Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

“Shqipëria, dëshmi se bashkëjetesa është e mundur”, 10 vite nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë

By: V K
21 September 2024 at 13:51

Ati i Shenjtë Papa Françesku më 21 shtator  të vittit 2014, vizitoi Tiranën si vendin e parë evropian. Papa Françesku, përqafoi popullin e sprovuar nga diktatura komuniste dhe përforcoi në fe bashkësinë katolike, inkurajoi forcën e dialogut ndërmjet feve, në perspektivën e së mirës së përbashkët.

Në 21 shtator të vitit 2014, Papa Françesku, vendosi të shkojë në Shqipëri, në vizitën e tij të parë evropiane që nga fillimi i papnisë.

Papa Bergoglio erdhi në Shqipëri 21 vite pas Papës shenjt Gjon Pali II, i cili, më 25 prill 1993, rivendosi hierarkinë e Kishës katolike të dalë nga vitet e tmerrshme të persekutimit ateisto-komunist.

Fjalët e Papës Françesku ishin krejt të qarta. “Askush – tha Ati i Shenjtë – të mos e mendojë se mund ta përdorë Zotin si mburojë, ndërsa planifikon e kryen akte dhune! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për vepra kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tij”.

E, më pas, gjatë takimit me krerët fetarë në Universitetin Katolik, shtoi: “Të vrasësh në emër të Zotit është sakrilegj i madh!”. Shqipëria, përsëriti disa herë, “dëshmon se bashkëjetesa është e mundur”.

Papa i nxiti të rinjtë të mësojnë nga shembulli i martirëve. Martirët! Shumë më tepër se 40 të parët, fytyrat e të cilëve mbushnin rrugën kryesore të Tiranës, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Shqipëria – tha Papa Françesku gjatë meshës në sheshin Nënë Tereza – është tokë martirësh: shumë e kanë paguar me jetë besnikërinë e tyre. Nuk kanë munguar sprova guximi të madh e koherence në dëshminë e fesë”.

10-vjetori i vizitës së Papës Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014 u përkujtua edhe në takimin Mesdhetar “Med24”, i cili u mbajt në Tiranë nga 15 deri më 21 shtator.

Në një klimë entuziazmi rinor dhe bashkimi kishtar, u përkujtua 10 vjetori i vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë. Në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, ku njëkohësisht po zhvillohet edhe takimi Mesdhetarë, Med.24, Mesha e shenjtë u kremtua nga Kardinali E.T. Kardinali Cristobal Lopez Romero.

Kjo Meshë gjeti të bashkuar mbarë hierarkinë kishtare të vendit tonë dhe një numër të madh ipeshkvinjsh nga vende të ndryshme të Detit Mesdhe.

Në përshëndetjen e tij Sh. T. Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i Tiranë Durrësit, e cilësoi si historike dhe të bekuar ditën që Ati Shenjtë Françesku, shkeli në tokën arbnore. Porositë e tij janë aktuale edhe sot nënvizoi Imzot Dodaj. Duke shprehur gëzimin e tij personal që dhjetë vite më vonë, Tirana pret një takim si ky i Med.24, ai pohoi se sot, më shumë së asnjëherë nga kjo Katedrale duhet të jehojë lutja por edhe impenjimi për paqe dhe vëllazëri.

Gjithçka mund të realizohet nga një brezni e prekur nga dashuria e Zotit theksoi Imzot Dodaj. Në homelinë e tij, Kardinali Cristobal Lopez Romero, duke folur për pasurinë e jashtëzakonshme të qytetërimeve të pranishme në Mesdhe, evidentoi pasurinë njerëzore që buron prej kësaj pranie. Para të rinjve të pranishëm, ai ofroi Marin si model për tu ndjekur dhe imituar në jetën njerëzore. Ajo është modeli i shërbimit, shpresës dhe mbretërisë së Zotit pohoi ai.

Në këtë dimension, pavarësisht diferencave të prejardhjes apo besimit, angazhimi në këto tre aspekte është e vetmja rrugë për një Mesdhe në paqe dhe një botë pa luftëra. Kështu që secili prej jush duhet të jetë pelegrin, dishepull dhe misionar i paqes, nën shembullin e Maris dritë e popujve, përfundoi Kardinali Cristobal Romero. Në përfundim të Meshës u zhvillua edhe një aktivitet artistko-kulturorë në përkujtim të kësaj dite, ku u shfaqen disa prej elementeve identitarë të kulturës tonë shqiptare.

Gjatë vizitë së tij, Papa Françesku u takua me krerët më të lartë të vendit.

The post “Shqipëria, dëshmi se bashkëjetesa është e mundur”, 10 vite nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vlorë/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, 48-vjeçari kërcënoi me armë zjarri gruan

By: V K
21 September 2024 at 13:19

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në fshatin Akërni në Vlorë.  Sipas informacioneve, mësohet se një 48-vjeçar, ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe ka rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë.

Si pasojë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në kohë.

Sakaq, ka gjetur në stanin e tij një sasi lënde narkotike kanabis dhe municione luftarake.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje.

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në momentit që 48-vjeçari vuri re shërbimet e Policisë tentoi të largohej me automjet, por u bllokua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, u finalizua operacioni policor “Strike 22”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij, shtetasi 48 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten e tij.

Në vijim të kontrollit në stanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Vlorë/ Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale, 48-vjeçari kërcënoi me armë zjarri gruan appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta: Numri i lopëve është përgjysmuar, Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur fermerët (VIDEO)

By: V K
21 September 2024 at 12:57

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se forca e tij politikë ka një plan konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët, në mënyrë që të rritet numri i lopëve.

Meta, duke u bazuar në të dhënat e EUROSTAT, tha se numri i lopëve është përgjysmuar që nga vitit 2017, por Meta premton që ky numër të katërfishohet.

Ai gjithashtu, premton që TVSH për ushqimin e bagëtive do të jetë zero lekë, ndërsa financimi i fermerëve për krerë lopë do të jetë 200 euro.

