Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

By: gaze tare

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Beyoncé has now lost over 4 MILLION followers on Instagram.

Her follower count was previously 320M, now down 316M. pic.twitter.com/vIEC7QcGl5

— Pop Flop (@PopFlopHQ) September 26, 2024

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy?

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

Viktima të dhunës në familje, Binjaku: Urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë efektivë

By: gaze tare

Sociologia Entela Binjaku, e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ foli në lidhje me rastet e shtuara të dhunës në familje në Shqipëri. Duke komentuar shifrën e 159 viktimave të dhunës në familje, Binjaku u shpreh se, kjo pandemi në Shqipëri duhet ndalur sa më parë. Sipas sociologes Binjaku, institucionet në Shqipëri e bëjnë punën deri në gjysmë.

‘Siç edhe e transmetuat edhe ju, janë 159 gra që në 4 vitet e fundit nuk jetojnë më për shkak të dhunës. Nuk janë vetëm këta 159 gra viktima të dhunës në familje, por janë edhe rreth të njohurish, familje, komuniteti ku ata kanë jetuar, ndaj dhe rrethi i shtrirjes së dhunës është më i gjerë se kaq.

Shqetësues është edhe numri i 3 mijë rasteve të denoncuara që kanë marrë edhe urdhër mbrojtje dhe vetëm 611 burra ishin të dënuar si shkak i dhunës brenda shtëpisë.

Unë shikoj një mungesë proporcianliteti mes të dënuarve dhe urdhrave të mbrojtjes. Edhe urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë gjithmonë efektivë, gjë që do të thotë se institucioni e ka bërë detyrën gjer në gjysmë. Pavarësisht urdhrave të mbrojtjes gratë nuk i kanë shpëtuar dhunës në familje’, tha sociologia Entela Binjaku.

The post Viktima të dhunës në familje, Binjaku: Urdhrat e mbrojtjes nuk kanë qenë efektivë appeared first on iconstyle.al.

Mos prisni surpriza! Këto shenja kanë më shumë gjasa të harrojnë ditëlindjen tuaj

By: gaze tare

BINJAKËT

Binjakët harrojnë ditëlindjen e tij, a mendoni se do ta kujtojë tuajën? Nëse prisni që Binjakët të organizojnë një festë surprizë, do të prisni… përjetësisht. Ai nuk është aspak i zoti në organizim, është momenti i fundit dhe vërtet nuk e bën me qëllim… Do të të lëndojë pa dashje sepse do të të ketë harruar, sepse mendja e tij po mendon njëqind gjëra përnjëherë.

PESHQIT

Dijeni se me shumë mundësi që kjo shenjë të harrojnë tuajën. Dhe kjo sepse mendja e tij është rrëmujë dhe sepse ai është me të vërtetë në botën e tij. Peshqit ecin dhe ëndërrojnë. Mendja e tij luan skenarë jo vetëm në gjumë, por edhe në zgjim. Mos prisni që ai t’ju kujtojë.

UJORI

I treti dhe i fundit në listë, Ujori. Po flasim për një shenjë që gjithashtu është përgjithësisht në botën e saj dhe është në gjendje të harrojë edhe ditëlindjen e saj, sepse nuk i jep dhe aq rëndësi. Mendja e tij është gjithmonë e zënë me gjëra të tjera dhe nuk do të ulet të mendojë se kujt është ditëlindja, por as nuk do të gjejë kohë për një festë surprizë.

The post Mos prisni surpriza! Këto shenja kanë më shumë gjasa të harrojnë ditëlindjen tuaj appeared first on iconstyle.al.

“Unë bëhem me nerva”/ Ilnisa rrëfen takimin e parë të Meritonit dhe vajzës së saj

By: gaze tare

Ilnisa Agolli ka rrëfyer momentin e parë kur Meriton Mjekiqi është takuar me vajzën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ u shpreh se takimi shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur.

