❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor

19 September 2024 at 14:34

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune.

Në këtë takim morën pjesë kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidentin e saj.

Sipas burimeve në Komisionin Evropian, takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionere për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me kĂ«tĂ« takim po ashtu dĂ«shmoi se edhe nĂ« mandatin e ri do t’i kushtojĂ« kujdes tĂ« veçantĂ« kĂ«tij rajoni dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si procesit tĂ« zgjerimit tĂ« BE-sĂ«.

NĂ« takim u diskutua edhe pĂ«r “agjendĂ«n e reformave dhe rritjes”, tĂ« cilat tashmĂ« i kanĂ« dorĂ«zuar nĂ« Komisionin Evropian tĂ« gjitha vendet e rajonit tĂ« Ballkanit, si parakusht pĂ«r tĂ« pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenĂ« e fundit qĂ« ka dorĂ«zuar njĂ« dokument tĂ« tillĂ«.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar pĂ«r tĂ« promovuar kĂ«tĂ« plan, ndĂ«rsa atĂ« e ka mbĂ«shtetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anĂ«tare nĂ« KĂ«shillin e BE-sĂ«. Ky plan, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« paketĂ« prej 6 miliardĂ« eurosh, konsiderohet si plani mĂ« ambicioz financiar i BE-sĂ« pĂ«r vendet e rajonit dhe ka pĂ«r qĂ«llim t’iu ndihmojĂ« atyre tĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« gatshme pĂ«r procesin e integrimit nĂ« BE.

 

The post Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit

19 September 2024 at 13:54

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, ka lëshuar një urdhër të qartë për ndalimin e komunikimit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes me zyrtarët e kabinetit të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviç, ata të Qeverisë, Millojko Spajiçit dhe ata të Kuvendit, Andrija Mandiç.

“Ndalohet komunikimi me kabinetet e anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit pĂ«r Mbrojtjen dhe SigurinĂ«, si dhe me kabinetet e ministrave nĂ« Qeveri, pa miratimin tim”, thuhet nĂ« urdhrin e ministrit qĂ« mban datĂ«n 10 shtator 2024.

Anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë janë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Qeverisë. Ky organ komandon Ushtrinë e Malit të Zi.

Analisti politik, Boris Mariç, thotë se urdhri reflekton mosbesimin midis degëve të ndryshme të pushtetit dhe sektorit të mbrojtjes.

“NĂ«se brenda vetĂ« administratĂ«s shtetĂ«rore dhe nĂ« lidhje me kabinetet e presidentit tĂ« shtetit dhe kuvendit kemi njĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« sugjeron nevojĂ«n pĂ«r filtrimin e informacionit, çfarĂ« atĂ«herĂ« mund tĂ« presin mediat dhe shoqĂ«ria civile”, thotĂ« Mariç pĂ«r Radio Evropa e LirĂ« (REL).

Edhe pĂ«r ish-ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviç, veprimi i Krapoviçit Ă«shtĂ« tregues i mosbesimit “mes aktorĂ«ve kyç tĂ« pushtetit aktual”.

I pyetur nga REL-i për arsyet dhe nëse lëshimi i këtij urdhri tregon mosbesim në majat e pushtetit, ministri Krapoviç nuk ka dhënë përgjigje.

Kush është me kë në pushtetin malazias?

Krapoviç është funksionar i demokratëve, partisë së shumicës fituese që rrëzoi pushtetin tridhjetëvjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Në Qeveri janë që nga tetori i vitit të kaluar me Lëvizjen Evropa Tani, të kryeministrit Millojko Spajiç, Frontin Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit dhe partitë minoritare, duke siguruar shumicën edhe në Parlament.

Që nga fillimi i vitit, kryeministri Spajiç dhe kreu i shtetit, Millatoviç, janë në një konflikt të ashpër politik, megjithëse dy vjet më parë themeluan së bashku Lëvizjen Evropa Tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit appeared first on Euronews Albania.

Apel i GJKKO lë në fuqi vendimin e pafajësisë për kryebashkiakun e Pogradecit

19 September 2024 at 13:32

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin i pafajësisë për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Kapri u shpall i pafajshëm në shkallë të parë, por SPAK ushtroi ankim ndaj vendimit të shkallës së parë.

Kryebashkiaku i Pogradecit ishte akuzuar nga SPAK për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë ishte ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi zyrtare te bashkisë i vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apel i GJKKO lë në fuqi vendimin e pafajësisë për kryebashkiakun e Pogradecit appeared first on Euronews Albania.

SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë

19 September 2024 at 13:22

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja e nënshkruar është e para mbi bashkëpunimin strategjik në mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

MarrĂ«veshja do tĂ«Â â€œforcojĂ« partneritetin strategjik ndĂ«rmjet Shteteve tĂ« Bashkuara dhe SerbisĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit amerikan tĂ« Shtetit.

Ajo u nĂ«nshkrua nga NĂ«nsekretari amerikan pĂ«r Rritjen Ekonomike, EnergjinĂ« dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i JashtĂ«m i SerbisĂ«, Marko Gjuriq. Sipas zyrtarĂ«ve amerikanĂ«, ajo “do tĂ« zgjerojĂ« mundĂ«sitĂ« qĂ« kompanitĂ« amerikanĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« sĂ« SerbisĂ« dhe tĂ« promovojĂ« investimet amerikane.”

