❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mos i tregoni askujt”, zbulohet aleanca e fshehtĂ« mes Trump e Putin gjatĂ« pandemisĂ«

Një libër i ri nga gazetari veteran i Watergate ka zbuluar se ish-presidenti i SHBA Donald Trump dërgoi fshehurazi makinat e testimit COVID-19 tek presidenti rus Vladimir Putin për përdorim personal kur ato ishin në mungesë, një pretendim i hedhur poshtë me zemërim nga fushata e Trump.

NĂ« pĂ«rgjigje, presidenti rus i tha homologut tĂ« tij amerikan: “UnĂ« nuk dua qĂ« ju t’i tregoni askujt sepse njerĂ«zit do tĂ« zemĂ«rohen me ju”.

Libri i titulluar “Lufta” pĂ«rfshin gjithashtu njĂ« pretendim se Trump ka qĂ«ndruar fshehurazi nĂ« kontakt me Putinin qĂ« nga largimi i detyrĂ«s, sipas fragmenteve tĂ« cituara nga mediat amerikane.

Në një episod, gazetari rrëfen një moment në Mar-a-Lago ku Trump i thotë një ndihmësi të lartë të largohet nga dhoma në mënyrë që ai të mund të vijonte një telefonatë private me presidentin rus Vladimir Putin.

Fushata e Trump tha se asnjĂ« nga kĂ«to “histori tĂ« sajuara” nuk ishte e vĂ«rtetĂ«.

“Presidenti Trump nuk i dha atij absolutisht asnjĂ« akses pĂ«r kĂ«tĂ« libĂ«r plehrash qĂ« ose i pĂ«rket koshit tĂ« okazioneve tĂ« seksionit tĂ« fiksioneve tĂ« njĂ« librarie me zbritje ose qĂ« pĂ«rdoret si fshirĂ«se tualeti”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i fushatĂ«s sĂ« Trump, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r BBC.

 

The post “Mos i tregoni askujt”, zbulohet aleanca e fshehtĂ« mes Trump e Putin gjatĂ« pandemisĂ« appeared first on Euronews Albania.

Ndërgjegjësimi përmes fëmijëve, marshimi në Pogradec kundër kancerit të gjirit

Një marshim sa i veçantë aq edhe kuptimplotë u zhvillua nga vogëlushët e kopshteve në Pogradec në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Këta fëmijë që kanë të gjithë nëna dhe motra zgjodhën që përmes thirrjeve të tyre dhe mesazheve të kërkojnë nga nënat e tyre që të kujdesen për veten, të vizitohen, të luftojnë, të tregojnë kurajë sepse këta fëmijë kanë nevojë për nënat e tyre.

Në parakalimin e tyre në qytet, fëmijët shpërndanë edhe lule tek punonjëset e gjelbërimit, si një formë që duhet të ndërgjegjësohen.

Shifrat e rasteve të diagnostikuara në juglindje me kancer të gjirit janë në rritje, zyrtarisht vetëm në 1 vit janë shënuar 46 raste të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërgjegjësimi përmes fëmijëve, marshimi në Pogradec kundër kancerit të gjirit appeared first on Euronews Albania.

92 mijĂ« lekĂ« shpenzime mujore, qytetarĂ«t: ÇfarĂ« tĂ« kursesh, nuk dalin as pĂ«r ushqime

Kostot e jetesës janë rritur krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje me 4 anëtare duhet të shpenzojë afro 92 mijë lekë në muaj para, shumica e të cilave shkojnë për ushqime dhe pijë joalkoolike. Krahasuar me vitin 2022, kemi një rritje me 3.7%.

Produktet ushqimore që kushtuan më shtrenjtë ishin mishi dhe nënproduktet e tij, buka si edhe perimet. Nga ana tjetër, për të paguar faturat e ujit, të energjisë elektrike dhe qiranë mujore, një familje shpenzoi mesatarisht në rang vendi 8.904 lekë.

“4 mijĂ« lekĂ«, blej njĂ« kilĂ« gjizĂ«, 120 pension, mora 4 u bĂ«nĂ« 124. Nga tĂ« tĂ«ra kursejmĂ« nga njĂ« çik. LĂ«re ato kanĂ« mbaruar, nuk arrin. PĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ« bukĂ« thatĂ« jo, ndonjĂ« kokĂ«rr vezĂ«â€, thotĂ« njĂ« pensionist.