Po ashtu, Ilnisa zbuloi se Meritoni dhe vajza e saj janë bërë shumë shokë.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Ata janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

@meriton.ilnisa 😍😍♥ . . . . #fyp #viraltiktok #heidibaci #ilnisaagolli #ilnisameritoni #meritonmjekiqi #edits ♬ original sound – Ilnisa Edits

Kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë së ‘BBV’. Ilnisa është nënë e një vajze, ndërsa Meritoni ka një djalë nga lidhja e mëparshme.

The post “Unë bëhem me nerva”/ Ilnisa rrëfen takimin e parë të Meritonit dhe vajzës së saj appeared first on iconstyle.al.

Denoncojnë maturantët: Sistemi elektronik favorizon regjistrimet në privat

By: gaze tare

Si shpjegohet që, edhe pse një maturant është poshtë numrit të kuotave, sistemi i jep të drejtën të regjistrohet?!

Më 7 Tetor nis viti i ri akademik 2024-2025 për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Prej disa ditësh, maturantët kanë nisur të regjistrohen në universitetet publike dhe private përmes aplikimit online në portalin universitar U-Albania. Regjistrimi kryhet online në disa raunde dhe, në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbeten kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në platformën elektronike U-Albania regjistrohen drejtpërdrejt në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave. Procesi i aplikimit për në universitet nuk është falas, por ka tarifa të caktuara që paguhen në fillim të procesit. Çdo maturant/kandidat për fillimin e studimeve në arsimin e lartë zgjedh fillimisht universitetin, ku paraqiten logot e universiteteve publike dhe private, dhe më pas përzgjedh deri në 10 programe studimi. Përllogaritja e pikëve për renditjen e kandidatëve që aplikojnë në programet e studimit në universitet del automatikisht në sistemin U-Albania.

Aplikimi

Sipas afatit të përcaktuar në kalendar, QShA-ja i përcjell RASh-it në formë shkresore dhe elektronike për çdo program studimi të ofruar. Në rubrikën “Këndi i maturantit” shfaqen preferencat e tij, ku pasqyrohet në formë tabelore renditja e programeve studimore të përzgjedhura prej tij. Teksa maturanti përzgjedh degën, programet e studimit shfaqen me ngjyra të ndryshme: ngjyra e gjelbër tregon degët ku është fitues dhe mund të regjistrohet, ndërsa ngjyra e kuqe tregon se nuk është fitues në atë program studimi. Maturanti duhet të kontrollojë kolonat e renditjes dhe kuotat për fazën e ardhshme. Nëse fituesit me ngjyrë të kuqe regjistrohen në degë të tjera, lirohen vende në atë degë. Nëse lirohen aq vende sa është renditja e maturantit, atëherë kjo degë shfaqet me ngjyrë të verdhë, dhe mund të regjistrohet në nënfazën tjetër.

Këtu fillon “presioni” mbi maturantët, pasi nëse ata presin për një degë tjetër, mund të humbasin mundësinë për t’u regjistruar në degën ku ishin shpallur fitues. Një tjetër formë “presioni” vjen nga shfaqja e kuotave të lira. Sipas denoncimeve të mbërritura në VNA, platforma “U-Albania”, pjesë e Rrjetit Akademik Shqiptar, shpesh nxjerr më shumë kuota të lira për universitetet private, edhe pse disa universitete shtetërore kanë realisht vende të lira.

Kuotat

Sipas raportimeve të maturantëve dhe ish-maturantëve tashmë studentë, programet private vitet e fundit shpesh shfaqen me ngjyrë jeshile, duke u dhënë të drejtën të regjistrohen pavarësisht se janë poshtë numrit të kuotave. Kjo nuk ndodh nëse përzgjedhja bëhet për universitetet publike. Maturantët vërejnë se në sistemin U-Albania, kur bëjnë përzgjedhjen e 10 degëve, rezultatet shfaqen në mënyra të ndryshme, dhe është e paqartë se si funksionon sistemi. Rrjeti Akademik Shqiptar duhet të përgjigjet se si një maturant që është poshtë numrit të kuotave merr të drejtën të regjistrohet.