“Nga viti 2017 kur “Rilindja” mori e vetme timonin e drejtimit të vendit, numri i lopëve, sipas EUROSTAT, u përgjysmua nga 490 mijë krerë në 263 mijë.

Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur me pagesa direkte fermerët për të nxitur 4-fishimin e lopëve në një kohë rekord.

Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht.

TVSH për ushqimin e bagëtive do të jetë ZERO.

Do të japim pagesë direkte 5 Euro për çdo kafshë të lindur apo të therur, si dhe për çdo litër qumësht në masën 0.1 Euro/litër.

Në këtë mënyrë i japim fund shpopullimit, garantojmë mirëqenien e fermerëve dhe një Shqipëri fuqi eksportuese”, shprehet Meta.

 

The post Ilir Meta: Numri i lopëve është përgjysmuar, Partia e Lirisë ka një program konkret për të mbështetur fermerët (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Partia Demokratike: SPAK 8 vite pas krijimit, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por niveli i korrupsionit është rritur

By: V K
21 September 2024 at 12:20

Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat u shpreh se reforma në drejtësi nuk i arriti pritshmëritë.

“Sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat”, theksoi ajo.

Gjithashtu, zëdhënësja Genta Vangjeli, shprehet se ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi, janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha.

“Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë”, shprehet ajo.

Deklarata e plotë:

Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”.

Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Sot pas tetë vitesh, publiku që pati ato pritshmëri legjitime duhet të informohet mbi ecurinë, rezultatet dhe pasojat e sistemit të ri të drejtësisë. Duhet ta dinë se sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat.

Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.

Rezultati është:

1. Hetim i mangët i dosjes së sterilizimit – kallëzuar nga PD;

2. Hetim i mangët i dosjeve për të tre inceneratorët – kallëzuar nga PD. Rezultati ka qenë dhe mbetet arresti i disa punëmarrësve, të gradës “F” në shkallën e vjedhjeve dhe të implikimit. Çka publikut vërtetë duhet ta dijë: asnjë para e gjetur, asnjë para e kthyer në arkën e shtetit, në xhepat e tyre, në rrugë, shkolla, ndihmë sociale apo parqe. Mbi të gjitha, Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë të jenë të lirë, vijojnë të shesin mend, vijojnë të marrin dhe të fshehin 80 mijë euro në ditë vetëm për Tiranën, e cila nuk ka incinerator, por është mbytur në plehra.

3. Sa i takon vjedhjes tjetër të madhe, mamuthit të korrupsionit, dosjes 5D, kallëzuar nga PD, rezultati është i njëjtë: Veliaj vazhdon të jetë i lirë, të vjedhë i pashqetësuar, ndërsa paratë shkojnë në ‘drejtim të paditur’. Edhe ky krim, ashtu si inceneratorët, është klasifikuar nga Altin Dumani si ‘krim intelektual’ i vështirë për t’u zbuluar.

4. Nëse kërkoni rezultat për hetimin e “çështjes McGonigal”, kallëzuar nga PD, lodheni kot: Edi Rama as nuk është pyetur! Pavarësisht se ka korruptuar një kryeagjent të partnerit më të madh të Shqipërisë, ai vazhdon të luajë liderin global.

5. Tuneli i Llogarasë, kallëzim i PD, dhe vepër kriminale mbetet e pahetuar, e pangacmuar, ndërsa autorët rrisin pushtetin dhe oreksin me shpenzimet e shqiptarëve.

6. Rezultati për vjedhjen e pronës publike nga “investitori strategjik” Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres strategjike Olta Xhaçka, e ka një rezultat: arrestimin e Jorgo Goros, ‘kokës së turkut’ për të shpëtuar ministren e Ramës. Investimi strategjik vazhdon, kështu edhe shpërgfillja që qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i bëjnë Gjykatës Kushtetuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

7. Manipulimi me pronën publike dhe vjedhja ashiqare e saj me VKM nga Edi Rama, në përfitim të ‘botuesit të oborrit’ dhe përfituesit të paligjshëm, Carlo Bolino, gjithashtu është i patrajtuar nga SPAK. Carlo vazhdon të përfitojë para duke ushtruar aktivitet privat mbi pronën private të familjes Begeja, dhuruar prej tyre si vakëf për ndërtimin e gjimnazi publik për fëmijët e komunitetit.

8. Rama ndërkohë zhvendoset në jug ku hedh në emër të familjarëve të tij 34 mijë metra tokë bregdetare, me qëllim gllabërimin e Gjirit të Gjipesë, një nga më të bukurit dhe i vetmi ende i pashfrytëzuar në vijën Dhërmi-Himarë.

Të nderuar qytetarë, kjo është punëzeza e Prokurorisë Speciale dhe të reformuar vetëm në emër, ndërkohë që shpërblimi nga taksat tuaja nuk i ka munguar.

Mos harroni këtu faturën edhe më të kripur, që paguhet ‘nën dorë’, që këto dosje as të mos hapen dhe as të mos mbyllen. Apo pagesat që merren që të mos hetohen dosjet që sjell opozita, por e kundërta të ndodhë, ata që sjellin dosjet kundër qeverisë të hetohen dhe të burgosen.

Janë pra 100 milion të deklaruara e disa fish të padeklaruara, që ‘drejtësia e re’ të mbyllë të gjitha kallëzimet e PD dhe të hapë hetime kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, deri te nipërit e mbesat, ende të palindur në kohën kur ai ishte kryeministër.

Siç e keni parë në dosjen e SPAK, ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha. Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë, me siguri i vjen ndot nga ky standard çnjerëzor që kërkon të vendosë SPAK.

Këta prokurorë, këto mendje të mbrapshta, po shndërrohen në monstra të fëmijëve tanë.

Kjo Prokurori Speciale po rezulton thjesht një garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin dhe ushqyer SPAK.

The post Partia Demokratike: SPAK 8 vite pas krijimit, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por niveli i korrupsionit është rritur appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…

By: V K
21 September 2024 at 11:57

Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj, duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.

