Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Evropa përballet me përmbytje vdekjeprurëse

16 September 2024 at 14:49

Uragani “Boris”, i cili po godet Evropën Qendrore dhe Lindore, vazhdon të shkaktojw viktima dhe dëme. Gjatë fundjavës, numri ishte tashmë tetë të vdekur dhe dhjetëra mijëra të evakuuar midis Polonisë, Republikës Çeke, Rumanisë dhe Austrisë.

Vala e motit të keq nuk pushon dhe sot janë shënuar edhe dy vdekje të tjera në Austri dhe pesë në Poloni, ndërsa vala e motit të keq është përhapur në Hungari, Sllovaki dhe Gjermani.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 15, ndërsa ka ende shtatë të zhdukur në një zonë në kufirin midis Republikës Çeke dhe Polonisë, ku një digë u shemb të dielën. 

Numri i të vdekurve është i shpërndarë si më poshtë:

– 6 vdekje në Rumani

– 5 vdekje në Poloni

– 3 vdekje në Austri

– 1 i vdekur në Çeki

The post Evropa përballet me përmbytje vdekjeprurëse appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria restauron trashëgiminë kinematografike

16 September 2024 at 14:14

Çdo ditë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri pastrohen shiritat për të restauruar filmat që janë në rrezik për t’u shkatërruar.

Ky proces ka nisur para 12 vjetësh dhe është dashur bashkëpunimi me studio kinematografike në disa vende të botës, deri në Indi.

Ndërsa vijon restaurimi, njëkohësisht vijon edhe debati nëse duhen shfaqur apo jo filmat e periudhës së komunizmit.

Për ata që punojnë çdo ditë me filmin, fondi është një pasuri që duhet ruajtur në origjinalitetin e tij.

Pastrimi i shiritit filmik në Arkivën e filmit shqiptar.

Restaurimi i fondit filmik në Shqipëri nisi në vitin 2012. Ky proces u pa i rëndësishëm jo vetëm për shkak të zhvillimit të teknologjisë, që filmat shqiptarë të bëheshin të qasshëm edhe në formatin digjital, por edhe për faktin se disa prej tyre rrezikonin të dëmtoheshin dhe të mos ekzistonin më.

Eriona Vyshka, redaktore në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri, thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri më tani, janë restauruar 20 filma.

“Në Arkiv kemi 6.600 tituj filmash, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj – gjysma prodhime të ish-Kinostudios, gjysma janë filma të huaj që kanë qarkulluar deri në rënien e regjimit komunist në vendin tonë. Nëse i përkthejmë në akte filmike, janë 45 mijë, që mbahen në gjashtë vend-ruajtje. Deri tani janë restauruar 20 filma”, thotë Vyshka.

Eriona Vyshka, redaktore ne AQFSH, thotë se disa prej pajisjeve të përdorura për xhirime, janë prodhim i vitit 1927.

Procesi, sipas saj, është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për ta pasur filmin të ruajtur në mënyrë digjitale, por edhe për ta shfaqur në një cilësi të mirë të figurës dhe zërit.

Përzgjedhja e filmave për restaurim

Vyshka sqaron se përzgjedhja e filmave që restaurohen, bazohet në disa kritere apo kërkesa. Filmi i parë që u restaurua ishte “Nëntori i dytë”.

“U vendos të ishte i pari që do të restaurohej, për shkak se donim të shfaqej në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë [nëntor, 2012]. U bashkëpunua me një kompani amerikane dhe filmi u dërgua në Virxhinia, në laboratorin ‘Colorlab’”, thotë Vyshka.

Për restaurimin e filmit “Lulëkuqet mbi mure” u vendos për faktin se do të shfaqej në aktivitete ndërkombëtare, sipas saj.

“Ishte një film që i fliste audiencës ndërkombëtare. Kishim mundësi ta shfaqnim në Lion të Francës në një festival të filmit arkivor. Më pas u përfshi edhe në një program tremujor të ARTE-s, televizion franko-gjerman, që ka një seksion të rëndësishëm për filmat evropianë klasikë. Është ende duke u shfaqur dhe do të vazhdojë deri në fund të shtatorit”, thotë Vyshka.

Ajo tregon se ky film është titruar në gjashtë gjuhë të huaja – italisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe çekisht – punë kjo që bëhet nga Arkivi.

“Edhe pse vend i vogël dhe i izoluar, mendoj se kemi pasur një ndërmarrje të madhe që i dedikohej kinematografisë. Publiku evropian dhe ai botëror duan ta zbulojnë këtë kinematografi”, thotë Vyshka, teksa flet për rëndësinë e promovimit të kinematografisë shqiptare në botë.

Si restaurohet një film?

Specialistja e Arkivit shpjegon se hapi i parë për restaurimin e një filmi, është pastrimi i shiritit nga pluhurat apo çdo mbetje tjetër që mund të ketë marrë, për shkak të periudhës së gjatë që nga prodhimi i tij.

Më pas, restaurimi kalon në dy faza. E para është kthimi i këtij shiriti filmik në një dosje digjitale me rezolucion të lartë. Deri tani, ky proces është realizuar jashtë Shqipërisë, në shtete me të cilat janë lidhur kontrata bashkëpunimi.

“Para disa muajsh, në Arkiv kemi siguruar skanerin tonë, një pajisje që mundëson kalimin e shiritit filmik në dosje digjitale me një rezolucion shumë të lartë. Nëse më herët ishim të detyruar që shiritin filmik ta dërgonim fizikisht në shtetin ku do të kryhej ky proces, tani këtë fazë të parë të restaurimit e kryejmë këtu”, thotë Vyshka.

Aktori Shkelzen Shala gjatë një momenti gazmor derisa po xhirohej filmi “Një ditë në Apolloni”.

Faza e dytë e restaurimit, sipas saj, kryhet në shtetin ku janë bërë marrëveshje me kompani të specializuara për procesin.

Puna në këtë fazë përfshin riparimin e imazheve që kanë nisur të dëmtohen, apo të shfaqin shenja a njolla, dhe përforcimin e ngjyrave, por gjithnjë duke ruajtur çdo element të origjinalitetit të veprës.

