Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Serie A/ Thuram spektakolar ndaj Torino, “Zikaltërit” sigurojnë fitoren e radhës në Serie A

Ishte padyshim një performancë fantastike nga Marcus Thuram.

“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një tjetër fitore të vështirë, teksa këtë herë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 3-2, “Demat” e Torino, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Protagonisti absolut i kësaj sfide mund të konsiderohet “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili shënoi tre gola në minutat 25′, 35′ e 60′, ndërsa miqtë të cilët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Maripan u mjaftuan me golat e Zapata dhe Nicola Vlasic.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” ngjiten në vendin e dytë të tabelës me 14 pikë, teksa gjenden dy pikë pas kryesuesve të Napoli. /i.m /abcnews.al

Juventus në kërkim të një mbrojtësi, “Zonja” gati listën me tre “yje”

Në transfertën e Leipzig arritën një fitore të madhe, ama edhe “kostot” e këtij triumfi ishin të mëdha, ku një prej tyre ishte edhe dëmtimi i “shtatlartit” brazilian të mbrojtjes, Bremer.

Humbja e “yllit” të prapavijës deri në fundin e sezonit ka tronditur jo pak bordin e “Bardhezinjve” të Juventus, të cilët janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin perfekt të 27-vjeçarit dhe lista është goxha e gjatë.

Ndër më të përfolurit për të kaluar te Juventus është mbrojtësit i “Topçinjve” të Arsenal, Jakub Kiëior, me teknikun Thiago Motta që ka punuar edhe më herët me “shtatlartin” polak, kur drejtonte ekipin e Spezia dhe mund të konsiderohet si më “favoriti” për kalimin në “Allianz Stadiuam”, gjatë merkatos së janarit.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të Gazzetta dello Sport, Juventus interesohet edhe për talentin e Ajax, Yorrell Hato, si dhe 24-vjeçarin francez të Crystal Palace, Maxence Lacroix. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Favoritët nuk zhgënjejnë, Partizani dhe Egnatia sigurojnë pikët e radhës në elitë

Kërkonin të siguronin fitoren e radhës dhe atë arritën të regjistronin.

Partizani dhe Egnatia kanë arritur triumin në sfidat e kësaj të shtune, të vlefshme për javën e tetë të Abissnet Superiore, duke konsoliduar pozitat e tyre mes katër më të mirave.

Kështu, Partizani ka arritur të triumfojë në “shtëpi” ndaj Bylis, me “Demat” që u mjaftuan me një gol të Marcelino Prekës, për të siguruar një tjetër tre pikësh.

Në krahun tjetër, Egnatia iu fal golit të Dardan Vuthajt, me “Rrogozhinasit”, të cilët ashtu si nënkampionët e Superiores mundën me rezultatin minimal “Bardhekuqtë” e Skënderbeut.

Falë këtyre fitoreve, Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe vijon të mbetet në vendin e parë të tabelës, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e dytë me 14 pikë. /i.m /abcnews.al

“Motori” i mesfushës së “Dragonjve”, “gjigantët” e Evropës vihen pas Alan Varela

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Talent i së ardhmes, “gjigantët” e Premier League pas “diamantit” të Everton

Në ishull e konsiderojnë si një lider të ardhshëm, në vijën e fundit të mbrojtjes, së Kombëtares së “Tre Luanëve”. “Shtatlarti” i Everton, Jarrad Branthwaite, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier Leauge, ndërsa, pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Falë performancave të tilla, 21-vjeçari anglez ka rënë në “radaraët” e “Qytetarëve” të Manchester City, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pavarësisht se zotërn emra të mëdhenj në mbrojtje si Gvardiol, Ruben Dias, Stones e Walker, sërish dëshiron të forcojë repartin e prapavijës, me një tjetër talent të së ardhshmes.

