Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

U konfliktua për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në Shkozë

By: Ardit
7 October 2024 at 10:26

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Shkozës në Tiranë. U raportua se një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për një parakalim të gabuar. Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore Ndërsa i plagosur ndodhet në […]

The post U konfliktua për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në Shkozë appeared first on BoldNews.al.

Sherr për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në kryeqytet

7 October 2024 at 10:43

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Shkozë. Mësohet se pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta ngjarja ka agravuar në plagosje.

Sipas burimeve, shkak për sherrin është bërë një parakalim i gabuar. Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës. Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.

The post Sherr për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në kryeqytet appeared first on Sot News | Lajme.

Yesterday — 6 October 2024Main stream

Sulm me thikë në një stacion autobusësh në Izrael, 7 të plagosur, ekzekutohet autori

By: armand
6 October 2024 at 14:15

7 persona raportohet se janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një stacion autobusësh në Be’er Sheva të Izraelit. Nga raportimet e para thuhet se është ekzekutuar autori i sulmit. Në pamjet e rënda të bëra publike, shihet i shtrirë trupi i pajetë i autorit. Raportohet se një prej të plagosurve ndodhet në […]

The post Sulm me thikë në një stacion autobusësh në Izrael, 7 të plagosur, ekzekutohet autori appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shangai, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur pas sulmit me thikë në një supermarket

1 October 2024 at 07:36

Tre persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën pasi një burrë sulmoi me thikë brenda një supermarketi Walmart në Shangai të hënën mbrëma.

Policia kineze tha se arrestoi një burrë 37-vjeçar me emrin Lin në vendngjarje, duke shtuar se ai kishte ardhur në Shangai për të “shfryrë zemërimin e tij për shkak të një mosmarrëveshjeje ekonomike personale”. Hetimet e mëtejshme po vazhdojnë.

Incidenti ndodhi në një qendër tregtare në Songjiang, një lagje me popullsi të dendur në jugperëndim të qytetit, e cila është gjithashtu shtëpia e disa universiteteve.

Policia tha se tre personat që vdiqën u nënshtruan plagëve të marra në spital. Të tjerët “nuk kanë marrë plagë kërcënuese për jetën” dhe nuk besohet se janë në rrezik.

Diskutimet rreth incidentit tani duket se janë censuruar në mediat sociale kineze.

Supermarketi ishte i hapur për punë të martën por me siguri shtesë.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika muajt e fundit.

Muajin e kaluar, një nxenes japonez 10-vjeçar vdiq një ditë pasi u godit me thikë pranë shkollës së tij në Kinën jugore.

 

The post Shangai, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur pas sulmit me thikë në një supermarket appeared first on Euronews Albania.

Sulm me thikë në një supermarket në Kinë, 3 viktima dhe 15 të plagosur! Arrestohet autori i ngjarjes, policia: Shfryu zemërimin e tij

1 October 2024 at 07:26
Tre persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën pasi një sulmi me thikë brenda një supermarketi Walmart në Shangai të hënën mbrëma. Policia kineze deklaroi se është arrestuar një burrë 37-vjeçar me emrin Lin në vendngjarje, duke shtuar se ai kishte ardhur në Shangai për të “shfryrë zemërimin e tij për shkak të një

Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë

25 September 2024 at 10:14

Një 38-vjeçar në Sarandë ka përfunduar në pranga këtë të mërkurë pasi gjatë një konflikti mbrëmjen e djeshma ka plagosur me thikë një person tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, pas kryerjes së krimit  38-vjeçari D.R., ishte larguar menjëherë.

Personi i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti, arrestohet 38-vjeçari në Sarandë appeared first on Euronews Albania.

“Bërtiti Allahu Ekber”- Sulm me thikë në Holandë, një person qëllon kalimtarët

By: fra nc
20 September 2024 at 09:47

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në një sulm me thikë mesnatën e të enjtes në qytetin holandez të Roterdamit. Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Sulmi ndodhi pranë urës historike Erasmus të qytetit holandez.

E përditshmja holandeze De Telegraaf, duke cituar dëshmitarët në vendngjarje, raportoi se një burrë sulmoi njerëzit në mënyrë të rastësishme me dy thika ndërsa bërtiste “Allahu Akbar”.

Zëdhënësi i policisë Wessel Stolle konfirmoi gjithashtu se efektivët në vendngjarje kishin dëgjuar gjithashtu se agresori bërtiti frazën “Allahu Akbar”.

Një instruktor palestre, Reniël Renato David Litecia, mundi ta neutralizonte agresorin dhe t’i merrte thikat.

“Fillimisht mendova se ishte një përleshje, por kur fillova të vrapoja në atë drejtim pashë që nuk ishte një përleshje. Ishte një burrë me dy thika të gjata që po godiste me thikë një djalë tjetër të ri dhe kur fillova të bërtas ai u kthye dhe filloi të drejtohej drejt meje”- deklaroi instruktori i palestrës.

Një tjetër zëdhënëse e policisë, Kristel Arntz, tha se sulmuesi besohet të ketë sulmuar një person në një parking nëntokësor dhe më pas një të ri pranë një tarrace të frekuentuar pranë njërit skaj të urës që përshkon lumin Neë Maas që kalon përmes Roterdamit.

Arntz tha gjithashtu se hetimet janë në vijim dhe ishte shumë herët për të përcaktuar një motiv.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar, do ta marrim në pyetje. Do t’i shikojmë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve dhe më pas do të shohim se cili ka qenë motivi i mundshëm”, tha ajo.

Identiteti i viktimave dhe i dyshuari nuk është bërë ende i ditur.

The post “Bërtiti Allahu Ekber”- Sulm me thikë në Holandë, një person qëllon kalimtarët appeared first on Euronews Albania.

Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar”

20 September 2024 at 09:46

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në qytetin port holandez të Roterdamit kur një sulmues, duke bërtitur “Allahu akbar”, sulmoi njerëzit me thikë, njoftoi transmetuesi publik holandez NOS mëngjesin e sotëm.

I dyshuari për sulmin e mbrëmshëm në afërsi të urës Erasmus është arrestuar dhe dërguar në spital, si dhe personi i plagosur nga sulmi.

Dëshmitarët i thanë policisë se i dyshuari po bërtiste Allahu Akber.

Zëdhënësi i policisë Vesel Stole tha se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sipas të përditshmes holandeze De Telegraaf, duke iu referuar dëshmitarëve, sulmuesi kishte dy thika, dhe një kalimtar e goditi sulmuesin me dy shkopinj dhe arriti t’i grisë thikat.

Dëshmitari tha se në fillim kishte menduar se ishte një përleshje, por kur u afrua, pa se sulmuesi mbante në duar dy thika dhe po godiste me to kalimtarët.

 

The post Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar” appeared first on Euronews Albania.

Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

20 September 2024 at 06:59

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç, tha policia.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

 

 

The post Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