Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Finlanda mbron vendimin për të blerë armë izraelite

18 September 2024 at 22:15

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke thënë se vendimi nuk lidhet me mosgatishmërinë e Finlandës për ta njohur një shtet të pavarur palestinez tani për tani.

Finlanda do ta blejë nga Izraeli një sistem mbrojtës raketor, i quajtur David’s Sling. Helsinki e cilëson këtë kundërajror kyç për ta mbrojtur veten, për shkak të sulmeve të vazhdueshme raketore nga fqinji i saj, Rusia, kundër shënjestrave civile dhe ushtarake në Ukrainë.

Stubb, i cili e mori detyrën në mars, e ka përshkruar qëndrimin e ri të politikës së jashtme të Finlandës si “realitet i bazuar në vlera”, i cili, sipas tij, ka të bëjë me “arritjen e gjërave në botë ashtu siç është”, në vend të “promovimit vetëm të një bote siç dua ta shoh unë”.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të martën, Stubb tha se tani nuk është koha për ta njohur një shtet palestinez, edhe pse fqinjët nordikë, Suedia, Islanda dhe së voni Norvegjia, e kanë bërë një gjë të tillë.

“Në rastin e Izraelit dhe Palestinës, realizmi i bazuar në vlera mbizotëron mbi të menduarit tonë për ta njohur Palestinën, në kuptimin se ne duam ta njohim atë, e jo nëse. Por, kur të ndodhë, duam të ketë ndikim drejt një zgjidhje me dy shtete dhe një zgjidhjeje paqësore”, tha ai.

Muajin e kaluar, Stubb u tha diplomatëve finlandezë se njohja e një shteti palestinez nga Finlanda ishte “çështje kohe” dhe se koha e duhur do të zgjidhej në mënyrë strategjike për të promovuar paqe në Lindjen e Mesme.

Ai nguli këmbë se vendimi nuk ka “asgjë të bëjë” me marrëveshjen për armët me Izraelin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Finlanda mbron vendimin për të blerë armë izraelite appeared first on Euronews Albania.

Armand Duka fal kërcënuesit, Gjykata i liron

18 September 2024 at 22:11

Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, u paraqiten disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit Iliria, babai i katër lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.

Një ngjarje e paprecedentë që rezultoi me reagimin e menjëhershëm të Policisë së Durrësit, ku u arrestuan nën akuzës së “Kanosjes për Shkak të Detyrës” personat e përfshirë. Hetimet vazhduan dhe ndaj dy prej tyre, u caktua masa e arrestit me burg.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si personi i prekur personalisht në këtë situatë, në kuadrin e promovimit të vlerave të sportit dhe futbollit, e ka vlerësuar pozitivisht këtë situatë duke zgjedhur t’i falë, madje edhe zyrtarisht të gjithë të përfshirët e kësaj ngjarjeje nëpërmjet një letre drejtuar organeve kompetente.

Mësohet se pranimi i pendesës ka shkuar në organet ligjzbatuese së bashku me falenderimin ndaj tyre, për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në momentin e duhur, duke krijuar kështu një precedent dhe një normë të re në shoqërinë tonë.

Numri 1 i futbollit shqiptar siç bëhet me dije, ka vendosur krejtësisht me vullnet të lirë të gjejë mirëkuptimin dhe kushtet e bashkëpunimit në një ambient të qetë, në të mirë të futbollit.

Të mërkurën gjykata ka liruar nga qelia Nazmi Selmanin dhe nipin e tij Petrit Selmani

 

 

The post Armand Duka fal kërcënuesit, Gjykata i liron appeared first on Euronews Albania.

Akulli, a është kjo një zgjidhje për arrestin kardiak? E shpjegon kardiologu

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 22:01

Kardiologu, Indrit Temali tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se bllokimi i arterieve të zemrës vjen nga shkaqe genetike, ose për shkak të stilit të keq të jetesës.

Kjo temë u diskutua pasi mesditën e kësaj të mërkure ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani pësoi arrest kardiak në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

Sipas kardiologut Telali, stili i keq i jetesës, përdorimi i drograve dhe predispozicioni gjenetik janë disa prej faktorëve që mund të rrisin shanset që një njeri i ri në moshë të pësojë arrest kardiak.

“Njihen bllokimet e arterieve që bllokojnë zemrën, qoftë edhe në moshat e reja për shkak të stilit të keq të jetesës. Duhani është një ves i përhapur tek të rinjtë, predispozicioni gjentik, përdorimi i kokainës, janë shkaqe që ndikojnë në shtimin e aritmisë së zemrës. Ezaurimi fizik deh stimulimi autonomic pra adrenalina e vazhdueshme dhe mospasja e një ekuilibri mes punës dhe pushimit janë faktorë inflamatorë, e mund të na ekspozojnë në hipertension ose aritmi,” -tha Telali.

