❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? E shpjegon psikologia Mana

Psikologia Graciela Mana tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m nĂ« pĂ«rdorimin e substancave. Rastet e kĂ«tyre drogave tĂ« reja janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r t’u menaxhuar pĂ«r shkak tĂ« humbjes sĂ« koshiencĂ«s, kokaina, heroina koshienca Ă«shtĂ« prezente, nuk flasim pĂ«r mbidozim. Reagimi varet nga toleranca e organizmit tĂ« individit. Me kalimin e kohĂ«s shtohet toleranca, duhen doza mĂ« tĂ« larta pĂ«r tĂ« arritur efektin qĂ« duan, pĂ«r shemull euforia. Doza Ă«shtĂ« e ndryshme nĂ« varĂ«si tĂ« tolerancĂ«s”, shpjegoi psikologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? E shpjegon psikologia Mana appeared first on Euronews Albania.

Tornado në Anglinë jugore, erërat e forta goditën Hampshire

Një tornado e vogël, në të cilën askush nuk u lëndua, goditi një zonë banimi të qytetit Aldershot në Hampshire, Angli, duke dëmtuar shtëpi dhe pemë, tha bashkia lokale.

Organizata e Kërkimeve për Tornado dhe Stuhi (Torro) gjurmoi gjatësinë e tornados, e cila tha se ishte dy kilometra, raportoi Guardian.

Pavarësisht nga madhësia e tij, ekspertët e Torro-s e klasifikuan tornadon si T1 ose T2, duke e bërë atë relativisht të vogël.

Një zëdhënës i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Hampshire dhe Isle of Wight tha se zjarrfikësit ishin pjesë e një reagimi të përbashkët ndaj një incidenti në Aldershot dje pasi erërat e forta dëmtuan një numër pronash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tornado në Anglinë jugore, erërat e forta goditën Hampshire appeared first on Euronews Albania.

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen të arrijnë tek njerëzit që kanë mbetur të bllokuar në automjete që nga mbrëmja e djeshme.

Sipas raportimeve të para, në disa zona ka rënë deri në dy metra borë, ndërsa në disa provinca paralajmërimi portokalli është ngritur nga niveli i gjashtë në të tetën.

Sipas raportimeve të mediave, autostrada N3 në bregun lindor, që lidh Johanesburgun dhe Durbanin, është prekur veçanërisht, disa pjesë janë plotësisht të pakalueshme, madje edhe rrugët e anashkalimit janë të mbuluara me borë, thanë zyrtarët.

Moti i ashpër çoi në mbylljen e autostradës N3 midis Harrismith dhe Tugel Tull, si dhe rrugën R617 midis Kokstad dhe Underberg, raportuan mediat lokale.

Zyrtarët u kërkuan banorëve që planifikojnë të udhëtojnë që të shtyjnë planet e tyre për shkak të kushteve aktuale të rrezikshme dhe atyre që janë tashmë në rrugë këshillohen të kenë kujdes dhe të ngasin më ngadalë, pasi rrugët janë bërë të rrëshqitshme.

Shërbimet e urgjencës po punojnë për të mbërritur te personat në automjete, por ende nuk ka informacione se sa persona ndodhen në reshjet e dëborës apo gjendjen e tyre, tha për ENCA menaxherja e operacioneve të koncesionit të tarifave N3, Thania Dogra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër appeared first on Euronews Albania.

Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë 

Pas dy javësh është bërë e ditur sonte përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Michel Barnier, në të cilën kreu i ri i diplomacisë franceze do të jetë ish-ministri për Evropën, Jean-Noel Barot.

Ekipi i Barnier prej 39 personash është shumë i ri dhe përfshin disa figura të shquara politike, shkruan Figaro.

Sébastien Lecornu qëndroi në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ministri i ri i Brendshëm është Bruno Retajo.

Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë u emërua Antoine Armand dhe Ministre e Arsimit Anne Genet, gjithashtu makroniste, ndërsa Ministre e Kulturës do të jetë Rashida Dati.

Sipas Figaro, nuk Ă«shtĂ« pĂ«r t’u habitur qĂ« ministrat e rinj vijnĂ« nga partitĂ« e djathta apo nga radhĂ«t e makronistĂ«ve.

Maude Brejon, e cila prej katër vitesh mbron në televizion aksionin e pushtetit ekzekutiv, është emëruar si zëdhënëse e qeverisë, ndaj fytyra e saj është relativisht e njohur për publikun e gjerë.

