❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës në tregun global

By: fra nc
23 September 2024 at 12:47

Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n tĂ« hĂ«nĂ«n mes shqetĂ«simeve se rritja e konfliktit nĂ« Lindjen e Mesme mund tĂ« prishĂ« furnizimin rajonal dhe shpresat se ulja e normĂ«s sĂ« interesit nĂ« SHBA javĂ«n e kaluar do tĂ« mbĂ«shtesĂ« kĂ«rkesĂ«n.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 0,16% në 73,81 dollarë për fuçi në orën 11:19 të mëngjesit sipas orës lokale (0819 GMT).

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 0.17% në 71.12 dollarë për fuçi pasi u mbyll në 71 dollarë në seancën e mëparshme.

Akterët e tregut po ndjekin nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, ku ndodhen pjesa më e madhe e rezervave të naftës në botë.

Tensionet e reja në rajonin kryesor prodhues rritën shqetësimin për një ndërprerje të mundshme të prodhimit dhe mbështetën lëvizjet në rritje të çmimeve. Situata në frontin izraelito-libanez me përshkallëzimin midis ushtrisë izraelite dhe grupit libanez Hezbollah ka arritur një nivel të rrezikshëm që mund të ndezë një luftë të gjithanshme.

Sulmi ajror izraelit i së premtes në periferinë jugore të Bejrutit mori jetën e 45 personave dhe 68 të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Hezbollahu libanez tha tĂ« dielĂ«n se bombardoi komplekset ushtarako-industriale izraelite nĂ« veri tĂ« HaifĂ«s, ku Izraeli tha se pesĂ« persona u plagosĂ«n nĂ« sulm. Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n gjithashtu nga ulja e fundit e normĂ«s sĂ« RezervĂ«s Federale tĂ« SHBA-sĂ« (Fed).

Javën e kaluar, Fed uli normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në një interval prej 4.75%-5.0%, duke filluar lehtësimin e saj monetar në mënyrë agresive. Lëvizja shënoi uljen e parë të normës nga banka qendrore në më shumë se katër vjet, që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Kjo nxiti shpresat se normat më të ulëta do të nxisnin aktivitetin ekonomik, duke ndihmuar në nxitjen e rritjes së kërkesës për naftë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës në tregun global appeared first on Euronews Albania.

CCBS prezanton “roadmap” pĂ«r tĂ« arritur carbon neutral deri nĂ« 2030

By: fra nc
23 September 2024 at 12:24

Mundësuar me mbështetjen e konsulentëve, Roadmap përfshin investimet e nevojshme dhe ndikon në përfshirjen e palëve të treta në rrjetin e furnizimit, drejt veprimeve të qëndrueshme.

TiranĂ«, 17 shtator – CCBS, partner i autorizuar pĂ«r prodhimin, ambalzhimin, shitjen dhe shpĂ«rndarjen e produkteve Coca-Cola nĂ« ShqipĂ«ri dhe njĂ« aktor prokativ nĂ« zhvillimin e vendit gjatĂ« 30 viteve tĂ« fundit, ka hedhur bazat drejt njĂ« objektivi ambicioz: Synimi pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kompania e parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« arrin Carbon Neutral. Ky synim do tĂ« arrihet duke ndjekur njĂ« Roadmap qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« investimet e nevojshme pĂ«r t’u pĂ«rmbushur deri nĂ« vitin 2030.

Roadmap i përgatitur me mbështetjen e konsulentëve, identifikon masat kyçe për të reduktuar gjurmën e karbonit të aktiviteteve të CCBS në vitet në vijim. Në to përfshihen emetimet direkte të kompanisë (të ashtuquajturat Scope 1 dhe 2), të cilat mund të reduktohen përmes novacionit dhe investimeve, si dhe ato indirekte (Scope 3), që lidhen me furnizuesit e lëndëve të para dhe transportin. Për këtë fushë, dialogu me zinxhirin e furnizimit do të jetë thelbësor, duke adoptuar standarde të përbashkëta si dhe duke promovuar një transformim të përbashkët drejt praktikave më të qëndrueshme të biznesit, në bashkëpunim me aktorë të tjerë.