I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.

Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.

Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.

Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”

Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.

Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.

Më tej, në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.

Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor të vitit 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes.

Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos, e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.

“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”- i shkruan Visit, Behar Bajri.

Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.

“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.

Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.

Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.

Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.

Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.

 

 

The post Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra… appeared first on Albeu.com.

Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë, para drejtësisë dhe 5 anëtarët e grupit (EMRAT)

By: V K
21 September 2024 at 11:34

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 26.01.2024 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 11.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i hetuar në mungesë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019, të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me veprimtarinë kriminale të lartpërmendur, konkretisht të pandehurit Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, në lidhje me procedime të tjera penale të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

The post Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë, para drejtësisë dhe 5 anëtarët e grupit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Presidenti Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës!

By: V K
21 September 2024 at 11:08

Këtë të shtunë, presidenti i Republikës Bajram Begaj, dha një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt”, u shpreh Begaj.
Kreu i Shtetit nënvizoi se, historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës.

“Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të”, theksoi më tej Begaj.

The post Dita Ndërkombëtare e Paqes/ Presidenti Begaj: Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës! appeared first on Albeu.com.

Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit

By: V K
21 September 2024 at 10:49

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore, mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.

Shtëpia buzë liqenit në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me helikopter nga Kremlini, është rezidenca kryesore e dy djemve të vegjël të Putinit, sipas një raporti të Qendrës Dossier, një medium hulumtues i lajmeve, i financuar nga ish-manjati i naftës dhe kritiku i zëshëm i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim.

Gazetarët kanë raportuar prej kohësh, se Putin ka dy djem me ish-gjimnasten olimpike dhe politikanen Alina Kabayeva, por raporti në Dossier, i bazuar kryesisht në intervista me një burim që ka jetuar dhe punuar në rezidencë dhe që ka kaluar kohë me dy djemtë shkon shumë më tej, shkruan  Radio Evropa e Lirë.

Putin, 71-vjeç, dhe Kremlini kanë qenë shumë të mbyllur sa i përket familjes së presidentit, gjatë dekadave të tij në pushtet.

“Unë kurrë nuk diskutoj për familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë në fatin e tij. Ata jetojnë jetën e tyre dhe këtë e bëjnë me dinjitet”, ka thënë Putin gjatë një konference televizive për shtyp në vitin 2015.

Atletja e pensionuar, Alina Kabayeva, gjatë një ngjarjeje sportive në Kazan në qershor.

Megjithatë, këtë muaj, gjatë një vizite në rajonin Tyva, Putin bëri një koment të pazakontë, teksa vizitonte një shkollë lokale.

“Disa nga anëtarët e familjes sime, të vegjlit, flasin edhe kinezisht e flasin rrjedhshëm”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse ai iu referua tre nipërve që raportohet se i ka nga dy vajzat prej martesës së tij me Lyudmila Putinin, e cila përfundoi me divorc në vitin 2014, apo djemve që thuhet se i ka me Kabayevan, 41-vjeçe, e të cilët kanë lindur më 2015 dhe më 2019.

Vajzat

Vajza e madhe e Putinit, Maria, ka lindur në Leningrad në vitin 1985 dhe aktualisht është 39- vjeçe.

Edhe pse Putin nuk i ka konfirmuar raportet, ajo është identifikuar si endokrinologia Maria Vladimirovna Vorontseva.

Ajo ka qenë shumë e përfshirë në një qendër onkologjike të financuar nga shteti, jashtë Shën Petersburgut, si aksionare kryesore e kompanisë së quajtur Nomeko, e cila menaxhon projektin prej 634 milionë dollarësh.

Vajza më e vogël e Putinit, Yekaterina, ka lindur në Drezden – në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore – në vitin 1986 dhe tani është 38 vjeçe. Gazetarët e kanë identifikuar atë si Katerina Vladimirovna Tikhonova, ish-balerinë akrobatike, që drejton një çerdhe të financuar nga shteti e që është nën kujdesin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Ajo është gjithashtu, zëvendësdrejtore e Institutit të Universitetit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse. Nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka qenë e martuar me biznesmenin miliarder, Kirill Shamalov.

Vladimir Putin dhe Lyudmila Putina në ditën e tyre të dasmës, korrik 1983.

Djemtë

Putin ka pasur lidhje romantike me Kabayevan që nga viti 2008, para se të divorcohej nga Lyudmila më 2014.

Në vitin 2020, ueb-faqja ruse The Insider ka raportuar se gjinekologia kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë, Leila Adamyan, dhe vajza e saj janë regjistruar si pronare të një pasurie të paluajtshme në Moskë, me vlerë rreth 1 miliard rubla, apo 11 milionë dollarë.

Blerja është bërë disa muaj pas raporteve se Kabayeva, ka lindur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, Kulakov, në Moskë, ku Adamyan ka punuar.

Gazetari hulumtues, Sergei Kanev, ka raportuar në atë kohë se spitali është kontrolluar dhe siguruar tërësisht nga agjentët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO).

Më 23 maj të vitit 2019, dy javë pasi Kabayeva ka lindur, Putin i ka dhënë personalisht Adamyanit urdhrin Për Shërbim ndaj Atdheut, në një ceremoni luksoze në Kremlin.

Sipas raportit në Dossier, djali i parë i Putinit me Kabayevan, Ivani, ka lindur në vitin 2015, ndërsa djali i tij më i vogël, Vladimiri, ka lindur në vitin 2019. Dossier tha se ka edhe fotografi të djemve, por se ka vendosur të mos i publikojë ato, për t’i mbrojtur të miturit.

Ata nuk kalojnë shumë kohë me prindërit e tyre”, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë Ilya Rozhdestvensky, hulumtues kryesor për raportin në Dossier.

“Sipas informacioneve tona, rreth 30 deri në 60 minuta në ditë… Dadot, në njëfarë mase i zëvendësojnë prindërit e tyre, duke ngrënë mëngjes me ta dhe duke i mësuar e duke ushtruar me ta”, tha ai.