Ministri serb Gjuriq e quajti marrĂ«veshjen “njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe pĂ«r njĂ« siguri afatgjatĂ« energjie.”

“Kjo Ă«shtĂ« e para, shpresojmĂ«, nĂ« serinĂ« e marrĂ«veshjeve strategjike ndĂ«rmjet SerbisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara qĂ« do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« karakterin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona. Natyrisht qĂ« çështjet e energjisĂ« kanĂ« edhe implikime mĂ« tĂ« gjera, por sot qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« sigurohet furnizimi afatgjatĂ«, i qĂ«ndrueshĂ«m, i sigurtĂ« dhe i pastĂ«r i qytetarĂ«ve tĂ« SerbisĂ« me energji elektrike nĂ« njĂ« formĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ekonomike, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Serbia tĂ« mbetet vend joshĂ«s pĂ«r tĂ«rheqjen e investimeve tĂ« huaja,” deklaroi ministri Gjuriq pas ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit.

Ai shtoi se “dita e sotme do tĂ« shĂ«nohet si njĂ« prej momenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« historinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve ndĂ«rmjet SerbisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.”

NĂ«nsekretari Fernandez tha se marrĂ«veshja do ta ngrejĂ« bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet dy shteteve “nĂ« njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ«â€Â dhe do ta ndihmojĂ« SerbinĂ« tĂ« diversifikojĂ« burimet e energjisĂ«.

“Kemi punuar pĂ«r shumĂ« vite qĂ« kompanitĂ« amerikane tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« investojnĂ« nĂ« teknologjitĂ« e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r nĂ« Serbi dhe mĂ« vjen mirĂ« qĂ« kemi arritur pĂ«rparim. KĂ«tu nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n, por shpresojmĂ« qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bashkĂ«punojmĂ« nĂ« sektorin e energjisĂ« sĂ« pastĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« sfidĂ« e madhe moderne, ndryshimet klimatike janĂ« njĂ« sfidĂ« e madhe, por edhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tĂ« ardhmen e energjisĂ«. Sot kemi bĂ«rĂ« hapin e parĂ« dhe jemi tĂ« kĂ«naqur nga zhvillimi i marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«,” deklaroi zoti Fernandez pas ceremonisĂ«.

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia deri më tani nuk kishin nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi strategjik, apo partneriteti strategjik.

Serbia ka ndërkohë marrëveshje partneriteti të përgjithshëm strategjik me Rusinë dhe Kinën.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet pĂ«r mineralin e litiumit kanĂ« nxitur protesta tĂ« gjera kundĂ«r qeverisĂ« nĂ« Serbi, pĂ«rkundĂ«r paralajmĂ«rimeve tĂ« zyrtarĂ«ve se po bĂ«hen pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se Ă«shtĂ« njoftuar nga shĂ«rbimet ruse tĂ« zbulimit se nĂ« Serbi po pĂ«rgatiten “trazira tĂ« gjera dhe puç” nga fuqitĂ« perĂ«ndimore qĂ« duan ta rrĂ«zojnĂ« nga pushteti. Ai nuk ka thĂ«nĂ« se pĂ«r cilat vende perĂ«ndimore bĂ«het fjalĂ«.

Me rastin e nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes tĂ« mĂ«rkurĂ«n, Shtetet e Bashkuara thanĂ« se ato “mbĂ«shtesin fuqishĂ«m standardet e larta tĂ« transparencĂ«s dhe tĂ« qenit tĂ« hapur nĂ« prokurimin publik, tĂ« pĂ«rcaktuara nga organizatat shumĂ«kombĂ«she” dhe nxitĂ«n SerbinĂ« tĂ« pĂ«rvetĂ«sojĂ« kĂ«to standarde, sipas deklaratĂ«s.

Sipas Shteteve tĂ« Bashkuara, marrĂ«veshja e arritur me SerbinĂ« Ă«shtĂ« rezultat i “njĂ« pĂ«rpjekjeje shumĂ«vjeçare” tĂ« specialistĂ«ve tĂ« angazhuar nga pesĂ« agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron pĂ«rkrahjen e fuqishme tĂ« qeverisĂ« amerikane pĂ«r investitorĂ«t amerikanĂ« dhe projektet pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r” dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit tĂ« Shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë appeared first on Euronews Albania.

Trishtim dhe lot, përcillet në banesën e fundit Gerti Bogdani

19 September 2024 at 12:57

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani është përcjellë për në banesën e fundit pas homazheve të mbajtura për rreth 3 orë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Me lot e dhimbje, familjarë, miq, kolegë të politikës dhe njerëz të zakonshëm nderuan kujtimin e ish-deputetit i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin në ambientet e parlamentit

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur të mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

KolegĂ« nga tĂ« gjitha krahĂ«t e politikĂ«s, miq e qytetarĂ« tĂ« shumta kanĂ« pritur nĂ« radhĂ« para ambienteve tĂ« Kuvendit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« lamtumirĂ«n e fundit ish-deputetit Bogdani.