Jarrad Branthwaite përmbush kriteret e duhura për të qenë një lojtar i City, pasi organizon shkëlqyeshëm lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri në aspektin teknik me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore, gjë të cilët e ka treaguar sezonin e shkuar në Premier League, teksa ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola.

Interes për Jarrad Branthwaite ka shfaqur edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid dhe si rrjedhojë konkurrenca do të jetë e lartë për qendërmbrojtësin, me “Blutë” e Everton, që pritet të kërkojnë rreth 60 milionë paund për 21-vjeçarin, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për sheikët e “Etihad”, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në të kaluarën, me transferimet e kryera. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Atalanta fiton me “manita”, “Bergamaskët” shënojnë 5 herë në portën e Genoa

Ishte padyshim një fitore spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga rezultati, 5-1.

“Bergamaskët” e Atalanta arritën një fitore të madhe ndaj Genoa, teka kanë arritur të shënojnë plot 5 herë në portën e këtyre të fundit, duke vijuar kështu ecurinë pozitive.

Protagonist absolut ishte “bomberi” argjentinas, Matteo Retegui, i cili arriti të shënojë tre herë në minutat 24′, 50′, 74′, ndërsa Ederson e De Roon plotësuan “shuplakën” ndaj “Kuqebluve”, për të cilët golin e nderit e shënoi Ekhator.

Falë këtij rezultati, Atalanta ngjitet në vendin e nëntë me 10 pikë pas 7 ndeshjesh. /i.m /abcnews.al

Kategoria e Parë/ Fitojnë Besa e Flamurtari, Erzeni siguron pikën e parë të sezonit

Kategoria e Parë po zhvillon një sezon emocionues, teksa kanë kaluar 7 javë.

Besa kryeson me 19 pikë, ndërsa nuk ka asnjë humbje deri tani, teksa këtë shtunë mposhti 3-0 Burrelin, ndërsa pas “Verdhezinjve” ndodhet Flamurtari me vetëm 1 pikë më pak, që mundi Korabin.

Fitorja ndaj Kukësit ngjit Pogradecin në vendin e 6-të, ndërsa ka po aq pikë sa Lushnja dhe Kukësi të vendit 7 dhe 8. Erzeni ndërkohë mbetet i pozicionuar në vendin e fundit dhe pse sot mori pikën e parë. 4 pikë më shumë se shijakasit numëron klubi i Valbonës.

Në zonën e “play out” ndodhet Korabi dhe Apolonia, që po ashtu kanë aq pikë sa Valbona. Një ndeshje është për t’u luajtur nesër, ajo mes Vorës dhe Kastriotit që mund të ndryshojë sërish renditjen. /i.m /abcnews.al

UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-15 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me dy takimet e fundit Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe Kosovë – Estoni.

Shqipëria mori fitoren e dytë radhazi me penallti, pasi mundi Maqedoninë e Veriut 4-3. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 0-0 dhe nga penalltitë triumfuan vajzat kuqezi.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Elda Ahmeti, Reiana Jahelezi, Ava Hysenaj, Aldisa Kronaj, Megi Preci, Tuhana Cifliku, Lorena Leskaj, Arsiola Zenunllari, Emi Maksuti.

Ndeshja ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por asnjë ekipi nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Kosovën me rezultatin 3-2. /FSHF

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3

Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )


Estoni – Kosovë 3-2

Shqipëri – Maqedoni e Veriut 0-0 P(4-3)

Serie A/ “Bardhezinjtë” nuk i ndahen kreut, Udinese “fundos” skuadrën e Ylber Ramadanit

Sezonin e kaluar ishin goxha luftarak, mirëpo këtë edicion kanë zhgënjyer totalisht në fushën e blertë.

Leçe e Ylber Ramadanit ka humbur sërish në elitën e futbollit italian, teksa kësaj radhe është mundur në “Stadio Friuli”, nga “Bardhezinjtë” e Udinese, me rezultatin minimal 1-0, duke vijuar të qëndrojnë në zonën e rënies nga kategoria.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e vonë, të 75’-të, me “shtatlartin” afrikan të mbrojtjes, Jordan Zemura, i cili realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit, duke e lënë “gardianin” e portës së Leçe, Ëladimiro Falcone të shtangur.

