Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Shteti sovran Bektashi / Salianji pyet ministrin e Brendshëm: Do të ketë polici më vete? Meqë këtu s’ka autoritet, të ketë atje

23 September 2024 at 11:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Ideja e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë është debatuar edhe në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku po raportonte ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Deputeti demokrat Ervin Salianji pyeti Ministrin Hoxha nëse do të ketë autoritet tek shteti i ri sovran, pasi në territorin e Shqipërisë mungon.

“Të kërkuarit në vend që t’i gjeni ju, ju gjejnë ata ju, ose gjejnë njëri-tjetrin dhe e vrasin. Ju jeni këtu, tritoli kërcet në Shkodër. Ju nuk dilni, por ju paguheni për të dalë. Tritol atje, vrasje këtu, bëjnë ça ju do qejfi atyre. Ndonjë amendim të ri do të ketë policia apo do të jetë sovrane? Doni një mbështetje apo jo? Që të ketë autoritet te ky shteti i ri Policia e Shtetit. Meqenëse nuk ka autoritet në territor, të ketë autoritet tek shteti i ri…”, tha me ironi Salianji.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë komisionit të Sigurisë./Shtator 2024

Pyetja nuk mori një përgjigje nga ministri i sapoemëruar Hoxha, i cili tha: “Jam si përgjegjës i ministrisë së Brendshme. S’jam as gazetar, as deputet. Jam këtu me një mision të caktuar brenda kornizave që më lejon ligji. I përgjigjem pyetjeve me korrektësi”.

The post Shteti sovran Bektashi / Salianji pyet ministrin e Brendshëm: Do të ketë polici më vete? Meqë këtu s’ka autoritet, të ketë atje appeared first on Gazeta Si.

Monitorim të listëpagesave dhe kontrolle ‘blitz’. Strategjia e qeverisë për të ndaluar informalitetin në punë

23 September 2024 at 11:19

Nga Gazeta ‘SI’ – Informaliteti është një nga sfidat që qeveria ka vendosur të luftojë në 3 vitet e ardhshme, sipas draftit të Strategjisë 2024-2027.

Administrata Tatimore në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore do të monitorojnë dhe analizojnë të gjitha grupet e pagamarrësve, nga ata që deklarojnë një pagë minimale tek individët që kanë detyrim të plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, DIVA.

Nën monitorim do të jenë edhe të punësuarit me turne, orët e punës, ditët e punës në javë dhe deklarimi i saktë i profesionit të punonjësit nga ana e biznesit.

Institucionet do të kontrollojnë të gjitha listëpagesat sipas databazës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mbi të cilat do të ndërtohen “Modulet e Riskut”.  Po ashtu do të ketë edhe kontrolle “blitz” nëpër sektorët ku ka dyshime për nën-deklarim pagash.

 “Zhvillimi i një fushate të gjerë ndërgjegjësimi, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave të individit, dhe rritjen  e ndërgjegjësimit se raportimi i punës së pa deklaruar dhe nëndeklarimet e pagës, janë një përfitim jo vetëm për shtetin por mbi të gjitha për individin”, thuhet në dokument.

Qeveria parashikon që me goditjen e informalitetit, të ardhurat nga tatimi mbi pagën do të rriten deri në rreth 5 mld lekë në 4 vite.

The post Monitorim të listëpagesave dhe kontrolle ‘blitz’. Strategjia e qeverisë për të ndaluar informalitetin në punë appeared first on Gazeta Si.

Banka e Shqipërisë: Rritja e shpejtë e kredisë cënon stabilitetin financiar të vendit. Kujdes me kredinë për banesa!

23 September 2024 at 11:18

Nga Gazeta ‘SI’ – Rritja e shpejtë e kreditimit ka nevojë për monitorim, thekson Banka e Shqipërisë.