Luçiano Boçi: Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike. Do jesh gjithmonë pjesë e kumtit politik të PD

“Trishtimi dhe hidhĂ«rimi ynĂ« dhe i familjes sonĂ« politike Ă«shtĂ« po kaq i madh edhe sa i familjes sĂ« tij, parajsĂ«s sĂ« tij.

Gerti vërtet sot udhëton drejt parajsës, por me atë bindjen e madhe që ai dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, në familjen e tij, në shoqërinë e tij.

Pse jo edhe te imponimi që sillte në Kuvendin e Shqipërisë si zë i fortë, me imponimin që sillte me zërin e tij në politikën shqiptare dhe me zërin e tij si njeri, shembull i të rinjve që duhte të ndërtojnë një karrierë politike të ndershme dhe të përkushtuar siç e kishte Gerti Bogdani.

Vërtet unë nuk e besoj ende, dhe të gjithë kolegët nuk e besojnë, ai do mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim që Gerti të ishte mes nesh, por ja që Zoti që bën shumë veprime të drejta, duket sikur sot na fut në atë meditimin se pse Gerti duhej të ikte kaq i ri dhe në kulmin e karrierës së tij politike dhe në kulmin e lumturisë së tij familjare.

Por, fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është që ta nderojmë, ta respektojmë, ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij.

Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike.

Shumë ngushëllime për familjarët, për fëmijët e tij, për fëmijët e tij, për bashkëshorten e tij, për të dashurit e tij.

Gerti do jetĂ« gjithmonĂ« pjesĂ« e kumtimit dhe e kumtit politik tĂ« PD”, tha Boçi pĂ«r mediat pas homazheve.

Liri Berisha në homazhet për Gerti Bogdanin: Do e kujtojmë me shumë respekt

Liri Berisha, bashkĂ«shortja e ish u shfaq e prekur para mediave ku dha njĂ« mesazh ngushĂ«llimi fillimisht pĂ«r familjarĂ«t e ish-deputetit e mĂ« pas pĂ«r miqtĂ« dhe kolegĂ«t e tij. Ajo tha se do e kujtojnĂ« “gjithnjĂ« me shumĂ« dashuri me shumĂ« respekt, me shumĂ« mirĂ«si”.

“AsgjĂ« nuk ka mĂ« shumĂ« vlerĂ« nĂ« kĂ«to momente se sa jeta e atij qĂ« iku. NĂ« pozicionin e nĂ«nĂ«s dua tĂ« ngushĂ«lloj prindĂ«rit nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« dhe lutem bashkĂ« me ta tĂ« gjejnĂ« forcĂ«n pĂ«r ta kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« dhimbje e kĂ«putje tĂ« rĂ«ndĂ«.

EdlirĂ«n, para tĂ« cilĂ«s dalim sot, e presin detyra shumĂ« tĂ« rĂ«nda e tĂ« vĂ«shtira. NgushĂ«llime tĂ« gjithĂ« miqve shokĂ«ve me tĂ« cilĂ«t ai bĂ«ri njĂ« rrugĂ«tim kaq tĂ« shkurtĂ«r por tĂ« bukur. Do e kujtojmĂ« gjithnjĂ« me shumĂ« dashuri me shumĂ« respekt, me shumĂ« mirĂ«si”,-tha Liri Berisha.

Gerti Bogdani ishte themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në botë.

Karrierën politike ai e nisi në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, kur ishte vetëm 29-vjeç.

Në vitet 2010 ai ka qenë një nga të rinjtë më premtues në Partinë Demokratike, duke patur një aktivitet të vrullshëm politik dhe si drejtues i FRPD-së.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe Ă«shtĂ« babai i dy fĂ«mijĂ«ve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trishtim dhe lot, përcillet në banesën e fundit Gerti Bogdani appeared first on Euronews Albania.

Rusia pretendon se ka bërë përparim në Kursk

19 September 2024 at 11:36

Rusia ka marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin e saj perëndimor të Kurskut, pretendoi një komandant i lartë, teksa forcat ruse po përparojnë kundër mijëra forcave ukrainase, që nisën ofensivën në këtë rajon kufitar rus muajin e kaluar.

Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kryer ofensivë në rajonin perëndimor rus të Kurskut.

Gjeneralmajori Apti Alaudinov, komandant i forcave speciale Akhmat tĂ« ÇeçenisĂ«, i cili njĂ«herĂ«sh Ă«shtĂ« edhe zĂ«vendĂ«skomandant i departamentit ushtarako-politik tĂ« MinistrisĂ« ruse tĂ« Mbrojtjes, tha se Rusia ka marrĂ« kontrollin e Nikolajevo-Darinos dhe Darinos.

Këto fshatrat gjenden rreth 15 kilometra nga ish-vijat e frontit, që ishin vendosur nga forcat ukrainase në gusht.

“I gjithĂ« fronti ynĂ« ka lĂ«vizur pĂ«rpara”, tha Aludinov, i cili shtoi se forcat ruse po ashtu po bĂ«jnĂ« pĂ«rparime nĂ« lindje tĂ« UkrainĂ«s.

Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, ka nisur muajin e kaluar një kundërofensivë të madhe kundër forcave ukrainase në territorin që ata morën.