Tri janë qarqet ku një familje me 4 anëtarë shpenzon më shumë. Lista kryesohet nga Tirana, shpenzimet në të cilën shkojnë mesatarisht 108 mijë lekë në muaj, për të vijuar më pas me Korçën dhe Durrësin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 92 mijĂ« lekĂ« shpenzime mujore, qytetarĂ«t: ÇfarĂ« tĂ« kursesh, nuk dalin as pĂ«r ushqime appeared first on Euronews Albania.

Sa paguhen pensionistĂ«t nĂ« rajon? 425 € nĂ« Mal tĂ« Zi, 190 € nĂ« ShqipĂ«ri

Mali i Zi është shteti që i trajton të moshuarit me pagesat më të larta në Ballkanit Perëndimor. Në fund të vitit 2023, pensioni mesatar atje, ishe 425 euro. Në vendin tonë, mesatarja është 190 euro, dukshëm më e ulët se shteti ynë fqinj.

Ndërkohë, në vendet e tjera pensionet arrijnë nga 120 në Kosovë deri në 390 euro në Serbi.

Skema e pensioneve është e ngjashme në vendet e rajonit dhe bazohet tek vitet e punës së individëve, por nuk është e njëjtë, çka sjell edhe hendekun në pagesa. Kështu ne Kosove, sistemi është me 4 kategori, ndërsa ne Bosnje Hercegovinë, sistemi është i ndarë mes komuniteteve.

Kosova i rriti pensionet këtë javë me 20%, duke garantuar pagesën 120 euro për çdo individ që mbush 65 vjeç dhe më tej përshkallëzimin e shumës mujore deri në 318 euro sipas viteve të punës. Në shtetin tonë fqinj përfitues janë 304 mijë persona.

Vendim për rritje pensionesh këtë vit ka marrë edhe Serbia me 14% për 1.65 milionë përfitues, ndërsa Shqipëria po harton një reformë, me të cilën premton rritje dinjitoze për vitet në vazhdim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sa paguhen pensionistĂ«t nĂ« rajon? 425 € nĂ« Mal tĂ« Zi, 190 € nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Euronews Albania.

Izraeli paralajmëron sulme të reja, Hamasi përgatit sulme kamikaze

Forcat Mbrojtëse Izraelite i kanë bërë një tjetër paralajmërim popullsisë së jugut të Libanit, duke i sugjeruar që të bëjë kujdes sepse trupat do të vazhdojnë të sulmojnë bazat e Hezbollahut në rajon.

“PĂ«r sigurinĂ« tuaj ju ndalohet tĂ« ktheheni nĂ« shtĂ«pitĂ« tuaja deri nĂ« njĂ« lajmĂ«rim tĂ« ri. Kushdo qĂ« shkon nĂ« jug vĂ« nĂ« rrezik jetĂ«n e tij”, thotĂ« paralajmĂ«rimi.

Urdhri i shtetit hebre është shtrirë tashmë në mbi 100 fshatra dhe distrikte të Libanit të jugut.

Një ditë më parë, forcat ajrore izraelite goditën rreth 185 objektiva të Hezbollahut dhe 45 të Hamasit në Rripin e Gazës, përfshirë celula terroriste, struktura ushtarake, pika vëzhgimi dhe depozita armësh.

Ndërkohë, Komiteti për Menaxhimin e Katastrofave në veri të Libanit ka bërë të ditur se janë rreth 59 mijë të zhvendosurit si pasojë e sulmeve izraelite në jug dhe në lindje të vendit. Sipas njoftimit, ata janë drejtuar për në veri.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Hamas, sipas të cilës të vdekurit në Gaza janë mbi 42 mijë, kur kanë kaluar vetëm 2 ditë nga përvjetori i sulmit të 7 tetorit 2023. Bilanci përfshin 45 të vdekur në 24 orët e fundit, si dhe rreth 98 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, lideri i Hamasit, Jahja Sinuar ka urdhëruar krerët e organizatës që të rifillojnë sulmet vetëvrasëse në Izrael, pak pasi zëvendësoi Ismail Hanijeh si udhëheqës i grupit.

Lajmin e bĂ«n tĂ« ditur “Wall Street Journal”, qĂ« citon funksionarĂ« tĂ« shĂ«rbimeve arabe tĂ« inteligjencĂ«s. “ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« rifillojmĂ« atentatet vetĂ«vrasĂ«se”, ka qenĂ« direktiva e Sinuar, e cila Ă«shtĂ« pritur me rezerva nga disa anĂ«tarĂ« tĂ« vjetĂ«r tĂ« Hamasit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Izraeli paralajmëron sulme të reja, Hamasi përgatit sulme kamikaze appeared first on Euronews Albania.

