Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut 

21 September 2024 at 19:42

Numri i njerëzve të vrarë në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten është rritur ndjeshëm, thonë zyrtarët libanezë, me disa fëmijë dhe gra në mesin e të vdekurve.

Gjatë gjithë ditës të shtunën, shpëtimtarët kërkuan nëpër rrënoja pasi një ndërtesë e lartë u shemb dhe të tjera u shkatërruan pjesërisht në sulm.

Sulmi, i cili goditi lagjen me popullsi të dendur të Dahieh, një bastion i Hezbollahut në Bejrutin jugor, vrau të paktën 37 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 68 të tjerë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit.

Sulmi ajror ishte i treti i Izraelit në kryeqytetin libanez këtë vit dhe është parë si një përshkallëzim i madh në rajon që ka shtuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu, milicia dhe grupi politik i fuqishëm i mbështetur nga Irani, konfirmoi vdekjen e Ibrahim Aqil, një komandant i lartë në forcat elitare të grupit Radwan. Grupi gjithashtu konfirmoi se Ahmed Wahbi, vetë një figurë e lartë e Radvanit, vdiq në sulm.

Duke reaguar ndaj sulmit, ministri libanez i shëndetësisë, Dr Firass Abiad, tha se ishte një “shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet numri i viktimave nga sulmi izraelit në Bejrut  appeared first on Euronews Albania.

“Vuçiç po kërkon të fitojë kohë”, analisti serb: Çfarë do ndodhë në mars?

21 September 2024 at 19:29

Analisti serb, Dushan Janiç, tha në emisionin “Balkan Talks”, në Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike.

Sipas tij Vuçiç ka dy alternativa, ose të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme ose të përgatisë strategjinë e ikjes gjë që nuk po ndodh.

“Ai po përpiqet të fitojë kohë në mënyrë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike në Serbi se nëse do ketë nuk do të jem pjesë e marsit dhe nëse perëndimi e kupton çfarë ka ndodhur këtu ka për të ndryshuar personat që janë përgjegjës për Ballkanin, ju keni për të parë çfarë ka për të ndodhur në mars. Vuçiç ka vetëm 2 gjëra për të adresuar; të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme, ose të fillojë të përgatisë një strategji për t’u larguar nga skena dhe ai nuk po punon shumë me strategjinë për të dalë nga skena. Kjo tregon se kriza në Serbi është shumë serioze ndaj do të ishte më mirë për ne në Serbi që të kishte zgjedhje demokratike”, tha ai.

 

The post “Vuçiç po kërkon të fitojë kohë”, analisti serb: Çfarë do ndodhë në mars? appeared first on Euronews Albania.

Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë

21 September 2024 at 18:12

Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme në Gjakovë, për emisionin “Real People” ka rrëfyer vuajtjet e luftës serbe dhe humbjen e bashkëshortit dhe djemve të saj.

Mes dhimbjes ajo tregoi se jetoi tre vite me shpresën se djemtë i kishte gjallë por që për fat të keq ata u vranë nga serbët. Nënë Luljeta sot jeton e vetme ama kujtimet e djemve e mbajnë gjallë.

“Arsyeja pse jetoj e vetme, dikur jetoja me vajzën, kur u martua nuk kam dashur që ajo të rrijë këtu se sipas traditës shqiptare, ata duhet ta kenë derën hapur që të vijnë te daja. Kemi qenë një familje shumë e lidhur mes njeri-tjetrin, djemtë kanë qenë shumë të dëgjueshëm me të atin. Kur m’i kthyen pas 3 vjetësh trupat e burrit dhe 2 djemve nipat kanë qenë të vegjël. Kur na i kanë sjellë arkivolet na i kanë sjellë me flamurin kuqezi. Unë flamujt e dy djemve s’mund t’i hiqja, hoqa të burrit dhe ja hodha krahëve nipit dhe i thashë: Diar, gjyshi dhe dajat paskan derdhur gjak për një të ardhmen tuaj të më të mirë, e gëzofsh lirinë. Tre vjet kam jetuar me shpresën se ata ishin gjallë dhe akoma nuk bindem që nuk i kam, se janë kthyer përmes ADN, kanë identifikuar mostrat, ne nuk kemi parë asnjë trup”, rrëfeu ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nëna nga Gjakova rrëfen plagët: Jetova 3 vite me idenë që djemtë e mi ishin gjallë appeared first on Euronews Albania.