NjĂ« element tjetĂ«r i vizionit tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« CCBS, qĂ« gjatĂ« kĂ«tyre viteve ka sjellĂ« investime tĂ« shumta, si: vetĂ«prodhimi i 68% tĂ« nevojave pĂ«r energji elektirke pĂ«r CCBS falĂ« impiantit fotovoltaik, njĂ« flotĂ« tregtare me 99 automjete elektrike nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s, KavajĂ«, Elbasan dhe VlorĂ«, si dhe njĂ« pĂ«rdorim tĂ« shtuar tĂ« materialeve tĂ« ricikluara (si PET i ricikluar – rPET) pĂ«r ambalazhet e pijeve tĂ« shpĂ«rndara nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

CCBS do të monitorojë çdo vit gjurmën e karbonit sipas standardeve të njohura, duke planifikuar dhe zbatuar nisma domethënëse për reduktimin e tij: këto përfshijnë adoptimin e burimeve alternative të energjisë si një bolier elektrik, monitorimin e kompresorëve të ajrit, pompa kontrolli dhe zëvendësimin e frigoriferëve në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj me eficencë energjie. Gjithashtu, do të zbatohet një plan për transformimin e të gjithë flotës tregtare në makina elektrike (nga 99 automjete aktuale në 224 automjete deri në vitin 2030 .

Sipas vlerësimeve të bëra, këto investime do të mundësojnë një reduktim prej 87% të gjurmës aktuale të karbonit për Scope 1 dhe 2, deri në vitin 2030. Për emëtimet Scope 3, që janë më sfiduese pasi kërkojnë një evolucion paralel nga partnerët dhe furnizuesit, dialogu me të gjitha palët e interesuara do të jetë një prioritet, duke pasur parasysh ndikimin në emetimet totale. Evolucioni i paketimeve do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm, përmes një reduktimi të mëtejshëm të peshës së paketimeve në PET dhe alumin, si dhe rritjen e përdorimit të shisheve të ricikluara në portofolin e produkteve.  Nga viti 2024, edhe shiriti mbështjellës i paketimeve do të realizohet nga plastika e ricikluar 100%. Emetimet e pareduktueshme do të kompensohen përmes iniciativave të kompensimit për Scope 1, 2 dhe 3.

“Kur vendoset njĂ« objektiv, nevojitet njĂ« Roadmap i qartĂ« dhe ky Ă«shtĂ« rezultati i muajve tĂ« punĂ«s sĂ« palodhur nga gjithĂ« ekipi i CCBS me konsulentĂ«t e fushĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«t jam jashtĂ«zakonisht krenar” – deklaroi Luca Busi, President i CCBS

“SĂ« fundmi festuam 30-vjetorin tonĂ« nĂ« vend dhe dĂ«shirojmĂ« tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi njĂ« sipĂ«rmarrje largpamĂ«se, duke sfiduar veten pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar vazhdimisht procesin tonĂ« tĂ« punĂ«s, duke kontribuar nĂ« pĂ«rcaktimin e standardeve tĂ« reja dhe duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« tryezat e diskutimit midis komunitetit tĂ« biznesit, institucioneve dhe shoqĂ«risĂ« civile shqiptare. Viti 2030 Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« referimi pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« e shohin rrugĂ«n drejt praktikave mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme si njĂ« pĂ«rpjekje e pĂ«rbashkĂ«t. Si CCBS, ne do tĂ« angazhohemi qĂ« investimet tona nĂ« rritjen e eficencĂ«s, rinovimin e linjave tona tĂ« prodhimit dhe pĂ«rmirĂ«simin e operacioneve tĂ« jetĂ« konkrete dhe me impakt.”- pĂ«rfundoi Presidenti i CCBS-sĂ«.

The post CCBS prezanton “roadmap” pĂ«r tĂ« arritur carbon neutral deri nĂ« 2030 appeared first on Euronews Albania.