Sipas tij, Ivani, në veçanti, e do shumë Putinin.

“Djali gëzohet shumë për ndeshjet e tyre të përbashkëta të hokejit. Djemtë luajnë në një ekip me Vladimir Putinin kundër agjentëve të FSO-së. Ivani u ka treguar shërbëtorëve një histori… duke u thënë se prindërit e tij i kanë treguar se kur ka lindur ai, babai i tij ka qenë aq i lumtur saqë ka bërtitur: Urra! Më në fund, djalë!”, rrëfeu Rozhdestvensky.

 

Alina Kabayeva, kampione olimpike në gjimnastikë artistike pas marrjes së shpërblimit nga presidenti Vladimir Putin në Moskë, 21 dhjetor 2005.
Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit

Putin, 71 vjeç, dhe Kremlini kanë qenë shumë të mbyllur sa i përket familjes së presidentit, gjatë dekadave të tij në pushtet.

“Unë kurrë nuk diskutoj për familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë në fatin e tij. Ata jetojnë jetën e tyre dhe këtë e bëjnë me dinjitet”, ka thënë Putin gjatë një konference televizive për shtyp në vitin 2015.

Atletja e pensionuar, Alina Kabayeva, gjatë një ngjarjeje sportive në Kazan në qershor.

Megjithatë, këtë muaj, gjatë një vizite në rajonin Tyva, Putin bëri një koment të pazakontë, teksa vizitonte një shkollë lokale.

“Disa nga anëtarët e familjes sime, të vegjlit, flasin edhe kinezisht – e flasin rrjedhshëm”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse ai iu referua tre nipërve që raportohet se i ka nga dy vajzat prej martesës së tij me Lyudmila Putinin, e cila përfundoi me divorc në vitin 2014, apo djemve që thuhet se i ka me Kabayevan, 41 vjeçe, e të cilët kanë lindur më 2015 dhe më 2019.

Vajzat

Vajza e madhe e Putinit, Maria, ka lindur në Leningrad në vitin 1985 dhe aktualisht është 39-vjeçe.

Edhe pse Putin nuk i ka konfirmuar raportet, ajo është identifikuar si endokrinologia Maria Vladimirovna Vorontseva. Ajo ka qenë shumë e përfshirë në një qendër onkologjike të financuar nga shteti, jashtë Shën Petersburgut, si aksionare kryesore e kompanisë së quajtur Nomeko, e cila menaxhon projektin prej 634 milionë dollarësh.

Vajza më e vogël e Putinit, Yekaterina, ka lindur në Drezden – në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore – në vitin 1986 dhe tani është 38-vjeçe. Gazetarët e kanë identifikuar atë si Katerina Vladimirovna Tikhonova, ish-balerinë akrobatike, që drejton një çerdhe të financuar nga shteti e që është nën kujdesin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Ajo është gjithashtu, zëvendësdrejtore e Institutit të Universitetit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka qenë e martuar me biznesmenin miliarder, Kirill Shamalov.

Vladimir Putin dhe Lyudmila Putina në ditën e tyre të dasmës, korrik 1983.

Djemtë

Putin ka pasur lidhje romantike me Kabayevan që nga viti 2008, para se të divorcohej nga Lyudmila më 2014.

Në vitin 2020, ueb-faqja ruse The Insider ka raportuar se gjinekologia kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë, Leila Adamyan, dhe vajza e saj janë regjistruar si pronare të një pasurie të paluajtshme në Moskë, me vlerë rreth 1 miliard rubla, apo 11 milionë dollarë.

Blerja është bërë disa muaj pas raporteve se Kabayeva ka lindur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, Kulakov, në Moskë, ku Adamyan ka punuar.

Gazetari hulumtues, Sergei Kanev, ka raportuar në atë kohë se spitali është kontrolluar dhe siguruar tërësisht nga agjentët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO).

Më 23 maj të vitit 2019, dy javë pasi Kabayeva ka lindur, Putin i ka dhënë personalisht Adamyanit urdhrin Për Shërbim ndaj Atdheut, në një ceremoni luksoze në Kremlin.

Sipas raportit në Dossier, djali i parë i Putinit me Kabayevan, Ivani, ka lindur në vitin 2015, ndërsa djali i tij më i vogël, Vladimiri, ka lindur në vitin 2019. Dossier tha se ka edhe fotografi të djemve, por se ka vendosur të mos i publikojë ato, për t’i mbrojtur të miturit.

“Ata nuk kalojnë shumë kohë me prindërit e tyre”, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë Ilya Rozhdestvensky, hulumtues kryesor për raportin në Dossier.

“Sipas informacioneve tona, rreth 30 deri në 60 minuta në ditë… Dadot, në njëfarë mase i zëvendësojnë prindërit e tyre, duke ngrënë mëngjes me ta dhe duke i mësuar e duke ushtruar me ta”, tha ai.

Sipas tij, Ivani, në veçanti, e do shumë Putinin.

“Djali gëzohet shumë për ndeshjet e tyre të përbashkëta të hokejit. Djemtë luajnë në një ekip me Vladimir Putinin kundër agjentëve të FSO-së. Ivani u ka treguar shërbëtorëve një histori… duke u thënë se prindërit e tij i kanë treguar se kur ka lindur ai, babai i tij ka qenë aq i lumtur saqë ka bërtitur: Urra! Më në fund, djalë!”, rrëfeu Rozhdestvensky.

Alina Kabayeva, kampione olimpike në gjimnastikë artistike pas marrjes së shpërblimit nga presidenti Vladimir Putin në Moskë, 21 dhjetor 2005.

Ai tha se të dy djemtë po mësojnë anglisht dhe gjermanisht.

“Ka mundësi që janë duke u përgatitur për karriera atletike. Ata kanë trajnerë profesionistë – njëri në gjimnastikë dhe tjetri në not. Kanë edhe një mësues shahu. Djali i madh studion edhe lëndë akademike”, sipas tij.