Ukraina po tenton që të kryejë ofensivë përgjatë kufirit rus dhe në vende të tjera, në mënyrë që Moska të zhvendosë trupat e nga lindja e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Rusia llogaritet se kontrollon rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës dhe së fundi po përparon në lindje të Ukrainës, teksa të martën mori kontrollin e një qyteze atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia pretendon se ka bërë përparim në Kursk appeared first on Euronews Albania.

Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, mbi 1 mijë të evakuuar në Emilia-Romagna

19 September 2024 at 11:19

Italia, ashtu siç kishin parashikuar shërbimet meteorologjike, është përfshirë ditën e djeshme nga stuhi të fuqishme që kanë sjellë përmbytje kryesisht në veri të vendit.

Lumi Senio ka vërshuar në lagjen Castel Bolognese pranë Ravenës dhe uji po arrin në qendër të qytetit, ndërsa në të gjithë rajonin Emilia-Romagna më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, thanë sot autoritetet lokale.

Përveç 800 personave të evakuuar në zonën e Ravenës, 165 persona të tjerë u detyruan të linin shtëpitë e tyre në zonën e Bolonjës, raporton Ansa.

Shërbimet e trenave janë pezulluar që prej natës së kaluar midis Forlit dhe Faenza, midis Ravenna dhe Castel Bolognese, Ravenna dhe Ferrara dhe midis Ravenna dhe Faenza për shkak të kushteve të motit që mund të çojnë në përmbytje.

Përveç qarkullimit hekurudhor, janë mbyllur edhe shkollat. Provincat më të prekura janë Bolonja, Cesena, Forli, Ravenna dhe Rimini.

Në maj të vitit 2023, rajoni u godit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të lidhura me reshjet që vranë 15 njerëz dhe shkaktuan miliarda euro dëme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veriu i Italisë nën pushtetin e ujit, mbi 1 mijë të evakuuar në Emilia-Romagna appeared first on Euronews Albania.

Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete

19 September 2024 at 10:49

Kompania “AMG Lithium” hapi rafinerinĂ« e parĂ« tĂ« litiumit nĂ« EvropĂ« nĂ« Bitterfeld-Wolfen tĂ« GjermanisĂ«. Rafineria u ndĂ«rtua pĂ«r pak mĂ« shumĂ« se dy vjet dhe kushtoi rreth 140 milionĂ« euro, shkruan Euronews.

Shumica e litiumit për fabrikën do të vijë nga Brazili. Detyra e rafinerisë është të konvertojë më pas lëndën e parë në hidroksid litiumi të përshtatshëm me bateritë. Fabrika pritet të prodhojë 20.000 tonë hidroksid litium në vit, i mjaftueshëm për të fuqizuar 500.000 automjete elektrike.

Litiumi Ă«shtĂ« njĂ« komponent kyç nĂ« prodhimin e baterive tĂ« automjeteve elektrike (EV). ËshtĂ« njĂ« element qĂ« kĂ«rkohet shumĂ« si pasojĂ« e tranzicionit global drejt energjisĂ« sĂ« gjelbĂ«r.

Në përgjigje të kërkesës së saj në rritje, BE-ja propozoi një plan veprimi për lëndët e para kritike për vitin 2020, i cili synon të reduktojë varësinë e Evropës nga burimet e jashtme të furnizimit.

Aktualisht, shumica e automjeteve hibride dhe elektrike pĂ«rdorin bateri litium-jon. Menaxheri i pĂ«rgjithshĂ«m i “AMG Lithium” Stefan Scherer tha se “nĂ«se doni njĂ« performancĂ« tĂ« caktuar dhe diapazon tĂ« lĂ«vizjes, atĂ«herĂ« bateria litium-jon Ă«shtĂ« thjesht e pamposhtur”.

NĂ« tĂ« ardhmen, kĂ«tu do tĂ« prodhohet edhe litiumi nga minierat evropiane, si Portugalia dhe mali Erzgebirge (KruĆĄne Hori) nĂ« kufirin e RepublikĂ«s Çeke dhe GjermanisĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete appeared first on Euronews Albania.

Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge

19 September 2024 at 09:39

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “Operacionalja 17”, u vunĂ« nĂ« pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« TiranĂ«.

KĂ«ta shtetas ishin shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata Themelore e GjakovĂ«s, KosovĂ«, me vendimin e datĂ«s 19.08.2024, i ka dĂ«nuar me 2 vjet burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e lĂ«ndĂ«ve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i KosovĂ«s.

Vijon bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, pĂ«r t’i ekstraduar kĂ«ta shtetas, nĂ« KosovĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Tiranë 2 të dënuar për trafik droge appeared first on Euronews Albania.