​KosovĂ«| KĂ«rkohet shfuqizimi i udhĂ«zimit administrativ qĂ« ndalon shaminĂ« nĂ« shkolla

By: fra nc
23 September 2024 at 11:54

Qendra Kosovare për Paqe po kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Kjo kĂ«rkesĂ« ka ardhur pas pĂ«rjashtimit tĂ« nxĂ«nĂ«ses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, nĂ« PejĂ«, pĂ«r shkak tĂ« bartjes sĂ« shamisĂ«.

Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur rast dhe po analizohet nëse ka elemente të veprës penale apo jo.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi në një konferencë për media para MASHTI-t tha se ky udhëzim administrativ ka krijuar më shumë konfuzion dhe dëmtim të të drejtave të njeriut.

Ai tha se me udhëzime të tilla nuk kontribuohet në fuqizimin e grave.

“Ky udhĂ«zim mĂ« shumĂ« sesa ka ndihmuar ka krijuar huti dhe konfuzion qĂ« nga dita e nĂ«nshkrimit tĂ« tij pasi realiteti nĂ« terren ka qenĂ« i ndryshĂ«m. NĂ« thelbin e vetĂ« udhĂ«zimi administrativ Ă«shtĂ« keqkuptues pavarĂ«sisht qĂ«llimit tĂ« tij ka dĂ«mtuar tĂ« drejtat e njeriut nĂ« KosovĂ«. Ne respektojmĂ« udhĂ«zimin administrativ sepse Ă«shtĂ« pjesĂ« e sistemit tonĂ« shoqĂ«ror, ne nuk kemi njĂ« shtet tjetĂ«r, por dĂ«shirojmĂ« dhe kĂ«rkojmĂ« njĂ« demokraci edhe mĂ« tĂ« avancuar se kjo qĂ« e kemi veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe lirive fetare
. Adresimi i pasojave tĂ« kĂ«tij udhĂ«zimi adminsitraitv kĂ«rkojmĂ« tĂ« zgjidhen njĂ«herĂ« e pĂ«rgjithmonĂ« sikurse qĂ« kemi bĂ«rĂ« nga dita qĂ« Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar ky udhĂ«zimi bĂ«jĂ« thirrje institucioneve pĂ«rgjegjĂ«se, ministrinĂ« e Arsimit tĂ« shfuqizoj paragrafin 1.13 nĂ« nenit 3 tĂ« udhĂ«zimit administrativ qĂ« padyshim do i ndal keqkuptimet dhe pĂ«rçarjet nĂ« shoqĂ«rinĂ« kosovare”, tha ai.

NxĂ«nĂ«ses, A.D nga Peja sipas tij i Ă«shtĂ« ndaluar mĂ«simi nĂ« gjimnazin “Bedri Pejani”, pa asnjĂ« njoftim zyrtar.

“Aktualisht jemi nĂ« javĂ«n e katĂ«rt qĂ« nxĂ«nĂ«sja A.D nga gjimnazi ‘Bedri Pejani’ nĂ« PejĂ« ka mbetur nĂ« shtĂ«pi pasi qĂ« ajo Ă«shtĂ« larguar nga shkolla me dy shtator ditĂ«n e parĂ« tĂ« vitit shkollor pĂ«r shkak tĂ« bartjes sĂ« shamisĂ«. Me urdhĂ«r tĂ« drejtorit, Musa Nikqi dhe ky largim u bĂ« pa ndonjĂ« njoftim zyrtar. Kjo vajzĂ« nuk i ka bĂ«rĂ« keq askujt pĂ«rveç qĂ« dĂ«shiron tĂ« arsimohet si çdo nxĂ«nĂ«se tjetĂ«r”, theksoi Maliqi.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi u shpreh se që nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ i ka adresuar 50 raste të vajzave që iu është ndaluar shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