Më pas, me kthimin e materialit të restauruar, puna iu kalon montazherëve, për t’i lidhur të gjitha pjesët në një të tërë dhe për të përfituar filmin e restauruar.

Titrimi në cilëndo gjuhë, ndërkaq, është një tjetër punë e Arkivit të Filmit, varësisht aktivitetit ku do të shfaqet filmi i restauruar.

“Kapedani” i restauruar, të tjerë në pritje

Filmi që sapo është restauruar, është “Kapedani” – prodhim i vitit 1972.

Premiera do të jetë më 24 shtator në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Në proces restaurimi është, po ashtu, filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” i regjisorit Dhimitër Anagnosti, i bazuar në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i shkrimtarit Ismail Kadare.

“Në plan kemi edhe dy filma të tjerë, ‘Liri a vdekje’ dhe ‘Ngadhënjim mbi vdekjen’. Janë duke u bërë kontrata paraprake për restaurimin e tyre”, thotë Vyshka.

Pjesë nga puna për montimin e filmit shqiptar të restauruar “Kapedani”.

“’Liri a vdekje’ ka probleme me ngjyrat, sepse në kohën e prodhimit, në fund të viteve ’70, ka munguar solucioni filmik, ku laheshin dhe stampohehsin filmat me ngjyra. Ky problem ka bërë që pas vitit të parë të prodhimit, të nisë zbehja e ngjyrave. Tani e kemi mundësinë që këto ngjyra t’i rikthejmë”, thotë specialistja e Arkivit.

Ajo tregon se filmat “Mësonjëtorja” dhe “Koncert në vitin ‘36”, që kanë pasur probleme dhe kanë qenë pjesë e fondit të rrezikuar, tashmë janë restauruar.

Urgjencë për t’u restauruar kanë filmat “Ballë për ballë”, “Vajzat me kordele të kuqe” dhe “Në shtëpinë tonë”, në të cilët janë shfaqur probleme me ngjyrat.

Megjithatë, probleme nuk janë shfaqur vetëm në filmat e realizuar shumë vite më parë, por edhe tek ata rreth viteve ‘90. I tillë është, për shembull, filmi “Bolero”.

“Është realizuar në vitin ‘92, por laboratori i Kinostudios ka qenë thuajse duke dhënë shpirt. Duhej rinovuar me makineri të kohës, që mungonin”, thotë Vyshka.

“Për shkak të kushteve të ruajtjes, filmat kanë bartur pasojat e asaj kohe, kështu që janë në prioritetet tona për t’u restauruar”, thekson ajo.

Bashkëpunime deri në Indi

Bashkëpunimi i parë për restaurimin e një filmi ka qenë ai për “Nëntorin e dytë” me një studio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas është bashkëpunuar me disa shtete në Evropë, si Itali apo Zvicër, por bashkëpunime ka pasur edhe me Indinë.

“Në Indi kemi restauruar filmat ‘Koncert në vitin ’36’ dhe ‘Mësonjëtorja’. Duke qenë një vend i largët dhe jo shumë i sigurt, negativin e kemi skanuar në Evropë dhe kemi dërguar në Indi hard-disqet”, thotë specialistja e Arkivit.

Filmat e komunizmit, pasuri apo propagandë?

Vyshka thotë se trashëgimia që ka lënë ish-Kinostudioja, është një pasuri e rrallë që duhet vlerësuar.

Për të, debati i hapur nga politika në lidhje me shfaqjen apo jo të filmave të periudhës komuniste, që bartin edhe propagandën e asaj kohe, është i pavend.

“Unë mendoj se jemi me fat që e kemi ‘kinemanë e propagandës’ që na ka lënë ish-Kinostudioja, sepse duke e studiuar, arrijmë të kuptojmë të kaluarën, mentalitetin, çfarë vendimesh janë marrë, si janë bërë veprat artistike… Arrijmë të zbulojmë makinerinë e propagandës, mësojmë nga e kaluara, është burim studimi”, thotë Vyshka.

“Në Arkiv nuk kemi vetëm filmat, por gjithçka që lidhet me procesin e krijimit të tyre – që nga para-produksioni, materialet e shkruara, mbledhjet që janë zhvilluar, fotografi, dokumente, procesverbale nga ato që njiheshin si këshillat artistikë, nga shesh-xhirimet, si dhe nga post-produksioni. Posterët janë një koleksion shumë i bukur grafik, flasin për punën e krijuesve – një punë që nuk mund të hidhet poshtë apo të harrohet”, thotë redaktorja e Arkivit.

Pajisje të ish-Kinostudios që përdoreshin për të shfaqur filma në projektor.

Ajo sqaron se çdo film i restauruar shfaqet me paralajmërimin që shpjegon se si kanë qenë kushtet politike-ekonomike në atë kohë.

“Filmi tani shihet me botëkuptimin e vitit 2024. Ajo është një propagandë që sot nuk ndikon më askënd”, thotë Vyshka.

Interesi i studiuesve të huaj për kinematografinë shqiptare

Studiues të huaj kanë shprehur interes viteve të fundit për të studiuar kinematografinë e Evropës Juglindore, thotë redaktorja e Arkivit, duke shtuar se Shqipëria zë një vend të rëndësishëm, sepse ka qenë si pikë e errët e pazbuluar.

“Ka studiues që kanë mësuar edhe gjuhën shqipe, për të mësuar mbi kinematografinë tonë, sepse edhe studimet e librat janë të paktë, dhe ata që janë, janë shkruar shqip. Kohëve të fundit kemi studiues të rinj, si Julian Bejko e Fabio Bego, që shkruajnë edhe në anglisht dhe kanë bërë disa botime rreth kinematografisë shqiptare”, thotë Vyshka.

Ajo tregon se Bruce Willims, nga Universiteti i Pensilvanisë, ka botuar disa studime për kinematografinë shqiptare në kohën e komunizmit.

“Ka bashkëpunuar me ne [Arkivin] për informacione të ndryshme që i janë nevojitur për studimet e tij. Madje, edhe ka financuar titrimin e filmave, me qëllim që më pas të marrë kopje të tyre dhe t’i studiojë. Aktualisht, është duke përgatitur një tjetër studim”, thotë Vyshka.

Një grup fëmijësh duke shikuar filmin shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” në kinema.

