Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Erion Veliajt

By: Oldi
23 September 2024 at 12:32

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës Redi Mollës dhe Mariglen Qatos iu shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Prokurori i çështjes, Klodian Braho u shtoi akuzën “pastrim parash” dy drejtorëve të Erion Veliajt që janë arrestuar për korrupsion në bashkinë e Tiranës. Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve […]

The post SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Ukraina: Parashutistët e Kievit ‘thyen’ kufirin me Kursk-un në një pikë tjetër

By: rom ario
23 September 2024 at 12:09

Parashutistët ukrainas kanë thyer kufirin me rajonin rus Kursk në një pikë të re.

Sipas mediave të huaja, këtë e raporton RBC-Ukraina, duke cituar departamentin e komunikimit të komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës në Telegram ku thuhet: “Njësitë e brigadës së sulmit ajror 957 kanë thyer një pjesë të frontit në kufirin rus në rajonin Kursk.

Është operacioni i dytë i suksesshëm për të thyer kufirin rus që nga fillimi i operacionit në territorin e rajonit rus Kursk”, thuhej në mesazh.

Departamenti i komunikimeve nuk specifikon saktësisht se ku në rajonin e Kursk është thyer fronti.

Kujtojmë se Ukraina nisi ofensivën e saj brenda territorit të Rusisë, ku deri më tani ka kapur disa mijëra km katror tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina: Parashutistët e Kievit ‘thyen’ kufirin me Kursk-un në një pikë tjetër appeared first on Euronews Albania.

Elektrifikimi i hekurudhës Durrës-Pogradec – Rihapet tenderi për projektimin, fondi limit 450 000 euro

By: SCAN TV
23 September 2024 at 12:34
Ola Mitre / SCAN   Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike, por tenderi që synon gjetjen e kompanisë së do të hartojë projektin nuk është finalizuar ende. Procedura u hap nga Hekurudha Shqiptare në prill të këtij viti në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian, teksa afati i...

Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025 – Kote: Do të ndikojë në rritjen e turizmit për të gjithë zonën

By: SCAN TV
23 September 2024 at 12:28
Lidion Kulla/Scan   Aeroporti i Gjirokastrës pritet të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë në shërbim të avionëve të vegjël, që përshkojnë distanca të shkurtra. Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Odise Kote, deklaroi për Televizionin Scan se rikthimi në punë i këtij aeroporti do të ndikojë më tej në zhvillimin e turizmit në këtë zonë të Shqipërisë dhe...

Reformë e re për deklarimin real të pagave – Cilat janë 7 masat që do të merren për të vënë “nën kontroll” tregun e punës?

By: SCAN TV
23 September 2024 at 12:24
Elisabeta Dosku/ SCAN   Qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon deklarimin real të pagave të punonjësve nga bizneset në vend por edhe ndërhyrje në punësimin informal. Referuar strategjisë aftamesme të të ardhurave 2024-2027, punësimi informal i punonjësve përfshin 4 komponentë: mosregjistrim i punonjësve, mosdeklarimi saktë i pagës, mosdeklarim i saktë i kohës së punës dhe mosdeklarim i...

Produktet e bulmetit, rekord absolut importesh në Gusht – Vlera arriti në rreth 767 milionë lekë, ose rreth 33% më shumë se vjet

By: SCAN TV
23 September 2024 at 12:14
Xhorxhina Deda/SCAN   Përgjatë pesë viteve të fundit duket se sektori i blegtorisë paraqitet në një rënie të qëndrueshme sa i përket numrit të krerëve apo edhe prodhimit blegtoral. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, prodhimi total i qumështit ka pësuar një rënie prej 19.1%, ndërkohë që edhe produkti i mishit ka pasur një trend të ngjashëm. Në harkun kohor...

