❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë

Përmbytje të shumta kanë goditur Kanën këtë të hënë duke bllokuar makinat në rrugë dhe duke vënë në gjendje gatishmërie qytetin e Rivierës Franceze, i famshëm për festivalin e tij të filmit.

Kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnar, publikoi një postim duke protestuar se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim nga shërbimi i motit.

Nuk janë raportuar të lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin juglindor të Francës, ku në vitin 2015 të paktën 19 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Situata pritet të normalizohet deri në mesditë pasi stuhia vazhdon të lëvizë drejt lindjes, tha një zëdhënës i bashkisë.

Shërbimi meteorologjik francez raportoi në buletinin e tij se një stuhi e re ka të ngjarë të godasë Kanën në orët e pasdites.

Autre vue des #inondations importantes ayant concerné #Cannes ce lundi matin, notamment le quartier République. Plusieurs véhicules ont été emportés par les torrents.
Vidéo : @HikemKolai06 pic.twitter.com/k7P6u4BanN

— Guillaume SĂ©chet (@Meteovilles) September 23, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë appeared first on Euronews Albania.

Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

Një avion patrullues ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore japoneze pranë ishullit Rebun të Hokkaido-s në tre raste të hënën, duke bërë që Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë të dërgonin aeroplanë në një përgjigje emergjente dhe të gjuanin flakë.

ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« avioni SDF i JaponisĂ« ka lĂ«shuar flakĂ« nĂ« “njĂ« veprim kundĂ«r shkeljes sĂ« hapĂ«sirĂ«s ajrore”, u tha gazetarĂ«ve zĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ«, Yoshimasa Hayashi.

AvionĂ«t luftarakĂ« tĂ« SDF – F15 dhe F35 – paralajmĂ«ruan ushtrinĂ« ruse pĂ«rmes radios pĂ«rpara se tĂ« gjuanin flakĂ«t gjatĂ« inkursionit tĂ« tretĂ«, u tha gazetarĂ«ve Ministri i Mbrojtjes, Minoru Kihara.

Qeveria japoneze i ka protestuar Rusisë përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar që ajo të parandalojë çdo përsëritje të shkeljeve të tilla, shkruan Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore appeared first on Euronews Albania.

Sudan| Rreth 388 persona kanë vdekur nga kolera

Gjashtë persona vdiqën nga kolera në Sudan gjatë fundjavës, duke e çuar numrin e vdekjeve nga sëmundja në të paktën 388 në dy muajt e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë, rreth 13 mijë persona janë prekur nga kolera në dy muajt e fundit, ndërsa gjatë fundjavës janë regjistruar 400 raste të reja.

Në deklaratë thuhet se kolera po përhapet në zonat e prekura nga përmbytjet e fundit, veçanërisht në Sudanin lindor, ku miliona banorë të zhvendosur nga lufta janë strehuar. Theksohet se kolera është zbuluar në 10 nga 18 provincat e Sudanit dhe se provincat lindore Kasala dhe Al-Kadarif janë më të prekurat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kolera është një sëmundje shumë ngjitëse që shkakton diarre dhe dehidrim të rëndë, që mund të çojë në vdekje brenda disa orësh nëse nuk trajtohet dhe transmetohet përmes përdorimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Epidemia e mëparshme e madhe e kolerës në Sudan ishte në vitin 2017, kur të paktën 700 njerëz vdiqën dhe rreth 22,000 u sëmurën nga sëmundja në dy muaj.

Përplasjet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Reagimit të Shpejtë kanë vazhduar në Sudan prej 17 muajsh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sudan| Rreth 388 persona kanë vdekur nga kolera appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Liban, 100 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën kanë vrarë 100 njerëz dhe kanë plagosur mbi 400 të tjerë.

Ministria tha se në mesin e të vrarëve dhe plagosurve ka gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe verilindje të Libanit të hënën në mëngjes.

Ajo tha se goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku e postoi një fotografi të shefit ushtarak, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.