 

The post Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë  appeared first on Euronews Albania.

ShpĂ«rthimi i “pagers” nĂ« Liban, merret nĂ« pyetje drejtorja e kompanisĂ« hungareze

ShĂ«rbimi hungarez i zbulimit ka marrĂ« disa herĂ« nĂ« pyetje drejtoren e pĂ«rgjithshme tĂ« kompanisĂ« “BAC Consulting KFT”, e lidhur me shpĂ«rthimin gjatĂ« kĂ«saj jave tĂ« mjeteve tĂ« komunikimit, ‘pagers’ tĂ« pĂ«rdorura nga Hezbollahu, njoftoi qeveria e HungarisĂ« sĂ« shtunĂ«n.

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kishte autorizuar firmĂ«n “BAC Consulting KFT,” me bazĂ« nĂ« Budapest tĂ« HungarisĂ«, qĂ« tĂ« pĂ«rdorte markĂ«n e saj pĂ«r prodhimin dhe shitjen e pajisjes ‘pager’ tĂ« modelit AR-924.

Cristiana Barsony-Arcidiacono, 49 vjeç, me shtetĂ«si italiano-hungareze, e cila ka themeluar “BAC Consulting” i tha rrjetit NBC NeĂ«s kĂ«tĂ« jave se pajisjet e komunikimit me mesazhe ‘pagers’ nuk ishin prodhuar nga kompania e saj dhe se ajo ishte thjesht “ndĂ«rmjetĂ«se”.

Me herët, një nga shërbimet e zbulimit të Hungarisë, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese tha në një deklaratë se pajisjet që u përdorën për shpërthimet masive nuk janë prodhuar në territorin hungarez apo kanë hyrë në atë vend.

Zyra e Kryeministrit Viktor Orban tha mĂ« herĂ«t se kompania “BAC Consultin” ishte njĂ« “kompani tregtare ndĂ«rmjetĂ«suese, e cila nuk kishte njĂ« qendĂ«r prodhimi apo ndonjĂ« qendĂ«r tjetĂ«r operimi nĂ« Hungari”.

GjatĂ« sulmeve dyditore tĂ« martĂ«n dhe tĂ« mĂ«rkurĂ«n, kur shpĂ«rthyen mjetet e komunikimit ‘pager’ dhe radiot e dorĂ«s, pajisje qĂ« pĂ«rdoren nga Hezbollahu, rreth 39 njerĂ«z humbĂ«n jetĂ«n dhe u plagosĂ«n mĂ« shumĂ« se 3 mijĂ« tĂ« tjerĂ«. Sulmet besohet gjerĂ«sisht se janĂ« kryer nga Izraeli, por autoritetet izraelite nuk e kanĂ« mohuar dhe as kanĂ« konfirmuar pĂ«rfshirjen.

The post ShpĂ«rthimi i “pagers” nĂ« Liban, merret nĂ« pyetje drejtorja e kompanisĂ« hungareze appeared first on Euronews Albania.

Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

Florida Tilki, specialiste për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës tregoi në emisionin Revieë në Euronews Albania se llojet e drogave që po qarkullojnë dhe konsumohen sidomos nga të rinjtë në kryeqytet janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Ajo tregoi se zonat më problematiku ku është kapur sasia më e madhe e drogës nga policia janë zona e ish-Blloku, Lapraka, ish-Parku, Sauku, Unaza e Re, Ali Demi dhe Kamza.

“Dy-tre operacione janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut, Lapraka Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« rreziku, Ă«shtĂ« goditur dhe Ă«shtĂ« kapur njĂ« sasi e konsiderueshme, Sauku, gjithĂ« pjesa e Saukut duke qenĂ« e pyllĂ«zuar kanĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« lĂ«vizur mĂ« lirshĂ«m, Unaza e Re nĂ« disa zona tĂ« saj, Ali Demi Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r zonĂ« e nxehtĂ« dhe sĂ« fundi Kamza, se aty ku kemi goditur kemi kapur, ndaj Ă«shtĂ« futur nĂ« listĂ«â€, shpjegoi specialistja.

Ajo tregoi se lidhja me klientit bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale por edhe me metoda të tjera dhe se bëhet fjalë për grupe janë shumë të kamufluar dhe të kujdesshëm për të mos rënë në sy.