Falë këtij rezultati, Udinese vijon të qëndrojë mes katër më të mirave të Serie A, me “Bardhezinjtë” që ngjitetn në kuotën e 13 pikëve, vetëm 3 më pak se Napoli kryesues. /i.m /abcnews.al

Shqipëri U-21 luan në “Air Albania” ndaj Armenisë, trajneri Bushi publikon listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Air Albania“, në orën 18:00.

Të hënën nis grumbullimi i Kombëtares U-21 për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Air Albania”. Procesi i shitjes së biletave vijon për ndeshjen Shqipëri U21 – Armeni U-21 dhe të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun: Biletat e ndeshjes: Shqipëri U21 – Armeni U21

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

“Panik” të Juventus pas dëmtimit të Bremer, “Bardhezinjtë” kërkojnë zëvendësuesin e brazilianit

Në transfertën e Leipzig arritën një fitore të madhe, ama edhe “kostot” e këtij triumfi ishin të mëdha, ku një prej tyre ishte edhe dëmtimi i “shtatlartit” brazilian të mbrojtjes, Bremer.

Humbja e “yllit” të prapavijës deri në fundin e sezonit ka tronditur jo pak bordin e “Bardhezinjve” të Juventus, të cilët janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin perfekt të 27-vjeçarit dhe lista është goxha e gjatë.

Ndër më të përfolurit për të kaluar te Juventus është mbrojtësit i “Topçinjve” të Arsenal, Jakub Kiëior, me teknikun Thiago Motta që ka punuar edhe më herët me “shtatlartin” polak, kur drejtonte ekipin e Spezia dhe mund të konsiderohet si më “favoriti” për kalimin në “Allianz Stadiuam”, gjatë merkatos së janarit.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të Gazzetta dello Sport, Juventus interesohet edhe për talentin e Ajax, Yorrell Hato, si dhe 24-vjeçarin francez të Crystal Palace, Maxence Lacroix. /i.m /abcnews.al

Dëmtohen talentet e Dortmund, “Verdhezinjtë” humbasin “yjet” e sulmit

Po kalonin një formë spektakolare, por për fat të kaq u ndalën nga dëmtimet.

Talentet e “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Julian Duranville e Giovanni Reyna kanë “plagosur” jo pak organikën e djemve të teknikut Nuri Sahin, me strategun turk, i cili njoftoi mungesën e tre lojtarëve, të paktën për dy javët e ardhshme.

“Ne presim që Julien dhe Karim të jenë sërish të disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Fatmirësisht, Giovanni u rikthye dhe gjërat po shkojnë në të njëjtën mënyrë për të”,- u shpreh Sahin.

Ndërkaq, kujtojmë se Adeyemi realizoi një tripletë në pjesën e parë të fitores 7-1, ndaj Celtic, mirëpo pas fillimit të pjesës së dytë, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.

E njëjta situatë edhe për Duranville, i cili zëvëndësoi “pistonin” Adeyemi, megjithatë një dëmtim në ijë i vështirësoi jo pak minutat në fushën e blertë, ndërsa Giovanni Reyna u kthye në Borussia Dortmund në shtator nga një dëmtim i pësuar me kombëtaren amerikane dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që atëherë. /i.m /abcnews.al

“Diamanti” i Italisë, “gjigantët” e Anglisë pas “yllit” të Milan

Sulmuesi i Akademisë së Milan, Francesco Camarda konsiderohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit italian, me “bomberin” që debutoi sezonin e shkuar me “Kuqezinjtë” e Milanos në Serie A, në sfidën e nëntorit kundër “Violëve” të Fiorentina, dhe tashmë 16-vjeçari është kthyer në objektivin e disa prej skuadrave në Europë.

