Kuvendit, ka mbërritur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, si edhe funksionarë të tjerë të PD për të kryer homazhet.

Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate, duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

 








The post Lamtumira për Gerti Bogdanin, nisin homazhet në nderim të ish-deputetit appeared first on Albeu.com.

SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës për ngjarjen e masakrës në ish-bllok, policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë në skaner

By: V K

Komunikimet e zhvilluara nĂ« aplikacionin “SKY”, tĂ« mbĂ«ritura nĂ« ShqipĂ«ri nga Franca dhe Belgjika, kanĂ« regjistruar njĂ« dosje penale nĂ« prokurori tĂ« posaçme qĂ« bĂ«n fjalĂ« pĂ«r ngjarjen e 4 Tetorit 2018, ngjarje kjo e ndodhur nĂ« qĂ«ndĂ«r tĂ« ish-bllokut nĂ« TiranĂ«.

Si pasojë e përplasjes së dy grupeve kriminale të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, në këtë ngjarje mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën rëndë biznesmeni i lojrave të fatit Ervis Martinaj dhe miku i tij, Eljo Hato.

I vetmi që bëri 7 muaj burg për këtë ngjarje, ishte i plagosuri Ervis Martinaj. Ndërsa bodigardi i Ervin Matës, Marviol Bilo, që qëlloi me pistoletë ndaj tre personave, nuk bëri asnjë ditë burg, megjithëse u dënua me 4.8 vite burg, duke ja kthyer këtë dënim në shërbim prove.

TĂ« gjithĂ« personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikt duke filluar nga Eldi Dizdari, Fabiol Gaxha, Marviol Bilo, Fabiol Alushi, Eljo Hato, Geldo Hoti e deri tek Ervin Mata, mundĂ«n t’ia hedhin drejtĂ«sisĂ«.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mĂ«suar pĂ«rmes burimeve brenda SPAK se Prokuroria e Posaçme SPAK, ka hapur njĂ« seri kodesh tĂ« aplikacionit “SKY” , qĂ« janĂ« pĂ«rdorur gjatĂ« periudhĂ«s 2019-2021 nga protagonistĂ«t e kĂ«tij konflikti.

NĂ«se do ketĂ« vullnet pĂ«r t`i shkuar deri nĂ« fund kjo çështje, pritet tĂ« kthehet nĂ« “bombĂ«n” toksike pĂ«r sistemin e drejtĂ«sisĂ«, duke konkuruar denjĂ«sisht me dosjen penale “Zarka”, ku u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisĂ« sĂ« VlorĂ«s dhe u shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim biznesmeni Astrit Vldadi, oficerja e policisĂ« Erjona Dautaj dhe avokati nga Fieri, Radovan Çela.

Pasi në bisedat e administruara dalin disa punonjës të policisë së Shtetit, prokurorë, gjyqtarë e deri tek ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, që kanë manipuluar ekspertizat balistike të predhave dhe gëzhojave të sekuestruara në vendin e krimit.

NjĂ«herĂ«sh shuma tĂ« mĂ«dha eurosh janĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r mosarrestimin nga policia i Marviol Bilos qĂ« ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim, apo qoftĂ« dhe pĂ«r ndryshimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« pĂ«r Ervis Martinaj nga “Arrest nĂ« burg” nĂ« detyrim paraqitje.

Në këto biseda ndërhyrjet, presionet, korrupsioni është ngjitur në kupolën e Policisë së Shtetit dhe shumë njerëz të Drejtësisë që kanë ushtruar detyrën e tyre në Gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën e Apelit Tiranë.

MĂ«sohet se dy kode tĂ« aplikacionit “SKY” tĂ« pĂ«rdorura nga biznesmeni tashmĂ« i zhdukur Ervis Martinaj, janĂ« zbardhur totalisht.

NĂ« kodin “NP8LS4” dhe njĂ« kod tjetĂ«r tĂ« pĂ«rdorur prej tij, janĂ« konstatuar njĂ« intesitet bisedash tĂ« zhvilluara me persona tĂ« tjerĂ«, brenda rradhĂ«ve tĂ« policisĂ«, e deri nĂ« gjykatĂ« dhe prokurori, pĂ«r kualifikuar akuzat penale ndaj tĂ« pandehurve.

Biznesmeni, Ervis Martinaj, fillimisht nĂ« kĂ«tĂ« dosje Ă«shtĂ« hetuar dhe mbajtur pĂ«r 7 muaj nĂ« burg me akuzĂ«n e “Vrasjes me paramendim” kryer nĂ« bashkĂ«punim mbetur nĂ« tentative.

Por prokuroria e TiranĂ«s, nĂ« konkluzionin pĂ«rfundimtar tĂ« dĂ«rgimit tĂ« dosjes nĂ« gjykatĂ«, ka ngritur ndaj Martinaj akuzĂ«n e “Sigurimit tĂ« kushteve dhe mjeteve pĂ«r vrasje”, duke e dĂ«nuar pĂ«rfundimisht me 3 vite e 8 muaj burgim.

Pasi Martinaj, sipas akuzĂ«s i ka dĂ«rguar sms miqve tĂ« tij pĂ«r t’u afruar nĂ« zonĂ«n e ish-bllokut.

Akuza tĂ« tjera kundĂ«r tij ishin “Fshehje tĂ« ardhurash”, “Falsifikimit tĂ« pasaportave dhe kartave tĂ« identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes nĂ« ish-bllok, ju sekuestrua njĂ« pasaportĂ« Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit” nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin.

PĂ«r sigurim kushtesh pĂ«r tĂ« kryer vrasje nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje Ă«shtĂ« hetuar dhe i plagosuri Eljo Hato, qĂ« gjatĂ« vitit 2020-2021 ka pĂ«rdorur kodin “Sky” “TFQL4R”.

Gjithashtu, mjaft biseda pĂ«r masakrĂ«n 4 Tetorit e ndodhur nĂ« ish-bllok SPAK, ka konstuar dhe tek kodi “GS4TDD” qĂ« i pĂ«rket Ervin MatĂ«s, qĂ« nĂ« TiranĂ« njihen me nofkĂ«n “Boli” dhe tashmĂ« Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rki ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r “Trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike” nĂ« kuadĂ«r tĂ« “Grupit tĂ« strukturuar kriminal”.

Ervin Mata, ishte vetë subjekt i këtij hetimi aq më tepër interesohej në mënyrë të drejtpërdrejtë që policia mos arrestonte bodigardin e tij, Marviol Bilo.

Njëherësh grupi përmes lidhjeve të tij solli dhe ndryshimin e akuzave për ish-komandon special Bilo, nga duke vendosur një dënim të ulët prej 4.8 vite burgim, për të cilin nuk bëri asnjë ditë burgim për shkak se gjykata ja pezulloi vuajtjen e dënimit me burg, duke e vendosur Bilon në shërbim prove.

The post SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës për ngjarjen e masakrës në ish-bllok, policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë në skaner appeared first on Albeu.com.

❌