Qeveria amerikane kërcënon Google: Dëme serioze amerikanëve

Qeveria amerikane po shqyrton penalizimin rĂ«ndĂ« tĂ« motorit mĂ« tĂ« madh tĂ« tyre tĂ« kĂ«rkimit, Google, tĂ« cilin e akuzon se po u shkakton “dĂ«me tĂ« mĂ«dha” amerikanĂ«ve.

Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar marrjen e masave juridike që prej vendimit të një gjykate të marrë në muajin gusht, ku konstatohej se Google kishte shtypur në mënyrë ilegale konkurrentët në shitjet online.

Nëse Departamenti vijon me masat juridike të propozuara dhe nëse ato pranohen nga gjyqtari i çështjes, kjo do të përbënte ndërhyrjen më të madhe rregullatorë në historinë e gjigantit të teknologjisë.

Google i ka hedhur poshtĂ« propozimet, duke i cilĂ«suar ato si “radikale” dhe duke deklaruar se ato rrezikojnĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« konsumatorĂ«t, bizneset dhe zhvilluesit e teknologjisĂ«.

Google është kthyer në faqen e parë të kërkimit për thuajse çdo përdorues të internetit në botë, duke llogaritur 90 për qind të të gjitha kërkimeve online.

Departamenti i Drejtësisë akuzon kompaninë se po përdor produktet e tjera të saj, si browser-in Chrome dje sistemin operativ Android, për të çuar përdoruesit tek motori i saj i kërkimit, ku ajo siguron të ardhura nga shitja e reklamave.

“Sjellja e paligjshme e Google ka zgjatur pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ« dhe ka pĂ«rfshirĂ« njĂ« seri taktikash vetĂ«pĂ«rforcuese”, thuhet nĂ« padinĂ« e Departamentit.

Kjo do të thotë se konkurrentët potencialë nuk ishin në gjendje të depërtonin në tregun e kërkimeve online dhe se Google ka pasur mundësi të vendosë tarifa të larta për reklamat duke ulur efikasitetin e shërbimeve të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria amerikane kërcënon Google: Dëme serioze amerikanëve appeared first on Euronews Albania.

Mziu shtyu Milva Ekonomin, reagojnë deputetet e PS: Ngjarje e shëmtuar dhe akt dhune i papranueshëm  

Aleanca e greve deputete të PS ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku deputeti Xhelal Mziu ka shtyrë kolegen e tij socialiste, Milva Ekonomi. 

Sipas tyre, ky është një akt dhune i papranueshëm dhe i dënueshëm, që cenon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave. 

Reagim i grave deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë: 

Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi, është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme. 

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur. 

Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit. 

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës. 

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre. 

Shkoi me mision për të shuar zjarret në Greqi, zjarrfikësit shqiptar i kërkojnë para në spital 

“U turpĂ«ruam, jemi bĂ«rĂ« njĂ« turp ndĂ«rkombĂ«tar” kĂ«shtu shprehet njĂ« qytetar grek i cili ishte dĂ«shmitar i njĂ« situatĂ« jo tĂ« kĂ«ndshme nĂ« tĂ« cilĂ«n u pĂ«rfshi njĂ« zjarrfikĂ«s shqiptar. Ky i fundit sĂ« bashku me kolegĂ« tĂ« tij ishin nisur me mision nĂ« shtetin grek nĂ« Xylokastro, por gjatĂ« shĂ«rbimit njĂ« prej tyre ishte ndjerĂ« keq dhe u dĂ«rgua nĂ« spital nĂ« zonĂ«n e Korinthit. 

Me të mbërritur në spital, zjarrfikësit shqiptar, personeli i ka kërkuar shumën prej 20 eurosh. Në këtë moment kolegët e tij kanë protestuar duke argumentuar se është e papranueshme ti kërkohet të paguajë para një zjarrfikësi i cili ka nevojë të menjëhershme për ndihmë mjekësore dhe është pjesë e misionit për të shuar zjarret në shtetin grek. 

Situata është qetësuar kur një prej të pranishmëve po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, dhe mori iniciativën duke paguar 20 eurot. 

Më pas zjarrfikësi u ekzaminua dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Patrës, pa iu kërkuar kësaj radhe pagesë. 

Klan News 

Veliaj prezanton projektin pĂ«r rehabilitimin e sheshit “Avni Rustemi” dhe parkingut nĂ«ntokĂ«sor te Pazari i Ri 

NĂ« zonĂ«n e Pazarit tĂ« Ri do tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« parking nĂ«ntokĂ«sor me dy kate. Kryetari i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili pĂ«rfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugĂ«s “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me kĂ«tĂ« projekt i jepet prioritet njerĂ«zve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” nĂ« njĂ« destinacion pĂ«r qytetarĂ«t dhe turistĂ«t e shumtĂ«. 