VNA është duke monitoruar këtë proces dhe pret një përgjigje nga Rrjeti Akademik Shqiptar, i cili funksionon në vendin tonë që nga viti 2007. Që nga viti 2018, Rrjeti është riorganizuar me statusin autonom si një IAL dhe si një Qendër e përbashkët ndërinstitucionale për kërkim-zhvillim në fushën e TIK, me pjesëmarrjen e 12 universiteteve publike shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si bashkëthemeluese.

Sipas informacioneve të publikuara nga RASh, “Interes për t’u bërë pjesë e RASh kanë shfaqur edhe IAL jo publike, si dhe institucione të tjera relevante nga fusha e TIK”. VNA po monitoron regjistrimet në arsimin e lartë në Shqipëri, dhe rezulton se, ndërsa universitetet shtetërore kanë dhjetëra programe studimi me shumë pak studentë, universitetet private kanë regjistrime të larta që në raundin e parë, me mbi 50+ studentë./ Vna.al

The post Denoncojnë maturantët: Sistemi elektronik favorizon regjistrimet në privat appeared first on iconstyle.al.

Marrëdhënia me partneret në ekran, Arjon Muça: Me Arjolën dhe Erjonën nuk duroheshim

By: gaze tare

Moderatori Arjon Muça ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me partneret në ekran, Arjola Shehun dhe Erjona Rusin.

Dy vitet e fundit, Arjoni bashkëprezantoi “Shqipëria Live” me Erjonën dhe kimia e tyre ndihej përtej ekranit. Gjatë intervistës së sotme për “Wake Up”, Arjoni zbuloi se në fillim nuk durohej as me Arjolën dhe as me Erjonën, por më pas u bë mik shumë i mirë me të dyja.

Me Arjolën nuk duroheshim, edhe pse ishte ajo që më zgjodhi si bashkëprezantues, pasi ishte autore në atë kohë. Edhe me Erjonën ishte pak a shumë e njëjta gjë, me ndryshimin e vetëm që ajo dukej shumë më e ftohtë në krahasim me Arjolën. Në provën e parë ishte ajo profesionistja që tha: “Është shumë mirë ky djali”. Dhe mbeti “ky djali”. Më pas zbulova që është një nga njerëzit me gallatë pas ekranit,” -u shpreh ai.

Kujtojmë se tani, Arjoni është opinionist në emisionin “Përputhen”.

The post Marrëdhënia me partneret në ekran, Arjon Muça: Me Arjolën dhe Erjonën nuk duroheshim appeared first on iconstyle.al.

Shqipëria dhe Serbia organizojnë Europianin? Lorik Cana: Nuk pajtohem me këtë vendim

By: gaze tare

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është shprehur kundër organizimit të përbashkët të kampionatit Europian për 21-vjeçarët, nga Serbia dhe Shqipëria. Në një intervistë për Klan Kosova, tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb, gjithsesi deklaron se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Duka mbeten të mira.

“Duka ka një meritë të jashtëzakonshme për zhvillimin e FSHF-së dhe të Shqipërisë. Është në bordin ekzekutiv të UEFA-s. Për Dukën kanë një respekt të jashtëzakonshëm, futbollistat e Serbisë kanë treguar respekt ndaj nesh, pjesa më e madhe e tyre na dolën në mbrojtje, por ndjenjat e tyre akoma nuk janë të sinqerta. Kjo përfaqësohet në çdo lloj aktiviteti që bëjnë. Unë këtu dalloj me ta.