Këto janë bombardimet më të ashpra të Izraelit në Liban që prej nisjes së luftimeve mes tij dhe Hezbollahut tetorin e kaluar. Halevi dhe liderë të tjerë izraelitë janë zotuar për veprime më të ashpra ndaj Hezbollahut në ditët e ardhshme.

Teksa ushtria izraelite kreu sulmet, autoritetet izraelite raportuan për një sërë sirenash në veri të Izraelit, duke i paralajmëruar banorët për sulme raketore nga Libani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite në Liban, 100 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore

Papa Françesku ka anuluar të gjitha aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti të lehtë, njoftoi Vatikani.

Sipas raportimeve, Papa e mori vendimin si masë paraprake, përpara vizitës së tij të planifikuar në Luksemburg dhe Belgjikë në fund të kësaj jave, raporton Reuters.

Në fillim të këtij viti, Papa tashmë anuloi aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti dhe bronkitit, dhe gjatë vizitës së tij dy javore në Azinë Juglindore dhe Oqeani, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai mori pjesë në më shumë se 40 ngjarje dhe udhëtoi pothuajse 33,000 kilometra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore appeared first on Euronews Albania.

Zelensky nĂ« SHBA, pritet tĂ« paraqesĂ« “planin e fitores” pĂ«r Biden, Trump dhe Harris

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i paraqesĂ« presidentit Joe Biden njĂ« “plan pĂ«r fitore” nĂ« luftĂ«n e vendit me RusinĂ« gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« kĂ«saj jave nĂ« SHBA.

Zelensky gjithashtu synon t’ia paraqesĂ« planin Kongresit dhe dy kandidatĂ«ve nĂ« zgjedhjet presidenciale nĂ« SHBA: demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump.

Ai pritet të shtojë përpjekjet për të bindur SHBA-në dhe aleatët e saj që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketat që ata furnizuan thellë në territorin rus për herë të parë në luftë.

Vizita e Zelensky në SHBA përkon me përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të përgatitur një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh (283 milionë £) për Ukrainën.

Kjo vjeshtĂ« do tĂ« “pĂ«rcaktojĂ« tĂ« ardhmen e kĂ«saj lufte”, shkroi Zelensky nĂ« njĂ« postim nĂ« X.

Në një deklaratë përpara vizitës, lideri ukrainas parashikoi tre elementë të planit të tij: donacione të mëtejshme armësh, përpjekje diplomatike për të detyruar Rusinë të pajtohet me paqen dhe mbajtjen e Moskës përgjegjëse për pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh që SHBA-ja, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë perëndimorë të lehtësojnë kufizimet në përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mund të godasë objektivat në Rusi, të cilat Kievi thotë se përdoren për të nisur sulme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky nĂ« SHBA, pritet tĂ« paraqesĂ« “planin e fitores” pĂ«r Biden, Trump dhe Harris appeared first on Euronews Albania.

Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për trafikim emigrantësh

Katër burra janë arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikim me emigrantë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.

TĂ« dyshuarit, shtetas kosovarĂ«, u kapĂ«n nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Jugut nga oficerĂ«t policorĂ« duke transportuar pesĂ« shtetas tĂ« Jemenit, tĂ« cilĂ«t kishin pĂ«r synim t’i dĂ«rgonin drejt vendeve tĂ« Bashkimit Evropian, sipas njĂ« njoftimi tĂ« PolicisĂ«.

Policia theksoi se ka bastisur një shtëpi dhe automjete, si dhe ka sekuestruar të holla dhe automjete.

“GjatĂ« kontrollit tĂ« shtĂ«pisĂ« dhe automjeteve janĂ« gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4 automjete”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia tha se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, pa dhënë më shumë informacione.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për trafikim emigrantësh appeared first on Euronews Albania.

Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat)

Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. Gaztari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka arritur të sigurojë emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar, ata janë:

Sami Rasha
Shemsi Premçi
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini

Sipas burimeve 4 kandidatet janë skualifikuar për mos plotësim kriteresh. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se kandidati Hajrullah Xhivini ishte në kërkim, pasi kishte kryer veprime të pahijshme në publik.

