Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Protestuesit e arrestuar/ Berisha me tone të ashpëra qeverisë: Lironi vëllezërit, jemi pranë tyre në çdo minutë

8 October 2024 at 19:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur mbrëmjen e sotme te protestuesit e arrestuar nga policia.

Berisha kërkoi lirimin e protestuesve dhe i siguroi se PD është pranë tyre në çdo moment.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.
Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.
I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.

Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.
Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!

Por sonte, në emër tuaj, unë dua t’u përcjell një përshëndetje vëllazërore të gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve, të rejave, të moshuarve që firmosën dje në cunamin e mosbindjes civile, fillimin e betejës së madhe të fitores sonë.

Në emër tuaj, dua t’u them se ata kanë ardhur shumë herë në Tiranë, por asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë si mbrëmë në Tiranë.
Ju gra dhe burra, të rinj dhe të reja, adoleshentë, pensionistë, inauguruat mbrëmë misionin e ri më të rëndësishëm, më fisnik të jetës suaj.

Ju nuk erdhët mbrëmë në Tiranë për festë, miting elektoral, ju nuk erdhën mbrëmë në Tiranë për protestë.
Jo, secili prej jush mbrëmë i njoftuar siç e do rregulli, erdhët jo për protestë, për mosbindje civile. Pra, erdhët për betejë.
Ju mbrëmë, pa asnjë detyrim nga askush, iu përgjigjët thirrjes së ndërgjegjes suaj dhe erdhët për betejë. Ju në fakt mbrëmë zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen, më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite.

Ju, duke tejkaluar cdo parashikim erdhët mbrëmë për t’u ndeshur me regjimin, pavarësisht nga pasojat që kjo ndeshje mund të kishte sepse ky regjim i kishte shpallur luftë opozitës. Është një armik i egër i popullit opozitar.

Ju e dini mirë se të përballeni me Edi Ramën, i cili Kushtetutën e ka shndërruar në Olta Xhaçkë, parlamentin e ka shndëërruar në Spirogjokë, qeverinë e ka zëvendësuar me Lubi Ballukun apo Tao Taon, ligjet e vendit i ka zëvendësuar me Irenën me 5 mbiemra, xhelatë të sigurimit dhe Altinë të pyetjes 1 milion euro, nuk është e lehtë, por ju erdhët sepse keni vetëdijen e plotë se Edi Rama nuk fiton, por grabit zgjedhjet.
Ju erdhët se jeni të bindur se Edi Rama me serial killerat e tij, me bandat e tij, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve, me industrinë e blerjes së votës dhe të drejtës së saj, me partinë shtet kontrollon votën tuaj dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.

Ju jeni të bindur se pa votën e lirë nuk ka kurrë rotacion, por pushtet autoritar që nuk ikën për dekada.
Ju dolët në shesh të mejdanit kundër diktaturës me një nga 77 format e mosbindjes civile.
Sepse ju e keni të qartë se burgosja politike është akt i diktaturave, se me burgosjen e udhëheqjes politike në vit elektoral, lidhet vendimi i Edi Ramës për një mandat të katërt.

Ju erdhët në shesh të betejës sepse e dini se kontrolli i drejtësisë është tipar i diktaturës së bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve siç ishte dje në ideologjinë komuniste.
Ju dolët dje në shesh të mejdanit sepse ju nuk pranoni vendosjen e diktaturës së bandave, në të cilën narkodiktatori kontrollon me dorë të hekurt qeverinë, parlamentin, presidentin, shërbimin e fshehtë, drejtësinë dhe i ndërsen ata si vegla kundër opoziëts për të shtypur atë, për t’i vjedhur asaj votën, për të vjedhur dhe pasuruar veten dhe sojin e tij.

The post Protestuesit e arrestuar/ Berisha me tone të ashpëra qeverisë: Lironi vëllezërit, jemi pranë tyre në çdo minutë appeared first on Sot News | Lajme.

Drejtuesit e Partisë Demokratike procedohen për protestën e 7 tetorit

8 October 2024 at 13:42

Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar si dhe kishte referuar në Prokurori tre drejtuesit e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Ervin Minarolli pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ku një sërë institucionesh publike u goditën me molotov dhe me sende të tjera të […]

The post Drejtuesit e Partisë Demokratike procedohen për protestën e 7 tetorit appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

“Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të..

7 October 2024 at 22:10

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

‘Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.’

 

The post “Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të.. appeared first on Sot News | Lajme.

Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

7 October 2024 at 21:00

Policia ka shmangur përplasjen me protestuesit te Parlamenti duke përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Parlamenti ishte destinaconin i radhës i ndjekur nga protestuesit e thirrura nga PD, pas Kryeministrisë, selisë së PS, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë Tiranë ku u hodhën vazhdimisht fishekzjarre dhe molotov në drejtim të efektivëve të policisë dhe institucioneve.