“GjatĂ« kĂ«tyre viteve i kam pasur mbi 50 raste nĂ« nivel tĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« gjitha me ndĂ«rmjetĂ«sim dhe mirĂ«kuptim janĂ« rikthyer nĂ« shkollĂ« duke bartur shaminĂ« e tyre. Prandaj, e kemi kĂ«tĂ« rast qĂ« uroj qĂ« sĂ« shpejti kjo javĂ« sa mĂ« parĂ« ministria Nagavci kthimin e saj nĂ« shkollĂ« dhe ta shfuqizoj kĂ«tĂ« ndalesĂ« administrative qĂ« po mbĂ«shteten shumĂ« drejtor tĂ« shkollave nĂ« nivel tĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i pĂ«rjashtuar nxĂ«nĂ«set me shami.. E vetmja arsye e pĂ«rjashtimit dhe largimit tĂ« vajzĂ«s pa njĂ« shkresĂ« zyrtare qĂ« ia ka bĂ«rĂ« nxĂ«nĂ«ses nĂ« fjalĂ« arsyeja e drejtorit tĂ« shkollĂ«s Ă«shtĂ« ‘unĂ« e zbatoj udhĂ«zimin administrativ dhe nuk mund tĂ« tĂ«rhiqem nga ajo çfarĂ« parasheh udhĂ«zimi administrativ’”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi u shpreh se lidhur me përjashtimin e A.D nga shkolla, tashmë kanë hapur një rast dhe nëse vlerësohet se ka elemente penale do të vazhdohet me masat ligjore.

“Ne kemi hapur rast qĂ« eventualisht a ka elemente tĂ« veprĂ«s penale mos lejimit e vajzĂ«s pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« shkollĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« rast prokurori i shtetit pasi qĂ« ta pranoj rastin do ta analizoj a ka elemente tĂ« veprĂ«s penale dhe nĂ« rast se ka elemente tĂ« veprĂ«s penale do tĂ« merren masat ligjore, nĂ« rast se nuk ka elemente tĂ« veprĂ«s penale do tĂ« udhĂ«zohet qĂ« tĂ« merren masat administrative”, theksoi Nikqi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

The post ​KosovĂ«| KĂ«rkohet shfuqizimi i udhĂ«zimit administrativ qĂ« ndalon shaminĂ« nĂ« shkolla appeared first on Euronews Albania.

Vështirësohen llogaritë e Hansi Flick, Barcelona me 8 lojtarë të dëmtuar

By: fra nc
23 September 2024 at 11:44

Infermieria e Barcelonës duket se është plot në këtë fillimsezoni, duke ia vështirësuar llogaritë trajnerit Hansi Flick, i cili duhet të veprojë pa një pjesë të protagonistëve. I fundit dhe ndoshta më i rëndësishmi është Ter Stegen, që pësoi një dëmtim serioz në përballjen me Villareal, me gardianin gjerman që u zëvendësua nga Pena në fundin e pjesës së parë. 32-vjeçari, sipas stafit mjekësor ka pësuar një dëmtim në gju, e me gjasa mund të humbasë sezonin, që do të ishte një goditje e fortë në dëm të klubit blaugran.

Mungesat dhanë pasojat e tyre në Ligën e Kampionëve, aty ku Barcelona u mposht nga Monaco, ndërsa në La Liga situata është më pozitive, pasi në 6 javë, numëron 6 fitore.

Trajneri Flick duhet të androjë skuadrën në mungesë të Ter Stegen, Gavit, Olmo, De Jong, Araujo, Christensen, Lopez dhe Bernal, sidomos kur njëri prej kundërshtarëve të radhës është Bayerni i Mynihut, një ndër ekipet që i shënon më shumë blaugranëve. Edhe pse ka ende kohë nga ky duel ndoshta mund të rikthehet ndonjë prej të dëmtuarve, Flick duhet të nisë nga puna, në mënyrë që të shmangë humbjen e thellë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vështirësohen llogaritë e Hansi Flick, Barcelona me 8 lojtarë të dëmtuar appeared first on Euronews Albania.

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: fra nc
23 September 2024 at 11:31

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK pĂ«r tĂ« “kopsitur” dosjen “Ahmetaj” Ă«shtĂ« caktuar nĂ« datĂ« 22 dhjetor e kĂ«tij viti, ku me pas organi i akuzĂ«s pritet tĂ« paraqesĂ« hetimet nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme pĂ«r kalimin ose jo tĂ« dosjes pĂ«r gjykim.

