Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS

By: user 8
17 September 2024 at 16:20

Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Fokusi i mbledhjes ka qenë tek shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Rama ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Burimet thonë se kreu i qeverisë ka kërkuar krijimin i të dhënave të sakta mbi emigrantët dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të gjithë të punojnë maksimalisht për garantimin e votës së diasporës.

The post Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS appeared first on Lapsi.al.

Rama kërkon votat e diasporës, detaje nga takimi me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët

By: redi
17 September 2024 at 15:53

Ka përfunduar mbledhja që kryesocialisti Edi Rama mbajti në Pallatin e Kongreseve me drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit. Takimi nisi prej orës 14:00 dhe përfundoi rreth orës 15:20. Mësohet se Rama gjatë fjalës së tij u përqëndrua tek vota e diasporës. Ai kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në…

Source

Britania me ”sytë” nga ”Gjadri”, Hasani: Marrëveshja e aluduar nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptar

By: D Marku
16 September 2024 at 20:15

Avokati, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se aludimi për marrëveshje mes Britanisë dhe Shqipërisë për dërgimin e emigrantëve, nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptarë.

Hasani: Britania vazhdon të përballet me një valë të madhe emigrantësh të paligjshëm që vazhdojnë të vijnë nëpërmjet kanalit të La Manshit dhe rrezikojnë jetën e tyre në mënyrë të përditshme, ku jo më larg se dje kanë kaluar kufirin britanik të paktën 800 emigrantë të paligjshëm dhe kemi parë edhe humbjen e jetës së 8 personave si rezultat I kalimit të paligjshëm dhe tejet të rrezikshëm.

Qeveria e re britanike, ka pasur gjatë kohës që ishte në opozitë një luftë të fortë politike me qeverinë konservatore me mënyrën tejet të padrejtë në të cilën vepronte politika e atëhershme e qeverisë britanike e partisë konservatore me dërgimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës.

Kjo politikë është quajtur tejet e kushtueshme dhe e pashpirt.

Në këtë aludim për marrëveshje nuk është lajmotivi kryesor emigrantët shqiptarë, sepse qeveria britanike dhe ajo shqiptare kanë një marrëveshje për dërgimin e emigrantëve që nuk janë të sukseshëm me kërkesat për zil drejt Shqipërisë.

The post Britania me ”sytë” nga ”Gjadri”, Hasani: Marrëveshja e aluduar nuk ka të bëjë me emigrantët shqiptar appeared first on Albeu.com.

Meloni: Londra e interesuar për marëveshjen time me Ramën

By: user 2
16 September 2024 at 18:19

Qeveria e majtë britanike pasi kundërshtoi planin e paraardhësve për të shpënë emigrantët e paligjshëm në Ruanda ka hedhur sytë nga modeli i mërrëveshjes Meloni Rama, për të ngritur kampe në Shëngjin dhe Gjadër.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi gjatë një konference në Romë me homologun britanik Keir Starmer se Britania e Madhe kishte treguar “interes të madh” për marrëveshjen e qeverisë italiane për migracionin me Shqipërinë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka treguar interes të madh për këtë marrëveshje” tha ajo.

Ndërsa Starmer theksoi nga ana e tij se palët diskutuan gjithashtu për “sfidën e migrimit të parregullt” dhe shtoi:“ Po vëzhgojmë marrëveshjen e Shqipërisë, e cila ende pritet të vihet në punë, siç e dini dhe më pas nuk e dimë ende rezultatin, por kemi diskutuar për konceptin së bashku me pjesën e parandalimit gjithashtu”.

Lexo me tej:

Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si “kosh” refugjatësh

Ai lavdëroi shembullin italian që arriti të ulë mbërritjet e parregullta nga deti, me 60 për qind në krahasim me vitin 2022.

Megjithëse kryeministri laburist anuloi planin e konservatorëve për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, ai tha se ishte pragmatist dhe se do të shihte planin e Iitalisë për ngritjen e qendrave të procesimit të azilkërkuesve në Shqipëri.
Marrëveshja e Romës me Tiranën ka ndryshime thelbësore nga ajo që laburistët i kundërshtuan qeverisë së djathtë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

LA 7 tallet keq me restorantin Giorgia Meloni në Shëngjin

Më kryesorja, azilkërkuesit që vijnë nga vende që Italia i konsideron të sigurta do të përpunohen në Shqipëri dhe vendi do të përdoret vetëm për përpunimin e kërkesave. të tjerëve që iu pranohet azili do të rikthehen në Itali dhe nuk do të qëndrojnë në larg destinacionit të tyre sikurse parashikonte pakti i Londërës me Ruandën.