FSHF e kam mbrojtur dhe kam luajtur për ta, përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë. Unë e shikon ndryshe për momentin këndvështrimin e Serbisë ndaj nesh. Armando Duka, dëshirat i ka të mira, nuk i ka të këqija, nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta. Në një të ardhme pse jo, me gjithë qejf, në qoftë se gjërat janë në rrugën e duhur.

Armand Duka ende nuk po e di se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar kampionat me Serbinë. Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata Shqiptare, Federata e Kosovës.

Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana në “Klan Kosova”.

The post Shqipëria dhe Serbia organizojnë Europianin? Lorik Cana: Nuk pajtohem me këtë vendim appeared first on iconstyle.al.

Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?

By: gaze tare

Tashmë miqësia mes Efit dhe Mikelës ka marrë fund. Dyshja nuk ndiqen në rrjete sociale dhe u bë kohë pa u parë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Mirëpo, disa detaje janë vënë re së fundmi në postimet e Mikelës dhe Efit, gjë që ka ngritur aludime se marrëdhënia mes vajzave mund të jetë prishur për shkak të afrimitetit të Mikelës me Kiarën kohët e fundit, me të cilën Efi nuk ka një marrëdhënie të mire.

Së fundmi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:

“Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.

Nga ana tjetër, hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës. Disa ditë pas festës, Mikela është takuar me Kiarën dhe ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjaft te afërta ndërsa Mikela e puth Kiarën në faqe.

Pas këtij momenti, Efi dhe Mikela kanë ndaluar ndjekuri njëra-tjetrën nië rrjete sociale. Kjo ka nxitur dyshimet se miqësia me Kiarën, ka bërë që Efi dhe Mikela të mos jenë më mikesha.

The post Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”? appeared first on iconstyle.al.

‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?

By: gaze tare

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Ilnisa Agolli ka komentuar deklaratat e dhëna nga Julia Ilirjani dhe vajza Renne (lexo këtu).

Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, Ilnisa u shpreh se nuk ka dijeni për rastin që i referohen nënë e bijë, të cilat e cilësuan si “të pabesa“.

Biseda në studio:

Ilnisa Agolli: Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia. Kush është vajza e Julia Ilirjanit? Nuk jam takuar kurrë me të. Mos ma ul nivelin e bisedës, të lutem…

Ka shumë dyshime për raportin tuaj?

Ilnisa Agolli: Mund të më pyesësh për të gjitha Juliat e asaj shtëpie. Por nuk ka ndodhur asgjë…jeta vazhdon!

A u mërzite ti se Ilnisa është e dashura e Meritonit?

Ilnisa Agolli: Të them të drejtën i kthehem asaj përgjigjes që të thashë më herët për llojin e sorollojin e teorive dashakeqe se unë nuk jam vetëm e dashura e Meritonit. Gjithsecili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka. Nuk besoj që i jap rëndësi Julias apo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media. Secili ka mendimin e vetë. S’ka pasur kurrë pabesi. Unë e kam dëgjuar nga ti tani, e kam dëgjuar në rrethin tim të ngushtë një lajm të tillë. Siç e dëgjova, e harrova. Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër. Takohem me Dean, Gabrielin, Gracianon. Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh.

The post ‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias? appeared first on iconstyle.al.

Në lidhje apo beqar? Stine i vë pikat mbi ‘i’, zbulon statusin e tij

By: gaze tare

Stine u rikthye një ditë më parë në “Kënga Magjike’. Pas 7 vitesh, Stine vendosi të bëhet pjesë e garës muzikore me këngën “E treta e vërteta”. Por para garës, ai u bë pjesë e lojës dhe e një dialogu të shkurtër me Ardit Gjebrean.

Ky i fundit, s’mund të rrinte pa e ngacmuar edhe për dashurinë, e mirë bëri. Themi këtë pasi u desh kjo lojë që Stine të zbulonte se është i dashuruar.

Biseda mes tyre:

Ardit Gjebrea: Si i ke punët me dashurinë, sa për merak pyes…

Stine: Tani, në këto momente?

