Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi hap garën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

Pas dorëheqjes së gjykatëses kushtetuese Elsa Toska që ishte një nga anëtaret e zgjedhura prej parlamentit, kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për zëvendësimin e saj. Kuvendi ka vendosur se ai do të jetë deri në 14 nëntor 2028. Pra gjykatësi i ri, që do të zëvendësojë Toskën, do të rrijë vetëm 4 vite në Kushtetuese.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska e paraqiti dorëheqjen nga funksioni që ajo ushtronte prej pesë vitesh në mes të shtatorit, por pa bërë publike arsyen. Elsa Toska ishte zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota për një mandat 9 vjeçar.

 

©Lapsi.al

The post Kuvendi hap garën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

A gënjeu Rama për investimin e dhëndrit të Trump?

Tani nuk është më një sekret se Edi Rama po përdor çdo mundësi për të qenë i mbrojtur edhe nga një ndryshim i mundshëm i pushtetit në SHBA edhe nëse Donald Trump, të cilin ai 8 vite më parë e konsideronte si “turp i civilizimit”, rikthehet në presidencë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit. Këtë e konfirmoi së fundi edhe një hetim që po zhvillon senati amerikan lidhur me qeveritë që duan të rrisin ndikimin e tyre mbi familjen Trump, duke i’u afruar atyre përmes investimeve të së bijës Ivanka dhe dhëndërit Jared Kusner. Senatori Ron Wyden, një demokrat nga Oregoni, nisi hetimin mbi Affinity Partners që në qershor, kur dolën zërat e para për investimet e planifikuara në Sazan de Zvërnec të  Shqipërisë dhe në Beograd.

Lexo me tej:

Projekti i Sazanit/ Dhëndri i Trump akuzohet për korrupsion

Por tani së fundi Komiteti i Financave në Senatin e Shteteve të Bashkuara vuri në dukje se hetimi i tij mbi Affinity Partners, kompanisë së Kusnerit, ka zbuluar se zyrtarë të qeverive serbe dhe shqiptare iu afruan proaktivisht asaj me propozime për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre. “Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës së tyre për të arritur marrëveshje në fushën e pasurive të paluajtshme. (Affinity nuk bëri të ditur identitetin e atyre zyrtarëve shqiptarë dhe serbë.) – thuhet në hetim. Aty theksohet madje se komiteti po i kërkon firmës së Kushnerit të zbulojë edhe emrat e ndërmjetësve disa prej të cilëvë tasmë i ka bërë të ditur stypi ndërkombëtar.

Pra sipas hetimit të senatit amerikan nuk ka dyshim se kanë qenë të dërguarit e Edi Ramës ata që kanë dashur të joshin dhëndërrin e Trump me pasuritë e Sazanit dhe Zvërnecit, ashtu sikurse shkruan edhe senatori Wyden, kur thotë se këto veprime mund të mos jenë motivuar nga interesi tregtar por: “për të derdhur paratë e qeverive të së huaja tek anëtarët e familjes së Presidentit Trump, përkatësisht Jared Kushner dhe Ivanka Trump”.

Andi Busati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Por i gjithë ky hetim i deri tanishëm i komisionit të financave të senatit ka nxjerrë bllof Edi Ramën i cili për më shumë se një herë ka këmbëngulur për një version të ndryshëm të ngjarjeve. Sipas kryeministrit nuk kanë qenë emisarët e tij që kanë dashur të joshin Jaredin dhe Ivankën, por këta të fundit, të cilët kanë shprehur të parët interesimin e tyre.

Më 9 korrik, në një intervistë për Financial Times (lexoje të plotë këtu) ai pretendoi se kishte qenë Jared Kushner ai që kishte shprehur interes fllmsht: “I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner dhe jo Grenell, që u afrua i pari. Në Serbi sigurisht që Grenell ishte iniciatori, por këtu jo”, i tha Rama të përditshmes me karakter financiar. 

Në një letër të bëëë publikuar këtë javë, senatori Wyden kërkoi “një listë të detajuar të personelit të qeverisë shqiptare, ose individëve që kanë kontaktuar Affinity në emër të qeverisë shqiptare, të cilët e kanë kontaktuan së pari Affinity për të diskutuar investimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri”.

“Neë York Times”: Pakënaqësi për projektet e familjes Trump në Shqipëri 

Wyden gjithashtu kërkon kopje të të gjitha komunikimeve midis punonjësve të Affinity dhe anëtarëve të familjes Trump në lidhje me këto projekte, duke përfshirë gruan e Kushner, Ivanka Trump. Shqetsimi i Wyden ështëë se përmees këtyre investmevee të dhëna në troje stetërore Shqipëria mund të kenë “kontroll potencialisht shantazhues mbi investimet e familjes së atij që mund të jetë presidenti i ardhshëm”. Sipas Wyden, një nivel i tillë i përfshirjes së qeverisë ngre pyetje në lidhje me natyrën e këtyre marrëdhënieve.

©Lapsi.al

 

 

 

 

The post A gënjeu Rama për investimin e dhëndrit të Trump? appeared first on Lapsi.al.

Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla Inzaghit e Skriniar kishte frikë: “I dridhej zëri”

“Po i bie shkurt Mister… na dhanë një mijë bileta… Ne i bëmë llogaritë, na duhen edhe 200 për të qenë të qetë… i arrijmë 1200 bileta? Kjo është kërkesa ime”. Një fragment që lexohet në urdhrin paraprak në hetimin blic kundër ultrasve, që i referohet përgjimeve të majit 2023. Marco Ferdico, shefi ultra i zikaltërve që përfundoi në burg, i kërkoi në telefon trajnerit të Inter Simone Inzaghi bileta për finalen e Champions League, kundër City, në Stamboll. Por jo vetëm kaq. Edhe ndaj Milan Skriniar u ushtrua presion të mos largohej nga Inter për te PSG.