Tashmë pë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kandidojnë:

  1. Adriatik Tafçiu
  2. Altin Mena
  3. Ardian Çipa
  4. Gentjan Shehaj
  5. Idajet Faskaj
  6. Ilir Proda
  7. Lutfi Minxhozi
  8. Neritan Nallbati
  9. PĂ«llumb Seferi
  10. Rebani Jaupi
  11. Skënder Hita

Kujtojmë se kushtet që duhet  të plotësonin këta kandidatë ishin:

  • a) mban njĂ«rĂ«n nga gradat e rolit tĂ« mesĂ«m drejtues;
  • b) tĂ« ketĂ« shtetĂ«si shqiptare;
  • c) tĂ« mos ketĂ« qenĂ« i dĂ«nuar pĂ«r kryerjen e njĂ« vepre penale, me vendim gjyqĂ«sor tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«;
  • ç)  tĂ« mos ketĂ« marrĂ« masat disiplinore tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« shkronjat “c”, “ç” dhe “d” tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« nenit 123 tĂ« ligjit 82/2024 “PĂ«r PolicinĂ« e Shtetit”, brenda 5 (pesĂ«) vjetĂ«ve tĂ« fundit;
  • d) tĂ« jetĂ« nĂ« kushte shĂ«ndetĂ«sore qĂ« e lejojnĂ« tĂ« kryejĂ« detyrĂ«n pĂ«rkatĂ«se.
  • dh) tĂ« mos ketĂ« konflikt interesi nĂ« ushtrimin e detyrĂ«s, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin pĂ«r konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat) appeared first on Euronews Albania.

“Gaz i botĂ«s”, Salianji: Karagjozi i TikTok nĂ« kĂ«rkim, kandidon pĂ«r drejtor policie

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate. Mbledhja e sotme po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit. Ai i tha ministrit Hoxha se duhet të ketë më shumë transparencë për garën për drejtor policie, pasi siç u shpreh ai, janë shfaqur kandidat personazhe TikToku të shpallur në kërkim.

“Ka njĂ« ligj dhe nuk quhet kupolĂ«, por Ă«shtĂ« kupolĂ« mafie. Sa e kanĂ« plotĂ«suar prej punonjĂ«sve njĂ« urdhĂ«r tĂ« ministrit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« tregonin a kishin pĂ«rdorur aplikacionin Sky? ThatĂ« qĂ« do ketĂ« gjeneratĂ« tĂ« re drejtuesish, po ju i keni pĂ«rcaktuar? A Ă«shtĂ« ai qĂ« flitet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« krim tĂ« organizuar? Sa herĂ« vjen njĂ« ministĂ«r sjell nga njĂ« ligj tĂ« ri.

Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion.  Vijnë karagjoz nga TikTok-u, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj.Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.

The post “Gaz i botĂ«s”, Salianji: Karagjozi i TikTok nĂ« kĂ«rkim, kandidon pĂ«r drejtor policie appeared first on Euronews Albania.

“Na pret njĂ« javĂ« dinamike”, Meteorologia bĂ«n parashikimin e motit: Çadrat me vete

Meteorologia Lajda Porja tha pĂ«r “Euronews Albania” se kjo javĂ« do tĂ« jetĂ« dinamike sa i takon motit.

Ajo parashikoi një nisje jave me mot vjeshtor, ku ndonëse temperaturat do të jenë të larta nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa nga mesi i javës e deri në përfundim do të kemi një mot vere me diell e temperatura të larta.

Porja tha gjithashtu se ShqipĂ«ria nuk rrezikon tĂ« goditet nga stuhia “Boris”.

“Kemi njĂ« javĂ« dinamike. Pjesa e parĂ« e javĂ«s nga e hĂ«na nĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« do tĂ« jetĂ« tipike vjeshte dhe pjesa e dytĂ« e javĂ«s do tĂ« jetĂ« tipike verĂ«. Sot ka nisur me diell njĂ« pjesĂ« e mirĂ« e territorit shqiptar. Do tĂ« vijojĂ« deri pasdite, ku do tĂ« kemi shtim tĂ« vranĂ«sirave, pasditja do ketĂ« vranĂ«sira tĂ« shpeshta tĂ« dendura nĂ« zonat malore. MegjithatĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« qĂ« nuk do tĂ« ketĂ« reshje edhe pse lagĂ«shtia Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe nĂ« ajĂ«r.