Ardit Gjebrea: Po!

Stine: Mirë, shumë mirë. Marshallah!

Ardit Gjebrea: Ti gjithë jetën i ke pasur mirë, po për këto momente po flas…

Më pas, gjatë lojës, Stine konfirmoi edhe një herë:

“Jam i dashuruar, kam nusen në shtëpi”.

Kohë më parë, Stine dhe partnerja e tij u bënë pjesë e mediave rozë pas një ndarjeje që të dy e konfirmuan publikisht, tashmë ajo kohë ka mbetur pas.

The post Në lidhje apo beqar? Stine i vë pikat mbi ‘i’, zbulon statusin e tij appeared first on iconstyle.al.

Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit

By: gaze tare

Themeluesi i “Bad Boy Records”, P Diddy është një nga emrat më të lakuar në mediat amerikane, me producentin e njohur që tashmë akuzohet për krime të ndryshme, që nga vrasjet, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore.

Edhe pse për disa nga akuzat ai u shpall i pafajshëm, fansat anë e mbanë globit vazhdojnë ta akuzojnë atë si organizatorin e vrasjeve të yjeve më të mëdhenj të muzikës, si Tupac Shakur, The Notorious B.I.G., Michael Jackson etj.

Së fundmi, dy emra të tjerë që po lakohen janë dhe ato të Beyonce dhe Jay Z, një nga çiftet më të njohura në industrinë e muzikës. Sipas asaj që po qarkullon në rrjet, të dy artistët thuhet se janë bashkëpunëtorë të Diddy-t, për të “hequr qafe” rivalët e tyre.

Tupac dhe Biggie ishin dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës rap në SHBA në fund viteve ’90, teksa të dy u vranë në mënyrë të papritur, me P Diddy-n si të akuzuar kryesor, e kjo për shkak të konkurrencës.

Një tjetër vdekje e tillë ishte ajo e Aaliyah, një nga yjet më premtues së muzikës, e cila humbi jetën më 25 gusht 2001, pasi avioni i saj privat u rrëzua në Bahamas, vetëm disa minuta pasi u ngrit në ajër.

Aaliyah ishte vetëm 22 vjeç kur u nda nga jeta. Ajo cilësohej si një yll premtues shumë herë më i madh se Beyonce, gjë që ka ngjallur dyshime se vrasja e saj ishte e manipuluar, pasi asnjë person që ndodhej në bord të avionit të saj nuk arriti të mbijetonte.

Lisa Lopes, e njohur si Left Eye, ishte një tjetër artiste amerikane, e cila u nda papritur nga jeta më 25 prill 2002, kjo pas një aksidenti me makinë.

Vetëm 30 vjeçe në atë kohë, ish-anëtarja e grupit të njohur “TLC” kishte shkuar në Honduras për t’u rehabilituar, teksa papritur ajo humbi kontrollin e automjetit të saj dhe doli nga rruga, duke humbur jetën në vend.

Data 25 shënon një tjetër humbje të madhe të muzikës botërore, atë të Michael Jackson. Mbreti i muzikës “Pop” zotëronte një nga studiot më të mëdha diskografike, me fansat që tashmë dyshojnë se në vdekjen e tij ka qenë pjesë sërish P Diddy.

Vetëm 50 vjeç, Michael u nda nga jeta më 25 qershor 2009, pas një arresti kardiak, e cila u konfirmua më vonë se ishte një vrasje e planifikuar nga doktori i tij.

Fansat menjëherë kanë “shpërthyer” në rrjet kundër çiftit Beyonce-Jay Z, me komentet që nuk pushojnë në rrjetet sociale, teksa të dy ata po humbin ndjekës në mënyrë të “frikshme”.

Tashmë gjërat pritet të marrin një tjetër rrjedhë në gjyqet në vijim për P Diddy-n, i cili është shprehur se ka edhe shumë emra të tjerë që kanë qenë pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual me të mitur.