Çmimet në ALPEX, pranë bursës hungareze – Raporti i ERE: Në 73% të rasteve janë të njëjta

By: SCAN TV
23 September 2024 at 11:43
Ola Mitre/SCAN Në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës Hungareze”. Të dhënat për periudhën 6-mujore janë raportuar nga ALPEX pranë Entit Rregullator të Energjisë, që ka kryer analizën midis çmimeve mesatare të saj me ato të HUPX për të gjetur korrelacionin midis tyre....

Më shumë interes për trashëgiminë kulturore – Në total janë mbi 875 mijë vizitorë. Parqet Arkeologjikë kryesojnë me turistë

By: SCAN TV
23 September 2024 at 11:18
Diamila Leka/ Scan Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore po rriten nga muaji në muaj. E kësisoj, referuar shifrave për vizitorët në sitet tona kulturore kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 36% për periudhën tetë mujore, janar-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të gjitha muzetë, kalatë, parqet arkeologjike si dhe monumentet kulturore,...

Rreth 6.6 mln objekte të dërguara me postë – Posta Shqiptare shënoi rënie me 34% për dërgesat e shërbimit jo universal

By: SCAN TV
23 September 2024 at 10:59
Ledina Elezi/SCAN   Rreth 6.6 milionë objekte postare u dërguan nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë 2024. Posta Shqiptare dominon 82% të tregut me 5.4 milionë dërgesa, ndërsa ofruesit e tjerë të shërbimeve postare përbëjnë vetëm 18% të tregut me 1.1 milionë objekte të dërguara gjithsej. Në krahasim me tremujorin e parë,...

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

By: SCAN TV
23 September 2024 at 09:42
  Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht edhe pse qëndron ende nën vlerat e tij të zakonshme duke u blerë sot me 88.7 lekë dhe duke u shitur me 89.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane sakaq vijon të blihet sot me 98.8 lekë dhe të shitet me 99.5 lekë pa pësuar ndonjë ndryshim të ndjeshëm...

VIDEO/ Dështon testimi i ri i raketës balistike interkontinentale të Rusisë

By: So Nila
23 September 2024 at 10:50

Rusia ka dështuar në testimin e ri të raketës balistike interkontinentale, sipas pamjeve të reja satelitore. Pamjet tregojnë një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Një analist i inteligjencës, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Kjo supozohet të jeta hera e katërt  që një raketë Sarmat ka dështuar. Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.

Raketa është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore.

/abcnews.al

 

​Kosovë| Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla

By: fra nc
23 September 2024 at 11:54

Qendra Kosovare për Paqe po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Kjo kërkesë ka ardhur pas përjashtimit të nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast dhe po analizohet nëse ka elemente të veprës penale apo jo.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi në një konferencë për media para MASHTI-t tha se ky udhëzim administrativ ka krijuar më shumë konfuzion dhe dëmtim të të drejtave të njeriut.

Ai tha se me udhëzime të tilla nuk kontribuohet në fuqizimin e grave.

“Ky udhëzim më shumë sesa ka ndihmuar ka krijuar huti dhe konfuzion që nga dita e nënshkrimit të tij pasi realiteti në terren ka qenë i ndryshëm. Në thelbin e vetë udhëzimi administrativ është keqkuptues pavarësisht qëllimit të tij ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne respektojmë udhëzimin administrativ sepse është pjesë e sistemit tonë shoqëror, ne nuk kemi një shtet tjetër, por dëshirojmë dhe kërkojmë një demokraci edhe më të avancuar se kjo që e kemi veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare…. Adresimi i pasojave të këtij udhëzimi adminsitraitv kërkojmë të zgjidhen njëherë e përgjithmonë sikurse që kemi bërë nga dita që është nënshkruar ky udhëzimi bëjë thirrje institucioneve përgjegjëse, ministrinë e Arsimit të shfuqizoj paragrafin 1.13 në nenit 3 të udhëzimit administrativ që padyshim do i ndal keqkuptimet dhe përçarjet në shoqërinë kosovare”, tha ai.