Ferdico dhe Mauro Nepi, një tjetër shef ultra zikaltër i arrestuar, donin të bisedonin me Simone Inzaghi në Appiano, por takimi u anulua. “Jo, agresiv jo, por po them Mister, dua të të them diçka. Këtu je në Milano, nuk je në provincë, më vjen keq por duhet të fillosh t’i nxjerrësh kthetrat për një moment. Këtu je në Milano, kur je me 10 vetë fut dy sulmues dhe të kujtohet Berluskoni”.

PRESIONI NDAJ SKRINIAR

Po ashtu është edhe një takim mes drejtuesve ultras të Inter dhe ish-mbrojtësit të zikaltërve, Milan Skriniar, për të diskutuar mbi “tregun e transfertave”, në dokumentet e hetimit nga Prokuroria e Milanos për tifozerinë e organizuar. Në janar 2023, dy nga drejtuesit e Nord, Marco Ferdico dhe Mauro Nepi, të arrestuar dje, donin të takonin sllovakun, i cili u transferuar te PSG në qershor të po atij viti, për të “siguruar informacione në lidhje me rinovimin e kontratës – gjë që më vonë nuk u realizua – mes lojtarit dhe Inter, duke testuar kështu dëshirën e mundshme të lojtarit për t’u larguar nga Milano dhe duke u përpjekur ta bindnin atë të mbetej në skuadrën e zikaltërve”, thuhet në urdhrin e gjykatësit hetues.

Lexo më tejGëlqere e pashuar për të varr*sur shefin ultras të Interit: Beretta duhej vra*ë

Një takim që zgjat 20 minuta pasdite, në fund të të cilit të dy informuan krye shefin ultra Andrea Beretta për rezultatin. “Gjithsesi po ikën… 100% tashmë e ka vendosur, e pe që po i dridhej zëri… u tremb pak” thotë Nepi. “Ai u frikësua kur filloi… pastaj u lëshua… por e vuri fytyrën në lojë… u shfaq”.

The post Zbulime të bujshme nga përgjimet, ultrasit i jepnin këshilla Inzaghit e Skriniar kishte frikë: “I dridhej zëri” appeared first on Lapsi.al.

Vlahovic refuzon ofertën e parë për rinovim nga Juventus: ja sa kërkon serbi për firmën

Dusan Vlahovic u rikthye të shënonte në ndeshjen kundër Genoa në Serie A dhe Juventus u rikthye te fitorja pas tre barazimeve radhazi. Sulmuesi serb është në qendër të projektit teknik të Thiago Motta, por fillimisht klubi dhe lojtari duhet të arrijnë një marrëveshje për rinovimin.

VLAHOVIC REFUZON OFERTËN E PARË

Prej disa muajsh Cristiano Giuntoli është duke menduar se si ta trajtojë çështjen delikate të rinovimit të Vlahovic. Kur erdhi nga Fiorentina në vitin 2022, serbi nënshkroi kontratën deri në vitin 2026 me një pagë në rritje, e cila arriti kulmin vitin e kaluar, pra 12 milionë në sezon.

Për Juventus kjo shifër nuk është më e përballueshme dhe për këtë arsye Giuntoli duhet të gjejë një mënyrë për të bindur serbin të ulë pagën e tij. Një gjë e vështirë për tu kërkuar nga një lojtar që është ende i ri dhe në rritje. Oferta e parë e bërë nga Juventus për Vlahovic, e cila mbërriti ditët e fundit, ishte një zgjatje deri në vitin 2028 me 8 milionë në sezon plus bonuse.

SA KËRKON VLAHOVIC?

Dusan Vlahovic dhe menaxheri i tij Ristic e dinë se kanë përparësinë. Afati i shkurtër u jep atyre fuqinë për të negociuar, të vetëdijshëm se Juve nuk dëshiron të rijetojë situatën që pati me Federico Chiesa verën e kaluar. Për lojtarin nuk ka asnjë problem që të arrijë fundin e kontratës duke fituar 12 milionë në vit dhe më pas të gjejë një ekip tjetër që do t’i japë të njëjtën shumë apo edhe më shumë, duke mbërritur hipotetikisht me parametër zero.

Lexo më tejJuventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund të arrijmë larg, ai është një leader”

Vlahovic, megjithatë, është i lidhur me mjedisin bardhezi dhe dëshiron t’i shkojë përballë vështirësive të klubit, por jo deri në atë pikë sa të ulë pagën me një të tretën. Prandaj, oferta e bërë nga Giuntoli prej 8 milionë euro iu kthye dërguesit. Në fakt, serbi nuk ka ndërmend të shkojë nën 10 milionë fiks plus bonuset që e çojnë pagën e tij të re në nivelet e tanishme. Ristic pritet në Torino në muajt në vijim për të gjetur një zgjidhje paqësore, përndryshe mund të rishihet një zhvlerësim i lojtarit siç ndodhi me Chiesa, i blerë për 60 milionë dhe i rishitur për 15.

The post Vlahovic refuzon ofertën e parë për rinovim nga Juventus: ja sa kërkon serbi për firmën appeared first on Lapsi.al.

“Kujt do t’i besoje penalltinë e jetës?”: Cole Palmer zgjedh lojtarin më të pabesueshëm nga të gjithë

Chelsea i drejtuar nga Enzo Maresca ka një fillim të shkëlqyer këtë sezon. I katërti në Premier League, pas Liverpool, City dhe Arsenal, vetëm një humbje (kundër City në javën e parë) dhe një futboll i organizuar mirë që shfrytëzon në maksimum cilësitë e lojtarëve të tij ofensivë. Te Blues spikat mbi të gjithë Cole Palmer. me katër gola në ndeshjen e fundit kundër Brighton.

BALOTELLI, PËR PENALLTINË E JETËS

Një nga katër golat e Cold Palmer, siç mbiquhet anglezi i lindur në vitin 2002, erdhi nga një penallti, një nga specialitetet e shtëpisë. Talenti i Chelsea nuk ka humbur ende asnjë në karrierën e tij: 15 nga 15. Më pas BBC e intervistoi mesfushorin ofensiv jashtë fushës dhe i bëri një pyetje të pazakontë: “Nëse dikush duhet të ekzekutonte një penallti për të të shpëtuar jetën, cilin do të zgjidhje?