Temperaturat do tĂ« jenĂ« mjaft tĂ« larta 28-29 gradĂ«. Dita e martĂ« dhe e mĂ«rkurĂ« do na kujtojĂ« nuancat e vjeshtĂ«s, do tĂ« kemi reshje dhe rrebeshe, kryesisht nĂ« jug dhe juglindje tĂ« vendit. dita e enjte pĂ«rmirĂ«son dukshĂ«m motin, e mĂ« pas tĂ« premte tĂ« shtunĂ« do jetĂ« diell dhe temperaturat do arrijnĂ« 32-33 gradĂ« celsius. Dita e diel do ketĂ« sĂ«rish vranĂ«sira. Pra nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, tĂ« martĂ« e tĂ« mĂ«rkurĂ« e tĂ« mĂ«rkurĂ«, duhen çadrat me vete, e nga enjtja ju duhen syzet e diellit”,-tha Lajda Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Na pret njĂ« javĂ« dinamike”, Meteorologia bĂ«n parashikimin e motit: Çadrat me vete appeared first on Euronews Albania.

Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarĂ«t pĂ«r mundĂ«sinĂ« e njĂ« inkursioni tokĂ«sor nĂ« Liban, zĂ«dhĂ«nĂ«si i ushtrisĂ« izraelite, Daniel Hagari tha se “ne do tĂ« bĂ«jmĂ« çfarĂ«do qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme” pĂ«r t’i kthyer nĂ« shtĂ«pitĂ« e veta banorĂ«t e shpĂ«rngulur nga veriu i Izraelit.

Hagari u bĂ«ri thirrje banorĂ«ve tĂ« jugut tĂ« Libanit tĂ« largohen nga vendet ku Ă«shtĂ« i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë.

Hagari e paraqiti para mediave një video për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej.

“Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban appeared first on Euronews Albania.

Gjyqi në Hagë drejt fundit? Do të thirren të gjithë dëshmitarët, ja kur përfundon

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i dhomave tĂ« specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ«, Michael Doyle, ka thĂ«nĂ« se Prokuroria pritet qĂ« deri nĂ« prill tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« thĂ«rrasĂ« tĂ« gjithĂ« dĂ«shmitarĂ«t e saj kundĂ«r ish-drejtuesve tĂ« UÇK-sĂ« – tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« gjyq nĂ« HagĂ«.

Në një intervistë për Ekonomija online, Doyle ka thënë se në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani kanë dëshmuar 85 dëshmitarë, qoftë në sallën e gjyqit, qoftë përmes video-lidhjes dhe 69 të tjerë me shkrim. Më tej ai tha se, mbrojtja do të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj diku në vitin e ardhshëm pas dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë.

“NĂ« rastin kundĂ«r Hashim Thaçit, Kadri Veseljit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria paraqet provat dhe thĂ«rret dĂ«shmitarĂ«t. Prokuroria njoftoi se synon tĂ« thĂ«rrasĂ« dĂ«shmitarĂ«t e saj deri nĂ« prill 2025. Pra, ne jemi nĂ« mes tĂ« kĂ«tij procesi. 85 dĂ«shmitarĂ« kanĂ« dĂ«shmuar, qoftĂ« nĂ« sallĂ«n e gjyqit, qoftĂ« me video link, dhe 69 tĂ« tjerĂ« vetĂ«m me shkrim. Prandaj, pasi Prokuroria tĂ« pĂ«rfundojĂ« paraqitjen e provave, mbrojtja do tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« kundĂ«rshtojĂ« provat. “Ne presim qĂ« diku vitin e ardhshĂ«m, Mbrojtja tĂ« fillojĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« dĂ«shmitarĂ«t e saj,” tha Doyle.