Nxënëses, A.D nga Peja sipas tij i është ndaluar mësimi në gjimnazin “Bedri Pejani”, pa asnjë njoftim zyrtar.

“Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A.D nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë ka mbetur në shtëpi pasi që ajo është larguar nga shkolla me dy shtator ditën e parë të vitit shkollor për shkak të bartjes së shamisë. Me urdhër të drejtorit, Musa Nikqi dhe ky largim u bë pa ndonjë njoftim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt përveç që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër”, theksoi Maliqi.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi u shpreh se që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ i ka adresuar 50 raste të vajzave që iu është ndaluar shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

“Gjatë këtyre viteve i kam pasur mbi 50 raste në nivel të Kosovës dhe të gjitha me ndërmjetësim dhe mirëkuptim janë rikthyer në shkollë duke bartur shaminë e tyre. Prandaj, e kemi këtë rast që uroj që së shpejti kjo javë sa më parë ministria Nagavci kthimin e saj në shkollë dhe ta shfuqizoj këtë ndalesë administrative që po mbështeten shumë drejtor të shkollave në nivel të Kosovës për t’i përjashtuar nxënëset me shami.. E vetmja arsye e përjashtimit dhe largimit të vajzës pa një shkresë zyrtare që ia ka bërë nxënëses në fjalë arsyeja e drejtorit të shkollës është ‘unë e zbatoj udhëzimin administrativ dhe nuk mund të tërhiqem nga ajo çfarë parasheh udhëzimi administrativ’”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi u shpreh se lidhur me përjashtimin e A.D nga shkolla, tashmë kanë hapur një rast dhe nëse vlerësohet se ka elemente penale do të vazhdohet me masat ligjore.

“Ne kemi hapur rast që eventualisht a ka elemente të veprës penale mos lejimit e vajzës për të shkuar në shkollë për këtë rast prokurori i shtetit pasi që ta pranoj rastin do ta analizoj a ka elemente të veprës penale dhe në rast se ka elemente të veprës penale do të merren masat ligjore, në rast se nuk ka elemente të veprës penale do të udhëzohet që të merren masat administrative”, theksoi Nikqi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

The post ​Kosovë| Kërkohet shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla appeared first on Euronews Albania.

Mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Partizani’, Berisha dhe Malltezi të mërkurën paraqiten në SPAK

23 September 2024 at 10:48

Gazeta Si – Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, do të paraqiten të mërkurën (25 shtator) në SPAK, ku prokurorët e posaçëm do t’i komunikojnë zyrtarisht mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.

Për këtë aferë, SPAK ka marrë të pandehur pesë persona, të cilëve iu komunikuan akuzat më 11 shtator dhe janë ftuar të paraqiten në prokurori për të firmosur mbylljen e hetimeve këtë të mërkurë, para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces.

Në 11 shtator, SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.

Një ditë me vonë, në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.

Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begejas, si dhe financieres, Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin.

Këta persona, janë të dyshuar në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”. Avokatët do kenë afat 10 ditë për të kundërshtuar provat e prokurorisë.

Kreu i Partisë Demokratike prej 8 muajsh e gjysmë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Vjeshtën e viti 2023, Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie, duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit Berisha, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga “arrest me burg”, përfundoi nën “arrest shtëpie”.

SPAK thotë se Jamarbër Malltezi është përfshirë në korrupsion dhe ka përfituar 5.4 milionë euro, gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Hetimet për këtë çështje nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga deputeti socialist Taulant Balla.

The post Mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Partizani’, Berisha dhe Malltezi të mërkurën paraqiten në SPAK appeared first on Gazeta Si.

Kishte mbushur makinën me cigare kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari grek në Devoll

By: Ardit
23 September 2024 at 11:39

Një rast i kontrabandës të mallrave më akcizë është goditur nga policia. Një 46-vjeçar grek ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi është kapur duke kontrabanduar mallra kontrabandë. Efektivë gjetën në automjetin me të cilin po lëvizte 46-vjeçari, si dhe në banesën e tij, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se […]

The post Kishte mbushur makinën me cigare kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari grek në Devoll appeared first on BoldNews.al.