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, në zonën që mban emrin Kinostudio në Tiranë, ka një pasuri të vërtetë që lidhet me industrinë e filmit shqiptar.

Në Arkiv ruhen mbi 6.600 filma, prej të cilëve gjysma janë prodhim shqiptar.

Por, veç tyre, në Arkiv ka gjithçka që lidhet edhe me realizimin e tyre.

Ndërsa vijon restaurimi i filmave, fototeka ka përfunduar së digjitalizuari – tani po digjitalizohen skenarët dhe çdo material i shkruar.

“Kemi fond me fotografi, madje edhe negativët që tregojnë xhirime në terren, në kinostudio, punonjësit, makineritë… Çdo film ka dosjen e vet me materiale të shkruara, para dhe pas prodhimit, dhe pjesën promocionale”, thotë Vyshka.

Pajisje të përdorura në Kinostudio.

Ajo shton se, së shpejti, do të ketë edhe një muze për historinë e kinematografisë shqiptare.

Një nismë e tillë u promovua në vitin 2021 nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, por ende nuk është realizuar.

Arkivi i Filmit gjendet në ish-ndërtesën “Shqipëria e Re”, e cila u përurua më 10 korrik të vitit 1952, bashkë me kompleksin e studiove filmike, Kinostudio.

Filmi i parë i prodhuar ishte “Skënderbeu”, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, ndërsa filmi “Tana” në vitin 1958 mban vulën e prodhimit shqiptar.

Në vitet ’80, Kinostudioja “Shqipëria e Re” arriti të prodhojë 14 filma në vit. Pas rënies së komunizmit, ajo u quajt “Albafilm” dhe vijoi të funksionojë deri në vitin 1996 dhe më pas u quajt Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Prej vitit 2015, në këtë godinë ndodhen Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Instituti i Monumenteve të Kulturës etj.

*Marrë nga REL

The post Shqipëria restauron trashëgiminë kinematografike appeared first on Gazeta Si.

Nga shpallja ‘program prioritar’, tek ulja e kohës së stazhit / Ministria e Arsimit s’plotëson asnjë kërkesë të studentëve të mjekësisë

16 September 2024 at 12:18

Nga Gazeta Si- Asnjë nga kërkesat që studentët e mjekësisë kërkojnë të shtojnë në projektligjin e ndryshuar për trajtimin e veçantë të tyre nuk plotësohet nga Ministria e Arsimit.

Studentët, në seancën dëgjimore që kishin javën e kaluar në Komisionin e Edukimit kërkuan që projektligjit të ndryshuar për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë tu shtohen kërkesat e tyre të cilat ishin shpallja e mjekësisë si program prioritar, ulja e stazhit nga 6 muaj në 3 muaj dhe pagesat për specializimet.

Këtyre kërkesave u dha përgjigje ditën e sotme në Komision zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit Ana Kapaj e cila shpjegoi pse asnjëra nga kërkesat e studentëve nuk mund të plotësohet.

“Që një degë të bëhet pjesë e programit prioritar varet nga nevoja që ka tregu dhe nga kërkesa e studentëve për të qenë pjesë e këtij programi”, tha Kapaj e cila sqaron se për degët që janë shpallur prioritare, ka rënie të kërkesave ndërsa mjekësia këtë vit ka pasur një total prej 2083 kërkesash për 500 kuota që janë në dispozicion.

“Kërkesa është shumë e lartë dhe nuk mund të shpallet program prioritar me këto kërkesa që ka”, tha Kapaj.

Ndërkohë, deputetja Ina Zhupa shprehet se Ministria e Arsimit po punon me dy standarde përderisa po përdor si justifikim nevojën që ka tregu.

“Po thua që tregu nuk ka nevojë përderisa nuk shpallet program prioritar ndërkohë që nga ana tjetër po tentoni t’u mbani diplomat pikërisht sepse sipas jush, është një masë për mungesën e mjekëve. Kjo është të punosh me dy standarde. Kur të ikin studentët dhe të bie numri i kërkesave do i merrni masat? Shëndetësia është një nevojë. Është një degë ku varet jeta e njeriut, nuk ka gjë më prioritare. Ju shikoni prioritare degë që nuk ka rëndësinë e mjekësisë, thjeshtë sepse ka studentë që e duan”, tha Zhupa e cila shton se me mbajtjen e problemit thjesht shtyhet në kohë problem pasi nëse studentët duan të ikin, do ikin pasi të mbarojnë detyrimet.

Ndërsa për uljen e kohës së stazhit, ministria e hedh topin tek Universiteti i Mjekësisë dhe tek Urdhri i Mjekut, duke thënë se të dyja periudhat e stazhit ofrohen nga ato dhe ministria nuk ndërhyn.

Stazhi aktualisht është 6 muaj dhe ndahet në dy faza. 3 muaj stash bëhen para mbrojtjes së diplomës dhe 3 muaj bëhen pasi studenti merr diplomën.

Kapaj thotë se 3 muajt e parë ofrohen nga Universiteti i Mjekësisë dhe ka qenë një kërkesë e BE-së për të plotësuar orët e stazhit dhe si e tillë nuk mund të ndryshohet apo të hiqet.

“Ndërsa periudha e dytë e stazhit ofrohet nga urdhri i mjekut dhe është në tagrin e tyre”, tha zv/ministrja.

Duke folur për pagesën e specializimeve, ku studentët kërkojnë që të gjithë studentët të paguhen për specializim, jo vetëm një pjesë e tyre, zv/ministrja tha se Ministria e Shëndetësisë paguan për aq nevoja sa ajo ka dhe renditja bëhet në bazë të mesatares së studentëve.

The post Nga shpallja ‘program prioritar’, tek ulja e kohës së stazhit / Ministria e Arsimit s’plotëson asnjë kërkesë të studentëve të mjekësisë appeared first on Gazeta Si.

Afër mrekullisë / Shkencëtarët kalojnë me sukses provën e parë të tranfuzionit universal të gjakut

16 September 2024 at 10:28

Mungesa kronike e gjakut po nxit një kërkim për një sistem universal gjaku që do t’i lejonte mjekët të shpëtonin më shumë jetë. Studiuesit kanë krijuar veshje të vogla silikoni për t’i veshur qelizat e gjakut të dhuruara, duke bërë që në momentin që gjaku futet në organizëm, të mos bëhet dallimi se çfarë grup gjaku është.