Ai shtoi se një nga prioritetet e gjyqtarëve do të jetë përshpejtimi i procesit gjyqësor dhe se reduktimi i listës së dëshmitarëve të Prokurorisë, tashmë disa herë, është pozitiv për procesin.

“NjĂ« nga detyrat kryesore tĂ« organit gjyqĂ«sor Ă«shtĂ« qĂ« procedimi tĂ« jetĂ« i drejtĂ« dhe i shpejtĂ«. “Kjo pĂ«rfshin dhĂ«nien e afateve, pĂ«r tĂ« cilat Prokuroria tha se ju duhen deri nĂ« prill tĂ« vitit 2025. GjyqtarĂ«t po pĂ«rpiqen tĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« gjykimin dhe po kĂ«rkojnĂ« nga prokuroria qĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« ekzekutimin e çështjes, kĂ«shtu qĂ« ka edhe ulje tĂ« numri i dĂ«shmitarĂ«ve”, tha ai.

MĂ« tej, ai tha se njerĂ«zit duhet tĂ« kuptojnĂ« se Dhomat e Posaçme tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« janĂ« krijuar pĂ«r krime tĂ« ngarkuara brenda juridiksionit, si pjesĂ« e sundimit tĂ« ligjit nĂ« KosovĂ«, ku ka disa pika kontrolli dhe balancimi. Si dĂ«shmi pĂ«r kĂ«tĂ«, ai mori ankesĂ«n e Peter Ć alja dhe Saljih Mustafa. Siç tha ai, nĂ« rastin e MustafĂ«s, tĂ« cilit i Ă«shtĂ« ulur dĂ«nimi nga 26 nĂ« 15 vjet, “kemi parĂ« qĂ« sistemi i gjykimit kĂ«tu Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« si nĂ« KosovĂ«â€.

“NĂ« rastin e Pjeter Ć alja, i cili u dĂ«nua pĂ«r krime lufte arbitrare, torturĂ« dhe vrasje dhe u dĂ«nua me 18 vjet burg, dĂ«nimin ai e apeloi. Ć alja u dĂ«nua pĂ«r disa ngjarje nĂ« fabrikĂ«n e metaleve nĂ« Kukesh tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r torturimin dhe vrasjen, nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit, tĂ« shqiptarĂ«ve dhe serbĂ«ve qĂ« kundĂ«rshtonin UÇK-nĂ«. Ky Ă«shtĂ« aktgjykimi i parĂ« kundĂ«r tĂ« cilit ai u ankua”.

“Fokusi Ă«shtĂ« qĂ« njerĂ«zit tĂ« kuptojnĂ« se Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s nĂ« HagĂ« janĂ« krijuar pĂ«r krime qĂ« akuzohen brenda juridiksionit, si pjesĂ« e sundimit tĂ« ligjit nĂ« KosovĂ«. “Pra, mĂ«nyra se si funksionon Ă«shtĂ« qĂ« Zyra e Prokurorit tĂ« ngrejĂ« akuza kundĂ«r dikujt pĂ«r krime lufte, krime kundĂ«r njerĂ«zimit ose abuzim tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve, dhe mĂ« pas gjyqtarĂ«t fokusohen nĂ« sigurimin e njĂ« gjykimi tĂ« paanshĂ«m dhe tĂ« drejtĂ«,” tha Doyle.

“Ne e pamĂ« nĂ« rastin e Saljih MustafĂ«s qĂ« sistemi i gjykimit kĂ«tu Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« me atĂ« nĂ« KosovĂ«, ku ka disa pika kontrolli dhe balancimi. NĂ« rastin e MustafĂ«s, trupi gjykues e dĂ«noi me 26 vjet burg, pastaj nĂ« procedurĂ« ankimore u vendos qĂ« ky dĂ«nim tĂ« mos ishte nĂ« pĂ«rputhje me dĂ«nimet e tĂ« njĂ«jtit lloj dhe dĂ«nimi u ul nĂ« 22 vjet.