12 vrasje gjatë korrik-gusht 2024, ministri Hoxha: Situatë e qëndrueshme

By: Oldi
23 September 2024 at 11:30

Komisioni Parlamentar i Sigurisë po zhvillon këtë të hënë një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ku në fokus është situata e rendit në vend. Gjatë periudhës korrik-gusht 2024 kanë ndodhur 12 vrasje, ndërsa  për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha situata e sigurisë publike është e qëndrueshme. “Mbrojtja e jetës dhe e sigurisë […]

The post 12 vrasje gjatë korrik-gusht 2024, ministri Hoxha: Situatë e qëndrueshme appeared first on BoldNews.al.

Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë? Ministri i Brendshëm: Janë skualifikuar 4 kandidatë

By: Oldi
23 September 2024 at 11:17

Brenda kësaj javë pritet që të bëhet publik emri i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Sigurisë tha se 4 kandidatë janë skualifikuar, ndërsa u shpreh se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë […]

The post Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë? Ministri i Brendshëm: Janë skualifikuar 4 kandidatë appeared first on BoldNews.al.

“Nuk jemi afrikanë”/ Noka-Naços: Mos u bëj sufler! Po krijon zhurmnaja…

By: Oldi
23 September 2024 at 11:09

Ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë, ku po zhvillohet një dëgjesë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Deputeti demokrat Flamur Noka tha se në Shqipëri është rritur kriminaliteti, ndërsa policia është e pa aftë për të zbardhur atentatet e ndodhura së fundmi dhe për të prangosur autorët. Pjesë nga […]

The post “Nuk jemi afrikanë”/ Noka-Naços: Mos u bëj sufler! Po krijon zhurmnaja… appeared first on BoldNews.al.

Drejtuesit e rinj në Policinë e shtetit/ Salianji- ministrit Hoxha: Nuk kapni dot karagjozët e TikTok-ut

By: E.K
23 September 2024 at 11:00

Ka nisur mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend. Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit. […]

The post Drejtuesit e rinj në Policinë e shtetit/ Salianji- ministrit Hoxha: Nuk kapni dot karagjozët e TikTok-ut appeared first on FaxWeb.

“Nga tenor përfundove në dasmaxhi”- Armaldo Kllogjeri reagon ashpër ndaj disa komenteve dhe bën deklaratë të fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas…

23 September 2024 at 09:18
Tenori Armaldo Kllogjeri dhe njëkohësisht ish-banor i BBVIP 2 ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që janë bërë në drejtim të tij, duke i thënë se “përfundove nga tenor në dasmaxhi”. Kjo e ka irrituar maestron, i cili me anë të një videomesazhi thotë se “nuk i ka bërë keq askujt”. Nuk ka asnjë problem

Zelensky mbërrin në SHBA, viziton fabrikën e municioneve “Scranton Army”

By: rom ario
23 September 2024 at 09:48

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Euronews, lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se qëllimi kryesor i vizitës së tij është forcimi i Ukrainës.

“Kjo luftë mund të përfundojë vetëm me një paqe të drejtë përmes përpjekjeve globale… Plani i fitores së Ukrainës do të jetë në tryezën e të gjithë aleatëve tanë,” tha Zelensky.

Ai vizitoi fabrikën e municioneve “Scranton Army” në shtetin amerikan të Pensilvanisë, e cila prodhon komponentë për predha artilerie dhe mortajash dhe diskutoi me menaxhmentin e fabrikës mundësinë e investimeve amerikane në industrinë e mbrojtjes ukrainase, njoftoi uebfaqja e Zelensky.

Kujtojmë se që prej shkurtit të vitit 2022, mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë pas nisjes në agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të vet Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky mbërrin në SHBA, viziton fabrikën e municioneve “Scranton Army” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