I pyetur, për një teori që qarkullon se personat që pësojnë arrest kardiak mund të rikthehen në jetë nëse zhyten në akull, kardiologu u shpreh se ende nuk mund të flitet me siguri, pasi duhen studime të cilat do të mund të vërtetojnë këtë teori.

“Shkëncërisht nuk kemi të dhëna të tilkla, por dimë që kur person ii ka mbijetuar më parë një arresti kardiak i duhet evituar hipertermia, pra temperaturat e larta dhe duhet të ftohet nëse ekziston një rast i tillë. Kurse këtë metodën që mund të kthehet në jetë me akull ende nuk është provuar,” –u shpreh kardiologu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Akulli, a është kjo një zgjidhje për arrestin kardiak? E shpjegon kardiologu appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Tubimi i Trump në Long Island/ Policia hedh poshtë teorinë për shpërthim eksplozivi

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 21:40

Elon Musk dhe deputetja Marjorie Taylor Greene kanë shpërndarë në X një thashethem se një pajisje shpërthyese është zbuluar pranë zonës ku ish-presidenti Doanld Trump do të zhvillojë tubimin e tij të radhës.

Kjo teroi u hodh poshtë më vonë nga policia, e cila përcaktoi se thashethemet për një kërcënim me bombë nuk ishin të vërteta.

Donald Trump do të presë një tubim në periferi të Nju Jorkut të mërkurën në mbrëmje duke bërë një hap për të ndryshuar një politikë tatimore që ai nënshkroi në ligj në 2017.

Ish-presidenti do të flasë në Nassau Coliseum në Uniondale, Long Island, në orën 19:00, vetëm tre ditë pas një atentati të dytë kundër tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tubimi i Trump në Long Island/ Policia hedh poshtë teorinë për shpërthim eksplozivi appeared first on Euronews Albania.

“Gjithçka ndodh brenda 1 ore” – Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

18 September 2024 at 21:27

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.

Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews Albania se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.

Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.

“Ne si kardiologë jemi pak më të mësuar me ngjarje të tilla, në mjekësi njihet si vdekja e papritur, është një temë pak e trajtuar, është mirë që komuniteti të informohet me këtë ngjarje, që ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda një ore në një person dukshëm të shëndoshë pa sëmundje, vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë, gjithçka ndodh brenda një ore. Shkaqet janë nga të ndryshmet, aritmitë janë 70-80 e vdekjeve të papritura, mund të ndodhë nga shkaqe të aortës, bllokim të arterieve të mushkërive, nga infarktet, nga dëmtimi i muskulit të zemrës, nga valvulat e zemrës, edhe nga patologji të kanaleve jonike që janë shumë më të holla dhe janë të përcaktuara gjenetikisht. Ka një sërë shkaqesh për vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gjithçka ndodh brenda 1 ore” – Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur appeared first on Euronews Albania.

OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze

18 September 2024 at 20:53

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka miratuar të mërkurën një rezolutë palestineze, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund “pranisë së jashtëligjshme në territoret e uzurpuara palestineze” brenda 12 muajve.

Njëqind e njëzet e katër shtete votuan për këtë rezolutë, 43 të tjera abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe 12 shtete të tjera votuan kundër.

Ky vendim e izolon Izraelin pak ditë para se liderët botërorë të mblidhen në Nju Jork për takimin vjetor të OKB-së. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme më 26 shtator, sikurse edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Rezoluta e së mërkurës pason një opinion këshillues në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se uzurpimi i territoreve palestineze nga Izraeli dhe ndërtimi i vendbanimeve janë të jashtëligjshme.

Ndërkohë, rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme u bën thirrje gjithashtu shteteve që “të ndërmarrin hapa drejt ndërprerjes së importit të çdo produkti me origjinë nga vendbanimet izraelite, si dhe të mos i sigurojnë apo transferojnë armë, municione dhe pajisje të ngjashme Izraelit … kur ka arsye për të dyshuar se ato mund të përdoren në Territorin e Pushtuar Palestinez”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje vendeve të votojnë kundër të mërkurën. Uashingtoni – një furnizues armësh dhe aleat i Izraelit – ka kundërshtuar prej kohësh masat e njëanshme që minojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.

Opinioni GJND-së nuk është detyrues, por ka peshë sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të ndikojë që mbështetja për Izraelin të zbehet.

