Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Vizita e Ramës në Bruksel, Nesho: Propagandë për zgjedhjet e vitit tjetër

By: Ardit
19 September 2024 at 17:19

Ish-diplomati, Agim Nesho e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel si propagandë. I ftuar në Syri TV, Nesho tha se vajtja në Bruksel e Ramës përkthehet si propagandë e brendshme  për zgjedhjet e 2025. Sipas Neshos, vendi është larg plotësimit të reformave siç kërkohet nga procesi i integrimit në BE, kjo për […]

The post Vizita e Ramës në Bruksel, Nesho: Propagandë për zgjedhjet e vitit tjetër appeared first on BoldNews.al.

“Dje ndezëm një cigare”, Nesho flet për takimin e fundit me Gerti Bogdanin

By: Oldi
18 September 2024 at 22:32

“Një njeri i rallë e atdhetar”, kështu e ka cilësuar Gerti Bogdanin, ish-ambasadori Agim Nesho. Përmes një interviste për gazetarin e Klan News Besard Jacaj, Nesho zbuloi se e takoi ish-deputetin e PD ditën e djeshme pasi morën pjesë në një emision televiziv. Pa e ditur se do të ishte takimi i fundit mes tyre, […]

The post “Dje ndezëm një cigare”, Nesho flet për takimin e fundit me Gerti Bogdanin appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kërcënimet e Vuçiç, seminaret e vasalit të Beogradit dhe akuza kundër liderit të opozitës

14 September 2024 at 19:02

Nga Agim Nesho Gjithmonë Ballkani ka qenë fushë beteja ku përplasen interesat e fuqive të mëdha. Dhe jo vetëm për ndarjet dhe tensionet etnike, që siç e ka shprehur Churchill “ka shumë histori për tu përtypur”, por për atë që diplomati i madh Kissinger e ka shprehur qartë që “janë fuqitë e mëdha që provokojnë […]

The post Kërcënimet e Vuçiç, seminaret e vasalit të Beogradit dhe akuza kundër liderit të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Edhe demokracitë kanë nevojë për gaztor, apo jo?

By: V K
1 September 2024 at 13:28

Nga; Agim Nesho

Ka qenë e njohur që në oborret e fuqishme mbretërore ishte e zakonshme që mbreti të mbante lolon e tij. Ai i shërbente për të vënë në lojë fisnikët, të thoshte fjalë të guximshme që të tjerët nuk guxonin ta bënin. Regjimet e egra diktatoriale të komunizmit, në vendet pa traditë demokratike, vazhdonin të përsërisnin vetveten jo në formën e diktaturave mizore por në formën komike të tyre me diktatorë qesharakë. Ata nuk ishin të etur për gjak por të lebetitur për para dhe pasuri.

Shqipëria është rasti perfekt i diktaturave qesharake, i një qeverie kleptokratike me pasurinë e popullit, që po shkatërron çdo vlerë dhe po e kthen vendin në një shkretëtirë të pabanuar, ku shqiptarët po largohen me dëshpërim në mënyrë të pallogaritshme. Por diktatori i përbuzur nga shqiptarët është lakeu i pëlqyer nga perëndimi! Ai është i kudondodhur në takime ndërkombëtare dhe samite të rëndësishme, me atletet e tij magjike apo brekushet e zeza të gjera, në konferenca për shtyp apo seminare ku ai mban të njëjtin “fjalim magjik” ku ndërthur përrallat nga komunizmi me realitete që ka krijuar ai vetë.

Si gaztor i oborrit të demokracive ai nuk ka frikë të bëjë humor me Putinin, të kritikojë Evropën që asnjëherë nuk pranoi të martohej me dhëndurët simpatikë të Ballkanit, apo të tregojë që është i vetmi që ka mundësi të bëjë miqësi me rivalët tradicionalë në botë. Por Rama nuk zbulon se sekreti i kësaj aftësie vjen se ai ka nxjerrë vendin e tij në shitje për të blerë influencë për pushtetin e tij.

Ai flet e flet dhe audiencat gojëhapur si idiotë e duartrokasin. Ndërsa shqiptarët të tmerruar po përjetojnë lindjen e një diktature të re dhe regjimi putinesk, i cili po i largon nga perspektiva e tyre evropiane, demokratët e lodhur perëndimore dëgjojnë ‘të mahnitur’ diktatorin demagog.

Ata besojnë retorikën boshe të tij që “udhëton në të njëjtën rrugë me Van Der Leyen në Europën e Bashkuar” kur Shqipëria është një shtet i kapur dhe mafia pastron paratë në territorin e saj; që për Ballkanin nuk duhet të shikojmë mbrapa, por shokët e tij të projekteve të përbashkëta janë nacionalistët serbë që vetëm te lufta e kanë mendjen dhe që duan ti vënë flakën Ballkanit; që justifikon Serbinë në cdo samit pse ajo nuk vendos sanksione kundër Rusisë se mos i prishet qejfi dhe na ikën nga Perëndimi; që shkruan vetë në Financial Times se ‘Veriu i Kosovës është tokë e askujt’ duke i përgatitur terrenin Putinit dhe Vucic që në Ballkan kemi një konflikt të ngrirë dhe duhet të zgjidhet.

Dhe ka guximin të thotë që nuk kemi influencë nga Putini kur punon për të realizuar skenarët e tij. Si është e mundur që Evropa demokratike të mos njohë realitetin Shqiptar të pasqyruar në shtypin më të madh botëror që flasin për autokracinë ballkanike se “nuk dihet kush drejton mafia apo qeveria”.

Opinioni publik Shqiptar e ka të qartë që ky realitet që po ndodh në Shqipëri është deformuar nga lobimi i frikshëm i regjimit kudo në botë nga blerja e influencës ndërkombëtare dhe nga sjellja servile duke u vetë-ofruar për të përmbushur objektivat e qeverive të huaja se ato të popullit të tij. Interesat e ngushta të qeveritarëve dhe interesat e errëta të burokratëve të lidhur me Shqipërinë kanë sjellë që regjime si i Ramës të tolerohen dhe të mirëpriten në Evropë.

Por a ka nevojë Perëndimi të nëpërkëmbë vlerat dhe parimet e tij duke u bërë pjesë e kësaj shfaqje groteske tragji-komike? Kohë përpara francezët qeshnin me diktatorin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bokassa, se kur mbaronte mbledhjet e qeverisë i detyronte ministrat të luanin futboll. Shumë vite më vonë opinioni publik botëror mësoi se pas lojës një nga ministrat shkonte në hell për të plotësuar shijet kanibaliste të diktatorit.

Vërtet interesat e Francës për vendin afrikan ishin të mëdha, por interesat dhe vlerat e shoqërive demokratike janë shumë më të mëdha. Nesër evropianëve do tu vijë turp se si kanë duartrokitur dhe përkrahur një diktator qesharak që është tallur me naivitetin e tyre. Por duket se sot Perëndimi, i lodhur dhe i ngarkuar me shumë probleme, ka nevojë për gaztorët e tij, apo jo?

The post Edhe demokracitë kanë nevojë për gaztor, apo jo? appeared first on Albeu.com.

❌
❌