Së dyti, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe është e detyruar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Qeveria britanike gjithashtu është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të emigrantëve ne vende si Vietnami, kundrejt pagesës.

The post Meloni: Londra e interesuar për marëveshjen time me Ramën appeared first on Lapsi.al.

Marrëveshje Britani-Shqipëri për emigrantët? Cooper: Do shqyrtojmë skemën e Italisë

By: Ela
16 September 2024 at 12:15

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka hedhur poshtë qasjen e konservatorëve për të punuar me vendet evropiane për ndalimin e kalimeve të emigrantëve. Financial Times raporton se gjatë një dalje për mediat, Cooper tha se do të punonte “në partneritet” me qeveritë e huaja për të trajtuar këtë çështje. Sekretarja e Brendshme sugjeroi që […]

The post Marrëveshje Britani-Shqipëri për emigrantët? Cooper: Do shqyrtojmë skemën e Italisë appeared first on BoldNews.al.

Ndërrojnë jetë 8 emigrantë në Kanalin anglez

By: gaze tare
15 September 2024 at 14:03

Të paktën tetë emigrantë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të kalonin kanalin nga Franca në Britani të Madhe, njoftuan autoritetet franceze të dielën.

Fatkeqësia ndodhi të shtunën pak para mesnatës, kur autoritetet zbuluan një varkë në rrezik pranë një plazhi në qytetin verior të Ambleteuse, me dhjetëra njerëz.

Një anije franceze e shpëtimit u dërgua në vendngjarje dhe shërbimet e shpëtimit ofruan ndihmë mjekësore për 53 emigrantë në plazh, sipas një deklarate nga autoritetet detare franceze përgjegjëse për Kanalin dhe Detin e Veriut.

“Pavarësisht kujdesit urgjent të ofruar, tetë persona kanë vdekur”, thuhet në deklaratë.

The post Ndërrojnë jetë 8 emigrantë në Kanalin anglez appeared first on iconstyle.al.

Vdesin 8 emigrantë në brigjet e Francës! Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar në Britani, por gomonia u ça nga një shkëmb

15 September 2024 at 15:53
Të paktën tetë emigrantë kanë vdekur në brigjet e Francës ndërsa po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez, raporton Sky News. Ngjarja ndodhi pasi gomonia preku në shkëmbinj në Ambleteuse në rajonin Pas-de-Calais të Francës veriore gjatë natës dhe u ça, tha një zyrtar rajonal. Rreth 51 të mbijetuar të katastrofës u shpëtuan. Gjashtë u dërguan

Po tentonin të kalonin Kanalin nga Franca për në Angli, mbytet varka me 50 persona, 8 emigrantë humbin jetën

15 September 2024 at 12:42
Tetë persona kanë humbur jetën gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze. Ekipet e shpëtimit u alarmuan sapo morën informacion se mjeti lundrues ndodhej në vështirësi. Varka kishte rreth 50 persona në bord dhe kishte nisur të zhytej në ujë jo larg brigjeve. Incidenti i së dielës ndodhi

E rëndë/ Do kalonin ilegalisht nga Franca për në Angli, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit, humbin jetën disa persona

By: V K
15 September 2024 at 09:43

Mbrëmjen e djeshme, një varkë me emigrantë është përmbysur në Kanalin e La Manshit, teksa kanë qenë duke kaluar ilegalisht kufirin nga Franca për në Angli.

Sipas të dhënave nga zyrtarët francezë, disa persona kanë humbur jetën, shkruan BBC.

“Disa emigrantë humbën jetën”, tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave apo edhe origjinën e tyre.

Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze.

The post E rëndë/ Do kalonin ilegalisht nga Franca për në Angli, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin e La Manshit, humbin jetën disa persona appeared first on Albeu.com.

Hapet thirrja për propozime projekti

By: FAKTOJE
13 September 2024 at 12:15

Projekti Rajonal ” SEE Check Network”, që ka në themel luftën ndaj dezinformimit dhe keqinformit, në partneritet me Faktoje në Shqipëri dhe Open Data në Kosovë, të mbështetur nga Komisioni Europian sapo ka hapur thirrjen për propozime projekti.

