Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K
20 September 2024 at 09:35

Sinoptikani i njohur Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, në një lidhje direkte për Klan News, shprehet se gjatë këtyre ditëve pritet që të kemi temperatura të larta që shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Sipas tij, do të kemi vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave.

Hakil Osmani:Vendi ynë ditën e sotme mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpesha, të cilat herë pas here parashikohet të kenë zhvillimet e tyre. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi edhe mundësira për reshje shiu. Në pjesën Lindore do të kenë më të dukshme, por edhe në Ultësirën Perëndimore do i kemi prezente reshjet në sasira më të pakëta. Në mbrëmje kemi përmirësim gradual të kushteve të motit.

Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj,.

Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, gjatë orëve të pasdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat juglindore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit nga dita e sotme do të jenë të larta duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 29 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Regjistrohen në qarkun e Elbasanit, Beratit, Tiranës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Por jo vetëm ditën e sotme do të kemi temperatura të larta. Edhe gjatë fundjavës kemi maksimumet në qytetet e ultësirës perëndimore do të jenë në vlerën 28 apo 29 gradë Celsius në orët e mesditës. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit”.

The post Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT)

By: V K
20 September 2024 at 09:27

Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme.

Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar.

Ndërsa në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar, janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

The post Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar

By: V K
20 September 2024 at 08:49

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës.

Ky projekt është pjesë e Unazës së Madhe, ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve.

Postimi:

“Mirëmëngjes

dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

The post Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
20 September 2024 at 08:10

Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë.

Euro, blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE

By: V K
20 September 2024 at 07:59

Mbrëmjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë. Në Australi janë arrestuar shqiptarë. Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE appeared first on Albeu.com.

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit

By: V K
20 September 2024 at 07:48

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18-vjeç, dhe E. M., rreth 20-vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para

By: V K
20 September 2024 at 07:30

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç” në Shkodër, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese.

Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49-vjeç.

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat

By: V K
20 September 2024 at 07:19

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht do jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri dhe mesatar, do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

By: V K
20 September 2024 at 07:13

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.

Demi

Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!

Binjakët

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.

Luani

Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.

Virgjëresha

Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.

Peshorja

Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.

Shigjetari

Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.

Bricjapi

Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.

Ujori

Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite, një familjar i juaji t’iu kërkojë një nder dhe koha e kaluar me të do ju ndihmojë që ta njihni më mirë, shkruan noa.al. Gjatë kohës së lirë mund të shijini disa momente relaksi. Në dashuri, do të arrini të rigjeni intensitetin.

Peshqit

Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.

The post Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj

By: V K
19 September 2024 at 15:23

Ndërsa afati zyrtar për dorëzimin e dosjeve nga ata që duan të drejtojnë policinë e shtetit ka përfunduar, Ministria e Brendshme ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën.

Por burimet bënë të ditur se një nga kandidatët është Neritan Nallbati. Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrësit, Berat, Fier etj.

Pëllumb Seferi, është një tjetër emër që konsiderohet me potencial të fortë brenda policisë. Prej dy vjetësh Seferi drejton Departamentin për Marrëdhënjet Ndërkombëtare, ndërsa mban dhe gradën Drejtues i Lartë.

Pëllumb Seferi, ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali, ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje .

Ai ka kryer edhe kurse në SHBA nën drejtimin e FBI, si dhe disa të tjera të PAMECA. Gjatë këtyre viteve ai ka spikatur në fushën e ekstradimeve.

Skender Hitaj, është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.

Ilir Proda, i cili drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni, është gjithashtu një kandidat që i është bashkuar thirrjes për pozicionin vakant për të zëvëndësuar Rrumbullakun.

Emra të tjerë në garë janë Rebani Jaupi, aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, shefi i Interpolit Idajet Faskaj, Ardian Çipa etj.

Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision në Ministrinë e Brendshme dhe brenda 10 ditëve emri fitues do t’I dorëzohet ministrit të Brendshëm.

The post Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

By: V K
19 September 2024 at 14:51

Shtetasi Admir Tutaj, u ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Tutaj u arrestua pak kohë më parë nga autoritetet kolumbiane, për veprën penale “Trafik i armëve” i mbetur në tentativë.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.

Mediat vendase raportojnë se Tutaj, pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të armëve, mbërriti në Kolumbi me autobus në Antioquia, por u ndalua në zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” në Barranquilla.

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

The post U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K
19 September 2024 at 14:22

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, deklaroi ish ministri në seancën gjyqësore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: V K
19 September 2024 at 13:39

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false, që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

The post Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet appeared first on Albeu.com.

Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit

By: V K
19 September 2024 at 13:08

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat, u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.

Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.

Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani, u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00, është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike, njoftoi se në nder të Gert Bogdanit, ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

The post Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO)

By: V K
19 September 2024 at 12:55

Këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë, janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Figura të njohura politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Një prej politikanëve që kanë marrë pjesë në homazhe, ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Mes lotësh, Jozefina Topalli, u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

“Gerti ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotësh Jozefina Topalli dhe më pas u largua.

The post Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Goditja ndaj organizatës kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot e pasurive për anëtarët e grupit (EMRAT)

By: V K
19 September 2024 at 12:39

Ditën e sotme (19 Shtator), Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e sekuestros preventive për pasuritë e të dyshuarve Arben Lamçja, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërive “Elba Beton”, “Hotel Demis” dhe personave të tjerë nën hetim.

Pasuritë e tyre ishin vënë më parë në masën e sekuestros nga GJKKO e shkallës së parë, me kërkesë të SPAK, teksa të dyshuarit nuk kishin ushtruar të drejtën e ankimit.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të Prokurorise se Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për rastin po zhvillohen hetime edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit.

Grupi në fjalë, ku bënin pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria për një sërë atentatesh e vrasjesh, ndërsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

Franc Çopja, u arrestua për llogari të Belgjikës, ndërsa Hajdar Çopja vijon të jetë në kërkim, ku ka të dhëna se ndodhet në Dubai.

Një pjesë e pasurive të organizatës kriminale të drejtuar nga Çopjajt, rezultonin në emër të Arben Lamçes, i arrestuar në Kosovë dhe i ekstraduar së fundmi në Shqipëri, ku akuzohet për sigurim kushtesh për vrasjen e Nuredin Dumanit dhe pastrim parash.

The post Goditja ndaj organizatës kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot e pasurive për anëtarët e grupit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tragjike në Has, flasin të afërmit: U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte (VIDEO)

By: V K
19 September 2024 at 12:24

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Si pasojë e zjarrit, humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57-vjeç dhe Fatime Lushi 82-vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

Një bashkëfshatar i viktimave në një prononcim për mediat, tregon se ka qenë e pamundur për t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda”, – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet”, thotë Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58”, shton Shkozet Bebexhia.

The post Ngjarja tragjike në Has, flasin të afërmit: U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re

By: V K
19 September 2024 at 11:44

Mesditën e djeshme, një lajm i papritur tronditj  jo vetëm selinë blu, por të gjithë vendin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi jetën në moshën 44-vjeçare, ku shkak dyshohet një arrest kardiak.

Ditën e sotme, Partia Demokratike, e ka shpallur ditë zie, teksa ka ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe ka anuluar aktivitetet në të gjithë vendin.

Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, ku do të prehet në varrezat e Sharrës, teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban homazhe në nderim të tij.

Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

Por, Gerti Bogdani, nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë.

Sokol Olldashi, humbi kontrollin e drejtimit të makinës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka. Ai ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare, më 1 Shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

The post Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re appeared first on Albeu.com.

Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

By: V K
19 September 2024 at 11:29

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Liri Berisha, shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku. Dua të shpreh ngushëllimin për prindërit e të ndjerit, të kalojnë momentet e vështira me Edlirën para të cilës dalin detyra të rënda. Shpreh ngushëllimet për miqtë dhe familjet. Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt”, u shpreh ajo.

The post Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt appeared first on Albeu.com.

Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

By: V K
19 September 2024 at 11:12

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më parë në studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet s**suale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores së këtij emisioni, Erjona Rusit.

Pasi Morava e quajti këtë të fundit “p*stitutë mediatike”, pasi abuzoi me intervistën e saj, Erjona ditën e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu përgjigje gazetares, duke i thënë se në asnjë moment intervista e saj nuk është tjetërsuar apo keqtrajtuar.

Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “Wake Up” vetë Kostana Morava, e cila iu drejtua moderatorëve me fjalët “trup të keni që nuk më ftuat që dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut në kurth nga emisioni “S’e Luan Topi”, pasi nuk e kishin vënë në dijeni paraprakisht që do e pyesnin për ngacmimet seksuale në punë.

Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do ik”, këto janë dhe disa nga fjalët që spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thënë mëngjesin e kësaj të enjte në studion e Wake Up.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi”, ka thënë e revoltuar Kostana.

The post Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik appeared first on Albeu.com.

❌
❌