As rezoluta e së mërkurës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është detyruese, por ka peshë politike. Asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje në Asamble.

“Çdo vend ka një votë dhe bota po na shikon,” tha ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, para Asamblesë së Përgjithshme të martën. “Ju lutemi qëndroni në anën e duhur të historisë. Me ligjin ndërkombëtar, me lirinë, me paqen.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit “joligjor” të territoreve palestineze appeared first on Euronews Albania.

Osmani për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 20:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit.

Mes rreshtave Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët, e gjithashtu ka shkruar se të ndjerin e njihte prej më shumë se dy dekadash.

Në mesazhin e saj ngushëllues, presidentja Osmani shkruan kështu:

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ky lajm i hidhur preku zemrat, jo vetëm të familjes së tij, por të të gjithëve që e njohën, përfshirë edhe mua për më shumë se dy dekada.
Gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit të tij politik, Gerti nuk ishte thjesht një deputet e aktivist politik i përkushtuar, por një përkrahës i palëkundur i Kosovës.
Në çdo rol që mbante dhe në çdo mundësi që iu dha, ai e mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion.
Përkushtimi i tij i palëkundur dhe përpjekjet e tij të palodhura për ta afirmuar Kosovën dhe shqiptarët nuk do të harrohen kurrë.
Gjithmonë do ta kujtoj Gertin, jo vetëm si një koleg, por si një mik të vërtetë, një njeri me integritet, bujari dhe besnikëri.
Ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar.
Humbja e tij është e pamatshme, ndërkaq dhimbja ime është me familjen, në këtë kohë të vështirë.
Gerti iku, por pas la shëmbëlltyrën e profesionistit, politikanit dhe mbi të gjitha të njeriut të mirë!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Gerti Bogdanin!”

The post Osmani për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik appeared first on Euronews Albania.

Kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 20:39

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

Gjykatësi, Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.

Gjykata e Durrësit la në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin në datën 4 shtator, si dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

Kujtojmë që, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci,  kanosën me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Euronews Albania.

“Bota, vend i pavlerë pa ty”/Edlira Çepani mesazh prekës për humbjen e bashkëshortit

18 September 2024 at 20:22

Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta në moshë të re të bashkëshortit të saj Gerti Bogdani.

“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marre, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlere pa ty! Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim!” shkruan Çepani.

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bota, vend i pavlerë pa ty”/Edlira Çepani mesazh prekës për humbjen e bashkëshortit appeared first on Euronews Albania.

Pogradec| Dyshohet se abuzoi seksualisht një shtetase, ndalohet infermieri 36 vjeçar

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 20:18

Policia në Pogradec ka ndaluar një 36 vjeçar, i cili është denoncuar nga një shtetase , me pretendimin se është abuzuar seksualisht nga ky i fundit.

36 vjeçari me inicialet M.M, banues në Pogradec, është me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec.

Ndalimi tij është bërë pasi në një emision investigativ janë shfaqur pamjet filmike të rastit të denoncuar nga nga një shtetase.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, gjatë një emisioni investigativ, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec| Dyshohet se abuzoi seksualisht një shtetase, ndalohet infermieri 36 vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Nesër ditë zie për PD, 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani

18 September 2024 at 20:09

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte.

“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nesër ditë zie për PD, 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Osmani pret në zyrë ambasadorin e SHBA, zbardhen diskutimet

18 September 2024 at 20:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Presidenca përmes një komunikate, ka bërë me dije se Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier.

Në takim është folur për zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, – thuhet në njoftimin e presidencës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani pret në zyrë ambasadorin e SHBA, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës

18 September 2024 at 19:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për drekë pune nesër në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.

Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiç do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE-së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Gjermania paralajmëron Kosovën: Rrezikoni të përjashtoheni nga…

18 September 2024 at 19:51

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit ndaj Kosovës “ekziston kërcënimi” siç ka thënë presidentja Vjosa Osmani, për përjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale në kuadër të këtij procesi.

Pas ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e të dërguarit të po këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazini, tashme edhe ministrja gjermane i ka riktheksuar thirrjet e shtetit të saj për zhbllokimin e CEFTA-s nga Kosova.

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann këto ditë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ajo ka shpërndarë një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku mes tjerash, ka thënë se ia ka bërë të qartë Qeverisë thirrjen për zhbllokimin e CEFTA-s.

Ndërkohë, ditë më parë, emisari gjerman, Manuel Sarrazin ka thënë se do të jetë e vështirë për Kosovën që t’i bashkohet Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian si dhe ka përmendur mundësinë e përjashtimit nga nismat rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania paralajmëron Kosovën: Rrezikoni të përjashtoheni nga… appeared first on Euronews Albania.

