Champions League kthehet me ndeshjet e dyta të grupeve me renditje unike dhe përplasja e madhe është e ezervuar në Emirates, ku Arsenal do të presë PSG. Në fakt janë 9 sfida të etheshme, sepse edhe Manchester City kërkon fitoren e parë në Europë, ashtu si Inter, Milan e Barcelona.
Të fitojnë ndeshjen e parë për të shmangur humbjen e mëtejshme të terrenit në garën për fazën e 1/8-ave të Champions League. Ky është qëllimi i Inter dhe Milan, të cilët sot në orën 21:00 do të zbresin në fushë në ditën e dytë të fazës së grupeve, përkatësisht kundër Crvena Zvezda në “San Siro” dhe në fushën e Bayer Leverkusen. Skuadra zikaltër vjen nga një barazim i shkëlqyer në Manchester kundër City në ndeshjen e parë dhe synon fitoren për të konfirmuar statusin si protagoniste në Europë. Nga ana tjetër, kuqezinjtë duhet të shlyejnë dështimin në shtëpi ndaj Liverpool në ndeshjen e parë dhe të vazhdojnë me fitoret në kampionat, pas derbit dhe ndeshjes kundër Lecce.
INTER, DETYRË MË E LEHTË
Në letër, detyra më e lehtë duket se do të jetë për Inter, që të shtunën në udhëtimin e saj në Udine gjeti fitoren në kampionat pas humbjes në derbi, edhe pse shumë gola të pësuar në këtë fillim sezoni mbeten një mangësi për t’u korrigjuar. Kundër Crvena Zvezda, që në debutimin e saj humbi 2-1 në Beograd kundër Benficës, Inzaghi po revolucionarizon ekipin: shtatë ndryshime janë njoftuar krahasuar me sfidën në “Bluenergy Stadium”. Përveç Zielinski dhe Dumfries, të konfirmuar si titullarë nga vetë Inzaghi në konferencën për shtyp, pritet të fillojnë nga minuta e parë edhe Pavard, De Vrij, Carlos Augusto, Arnautovic dhe Taremi, me Lautaro dhe Thuram fillimisht në stol. Në mesfushë janë konfirmuar Calhanoglu dhe Mkhitaryan.
Lexo më tej: Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën
MILAN PËRBALLË NËNKAMPIONËVE TË EUROPA LEAGUE
Shumë më e komplikuar duket transferta në Gjermani për Milan, që nuk mund të lejojë një tjetër humbje pas asaj të debutimit kundër Liverpool. Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, që deri tani ka mbledhur dhjetë pikë në pesë ndeshje në Bundesliga, është një kundërshtar i fortë. Por në të njëjtën kohë është një rival ideal për të matur rritjen e skuadrës së portugezit Fonseca, që ka ndryshuar taktikisht dhe mendërisht pas fitores në derbi. Tekniku u ka kërkuar të tijve një ndeshje mbrojtëse perfekte për të mposhtur Leverkusen. Në sulm, Morata nuk është në formën më të mirë dhe do të fillojë nga stoli. Loftus-Cheek konfirmohet titullar nga minuta e parë.
League Stage Champions League
18:45 RB Salzburg vs Brest
18:45 VfB Stuttgart vs Sparta Prague
21:00 Arsenal vs Paris Saint-Germain
21:00 Barcelona vs Young Boys
21:00 Bayer Leverkusen – AC Milan
21:00 Borussia Dortmund vs Celtic
21:00 Inter vs FK Crvena Zvezda
21:00 PSV Eindhoven vs Sporting CP
21:00 Slovan Bratislava vs Manchester City
The post Champions League: Arsenal përplaset me PSG, Inter e Milan në kërkim të fitores së parë appeared first on Lapsi.al.