EMRI| I armatosur nĂ« “Audin” e blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra

19 September 2024 at 09:09

NjĂ« person i armatosur Ă«shtĂ« arrestuar nga Komisariati i PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar Befasia u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi Klaudjo Lamaj, 30 vjeç, banues nĂ« GjirokastĂ«r, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1 nĂ« bashkĂ«punim me ato tĂ« Sektorit tĂ« ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja”, ditĂ«n e djeshme kanĂ« siguruar informacion nga inteligjenca informative se me njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« blinduar, me targa gjermane, qarkullonte njĂ« shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar nĂ« kĂ«to informacione Ă«shtĂ« organizuar puna pĂ«r kapjen e tij dhe Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”. NĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri” shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Klaudjo Lamaj tĂ« cilit gjatĂ« kontrollit fizik i gjetĂ«n njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« me krĂ«hĂ«r e municion luftarak, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale se bashku me automjetin dhe njĂ« aparat celular”, bĂ«ri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| I armatosur nĂ« “Audin” e blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra appeared first on Euronews Albania.

Municionet nga India përfundojnë në Ukrainë, zemërohet Rusia

19 September 2024 at 08:53

Predha të artilerisë, të shitura nga prodhuesit e armëve në Indi, janë devijuar nga konsumatorët evropianë për në Ukrainë. Dhe, Nju Delhi nuk ka ndërhyrë për të ndalur këtë tregti, pavarësisë zemërimit të shprehur nga Moska.

Kështu thanë 11 zyrtarë të Indisë dhe qeverive evropiane, por edhe të industrisë së mbrojtjes, teksa ky pretendim mbështetet edhe nga analizimi që Reuters u ka bërë të dhënave të qasshme të doganave.

Dërgesat me municione për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë kanë ndodhur mbi një vit më parë, sipas burimeve dhe të dhënave të doganave.

Rregullat për eksportin e armëve në Indi kufizojnë përdorimin e armëve të blerësi i deklaruar, i cili rrezikon që të mos blejë më armë nga India nëse kryen dërgesa të pautorizuar.

Kremlini e kishte ngritur këtë çështje në të paktën dy raste, përfshirë edhe gjatë takimit të zhvilluar në korrik mes ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe homologut të tij nga India, thanë tre zyrtarë të Indisë, raporton Reuters.

Ministritë e Mbrojtjes në Rusi dhe Indi nuk kanë pranuar të komentojnë. Por, në janar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, deklaroi se India nuk i ka dërguar dhe nuk i ka shitur predha të artilerisë Ukrainës.

Burime brenda Qeverisë dhe industrisë së Mbrojtjes i thanë Reuters se municioni i prodhuar nga India përbën vetëm një sasi të vogël të municioneve që përdoren nga Ukraina.

NĂ« mesin e shteteve evropiane qĂ« i kanĂ« dĂ«rguar UkrainĂ«s municione tĂ« prodhuara nĂ« Indi janĂ« Italia dhe Republika Çeke, dy shtete lidere nĂ« nismĂ«n pĂ«r furnizimin e Kievit me municione nga vendet jashtĂ« Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Indisë tha se Nju Delhi ka monitoruar situatën. Por, shefat e industrisë së mbrojtjes, që kanë pasur njohur për dërgesat, sipas këtij zyrtari, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që të ndalin furnizimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Municionet nga India përfundojnë në Ukrainë, zemërohet Rusia appeared first on Euronews Albania.

Seri tërmetesh në ishullin grek të Kretës

19 September 2024 at 08:49

Disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, goditën ishullin grek të Kretës këtë mëngjes dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Siç raportohet nga EMSC, tërmeti i parë ndodhi në orën 04:45 me orën lokale dhe ishte me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi prej 27 kilometrash dhe 64 kilometra në jug të Heraklionit.

Ai u pasua, rreth orës 06:22, nga një tërmet i ri, më i fortë deri tani, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi 11 kilometra dhe në një distancë prej 109 kilometra nga Heraklioni.

Pak më vonë, rreth orës 6:29 të mëngjesit me orën lokale, një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në një thellësi prej 19 kilometrash dhe në një distancë prej 165 kilometrash në veriperëndim të Heraklionit, raportoi EMSC.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Seri tërmetesh në ishullin grek të Kretës appeared first on Euronews Albania.

20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut

19 September 2024 at 08:41

Të paktën 20 persona u vranë dhe 450 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të radiove të dorës që përdoren për komunikim nga organizata Hezbollah. Shpërthimet ndodhën në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit.

Së paku një nga shpërthimet ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollahu, organizatë që mbështetet nga Irani, për personat e vrarë një ditë më parë, kur mijëra pajisje komunikimi shpërthyen në mbarë vendin duke lënë edhe shumë të plagosur në radhët e luftëtarëve të kësaj organizate.

Grupi Hezbollah fajĂ«soi Izraelin pĂ«r sulmet. Autoritetet izraelite nuk kanĂ« bĂ«rĂ« deklarata edhe pse ekspertĂ«t e sigurisĂ« nĂ« Lindjen e Mesme dhe SHBA u thanĂ« mediave amerikane se sulmet e tĂ« martĂ«s ndaj pasijeve tĂ« komunikimit qĂ« njihen si ‘pagers’ ishin vepĂ«r e Mossadit, agjencisĂ« izraelite tĂ« inteligjencĂ«s.

Të mërkurën, Hezbollahu tha se në shenjë hakmarrjeje kishte sulmuar pozicionet e artilerisë izraelite me raketa, sulmi i parë që kishte si objektiv armikun e tij kryesor dhe ngriti perspektivën e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Radiot e dorës ishin blerë nga organizata Hezbollah pesë muaj më parë, afërsisht në të njëjtën kohë kur ishin blerë edhe pajisjet e tjera të komunikimit, tha një zyrtar nga strukturat e sigurisë.