Konkretisht, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë duke monitoruar sulmuesin, që më 10 mars do të festojë 17 vjetorin e lindjes dhe më pas do të ketë mundësinë të firmosë edhe një kontratë profesionale, megjithatë deri më tani jo gjithçka po shkon siç duhet me “gjigantët” e Serie A.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane është mësuar se i talentuari, Camarda dhe “Djajtë” e Milan ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën dhe kjo ka bërë që “Qytetarët” e Manchester City dhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të ndjekin me interes të ardhmen e 16-vjeçarit. /i.m /abcnews.al

Kampionati i futbollit amator 5×5/ Përcaktohen grupet për edicionin e ri në zonën e Tiranës

Sezoni i ri i Kampionatit Kombëtar të futbollit “5×5” për zonën e Tiranës do të nisë më 14 tetor. Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka organizuar hedhjen e shortit për edicionin e pestë të kampionatit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u përcaktua ndarja e grupeve për zonën e kryeqytetit.

Këtë edicion të kampionatit 5×5 në Tiranë do të marrin pjesë 63 skuadra, të ndara në gjashtë grupe. Skuadrat do të luajnë me sistem grumbullimi pikësh në grup dhe më pas do të shpallin fituesin e kryeqytetit përmes fazës play-off.

Më poshtë grupet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit “5×5” për zonën e Tiranës:

GRUPI 1: ATS, Kastriotët, FC.Dental Turk, Tech Team, Black Eagles, Union Bank, Shqiponja, FC Kombinat, Luem, Genius MFC, FUNFC.

GRUPI 2: Camëria, IMMI, Nabucco Lounge, Royals, Legjendat TT, Illyrians, Old Friends, Albania United, Pasticeri Nela, Supremes, FC.Tigres.

GRUPI 3: Whisky Bar, FC Dajti, Vila L, Tulipanët, Volta, Sony AD, Farka, Marquezz Caffe, Pharma Cell, Titans, Pellazgët, FC Lhind.

GRUPI 4: Erniku GS, FC Forest, FC Alpha, Julton, Piceri Haka, Zenith Travel, Drini Sport, Dok Team.

GRUPI 5: FC Sinaloa, Kulla 60, Allias, Squadin, FC Dymbëdhjeta, Armagedon, Sons, Intelekt 365, Barrikada A, Barrikada B, Maccaferri Balkans.

GRUPI 6: Ekipi i Forcave të Armatosura, Ekipi i Akademisë SE FA 5×5, Ekipi i Komandës Mbështetëse 5×5, Military Police 5×5, Ekipi i BMBSHPFA 5×5, Ekipi i Forcës Detare 5×5, Ekipi Forcës Ajrore 5×5, Ekipi FA E FSK 5×5, Ekipi AISM 5×5, Komando Speciale 5×5. /FSHF

“Katalizator” në mesfushë, Barça, Liverpool e Arsenal vihen pas Martin Zubimendi

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal, “Të kuqtë” e Liverpool  dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Prioritet mbetet porta, “gjigantët” e Premier League pas “gardianit” portugez

Pavarësisht se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “gjigantët” e Premier League i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “Dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.

Ndërkaq, kujtojmë se Diogo Costa është një prej objektivave më të dëshiruar, të United, në verën që sapo lamë pas, mirëpo në fund “Djajtë” arritën të siguronin shërbimet e kamerunasit, me këtë të fundit, që sezonin e shkuar ka mbajtur vetëm 6 portën të paprekur, në 46 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al

Humbje për Bajramin e Muçin, dy “yjet” e Kombëtares tituallarë në disfatat e Europa League

Të dy titullarë dhe me një fat të njëjtë në sfidat e dyta të Europa League.

Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi zbritën në fushë nga minuta e parë, por iu desh të jetonin zhgënjime të mëdha me skuadrat e tyre.