Ndaj ish-zĂ«vĂ«ndĂ«skryeministrit, njĂ«herĂ«sh ish-ministĂ«r i Financave, SPAK ka ngritur akuzat pĂ«r kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje tĂ« pasurisĂ«â€ dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet sipas SPAK se gjatĂ« funksionit tĂ« tij si ministĂ«r, mori disa akte pĂ«r t’i mundĂ«suar sipĂ«rmarsve lidhjen e kontratave koncensionare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Euronews Albania.

Me makinën plot me cigare të futura kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari grek

By: fra nc
23 September 2024 at 11:28

Një 46-vjeçar grek është arrestuar nga policia shqiptare në hyrje të qytetit të Devollit pasi u kap duke kontrabanduar mallra kontrabandë.

Efektivë gjetën në automjetin me të cilin po lëvizte 46-vjeçari, si dhe në banesën e tij, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale stekat me cigare, një shumë parash, automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e kondrabandĂ«s sĂ« mallrave, bazuar nĂ« informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanĂ« goditur njĂ« rast tĂ« veprimtarisĂ« kriminale nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve pĂ«r kĂ«tĂ« rast, u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi grek V. T., 46 vjeç banues nĂ« Greqi, pĂ«r veprat penale “Kontrabanda me mallra pĂ«r tĂ« cilat paguhet akcizĂ« ose me pezullim tĂ« plotĂ« apo tĂ« pjesshĂ«m nga detyrimet doganore ose tĂ« akcizĂ«s”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave qĂ« janĂ« kontrabandĂ«â€ dhe “Fshehja e tĂ« ardhurave”.

NĂ« hyrje tĂ« qytetit tĂ« Devollit, shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. T., nĂ« tĂ« cilin gjatĂ« kontrollit kanĂ« gjetur dhjetĂ«ra paketa me cigare, pa pullĂ« fiskale. NĂ« vijim, gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e kĂ«tij shtetasi, nĂ« fshatin Çiflig, shĂ«rbimet e PolicisĂ« gjetĂ«n paketa tĂ« tjera me cigare, pa faturat pĂ«rkatĂ«se”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me makinën plot me cigare të futura kontrabandë, arrestohet 46-vjeçari grek appeared first on Euronews Albania.

Milani triumfon pas dy viteve nĂ« derbin me Interin, Gabbia “heroi” i kuqezinjve

By: fra nc
23 September 2024 at 10:55

2 vite e 19 ditë i janë dashur Milanit për të mposhtur rivalët e përbetuar të qytetit, Interin, në derbin e Madoninës. Mbrëmja e së dielës në kampionatin italian zhvilloi përballjen historike të Milanos, aty ku djajtë dhe zikaltrit matën forcat, në një duel që gjithmonë di se si ti mbajë në ankth tifozët, e madje të luajë me zemrat e këtyre të fundit.

Përballja e parë sezonale i takoi Milanit të Fonsecas, i cili arriti të zhbllokonte shpejt shifrat me një gol tepër të bukur të Pulisic, në minutën e 10. Avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi Di Marco riktheu ekuilibrat brenda fraksionit të parë, duke bërë që në pushimin mes pjesëve të mos kishte fitues. Pjesa e dytë tregoi më tepër dëshirë nga Milani, që u duk jo favorit në nisje të kësaj përballje, por ashtu sic derbit janë, nuk mund të parashikohen.

Kur u duk se skuadrat do të ndanin pikët, ishte mbrojtësi Gabbia që pas një topi të dërguar në zonë, goditi saktë me kokë duke mposhtur Sommer, e kthyer në hero të klasikes evropiane të futbollit. Fitorja e dytë sezonale në Serinë A për Milanin, që numëron 8 pikë po aq sa Interi. Të dielën në Itali u luajtën dhe 3 ndeshje të tjera interesante, ku fituan Roma, Fiorentina dhe Bologna.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Milani triumfon pas dy viteve nĂ« derbin me Interin, Gabbia “heroi” i kuqezinjve appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta motra e komandantit legjender të Kosovës, Adem Jashari

By: fra nc
23 September 2024 at 09:46

Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jashari është ndarë nga jeta këtë të hënë, 23 shtator.