“Nuk i kemi shpallur luftĂ« makinave, por kemi vendosur qĂ« hapĂ«sira lart tĂ« jetĂ« pĂ«r njerĂ«zit, ndĂ«rsa makinat do tĂ« futen poshtĂ«, nĂ« parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. NĂ« hierarkinĂ« e prioriteteve tĂ« njĂ« qyteti, njerĂ«zit janĂ« tĂ« parĂ«t dhe pastaj mjetet, nĂ« funksion tĂ« njerĂ«zve. Parkimi do tĂ« ketĂ« 210 poste, kurse sheshi “Avni Rustemi” do tĂ« transformohet nĂ« njĂ« destinacion. Ky Ă«shtĂ« njĂ« vendim qĂ« e kemi marrĂ« dhe nuk dua qĂ« asnjĂ« nga bizneset tĂ« ketĂ« dhimbje koke prej punimeve. Do sigurohemi qĂ« tĂ« mbarojmĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« punimeve gjatĂ« dimrit, para se tĂ« vijĂ« stina e turistĂ«ve. NĂ« momentin qĂ« vĂ«mĂ« pĂ«rpara pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« volumit tĂ« punĂ«s, e kemi shumĂ« mĂ« kollaj tĂ« punojmĂ« me fasadat e ndĂ«rtesave individuale”, shpjegoi Veliaj. 

Ai u shpreh se një tjetër parking do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial për vendosjen e autobusëve të turistëve, si dhe për qytetarët që frekuentojnë parkun me familjen. Kryebashkiaku kujtoi se para 10 vitesh në Tiranë nuk kishte asnjë parkim nëntokësor. 

“Sot po adresojmĂ« njĂ« nevojĂ«, qĂ« ishte nevoja pĂ«r kĂ«tĂ« parkim. Dua t’ju kujtoj qĂ« para 10 vitesh s’kishte asnjĂ« parkim nĂ«ntokĂ«sor publik nĂ« TiranĂ«. Ai te sheshi “SkĂ«nderbej”, qĂ« na duket se ka 100 vjet aty, nuk ishte. Parkimi te “7 xhuxhat” nuk ishte, e kishte marrĂ« njĂ« privat hapĂ«sirĂ« aty. BĂ«mĂ« lodrat sipĂ«r, kemi parkimin poshtĂ«. U krijua terminali qĂ« hoqi nga NjĂ«sia 2 njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« makinave. Konviktet ku ne jemi rritur, sot janĂ« tĂ« njĂ«jta, edhe pĂ«r studentĂ«t e Kolegjit tĂ« EuropĂ«s, edhe pĂ«r studentĂ«t tanĂ« – I kemi bĂ«rĂ« me KFË-nĂ« me cilĂ«si tĂ« lakmueshme. E njĂ«jta gjĂ« do ndodhĂ« edhe me njĂ« realitet tjetĂ«r te sheshi “Shopen”, te hyrja e GardĂ«s, aty kanĂ« pĂ«rfunduar rrugĂ«t, por ndĂ«rkohĂ« tek pendenca qĂ« krijohet nĂ« hyrje tĂ« Parkut tĂ« Liqenit, kemi njĂ« trafik tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m. Ajo pendencĂ« do gĂ«rmohet, do bĂ«het edhe aty njĂ« parking, por i njĂ« natyre tjetĂ«r. Aty do jetĂ« njĂ« parking edhe pĂ«r autobusĂ«t e turistĂ«ve, qĂ« sot rrinĂ« nĂ« sheshin “NĂ«nĂ« Tereza”, do tĂ« jetĂ« edhe pĂ«r ata qĂ« frekuentojnĂ« liqenin. Do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe njĂ« takim tjetĂ«r me komunitetin si ky i sotmi, pĂ«r tĂ« shpjeguar ekzaktĂ«sisht se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« aty. Por parimi Ă«shtĂ«: BĂ«jmĂ« qytet pĂ«r njerĂ«zit, jo pĂ«r makinat”, u shpreh Veliaj. 

Ai dha lajmin e mirë se puna për terminalin perëndimor në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta, duke theksuar se përfundimi i këtij projekti do ta bëjë shumë të thjeshtë lëvizjen për turistët. 

“Lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se po ecim me ritme shumĂ« tĂ« shpejta edhe tek Terminali PerĂ«ndimor. Pra, kemi dy porta hyrĂ«se tĂ« TiranĂ«s, tĂ« lindjes dhe atĂ« tĂ« perĂ«ndimit. Ai i lindjes ka vĂ«nĂ« nĂ« terezi njĂ« pjesĂ« shumĂ« tĂ« madhe tĂ« trafikut, qĂ« shkonte deri te Fakulteti Ekonomik. NĂ« momentin qĂ« zgjidhim edhe ngarkesĂ«n te Kthesa e KamzĂ«s, do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« e thjeshtĂ« pĂ«r qytetarĂ«t dhe turistĂ«t. Fakti qĂ« qyteti kthehet nĂ« normalitet pĂ«r çerek ore pas paradĂ«s sĂ« dhunĂ«s tregon se sa i bukur Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« qyteti, sa funksional Ă«shtĂ« ai, sa Ă«shtĂ« rregulluar infrastruktura. ShumicĂ«s dĂ«rrmuese tĂ« njerĂ«zve ju dhemb kur qyteti shkatĂ«rrohet sepse kanĂ« arritur tĂ« kuptojnĂ«, kanĂ« njĂ« logjikĂ« mĂ« tĂ« madhe se sa njĂ« pjesĂ« e politikĂ«s, se ato janĂ« para tĂ« taksapaguesve, shkatĂ«rrimi i kĂ«tyre objekteve Ă«shtĂ« diçka qĂ« nuk i bĂ«het dĂ«m njĂ« partie ose njĂ« kryetari, por i bĂ«het dĂ«m njĂ« qytetari”, u shpreh kryetari Veliaj. 

E gjithĂ« zona e Pazarit tĂ« Ri do tĂ« pĂ«sojĂ« njĂ« ndryshim tĂ« madh, me rehabilitimin e fasadave dhe rrugĂ«s “Luigj Gurakuqi” deri tesheshi “Avni Rustemi”, me 2 kat parkim nĂ«ntokĂ«. 

“Presim qĂ« Gjykata e LartĂ« tĂ« pezullojĂ« ekzekutimin e vendimit”, avokati i Salianjit tregon pĂ«r gjendjen e ish-deputetit nĂ« burg 

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho tha se janë tërhequr nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës dhe se presin një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë. 

“KĂ«rkesa e sotme ishte pa objekt dhe ne hoqĂ«m dorĂ« nga ajo. Presim kĂ«rkesĂ«n e dorĂ«zuar nĂ« GJL, qĂ« do gjykohet mĂ« 15 tetor, pasi mjeti procedurial aty Ă«shtĂ« i arsyeshĂ«m pĂ«r ti gjykuar dhe presim njĂ« vendimmarrje nga gjykata e lartĂ«â€- tha Braho. 

“GjatĂ« takimeve Ă«shtĂ« i qetĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« ai e zgjodhi vetĂ«. TĂ« gjithĂ« personave kur i kufizohen liritĂ« kanĂ« edhe problematiken e ekzekutimit tĂ« vendimit, por duke qenĂ« se ai po vuan njĂ« dĂ«nim, politik do ta cojĂ« deri nĂ« fund. Nga gjykata e  lartĂ«  presim pezullimin pĂ«r shkak tĂ« atyre rrethanave. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« denoncim publik, vendimi i apelit nuk Ă«shtĂ« zbardhur dhe nuk i dimĂ« arsyet pse Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vendimi i shkalles sĂ« parĂ«. Duke qenĂ« se Salianjit nuk i Ă«shtĂ« zĂ«vendĂ«suar mandati, ne presim qĂ« tĂ« marrin parasysh kĂ«tĂ« cĂ«shtje dhe presim qĂ« tĂ« marrĂ« parasysh kĂ«to cĂ«shtje dhe tĂ« vendosĂ« pezullimin e ekzekutimit”,-u shpreh avokati. 

Protesta e dhunshme e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotov në duar, Avokati i Popullit dhe Policia të reagojnë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Deputeti i PartisĂ« Socialiste, Erion Braçe reagoi sot pĂ«r dhunĂ«n e ushtruar gjatĂ« protestĂ«s sĂ« fundit tĂ« opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«, ku sipas tij, u pĂ«rdorĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme edhe minorenĂ«, tĂ« cilĂ«ve iu dhanĂ« nĂ« duar armĂ« vdekjeprurĂ«se.

Përmes një reagimi për mediet, Braçe i bërë thirrje Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

“Pse heshtin? Pse? Nga kush kanĂ« frikĂ« tĂ« thonĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n; tĂ« dĂ«shmojnĂ« krimin e tmerrshĂ«m qĂ« u bĂ« me fĂ«mijĂ«t nĂ« protestĂ«n e dhunshme tĂ« PD-sĂ«â€, tha Braçe.