Në mënyrë të pabesueshme, nanoteknologjia e re i lejoi inxhinierit biomjekësor Chuanyi Lei nga Universiteti i Teknologjisë së Kinës Jugore dhe kolegëve të transfuzonin me sukses gjakun midis specieve.

“Qelizat e kuqe të gjakut të ‘mbështjella’ jo vetëm që i shpëtojnë aktivizimit imunitar në specie të ndryshme, por gjithashtu funksionojnë në mënyrë perfekte”, shkruan ekipi në punimin e tyre.

Duke ndërtuar një shtresë silikoni për qelizat e gjakut, Lei dhe ekipi ishin në gjendje të mbulonin proteinat sipërfaqësore që trupi ynë përdor për të njohur llojet e gjakut. Kjo lejon që një grup tjetër gjaku të përdoret në mënyrë të sigurt, duke përfshirë gjakun nga një specie tjetër.

Ekipi transfuzoi me sukses këto qeliza të gjakut të njeriut të veshur me silikon te minjtë.

Pjesa më e mirë: në çdo test të deritanishëm, qelizat e mbuluara veprojnë njësoj si qelizat e kuqe të zhveshura. Membrana e tyre mbetet e paprekur, ata ende mund të notojnë nëpër plazmën e gjakut, të prodhojnë ‘karburantin’ e tyre të zakonshëm qelizor dhe të bartin oksigjenin jetik atje ku është i nevojshëm.

“Gjaku i mbështjellë ruan të gjitha funksionet thelbësore të qelizave të kuqe të gjakut, ka veti mekanike superiore, është rezistent ndaj kushteve të pafavorshme mjedisore, mund të ruhet për periudha të gjata dhe është shumë efektiv”, shpjegon ekipi.

Sigurisht, kjo teknologji e re e gjakut është ende në fillimet e saj, kështu që ka shumë sfida të tjera përpara se të përcaktohet e sigurt për njerëzit.

Ky hulumtim është publikuar në PNAS.

The post Afër mrekullisë / Shkencëtarët kalojnë me sukses provën e parë të tranfuzionit universal të gjakut appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Durrës/ Sanitarja u siguroi kopje çelësi të banesës, dy vëllezërit vjedhin para dhe bizhuteri

15 September 2024 at 15:33

Durrës /Finalizohet një tjetër operacion brenda 24 orëve të fundit për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Nga Gazeta Si- Një sanitare është arrestuar pasi u siguroi kopje çelësi të banesës ku punonte dy vëllezërve të cilët më pas vodhën shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.

33 vjeçarja punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.

Në pranga ka rënë dhe njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, që kryen vjedhjen në banesën e shtetasit Sh.Gj., në lagjen nr. 18 Durrës.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë  Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja”  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe  E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.

Si dhe u  shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e  tij.

The post Durrës/ Sanitarja u siguroi kopje çelësi të banesës, dy vëllezërit vjedhin para dhe bizhuteri appeared first on Gazeta Si.

Lushnje/ Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, arrestohen pronari dhe kamarieri

15 September 2024 at 15:31

Nga Gazeta Si- pas aksionit në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit. 

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit. 

Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Lushnje/ Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, arrestohen pronari dhe kamarieri appeared first on Gazeta Si.

Sot dita e fundit e çrregjistrimeve, shpallen kuotat e lira për raundin II në universitete, gjuhët e huaja të padëshiruara (Lista e plotë në të gjithë fakultetet)

15 September 2024 at 13:32

Nga Gazeta Si- Të gjithë maturantët që janë regjistruar në një degë fituese në universitetet publike e private, sot (e diel) 15 shtator kanë afatin e fundit të kryerjes së procedures, për tu regjstruar në një degë tjetër.

Me përfundimin e fazës 48-orëshe të çrregjistrimit, do të kemi një panoramë të kuotave që do ti shtohen numrit total të dalë nga mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve.

Aktualisht, në portalin u-albania janë publikuar kuotat e lira ku ajo çka vihet re janë degët e gjuhëve të huaja në universitetin e Tiranës, ku kuotat janë të paplotësuara mbi masën 50%.

Kêshtu, nga 640 kuota që kishte planifikuar për fakultetin e Gjuhëve të Huaja, janë ende të paezauruara mbi 380, ndërkohë që kjo shifër mund të rritet pas mbylljes së afatit të çrregjistrimeve gjatë ditës së sotme.

Numri më i lartë i kuotave të paplotësuara vërehet tek të gjitha degët: gjuha italiane, angleze, gjermane, turke, ruse dhe spanjolle.

Edhe fakulteti i Shkencave të Natyrës, nga 945 kuota të planifikuara, ka lajmëruar se ka ende të pambyllura edhe 300 kuota ku numri më i lartë i kuotave të lira vërehet në degët kimi, fizikë, biologji dhe bioteknologji. Edhe fakulteti i Drejtësisë ka publikuar numër të lartë kuotash, 101 teksa shifra të larta kuotash të pambyllura raporton dhe fakulteti i Filologjisë, ku duket se ka rënë interesi për degët e historisë dhe gjeografisë.

Në 6 vitet e fundit kuotat e pranimit të studentëve në këtë universitet kanë rënë me rreth 18%.

Megjithëse Universiteti i Tiranës reduktoi kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2023-2024, me rreth 4% në krahasim me vitin e shkuar, ku në total do të pranohen 4577 studentë, tkurrjen më të madhe e ka pësuar Fakulteti i i Gjuhëve të Huaja, Filologjiku dhe Shkencat Sociale.

Numri total i kuotave në universitetin e Tiranës për vitin akademik 2024-2025, është 4577 kuota ose 175 pranime më pak se vitin e shkuar, që ishin  mbi 4700.