Lajmin për vdekjen e saj është biri i ditur nga nipi i saj, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

The post Ndahet nga jeta motra e komandantit legjender të Kosovës, Adem Jashari appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

​Conrad: PĂ«rkushtimi i GjermanisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur

By: fra nc
21 September 2024 at 14:21

PĂ«rkushtimi i GjermanisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur. KĂ«shtu u tha nĂ« shĂ«nimin e 25 vjetorit tĂ« bashkĂ«punimit zhvillimor ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe GjermanisĂ«, me ç’rast Ă«shtĂ« prezantuar edhe dizajni i “Buddy Bear”, si simbol i miqĂ«sisĂ« mes dy shteteve.

Zëvendës Ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Matthias Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt.

Conrad tha se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur.

Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka i investuar afër një miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera.

Conrad shtoi se mbĂ«shtesin dĂ«shirĂ«n e KosovĂ«s pĂ«r t’u integruar nĂ« familjen euroatlantike.

“PĂ«rkushtimi i GjermanisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur. Dhe ndĂ«rsa reflektojmĂ« pĂ«r veten tonĂ«, historinĂ« tonĂ« gjermane, historinĂ« tonĂ« tĂ« trazuar gjermane, historinĂ« e vĂ«shtirĂ«, ne e kuptojmĂ« dhe e mbĂ«shtesim shumĂ« dĂ«shirĂ«n e KosovĂ«s pĂ«r t’u integruar nĂ« familjen euroatlantike. Ne qĂ«ndrojmĂ« pĂ«rkrah KosovĂ«s, jo vetĂ«m si partner dhe aleat, por si mik i vĂ«rtetĂ«, ndajmĂ« vizionin e ardhshĂ«m pĂ«r njĂ« EvropĂ« tĂ« begatĂ« dhe tĂ« sigurt. GjatĂ« çerek shekullit tĂ« kaluar, 25 vjet, Kosova ka bĂ«rĂ« pĂ«rparime tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« aspektin ekonomik, zhvillimit shoqĂ«ror, dhe si njĂ« komb sovran
 Gjermania ka investuar afĂ«r njĂ« miliardĂ« euro qĂ« nga viti 1999. KĂ«to para janĂ« drejtuar pĂ«r ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s pĂ«r tĂ« nxitur rritjen ekonomike, rritjen e shĂ«rbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, tĂ« rinjtĂ«, punĂ«simin, integrimin nĂ« BE, menaxhimin e mbeturinave, pĂ«r njĂ« KosovĂ« mĂ« tĂ« gjelbĂ«r dhe mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme”, tha Conrad.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën.

Përveç kësaj, ajo tha se shteti gjerman është partneri kryesor për investime dhe për sigurinë e Kosovës.

Hajdari potencoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shteti gjerman ishte ndër donatoret më të drejtë, duke ofruar zotimet të reja për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendin tonë

“Gjermania Ă«shtĂ« njĂ« nga shtetet e para qĂ« njohu RepublikĂ«n e KosovĂ«s. Gjermania Ă«shtĂ« partneri kryesor tregtar pĂ«r KosovĂ«n. Gjermania Ă«shtĂ« partneri edhe pĂ«r investime kryesore, por edhe pĂ«r sigurinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«r ekipin mĂ« tĂ« madh pĂ«r KFOR-in pĂ«r tĂ« ruajtur sigurinĂ« e vendit tonĂ«. NĂ« vitin 2008 pas deklarimit tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« konferencĂ«n pas pavarĂ«sisĂ«, Gjermania ishte njĂ« nga donatorĂ«t mĂ« fer dhe mĂ« tĂ« drejtĂ« ndaj republikĂ«s sonĂ«, duke ofruar zotimet e reja pĂ«r ndihmĂ«n dhe bashkĂ«punimin me vendin tonĂ« qĂ« ishte njĂ« befasi pĂ«r ne
BashkĂ«punimi gjerman Ă«shtĂ« nĂ« interes pĂ«r tĂ« zbĂ«rthyer potencialin e njerĂ«zve tanĂ«, tĂ« republikĂ«s sonĂ«, tĂ« sektorit privat por edhe pĂ«r stabilitetin institucional qĂ« Kosova tĂ« integrohet sa mĂ« shpejtĂ« nĂ« reformat e integrimit evropian. Jam mirĂ«njohĂ«s pĂ«r angazhimin gjerman, nga bashkĂ«punimi gjerman nĂ« zhvillimin ekonomik dhe trajnimin pĂ«r tĂ« rinjtĂ« tanĂ« pĂ«r tĂ« fituar punĂ« tĂ« denjĂ« dhe mĂ« tĂ« shpejtĂ«â€, tha Hajdari.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh mirënjohës për gjithçka që shteti gjerman ka bërë për Kosovën.