The post Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë appeared first on Euronews Albania.

Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut 

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten është rritur ndjeshëm, thonë zyrtarët libanezë, me disa fëmijë dhe gra në mesin e të vdekurve.

Gjatë gjithë ditës të shtunën, shpëtimtarët kërkuan nëpër rrënoja pasi një ndërtesë e lartë u shemb dhe të tjera u shkatërruan pjesërisht në sulm.

Sulmi, i cili goditi lagjen me popullsi të dendur të Dahieh, një bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor, vrau të paktën 37 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 68 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Sulmi ajror ishte i treti i Izraelit në kryeqytetin libanez këtë vit dhe është parë si një përshkallëzim i madh në rajon që ka shtuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu, milicia dhe grupi politik i fuqishëm i mbështetur nga Irani, konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqil, një komandant i lartë në forcat elitare të grupit Radwan. Grupi gjithashtu konfirmoi se Ahmed Wahbi, vetë një figurë e lartë e Radvanit, vdiq në sulm.

Duke reaguar ndaj sulmit, ministri libanez i shĂ«ndetĂ«sisĂ«, Dr Firass Abiad, tha se ishte njĂ« “shkelje e ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut  appeared first on Euronews Albania.

“Vuçiç po kĂ«rkon tĂ« fitojĂ« kohĂ«â€, analisti serb: ÇfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« mars?

Analisti serb, Dushan Janiç, tha nĂ« emisionin “Balkan Talks”, nĂ« Euronews Albania se AleksandĂ«r Vuçiç po pĂ«rpiqet tĂ« fitojĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« bindĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos kĂ«rkojnĂ« zgjedhje demokratike.

Sipas tij Vuçiç ka dy alternativa, ose të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme ose të përgatisë strategjinë e ikjes gjë që nuk po ndodh.

“Ai po pĂ«rpiqet tĂ« fitojĂ« kohĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« bindĂ« njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos kĂ«rkojnĂ« zgjedhje demokratike nĂ« Serbi se nĂ«se do ketĂ« nuk do tĂ« jem pjesĂ« e marsit dhe nĂ«se perĂ«ndimi e kupton çfarĂ« ka ndodhur kĂ«tu ka pĂ«r tĂ« ndryshuar personat qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r Ballkanin, ju keni pĂ«r tĂ« parĂ« çfarĂ« ka pĂ«r tĂ« ndodhur nĂ« mars. Vuçiç ka vetĂ«m 2 gjĂ«ra pĂ«r tĂ« adresuar; tĂ« presĂ« mĂ« shumĂ« duke prodhuar mĂ« shumĂ« probleme, ose tĂ« fillojĂ« tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« strategji pĂ«r t’u larguar nga skena dhe ai nuk po punon shumĂ« me strategjinĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga skena. Kjo tregon se kriza nĂ« Serbi Ă«shtĂ« shumĂ« serioze ndaj do tĂ« ishte mĂ« mirĂ« pĂ«r ne nĂ« Serbi qĂ« tĂ« kishte zgjedhje demokratike”, tha ai.

 

The post “Vuçiç po kĂ«rkon tĂ« fitojĂ« kohĂ«â€, analisti serb: ÇfarĂ« do ndodhĂ« nĂ« mars? appeared first on Euronews Albania.

Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë

Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme nĂ« GjakovĂ«, pĂ«r emisionin “Real People” ka rrĂ«fyer vuajtjet e luftĂ«s serbe dhe humbjen e bashkĂ«shortit dhe djemve tĂ« saj.

Mes dhimbjes ajo tregoi se jetoi tre vite me shpresën se djemtë i kishte gjallë por që për fat të keq ata u vranë nga serbët. Nënë Luljeta sot jeton e vetme ama kujtimet e djemve e mbajnë gjallë.