Klikoni në linkun më poshtë për të gjitha informacionet:

 

Afati përfundimar i aplikimit është data 15 tetor 2024.

The post Hapet thirrja për propozime projekti appeared first on Faktoje.al.

E rëndë/ 26 viktima nga përmbysja e varkës me rreh 100 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës

By: V K
11 September 2024 at 15:15

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë, u përmbys në brigjet e Senegalit.

Autoritetet thonë se gati 100 persona ishin në bordin e varkës së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos vetëm 4 km larg brigjeve.

Ëndrra për një jetë më të mirë përfundoi sërish në tragjedi! Të paktën 26 persona vdiqën, pasi një varkë me të cilën synonin brigjet e Evropës u përmbys në ujërat e Senegalit.

Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e anijes së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos 4 km pasi ishte nisur.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar.

Anija ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Spanja është një nga vendet evropiane që pranon më shumë emigrantë, dhe rruga e Detit Mesdhe mbetet më e popullarizuara.

Por një numër në rritje i emigrantëve nga Afrika Perëndimore po zgjedhin të udhëtojnë përmes Oqeanit Atlantik për në Ishujt Kanarie.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur.

Kryesisht të rinjtë, që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia, po nisen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut drejt ishujve spanjollë, që kanë pritur mbi 30,000 të tillë këtë vit

The post E rëndë/ 26 viktima nga përmbysja e varkës me rreh 100 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës appeared first on Albeu.com.

Tragjedi/ Fundosen dy varka me emigrantë

By: V K
6 September 2024 at 09:18

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy tragjedi të reja me emigrantë në Mesdhe, një pranë brigjeve libiane dhe tjetra pranë atyre italiane.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 44 persona që udhëtonin drejt Evropës, kanë humbur jetën në dy incidente të ndryshme me varka.

Anijet humanitare gjetën në det të hapur disa të mbijetuar, të cilit ishin kapur pas varkës së përmbysur dhe kishin 3 ditë në det që qëndronin pa ujë të pijshëm dhe ushqime.

The post Tragjedi/ Fundosen dy varka me emigrantë appeared first on Albeu.com.

E RËNDË NË ÇEKI/ Dhjetëra emigrantë gjenden në një kamion, një i vdekur

By: D Marku
3 September 2024 at 13:58

Policia çeke zbuloi rreth 30 emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni pranë Pragës. Shumë emigrantë ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

”Pavarësisht tentativave për reanimim, një grua ka ndërruar jetë”, deklaroi shërbimi i urgjencës ASCR në platformën e mediave sociale X.

”Kamioni me targa të huaja u ndalua rreth 30 kilometra në veri të Pragës në autostradën D8 që të çon në shtetin lindor gjerman të Saksonisë”, tha policia.

Policia supozon se emigrantët po kalonin vetëm përmes Çekisë për në Evropën Perëndimore.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Pragë, vitin e kaluar në Çeki u arrestuan 13 898 persona pa dokumente të vlefshme qëndrimi. Kjo është një rënie prej më shumë se gjysmë në krahasim me vitin 2022.

The post E RËNDË NË ÇEKI/ Dhjetëra emigrantë gjenden në një kamion, një i vdekur appeared first on Albeu.com.

Më shumë se 500 emigrantë mbërrijnë në ishull pasi kaluan La Manshin

By: D Marku
28 August 2024 at 19:39

Mbi 500 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe pasi kaluan kanalin e La Manshit, sipas shifrave të fundit. Rreth 526 njerëz e bënë udhëtimin me tetë varka, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin 2024 deri më tani në 19 820.

Kjo është 0,1% më shumë se e njëjta periudhë në 2023 (19,801) dhe 21% më pak se 2022 (25,065)

Fotot treguan burra, gra dhe fëmijë të veshur me xhaketa shpëtimi dhe batanije ndërsa zbrisnin nga një anije e Forcave Kufitare në Dover të martën, ndërsa një fëmijë u asistua në një karrocë me rrota pas mbërritjes në port.

Arritjet në ishull ishin mbërritjet e para në një javë që kur 206 persona e bënë udhëtimin më 19 gusht, sipas të dhënave të Home Office.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Ne të gjithë duam të shohim një fund të kalimeve të rrezikshme me varka të vogla, të cilat po minojnë sigurinë kufitare dhe po vënë në rrezik jetë.

The post Më shumë se 500 emigrantë mbërrijnë në ishull pasi kaluan La Manshin appeared first on Albeu.com.

❌
❌