Ai tha se prezantimi i “Buddy Bear”, Ă«shtĂ« simbol i partneritetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe miqĂ«sisĂ« ndĂ«rmjet GjermanisĂ« dhe KosovĂ«s.

“Simbol i partneritetit tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, i miqĂ«sisĂ« sonĂ«, por edhe Ă«shtĂ« diçka qĂ« na kujton gjithçka qĂ« kombi gjerman ka bĂ«rĂ« pĂ«r ne pĂ«r KosovĂ«n, pĂ«r PrishtinĂ«n dhe ne jemi shumĂ«, shumĂ« mirĂ«njohĂ«s. Padyshim super krenar sot qĂ« kam pjesĂ«n simbolike qĂ« nga viti 2001 ka pĂ«rhapur fjalĂ« miqĂ«sie, paqeje, bashkĂ«punimi nĂ« qytete tĂ« ndryshme anembanĂ« botĂ«s, besoj se Ă«shtĂ« nĂ« Tokio, nĂ« Paris, nĂ« LondĂ«r dhe nĂ« Nju Jork, tani, kĂ«tĂ« e kemi edhe nĂ« PrishtinĂ«. Ajo qĂ« mĂ« bĂ«n gjithashtu shumĂ« tĂ« lumtur Ă«shtĂ« se artisti ynĂ« i madh kĂ«tu, Taki (Taulant Qerkinaj), ka punuar nĂ« veprĂ«n dhe mezi pres ta zbuloj kĂ«tu pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e PrishtinĂ«s kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, dhe premtoj se do gjejmĂ« njĂ« vend tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m, tĂ« bukur pĂ«r tĂ« qĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« kĂ«tu pĂ«rgjithmonĂ«, duke festuar miqĂ«sinĂ« tonĂ«, duke festuar bashkĂ«punimin tonĂ« dhe duke festuar potencialin tonĂ« tĂ« ardhshĂ«m pĂ«r tĂ« dy vendet pĂ«r GjermaninĂ« dhe KosovĂ«n”, potencoi Rama.

Simboli “Buddy Bear”, i prezantuar sot nĂ« 25 vjetorin e bashkĂ«punimit mes dy vendeve, Ă«shtĂ« punuar nga artisti Taulant Qerkinaj i njohur si Taki./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​Conrad: PĂ«rkushtimi i GjermanisĂ« ndaj KosovĂ«s Ă«shtĂ« i palĂ«kundur appeared first on Euronews Albania.

VIDEO| Pritje madhështore për Osmanin nga kadetët dhe personeli ushtarak në SHBA

By: fra nc
21 September 2024 at 14:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në mënyrë madhështore nga kadetët dhe personeli ushtarak në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, në West Point.

Ajo ka postuar njĂ« video nĂ« tĂ« cilĂ«n Osmani pritet me duartrokitje, derisa qindra ushtarĂ« brohorasin “Kosova, Kosova”.

Osmani ka shkruar në X, se kjo ishte një vizitë e paharrueshme.