“Arsyeja pse jetoj e vetme, dikur jetoja me vajzĂ«n, kur u martua nuk kam dashur qĂ« ajo tĂ« rrijĂ« kĂ«tu se sipas traditĂ«s shqiptare, ata duhet ta kenĂ« derĂ«n hapur qĂ« tĂ« vijnĂ« te daja. Kemi qenĂ« njĂ« familje shumĂ« e lidhur mes njeri-tjetrin, djemtĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« dĂ«gjueshĂ«m me tĂ« atin. Kur m’i kthyen pas 3 vjetĂ«sh trupat e burrit dhe 2 djemve nipat kanĂ« qenĂ« tĂ« vegjĂ«l. Kur na i kanĂ« sjellĂ« arkivolet na i kanĂ« sjellĂ« me flamurin kuqezi. UnĂ« flamujt e dy djemve s’mund t’i hiqja, hoqa tĂ« burrit dhe ja hodha krahĂ«ve nipit dhe i thashĂ«: Diar, gjyshi dhe dajat paskan derdhur gjak pĂ«r njĂ« tĂ« ardhmen tuaj tĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, e gĂ«zofsh lirinĂ«. Tre vjet kam jetuar me shpresĂ«n se ata ishin gjallĂ« dhe akoma nuk bindem qĂ« nuk i kam, se janĂ« kthyer pĂ«rmes ADN, kanĂ« identifikuar mostrat, ne nuk kemi parĂ« asnjĂ« trup”, rrĂ«feu ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë appeared first on Euronews Albania.

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi nĂ« afĂ«rsi tĂ« kryqĂ«zimit tĂ« fshatit Biranj ku njĂ« mjet tip “Mercedes-Benz” ka pĂ«rplasur njĂ« kĂ«mbĂ«sore duke e lĂ«nĂ« tĂ« plagosur.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi policia bĂ«ri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka pĂ«rplasur kĂ«mbĂ«soren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila Ă«shtĂ« transportuar nĂ« spital dhe Ă«shtĂ« nĂ« kujdesin e mjekĂ«ve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë

Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor të Marsejës, më 21 shtator, për të protestuar kundër ndotjes së detit, ajrit dhe klimës të shkaktuar nga këto anije të mëdha.

Rreth 20 anëtarë të grupeve Extinction Rebellion dhe Stop Croisieres, me bazë në Marsejë, formuan një zinxhir kanoesh në ujë, duke bllokuar hyrjen në port, raportoi një korrespondent i agjencisë së lajmeve AFP.

Protesta bëri që një anije të kthehej mbrapa në orën 7:00 të mëngjesit dhe të ndalej më larg bregut. Anije të tjera mbetën në pritje jashtë portit deri rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Aktivistët u larguan nga autoritetet, dhe porti u rihap më pas, sipas autoriteteve detare të cilat i folën AFP-së.

“Ajri ynĂ«, detet tona dhe shĂ«ndeti ynĂ« nuk janĂ« tĂ« negociueshme”, tha grupi Stop Croisieres nĂ« faqen e saj tĂ« internetit.

Ata kritikuan anijen për përdorimin e madh të naftës, shkatërrimin e faunës së oqeanit dhe bregdetit, ndikimin e anijeve në klimë dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit në bord.

Protesta ndaloi anijen Aidastella, që është në pronësi të një kompanie gjermane dhe që mban rreth 2.000 njerëz, të mbërrinte në port rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Costa Smeralda dhe MSC World Europa gjithashtu u detyruan të prisnin para se të hynin në port.

MSC World Europa është anija e gjashtë më e madhe e udhëtarëve në botë. Ajo mund të mbajë 6.000 pasagjerë dhe ka më shumë se 2.600 kabina, si dhe 13 restorante dhe një qendër tregtare.

Shoqata NdĂ«rkombĂ«tare e Linjave tĂ« Anijeve Turistike dĂ«noi protestĂ«n si “tĂ« paligjshme dhe tĂ« rrezikshme”.

Në një email drejtuar AFP-së, ajo argumentoi se industria e anijeve turistike po përpiqet të ulë emetimet e gazeve serë që ngrohin klimën.

Marseja është qendra e një industrie të zhvilluar të anijeve turistike në Francë.

Mes viteve 2022 dhe 2023, numri i pasagjerëve të anijeve turistike që hynin në port u rrit nga 1.5 milion në 2.5 milion, sipas observatorit të turizmit në Marsejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë

Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës ka vrarë të paktën 22 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se kishin shĂ«njestruar njĂ« qendĂ«r komanduese tĂ« Hamasit nĂ« shkollĂ«n al-Falah, tĂ« cilĂ«n Izraeli tha se grupi militant po e pĂ«rdorte pĂ«r tĂ« “planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundĂ«r trupave IDF dhe Shtetit tĂ« Izraelit”.