Agjencia izraelite e zbulimit Mossad, e cila ka një historik të gjatë operacionesh të sofistikuara jashtë vendit, vendosi eksplozivë brenda pajisjeve të importuara nga Hezbollahu, disa muaj përpara shpërthimeve të së martës, tha një zyrtar i lartë libanez i sigurisë, si dhe një tjetër person për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmi i së martës plagosi rreth 3,000 persona, përfshirë shumë luftëtarë të grupit militant, si dhe ambasadorin e Iranit në Bejrut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Veriut teston një raketë të re balistike

19 September 2024 at 08:18

Koreja e Veriut tha se ka testuar njĂ« raketĂ« balistike, qĂ« pretendon se Ă«shtĂ« e aftĂ« tĂ« bartĂ« koka bĂ«rthamore “shumĂ« tĂ« mĂ«dha”. Sipas medias shtetĂ«rore, Pheniani ka testuar po ashtu njĂ« raketĂ« lundruese.

UdhĂ«heqĂ«si Kim Jong Un ka pĂ«rcjellĂ« nga afĂ«r testimin e “llojit tĂ« ri tĂ« raketĂ«s balistike, Hwasongpho-11-Da-4.5, dhe tĂ« njĂ« rakete tĂ« pĂ«rmirĂ«suar lundruese”.

GjatĂ« kĂ«tij viti, Koreja e Veriut ka kryer njĂ« sĂ«rĂ« testimesh tĂ« armĂ«ve. KĂ«to testime, sipas ekspertĂ«ve, mund tĂ« jenĂ« tĂ« lidhura me furnizimin e supozuar me armĂ« qĂ« Pheniani dĂ«rgon nĂ« Rusi, me qĂ«llim qĂ« Moska t’i pĂ«rdorĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s.

“Lloji i ri i raketĂ«s taktike balistike Ă«shtĂ« pajisur me njĂ« kokĂ« bĂ«rthamore konvencionale, super tĂ« madhe, me peshĂ« prej 4.5 tonĂ«sh”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Veriu “po ashtu kreu testimin e njĂ« rakete strategjike lundruese, performancat e sĂ« cilĂ«s janĂ« pĂ«rmirĂ«suar shumĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r luftĂ«â€, tha KCNA-ja.

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, e cial fluturoi rreth 400 kilometra në lindje të Gadishullit Korean.

Testimi “synonte verifikimin e saktĂ«sisĂ« sĂ« goditjes nĂ« rreze tĂ« mesme prej 320 kilometrash me pajisje tĂ« fuqishme shpĂ«rthyese dhe me njĂ« kokĂ« bĂ«rthamore shumĂ« tĂ« madhe”, tha KCNA-ja.

Kim tha se testime tĂ« tilla janĂ« tĂ« nevojshme pĂ«r “gjendjen e sigurisĂ«â€ sĂ« shtetit tĂ« tij.

“Situata ushtarake dhe politike nĂ« rajon
 Ă«shtĂ« tregues se puna nĂ« forcimin e kapaciteteve ushtarake pĂ«r vetĂ«mbrojtje duhet tĂ« jetĂ« çështja kryesore”, tha ai, sipas KCNA-sĂ«.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koreja e Veriut teston një raketë të re balistike appeared first on Euronews Albania.

Finlanda mbron vendimin për të blerë armë izraelite

18 September 2024 at 22:15

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka mbrojtur vendimin e vendit të vet për të blerë armë nga Izraeli përkundër luftës në Gazë, duke thënë se vendimi nuk lidhet me mosgatishmërinë e Finlandës për ta njohur një shtet të pavarur palestinez tani për tani.

Finlanda do ta blejĂ« nga Izraeli njĂ« sistem mbrojtĂ«s raketor, i quajtur David’s Sling. Helsinki e cilĂ«son kĂ«tĂ« kundĂ«rajror kyç pĂ«r ta mbrojtur veten, pĂ«r shkak tĂ« sulmeve tĂ« vazhdueshme raketore nga fqinji i saj, Rusia, kundĂ«r shĂ«njestrave civile dhe ushtarake nĂ« UkrainĂ«.

Stubb, i cili e mori detyrĂ«n nĂ« mars, e ka pĂ«rshkruar qĂ«ndrimin e ri tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« FinlandĂ«s si “realitet i bazuar nĂ« vlera”, i cili, sipas tij, ka tĂ« bĂ«jĂ« me “arritjen e gjĂ«rave nĂ« botĂ« ashtu siç Ă«shtĂ«â€, nĂ« vend tĂ« “promovimit vetĂ«m tĂ« njĂ« bote siç dua ta shoh unĂ«â€.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të martën, Stubb tha se tani nuk është koha për ta njohur një shtet palestinez, edhe pse fqinjët nordikë, Suedia, Islanda dhe së voni Norvegjia, e kanë bërë një gjë të tillë.