Kuota të lira / Universiteti i Tiranës

Administrim – Biznes- 75 kuota të lira

Administrim – Biznes (Sarandë)- 54

Administrim dhe Politika Sociale- 53

Arkeologji dhe Trashegimi Kulturore- 37

Biologji- 74

Bioteknologji- 65

Drejtësi- 101

Ekonomiks-  67

Filozofi-  40

Financë- 29

Fizikë- 44

Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike- 45

Gazetari dhe Komunikim- 51

Gjeografi- 111

Gjuhë – Letërsi- 65

Gjuhë Angleze (Sarandë)- 29

Gjuhë Angleze me profile: “Gjuhë angleze”, “Përkthim dhe interpretim”, “Studime britanike dhe amerikane”- 52

Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe- 31

Gjuhë Frënge me profile; “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë letërsi dhe qytetërim francez”, “Përkthim dhe interpretim”- 66

Gjuhë Gjermane me profile; “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës”, “Përkthim dhe  Gjuhë Greke me profile; “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek”, “Përkthim dhe Interpretim”- 20

Gjuhë Italiane me profile; “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim italian”, “Përkthim dhe interpretim”- 62

Gjuhë Ruse me profile; “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus” dhe “Përkthim dhe interpretim”- 24

Gjuhë Spanjolle me profil “Gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik”- 41

Gjuhë Turke me profile; “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk” dhe “Përkthim dhe Interpretim”- 51

Histori- 67

Informatikë- 10

Informatikë Ekonomike- 4

Inxhinieri Matematike dhe Informatike- 46

Kimi- 51

Kimi Farmaceutike- 37

Kimi Industriale dhe Mjedisore- 61

Kimi dhe Teknologji Ushqimore- 50

Matematikë- 31

Psikologji- 17

Punë Sociale- 42

Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze- 23

Shkenca Natyrore Mjedisore- 38

Shkenca Politike- 68

Sociologji- 53

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi- 30

Kuota të lira/Universiteti Politeknik

Arkitekturë (Arkitekt)- 0

Arkitekturë (Urbanist)- 0

Arkitekturë Interieri dhe Dizajn- 0

Inxhinieri Ekonomike- 43

Inxhinieri Elektrike – Automatizimi i Industrisë- 10

Inxhinieri Elektrike – Energjitikë- 14

Inxhinieri Elektronike- 18

Inxhinieri Fizike- 29

Inxhinieri Gjeodezi- 25

Inxhinieri Gjeoinformatike- 37

Inxhinieri Gjeologjike- 45

Inxhinieri Gjeomjedis- 45

Inxhinieri Hidroteknikë- 12

Inxhinieri Informatike- 1

Inxhinieri Kimike- 28

Inxhinieri Matematike- 47

Inxhinieri Materiale- 62

Inxhinieri Mekanike- 17

Inxhinieri Mekatronike- 20

Inxhinieri Mjedisi- 30

Inxhinieri Ndërtimi- 7

Inxhinieri Tekstili dhe Mode- 52

Inxhinieri Telekomunikacioni- 32

Inxhinieri e Burimeve Minerare- 47

Inxhinieri e Naftes dhe Gazit- 34

Kuota të lira/Universiteti i Mjekësisë

Farmaci- 0

Fizioterapi- 33

Higjenist Dentar- 25

Infermieri e Përgjithshme- 6

Logopedi- 9

Mami- 8

Mjekësi e Përgjithshme- 0

Shëndet Publik- 15

Stomatologji- 0

Teknike Imazherie- 20

Teknike Laboratori- 18

Teknikë Dentare- 3

Kuota të lira/Universiteti Bujqësor

Agroturizëm dhe Mikpritje- 19

Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural- 51

Ekonomiks i Aplikuar- 11

Financë Kontabilitet- 20

Informatikë Biznesi- 16

Inxhinieri Agrare profili : Agronomi- 23

Inxhinieri Agrare profili : Biologji Marine dhe Akuakulturë- 21

Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm- 24

Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi- 20

Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë- 18

Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh- 24

Inxhinieri Agromjedisi- 40

Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji Agroushqimore- 41

Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji pijesh alkolike dhe jo alkolike- 23

Inxhinieri Pyjore- 17

Inxhinieri Pyjore- -Menaxhim i zonave të mbrojyura dhe parqve urbane- 20

Inxhinieri Përpunim Druri- 14

Inxhinieri Përpunim Druri profili: Dizajn I Mobiljeve dhe Interierit- 23

Kopshtari- 28

Menaxhim Agrobiznesi- 69

Menaxhim Sistemesh Informacioni- 16

Menaxhim Turizmi Rural- 69

Menaxhim Veterinar- 23

Mjekësi Veterinare- 39

Shkenca Mjedisore profili: Menaxhimi i Burimeve Natyrore- 39

Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit- 27

Teknolog Bujqësor- 32

Teknologjite e Akuakultures dhe Peshkimit- 23

Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale- 23

Zooveterinari- 27

The post Sot dita e fundit e çrregjistrimeve, shpallen kuotat e lira për raundin II në universitete, gjuhët e huaja të padëshiruara (Lista e plotë në të gjithë fakultetet) appeared first on Gazeta Si.

Përcillet nga një brez në tjetrin, si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët që të jenë empatikë

15 September 2024 at 12:50

Empatia, ose aftësia për të kuptuar dhe ndarë përvojën e emocioneve me të tjerët, është një element thelbësor i të gjitha marrëdhënieve njerëzore. Hulumtimet gjithashtu mbështesin rëndësinë e empatisë, duke gjetur se individët më empatikë kanë miqësi më cilësore, aftësi të mira sociale dhe janë më të kënaqur me jetën e tyre.

Në një botë që duket gjithnjë e më e ndarë dhe e ftohtë, shumë prej prindërve duan të rrisin fëmijë më empatikë, por si e nxisin saktësisht prindërit ndjeshmërinë? Nëse prindërit janë empatikë me fëmijët e tyre a do ta tregojnë ata të njëjtën gjë me të tjerët? Dhe a do t’i ndihmojë në fund empatia që tregojnë prindërit ndaj tyre të bëhen të rritur empatikë?

Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi sesi empatia transmetohet nga prindërit te fëmijët dhe më pas te fëmijët e atyre fëmijëve. Ky studim shqyrtoi ndjeshmërinë e një nëne për fëmijën e tyre deri në moshën 13 vjeçare dhe si lidhej kjo me ndjeshmërinë e fëmijës gjatë viteve të adoleshencës (nga mosha 13 deri në 19 vjeç). Studiuesit më pas i ndoqën adoleshentët deri në moshën madhore (mesi i viteve 30) dhe shikuan se sa empatikë ishin ata me fëmijët e tyre (gjenerata e tretë).