Lexo më tejPalmer, kontrata më unike në botë: rinovimi i pabesueshëm i anglezit me Chelsea

Palmer u mendua për pak kohë dhe më pas u përgjigj: “Nëse nuk mund ta godisja vetë dhe do ta bëja, ajo që më vjen në mendje është Balotelli”. Përballë dyshimeve të gazetarit, veçanërisht për besueshmërinë e SuperMarios, Palmer nuk u mendua dy herë dhe e këshilloi atë që të shkonte dhe të shikonte penalltitë e tij në YouTube.

Cole Palmer says if he had to choose one penalty taker to save his life it’d be Mario Balotelli pic.twitter.com/qJmrXiqKb1

— Italian Football TV (@IFTVofficial) September 30, 2024

The post “Kujt do t’i besoje penalltinë e jetës?”: Cole Palmer zgjedh lojtarin më të pabesueshëm nga të gjithë appeared first on Lapsi.al.

Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar

Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Manchester United kundër Porto dhe Aston Villa këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit. Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenham nuk i pëlqen drejtuesve të Djajve të Kuq dhe madje hipoteza Allegri nuk ka arritur miratimin e një pjese të “urës së komandës” së United. Dy hipoteza mbeten të gjalla. Ose ish-trajneri i Anglisë Gareth Southgate menjëherë, ose provizor deri në qershor dhe më pas të fokusohen te Simone Inzaghi.

MEDITIMET E RATCLIFFE

Po, sepse sipas shtypit anglez e ardhmja e trajnerit të zikaltërve mund të jetë në pankinën e Manchester United. Ai është trajneri i preferuar për të pasuar trajnerin aktual holandez Erik ten Hag. Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili përfundoi me triumfin e papritur të FA Cup, që shmangu shkarkimin e tij, e ardhmja e Ten Hag duket edhe një herë më e pasigurt se kurrë. Pas ndeshjes së humbur në Old Trafford kundër Tottenham, ai u kritikua nga ish-legjendat e Djajve të Kuq, tani ekspertë televizivë si Paul Scholes dhe Rio Ferdinand, si dhe nga tifozët e tij. Për momentin nuk priten ndryshime në rrugë e sipër, por pronësia e re e Sir Jim Ratcliffe ka bërë të ditur se do të bëjë një vlerësim të parë të ecurisë së sezonit gjatë pauzës së ardhshme për garat ndërkombëtare.

Lexo më tejVideo/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

E, në rast të shkarkimit të ten Hag, sipas Daily Star, Inzaghi – në pankinën e zikaltërve nga viti 2021 – është në krye të listës së kandidatëve për të drejtuar Djajtë e Kuq. Megjithatë, nuk ka gjasa që trajneri italian të vendosë të largohet nga Inter në mes të sezonit, por është më e lehtë që marrëveshja – nëse oferta arrin – të realizohet gjatë verës së ardhshme.

The post Manchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar appeared first on Lapsi.al.

Gëlqere e pashuar për të varr*sur shefin ultras të Interit: Beretta duhej vra*ë

Po dalin detaje gjithnjë e më tronditëse mbi grupet ultras të Milanos pas arrestimeve të fillimit të javës. “Il Fatto Quotidiano”, në një artikull të shkruar nga Davide Milosa, tregon se si lufta për udhëheqjen e Curva Nord të Interit kishte arritur në nivele të paimagjinueshme. Aq sa ishte planifikuar vrasja e njërit prej shefave, Andrea Beretta, trupi i të cilit duhej të zhdukej. Për këtë arsye ishte blerë gëlqere e pashuar.

Beretta, pasi mësoi për planin kundër tij, i zgjidhi personalisht llogaritë me rivalin e tij, Antonio Bellocco, duke e vrarë atë në Cernusco sul Naviglio më 4 shtator.

PLANET PËR TË VRARË SHEFIN ULTRAS BERETTA

Gjatë muajit gusht, në një takim mes përfaqësuesve të Curva Nord, u vendos të eliminohej Beretta, i cili ishte fajësuar se nuk po ndante të ardhurat nga shitja e produkteve të tifozëve më të zjarrtë të Inter. Fillimisht, plani përfshinte ta tërhiqnin atë në një fermë me pretekstin e një borxhi për t’u ndarë. Ky plan më pas u braktis. U mor parasysh një opsion tjetër: ta trullosnin me një substancë gjatë një darke dhe më pas ta qëllonin. Më pas, ta zhduknin trupin. Për këtë qëllim, u ble gëlqere e pashuar në një qendër tregtare. Kur kasierja u bë kureshtare për blerjen, u justifikua me pretendimin se gëlqerja ishte për varrosjen e një qeni.

BERETTA ZBULON TË GJITHA DHE HAKMERRET

Megjithatë, dikush e paralajmëroi Berettën për lëvizjet e rivalëve dhe shefi ultras i Inter u përgatit me një thikë dhe një pistoletë. Të vrasësh ose të të vrasin. Beretta zgjodhi opsionin e parë dhe më 4 shtator i zgjidhi llogaritë me Bellocco në mëngjesin e përgjakshëm të Cernuscos. Ai që e paralajmëroi Beretta, që tani është në izolim në burgun e Operas, është identifikuar nga hetuesit. Megjithatë, personi në fjalë ka mohuar gjithçka. Por, sipas “Il Fatto Quotidiano”, ai tashmë është në shënjestër të klanit të Rosarno, me të cilin Bellocco kishte lidhje.

The post Gëlqere e pashuar për të varr*sur shefin ultras të Interit: Beretta duhej vra*ë appeared first on Lapsi.al.

Champions League: Arsenal përplaset me PSG, Inter e Milan në kërkim të fitores së parë

Champions League kthehet me ndeshjet e dyta të grupeve me renditje unike dhe përplasja e madhe është e ezervuar në Emirates, ku Arsenal do të presë PSG. Në fakt janë 9 sfida të etheshme, sepse edhe Manchester City kërkon fitoren e parë në Europë, ashtu si Inter, Milan e Barcelona.