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

21 September 2024 at 17:33

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj ku një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë

21 September 2024 at 16:39

Aktivistët mjedisorë bllokuan portin kryesor të anijeve turistike në Francë, në qytetin jugor të Marsejës, më 21 shtator, për të protestuar kundër ndotjes së detit, ajrit dhe klimës të shkaktuar nga këto anije të mëdha.

Rreth 20 anëtarë të grupeve Extinction Rebellion dhe Stop Croisieres, me bazë në Marsejë, formuan një zinxhir kanoesh në ujë, duke bllokuar hyrjen në port, raportoi një korrespondent i agjencisë së lajmeve AFP.

Protesta bëri që një anije të kthehej mbrapa në orën 7:00 të mëngjesit dhe të ndalej më larg bregut. Anije të tjera mbetën në pritje jashtë portit deri rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Aktivistët u larguan nga autoritetet, dhe porti u rihap më pas, sipas autoriteteve detare të cilat i folën AFP-së.

“Ajri ynë, detet tona dhe shëndeti ynë nuk janë të negociueshme”, tha grupi Stop Croisieres në faqen e saj të internetit.

Ata kritikuan anijen për përdorimin e madh të naftës, shkatërrimin e faunës së oqeanit dhe bregdetit, ndikimin e anijeve në klimë dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit në bord.

Protesta ndaloi anijen Aidastella, që është në pronësi të një kompanie gjermane dhe që mban rreth 2.000 njerëz, të mbërrinte në port rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Costa Smeralda dhe MSC World Europa gjithashtu u detyruan të prisnin para se të hynin në port.

MSC World Europa është anija e gjashtë më e madhe e udhëtarëve në botë. Ajo mund të mbajë 6.000 pasagjerë dhe ka më shumë se 2.600 kabina, si dhe 13 restorante dhe një qendër tregtare.

Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Anijeve Turistike dënoi protestën si “të paligjshme dhe të rrezikshme”.

Në një email drejtuar AFP-së, ajo argumentoi se industria e anijeve turistike po përpiqet të ulë emetimet e gazeve serë që ngrohin klimën.

Marseja është qendra e një industrie të zhvilluar të anijeve turistike në Francë.

Mes viteve 2022 dhe 2023, numri i pasagjerëve të anijeve turistike që hynin në port u rrit nga 1.5 milion në 2.5 milion, sipas observatorit të turizmit në Marsejë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve turistike në Francë appeared first on Euronews Albania.

Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë

21 September 2024 at 15:59

Një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës ka vrarë të paktën 22 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit në shkollën al-Falah, të cilën Izraeli tha se grupi militant po e përdorte për të “planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave IDF dhe Shtetit të Izraelit”.

Shkolla, e mbyllur gjatë luftës, strehonte njerëzit e zhvendosur, tha ministria e shëndetësisë.

IDF tha se ndërmori hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjes ajrore, dhe akuzoi Hamasin për shfrytëzimin e infrastrukturës civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi izraelit vret 22 persona në shkollën e Gazës, thotë Ministria e Shëndetësisë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda

21 September 2024 at 15:39

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi sot pjesën lindore të rajonit kinez të Tajvanit, Halien, thanë autoritetet lokale.

Reuters raporton se tërmeti tronditi ndërtesat në Taipei dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 17 kilometrash.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse nga tërmeti ka pasur dëme materiale apo viktima njerëzore. Në prill, Hualien u godit nga një tërmet i fuqishëm, duke vrarë nëntë njerëz dhe duke plagosur më shumë se 900.

Më shumë se 100 njerëz humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Tajvanin, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

21 September 2024 at 15:22

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

“Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore

21 September 2024 at 15:04

Tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritete vendase.