Ky studim zbuloi se kur fëmijët kanë prindër që janë më empatikë në moshën 13 vjeç, ata janë më empatikë me miqtë e tyre gjatë viteve të adoleshencës (mosha 13 deri në 19 vjeç). Të qenit më empatik me miqtë e tyre në vitet e adoleshencës u shoqërua më pas me të qenit më empatik me fëmijët e tyre si të rritur. Prindërimi mbështetës dhe empatik i fëmijëve të tyre më pas parashikoi zhvillimin e empatisë së fëmijëve të tyre (d.m.th., fëmijët në brezin e tretë).

Si “përcjellet” empatia në këtë mënyrë? Kur prindërit i përgjigjen shqetësimit të fëmijëve në një mënyrë mbështetëse dhe empatike, kjo u jep fëmijëve një model se si t’i përgjigjen shqetësimit të të tjerëve. Miqësitë në vitet e adoleshencës mund t’u japin fëmijëve një shans për të praktikuar dhe përmirësuar aftësitë e empatisë që ata mësuan nga prindërit e tyre në fëmijëri. Studiuesit i përshkruajnë këto miqësi si një “trajnim” për të mësuar rreth empatisë. Me fjalë të tjera, kur fëmijët kanë mundësinë të praktikojnë aftësi si vlerësimi i emocioneve dhe ofrimi i rehatisë njerëzve të tjerë në miqësitë e tyre, këto aftësi bëhen më të forta dhe më efektive.

Këto gjetje janë emocionuese, sepse ato sugjerojnë se empatia mund të përcillet deri në tre breza: nga prindi tek adoleshentët, pastaj tek brezi i tretë i fëmijëve. Ai gjithashtu sugjeron që miqësitë në vitet e adoleshencës mund të ofrojnë praktikë për të qenë empatikë në marrëdhëniet e të rriturve, duke përfshirë marrëdhënien prind-fëmijë.

Mesazhi kryesor i studimit është se empatia që i tregojnë prindërit fëmijëve mund të ndihmojë që të zhvillohet një i rritur empatik, i cili më pas është më empatik me fëmijët e tyre.

Si tregohet saktësisht ndjeshmërinë ndaj fëmijës? Ky studim e ndau ndjeshmërinë në tre komponentë dhe të kuptuarit e secilit prej këtyre komponentëve mund të ofrojë udhëzime konkrete për të treguar ndjeshmëri ndaj fëmijëve:

Angazhimi emocional: Prindër, kushtojini vëmendje asaj që fëmija juaj ndjen dhe/ose tregon me trupin e tij, lërini kohë të flasë ose të tregojë emocionet e tij, bëni pyetje vijuese për të kuptuar më mirë emocionet dhe përdorni dëgjimin aktiv (reflektoni për atë që dëgjon të thonë ose të tregojnë me veprimet e tyre, si). Kthejeni trupin tuaj drejt fëmijës tuaj dhe bëni kontakt me sy. Tregoni interes të vërtetë për emocionet e tyre.

Kuptimi i problemit: Pranoni se është një problem (në vend që ta minimizoni duke thënë diçka të tillë si “kjo nuk është gjë e madhe”), ndihmojeni fëmijën tuaj të angazhohet në zgjidhjen e problemeve, të flasë për problemin dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin së bashku, tregoni atyre se jeni të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje dhe merrni parasysh nevojat e tyre kur të gjeni zgjidhje.

Mbështetja emocionale: Pranoni se fëmija juaj është i shqetësuar, shprehini fëmijës tuaj se i kupton ndjenjat e tij, emërtoni ndjenjat e tij, bëni pyetje që mund të sjellin emocione shtesë, tregoni qartë ngrohtësi, shqetësim dhe simpati kur diskutoni për emocionet e fëmijës.

Angazhimi në këto sjellje që shprehin ndjeshmëri do t’i mësojë fëmijët tuaj se si të tregojnë të njëjtën gjë me të tjerët. Për të cituar autoren Brene Broën nga libri i saj Daring Greatly: “Empatia është një gjë e çuditshme dhe e fuqishme. Empatia nuk ka skenar. Nuk ka asnjë mënyrë të drejtë apo të gabuar për ta bërë atë. Është thjesht të dëgjosh, të mbash hapësirë, të mos gjykosh, të lidhësh emocionalisht dhe të komunikosh atë mesazh jashtëzakonisht shërues të “Ti nuk je vetëm”.

The post Përcillet nga një brez në tjetrin, si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët që të jenë empatikë appeared first on Gazeta Si.

E vrau dhe i dogji trupin një personi në 2018, ekstradohet nga Italia Agron Tufa

15 September 2024 at 11:33

Nga Gazeta Si- Ekstradohet nga Italia, shtetasi Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. 52- vjeçari nga Nikla e Krujës u kap në Bari në janar të këtij viti, gjatë operacionit të përbashkët policor të koduar “Informacioni”.

Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin Hysni Ramaj ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, Krujë, shtetasin K. H. dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.

Ngjarja tronditi vendin në 2018, viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis Hysni Ramajt i cili i ka thënë më pas se i kanë humbur dhe këtu ka nisur konflikti.

The post E vrau dhe i dogji trupin një personi në 2018, ekstradohet nga Italia Agron Tufa appeared first on Gazeta Si.

Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

15 September 2024 at 10:53

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Tempulli 4” shkon në 25 numri i të arrestuarve.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Tempulli 4”, dhënë ditën e djeshme, gjatë të cilit janë arrestuar 24 shtetas, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë vijuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të Brrylit, u kap dhe u ndalua shtetasi O. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

The post Ishte shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur. Autori në kërkim, ka vrarë edhe 13 vjet më parë

15 September 2024 at 10:39

Nga Gazeta Si- Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Të plagosur janë Besmir Çofi, Avenir Hasanaj ndërsa është shpallur në kërkim Lul Rakaj.