Siç analizon në raportin e Stabilitetit Financiar, BSH thekson se periudha të rritjes së fortë të kredisë sjellin rreziqe për sistemin bankar dhe vetë individët. Nëse nuk kontrollohen, këto faktorë cënojnë stabilitetin financiar të vendit.

“..këto periudha mund të sjellin edhe fillimin e rreziqeve të lidhura me rënien e standardeve të kreditimit, rritjen e përqendrimit të kredisë në sektorë ose tregje të caktuara, rritjen e niveleve të borxhit të bizneseve dhe individëve përtej niveleve të shëndetshme, rritjen e stokut të kredive me probleme etj. Nëse nuk kontrollohen, këto situata mund ta bëjnë ekonominë dhe sistemin financiar më të ndjeshëm ndaj goditjeve të ndryshme, duke cenuar stabilitetin financiar të vendit. Për këto arsye, nevojitet përdorimi i instrumenteve makroprudenciale që veprojnë në mënyrë kundërciklike, parandalojnë përhapjen e pakontrolluar të këtyre rreziqeve dhe rrisin rezistencën e bankave ndaj mundësisë së materializimit të tyre”.

Banka e Shqipërisë përmend specifikisht kredinë për sektorin e pasurive të paluajtshme që prej kohësh është shqetësim për autoritetin dhe tashmë listohet si faktor risku për sistemin bankar.

Bankat kanë perceptuar si një rrezik të ri atë të “paqëndrueshmërisë së vlerave të pasurive të paluajtshme”, por vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar gjatë periudhës dhe ky rrezik nuk renditet midis pesë rreziqeve kryesore sistemike.

Ndërkohë, bankat kanë vijuar të mbështesin këtë sektor, por kanë shtrënguar standardet.

Në fund të gjashtëmujorit, teprica e kredisë për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 7% dhe 13% në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë. Kushtet dhe termat e kreditimit të bankave për blerjen e banesave shfaqën një shtrëngim të lehtë në formën e normave më të larta të interesit dhe kërkesave më të larta për kolateral.

The post Banka e Shqipërisë: Rritja e shpejtë e kredisë cënon stabilitetin financiar të vendit. Kujdes me kredinë për banesa! appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 22 September 2024Main stream

Serbi| Vetura ushtarake përplas mjetin, humbin jetën 5 persona, lëndohet një tjetër

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në të cilin janë përplasur një veturë e ushtrisë serbe dhe një veturë pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pesë persona dhe një është lënduar rëndë.

Drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerët,  D.L. 33 vjeç , L.L. 10 vjeç, L.L. 7 vjeç, M.L. 1 vjeç dhe D.K. 27 vjeç, kanë mbetur të vdekur, ndërsa M.L. 32vjeç ka pësuar lëndime të rënda.

Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në publik, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike ndaluan shoferin M.V (54), i cili drejtonte veturën e  ushtrisë.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës .

Pas disa orësh ndërprerjeje, rruga është rihapur për qarkullim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbi| Vetura ushtarake përplas mjetin, humbin jetën 5 persona, lëndohet një tjetër appeared first on Euronews Albania.

Iran| Shpërthim në minierën e qymyrit, raportohen 51 viktima dhe 20 të plagosur

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:31

Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka vrarë të paktën 51 persona.

Më shumë se 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut .

Bëhet me dije se  kjo ngjarje është shkaktuar nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe të minierës në Tabas, 540 km (335 milje) në juglindje të kryeqytetit Teheran.

Guvernatori i Khorasanit të Jugut, Javad Ghenaatzadeh, tha se në momentin e shpërthimit në blloqe ishin 69 punëtorë.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, ai tha: “Kishte një shpërthim dhe fatkeqësisht 69 persona punonin në blloqet B dhe C të minierës Madanjoo. Në bllokun C ishin 22 persona dhe në bllokun B ishin 47 persona”.