The post Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 30 shtator 2024

By: gaze tare

Dashi

Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi

Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe parnteri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Binjakët

Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetet do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani

Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi

Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi

Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit

Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

The post Horoskopi ditor, 30 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Do festonte sot 58-vjetorin, vajza e Bujar Nishanit prek me dedikimin për të atin

By: gaze tare

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga jeta më maj të 2022 pasi agravimit të sëmundjes autoimune në mëlçi.

Ditën e sotme ai do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.

Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj në Instagram.

“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

The post Do festonte sot 58-vjetorin, vajza e Bujar Nishanit prek me dedikimin për të atin appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

By: gaze tare

Ja se si të mbusheni me fibra duke konsumuar ushqime që përmbajnë më shumë.

Misri

Është një burim i shkëlqyer natyror i fibrave. Nuk është rastësi që rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga një bark i fryrë dhe një zorrë e ngadaltë.

Është energjik, në sajë të përmbajtjes së fosforit, hekurit dhe vitaminës së çmuar A. Së fundmi ka vetitë anti-inflamatore dhe është pa gluten.

Bishtajoret

Kanë shumë pak kalori dhe kanë një sasi të lartë të fibrave. Më të mirat nga ky këndvështrim janë fasulet (borlotti, azuki ose cannellini), të cilat duhet të konsumohen me lëvozhgën për të luftuar diabetin dhe obezitetin.

Merrini ato me drithëra, për të rritur sasinë e fibrave të marra, ose me perime me gjethe jeshile, për t’u mbushur me hekurin.

Karotat

Janë të shkëlqyera, si të gatuara, edhe të papërpunuara dhe ato ofrojnë shumë fibra. Konsumojini ato para një vakti të bazuar në yndyrna dhe karbohidrate, për të zvogëluar thithjen e sheqerit në gjak.

Ato janë të shkëlqyera për reduktimin e kolesterolit, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit gjatë verës.

Artiçokat

Janë një ilaç i vërtetë për trupin. Detoksikojnë mëlçinë dhe pastrojnë gjakun, përmbajnë shumë fibra dhe janë të shkëlqyera për të luftuar celulitin. Ndër gjethet e kësaj perime është edhe inulina, një fibër e tretshme që ndihmon në uljen e kolesterolit.

Qepët

Përmbajnë fibra me cilësi të lartë, rreth 2 gram secila. Duke e konsumuar atë ju do të mbusheni me inulin, një fibër e tretshme në ujë që nxit mirëqenien e zorrëve dhe ul nivelet e kolesterolit në gjak.

Bajamet

Janë ideale për ata që janë në dietë dhe duan të humbin disa kile. Ato janë të pasura me fibra, mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë thithjen e yndyrës. Plus, në sajë të magnezit dhe kaliumit, ato reduktojnë urinë.

Tërshëra

Është një nga drithërat me shumë cilësi dhe është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ato që e bëjnë këtë ushqim të veçantë janë betaglukanet, fibra të tretshme që mbrojnë zemrën dhe arteriet, duke luftuar kolesterolin dhe diabetin.

Kivit

Janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe vitaminës C. Fruti është e pasur me ujë dhe substanca të dobishme për trupin. Prania e lartë e fibrave vegjetale e bën këtë frut ideal për ata që duan të rregullojnë tranzitin e zorrëve, kullojnë lëngje të tepërta dhe të ndihen më të lehtë.

Mollët

Të pasura me fibra dhe të çmuara për shëndetin e zorrëve, mollët janë perfekte për mbajtjen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak nën kontroll.

Ky frut forcon sistemin imunitar dhe është i pasur me vitamina, përveç kësaj përmban shumë pak kalori dhe është perfekte për ata që ndjekin një dietë të ulët kalori.

The post Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra appeared first on iconstyle.al.