Sipas tij, “nĂ« protestĂ«n e dhunshme u konsumuan njĂ« mori krimesh tĂ« rĂ«nda, si pĂ«rdorimi i fĂ«mijĂ«ve dhe pĂ«rfshirja e tyre nĂ« akte tĂ« rĂ«nda kriminale siç ishte gjuajtja me molotovĂ« mbi policinĂ« e institucionet, shkatĂ«rrimi me sende tĂ« forta i pronĂ«s”.

“Po ashtu, vĂ«nia nĂ« duar tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« armĂ«ve vdekjeprurĂ«se si molotovi; sulmi me armĂ« vdekjeprurĂ«se si molotovi ndaj policisĂ« dhe cenimi deri nĂ« rrezikim serioz tĂ« jetĂ«s sĂ« tyre; sulmi me zjarr me intensitet tĂ« fortĂ«, insistimi pĂ«r tĂ« djegur selinĂ« qendrore tĂ« PartisĂ« Socialiste, duke cenuar rĂ«ndĂ« lirinĂ« politike nĂ« kĂ«tĂ« vend; sulmi me tĂ« njĂ«jtat armĂ« nĂ« fillim-molotovĂ«, kur nuk u bĂ« hiç kujdes, sidomos para selisĂ« sĂ« PS-sĂ«, ku gazetarĂ«t i rrezikuan tĂ« digjeshin, mĂ« pas me dhunĂ« nĂ« rrugĂ« afĂ«r qendrĂ«s sĂ« TiranĂ«s, duke i penguar tĂ« bĂ«jnĂ« punĂ«n e tyre”, tha Braçe.

“Tani kam dy pyetje. E para, Avokati i Popullit, organizatat qĂ« mbrojnĂ« liritĂ« e tĂ« drejtat e njeriut, tĂ« drejtat e fĂ«mijĂ«ve, pĂ«rse heshtin? PĂ«rse nuk qĂ«ndrojnĂ« para krimeve qĂ« u kryen e u dĂ«shmuan publikisht? Nga kush tremben? E dyta, po Policia e Shtetit pĂ«rse nuk referon pĂ«rdorimin e fĂ«mijĂ«ve dhe pĂ«rfshirjen e tyre nĂ« akte tĂ« rĂ«nda krimi e terrori? PĂ«rse?”, pyet Braçe.

Sipas tij, “nĂ« kĂ«tĂ« vend, nuk ka ndodhur kurrĂ« tĂ« rekrutohen, armatosen e pĂ«rfshihen nĂ« akte terrori fĂ«mijĂ«t”.

Protesta e opozitës më 7 tetor u shoqërua me akte dhune dhe molotovë. Sipas policisë, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët u trajtuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

/m.m/

The post Protesta e dhunshme e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotov në duar, Avokati i Popullit dhe Policia të reagojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama dhe Erdogan inaugurojnë nesër xhaminë e Madhe të Tiranës

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdogan do tĂ« zhvillojĂ« nesĂ«r njĂ« vizitĂ« nĂ« TiranĂ«, ku do tĂ« takohet me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vendit, si dhe do tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« e pĂ«rurimit tĂ« xhamisĂ« e Madhe e TiranĂ«s ose siç njihet e NamazgjasĂ« nĂ« kryeqytet.

Burime për mediet, bëjnë të ditur se bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Sipas axhendës së publikuar në medie, vizita e Presidentit Erdogan do të nisë me një takim kokë më kokë me presidentin Begaj, për të vijuar me mbledhjen e Këshillit të Bashkërendimit të nivelit të lartë dhe ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.

Po ashtu pritet një deklaratë për mediet e Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.

Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë.
Xhamia e Madhe e Tiranës, foto: Arbri Fortuzi
1 nga 12
/m.m/j.p/

 

The post Rama dhe Erdogan inaugurojnë nesër xhaminë e Madhe të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK: Ja për çfarë u thirra

Drejtori i UjĂ«sjellĂ«s Kanalizimeve nĂ« TiranĂ«, Elton Kacidhja ka dhĂ«nĂ« deklarime kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme pĂ«r dosjen “5D” qĂ« po hetohet nga prokurori Klodian Braho. Kacidhja konfirmoi pĂ«r gazetarĂ«t se ka dhĂ«nĂ« deklarime pĂ«r rreth 3 orĂ«, ndĂ«rsa theksoi se Ă«shtĂ« thirrur nĂ« cilĂ«sinĂ« e personit nĂ« dijeni. KujtojmĂ« qĂ« Kacidhja Ă«shtĂ« [
]

The post Elton Kacidhja mbi 3 orë në SPAK: Ja për çfarë u thirra appeared first on BoldNews.al.