Mbetet e paqartë se sa njerëz janë ende gjallë dhe të bllokuar brenda minierës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iran| Shpërthim në minierën e qymyrit, raportohen 51 viktima dhe 20 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të paimagjinueshme

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:18

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, premtonte se do ta marrë së shpejti”.

Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”.

Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë deri sa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.

Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të paimagjinueshme appeared first on Euronews Albania.

Fier| Përplasi për vdekje me automjet të moshuarin, arrestohet 47 vjeçari

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 14:03

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi duke drejtuar automjetin e tij në në rrugën “Skënderbej”, Fier, ka përplasur një 81 vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari me inicialet L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fier| Përplasi për vdekje me automjet të moshuarin, arrestohet 47 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Tim bir e pritën si mbret”, Gazetarja e Euronews artikull të veçantë për Shqipërinë

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 13:52

“Pavarësisht se ishte me terren të ashpër në disa vende, ne e pamë Shqipërinë të ishte vërtet mikpritëse për familjet”, -kështu është shprehur gazetarja dhe blogerja, Jennifer Malloy, e cila ka kaluar tre javë pushime në vendin tonë.

Malloy është shprehur se veç diellit, detit dhe rërës për të cilat vijnë shumica e turistëve, ajo dhe bashkëshorti e djali i saj, zgjodhën të vizitonin edhe qytete të tjerë turistike si Gjirokastra, vende malore si Bjeshkët e Namuna dhe objekte të tjera kulturore.

Në reportazhin e saj kushtuar bukurive natyrore dhe mikëpritjes së ngrohtë të Shqipërisë, gazetarja shkruan kështu:

‘“Mirëmëngjes miku im! Më ka marrë malli për ty!

Manueli merr djalin tonë dhe i jep një përqafim përpara se të vrapojë pas tij nëpër restorant. Të qeshurat e Finley-t jehojnë nëpër hotelin e një familje në fshatin e vogël të Qeparos ku po qëndrojmë në Rivierën Shqiptare.

Plazhet me guralecë të bardhë, ujin e kaltër dhe pamjet e Greqisë e bëjnë këtë një vend relaksues për të shijuar kuzhinën e shijshme shqiptare.

Por ushqimi dhe peizazhi nuk janë arsyet e vetme që unë dhe bashkëshorti im kemi rënë në dashuri me këtë vend.

Djali ynë dyvjeçar është i mirëpritur kudo që shkojmë.

Pushimi ynë familjar tre-javor përfshinte Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Parkun Kombëtar të Butrintit, shtegun e ecjes së klasit botëror midis Thethit dhe Valbonës dhe burimet termale dhe historinë magjepsëse të Përmetit në luginën e lumit Vjosë.

Atmosfera familjare e Shqipërisë është evidente sapo mbërrijmë në vendin ballkanik , duke bërë menjëherë rrugën drejt veriut.

Në vend të diellit, detit dhe rërës për të cilat janë këtu shumica e turistëve, ne përqafojmë aromën e shiut dhe gjëmimin e rëndë të bubullimës që përshkon retë që grumbullojnë fshatin e vogël të Thethit.

Një shëtitje 16 km mbi Qafën e famshme të Valbonës na pret të nesërmen. Thuhet se është një nga ecjet më të mira në botë, ne mezi presim të veshim çizmet tona dhe të shkojmë në shteg.

Vrapojmë nga taksia në krahët mikpritës të një bujtine të drejtuar nga familja, ku fëmijët vendas shohin Finley-n me kureshtje përpara se ta nxjerrin jashtë për të takuar një qenush bardh e zi.

Pimë birrë “Korça” dhe shikojmë djalin tonë duke luajtur i gëzuar ndërsa takojmë alpinistë të tjerë që kanë ardhur tani, të lagur e të rraskapitur, nga Valbona.

Si është të ecësh në Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë?

Të nesërmen në mëngjes ngjitemi në një kodër të mbushur si me bredhat e Norvegjisë, aromë balsamike pyjore që na shpon vrimat e hundës.