Rakaj është i njohur për një ngjarje të ngjashme që ndodhi afro 13 vjet më parë në Hot të Malësisë së Madhe, ku ai vrau Kolë Mushkun.

Ky akt hakmarrjeje ishte një pasojë e vrasjes së babait të Rakajt nga Mushku më herët.

Sipas informacionit të parë, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka  plagosur me armë zjarri shtetasit  B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur. Autori në kërkim, ka vrarë edhe 13 vjet më parë appeared first on Gazeta Si.

Reshje shiu, erë dhe shtrëngata, temperaturat maksimale në 23°C

15 September 2024 at 09:43

Në Shqipëri do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor, megjithatë situata e motit vijon e paqëndrueshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

The post Reshje shiu, erë dhe shtrëngata, temperaturat maksimale në 23°C appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Dimri vjen shumë herët në Itali, dëborë në shtator, zbardhen alpet

13 September 2024 at 14:00

Bora e parë zbardh Alpet që në muajin shtator në Itali. Kjo ishte një e papritur për turistët që janë ende me pushime në malet e Trentino-Alto Adige të Italisë, të cilët e gjetën veten të zhytur në një panoramë dimri.

30 centimetra borë ranë në Marmolada, e cila u godit edhe nga stuhi ere të forta. Ka pasur reshje bore edhe në Val di Fassa, veçanërisht në liqenin Fedaia dhe Col dei Rossi dhe në Val Gardena, raporton “La Repubblica”.

The post Dimri vjen shumë herët në Itali, dëborë në shtator, zbardhen alpet appeared first on Gazeta Si.

Votimi në Kuvend për çështjen Xhaçka, delegacioni i BE: Nuk është një hap në drejtimin e duhur

13 September 2024 at 13:42

“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”. Këtë përgjigje i dha A2 CNN delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë për votimin e djeshëm në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në reagimin e tij delegacioni i BE shpreh shqetësimin për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”, ka thënë BE në reagim.

The post Votimi në Kuvend për çështjen Xhaçka, delegacioni i BE: Nuk është një hap në drejtimin e duhur appeared first on Gazeta Si.

Shtohet prania e forcave policore, mes tyre dhe civilë. Manastirliu: Në shkolla ka dhunë, bullizëm, drogë

13 September 2024 at 12:36

Nga Gazeta Si – Fenomene si ngacmimet, agresioni, dhuna dhe bullizmi janë shtuar nga përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale dhe shkolla është ambienti ku ndodhin më shumë këto fenomene.

Këtë e pranon Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e cila thotë se për të rritur sigurinë e nxënëseve në shkolla është rritur numri i oficerëve të sigurisë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet që përballen fëmijët tanë, ngacmime, agresioni dhe dhuna, sigurisht edhe ajo online, bullizmi. Fenomene që janë shtuar nga përdorimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Mendojmë se përpjekjet janë bërë për të krijuar mburojën e sigurisë në shkolla, kemi shtuar numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla çdo vit, 240 të cilët në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit, me komunitetin, bordin e prindërve, po bëjnë një punë të lavdërueshme. Në raport me vit më parë, janë ulur incidentet 733 më pak të raportuara”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, Manastirliu tha se janë duke punuar për një trajtim për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e fëmijët.

“Oficerët e sigurisë nuk janë ruajtësit e rendit, por kanë mision për të siguruar ambiente të paqta, për të informuar në kohë mësuesit e prindërit, për të bashkëvepruar me punonjësit sociale dhe psikologët brenda shkollës. Fokusi i tyre është parandalimi, si të afrohemi me nxënësit, si të kuptojmë që fëmija ka përjetuar një ngjarje të padëshirueshme, që mund të përkthehet në sjellje agresiviteti, përdorimin e alkoolit, drograve, duhanit, janë fenomene prezentë. Nëse duam t’i eliminojmë, duhet ti pranojmë që ekzistojnë. Ky sistem i sigurisë së fëmijëve do të fuqizohet”, tregoi Manastirliu.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi rëndësinë që ka siguria në shkolla dhe angazhimin për t’u krijuar nxënësve dhe mësuesve një mjedis ku ata të ndjehen të mbrojtur dhe të sigurtë.

“Aktualisht, kemi shtuar praninë e forcave policore, me dhe pa uniformë, në zonat rreth shkollave, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e çdo incidenti që dëmton shëndetin dhe sigurinë e nxënësve.

Janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, në hyrje dhe në perimetrin e institucioneve shkollore, për t’u garantuar që çdo incident të parandalohet në kohë“, tha ministri.

Ndërkohë Edi Rama theksoi se ata mësues që do të dallohen do të paguhen më mirë.

“Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor, që pagën mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro. Është një rritje domethënëse brenda së cilës ka një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe sipas kritereve të vendosura në një rrugëtim të mësuesve, ku ata që dallohen të paguhen më mirë”, tha Rama.

The post Shtohet prania e forcave policore, mes tyre dhe civilë. Manastirliu: Në shkolla ka dhunë, bullizëm, drogë appeared first on Gazeta Si.

Raketat iraniane me të cilat është furnizuar Rusia

13 September 2024 at 12:36

Raportimet së fundi të mediave pretendojnë se Rusia ka marrë sisteme raketore Fath-360 nga Irani, së bashku me qindra raketa. Ja si duket ai sistem armësh dhe si mund të ndikojë në luftën në Ukrainë./REL/

Lëshimi i një rakete Fath-360 gjatë stërvitjeve ushtarake në Iranin jugor në nëntor të vitit 2022.

Raketa balistike me rreze të shkurtër u prezantua për herë të parë në një paradë ushtarake në Teheran në prillin e vitit  2022. Fath do të thotë “pushtim” në persisht. Çdo raketë 5.2 metra e gjatë mund të mbajë një kokë prej 150 kilogramësh. Kjo është rreth tri herë më e lartë se ngarkesa shpërthyese e dronëve famëkeq Shahed, të projektuar nga Irani, që kanë vrarë shumë civilë ukrainas që kur u hodhën për herë të parë nga Rusia më 2022.
Një sistem raketor Fath-360 ekspozohet në Teheran në shtator 2022.