“Ata rrallë shohin fëmijë të moshës së tyre. Vetëm në festa si Viti i Ri, kur familja i fton miqtë. Miqtë – pasi kalojnë disa javë në karantinë – mbërrijnë në Valdai dhe i sjellin fëmijët e tyre”, tha Rozhdestvensky.

“Princat e kurorës”

Burimi i brendshëm i Dossier-it i drejtoi hulumtuesit edhe te një reklamë, që u shfaq më herët këtë vit në faqen e internetit të agjencisë elitare të punësimit, English Nanny – një kompani që rekruton ndihmës shtëpiakë për njerëz të pasur nga Rusia, Kazakistani, Kina dhe gjetiu.

Përmes reklamës kërkohej një “mësues i anglishtes për dy fëmijë të moshës 4 dhe 8 vjeç në rajonin e Shën Petersburgut”.

“Familja jeton në izolim”, thuhej në reklamë. Aty ofrohej një pagë mujore prej 7.700 eurosh dhe thuhej se tutori “do të punonte i izoluar” dhe “nuk do të largohej nga territori i punëdhënësit”.

Sipas raportit në Dossier, punonjësit në shtëpi hezitojnë t’i disiplinojnë fëmijët ose t’u vendosin kufizime, dhe djemtë rriten në një atmosferë avionësh dhe jahtesh private.

Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ata kanë kaluar vazhdimisht kohë me Kabayevan në jahtin Graceful të presidentit rus, 82 metra i gjatë dhe me vlerë 119 milionë dollarë, thuhet në raport.

“Nëse të gjithë vrapojnë pas tyre dhe plotësojnë çdo dëshirë të tyre dhe ata sillen sikur të jenë princa të kurorës… atëherë nuk është çudi që ata marrin gjithçka si të mirëqenë”, tha Rozhdestvensky.

Gazetari rus, Konstantin Eggert, i cili punon për Deutsche Welle-n, tha se djemtë e Putinit “jetojnë pikërisht ashtu siç kanë jetuar fëmijët e familjes perandorake të Rusisë, përveçse në një hapësirë më të mbyllur shpirtërore dhe fizike”.

“Është e qartë se ata e mendojnë veten si një fisnikëri e re, një aristokraci e re. Ata sundojnë Rusinë pikërisht ashtu siç është sunduar në epokën e robërisë”, tha Eggert.

“Jeta e këtyre fisnikëve të rinj, në krahasim me granatimet masive të qyteteve ukrainase, është një kontrast monstruoz i kohërave tona”, sipas tij.

“Sigurisht, kjo është një shenjë e prishjes morale të elitës ruse dhe indiferencës së shoqërisë ruse. Kjo tregon shumë për krizën morale të Rusisë. Fati i këtyre dy djemve është vetëm një pjesë e peizazhit të madh të kësaj krize monstruoze, e cila është zhvilluar prej vitesh”, thotë Eggert./REL

 

The post Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj tentoi të mbulonte krizën e mbetjeve, plehrat “pushtojnë” Tiranën

By: V K
21 September 2024 at 10:23

Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, tek kompania publike “Eco Tirana” nëpërmjet një procesi të paqartë.

Erion Veliaj, akuzoi privatët se u tërhoqën nga kontratat dhe sabotuan qëllimisht pastrimin e Tiranës, por vetë kompanitë dhe marrëveshja mes bashkisë Tiranë dhe kompanisë “Eco-Tirana” tregojnë të kundërtën.

“Rënia dhe shkëlqimi i Eco-Tiranës”

E krijuar në vitin 2016, historia e komplikuar e “Eco Tirana” nisi kur Bashkia Tiranë, lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet.

Gjashtë vite më pas, në kulmin e debateve për skandalin korruptiv të inceneratorit, kjo nismë ende nuk ka gjetur zbatim.

Fillimisht kjo kompani kryente pastrimin për “Zonën e kuqe”, por situata me mbetjet në kryqetytet këtë verë u përkeqësua deri sa nuk mund “të fshihej”.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, pranoi situatën, duke u shprehur se “kjo ka ndodhur pasi kompanitë private që operonin, janë tërhequr nga dhënia e shërbimit”, por vetë kompanitë e mohojnë një gjë të tillë.

“Shoqëria Fusha shpk nuk është tërhequr nga asnjë kontratë shërbimi private/shtetërore për të cilën ajo është kontraktuar. Shoqëria jonë ka përfunduar kontratën e shërbimit në përputhje të plotë sipas kushteve dhe specifikimeve teknike të kontratës”, i tha Citizens.al një përfaqësuesi i kompanisë Fusha.

Dy kompanitë e tjera nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga Citizens.

Nga leximi i kontratës së lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “Eco-Tirana”, që Citizens.al e disponon, rezulton se ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht Veliaj, nuk ka pasur një sabotim të pastrimit nga privatët.

Kjo pasi zyrtarisht kontrata rezulton të jetë lidhur në mars 2024. Madje lëvizjet për të kaluar pastrimin në dorë të “Eco-Tirana” gjithë qytetin kanë nisur që një vit më parë.

Me vendimin e datës 27 shtator 2023, bashkia i shtoi për herë të parë territorin Eco-Tiranës, më pas bëri një ndryshim tjetër në 15 nëntor 2023. Një vendim tjetër i shkurtit 2024 e shtrin territorin e pastrimit për Eco Tiranën në 5 zona. Kontrata u lidh përfundimisht në 8 Mars 2024.

Dokumentet tregojnë se bashkia ka qenë në dijeni për kalimin e pastrimit nga kompanitë e vjetra tek Eco-Tirana dhe se nuk patur një sabotim të papritur, ndaj situata kritike me mbetjet gjatë muajve të verës mund të ishe evituar.

Ekspertët nga ana tjetër, e shohin të dyshimtë kalimin e pastrimit tek “Eco Tirana”, e cila deri më tani ka pastruar vetëm një të katërtën e qytetit.