Të fitojnë ndeshjen e parë për të shmangur humbjen e mëtejshme të terrenit në garën për fazën e 1/8-ave të Champions League. Ky është qëllimi i Inter dhe Milan, të cilët sot në orën 21:00 do të zbresin në fushë në ditën e dytë të fazës së grupeve, përkatësisht kundër Crvena Zvezda në “San Siro” dhe në fushën e Bayer Leverkusen. Skuadra zikaltër vjen nga një barazim i shkëlqyer në Manchester kundër City në ndeshjen e parë dhe synon fitoren për të konfirmuar statusin si protagoniste në Europë. Nga ana tjetër, kuqezinjtë duhet të shlyejnë dështimin në shtëpi ndaj Liverpool në ndeshjen e parë dhe të vazhdojnë me fitoret në kampionat, pas derbit dhe ndeshjes kundër Lecce.

INTER, DETYRË MË E LEHTË

Në letër, detyra më e lehtë duket se do të jetë për Inter, që të shtunën në udhëtimin e saj në Udine gjeti fitoren në kampionat pas humbjes në derbi, edhe pse shumë gola të pësuar në këtë fillim sezoni mbeten një mangësi për t’u korrigjuar. Kundër Crvena Zvezda, që në debutimin e saj humbi 2-1 në Beograd kundër Benficës, Inzaghi po revolucionarizon ekipin: shtatë ndryshime janë njoftuar krahasuar me sfidën në “Bluenergy Stadium”. Përveç Zielinski dhe Dumfries, të konfirmuar si titullarë nga vetë Inzaghi në konferencën për shtyp, pritet të fillojnë nga minuta e parë edhe Pavard, De Vrij, Carlos Augusto, Arnautovic dhe Taremi, me Lautaro dhe Thuram fillimisht në stol. Në mesfushë janë konfirmuar Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

Lexo më tejVideo/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

MILAN PËRBALLË NËNKAMPIONËVE TË EUROPA LEAGUE

Shumë më e komplikuar duket transferta në Gjermani për Milan, që nuk mund të lejojë një tjetër humbje pas asaj të debutimit kundër Liverpool. Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, që deri tani ka mbledhur dhjetë pikë në pesë ndeshje në Bundesliga, është një kundërshtar i fortë. Por në të njëjtën kohë është një rival ideal për të matur rritjen e skuadrës së portugezit Fonseca, që ka ndryshuar taktikisht dhe mendërisht pas fitores në derbi. Tekniku u ka kërkuar të tijve një ndeshje mbrojtëse perfekte për të mposhtur Leverkusen. Në sulm, Morata nuk është në formën më të mirë dhe do të fillojë nga stoli. Loftus-Cheek konfirmohet titullar nga minuta e parë.

League Stage Champions League

18:45 RB Salzburg vs Brest
18:45 VfB Stuttgart vs Sparta Prague
21:00 Arsenal vs Paris Saint-Germain
21:00 Barcelona vs Young Boys
21:00 Bayer Leverkusen – AC Milan
21:00 Borussia Dortmund vs Celtic
21:00 Inter vs FK Crvena Zvezda
21:00 PSV Eindhoven vs Sporting CP
21:00 Slovan Bratislava vs Manchester City

The post Champions League: Arsenal përplaset me PSG, Inter e Milan në kërkim të fitores së parë appeared first on Lapsi.al.

Tifozi i Qazim Laçit habit stadiumin e Pragës: bën goditjen e jetës nga mesi i fushës e fiton 40 mijë euro

Të shkosh në stadium për të parë ndeshjen e skuadrës tënde të preferuar, të kthehesh në shtëpi me një humbje të keqe në shpinë, por me humor shumë të lartë: diçka që nuk është normale për një tifoz, por më se e justifikuar nëse quhesh Pavel, je tifoz i Sparta Pragës dhe sapo ke fituar një shumë të madhe falë goditjes së jetës nga mesfusha, gjatë pushimit të ndeshjes. Tifozi duhej të shënonte në një hapësirë të vogël vendosur në vijën e njërës prej dy portave dhe ai arriti me një saktësi të denjë për një futbollist me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme të këmbës. Kështu Pavel mori në shtëpi një çek prej një milion koronash çeke, rreth 40 mijë euro me kursin e këmbimit.

Të premten mbrëma, Sparta e Pragës priti Sigma Olomouc dhe ishte në avantazh 1-0 kur gjyqtari i çoi të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes në fund të pjesës së parë. Në atë moment, gjatë pushimit, u zhvillua sfida klasike e klubit çek: një spektator kishte mundësinë të fitonte një milion korona duke arritur të drejtonte topin nga rrethi i mesit të fushës në një miniportë të vendosur në qendër të portës së madhe.

TIFOZI I SPARTA PRAGËS SHËNOI NGA MESI I FUSHËS

Pavel u pozicionua disa hapa pas topit dhe më pas lëshoi një gjuajtje që dukej sikur do të largohej shumë nga objektivi, me topin tërësisht të zhvendosur në të djathtë. Por tifozi e dinte mirë çfarë po bënte: ai kishte llogaritur që gjuajtja drejtë për drejtë kishte një vështirësi edhe më të madhe dhe kështu e goditi topin me anën e brendshme të këmbës, duke i dhënë një efekt të theksuar, njësoj si në një gjuajtje të sferës në boëling. Ndryshimi nga boëling është se atje distanca nga birrilat është pak më shumë se 18 metra, ndërsa këtu po flasim për mbi 50 metra.

This bloke won 1,000,000 Czech Koruna (£33,000) for scoring this from the halfway line at half-time in Sparta Prague’s game yesterday. pic.twitter.com/cWgRSH9esW

— HLTCO (@HLTCO) September 29, 2024

Epo, pasi u largua nga objektivi, topi ngadalë u kthye drejt qendrës së portës dhe përfundoi në miniportë, nën brohoritjen e publikut të Stadion Letná. Pavel fitoi kështu një shumë të mirë, rreth 40 mijë euro. Aftësia e tij për të goditur topin bëri që shumëkush në rrjetet sociale të dyshonte se ai kishte një të kaluar si futbollist. Gjithsesi, ai ishte i vetmi tifoz i Sparta Pragës që u kthye në shtëpi i lumtur, pasi pjesa tjetër e publikut duhej të përballonte një humbje të dhimbshme në shtëpi: Sigma Olomouc fitoi 3-2, duke përmbysur disavantazhin fillestar. Si pasojë, Sparta tani është e dyta në kampionat, tre pikë prapa Slavia, e cila ndërkohë fitoi 4-0 jashtë fushe kundër Bohemians.