Mbushjet e raketave të armës janë të fshehura brenda rimorkios së një kamioni të krijuar për t’u dukur si një automjet civil, duke e bërë të vështirë zbulimin e tij nga ajri. Raketat Fath-360 kanë një rreze goditjeje relativisht të pasaktë prej rreth 30 metrash, që do të thotë se ato ka të ngjarë të përdoren kundër objektivave të mëdhenj të palëvizshëm si ndërtesat dhe infrastruktura.
Shefi i ushtrisë i Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri (djathtas), gjatë takimit me shefin e Këshillit të Sigurimit rus, Sergei Shoigu, në Teheran më 5 gusht.

Raportimet se Teherani po trajnonte ushtarë rusë për përdorimin e raketave iraniane, dolën pas këtij takimi midis zyrtarëve të lartë ushtarakë të Rusisë dhe Iranit.
Me një shpejtësi maksimale prej afro 5.000 kilometrash në orë, Fath-360 është tejet më i vështirë për t’u kapur sesa dronët Shahed të ngjashëm me aeroplanët. Por, distanca më e shkurtër e raketës prej 120 kilometrash, do të thotë se mund të përbëjë kërcënim vetëm për zonat afër vijave të frontit.
Teherani i ka mohuar raportet se me raketat e tij po furnizohet Rusia,  por një ligjvënës i lartë iranian duket se e ka kundërshtuar linjën zyrtare. Më 7 shtator, Ahmad Bakhshayesh Ardestani tha për mediat iraniane:

“Ne duhet të shkëmbejmë për nevojat tona, duke përfshirë importimin e sojës dhe grurit. Një pjesë e shkëmbimit përfshin dërgimin e raketave dhe një pjesë tjetër përfshin dërgimin e dronëve ushtarakë në Rusi”.

The post Raketat iraniane me të cilat është furnizuar Rusia appeared first on Gazeta Si.

Mbyllen 7 fazat e regjistrimeve në Universitete, nuk ka më vende në degët kryesore. Drejtësia pa interes, ka 107 kuota bosh

13 September 2024 at 11:28

Nga Gazeta Si- Mbyllet sot raundi i parë i regjistrimeve në Universitete ku programet kryesore, ato më të kërkuarit janë ezauruar që prej 3 fazave të para si mjekësia që kishte rekord kërkesash që në ditën e parë të fazave.

Mjekësia, stomatologjia, inxhinieria, inxhinieri informatike, urbanistika dhe IT kanë ezauruar të gjitha kuotat duke treguar dhe këtë vit se vijojnë të mbeten të preferuarat për studentët e ardhshëm.

Ndërkohë, drejtësia duket se nuk është më në interesin e studentëve. Një nga degët më të kërkuara ndër vite, ka deri tani 107 kuota bosh.

Sipas të dhënave, rreth 80 për qind e maturantëve kanë zgjedhur degën e preferuar, duke u lënë kështu hapësirë maturantëve të tjerë, që nuk kanë qenë fitues në 7 fazat e raundit të parë që te zgjedhin degën e preferuar.

Nga dita e nesërme (14 shtator) deri pasditen e të dielës, maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit, për të përzgjedhur një tjetër degë studimi.

Për maturantët nën 6.5 do të ofrohen programe 2 vjeçare profesionale. Viti i ri akademik fillon më 7 tetor.

The post Mbyllen 7 fazat e regjistrimeve në Universitete, nuk ka më vende në degët kryesore. Drejtësia pa interes, ka 107 kuota bosh appeared first on Gazeta Si.

400 raste me Covid në 1 javë gjatë gushtit. Shtatori, rënie infektimesh, mbizotërojnë sëmundjet respiratore

13 September 2024 at 10:54

Nga Gazeta Si- Fundi i korrikut dhe gushti shënuan një valë të re të rritjes së infektimit me Covid.

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini tha për mediat se në këtë periudhë ka pasur deri në 400 raste në javë,.

“Situata e Covid është gjatë gjithë vitit prezent. Ndryshe nga gripi që është sezonal, Covid ka qenë prezent. E ka pasur pikën që e kemi quajtur si valë verore, se vazhdimi nga janari në korrik ka qenë në normalitet. Më pas bëri të njëjtën trajektore ku pati rritje në fund të korrikut deri në fund të gushtit, ku ka shkuar deri në 390-400 raste në javë”, tha Tomini, e cila rekomandon që të mos neglizhohen shenjat.

Për mjekun Ilir Alimehmeti, arsyeja kryesore e rritjes së të infektuarve me Covid gjatë verës kanë qenë udhëtimet, ndërkohë që varianti i Covid vijon të mbetet Omicron.

“Kjo u vu re edhe vjet ku patëm edhe një valë verore. Vala verore ka tendencën të jetë më e qetë por një nga arsyet kryesore janë udhëtimet. Njerëzit lëvizin shumë, në një anketim të Eurostat 90% e europianëve do të lëviznin gjatë verës. Duke pasur koeficientin R më të lartë, ka mundësi të ngjitet dhe në verë. Ndërkohë që gripi nuk e ka dhe s’do të kemi kurrë grip në verë. Varianti mbetet Omicron”, tha Alimehmeti.

I pyetur për pasojat e vaksinës së Covid, mjeku Alimehmeti tha se nuk ka vaksina pa efekte anësore, por kur anon nga e mira rekomandohet, kur anon nga e keqja i heqin.

“Kemi medikamente që i kemi përdorur 40 vjet dhe i kemi hequr. Kishim një situatë emergjence. Pse u caktua me detyrim? Sepse në fillim të dhjetorit të 2020-ës u diskutuan efektivitet 95-96% dhe që do bllokonte transmetueshmërinë. Efektet 10-vjeçare janë të rralla, por nuk mund ta them pa kaluar 10 vite. Duhej një komunikim dhe individualizim, por kjo ishte shumë e vështirë për t’u bërë në atë kohë”

Aktualisht kemi një rënie të rasteve të Covid në qarkullim nga 120 raste në javë në dy javët e fundit, aktualisht kemi 60-70 raste në javë. Por prezenca e infeksioneve respiratore ka vijuar të mbizotërojë.

The post 400 raste me Covid në 1 javë gjatë gushtit. Shtatori, rënie infektimesh, mbizotërojnë sëmundjet respiratore appeared first on Gazeta Si.

❌
❌