Pas golit rekord në debutiumin europian me Glasgow Rangers, Bajrami nuk arriti të linte shenjë në humbjen 4-1 që skocezët pësuan në fushën e tyre kundër Olympique Lyon.

Rangers rezistuan deri në minutën e 14-të, kur barazuan përkohëshsiht epërsinë e shpejtë të francezëve. Më pas u dorëzuan pa kushte, duke lejuar rivalët të gjejnë edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës.

Pavarësisht humbjes, Nedim Bajrami bëri një tjetër paraqitrje pozitive personale, duke qenë lojtari me notën e dytë më të lartë për skuadrën e tij.

I njëjti diktutim edhe për Ernest Muçin, që luajti për herë të parë në këtë sezon një ndeshje të plotë me “Shqiponjat e Zeza” të Stambollit.

Sulmuesi “kuqezi” gjithashtu mori një vlerësim të lartë për paraqitjen e tij, por turqit u mundën në shtëpi 3-1 nga Eintracht Franfurt.

Gjermanët vendosën shpejt fatin sfidsës, ndërsa në llogaritë e Beshiktash mungon edhe një 11-metërsh i gabuar nga Ciro Immobile, megjithatë pavarësisht se humbja rëndon, pozitiv është fakti që Muçi ka rigjetur hapësirat e munguara në fillim të sezonit me Besiktas. /i.m /abcnews.al

Në kërkim të një anësori, Newcastle vihet pas “yllit” të Borussia Dortmund

Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë.

“Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për anësorin e mbrojtjes, Kieran Trippier dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 27-vjeçarit kushton 15 milionë euro, teksa sezonin e shkuar ka arritur të bëhet protagonist duke ndihmuar gjermanët të arrinin deri në finalen e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Aventura te “Qytetarët” pranë fundit, Ederson gati të nisë “kapitullin” e ri në karrierë

Aventura e “gardianit” Ederson te Manchester City mund të ketë arritur fundin, me “yllin” brazilian, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Pep Guardiola këtë merkato vere, me Arabinë Suadite që mund të jetë destinacioni i radhës i “shtatlartit” të portës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, sauditët e Al-Ittihad i kanë drejtuar sytë te lojtari brazilian për sezonin e ardhshëm, me “gjigantët” e Saudi Pro League, që janë të gatshëm të ofronte 25 milionë paundë për të nënshkruar me portierin, megjithatë deri më tani negociatat janë në udhëkryq, me “Qytetarët”, që nuk pranojnë më pak se 50 milionë paundë për Ederson.

Ndërkaq kujtojmë se, pas mbërritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /i.m /abcnews.al

Skandali i radhës në LaLiga, sulmuesi spanjoll akuzohet se ushtroi dhunë seksuale mbi dy të reja

Sulmuesi i Valencia, Rafa Mir është arrestuar nga policia gjatë natës së djeshme për një akuzë agresioni seksual të ngritur ndaj tij nga dy të reja.

Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencia dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy të rejave, të moshës 25 dhe 21 vjeç, në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij, teksa pjesëmarrës në krimin e supozuar është edhe një tjetër person, i cili gjithashtu është arrestuar.

Agresioni është denoncuar nga 25-vjeçarja, ndërsa vajza tjetër ishte dëshmitare e ngjarjeve, ndërsa më tej në raportimet “iberike” të dyja kishin nevojën e ndihmës mjekësore dhe janë dërguar në spital.

Fqinjët e banesës së lojtarit kishin informuar policinë se mund të kishte ngjarje dhune në shtëpinë e Rafa Mir, ndërsa më pas kanë qenë forcat e rendit ata që kanë shkuar dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë të pranishmit, para se të shoqëronin në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkaq, kujtojmë se Rafa Mir është një emër i njohur në futbollin spanjoll pasi më parë ka luajtur edhe për ekipe si Las Palmas, Sevilla, Wolverhampton dhe Nottingham Forest. /i.m /abcnews.al

❌