Sulmi la të vrarë një 12 vjeçar dhe dy gra të moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “Përsëri, një sulm i tmerrshëm i armikut në Krivi Rih. Në mes të natës, kur qyteti flinte”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërkohë, mediat ruse njoftuan për shpërthimin e një depoje armësh në Rusi si pasojë e sulmeve me dronë nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes ruse tha se Ukraina kishte lëshuar gjatë orëve të natës rreth100 dronë në zonën e pushtuar të Krimesë,

Autoritetet ruse mbyllën të shtunën segmentin e një autostrade prej 100 kilometrash dhe evakuuan pasagjerët nga një stacion hekurudhor aty pranë pasi zjarri shkaktoi një seri shpërthimesh.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Joe Biden gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian u zotua t’i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të ndërsjella ajrore appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT

20 September 2024 at 14:52

Një nga gratë transgjinore më të njohura të Gjeorgjisë është vrarë në shtëpinë e saj, një ditë pasi parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të madh anti-LGBT.

Zyrtarët lokalë thonë se Kesaria Abramidze, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje në banesën e saj në kryeqytet, Tbilisi, të mërkurën.

Ministria e Brendshme tha se po hetonte një “vrasje me paramendim të kryer me mizori të veçantë dhe rrethana rënduese për baza gjinore”.

Një 26-vjeçar është arrestuar në rastin që ka tronditur kombin e vogël të Kaukazit Jugor. Mediat gjeorgjiane raportuan se ai ishte i njohur me viktimën.

Grupet e të drejtave e kanë lidhur vrasjen me ligjin e ri anti-LGBT, duke argumentuar se promovimi i tij nga qeveria kishte nxitur krimin transfobik të urrejtjes.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili, e cila kundërshtoi ligjin e ri, tha se “vrasja e tmerrshme” ngriti pyetje urgjente në lidhje me krimet e urrejtjes dhe diskriminimin.

Legjislacioni nga qeveria e kryeministrit Irakli Kobakhidze kufizon ashpër të drejtat për personat LGBT.

Ai prezanton ndalimin e martesës së të njëjtit seks, operacionet që konfirmojnë gjininë, birësimin e fëmijëve nga joheteroseksualët dhe promovimin e marrëdhënieve të të njëjtit seks në shkolla.

Projektligji kaloi në parlament të martën me një votim 84-0, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave.

 

The post Transgjinorja vritet në Gjeorgji një ditë pas miratimit të ligjit anti-LGBT appeared first on Euronews Albania.

Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës

20 September 2024 at 13:23

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjecar Vaun e Dejës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit kombëtar të koduar territor i pastër shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke përdorur dronë për monitorim ajror, kanë konstatuar se në mes të një parcele me misër në fshatin Hajmel, ishin kultivuar 462 bimë kanabisi.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Rr., 36 vjeç, banues në fshatin Hajmel, i cili po kujdesej për bimët narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Hajmel, shtetasin F. K., 69 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. N., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, ngjitur me pronën e 36-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kultivoi 462 bimë kanabis në arën me misër, arrestohet 36-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on Euronews Albania.

Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1

20 September 2024 at 13:09

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbia po blen versionin më të ri dhe më modern të avionëve luftarakë Rafal 4.1 nga francezët dhe se po vazhdojnë diskutimet për paketën e armëve që do të kenë.

“Është versioni i fundit 4.1, i cili është përgatitur për ushtrinë franceze një muaj më parë. Pra, versioni më i fundit dhe më modern”, – tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si po i komentonte disa pretendime mediatike se Serbia po merr një version më të dobët i Rafale.

“Ata kanë sistemet më moderne të radarëve dhe mbrojtjen më të mirë. Ne kemi blerë të gjitha të mirat. Dhe me ne gjithçka është e re, e modernizuar, kushtojini vëmendje helikopterëve tanë, ata janë të gjithë të armatosur. Kjo nuk është për ne për shfaqje dhe për të bërë foto, por për të penguar në fakt ata që donin të bënin agresion ndaj vendit tonë”, theksoi Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vuçiç: Po blejmë versionin më të fundit dhe më modern të Rafal 4.1 appeared first on Euronews Albania.

Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh”

20 September 2024 at 13:01

Babai i Max Verstappen ka rënë dakord me Toto Wolff që piloti i Red Bull të transferohet te Mercedes në vitin 2026. Aktualisht skuadra gjermane ka finalizuar formacionin për sezonin e ardhshëm. Andrea Kimi Antonelli do të zëvendësojë Lewis Hamilton dhe do të garojë përkrah George Russell.