“NĂ« rastin e Izraelit dhe PalestinĂ«s, realizmi i bazuar nĂ« vlera mbizotĂ«ron mbi tĂ« menduarit tonĂ« pĂ«r ta njohur PalestinĂ«n, nĂ« kuptimin se ne duam ta njohim atĂ«, e jo nĂ«se. Por, kur tĂ« ndodhĂ«, duam tĂ« ketĂ« ndikim drejt njĂ« zgjidhje me dy shtete dhe njĂ« zgjidhjeje paqĂ«sore”, tha ai.

Muajin e kaluar, Stubb u tha diplomatĂ«ve finlandezĂ« se njohja e njĂ« shteti palestinez nga Finlanda ishte â€œĂ§Ă«shtje kohe” dhe se koha e duhur do tĂ« zgjidhej nĂ« mĂ«nyrĂ« strategjike pĂ«r tĂ« promovuar paqe nĂ« Lindjen e Mesme.

Ai nguli kĂ«mbĂ« se vendimi nuk ka “asgjĂ« tĂ« bĂ«jĂ«â€ me marrĂ«veshjen pĂ«r armĂ«t me Izraelin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Finlanda mbron vendimin për të blerë armë izraelite appeared first on Euronews Albania.

Armand Duka fal kërcënuesit, Gjykata i liron

18 September 2024 at 22:11

Ngjarja e disa javëve më parë, kur në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit pas disa mesazheve kërcënuese, u paraqiten disa persona, mes të cilëve presidenti i klubit të futbollit Iliria, babai i katër lojtarëve, Nazmi Selmani, së bashku me disa familjarë, shkaktoi panik në ambientin e futbollit shqiptar.

NjĂ« ngjarje e paprecedentĂ« qĂ« rezultoi me reagimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, ku u arrestuan nĂ«n akuzĂ«s sĂ« “Kanosjes pĂ«r Shkak tĂ« DetyrĂ«s” personat e pĂ«rfshirĂ«. Hetimet vazhduan dhe ndaj dy prej tyre, u caktua masa e arrestit me burg.

Presidenti i FSHF-sĂ«, Armand Duka, si personi i prekur personalisht nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, nĂ« kuadrin e promovimit tĂ« vlerave tĂ« sportit dhe futbollit, e ka vlerĂ«suar pozitivisht kĂ«tĂ« situatĂ« duke zgjedhur t’i falĂ«, madje edhe zyrtarisht tĂ« gjithĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«t e kĂ«saj ngjarjeje nĂ«pĂ«rmjet njĂ« letre drejtuar organeve kompetente.

Mësohet se pranimi i pendesës ka shkuar në organet ligjzbatuese së bashku me falenderimin ndaj tyre, për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në momentin e duhur, duke krijuar kështu një precedent dhe një normë të re në shoqërinë tonë.

Numri 1 i futbollit shqiptar siç bëhet me dije, ka vendosur krejtësisht me vullnet të lirë të gjejë mirëkuptimin dhe kushtet e bashkëpunimit në një ambient të qetë, në të mirë të futbollit.

Të mërkurën gjykata ka liruar nga qelia Nazmi Selmanin dhe nipin e tij Petrit Selmani

 

 

The post Armand Duka fal kërcënuesit, Gjykata i liron appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

“Gjithçka ndodh brenda 1 ore” – Mjeku shpjegon shkaqet qĂ« sjellin vdekjen e papritur

18 September 2024 at 21:27

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën.

Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews Albania se vdekja e papritur kardiake është një ngjarje që ndodh dhe nuk zgjedh, edhe pse pak flitet për të.

Ai tregoi se vdekja e papritur nuk ka shenja që i paraprijnë dhe mund të ndodhë për një sërë shkaqesh.

“Ne si kardiologĂ« jemi pak mĂ« tĂ« mĂ«suar me ngjarje tĂ« tilla, nĂ« mjekĂ«si njihet si vdekja e papritur, Ă«shtĂ« njĂ« temĂ« pak e trajtuar, Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« komuniteti tĂ« informohet me kĂ«tĂ« ngjarje, qĂ« ndodh dhe nuk zgjedh. Vdekja ndodh brenda njĂ« ore nĂ« njĂ« person dukshĂ«m tĂ« shĂ«ndoshĂ« pa sĂ«mundje, vdekja e papritur nuk ka shenja qĂ« i paraprijnĂ«, gjithçka ndodh brenda njĂ« ore. Shkaqet janĂ« nga tĂ« ndryshmet, aritmitĂ« janĂ« 70-80 e vdekjeve tĂ« papritura, mund tĂ« ndodhĂ« nga shkaqe tĂ« aortĂ«s, bllokim tĂ« arterieve tĂ« mushkĂ«rive, nga infarktet, nga dĂ«mtimi i muskulit tĂ« zemrĂ«s, nga valvulat e zemrĂ«s, edhe nga patologji tĂ« kanaleve jonike qĂ« janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« holla dhe janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara gjenetikisht. Ka njĂ« sĂ«rĂ« shkaqesh pĂ«r vdekjen e papritur kardiake”, shpjegoi mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gjithçka ndodh brenda 1 ore” – Mjeku shpjegon shkaqet qĂ« sjellin vdekjen e papritur appeared first on Euronews Albania.