Pas njĂ« apeli tjetĂ«r nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«, u zbulua se Dhoma e Apelit humbi njĂ« hap pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« shqyrtuar njĂ« dĂ«nim mĂ« tĂ« lehtĂ«. Tani Mustafa mori njĂ« dĂ«nim edhe mĂ« tĂ« vogĂ«l prej 15 vitesh. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse mendoj se Ă«shtĂ« vĂ«rtet e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se gjyqtarĂ«t janĂ« aty pĂ«r tĂ« marrĂ« çështjet qĂ« vijnĂ« nga prokuroria dhe pĂ«r tĂ« siguruar gjykime tĂ« drejta”, pĂ«rfundoi Doyle.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqi në Hagë drejt fundit? Do të thirren të gjithë dëshmitarët, ja kur përfundon appeared first on Euronews Albania.

Konflikti Izrael-Hezbollah, Biden: I shqetësuar! Duhet të ndalojmë përshkallëzimin

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të dielën se ai është i shqetësuar për tensionet në rritje midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në ditët e fundit.

“Po, jam,” u tha Biden gazetarĂ«ve kur u pyet nĂ«se ai ishte i shqetĂ«suar pĂ«r rritjen e tensioneve nĂ« Lindjen e Mesme.

“Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi qĂ« tĂ« mos shpĂ«rthejĂ« njĂ« luftĂ« mĂ« e gjerĂ«. Dhe ne ende po punojmĂ« fort,” tha Biden nĂ« shtetin e tij tĂ« lindjes, Delaware.

Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur pas një sulmi ajror të premten në një periferi jugore të Bejrutit që vrau të paktën 45 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe plagosi dhjetëra.

Hezbollahu konfirmoi se të paktën 16 nga anëtarët e saj, përfshirë udhëheqësin e lartë Ibrahim Aqil dhe komandantin e lartë Ahmed Wahbi, u vranë në sulmin izraelit.

Sulmi erdhi dy ditë pasi të paktën 37 njerëz u vranë dhe mbi 3,000 të tjerë u plagosën në dy valë shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit me valë në të gjithë Libanin.

Ndërsa qeveria libaneze dhe Hezbollahu kanë fajësuar Izraelin për shpërthimet, Tel Avivi nuk e ka mohuar apo konfirmuar përfshirjen e tij.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, e cila ka vrarë mbi 41,400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti Izrael-Hezbollah, Biden: I shqetësuar! Duhet të ndalojmë përshkallëzimin appeared first on Euronews Albania.

“Largohuni sa mĂ« parĂ« nga Izraeli”, Kina u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve tĂ« saj tĂ« kthehen

Muajin e kaluar, Kina u kërkoi qytetarëve të saj në Liban që të largoheshin pasi një sulm izraelit vrau një luftëtar të lartë palestinez në vend.

Tani, ambasada e saj nĂ« Izrael u ka kĂ«rkuar qytetarĂ«ve kinezĂ« qĂ« “tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi ose tĂ« zhvendosen nĂ« zona mĂ« tĂ« sigurta sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë qenë të përfshirë në sulme kokë më kokë që nga fillimi i luftës në Gaza, me tensionet që u përshkallëzuan javën e kaluar.

“Aktualisht, situata pĂ«rgjatĂ« kufirit Izrael-Liban Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e tensionuar, me konflikte tĂ« shpeshta ushtarake,” tha ambasada nĂ« njĂ« deklaratĂ«. “Situata e sigurisĂ« nĂ« Izrael mbetet e rĂ«ndĂ«, komplekse dhe e paparashikueshme.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Largohuni sa mĂ« parĂ« nga Izraeli”, Kina u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve tĂ« saj tĂ« kthehen appeared first on Euronews Albania.

Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.