Shkolla, e mbyllur gjatë luftës, strehonte njerëzit e zhvendosur, tha ministria e shëndetësisë.

IDF tha se ndërmori hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjes ajrore, dhe akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e infrastrukturës civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi sot pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien, thanë autoritetet lokale.

Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore. Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Libanit kĂ«tĂ« javĂ« treguan se qeveria izraelite e kishte nĂ« plan ta pĂ«rhapte luftĂ«n nĂ« rajon, tha tĂ« shtunĂ«n presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdogan, duke u bĂ«rĂ« thirrje vendeve perĂ«ndimore tĂ« marrin “masa parandaluese” kundĂ«r veprimeve tĂ« Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“QĂ« rajoni ynĂ« tĂ« mos tĂ«rhiqet nĂ« njĂ« katastrofĂ« tĂ« madhe, presioni mbi Izraelin duhet tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â€, tha Erdogan nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« gjitha vendet me misionin e mbrojtjes sĂ« paqes botĂ«rore tĂ« gjejnĂ« zgjidhje qĂ« do ta ndalĂ« Izraelin”, tha Erdogan.

“PĂ«r ta ndalur kĂ«tĂ« shtypje qĂ« po vazhdon prej gati njĂ« viti, pĂ«r ta vendosur njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m dhe pĂ«r tĂ« siguruar rrjedhĂ«n e pakufizuar tĂ« ndihmave humanitare, tĂ« gjithĂ« ne, bota e tĂ«rĂ« dhe veçanĂ«risht OKB-ja, kemi detyra tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase.

Sulmi la tĂ« vrarĂ« njĂ« 12 vjeçar dhe dy gra tĂ« moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “PĂ«rsĂ«ri, njĂ« sulm i tmerrshĂ«m i armikut nĂ« Krivi Rih. NĂ« mes tĂ« natĂ«s, kur qyteti flinte”, shkroi ai nĂ« rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë, mediat ruse njoftuan për shpërthimin e një depoje armësh në Rusi si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se Ukraina kishte lëshuar gjatë orëve të natës rreth100 dronë në zonën e pushtuar të Krimesë,

Autoritetet ruse mbyllën të shtunën segmentin e një autostrade prej 100 kilometrash dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë pasi zjarri shkaktoi një seri shpërthimesh.

NdĂ«rsa kanĂ« kaluar mĂ« shumĂ« se 2 vite e gjysmĂ« qĂ« nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka njĂ« plan pĂ«r ta fituar luftĂ«n ndaj RusisĂ« dhe synon qĂ« t’ia prezantojĂ« Presidentit Joe Biden gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« mĂ« 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« Bashkimi Evropian u zotua t’i japĂ« UkrainĂ«s deri nĂ« 39 miliardĂ« euro si pjesĂ« e njĂ« kredie tĂ« organizuar nga grupi i shtatĂ« (G7) vendeve kryesore industriale tĂ« botĂ«s. QĂ«llimi i ndihmave tĂ« G7-Ă«s Ă«shtĂ« tĂ« ndihmojĂ« vendin tĂ« rindĂ«rtojĂ« ekonominĂ« dhe rrjetin energjetik tĂ« tij tĂ« shkatĂ«rruar nga lufta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore appeared first on Euronews Albania.

Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT

Një nga gratë transgjinore më të njohura të Gjeorgjisë është vrarë në shtëpinë e saj, një ditë pasi parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të madh anti-LGBT.

Zyrtarët lokalë thonë se Kesaria Abramidze, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje në banesën e saj në kryeqytet, Tbilisi, të mërkurën.

Ministria e Brendshme tha se po hetonte njĂ« “vrasje me paramendim tĂ« kryer me mizori tĂ« veçantĂ« dhe rrethana rĂ«nduese pĂ«r baza gjinore”.

Një 26-vjeçar është arrestuar në rastin që ka tronditur kombin e vogël të Kaukazit Jugor. Mediat gjeorgjiane raportuan se ai ishte i njohur me viktimën.

Grupet e të drejtave e kanë lidhur vrasjen me ligjin e ri anti-LGBT, duke argumentuar se promovimi i tij nga qeveria kishte nxitur krimin transfobik të urrejtjes.

Presidentja e GjeorgjisĂ« Salome Zurabishvili, e cila kundĂ«rshtoi ligjin e ri, tha se “vrasja e tmerrshme” ngriti pyetje urgjente nĂ« lidhje me krimet e urrejtjes dhe diskriminimin.