Zërat që e lidhin Verstappen me Mercedes përforcohen akoma më shumë kur Toto Wolff nuk e fsheh dëshirën e një kontrate me 3 herë kampionin në fuqi si zëvendësuesin ideal të Hamilton që u transferua te Ferrari.

Forma e Verstappen ka pësuar një rënie drastike dhe suksesin e fundit e ka arritur në “Spanish Grand Prix”. Ecuria më e gjatë pa fitore prej vitit 2020. Për rrjedhojë kryesimi ndaj Lando Norris është reduktuar në 59 pikë. Ndërsa gara e radhës është “Singapore Grand Prix” të cilën Verstappen nuk e ka fituar asnjëherë. Nga ana tjetër Red Bull humbi kryesimin e klasifikimit për konstruktorë prej Majit të vitit 2022. McLaren kryeson me 20 pikë dhe gjithçka duket se lidhet me largimet e Adrian Newey te Aston Martin dhe Jonathan Wheatley te Audi.

Në përpjekje për të rikuperuar terren, Red Bull njoftoi ristrukturim në start duke promovuar inxhinierin e garave të, Verstappen, Ganpiero Lambiase në postin e Drejtuesit Teknik. Ndërsa nuk mungojnë zërat se Newey po përpiqet ta bindë Verstappen t’i bashkohet te Aston Martin, agjenti Raymond Vermeulen beson se Mercedes është destinacioni i duhur për vitin 2026. Në kontratën e Verstappen deri në vitin 2028 te Red Bull ka klauzola që do ta lehtësonin largimin e tij pas dy viteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Max Verstappen te Mercedes me një “shtrëngim duarsh” appeared first on Euronews Albania.

Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur

20 September 2024 at 11:41

Gazetarja serbe, Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se po e gënjen popullin serb lidhur me Kosovën, duke thënë se “Kush është akoma i çmendur të mendojë se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe se procesi i pavarësisë nuk ka përfunduar?” Ajo ka shkruar se “Kosova është shtet i pavarur- duhet të jetë lëndë mësimore në shkollën fillore”.

Në një analizë për Danas ajo thotë se “Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është frikacak sepse nuk e thotë të vërtetën dhe gënjen njerëzit e tij. Shumë besojnë në atë që ai thotë. Është e trishtueshme”.

“I besojnë njeriut që është një gënjeshtar i provuar, i prirë për të tërhequr zvarrë popullin e vet drejt vdekjes, urisë dhe varfërisë, në mënyrë që partia e tij të marrë sa më shumë vota në të ashtuquajturat zgjedhje, të kontrolluara nga shërbimet sekrete, të zhytura thellë në krim dhe vdekjen”, shprehet ajo.

“Kosova është shtet i pavarur. Kjo është fjalia që, duke pasur parasysh shkallën e verbërisë së njerëzve, me të cilën duhet emëruar lëndën në shkollën fillore. Në vend të materies që bazohet në propagandën e një politike kriminale lufte. Politikat e Aleksandër Vuçiçit, Vojisllav Sheshelit, Ivica Daçiçit, Sllobodan Millosheviçit dhe të gjithë shërbimit sekret, vrasësve, kriminelëve dhe hajdutëve janë ende të përfaqësuara në media, shkolla, në politikën e kulturës dhe arsimit… Gjë që në Serbi po vazhdon pa ndërprerë ndaloni për më shumë se tridhjetë vjet”, shkruan gazetarja serbe.

Më tej ajo shkruan, “Ndaloni së helmuari fëmijët, po i ruani pasuritë tuaja bazuar në politikën e rritjes së urrejtjes ndaj joserbëve dhe pjesëtarëve të popujve të Jugosllavisë së vjetër”.

“Epo, shtoni se një përfundim të tillë e solli politika e kriminelëve të cilët, të mos harrojmë, diskriminuan dhe vranë mijëra shqiptarë të Kosovës derisa Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Gjatë viteve nëntëdhjetë. “Ne” shkelëm me tanke shtëpitë e tyre, i dëbuam gati një milion prej tyre. Gjithçka është e shkruar në dokumentet e OKB-së, anëtare e së cilës jeni”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetarja serbe: Vuçiç po na gënjen, Kosova është shtet i pavarur appeared first on Euronews Albania.