Eco Tirana, është një kompani koncensionare ku bashkia e Tiranës zotëron 51% të aksioneve, ndërsa 49% zotërohen nga kompania italiane “AGSM AIM” që më parë mbante emrin “AGSM Verona S.P.A”.

Fati i kësaj marrëdhënie të re kontraktore bëhet edhe më i paqartë, po t`u referohemi të dhënave të Open Data ku rezulton se “AGSM AIM” se që nga viti 2021, ka nisur procedurat e likujdimit dhe aktualisht është një shoqëri në likujdim e sipër.

Pasqyrat financiare tregojnë se që nga viti 2016, kohë kur është krijuar kompania që zotëron gjysmën e aksioneve të Eco Tiranës, ka deklaruar bilance negative me humbje miliona lekë në vit, përvec vitit 2019 kur ka deklaruar 38 mijë lekë fitim, duke shtuar dyshimet për mënyrën se si do të menaxhohet pastrimi i qytetit.

“Monopoli i plehrave”

Në fillim të shtatorit, teksa Tirana ishte pushtuar prej ditësh nga malet me plehra, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se pastrimi ishte sabotuar. Ai akuzoi kompanitë private që ishin kontraktuar nga bashkia se lanë pa pastruar qytetin dhe njoftoi centralizimin e këtij shërbimi në dorën e bashkisë.

“Nga sot, pastrimi do të kryhet nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Eco Tiranës. Tranzicioni nga privati te bashkia i këtyre zonave u sabotua me mbështetje nga politika e pisllëkut dhe zhulit”, – tha Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

 

Qyteti i Tiranës është i ndarë në 7 zona pastrimi (3 zona lindore, 3 perëndimore dhe Zona e Kuqe në qendër të Tiranës), ku operojnë operatorë privatë me kontrata sipërmarrjeje.

Në dhjetor të vitit 2016, në “Zonën e Kuqe” ka filluar të operojë edhe shoqëria “Eco Tirana”.

Bashkia e Tiranës, ka parashikuar të shpenzojë 2.9 miliardë lekë (29 milionë euro) për menaxhimin e mbetjeve urbane në 2024, 47% më e lartë se viti 2020.

Në programin e menaxhimit të mbetjeve, përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve.

Ky shërbim deri më shtator ofrohej nga tre kompani private dhe Eco Tirana.

Referuar kontratave, në harkun kohor të një viti, tre kompanitë private kanë përfituar një fond pre 1.5 mld lekësh për pastrimin e Tiranës.

Kontrata e “Alko Impex Construction”, me objekt “shërbim pastrimi i Tiranës zona III”, përfundoi në mars të 2024 dhe kishte një vlerë prej 501 milionë lekë.

Ante Group kishte një kontratë me vlerë 426 mlionë lekë për të ofruar shërbim të pastrimit.

Ndërsa “Fusha shpk”, kishte po ashtu një kontratë të lidhur në mars të 2023 me kohëzgjatje 1 vjeçare, me objekt “shërbim i pastrimit të zonës Tirana IV” me vlerë 631.9 milionë lekë.

 

Megjithatë, pastrimi në Tiranë vijon të jetë problematik, së fundmi kjo situatë u përshkallëzua, ku përgjatë 3 muajve të verës male me plehra u panë në të gjithë lagjet e Tiranës.

Në rrjetet sociale qytetarët nisën të shpërndanin situatën me mbetjet në lagjet e tyre. Ata ju bashkuan dhe pyetësorit të hapur nga Citizens.al, ku dëshmuan një situatë të përkeqësuar në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

36 qytetarë iu përgjigjën thirrjes, duke dëshmuar përmes fotove dhe videove, se prej disa javësh e në shumë raste prej muajsh, lagje të ndryshme të Tiranës, ishin pushtuar nga plehrat.

Qytetarët raportuan probleme në thuajse të gjithë territorin e Tiranës, por zonat e prekura më shumë nga menaxhimi i keq i mbetjeve duket se janë, Astiri, zona e “5 Majit”, “Lapraka”, “Fusha e Aviacionit” dhe “Parku i Autobusëve”.

Një familje në Tiranë paguan çdo muaj 480 lekë taksë për pastrimin e mbetjeve, por kjo taksë nuk kthehet në shërbim. Një vit më parë Citizens raportoi mbi situatën e mbetjeve, ku rezultoi se shpenzimet për pastrimin rriteshin, por problemi me mbetjet sërish serioz.

Vetë bashkia e Tiranës në vitin 2021, ka realizuar një sondazh ku ka vjelë opinionin e qytetarëve në lidhje me pastrimin e qytetit.

Sipas këtij dokumenti, të publikuar në faqen zyrtare të bashkisë qytetarët mendojnë se pastrimi i qytetit është mesatar, ndërsa pakënaqësitë më të shumta lidhen me numrin e kontejnerëve dhe higjenën rreth tyre.

 

Në këtë dokument, shkruhet se “çdo ditë nga operatorët e shërbimit të pastrimit lahet një sipërfaqe (rrugë) prej rreth1,978,550 m2 dhe fshihet një sipërfaqe (rrugë) prej rreth 2,979,836 m2, si dhe rreth 148 kontejnerë në ditë tërhiqen për t’u larë e dezinfektuar”.

Shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve në 2024 sipas parashikimit në buxhet, ishte dyfishuar krahasuar me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorit të Tiranës.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se Bashkia Tiranë, ka paguar 26.5 milionë euro shtesë në tre vitet e fundit, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

Qytetarët e Tiranës tanimë do të paguajnë vetëm dy kompani për pastrimin “Eco Tiranën” dhe “Integrated Energy” për inceneratorin që nuk ekziston dhe ndodhet nën hetim për korrupsion.


The post Erion Veliaj tentoi të mbulonte krizën e mbetjeve, plehrat “pushtojnë” Tiranën appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Përplasen 6 automjete, dy persona dërgohen me urgjencë te Trauma

By: V K
21 September 2024 at 09:53

Mëngjesin e kësaj të shtunë rreth orës 08:45, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Sipas informacioneve, mësohet se janë përplasur 6 automjete.