Legjislacioni nga qeveria e kryeministrit Irakli Kobakhidze kufizon ashpër të drejtat për personat LGBT.

Ai prezanton ndalimin e martesës së të njëjtit seks, operacionet që konfirmojnë gjininë, birësimin e fëmijëve nga joheteroseksualët dhe promovimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks në shkolla.

Projektligji kaloi në parlament të martën me një votim 84-0, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave.

 

The post Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT appeared first on Euronews Albania.

Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjecar Vaun e Dejës për kultivim të bimëve narkotike.

NĂ« vijim tĂ« operacionit kombĂ«tar tĂ« koduar territor i pastĂ«r shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Vau i DejĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, duke pĂ«rdorur dronĂ« pĂ«r monitorim ajror, kanĂ« konstatuar se nĂ« mes tĂ« njĂ« parcele me misĂ«r nĂ« fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimĂ« kanabisi.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Rr., 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

PĂ«r kĂ«tĂ« rast, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. N., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia po blen versionin më të ri dhe më modern të avionëve luftarakë Rafal 4.1 nga francezët dhe se po vazhdojnë diskutimet për paketën e armëve që do të kenë.

“ËshtĂ« versioni i fundit 4.1, i cili Ă«shtĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r ushtrinĂ« franceze njĂ« muaj mĂ« parĂ«. Pra, versioni mĂ« i fundit dhe mĂ« modern”, – tha Vuçiç, duke iu pĂ«rgjigjur pyetjes sĂ« njĂ« gazetari se si po i komentonte disa pretendime mediatike se Serbia po merr njĂ« version mĂ« tĂ« dobĂ«t i Rafale.

“Ata kanĂ« sistemet mĂ« moderne tĂ« radarĂ«ve dhe mbrojtjen mĂ« tĂ« mirĂ«. Ne kemi blerĂ« tĂ« gjitha tĂ« mirat. Dhe me ne gjithçka Ă«shtĂ« e re, e modernizuar, kushtojini vĂ«mendje helikopterĂ«ve tanĂ«, ata janĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« armatosur. Kjo nuk Ă«shtĂ« pĂ«r ne pĂ«r shfaqje dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« foto, por pĂ«r tĂ« penguar nĂ« fakt ata qĂ« donin tĂ« bĂ«nin agresion ndaj vendit tonĂ«â€, theksoi Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1 appeared first on Euronews Albania.

Max Verstappen te Mercedes me njĂ« “shtrĂ«ngim duarsh”

Babai i Max Verstappen ka rënë dakord me Toto Wolff që piloti i Red Bull të transferohet te Mercedes në vitin 2026. Aktualisht skuadra gjermane ka finalizuar formacionin për sezonin e ardhshëm. Andrea Kimi Antonelli do të zëvendësojë Lewis Hamilton dhe do të garojë përkrah George Russell.

Zërat që e lidhin Verstappen me Mercedes përforcohen akoma më shumë kur Toto Wolff nuk e fsheh dëshirën e një kontrate me 3 herë kampionin në fuqi si zëvendësuesin ideal të Hamilton që u transferua te Ferrari.

Forma e Verstappen ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie drastike dhe suksesin e fundit e ka arritur nĂ« “Spanish Grand Prix”. Ecuria mĂ« e gjatĂ« pa fitore prej vitit 2020. PĂ«r rrjedhojĂ« kryesimi ndaj Lando Norris Ă«shtĂ« reduktuar nĂ« 59 pikĂ«. NdĂ«rsa gara e radhĂ«s Ă«shtĂ« “Singapore Grand Prix” tĂ« cilĂ«n Verstappen nuk e ka fituar asnjĂ«herĂ«. Nga ana tjetĂ«r Red Bull humbi kryesimin e klasifikimit pĂ«r konstruktorĂ« prej Majit tĂ« vitit 2022. McLaren kryeson me 20 pikĂ« dhe gjithçka duket se lidhet me largimet e Adrian Newey te Aston Martin dhe Jonathan Wheatley te Audi.

NĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rikuperuar terren, Red Bull njoftoi ristrukturim nĂ« start duke promovuar inxhinierin e garave tĂ«, Verstappen, Ganpiero Lambiase nĂ« postin e Drejtuesit Teknik. NdĂ«rsa nuk mungojnĂ« zĂ«rat se Newey po pĂ«rpiqet ta bindĂ« Verstappen t’i bashkohet te Aston Martin, agjenti Raymond Vermeulen beson se Mercedes Ă«shtĂ« destinacioni i duhur pĂ«r vitin 2026. NĂ« kontratĂ«n e Verstappen deri nĂ« vitin 2028 te Red Bull ka klauzola qĂ« do ta lehtĂ«sonin largimin e tij pas dy viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Max Verstappen te Mercedes me njĂ« “shtrĂ«ngim duarsh” appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur

Gazetarja serbe, Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gĂ«njen popullin serb lidhur me KosovĂ«n, duke thĂ«nĂ« se “Kush Ă«shtĂ« akoma i çmendur tĂ« mendojĂ« se Kosova nuk Ă«shtĂ« shtet i pavarur dhe se procesi i pavarĂ«sisĂ« nuk ka pĂ«rfunduar?” Ajo ka shkruar se “Kosova Ă«shtĂ« shtet i pavarur- duhet tĂ« jetĂ« lĂ«ndĂ« mĂ«simore nĂ« shkollĂ«n fillore”.

NĂ« njĂ« analizĂ« pĂ«r Danas ajo thotĂ« se “Presidenti serb AleksandĂ«r Vuçiç Ă«shtĂ« frikacak sepse nuk e thotĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe gĂ«njen njerĂ«zit e tij. ShumĂ« besojnĂ« nĂ« atĂ« qĂ« ai thotĂ«. ËshtĂ« e trishtueshme”.

“I besojnĂ« njeriut qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« gĂ«njeshtar i provuar, i prirĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr zvarrĂ« popullin e vet drejt vdekjes, urisĂ« dhe varfĂ«risĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« partia e tij tĂ« marrĂ« sa mĂ« shumĂ« vota nĂ« tĂ« ashtuquajturat zgjedhje, tĂ« kontrolluara nga shĂ«rbimet sekrete, tĂ« zhytura thellĂ« nĂ« krim dhe vdekjen”, shprehet ajo.

“Kosova Ă«shtĂ« shtet i pavarur. Kjo Ă«shtĂ« fjalia qĂ«, duke pasur parasysh shkallĂ«n e verbĂ«risĂ« sĂ« njerĂ«zve, me tĂ« cilĂ«n duhet emĂ«ruar lĂ«ndĂ«n nĂ« shkollĂ«n fillore. NĂ« vend tĂ« materies qĂ« bazohet nĂ« propagandĂ«n e njĂ« politike kriminale lufte. Politikat e AleksandĂ«r Vuçiçit, Vojisllav Sheshelit, Ivica Daçiçit, Sllobodan Millosheviçit dhe tĂ« gjithĂ« shĂ«rbimit sekret, vrasĂ«sve, kriminelĂ«ve dhe hajdutĂ«ve janĂ« ende tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« media, shkolla, nĂ« politikĂ«n e kulturĂ«s dhe arsimit
 GjĂ« qĂ« nĂ« Serbi po vazhdon pa ndĂ«rprerĂ« ndaloni pĂ«r mĂ« shumĂ« se tridhjetĂ« vjet”, shkruan gazetarja serbe.

MĂ« tej ajo shkruan, “Ndaloni sĂ« helmuari fĂ«mijĂ«t, po i ruani pasuritĂ« tuaja bazuar nĂ« politikĂ«n e rritjes sĂ« urrejtjes ndaj joserbĂ«ve dhe pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« popujve tĂ« JugosllavisĂ« sĂ« vjetĂ«r”.

“Epo, shtoni se njĂ« pĂ«rfundim tĂ« tillĂ« e solli politika e kriminelĂ«ve tĂ« cilĂ«t, tĂ« mos harrojmĂ«, diskriminuan dhe vranĂ« mijĂ«ra shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s derisa Kosova ishte ende pjesĂ« e SerbisĂ«. GjatĂ« viteve nĂ«ntĂ«dhjetĂ«. “Ne” shkelĂ«m me tanke shtĂ«pitĂ« e tyre, i dĂ«buam gati njĂ« milion prej tyre. Gjithçka Ă«shtĂ« e shkruar nĂ« dokumentet e OKB-sĂ«, anĂ«tare e sĂ« cilĂ«s jeni”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur appeared first on Euronews Albania.

❌