“Nga Gjykata e LartĂ« presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur pĂ«r mediat pas pĂ«rfundimit tĂ« seancĂ«s ku do tĂ« shqyrtohej kĂ«rkesa pĂ«r pezullimin e ekzekutimit me burg tĂ« deputetit Ervin Salianji. Braho u shpreh se pĂ«r sa kohĂ« objekti i kĂ«rkesĂ«s nuk qĂ«ndronte mĂ« pas dorĂ«zimit tĂ« Salianjit, ata u tĂ«rhoqĂ«n nga kĂ«rkesa. “Ne u tĂ«rhoqĂ«m nga [
]

The post “Nga Gjykata e LartĂ« presim pezullimin e vendimit”, avokati tregon gjendjen e Salianjit appeared first on BoldNews.al.

U dhunua nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme

Marinela dhe Antonel Berisha, tĂ« cilat dhunuan disa muaj mĂ« parĂ« mĂ« sende tĂ« forta Klea Prengen, vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« lira. DĂ«mtimi qĂ« i Ă«shtĂ« shkaktuar Klea Prenges sipas Instituti i MjekĂ«sisĂ« Ligjore IML Ă«shtĂ« i pa rikuperueshĂ«m çka e rrit pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« penale ndaj motrave Berisha. Sipas raportit tĂ« siguruar nga gazetari Ora News [
]

The post U dhunua nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Klea Prenga ka dëmtime të parikuperueshme appeared first on BoldNews.al.

SPAK: Bisedat e pretenduara në SKY për Gazment Bardhin janë te sajuara. Po hetojmë

SPAK ka reaguar pas letrĂ«s sĂ« kreut tĂ« grupit parlamentar tĂ« PD-sĂ« Gazmend Bardhi pĂ«r mesazhet e ardhura nĂ« adresĂ« tĂ« tij nĂ« aplikacionin Signal, ku pĂ«rmendeshin emrat e disa personazheve tĂ« krimit. NĂ« njĂ« njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se mesazhet kĂ«rcĂ«nuese nĂ« apklikacionin Signal, tĂ« nisura drejt figurave politike nĂ« vend [
]

The post SPAK: Bisedat e pretenduara në SKY për Gazment Bardhin janë te sajuara. Po hetojmë appeared first on BoldNews.al.

Liderët e Ballkanit mblidhen në Dubrovnik në përkrahje të Ukrainës

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, mbĂ«rriti tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« Kroaci pĂ«r njĂ« samit me liderĂ«t e Ballkanit – pĂ«rfshirĂ« presidenten e KosvoĂ«s, Vjosa Osmanin – ndĂ«rsa vendi i tij pĂ«rpiqet tĂ« ndalĂ« avancimet ruse nĂ« lindje tĂ« UkrainĂ«s, me Kievin qĂ« kĂ«rkon mĂ« shumĂ« ndihmĂ« ushtarake. Zelensky tha nĂ« platformĂ«n X se kishte mbĂ«rritur nĂ« [
]

The post Liderët e Ballkanit mblidhen në Dubrovnik në përkrahje të Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e atentatit ndaj Agron Pukës, arrestohet 31-vjeçari në Laç

Një 31 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje, është vendosur në pranga në ambientet e një lokali në Laç.

Amarildo Ndreca ( Kola ) akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Kevin Ndokën dhe Vinçens Tukun, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin Agron Puka.

Gjykata e LezhĂ«s i kishte caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, nĂ« mungesĂ«, pĂ«r veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur nĂ« tentativĂ«, kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit “.

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kokainë.

NdĂ«rkaq Policia ka nisur procedimin nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 6 shtetasit qĂ« shoqĂ«ronin nĂ« lokal, shtetasin Amarildo Ndreca, konkretisht pĂ«r shtetasin P. J., 28 vjeç, pĂ«r veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve” dhe “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, si dhe pĂ«r shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesë e atentatit ndaj Agron Pukës, arrestohet 31-vjeçari në Laç appeared first on Euronews Albania.

“Mziu shtyu Ekonomin”- PĂ«rplasjet nĂ« Kuvend, çfarĂ« ndodhi jashtĂ« kamerave

Përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës vijuan edhe pas mbledhjes të Komisionin të Sterilizimit.

Në një video të siguruar nga ambientet e brendshme të Kuvendit, shihet një tjetër përplasje mes ligjvënësve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka shtyrë kolegen socialiste Milva Ekonomi.

 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, ngjarje të cilën e ka cilësuar si cënim fizik ndaj koleges së tij dhe një akt të papranueshëm.