Filmi “Pikë uji” i Robert Budinës përfaqëson Shqipërinë në çmimet “Oscar”

18 September 2024 at 19:45

Filmi shqiptar “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar, në garën për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në edicionin e 97-të të Academy Awards, njofton Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ky film, me regjisor Robert Budina dhe me skenar Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja është një triller emocionues që eksploron botën psikologjike të një nëne të fuqishme, e cila gjendet e detyruar të përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi për të mbrojtur të birin.

Filmi ngre pyetjen thelbësore: deri ku mund të shkojë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj?

I prodhuar në vitin 2024 nga EraFilm, “Pikë Uji” mban mbërthyer për 91 minuta publikun, të cilët në Shqipëri pati një pritje të jashtëzakonshme.

Kasti kryesor përbëhet nga Gresa Pallaska (Aida); Arben Bajraktaraj (Iliri); Gerhard Koloneci (Beni); Adem Karaga (Elvis); Paolo Iancu (Mark); Henri Topi (Denis)

Filmi pritet të ketë premierën ndërkombëtare në festival të kategorisë A e më pas do shfaqet në kinematë e vendeve të Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë, duke zgjeruar audiencën e tij përtej kufijve shqiptarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Filmi “Pikë uji” i Robert Budinës përfaqëson Shqipërinë në çmimet “Oscar” appeared first on Euronews Albania.

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 64-vjeçari

18 September 2024 at 19:34

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, ku shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 64-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 19:25

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar.

Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj.

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu edhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit appeared first on Euronews Albania.

Superhëna dhuron pamje spektakolare gjatë eklipsit të saj të pjesshëm

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 18:58

Një superhënë ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën, duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës.

Hëna mundi të shfaqej më e ndritshme dhe më e madhe mbrëmjen e së martës.

Superhënat janë fenomene që ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.

Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në të gjithë Afrikën.

Hëna e plotë e këtij muaji, e njohur si Hëna e Harvest, është e dyta nga katër “superhënat” e këtij viti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Superhëna dhuron pamje spektakolare gjatë eklipsit të saj të pjesshëm appeared first on Euronews Albania.

Budapesti mohon që sinjalizuesit që shpërthyen në Liban janë prodhuar në Hungari

18 September 2024 at 18:58

Qeveria hungareze e ka mohuar se pejxherët e përdorur në shpërthime vdekjeprurëse në Liban dhe Siri më 17 shtator ishin prodhuar në Hungari.

Kompania tajvaneze Gold Apollo tha më herët të mërkurën se e kishte autorizuar përdorimin e markës së saj në pejxherët që shpërthyen në Liban, duke shtuar se ato ishin prodhuar nga një kompani tjetër, me bazë në Budapest.

Pejxherët ishin prodhuar nga BAC Consulting KFT, me bazë në kryeqendrën e Hungarisë, sipas Gold Apollo.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e mohoi të mërkurën vonë se prodhimi i tyre ishte bërë në Hungari.

“Autoritetet hungareze janë të lumtura që kompania në fjalë ishte një kompani ndërmjetëse në tregti, nuk ka prodhuar e as nuk ka godinë të veten në Hungari. Ajo e kishte vetëm një menaxher kryesor të kompanisë në adresën e deklaruar dhe asetet e përmendura nuk kanë qenë kurrë në Hungari”, tha Kovacs në Facebook.

Ai shtoi se shërbimet kombëtare të sigurisë së Hungarisë janë të hapura për të bashkëpunuar me shërbimet partnere ndërkombëtare në hetimin e rastit.

Ky rast, theksoi ai, nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Hungarisë.

Pejxherët – pajisje të telekomunikimit me valë – e përdorur nga grupi militant Hezbollah, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë gjatë 17 shtatorit në Liban dhe në Siri, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe duke plagosur rreth 3.000 njerëz.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë fajësuar Izraelin për atë që u duk të ketë qenë një sulm i sofistikuar nga largësia. Izraeli nuk i ka komentuar këto pretendime.

 

The post Budapesti mohon që sinjalizuesit që shpërthyen në Liban janë prodhuar në Hungari appeared first on Euronews Albania.

Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 18:45

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga një valë e dytë e shpërthimeve nga pajisjet e komunikimit me valë në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Telekomanda e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpërtheu në vendet  jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor, të cilat shihen si bastionet e tij.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për sulmin e së martës dhe u zotua për hakmarrje. Izraeli nuk pranoi të komentojë mbi pretendimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