The post Tifozi i Qazim Laçit habit stadiumin e Pragës: bën goditjen e jetës nga mesi i fushës e fiton 40 mijë euro appeared first on Lapsi.al.

Kaosi në derbin e Madridit u quajt ‘imazhi i turpit’ në Spanjë: ja çfarë rrezikon Atletico

Një kaos i vërtetë ka ndodhur gjatë derbit të Madridit mes Atletico dhe Real në Civitas Metropolitano. Një gjest provokues i ish-portierit Colchoneros Courtois shkaktoi zemërimin e ultrasve vendas, të cilët hodhën gjithçka drejt portierit belg: çakmakët dhe objektet e tjera vërshuan në fushë, gjë që bëri që arbitri Busquets Ferrer të pezullonte ndeshjen për rreth 15 minuta, praktikisht deri kur hedhja e sendeve ndaloi.

Simeone dhe dy lojtarë si Koke dhe Gimenez u desh të ndërhynin personalisht. Ata u futën nën kthesë për të biseduar me këta persona që kishin fytyrën e mbuluar, në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të zgjidhur emergjencën. Pavarësisht paralajmërimeve të folësit, më parë nuk kishte asnjë mënyrë për të ndaluar ultrasit Colchoneros.

CFARË RREZIKON ATLETICO

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, Atletico Madrid rrezikon të mbyllë sektorin e inkriminuar për dy ose tre ndeshje, sepse nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar. Tifozët e klubit Colchoneros ndërmorën një rrezik të madh: nëse pas ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes do të kishte pasur shqetësime të mëtejshme, skuadra e Simeones do ta kishte humbur derbin në tavolinë.

“IMAZHET E TURPIT”

Ndërkohë, në Spanjë pamjet e stadiumit Metropolitano të transmetuara në të gjithë botën bënë shumë zhurmë. Marca i përcaktoi ato që u panë menjëherë pas ndeshjes së derbit të kryeqytetit si ‘imazhe turpi’ ndërsa AS foli për ‘dekompozim moral’, kur u panë kapitenët e Atleticos të shkonin dhe të flisnin me tifozët me kapuç.

@radio.marca 🤯 Una imagen completamente surrealista 🔴⚪ El Cholo Simeone, con el partido suspendido, se va hasta el fondo a pedir calma a los Ultras La reacción de los aficionados: 👇🏼 🎥 @CarlosVicenteGB #courtois #atleti #realmadrid #derbi #frente #frenteatletico #futbol #rma #atm #courotis🇧🇪 ♬ sonido original – Radio MARCA

Pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, e cila përfundoi 1-1, Cholo sulmoi qartë tifozët e tij dhe Courtois: “Ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Njerëzit që hodhën çakmakët, siç ndodhi në Bernabeu kur Courtois ishte një nga lojtarët tanë dhe u godit me çakmak në kokë, ndoshta nuk po bëjnë mirë as ata. Por ndoshta edhe ne nuk i ndihmojmë, kur i nënvlerësojmë njerëzit, i rëndojmë dhe i provokojmë deri në atë pikë sa i inatosim. Duhet kuptuar situata në të cilën mund të festosh një gol, duke shmangur një gjest të tillë, sepse atëherë njerëzit nervozohen. Natyrisht, ai reagim nuk është i justifikuar, por ata që nxisin duhet të ndëshkohen”.

ATLETICO IDENTIFIKOI ATË QË GODITI COURTOIS

Pas gjithçkaje që ndodhi në Cívitas Metropolitano, Atlético Madrid lëshoi një deklaratë në të cilën tregoi se kishte identifikuar një nga fajtorët dhe policia së bashku me departamentin e sigurisë së klubit po përpiqen të identifikojnë të gjithë të tjerët.

The post Kaosi në derbin e Madridit u quajt ‘imazhi i turpit’ në Spanjë: ja çfarë rrezikon Atletico appeared first on Lapsi.al.

“Grushta kujt nuk blen bileta nga ne me çmime të rritura”: kërcënimet e Ferdico, shefi i ultrasve interistë

“Unë futem në Sektor me Debora, do shkoj para pankartës së Boys Roma dhe do shoh të gjithë emrat që kam shënuar, kush nuk është i shënuar me Curva Nord, t’i paralajmërojë të gjithë se do të rrihet para të gjithëve”. Kështu, Marco Ferdico, një nga shefat e ultrasve interistë e tashmë në burg, mësohet se ka kërcënuar se “do të rrihte të gjithë ata që shkonin në Curva Nord duke blerë bileta përmes kanaleve të pavarura, pa paguar shtesën prej 10 eurosh”, e imponuar pikërisht nga shefat e sektorëve në biletat që ata menaxhonin.

Kjo ndaj Ferdico, është një nga akuzat – siç del nga urdhri i gjykatësit hetues Santoro prej gati 600 faqesh – që ka të bëjë me zhvatjen e pretenduar në biznesin e paligjshëm të biletave, një nga kapitujt e hetimit nga prokurorët e Milanos Storari dhe Ombra, si dhe “menaxhimi i parkingjeve përreth stadiumit San Siro” dhe biznese të tjera.

Lexo më tejHetimet për ultrasit: Ja çfarë rrezikojnë Inter dhe Milan

Në frontin e parkimit, siç mund të lexohet në dokumente, nga viti 2020 e në vazhdim njëri prej të arrestuarve, Giuseppe Caminiti, kishte paguar Andrea Beretta, ish-shefin ultra të Inter tani në burg për vrasjen e Antonio Bellocco, “pjesë e të ardhurave në të zeza që rrjedh nga menaxhimi i parkingjeve të menaxhuara nga kompanitë e Zaccagni, një sipërmarrës që përfundoi sot në arrest shtëpie, “duke financuar kështu aktivitetin e Curva Nord. Në arrest shtëpie ndodhet edhe Debora Turiello, tifoze e Inter dhe e akuzuar si pjesë e shoqatës kriminale mafioze me rrethana rënduese.