Olsa Muhameti e konfirmon: Ja kush do ta moderojë BBVK

By: gaze tare

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.

Në emisionin SOL të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.

« Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti. »

The post Olsa Muhameti e konfirmon: Ja kush do ta moderojë BBVK appeared first on iconstyle.al.

DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij?

By: gaze tare

Leonardo DiCaprio  u fotografua nga paparacët teksa po kthehej në shtëpi nga festa e Javës së Modës në Paris me një taksi të shtunën mbrëma.

Aktori, 49 vjeç, u ndoq nga modelja Neelam Gill teksa u largua pasi u shfaq në një festë në kryeqytetin francez.

Ndërkohë, modelja Neelam, 29 vjeçe, u pa duke u futur në të njëjtin automjet pasi ishte nisur për në festë me një minifustan të bardhë dhe një pardesy gri.

Ylli i “Titanic” është në lidhje me modelen Vittoria Ceretti  për pak më shumë se një vit, por ajo nuk u pa askund. 

Leonardo është parë me Neelam në disa raste  vitet e fundit, por ka qenë i lidhur me Vittoria që nga gushti i vitit 2023. Mos vallë po ndodh diçka?

The post DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij? appeared first on iconstyle.al.

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

By: gaze tare

Ditët po kalojnë dhe ardhja në jetë e vajzës së Sara Gjordenit dhe Bardhit po afron. Së fundmi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim tepër të ëmbël dhe emocionues për të voglën e saj në rrjete sociale.

Me fjalë nga më të ëmblat, ajo shpreh gjithë dashurinë që një nënë mund të ketë për fëmijën. Po ashtu ndjehet tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të së voglës dhe gjërat e bukura që i presin në vijim.

Më të bukur dedikimin e saj e bën video-ja të cilën ka shpërndarë me ndjekësit. Teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Sara i thërret bebushes e ndërsa kjo e fundit jep sinjale teksa dëgjon zërin e së ëmës. Ndiqeni:

@iconstyle.media

♬ losing interest (sad song) (speed up) – moody & Shiloh Dynasty & sped up

Hej Mam ☀ Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami 💕

The post Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë appeared first on iconstyle.al.

Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca

By: gaze tare

Rikthimin e moderatores Luana Vjollca me zor po e presin të gjithë, sidomos fansat e saj. Dhe këtë e kemi parë nga kërkesat dhe pyetjet e shumta që moderatores i vijnë në llogaritë e saja personale të rrjeteve sociale. Mirëpo së fundmi u përfol tepër në rrjet teksa u tha se Luana do të rikthehet sërish në “Klan TV”.

Për të gjitha këto, Luana ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Sërish, pa zbuluar nëse kthimi i shumëpritur do të jetë së afërmi, ajo u ka kërkuar “të presin derisa të jetë gati”.

“E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.”

The post Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca appeared first on iconstyle.al.

Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën

By: gaze tare

Reperi i njohur, Mozzik sot feston ditëlindjen.

Epo nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.

Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Rikujtojmë që çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe janë më të dashuruar se kurrë!

The post Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën appeared first on iconstyle.al.

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik, reperi shpjegon gjithçka

By: gaze tare

Ka qenë një alarm për bombë që ka penguar reperin e njohur Mozzik të performojë në një prej club-eve në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka shpjeguar situatën me detaje.

“Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, për shkaqe sigurie nuk patëm mundësi të këndoj”, shkruan ai duke shprehur keqardhjen pasi ishte planifikuar menjëherë pasi ora të trokiste 00:00 duke shënuar ditëlindjen e tij.

Më tej, Mozzik i ka këshilluar njerëzit të jenë të qetë dhe pozitivë sepse në të vërtetë ka qenë alarm i rremë.

Ka pasur vetëm alarme të rreme për një bombë brenda e që në realitet s’ka pasur asnjë gjë.

The post Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik, reperi shpjegon gjithçka appeared first on iconstyle.al.

❌