Biden do të presë Zelenksy në SHBA më 24 shtator

20 September 2024 at 11:25

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për bisedime mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate të zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Presidenti Zelensky do të takohet më vete me Nënpresidenten Kamala Harris.

“Udhëheqësit do të diskutojnë mbi gjendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë planin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit në mbrojtjen ndaj agresionit rus. Presidenti dhe Nënpresidentja do të nënvizojnë angazhimin e palëkundur për të qëndruar në krah të Ukrainës derisa ta fitojë luftën”, tha ajo.

Presidenti Zelensky ka deklaruar se ai ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Biden.

Në një deklaratë të premten e kaluar, Presidenti Zelensky tha se agresionet, si ai i Rusisë ndaj Ukrainës, mund të marrin fund pozitivisht, qoftë duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese në fushën e betejës, ose përmes diplomacisë, nëpërmjet së cilës vendi i pushtuar fiton lirinë dhe ruan pavarësinë.

“Në të dyja rastet, Ukrainës i duhet një pozicion i fortë”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara mund të na ndihmojnë për këtë; nëse me partnerin tonë kryesor, përpiqemi së bashku për fitoren”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Zelensky ka shprehur zhgënjimin që nuk është dhënë ende leja nga aleatët – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Britania – për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.

Të dyja këto vende kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tërheqjes në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden do të presë Zelenksy në SHBA më 24 shtator appeared first on Euronews Albania.

A do ta pushtojë Izraeli Libanin?

20 September 2024 at 11:06

Diplomatët janë përpjekur të lehtësojnë tensionet në Lindjen e Mesme pasi pajisjet elektronike të lidhura me anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në sulmet për të cilat u fajësua Izraeli, që vranë dhjetëra dhe e shtynë rajonin drejt konfliktit të gjithanshëm.

Sulmet ndaj ‘pagers’ dhe radiove të grupit islamik vranë 37 persona dhe plagosën rreth 3,000. të tjerë Ato besohet se janë kryer nga Izraeli, i cili të enjten bombardoi Libanin jugor, në të njëjtën ditë kur të dërguarit nga SHBA dhe Evropa u takuan përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Ekziston frika se konflikti i ndezur midis Izraelit dhe Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani, mund të përshkallëzohet, teksa një analist gjeopolitik izraelit i tha Newsweek se “nuk kemi qenë kurrë më afër një lufte gjithëpërfshirëse”.

Një tjetër ekspert tha se lufta është “një opsion real, por nuk është i pashmangshëm” dhe sulmet mund të detyrojnë Hezbollahun të tërhiqet nga Libani jugor dhe negociatat me Hamasin për luftën në Gaza, që filloi me sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael nga militantët.

Të martën, pajisjet sinjalizuese (pagers) e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në pjesë të Libanit dhe Sirisë, duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Izraeli nuk ka komentuar, por një zyrtar amerikan i tha Associated Press se kishte informuar Uashingtonin për operacionin.

Të mërkurën, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiomarrëset shpërthyen.

Operacionet pasojnë zotimin e Izraelit për të zgjeruar qëllimet e luftës së tij në Gaza për të përfshirë kthimin e banorëve në Izraelin verior të cilët ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Hezbollahut, i cili është në linjë me Hamasin.

Në një fjalim të zjarrtë të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah i quajti sulmet “terrorizëm i pastër” si dhe “krime lufte ose të paktën një shpallje lufte”, pa treguar se çfarë përgjigje ushtarake do të ndërmerrte grupi i tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do ta pushtojë Izraeli Libanin? appeared first on Euronews Albania.

Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar”

20 September 2024 at 09:46

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në qytetin port holandez të Roterdamit kur një sulmues, duke bërtitur “Allahu akbar”, sulmoi njerëzit me thikë, njoftoi transmetuesi publik holandez NOS mëngjesin e sotëm.

I dyshuari për sulmin e mbrëmshëm në afërsi të urës Erasmus është arrestuar dhe dërguar në spital, si dhe personi i plagosur nga sulmi.

Dëshmitarët i thanë policisë se i dyshuari po bërtiste Allahu Akber.

Zëdhënësi i policisë Vesel Stole tha se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sipas të përditshmes holandeze De Telegraaf, duke iu referuar dëshmitarëve, sulmuesi kishte dy thika, dhe një kalimtar e goditi sulmuesin me dy shkopinj dhe arriti t’i grisë thikat.