The post “Grushta kujt nuk blen bileta nga ne me çmime të rritura”: kërcënimet e Ferdico, shefi i ultrasve interistë appeared first on Lapsi.al.

Tumori në tru mposht legjendarin Dikembe Mutombo: Hall of Famer e ikona e NBA ishte 58 vjeç

Dikembe Mutombo, një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e NBA-së dhe një simbol i basketbollit në mbarë botën, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin në tru. Motoja e tij “jo në shtëpinë time”, të cilën ai e përsëriste pas çdo blloku duke ngritur gishtin tregues drejt kundërshtarëve dhe publikut, u bë e famshme: ishte firma e tij, një gjest që frymëzoi mijëra fansa. I futur në Hall of Fame, Mutombo ishte daja i Mfiondu Kabengele, një lojtar i Venezias.

Familja e tij zbuloi dy vjet më parë se ai po trajtohej në Atlanta për një tumor në tru: “Dikembe Mutombo ishte thjesht më i madh se jeta”, tha komisioneri i NBA, Adam Silver. “Në fushë ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj në histori. Jashtë fushës, ai derdhi zemrën dhe shpirtin e tij për të ndihmuar të tjerët”.

https://t.co/IxwdTjX4EO pic.twitter.com/x6rNgWzUuG

— NBA (@NBA) September 30, 2024

Mutombo kaloi 18 sezone në NBA duke luajtur për Denver, Atlanta, Houston, Philadelphia, New York dhe New Jersey Nets. I ardhur nga Georgetown, ai ishte tetë herë All-Star, katër herë lojtari mbrojtës i vitit dhe hyri në Hall of Fame në 2015 falë mesatareve të karrierës prej 9.8 pikësh dhe 10.3 rebound për ndeshje. Ai fliste nëntë gjuhë dhe themeloi Fondacionin Dikembe Mutombo në vitin 1997, duke u fokusuar në përmirësimin e shëndetit, arsimit dhe cilësisë së jetës së popullit të Kongos.

The post Tumori në tru mposht legjendarin Dikembe Mutombo: Hall of Famer e ikona e NBA ishte 58 vjeç appeared first on Lapsi.al.

Video/ E bujshme, Griezmann largohet nga Franca: “Hapësirë brezit të ri”

Si një rrufe në qiell të hapur. Antoine Griezmann me një video të postuar në profilin e tij në Instagram ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja franceze. Për të shoqëruar klipin, edhe një mesazh i vogël i shkruar nga sulmuesi: “Me zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”.

Le Petit Diable (“Djalli i Vogël”) është padyshim një nga protagonistët e padiskutueshëm të historisë së fundit të Francës. Ai bëri debutimin e tij me Les Bleus më 13 mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje dhe duke shënuar 44 gola. Triumfi në Kupën e Botës 2018 në Rusi kundër Kroacisë ishte i paharrueshëm: në finale ai shënoi edhe një penallti (në atë Botëror kishte katër gola gjithsej). Në vitin 2021 fitoi edhe Nations League dhe një vit më vonë humbi finalen e Katarit me penallti kundër Argjentinës, duke mos mundur dot të bëhej kampion bote për herë të dytë. Ajo e dy viteve më parë nuk është humbja e vetme në finale me kombëtaren e Francës: një tjetër zhgënjim i madh ishte ai në shtëpi në Euro2016 ndaj Portugalisë.

Lexo më tej: Plas te Franca: Mbappé kapiteni i ri, Griezmann rebelohet, grindet me Deschamps: “Më mirë iki fare”

I konsideruar ende si një nga të preferuarit e teknikut Didier Deschamps, njoftimi i Griezmann për tu larguar nga kombëtarja krijoi habi dhe nostalgji të madhe mes tifozëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

The post Video/ E bujshme, Griezmann largohet nga Franca: “Hapësirë brezit të ri” appeared first on Lapsi.al.

Video/ José, i pabesueshëm: protesta me laptop e Mourinho kundër VAR bën xhiron e botës

José Mourinho, gjithmonë i njëjti, edhe në Turqi. Gjatë ndeshjes Antalya-Fenerbahçe (0-2), Special One u bë protagonist i një tjetër proteste kundër arbitrave dhe VAR-it, këtë herë në një mënyrë edhe më të veçantë.

Episodi që nxiti reagimin e trajnerit të Fenerbahce ishte një gol i anuluar ndaj Edin Dzeko, për pozicion jashtë loje. I pakënaqur me vendimin, Mourinho mori laptopin e tij dhe e vendosi përballë një kamere në anë të fushës, duke treguar një imazh të ndalur që sipas tij tregonte lëvizjen e sulmuesit, e cila ishte e rregullt dhe jo në pozicion jashtë loje.

Lexo më tejVideo/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”

Mourinho mori edhe një karton të verdhë për protestat e tij, dhe më pas foli për incidentin edhe në konferencën për shtyp. Ai u shpreh para gazetarëve: “E bëra për të treguar se nuk kishte asnjë pozicion jashtë loje. Pozicioni i Edin ishte i qartë, por VAR-i e gjykoi për pesë sekonda”. Në fund, Mourinho kishte të drejtë, por për fat të mirë të tij dhe të ekipit, gabimi i arbitrave nuk ndikoi në fitoren e ndeshjes: Fenerbahce arriti të ulë diferencën me Galatasaray kryesues në vetëm tre pikë.

Jose Mourinho got a yellow card for placing a laptop in front of the tv cameras to show the referees mistake🤣🤣🤣 pic.twitter.com/3GQ79BSIrA

— The 44 ⚽ (@The_Forty_Four) September 29, 2024

The post Video/ José, i pabesueshëm: protesta me laptop e Mourinho kundër VAR bën xhiron e botës appeared first on Lapsi.al.