Sakaq, sipas uniformave blu, nga aksidenti janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Përplasen 6 automjete, dy persona dërgohen me urgjencë te Trauma appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë (EMRI)

By: V K
21 September 2024 at 09:45

Ditën e djeshme, një 70-vjeçar në Gramsh i cili kishte shkuar për të prerë dru, është gjetur i mbytur Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat, u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik.

I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

The post E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
21 September 2024 at 09:30

Mbrëmjen e sotme, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Ndeshja Partizani-Tirana, do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Policia e Tiranës, ka përgatitur planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë derbit të kryeqytetit që luhet sot mes Partizanit dhe Tiranës.

Masat përfshijnë bllokimin e disa segmenteve rrugore për lëvizjen e tifozëve.

Bllokimet do të fillojnë nga ora 17:00 dhe do të përfshijnë:

Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumit
Rrugën “Dervish Hima”
Rrugën “Gjergj Filipi”
Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, ndërsa tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”.

Policia do të ushtrojë kontrolle për sende të ndaluara, dhe çdo tifoz duhet të ketë me vete dokument identifikimi. Hyrja në stadium do të ndalohet për ata pa dokumente identifikimi dhe për fëmijët nën 16-vjeç pa shoqërimin e prindit.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozëve dhe qytetarëve për të evituar lëvizjet me automjete në segmentet e bllokuara.

The post Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Itali/ Magnituda dhe epiqendra

By: V K
21 September 2024 at 09:25

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në brigjet perëndimore të Siçilisë, njoftoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 25 kilometra në veriperëndim të Trapanit, në një thellësi prej një kilometër, raportojnë mediat italiane.

Aktualisht, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale nga ky tërmet.

The post Tërmet në Itali/ Magnituda dhe epiqendra appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, katër persona dërgohen me urgjencë në spital (FOTO)

By: V K
21 September 2024 at 08:56

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.

Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara.

Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen, me drejtues shtetasi një shtetas turk.

Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.

The post Aksident i trefishtë pranë Elbasanit, katër persona dërgohen me urgjencë në spital (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Plagosi drejtorin e ERE-s, Gjykata e Apelit mbyll në burg policin Erjon Goxhara

By: V K
21 September 2024 at 08:48

Efektivi i policisë Erjon Goxhara, i cili qëlloi me 6 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, do vijojë të qëndrojë në burg.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila në datën 17 shtator 2024, teksa shqyrtoi kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, vendosi të mos pranojë argumentet e Goxharës, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në ankimin e tij, Goxhara pretendoi se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi, duke argumentuar se si kryefamiljar duhej të kujdesej për familjen dhe fëmijët.

Por këto rrethana nuk bindën Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, që linte në masën e “arrestit në burg” ish-efektivin e policisë, Erjon Goxhara.

Kujtojmë se Erjon Goxhara, u vetë-dorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, së bashku me armën e shërbimit me të cilën qëlloi 45-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 , të 19 gushtit 2024 në zonën e “Komunës së Parisit”.

Efektivi qëlloi me 5 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, pasi pretendonte se ky i fundit kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e Goxharës.

Erjon Goxhara, ka pohuar para efektivëve se nuk ishte qëllimi i tij që të vriste Kostën, për këtë arsye e kishte qëlluar me armën e shërbimit në pjesët e poshtme të trupit.

Sipas asaj që efektivi deklaroi në momentin që ishte në shoqërinë e vajzës, drejtori i Entit Rregullator të Energjisë e kishte provokuar duke kaluar para tavolinës së tyre.

Madje, Goxhara thotë se Kosta, i kishte thënë edhe se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”.

The post Plagosi drejtorin e ERE-s, Gjykata e Apelit mbyll në burg policin Erjon Goxhara appeared first on Albeu.com.

Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

By: V K
21 September 2024 at 08:40

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti i BE-së do të jetë adresimi i konflikteve dhe krizave në nivel global”, theksohet në njoftim.

Në një takim të veçantë, presidentja von der Leyen, u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin.

Pas takimit, Von der Leyen, shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një vend në Bashkimin Evropian.

“Sot pritëm liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjitha këto vende e kanë vendin në Evropë, dhe për këtë jemi duke punuar. Po ashtu, po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me të tona përmes Planit tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

The post Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Pikiata nuk ndalet, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
21 September 2024 at 07:59

Sot, më 21 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.4 lekë dhe shitet me 89.6 lekë.

Euro, blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Pikiata nuk ndalet, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 mln euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës

By: V K
21 September 2024 at 07:36

Më 15 qershor 2021, qeveria jonë firmosi kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, me shoqëritë MABCO CONSTRUCTION SA, YDA INSAAT SANAYIVE dhe 2A GROUP.

Investimi për këtë vepër që do të kushtojë 104.3 milion euro, do të jetë privat dhe të ardhurat koncesionari do t’i përfitojë nga tarifat e operimit për 35 vite që do të ketë menaxhimin e tij.

Më 11 qershor 2024, Drejtoria e tensionit të lartë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, hapi garën për të ndërtuar një nënstacion të ri me kapacitet 110 kilovolt me vlerë 4.2 milion euro, me afat përfundimi pas 14 muajsh.

Pra, nëse e marrim të mirëqenë që punimet e aeroportit përfundojë në dhjetor, i bie që nënstancioni që po ndërtohet për t’i shërbyer kësaj vepre, do të përfundojë një vit pas tij. Koordinim perfekt.

Por nuk ka shumë vend për t’u çuditur, sepse kësaj anomalie i është gjetur zgjidhja. Në dokumentat e tenderit propozohet që në shërbim të koncesionarit, derisa të përfundojë nënstacioni të vihet në dispozicion njësia e lëvizshme që shërben për emergjenca.