Dëshmitari tha se në fillim kishte menduar se ishte një përleshje, por kur u afrua, pa se sulmuesi mbante në duar dy thika dhe po godiste me to kalimtarët.

 

The post Sulm me thikë në Roterdam, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar” appeared first on Euronews Albania.

Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban

20 September 2024 at 09:22

Komponentët e përdorur në mijëra pagera të shpërthyer në Liban të martën në një sulm vdekjeprurës ndaj anëtarëve të Hezbollahut nuk janë bërë në Tajvan, tha sot Ministri i Ekonomisë i Tajvanit Kuo Jih-hui.

“Përbërësit janë kryesisht qarqe të integruara dhe bateri më të lira”, u tha gazetarëve ministri tajvanez i Ekonomisë Kuo Jih-hui, raporton Reuters.

Kur u pyet nëse pjesët e pagerit që shpërthyen ishin prodhuar në Tajvan, ai tha:

“Mund të them me siguri se ato nuk janë të prodhuara në Tajvan”, duke shtuar se rasti është duke u hetuar nga autoritetet gjyqësore.

Kompania “Gold Apollo” me seli në Tajvan njoftoi në fillim të kësaj jave se nuk ka prodhuar pajisjet e përdorura në sulm dhe se kompania “BAC” me qendër në Budapest ka licencë për të përdorur markën e saj tregtare.

Nuk ishte e qartë se si dhe kur pajisja ishte pajisur për t’u shpërthyer në distancë, siç ishin qindra telekomandë të përdorur nga Hezbollah që shpërthyen të mërkurën në një valë të dytë sulmesh. Në dy incidente në Liban, 37 njerëz vdiqën dhe rreth 3,000 u plagosën.

Burimet e sigurisë thanë se Izraeli ishte përgjegjës për shpërthimet e pager-it, por Tel Avivi nuk komentoi drejtpërdrejt mbi sulmet.

The post Tajvani mohon se ka prodhuar sinjalizuesit e Hezbollah që shpërthyen në Liban appeared first on Euronews Albania.

Rama: Marrëveshja për emigrantët “ekskluzive” për Italinë, asnjë vend tjetër

20 September 2024 at 08:17

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës  Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë  brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet . Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte Shqipërisë një avantazh në përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama: Marrëveshja për emigrantët “ekskluzive” për Italinë, asnjë vend tjetër appeared first on Euronews Albania.

Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban

20 September 2024 at 07:45

Turqia po rishikon masat e saj për të siguruar pajisjet e komunikimit të përdorura nga forcat e saj të armatosura pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban, tha sot një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes.

Radiot e dorës të përdorura nga grupi i armatosur Hezbollah u shpërthyen në të gjithë Libanin jugor dje në ditën më vdekjeprurëse të vendit që nga luftimet ndërkufitare midis grupit dhe Izraelit gati një vit më parë, duke nxitur tensionet pas shpërthimeve të ngjashme me pager nga militantët një ditë më parë, njoftoi Reuters.

Një zyrtar turk, i cili nuk donte të identifikohej, tha se ushtria turke përdor vetëm pajisje të prodhuara në vend dhe se Ankaraja ka mekanizma kontrolli shtesë nëse një palë e tretë përfshihet në prokurimin ose prodhimin e pajisjeve.

“Pavarësisht nëse janë operacionet që po kryejmë, lufta e vazhdueshme në Ukrainë, si dhe shembulli i Libanit, masat rishikohen dhe masat e reja zhvillohen si pjesë e mësimeve të nxjerra pas çdo zhvillimi”, tha zyrtari.

Ai shtoi se në kuadër të incidentit të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Turqisë po kryen hetimet e nevojshme, pa specifikuar detaje të tjera.

Gjatë shpërthimit të pagerëve dhe pajisjeve të tjera elektronike në Liban, të paktën 20 njerëz vdiqën dhe pothuajse tre mijë u plagosën.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për incidentet dhe premtoi hakmarrje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia po rishikon sigurinë e pajisjeve të komunikimit pas shpërthimeve në Liban appeared first on Euronews Albania.

❌
❌