Shtegu është i mbushur me alpinistë, të gjithë i japin atij një buzëqeshje, duke lëvizur mënjanë teksa bën rrugën e tij drejt një pjerrësie, herë pas here duke u rrëzuar në baltën që është formuar pas stuhisë së mbrëmshme.

Kthehemi në Tiranë , marrim me qira një makinë, duke lundruar midis destinacioneve në rrugë të sapoasfaltuara, duke përfunduar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Beratit.

Qyteti i një mijë dritareve, i kalitur pa masë me kishat bizantine, ofron një festë vizuale për sytë tanë, ndërsa muret e kështjellës së shkatërruar të Kalasë së Beratit – që datojnë në shekullin e 13-të – janë këndi i përsosur i lojërave për Finley.

Në qytetin e Përmetit, pranë kufirit grek , ne zhytemi në burimet e nxehta luksoze të luginës së Vjosës, ndërsa Finley krijon art abstrakt me baltën buzë lumit në kanionin e alabastër që derdhet në luginë.

Ne ngjitemi në ‘Gurin e Qytetit’, një pikë referimi e fryrë e qytetit, duke u ngjitur 42 metra ose 101 shkallë lart një shkallë të rrënuar deri në mbetjet e një fortese që daton në shekullin e 4-të.

Mësojmë për legjendën lokale në të cilën sundimtari i kalasë, u hodh nga shkëmbi në vend që të kapej nga një pushtim armik.

Ne e mbajmë me kujdes djalin tonë, i cili po shqyrton rrënojat, për t’u siguruar që të mos i ndodhë e njëjta gjë.

Në Zonën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Gjirokastër, ne endemi nëpër shkëlqimin e gjelbër fantazmë të një tuneli zanor që dikur ishte një hyrje në një bunker të luftës së ftohtë nën Kalanë e Gjirokastrës.

Kalaja me rëndësi strategjike shërben gjithashtu si një park argëtimi ndërsa Finley vrapon përgjatë mureve, bërtet me kënaqësi për armaturën historike të ekspozuar dhe luan fshehurazi mes harqeve të ruajtura në mënyrë perfekte që zbukurojnë strukturën e lashtë të shekullit të 12-të me pamje nga malet e mrekullueshme që rrethojnë luginën e Drinit.

Në Parkun Kombëtar të Butrintit – fillimisht një koloni greke prehistorike, më pas një qytet romak dhe më pas, pas një pushtimi të shkurtër nga venecianët, i braktisur në kënetat e kripura të zonës – Finley është i dashuruar nga macet e shumta që jetojnë në vend, duke përkëdhelur butësisht macet me gëzof.

Riviera shqiptare po na thërret, por së pari, Finley duhet  të ngjitet mbi rrënojat arkeologjike me shtresa të pasura që tani ruajnë historitë e shumë qytetërimeve të lashta , që dikur ishin vendosur këtu.

Ndërsa vizitojmë plazhet përrallore të vijës bregdetare, ne shikojmë djalin tonë duke luajtur me ndrojtje pranë lumit të valëzuar, duke zhytur një gisht të këmbës, ndoshta dy herë në të njëjtën kohë, duke soditur me turp horizontin e pafund që shtrihet përpara tij.

Mezi presim të kthehemi.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tim bir e pritën si mbret”, Gazetarja e Euronews artikull të veçantë për Shqipërinë appeared first on Euronews Albania.

Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin, lirohet kundrejt garancisë pasurore i riu

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 13:11

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella, i cili më 18 gusht të këtij viti shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Velipojë.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se 20-vjeçari ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore, ndërsa Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasi për vdekje me Jet Ski kunatin, lirohet kundrejt garancisë pasurore i riu appeared first on Euronews Albania.

Elbasan| Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë pranë një përroi 70-vjeçari

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 13:00

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur të shtunën pranë një përroi në fshatin Bërsnik, të qytetit të Elbasanit.