“NdĂ«rsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tij perĂ«ndimorĂ«, veçanĂ«risht Shtetet e Bashkuara, nuk kanĂ« patur sukses nĂ« qĂ«llimet e tyre tĂ« liga kundĂ«r popullit tĂ« GazĂ«s dhe Libanit, tani ata po kĂ«rkojnĂ« tĂ« pĂ«rhapin krizĂ«n nĂ« Iran me njĂ« sĂ«rĂ« veprimesh tĂ« planifikuara kundĂ«r sigurisĂ« sĂ« vendit tonĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Tensionet janĂ« rritur nĂ« Lindjen e Mesme qĂ« nga shpĂ«rthimi i mijĂ«ra pajisjeve tĂ« komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore tĂ« pĂ«rdorura nga Hezbollahu nĂ« Liban, sulm pĂ«r tĂ« cilin akuzohet Izraeli.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.

Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.

Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.

The post Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran appeared first on Euronews Albania.

Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vitesh prodhim, ja arsyeja

Gasthaus Schlössle ka prodhuar birrën e vet qe nga viti 1690, duke e bërë atë një nga fabrikat më të vjetra të birrës në Bavari. Por në fund të dhjetorit, kjo do të marr fund pasi fabrika e birrës nga Neu-Ulm nuk do të jetë më në treg.

BashkĂ«pronarja e fabrikĂ«s Christa Zoller ka shpjeguar pĂ«r gazetĂ«n “Bild” se konsumi i birrĂ«s po bie pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« çmimeve tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para dhe energjisĂ«.

“Ne kemi pasur humbje me biznesin e birrĂ«s qĂ« dhjetĂ« vjet,” ka thĂ«nĂ« Zoller duke shtuar se prodhimi i birrĂ«s tani arrin nĂ« 100 mijĂ« litra teksa katĂ«r vjet mĂ« herĂ«t kjo sasi ishte 150 mijĂ«.

Një komplet me 12 shishe birrë MÀrzen kushton 13.50 euro, por sipas Christa Zoller kjo nuk mjafton.

“Çmimi duhej tĂ« ishte pothuajse dy herĂ« mĂ« i lartĂ«, atĂ«herĂ« ne mund tĂ« shpenzonim pĂ«rsĂ«ri para pĂ«r sisteme tĂ« reja, por kjo nuk mund tĂ« arrihet nĂ« treg,” ka thĂ«nĂ« ajo duke shtuar se burokracia “po ua vĂ«shtirĂ«son jetĂ«n” prodhuesve tĂ« birrĂ«s

The post Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vitesh prodhim, ja arsyeja appeared first on Euronews Albania.

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është raportuar herët në mëngjes në afërsi të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti goditi të hënën, më 23 shtator 2024, në orën 02:02 me orën lokale në një thellësi prej 8 km.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose kur agjencitë e tjera lëshojnë raportin e tyre.

Shërbimi i monitorimit i Volcano Discovery identifikoi një raport të dytë nga Shërbimi Sizmologjik i Serbisë (SSS) i cili renditi tërmetin me magnitudë 3.8.

Në bazë të të dhënave paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme, por me gjasë është ndjerë nga shumë persona si dridhje e lehtë në zonën e epiqendrës.

LĂ«kundje tĂ« dobĂ«ta mund tĂ« jenĂ« ndjerĂ« nĂ« Sredno Konjari (1100 banorĂ«) qĂ« ndodhet 2 km nga epiqendra, Petrovac (8300 banorĂ«) 7 km larg, Ilinden (16.400 banorĂ«) 10 km larg, Zelenikovo (4.000 banorĂ«) 12 km larg , ĐŃ€Đ°Ń‡ĐžĐœĐŸĐČĐŸ (pop. 12,800) 14 km larg, dhe Studeničane (pop. 18,200) 14 km larg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit

Psikologia Edlira Durmishi tha nĂ« “Review” nĂ« Euronews Albania se duhen shumĂ« diskutime lidhur me shtetin e ri sovran Bektashi, i cili Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar nga kryeministri Rama se do tĂ« krijohet nĂ« TiranĂ«.

Ajo tha se për nga mënyra se si kjo gjë u lajmërua, pa u informuar e pa u konsultuar fillimisht me palët e interesit, Kjo gjë ngre pikëpyetje se diçka më e madhe fshihet pas kësaj.

