Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjyqet e Berishës/ Malltezi: Nuk ia kam paguar unë faturat e avokatëve, por e bija

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat, për të “zbërthyer” dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në lidhje me deklarimet e Prokurorisë së Posaçme, se dhëndri i ka paguar Sali Berishës proceset gjyqësore në Francë dhe Britani të Madhe pas shpalljes […]

The post Gjyqet e Berishës/ Malltezi: Nuk ia kam paguar unë faturat e avokatëve, por e bija appeared first on BoldNews.al.

Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

By: V K

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike ku tha se Prokurorët genjejnë, kur shkruajnë emrin e tij se ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës.

Malltezi tha se në fakt të gjitha ia ka përballuar e bija e Berishës, Argita. Ai tha se ka paguar vetëm për gjyqin në Francë dhe shtoi se me shumë kënaqësi ia mbulon, por nuk e kanë pranuar, ndaj, sipas tij, është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP.

Më pas, tha Malltezi, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. Ai tha se më pas gënjehet që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat janë zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Ai shtroi pyetjen se përse prokurorët e shënojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës në dosjen hetimore.

DEKLARATA:

Prokurorët politikë genjejnë kur shkruajnë se Jamarber Malltezi ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka perballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamiresine si krim apo vepër penale. Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor.

Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion. Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek.

Atëherë, pse sherbetoret politike të Edi Ramës e shenojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë. Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

The post Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berishës, ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale për të “zbërthyer” dosjen e SPAK për çështjen “Partizani”, që sipas tij është e mbushur me falsifikime, manipulime dhe mashtrime. Krahas videos së publikuar, Malltezi shkruan se çdo ditë do të nxjerrë nga një mashtrim për të treguar […]

The post Dosja “Partizani”/ Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha appeared first on BoldNews.al.

“Një apartament te pronat e Malltezit është blerë nga Safet Gjici”- Gazetarja zbardh detaje nga dosja e Berishës: SPAK thotë se ish-kryeministri ka përfituar nga pasuritë e…

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur detaje në lidhje me dosjen e SPAK në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më 11 shtator u mor i pandehur në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Daci shprehet se në dosjen prej 500 faqesh thuhet se një apartament nga pronat e Jamarbër Malltezit, është blerë

Dhëndri dhe e bija i paguan shpenzimet shëndetësore, Berisha tregon porosinë që i dha Argitës

By: Ela

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK, ku ai u mor i pandehur për dosjen “Partizani”. Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD sqaroi  se shpenzimet që Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë për të për shëndetin dhe për gjyqet janq paguar nga e bija. Berisha shpjegon se ai i kishte lënë […]

The post Dhëndri dhe e bija i paguan shpenzimet shëndetësore, Berisha tregon porosinë që i dha Argitës appeared first on BoldNews.al.

“Partizani”/ Malltezi nxjerr pamjet e vitit 2008: Për këto rrënoja 15 pronarët paguan 800 mijë euro

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaq gjendjen e degraduar të objeketve të ish-klubit sportiv Partizani në vitin 2008, që sipas tij, 15 pronarët e tokës paguan 800 mijë euro. Ai shton më tej se sot prokurorët poltik të SPAK, 15 vjet më pas caktuan patronazhistë […]

The post “Partizani”/ Malltezi nxjerr pamjet e vitit 2008: Për këto rrënoja 15 pronarët paguan 800 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

By: user 8

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi.

Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Lexo më tej: Nga paralajmërimi i Ramës për “non grata” tek arrestimi i Berishës (kronologjia e plotë) 

The post SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë appeared first on Lapsi.al.

Berisha dhe dhëndri i tij nën akuzë, detaje nga dosja e SPAK: Si Argita dhe Jamarbër Malltezi blenë toka dhe ia shitën Damir Fazlliçit! Pagesat u bënë dorazi

Të mërkurën (11 shtator 2024) ish-kryeministri Sali Berisha u vu zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale ‘korrupsion pasiv’ në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për të njëjtën çështje u vu në  akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Në dosjen e

“Bektashi e Begeja morën përsipër procesin”- Dosja e SPAK për çështjen ‘Partizani’, familjet ish-pronare: Do interesoheshin ata për kthimin edhe privatizimin e pronës

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si dhe biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, lidhur me procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Dosja e SPAK, e siguruar nga gazetari i News24, Igli Çelmeta, zbardh skemën se si është vepruar lidhur me kthimin

Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin

By: E.K

Është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” Berishën dhe Malltezin. Si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. SPAK mori të pandehur […]

The post Afera “Partizani”/ Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe Malltezin appeared first on FaxWeb.

U mor i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO

By: E.K

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është paraqitur këtë të premte në Apelin e GJKKO. Në Apelin e Posaçëm, gjyqtare është Ilirjana Olldashi. Malltezi është nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani. Seanca zhvillohet për zëvendësim mase dhe informacion lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”. Seanca në Apelin […]

The post U mor i pandehur nga SPAK, Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO appeared first on FaxWeb.

SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]

The post SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha appeared first on Reporter.al.

Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet

Partia Demokratike akuzoi të premten Kryeministrin Edi Rama se ka përdorur detyrën e tij për të miratuar akte ligjore nga të cilat pjesëtarë të trungut të tij familjar kanë përfituar një pronë, 22.4 hektarë tokë në Vuno, një fshat në bregdetin e Vlorës, nga ku ka origjinën nëna e tij. Sipas akuzave nga selia e […]

The post Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet appeared first on Reporter.al.

❌