Bëhet me dije se shtetasi në fjalë me inicialet S.H. është larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.

Pasi është njoftuar Policia, grupi hetimor ka mundur të konstatojë edhe nga kqyrja paraprake se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan| Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë pranë një përroi 70-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet në Gjermani, partia e Scholz kërkon të ndalë të djathtët në Bradenburg

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 12:45

Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të Gjermanisë.

Rreth 2.1 milion njerëz janë të regjistruar për të votuar për një parlament të ri shtetëror në Brandenburg, shtetin që përfshin kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Anketat e fundit tregojnë se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në garë të ngushtë me Social Demokratët, partinë që ka qeverisur Brandenburgun pandërprerë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Social Demokratët, partia më e madhe në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, shpresojnë të mbajnë kontrollin mbi bastionin e tyre përballë rritjes së mbështetjes për partitë të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

Nëse Social Demokratët humbin në Brandenburg, kjo do të shihej si një shenjë e keqe për Scholzin një vit para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 28 shtator 2025.

Fati i guvernatorit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, gjithashtu është në rrezik.

Ai e bëri qëllim të tij që Social Demokratët ta mposhtin Alternativën për Gjermaninë dhe zotoi se do të dorëhiqet nëse AfD-ja fiton.

“Nëse humbas ndaj AfD-së, unë do të largohem”, tha Woidke.

Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë vota në shtetin e Thuringisë dhe gjithashtu pati rezultate të mira në zgjedhjet në Saksoni më 1 Shtator.

Një parti e re e themeluar nga një figurë e njohur e majtë gjithashtu pati rezultate të mira, ndërsa partitë në qeverinë kombëtare të Scholzit shënuan rezultate shumë të dobëta.

Kjo ishte hera e parë që ekstremi i djathtë fitoi zgjedhje në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe kjo i dha një goditje të rëndë koalicionit qendror të Scholz. Ajo gjithashtu ngjalli shqetësime në Gjermani dhe jashtë saj për mbështetjen në rritje për ekstremin e djathtë në vendin më të madh të Bashkimit Evropian dhe anëtaren e NATO-s.

Partia e ekstremit të djathtë ka fituar mbështetje shkaku i pakënaqësive me migrimit masiv në Gjermani gjatë dekadës së kaluar. Ekonomia e Gjermanisë ka filluar të dobësohet, duke shtuar ndjenjën e përgjithshme të pakënaqësisë.

Vota e së dielës vjen pas një fushate zgjedhore të nxehtë të përqendruar në çështjet e migrimit, sigurisë së brendshme dhe paqes. Si ekstremi i djathtë ashtu edhe lëvizja e re e majtë, Aleanca Sahra Wagenknecht, ose BSW, dëshirojnë të ndalojnë dërgesat e armëve në Kiev ndërsa Ukraina përpiqet ta mbrojë veten nga pushtimi i plotë i Rusisë.

Madje edhe nëse Alternativa për Gjermaninë fiton në Brandenburg, ajo ka pak gjasa të qeverisë pasi partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet në Gjermani, partia e Scholz kërkon të ndalë të djathtët në Bradenburg appeared first on Euronews Albania.

“Vend ku nuk i kap SPAK-u”, ja plani i Ramës për shtetin mysliman sipas Zhakut

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 12:35

Krijimi i një shteti mysliman në Tiranë, sipas modelit të Vatikanit, është diskutuar shumë në  vend, për shkak të një artikulli të New York Times ku kryeministri Rama bënte me dije se ky shtet brenda shtetit do të ishte për bektashinjtë.

Këngëtarja Inida Gjuzi, ose e njohur ndryshe me emrin Zhaku ishte e ftuar në Euronews Weekend me gazetaren Greta Topjana, për të ndarë qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

Në një qëndrim të saj ajo ka ironizuar kryeministrin Rama, duke shkruar: “Shtet ku nuk i kap SPAK-u”, ku sipas saj, ky shtet brenda shtetit do të krijohet për politikanët që do të duan t’i fshihen drejtësisë.

“Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin seriozisht këtë punë. Këtu duhet në çfarë halli të madh ka rënë qeveria, e cila ndihet e përndjekur dhe e rrezikuar. Në vend që të humbim kohe më këtë bisedë më mirë te mendojmë që të zgjedhim Elena Kocaqin(e ftuar në emision) ose të krijojmë ndonjë qeveri teknike, të fillojmë punën sepse shumë keq po duket gjendja,” –u shpreh Zhaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vend ku nuk i kap SPAK-u”, ja plani i Ramës për shtetin mysliman sipas Zhakut appeared first on Euronews Albania.

Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe shumë të plagosur

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 12:08

Katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna masive në Birminghem të Alabamës, në SHBA.

“Shumë persona u qëlluan në zonën Five Points South”, -tha Departamenti i Policisë së Birminghemit në një postim në rrjetet sociale.

Oficeri i Birminghemit, Truman Fitzgerald, tha se të shtënat që shkaktuan deri në 21 të plagosur ndodhën pak pas orës 11 të natës.

Fitzgerald shtoi se “kishte dhjetëra viktima të qëlluar me armë dhe të paktën katër kishin plagë që ua rrezikonin jetën”.

Shërbimi i Zjarrit dhe Shpëtimit të Birminghemit shpalli tre viktima të vdekur në vendngjarje dhe një person i katërt u shpall i vdekur në Spitalin e Universitetit të Alabamës.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zbuluar, identifikuar dhe ndjekur atë që është përgjegjës për sulmin ndaj njerëzve tanë këtë mëngjes”, tha Fitzgerald.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe shumë të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Plani i qeverisë: Rikthehet tatim-fitimi për biznesin e vogël. Rishikohet TVSH-ja 6% për hotelet

22 September 2024 at 13:36

Nga Gazeta ‘SI’- Qeveria do të rishikojë të gjithë politikën tatimore të vendit, duke theksuar se buxheti i shtetit po arkëton pak para për shkak të përjashtimeve apo fashave të taksimit.

Në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, theksohet se për shkak të parave të munguara, qeveria konsideron të rikthejë tatim-fitimin tek biznesi i vogël.

“Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto”, thuhet në dokument.

Subjektet turistike nuk do të shijojnë më fashën minimale të TVSH-së prej 6%, shkruhet në draft.

“Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët “Akomodim” dhe “Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve”, të cilët kanë më shumë se 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite, rritje me 8% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, dhe me 17% në 2023 krahasuar me vitin 2022.

Gjithashtu, rezulton me rritje edhe TVSH-ja e paguar ndër vite, 40% rritje në 2022 krahasuar me 2021, dhe 40% rritje në 2023 krahasuar me vitin 2022. Në bazë të analizave, ka potencial për të rritur përputhshmërinë në këtë sektor. Fokusi kryesor i tij do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve”, thuhet në strategji.

Në analizën e bërë nga ministria e Financave thuhet se Shqipëria arkëton nga taksat deri në 50% pak se vendet e BE-së për shkak të normave të ulëta tatimore, përjashtimet dhe informaliteti tek bizneset dhe të punësuarit.

The post Plani i qeverisë: Rikthehet tatim-fitimi për biznesin e vogël. Rishikohet TVSH-ja 6% për hotelet appeared first on Gazeta Si.

“Bota, e copëtuar e në telashe”, zyrtari i OKB thirrje për aleancë gjithëpërfshirse

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 11:57

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur se nevojitet një alenacë “më gjithëpërfshirse” për të përballuar sfidat që po përball bota.

“Ne i pamë institucionet tona të paafta për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore, e lëre më ato të së nesërmes,” tha Guterres në hapjen e Samitit të Ditëve të Veprimit të së Ardhmes.