“Pas pĂ«rpjekjeve tĂ« dhunshme tĂ« PD pĂ«r tĂ« penguar punimet e seancĂ«s plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot Ă«shtĂ« tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik tĂ« deputetes sĂ« mazhorancĂ«s, Milva Ekonomi, nga deputetĂ«t e pĂ«rjashtuar tĂ« opozitĂ«s, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton tĂ« sjellĂ« krizĂ«n e vet edhe nĂ« Kuvend. Dhuna ndaj deputetĂ«ve, stafit tĂ« Kuvendit, GardĂ«s apo PolicisĂ« Ă«shtĂ« absolutisht e papranueshme dhe e dĂ«nueshme.

I bĂ«jmĂ« thirrje deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« rikthehen nĂ« rrugĂ«n e arsyes dhe tĂ« dialogut. Dhuna dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« bllokuar punĂ«n e Kuvendit nuk i shĂ«rbejnĂ« as qytetarĂ«ve, as demokracisĂ«.” -shkruan Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Mziu shtyu Ekonomin”- PĂ«rplasjet nĂ« Kuvend, çfarĂ« ndodhi jashtĂ« kamerave appeared first on Euronews Albania.

Kush e kërcënoi? Flet Gaz Bardhi: SPAK konfirmoi SMS-të, të zbulohen autorët

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që mberritën pak ditë më parë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në aplikacionin SIGNAL, duke i cilësuar ato si të falsifikuara.

NĂ« njĂ« dalje pĂ«r mediat, Bardhi u shpreh se personave qĂ« janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«to sajime do t’ju pĂ«rgjigjet nĂ« rrugĂ« institucionale dhe sipas tij kjo ngjarje, e pĂ«rdorur nga mazhoranca pĂ«r dĂ«mtimin e imazhit tĂ« tij, fatmirĂ«sisht vĂ«rtetoi tĂ« kundĂ«rtĂ«n.

“TĂ« dĂ«nosh deputetĂ«t pa ligj, tĂ« pĂ«rjashtosh gjysmĂ«n e grupit parlamentar tĂ« opozitĂ«s nga Kuvendi, t’i detyrosh qĂ« nĂ« dy muaj tĂ« mos kenĂ« mundĂ«si tĂ« ushtrojnĂ« pĂ«r dy muaj mandatin e tyre Ă«shtĂ« njĂ« akt anitkushtetues qĂ« ne kemi vendosur tĂ« mos nĂ«nshtrohemi. E kĂ«shtu kemi vendosur qĂ« padsikutim tĂ« jemi nĂ« seancĂ« plenare. Grupi parlamentar do paraqitet nesĂ«r nĂ« seancĂ« plenbare, pa dyshim qĂ« Rama mund tĂ« na vendosĂ« para ushtrinĂ«, policinĂ«, siç ja ka vendosur çdo qytetari qĂ« nuk i ushtrohet urdhĂ«rave tĂ« kĂ«saj mazhorance. NjĂ« Kuvend nĂ« nĂ« njĂ« vend anĂ«tar tĂ« NATO-s, qĂ« pengon hyrjen e deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s tĂ« hyjnĂ« nĂ« vendine punĂ«s, praktikisht shfaq nĂ« sytĂ« e çdo qytetari dhe opinionit publik, kombĂ«tar e ndĂ«rkombĂ«tar, tiparet e vĂ«rteta tĂ« shtetit qĂ« po ndĂ«rton Edi Rama. Do ju pĂ«rgjigjem me rrugĂ« institucionale. Ajo qĂ« kam thĂ«nĂ« qĂ« kur kam dalĂ« nga zyra e prokurorĂ«ve qĂ« mesazhet janĂ« tĂ« falsifikuara, sot SPAK fatmirĂ«sisht ka konfirmuar kĂ«tĂ« pĂ«rmes njĂ« njoftimi zyrtar. Padyshim qĂ« ka politikanĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« mazhorancĂ«s qĂ« dihen pĂ«r lidhej e tyre me krimin dhe  janĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« dosjet e SPAK-ut. Kishte njĂ« tentativĂ« tĂ« orkestruar pas seancĂ«s kur kryeministri upĂ«rball me pĂ«rgjime reale tĂ« SKY, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pis cilindo qĂ« ka vendosur tĂ« thotĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n. GjĂ«ja e mirĂ« e kĂ«saj qĂ« u shpĂ«rnda pĂ«r propagandĂ«, brenda njĂ« jave mori pĂ«rgjigjen e merituar,” –tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush e kërcënoi? Flet Gaz Bardhi: SPAK konfirmoi SMS-të, të zbulohen autorët appeared first on Euronews Albania.

❌