Forcat e FNSH dhe Shqiponjat, që kishin blinduar më herët hyrjen e Parlamentit, kanë përdorur gazin lotsjellës duke shpërndarë militantët e PD të mbledhur para tij për të shmangur kështu të njëjtin skenar edhe në këtë institucion.

Policia e Shtetit bëri me dije se si pasojë e sulmeve me molotov dhe lëndë plasëse kanë mbetur të dëmtuar 10 efektivë të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur dhe dy protestues, babë e bir.

Policia ka bërë thirrje për ndalimin e akteve të dhunshme dhe njofton se ka marrë masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia i shpërndan me gaz lotsjellës appeared first on Euronews Albania.

“Janë dëmtuar 10 efektivë”, policia-protestuesve: Ndaloni molotovin

By: fra nc
7 October 2024 at 20:30

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar në një përplasje të fortë mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe uniformave blu.

Policia e Shtetit bën me dije se si pasojë e sulmeve me molotov dhe lëndë plasëse kanë mbetur të dëmtuar 10 efektivë të Policisë së Shtetit.

Gjithahstu bëhet me dije se të lënduar kanë mbetur dhe dy protestues, babë e bir.

Policia ka bërë thirrje për ndalimin e akteve të dhunshme dhe njofton se ka marrë masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Janë dëmtuar 10 efektivë”, policia-protestuesve: Ndaloni molotovin appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, FNSH blindon godinën

7 October 2024 at 20:24

Protestuesit e opozitës kanë marshuar drejt Parlamentit, që mesa duket është institucion i radhës ku do të hidhet molotov nga militantët e PD.

Forcat FNSH dhe ato Shqiponja kanë krijuar kordon para Parlamentit me qëllim mbrojtjen e institucionit nga ndonjë sulm i dhunshëm.

Më herët bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, FNSH blindon godinën appeared first on Euronews Albania.

Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO)

By: user 5
7 October 2024 at 18:41

Ka nisur protesta e opozitës. Mbi 1000 efektivë policie ndodhen në terren, të cilët janë vendosur në pozicionet kyçe të cilat synohen nga protestuesit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, kordoni policor ka rrethuar godinën e Kryeministrisë e cila është blinduar e gjitha. Ndërkohë protestuesit janë grumbulluar dhe pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë.

The post Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Nis grumbullimi i protestuesve te selia e Partisë Demokratike

7 October 2024 at 18:03

Ka nisur grumbullimi i protestuesve, për të marshuar më pas drejt rrugëve të kryeqytetit. Një pjesë e protestuesve janë mbledhur në selinë blu, ku janë duke pritur drejtuesit e Partisë Demokratike. Gjithashtu, në selinë blu kanë shkuar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Ndërkohë pjesa më e madhe e […]

The post Nis grumbullimi i protestuesve te selia e Partisë Demokratike appeared first on BoldNews.al.

“Vetëm me dhunë ikën ky” – Protestuesit mblidhen para selisë së PD

7 October 2024 at 17:50

Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.

Protestuesit e PD kanë nisur të mbërrijnë nga rrethet për t’u tubuar në Tiranë në protestën e parë kombëtare të PD për sezonin e vjeshtës që përkon edhe nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Grumbullimi i protestuesve po bëhet në disa vendndodhje në Tiranë. Një pjesë e tyre po grumbullohet në sheshin para selisë së Partisë Demokratike, ku pritet t’i bashkohen edhe drejtuesit e PD-së, ndërkohë që pjesa tjetër ndodhet te sheshi Skënderbej dhe bulevardi para Kryeministrisë.

“Vij nga Elbasani, jam pensionist, do t’i kërkoj me çdo formë të drejtat e mia. Nuk ka duartrokitje, vetëm me dhunë ikën ky, se me dhunë i ka marrë. Me gjak i kanë marrë gjërat”, tha për gazetarin Ardit Hoxha një nga protestuesit para selisë së PD.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vetëm me dhunë ikën ky” – Protestuesit mblidhen para selisë së PD appeared first on Euronews Albania.

“Vetëm me dhunë ikën ky”/ Protestuesit e parë mblidhen para selisë së PD

7 October 2024 at 17:23

Opozita do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë para Kryeministrisë që pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit.

Protestuesit e PD kanë nisur të mbërrijnë nga rrethet për t’u tubuar në Tiranë në protestën e parë kombëtare të PD për sezonin e vjeshtës që përkon edhe nisjen e sesionit të ri parlamentar.

“Vij nga Elbasani, jam pensionist, do t’i kërkoj me çdo formë të drejtat e mia. Nuk ka duartrokitje, vetëm me dhunë ikën ky, se me dhunë i ka marrë. Me gjak i kanë marrë gjërat”, tha për gazetarin Ardit Hoxha një nga protestuesit para selisë së PD.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka siguruar momente nga përgatitja e forcave të policisë në terren me maska kundërgaz, makinat ujëhedhëse dhe deri te snajperët e RENEA-s të pozicionuar mbi Kryeministri.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.

The post “Vetëm me dhunë ikën ky”/ Protestuesit e parë mblidhen para selisë së PD appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