“QĂ« kryeministri i njĂ« vendi tĂ« dalĂ« nĂ« diskutim para OKB-sĂ« dhe tĂ« flasĂ« pa informuar palĂ«t e interesit, e duke e bĂ«rĂ« fakt tĂ« kryer njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«, mua personalisht mĂ« ngre pikĂ«pyetje ankthioze. A ka diçka mĂ« tĂ« madhe jashtĂ« qĂ« e parakalon kĂ«tĂ« diskutimin brenda komuniteteve? qĂ« vĂ« nĂ« diskutim integritetin tonĂ«? SigurinĂ«?

Kjo kĂ«rkon shumĂ« vullnet e delikatesĂ« dhe seriozitet nga ekspertĂ« tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, juristĂ«t padiksutim dhe institucionet ndĂ«rkombĂ«tare. KĂ«rkohet shumĂ« diskutim dhe informim. Parlamenti, komisionet ligjore duhet tĂ« reagojnĂ«. Duke hamendĂ«suar themi mos ka ndonjĂ« gjĂ« mĂ« tĂ« madhe qĂ« ne nuk po e kuptojmĂ« qĂ« ka parakaluar tĂ« gjitha hallkat e diskutimit e ky zotĂ«ria Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« para faktit tĂ« kryer”,-tha Edlira Durmishi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit appeared first on Euronews Albania.

Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi

Rreth orĂ«s 21:10, nĂ« fshatin “Bushat”, Vau i DejĂ«s, nĂ« portĂ«n e jashtme tĂ« banesĂ«s sĂ« shtetasit F. D., 32 vjeç, Ă«shtĂ« hedhur njĂ« sasi e vogĂ«l, lĂ«ndĂ« plasĂ«se.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria me shtet të ri? Juristi Avdulla: Si do ndikojë në tolerancën fetare

Juristi i tĂ« drejtave ndĂ«rkombĂ«tare Alban Avdulla, ishte kĂ«tĂ« tĂ« diel i ftuar nĂ« “Review”  nĂ« Euronews Albania pĂ«r tĂ« folur rreth lajmit se njĂ« shtet sovran Bektashi i ngjashĂ«m me Vatikanin do tĂ« krijohet nĂ« TiranĂ«.

Avdulla tha se është ende e paqartë se cili ka qenë problemi i cili duhet të zgjidhet me krijimin e një shteti sovran Bektashi brenda Shqipërisë. Ai shtroi pyetjen nëse kjo gjë do i shërbente vërtetë tolerancës fetare, pasi kjo e fundit deri më tani mbrohet nga kushtetuta, ndërsa lejimi i krijimit të një shteti sovran do bënte që shteti Shqiptar të mos ishte më i baraslarguar nga besimet fetare.

“Ne nuk jemi tĂ« qartĂ« se kush Ă«shtĂ« shkaku pĂ«r kĂ«tĂ« iniciativĂ«? A duam ti japim mĂ« tepĂ«r autonomi? Por edhe kĂ«tĂ« e ka zgjidhur Kushtetuta se ajo e pĂ«rcakton pavarĂ«sinĂ« dhe autonominĂ« pĂ«r vetĂ«-administrim. NĂ«se synimi i kĂ«saj ka qenĂ« zgjerimi i autonomisĂ«, edhe kĂ«tĂ« kushtetuta e lejon, por jo krijimi i njĂ« shteti brenda shteti. Ne nuk kemi njĂ« shkak natyral pĂ«r tĂ« ardhur te kjo zgjidhje.

Kryeministri Rama tha se kjo do tĂ« rrisĂ« tolerancĂ«n fetare, por si u cenua toleranca, se atĂ« e garanton Kushtetuta. NĂ«se i jep mundĂ«si qĂ« njĂ« bashkĂ«si fetare tĂ« krijojĂ« shtetin e tyre, kjo mirĂ« qĂ« krijon njĂ« precedent problematik, por cenon nenin 10 tĂ« kushtetutĂ«s. Ti nuk je mĂ« i baraslarguar nga besimet”,-tha Avdulla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqipëria me shtet të ri? Juristi Avdulla: Si do ndikojë në tolerancën fetare appeared first on Euronews Albania.

❌