Ai tha se bota është në “telashe dhe e copëtuar” nga konfliktet dhe pabarazitë, e kërcënuar nga kaosi klimatik dhe teknologjitë e parregulluara.

“Ne kemi nevojë për një aleancë që është më gjithëpërfshirse, ​​më efektive dhe më e rrjetëzuar me lidhje më të forta ndërmjet institucioneve ndërkombëtare dhe me njerëzit. Kjo do të thotë përfaqësim më i madh në vendet në zhvillim dhe do të thotë një zë më i fortë për të gjithë ju dhe atë që përfaqësoni,” tha ai.

Sipas tij kjo nuk do të ndërtohet brenda një dite apo vetëm nga qeveritë, tha ai, ndërsa iu drejtua të pranishmëve, duke përfshirë liderë botërorë, ligjvënës, akademikë, artistë dhe aktivistë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bota, e copëtuar e në telashe”, zyrtari i OKB thirrje për aleancë gjithëpërfshirse appeared first on Euronews Albania.

Ministrisa e Shëndetësisë në Gaza: Sulmet izraelite kanë vrarë 990 mjekë palestinezë

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 11:41

Më shumë se 990 mjekë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha ministri palestinez i Shëndetësisë, Majid Abu Ramadan.

Abu Ramadan tha në një deklaratë se më shumë se 300 punonjës të kujdesit shëndetësor janë arrestuar dhe spitalet janë shkatërruar ose bërë të pafuqishëm në greva.

Pesë personel të Ministrisë së Shëndetësisë u vranë herët të shtunën në një sulm në objektet e ruajtjes së agjencisë në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave shëndetësore “të ushtrojnë presion mbi autoritetet okupuese që të ndalojnë menjëherë agresionin, të hapin pikat kufitare për furnizime mjekësore dhe të lejojnë pacientët me sëmundje kritike dhe individët e plagosur të kërkojnë trajtim”.

Izraeli ka vazhduar një ofensivë brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit tetorin e kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministrisa e Shëndetësisë në Gaza: Sulmet izraelite kanë vrarë 990 mjekë palestinezë appeared first on Euronews Albania.

Shkodër| Asgjësohen 390 bimë kanabisi, vihet në pranga 46-vjeçari

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 11:30

Një 46-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shtetasi me inicialet A. F., 46 vjeç, banues në fshatin Bleran, u arrestua në flagrancë , i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve kanabis dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak që u gjetën në dy banesat e braktisura që i kishte në përdorim ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkodër| Asgjësohen 390 bimë kanabisi, vihet në pranga 46-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara, procedohet 50 vjeçarja, në kërkim djali i saj

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 11:08

Një 50 vjeçare me inicialet D.B. është proceduar penalisht pasi nga kontrollet në dyqanin e saj të bizhuve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan aksesorë argjendi, për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore.

Gjithashtu, kjo e fundit ka fshehur të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre bizhuve në bashkëpunim me djalin e saj, shtetasin me inicialet I. B., 28 vjeç.

Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe Policia po punon për lokalizimin e tij.

Mbi këta të dy rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara, procedohet 50 vjeçarja, në kërkim djali i saj appeared first on Euronews Albania.

Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

By: Fia Nelaj
22 September 2024 at 10:54

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe ka dërguar çështjen e tij në GJKKO.

Mbi Goron rëndojnë akuzat e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, kjo pasi hetimet kanë provuar se ish-titullari i bashkisë Himarë, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së në këtë qytet, kanë dërguar një shkresë për regjistrim pasurie me të dhëna të rreme pranë ZVRPP-së në Vlorë.

Bashkëngjitur shkresës, ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi rezultoi plotësisht i provuar fakti se Goro dhe Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të një prone, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Kësaj pasurie i kanë dhënë një numër të ri të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji.

Gjithashtu nga hetimi penal rezultoi se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore.

Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të.

Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros appeared first on Euronews Albania.

❌
❌