OKB i kĂ«rkon Izraelit t’i japĂ« fund uzurpimit “joligjor” tĂ« territoreve palestineze

18 September 2024 at 20:53

Asambleja e PĂ«rgjithshme e Kombeve tĂ« Bashkuara (OKB) e ka miratuar tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« rezolutĂ« palestineze, e cila i kĂ«rkon Izraelit t’i japĂ« fund “pranisĂ« sĂ« jashtĂ«ligjshme nĂ« territoret e uzurpuara palestineze” brenda 12 muajve.

Njëqind e njëzet e katër shtete votuan për këtë rezolutë, 43 të tjera abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe 12 shtete të tjera votuan kundër.

Ky vendim e izolon Izraelin pak ditë para se liderët botërorë të mblidhen në Nju Jork për takimin vjetor të OKB-së. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme më 26 shtator, sikurse edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Rezoluta e së mërkurës pason një opinion këshillues në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se uzurpimi i territoreve palestineze nga Izraeli dhe ndërtimi i vendbanimeve janë të jashtëligjshme.

NdĂ«rkohĂ«, rezoluta e AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme u bĂ«n thirrje gjithashtu shteteve qĂ« “tĂ« ndĂ«rmarrin hapa drejt ndĂ«rprerjes sĂ« importit tĂ« çdo produkti me origjinĂ« nga vendbanimet izraelite, si dhe tĂ« mos i sigurojnĂ« apo transferojnĂ« armĂ«, municione dhe pajisje tĂ« ngjashme Izraelit 
 kur ka arsye pĂ«r tĂ« dyshuar se ato mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« Territorin e Pushtuar Palestinez”.

Ambasadorja e SHBA-sĂ« nĂ« OKB, Linda Thomas-Greenfield, u bĂ«ri thirrje vendeve tĂ« votojnĂ« kundĂ«r tĂ« mĂ«rkurĂ«n. Uashingtoni – njĂ« furnizues armĂ«sh dhe aleat i Izraelit – ka kundĂ«rshtuar prej kohĂ«sh masat e njĂ«anshme qĂ« minojnĂ« perspektivĂ«n e njĂ« zgjidhjeje me dy shtete.

Opinioni GJND-së nuk është detyrues, por ka peshë sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të ndikojë që mbështetja për Izraelin të zbehet.

As rezoluta e së mërkurës e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk është detyruese, por ka peshë politike. Asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje në Asamble.

“Çdo vend ka njĂ« votĂ« dhe bota po na shikon,” tha ambasadori palestinez nĂ« OKB, Riyad Mansour, para AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« martĂ«n. “Ju lutemi qĂ«ndroni nĂ« anĂ«n e duhur tĂ« historisĂ«. Me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar, me lirinĂ«, me paqen.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB i kĂ«rkon Izraelit t’i japĂ« fund uzurpimit “joligjor” tĂ« territoreve palestineze appeared first on Euronews Albania.

“Bota, vend i pavlerĂ« pa ty”/Edlira Çepani mesazh prekĂ«s pĂ«r humbjen e bashkĂ«shortit

18 September 2024 at 20:22

Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pĂ«rmes njĂ« mesazhi tĂ« ndjerĂ« nĂ« rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta nĂ« moshĂ« tĂ« re tĂ« bashkĂ«shortit tĂ« saj Gerti Bogdani.

“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qĂ« unĂ« nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashĂ« ndonjĂ«herĂ« mjaftueshĂ«m sa tĂ« adhuroj!!! Zoti merr pranĂ« vetes mĂ« tĂ« mirĂ«t, por ty s’duhet tĂ« tĂ« kishte marre, se unĂ«, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje pĂ«r ty, pĂ«r dashurinĂ« tĂ«nde pĂ«r jetĂ«n, pĂ«r kĂ«shillĂ«n e drejtĂ« qĂ« jep gjithmonĂ«, pĂ«r modelin e duhur qĂ« je gjithmonĂ«! Bota Ă«shtĂ« njĂ« vend i pavlere pa ty! Do tĂ« tĂ« duam pĂ«rjetĂ«, bashkĂ«shorti, babai, shoku dhe njeriu mĂ« i mirĂ« qĂ« do jetojĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«! Do tĂ« tĂ« dua çdo ditĂ« tĂ« jetĂ«s derisa tĂ« takohemi serish, drita e çdo rrugĂ«timi tim!” shkruan Çepani.

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« mĂ«rkure. Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike pĂ«soi arrest kardiak ndĂ«rsa ishte nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bota, vend i pavlerĂ« pa ty”/Edlira Çepani mesazh prekĂ«s pĂ«r humbjen e bashkĂ«shortit appeared first on Euronews Albania.

Nesër ditë zie për PD, 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani

18 September 2024 at 20:09

Në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte.

“TĂ« gjitha aktivitetet e PartisĂ« Demokratike nĂ« datat 18 dhe 19 shtator nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin do tĂ« anulohen”, njofton PD.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« mĂ«rkure. Ish-deputeti i PartisĂ« Demokratike pĂ«soi arrest kardiak ndĂ«rsa ishte nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« rrugĂ«n “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nesër ditë zie për PD, 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Euronews Albania.

❌
❌