Po a është normale kjo, për një vepër e cila është e gjitha në duart e kompanive private? Pse shteti duhet të financojë për nënstacion elektrik për furnizimin me energji, një detyrë që duhet ta marrë përsipër privati, me fondet dhe kapacitetet e tij?

Dhe jo vetëm një herë, sepse një vit më parë, në tetor 2023 u hap tenderi për “Furnizimin e Aeroportit të Vlorës” dhe ndërtimi i linjës kabllore 35 kilovolt nga Nënstacioni i Mifolit në Aeroport”.

Vlera e kontratës ishte 630 mijë euro, por punimet shkuan dëm sepse nënstacioni i Mifolit nuk e përballon kërkesën për të furnizuar me energji elektrike aeroportin.

Ndaj u desh ky tender i dytë, këtë herë me vlerë 4.2 milion euro.

Këto tendera për furnizimin me energji të aeroportit janë hapur nga OSSh, që do të thotë se veprat do të financohen nga buxheti i kompanisë publike. Ndërsa në kontratën që është lidhur mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë me koncesionarin e aeroportit, përgjegjësia për punimet e infrastrukturës për furnizimin me energji elektrike i ngarkohet koncesionarit.

Pra kompanive private që kanë marrë përsipër të menaxhojnë aeroportin për 35 vitet e ardhshme, por në projektin e detajuar teknik, ky detaj për ndërtimin e një nënstacioni është harruar dhe për të mbuluar shpenzimin e 4.8 milion eurove, OSSH e ka quajtur projektin e aeroportit të Vlorës strategjik.

Por ky është një desinformim i publikut, sepse nëse sheh vendimet e shpallura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, ky status nuk është dhënë për aeroportin e Vlorës. Madje plani për të ndërtuar këtë nënstacion, nuk ka qënë as në programin ekonomik të OSSH në vitin 2023, por ka ndryshuar gjatë këtij viti.

Mos ndoshta 3 kompanitë e aeroportit kanë marrë edhe OSSH-në me koncesion dhe ne nuk dimë gjë?

Lidhur me këto pyetje, drejtorii OSSH-së, Blendian Dalipi, u shpreh se nuk i intereson kontrata që lidh koncensionari me ministrinë dhe se është detyrë e institucionit të tij për të furnizuar me energji aeroportin. Por kjo nuk do të thotë që kjo drejtori, duhet të hapë tendera për të ndërtuar nënstacione elektrike.

Ndërkohë që, qytetarët duhet të paguajnë vetë për matësin, kur kërkojnë shtimin e fuqisë në linjën që i furnizon shtëpinë dhe për çdo gjë tjetër, investitorët strategjikë dhe koncesionarët përjashtohen nga këto pagesa.

Madje për investimet e tyre ndryshohen dhe planet e investimit, sepse qytetarët mund të presin pak, që të kenë kushte më të mira turistët. Mos harroni, të gjitha këto para për investimet e tyre, i paguajmë në fund të çdo muaji te fatura e dritave.

The post OSSH abuzon më paratë e taksapaguesve shqiptarë/ 4.8 mln euro në shërbim të koncensionarit të Aeroportit të Vlorës appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 21 Shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
21 September 2024 at 07:25

Vendi ynë këtë fundjavë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit.

Po ashtu, do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit.

Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Mjegull prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

The post Parashikimi i motit 21 Shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet

By: V K
20 September 2024 at 15:58

E njëjta skuadër që sulmoi me armë dhe vrau në Larushk, në sy të gruas dhe dy fëmijëve Gentjan Bejtjan, dyshohet shumë se ka marrë pjesë dhe në atentatin e organizuar në muajin shkurt 2024, kundër biznesmenit Ardjan Gjeloshi në Kurbin.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i plagosur Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra në vend, ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana.

Indiciet e policisë dhe prokurorisë se në dy ngjarjet kriminale të rregjistruara përkatësisht në 10 shkurt dhe 15 Mars 2024, kanë të njëjtë skuadër vrasësish, erdhën pasi të dyja ngjarjet kishin të njëjtën dinamikë veprimi.

Katër autorët kanë qëlluar me armë kallashnikovi në drejtim të Ardjan Gjeloshi, por pa mundur ta vrasin objektivin. Ata përdorën një automjet “Range Rover”, të cilin i kishin vendosur fenelina policie dhe hynë në oborrin e zyrave, ku ushtron biznes Ardjan Gjeloshi, nga ku qëlluan më pas me 4 armë automatike.

Policia gjeti poshtë urës së lumit Mat makinën e djegur dhe 4 automatikët, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e autorëve.

Por e njëjta skemë ka ndodhur gati 1 muaj më pas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku dyshohet se e njëjta skuadër e përbërë nga 4 vetë, të hipur në një makinë “Range-Rover”, hyjnë në oborrin e shtëpisë së Gentjan Bejtjas dhe vrasin me 45 plumba këtë të fundit.

Dy kanë qëlluar në drejtim të Bejtjas, njëri prej tyre ka mbajtur nën kërcënimin e armës gruan dhe dy fëmijët, ndërsa personi i 4 ka qëndruar në timonin e makinës.

Pas ngjarjes policia gjeti makinën “Range-Rover” të djegur së bashku me 4 automatikët. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, këto janë indiciet kryesore që kanë krijuar dyshime të forta për pjesëmarrjen e të njëjtit grup në dy ngjarje kriminale.

Pritet që në ditët në vijim, kjo dosje t`i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme.

E teksa për ngjarjen e 10 shkurtit 2024, ku mbeti i vrarë gabimisht Selman Mihana dhe u plagos objektivi Ardjan Gjeloshi, nuk ka asnjë person të arrestuar, për ngjarjen e 15 marsit 2024 ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja janë arrestuar Ilirjan Beqaraj, Edison Haxhiu dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar njëri nga gjuajtësit Florind Plaku nga Vlora.

Tashmë për Plakun, kërkimet janë shtrirë në Spanjë, vend në të cilin dyshohet se fshihet.

The post Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet appeared first on Albeu.com.

❌
❌