Europiani me Serbinë, politika dhe akuzat: Duka rrëfehet në Kosovë dhe tregon prapaskenën me Ademin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ndërhyri me një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS” në Radio Televizionin Kombëtar të Kosovës. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar komentoi kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një event sportiv dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

“Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri – nisi shpjegimin Duka për temën më të nxehtë të momentit -. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të futbollit për të organizuar Kampionatin Europian”. Presidenti i FSHF-së ka tentuar edhe të japë arsyet e bashkëpunimit me një Federatë tjetër. Më kryesori është mungesa e infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. “Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo Shqiptare, Serbe, Turke dhe e Belgjikës”.

A është anashkaluar Kosova apo jo në këtë situatë delikate, Duka përgjigjet pa hezitim: “Diskutimi i parë jo vetëm në këtë rast, që padyshim është një çështje sensitive ka qenë me Federatën e Kosovës me Agim Ademin, gjithashtu edhe me Federatën e Maqedonisë së Veriut, pastaj kemi vazhduar më tej. Më janë përgjigjur që nuk mund të jemi pjesë e projektit për arsye të kushteve, padyshim që ato pastaj nuk mund të vendosin për vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit”.

PËRFITIMET E SHQIPËRISË

E në këtë rast, sipas kreut të FSHF-së Duka, vendimi i marrë nga Federata Shqiptare do të sjellë shumë favore për Shqipërinë: “Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv”, tha Duka.

Lexo më tej: Asnjë shqiptar në organikë, asnjë problem: FSHF miraton rregullin absurd të të huajve pa limit

“NUK AMNISTOHET AJO QË KA NDODHUR”

E duke qenë se është vetëm sportiv, reagimet për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027 me Serbinë kanë qenë deri diku të pritshme për Dukën: “Është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb”.

The post Europiani me Serbinë, politika dhe akuzat: Duka rrëfehet në Kosovë dhe tregon prapaskenën me Ademin appeared first on Lapsi.al.

Maresca dhe akuzat nga Kuvajti: arbitri është denoncuar për kërcënime me vd*kje

Nuk ka qenë një fillim sezoni i mbarë për Fabio Maresca. Arbitri, pas një gabimi në ndeshjen Milan-Torino të javës së parë të Serie A (penallti e dhënë ndaj Moratës dhe më pas anuluar nga VAR-i) dhe disa mosvëmendjesh në Serie B, duket se është përfshirë në një skandal pas një ndeshjeje të arbitruar në Kuvajt. Ndeshja në fjalë ishte ajo mes Al-Arabi dhe Kuwait SC, e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.

Pretendohet se arbitri nga Napoli ka kërcënuar me vdekje mesfushorin e Al-Arabi, Khaled Al-Murshed, duke i thënë “Do të të vras”. Këto akuza vijnë drejtpërdrejt nga llogaria X e Adnan Mahmoud Abel, anëtar i Bordit Drejtues të skuadrës kuwaitiane. Avokati shkroi në profilin e tij se kanë bërë menjëherë një denoncim në polici për ngjarjen, duke pretenduar se kanë edhe video dhe prova të tjera.

Lexo më tej“Je gjithnjë ti Maresca” u bë meme: arbitri ironizon frazën e Antonio Conte

Fabio Maresca dhe Matteo Gariglio, i cili e shoqëroi si asistent për VAR-in, janë kthyer tashmë në Itali. Deri tani, Federata Italiane e Futbollit dhe Shoqata Italiane e Arbitrave nuk kanë marrë asnjë komunikim zyrtar nga Kuvajti, madje as raportin standard mbi performancën e arbitrimit. Megjithatë, AIA nuk duket të jetë shumë e kënaqur me situatën dhe mund të marrë masa ndaj Maresca-s. Ai, ndërkohë, është planifikuar të jetë në fushë nesër si arbitër i katërt në ndeshjen PSV Eindhoven-Sporting Lisbona për Ligën e Kampionëve.

The post Maresca dhe akuzat nga Kuvajti: arbitri është denoncuar për kërcënime me vd*kje appeared first on Lapsi.al.

Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit

Derbi numër 288 i Madridit do të mbahet mend si një mbrëmje e turpshme. Ndaj Courtois u hodhën objekte dhe ndeshja u ndërpre për një çerek ore në pjesën e dytë. Mes një atmosfere tepër të acaruar Real dhe Atletico ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Militao, në minutën e 64′-ër të pjesës së dytë realizoi një goditje të shkëlqyer duke i dhënë avantazhin skuadrës së Anceloti-t.  

U duk se do të ishte e lehtë për Real Madrid të administronte rezultatin, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë. 

Në minutën e 68-të, gjyqtari Mateo Busquets Ferrer pezulloi ndeshjen pas objekteve të shumta të hedhura nga tifozët e Atletico-s drejt portierit të Los Blancos, Courtois. Portieri belg kishte protestuar për një kohë të gjatë në drejtim të arbitrit, madje duke treguar një çakmak që i kishte rënë nga tribuna disa centimetra larg portës.

Simeone dhe lojtarët e Atleticos së Madridit u përpoqën të qetësonin tifozët. Por situata vazhdoi dhe arbitri vendosi pezullimin e përkohshëm të ndeshjes, e cila rifilloi pas rreth 15′-të minutash ndërprerje.

Lexo më tej“Vinicius do të fitojë Topin e Artë 2024”: Marca paraprin enigmën e trofeut prestigjoz

Pas rikthimit në fushë, Atletico luftoi deri në fund derisa goli erdhi nga Correa në minutën e 96-të (pas aprovimit nga VAR). Ndërkohë, tre minuta me pas Marcos Llorente u përjashtua me karton të kuq për një faull ndaj Fran Garcias. Pas këtij rezultati, Atletico arriti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Real numëron 18 pikë.  

The post Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit appeared first on Lapsi.al.

Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut

Një dygolësh i shënuar nga Fatmir Prenga i ka dhënë fitoren e parë në këtë kampionat teknikut Bledi Shkëmbi në krye të Tiranës. Pas gjashtë barazimeve radhazi, frymëmarrja për teknikun ka ardhur me fitoren 2-1 me përmbysje ndaj Skënderbeut. Pikërisht në ndeshjen që mbylli javën e 7 të Superiores, bardheblutë kanë përmirësuar renditjen dhe kanë mbetur skuadra e vetme e pathyer e kampionatit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin në fakt korçarët. Pas një loje të kujdesshme me dy skuadrat që kërkonin të dilnin përpara me kujdes, për të mos pësuar, ekuilibrat u thyen në minutën e 39’. Rashica fitoi dhe shndërroi vetë në gol një penallti, të vendosur nga VAR pas një kontakti me Haxhiun. Goli i sulmuesit vendosi pjesën e parë, por gjërat ndryshuan pas rifillimit.

Tirana u bë më kërkuese dhe po insistonte në anët e portierit Alia. Numri 1 i bardhekuqve, që shpëtoi rezultatin në disa moment në pjesën e parë, u dorëzua në golin e realizuar nga Fatmir Prenga pas sekonda pas nisjes. Djaloshi nuk u mjaftua me kaq, sepse edhe goli i dytë në minutën e 72’ mban firmën e tij.

Lexo më tejVideo/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe

Dygolëshi i parë me fanellën bardheblu nga Prenga shpëtoi edhe teknikun Shkëmbi, që kërcënohej nga mungesa e rezultateve. Kjo është fitorja e parë e Tiranës për këtë kampionat dhe bardheblutë ngjiten tani në vendin e shtatë me 9 pikë. Parakalohet kështu Skënderbeu, që zbret në vendin e 8-të, me 7 pikët e grumbulluara deri tani.

The post Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut appeared first on Lapsi.al.

Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

Në javën e gjashtë të Premier League vjen një tjetër humbje për Manchester United, i mundur 3-0 në Old Trafford nga Tottenham. Johnson hapi rezultatin në minutën e 3’, pastaj me përjashtimit direkt të Bruno Fernandes (në minutën e 43’ për faull ndaj Maddison) Spurs shpërthyen në pjesën e dytë me golat e Kulusevski (47′) dhe Solanke (77′). Aston Villa, nga ana tjetër, ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në fushën e Ipswch Town: golat dhe asisti i Watkins nuk mjaftuan.

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM 0-3

Një tjetër shembje për Manchester United, i mundur 3-0 nga Tottenham në Old Trafford. Londinezët goditën menjëherë, me van de Ven që nisi i vetëm nga mbrojtja, duke arritur në fund e shërbyer për prekjen e lehtë të Johnson, që firmosi 1-0 në minutën e 3’. Sulmuesi i Spurs ishte afër dyfishimit të avantazhit pak minuta më vonë, por goditja e tij u stampua në shtyllë. Skuadra e Ten Hag u mundua të reagojë: Vicario ishte super për të ndaluar Zirkzee, më pas Garnacho nga një pozicion i shkëlqyer barazoi vetëm shtyllat. Pak çaste para pushimit loja ndryshon sërish, me çmendurinë e Bruno Fernandes që ngriti këmbën në kofshën e Maddison dhe fitoi përjashtimin direkt.

Lexo më tej: Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League

Me t’u kthyer në fushë pas pushimit, Spurs filluan të përfitonin nga epërsia e tyre numerike, duke dyfishuar menjëherë epërsinë në minutën e 47’: Johnson galopoi djathtas, duke shërbyer në qendër për ish-lojtarin e Juventus, Kulusevski, që i bëri shifrat 0-2. Në më pak se një çerek ore për të mbetur, skuadra e Postecoglou shkroi epilogun e ndeshjes, me Solanke që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 77’. Tottenham ngjitet në 10 pikë në renditje, përpara United, që ka ngecur në 7.

The post Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag appeared first on Lapsi.al.

“Nuk kisha plan të merrja ndonjë ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis

“Më vjen keq për çunat pasi u paraqitën mirë, me një fragment në pjesën e dytë 50-60 ku Ruçi shpenzoi shumë energji. Filluam të mos kishim qetësinë e duhur në mënyrën se si dilnim përpara. Përgjoni dhe Ruçi nuk po mundeshin më. Gjithsesi, bëmë një ndeshje të mire”. Asnjë fjalë për Elbasanin, hakmarrjen e munguar ndaj klubit që e largoi papritur ende pa nisur kampionati. Nevil Dede përqendrohet vetëm te Bylis, pa komente mbi rivalët.

Pozitat në renditje nuk janë të mira e megjithatë të paktën për momentin Dede nuk është se shqetësohet: “Na rëndon rezultati dhe psikologjikisht lojtarët duhet të rriten, prandaj them se kjo është më e rëndësishmja. Duhet të kenë besim te vetja dhe personalitet – shpjegoi Dede -. Na duhet rezultati dhe vetbesimi për të kuptuar dhe lojtarët se çfarë niveli kanë”.

Pastaj Dede u ndal te zgjedhja e bërë, për të marrë Bylis, ndosht rastësisht përpara ndeshjes me Elbasanin: “Unë nuk kam ardhur të konstatoj gjërat, por për të përmirësuar gjërat dhe të rris nivelin e klubit nëpërmjet lojtarëve. Me pushim e Kombëtareve mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe të gjithë do të jenë më të rritur si personalitet – tha tekniku i Bylis -. Nuk e kisha në plan të merrja drejtimin e ndonjë ekipit, por njohja me presidentin e Bylis ndikoi”, e mbylli Dede.

BORDIN: “SOT I GËZOHEMI FITORES”

Tekniku i Elbasanit Roberto Bordin është i kënaqur nga rezultati, që e ngjit tashmë në vendin e tretë vetëm një pikë larg kreut. Tekniku italian mundohet të qendrojë me këmbë në tokë, edhe pse për fatin e mirë po rikuperon të gjithë lojtarët: “Si fillim po kthehen të gjithë lojtarët dhe kjo është gjë e mirë, presim dhe disa të tjerë. Vetëm Azamovic ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Trajneri është i kënaqur kur ka skuadrën e gatshme dhe vështirësi në zgjidhje. Për objektivat kemi kohë të mendojmë, t’i gëzohemi fitores dhe të shohim ndeshjen e radhës”, tha Bordin.

The post “Nuk kisha plan të merrja ndonjë ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis appeared first on Lapsi.al.

❌