“Dje ku breza tĂ« tĂ«rĂ« liderĂ«sh janĂ« farkĂ«tuar nĂ« shĂ«rbim, integritet dhe sakrificĂ«. Faleminderit qĂ« e nderoni RepublikĂ«n e KosovĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« aleanca KosovĂ«-SHBA. NjĂ« pritje e pabesueshme nga kadetĂ«t dhe personeli ushtarak nĂ« West Point. Lidhja jonĂ« Ă«shtĂ« e fortĂ«, dhe sĂ« bashku, ne qĂ«ndrojmĂ«â€, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Pritje madhështore për Osmanin nga kadetët dhe personeli ushtarak në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Rritja e tensioneve nĂ« Lindjen e Mesme, Irani tregon “dhĂ«mbĂ«t”: Prezantohet “Jihad”

By: fra nc
21 September 2024 at 13:51

Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ushtarake më 21 shtator, raportuan mediat shtetërore, në mes të tensioneve të shtuara rajonale dhe akuzave për armatosjen e Rusisë.

Iranin e akuzojnĂ« qeveritĂ« perĂ«ndimore se po i furnizon dronĂ« dhe raketa RusisĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur nĂ« luftĂ«n kundĂ«r UkrainĂ«s, njĂ« akuzĂ« qĂ« Irani e ka mohuar vazhdimisht.

Raketa Jihad u projektua dhe u prodhua nga dega ajrore e Gardave Revolucionare të Iranit dhe ka një rreze operacionale prej 1.000 kilometrash, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.

Droni Shahed-136B është një version i përmirësuar i Shahed-136, me veçori të reja dhe një rreze operacionale prej më shumë se 4.000 kilometrash, shtoi ajo.

Presidenti i ri, Masoud Pezeshkian, mori pjesë në paradën vjetore në Teheran, që përkujton luftën 1980-88 me Irakun e Sadam Huseinit.

“Sot, kapacitetet tona mbrojtĂ«se dhe parandaluese janĂ« rritur aq shumĂ« saqĂ« asnjĂ« demon nuk guxon tĂ« mendojĂ« pĂ«r ndonjĂ« agresion ndaj Iranit tonĂ« tĂ« dashur”, tha ai.

“Me unitet dhe kohezion midis vendeve islame
 ne mund ta vendosim nĂ« vend uzurpatorin gjakpirĂ«s dhe gjenocidal, Izraelin, i cili nuk tregon mĂ«shirĂ« pĂ«r askĂ«nd, as pĂ«r gra e as pĂ«r fĂ«mijĂ«, tĂ« rinj apo tĂ« moshuar”, shtoi ai.

Kreu suprem, Ayatollah Ali Khamenei, mbajti njĂ« fjalim tĂ« ngjashĂ«m kundĂ«r Izraelit pĂ«r delegatĂ«t e njĂ« takimi vjetor tĂ« klerikĂ«ve muslimanĂ« tĂ« organizuar nga Irani, duke i bĂ«rĂ« thirrje vendeve islame qĂ« “t’i ndĂ«rpresin plotĂ«sisht marrĂ«dhĂ«niet e tyre ekonomike” me Izraelin dhe “t’i dobĂ«sojnĂ« lidhjet politike”.

Tensionet nĂ« Lindjen e Mesme janĂ« rritur qĂ« nga sulmi i grupit palestinez Hamas – tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i mbĂ«shtetur nga Irani, ndaj Izraelit mĂ« 7 tetor, duke shkaktuar luftĂ« nĂ« Gaza.

Tensionet janë intensifikuar në ditët e fundit ndërsa fokusi i Izraelit është zhvendosur në veri, në kufirin me Libanin, ku trupat e tij kanë luftuar kundër grupit Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Një sulm ajror izraelit në bastionin e Hezbollahut në pjesën jugore të Beirutit të premten vrau 31 njerëz, përfshirë dy nga komandantët e tij të lartë, thanë autoritetet libaneze.

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se ai kishte ofruar raketa balistike për Rusinë.

The post Rritja e tensioneve nĂ« Lindjen e Mesme, Irani tregon “dhĂ«mbĂ«t”: Prezantohet “Jihad” appeared first on Euronews Albania.

Sfidë delikate për Skënderbeun, korçarët përballen me Laçin

By: fra nc
21 September 2024 at 13:35

Përballja me Lacin mund të konsiderohet si një duel direkt për Skënderbeun, me të dyja ekipet të cilat qëndrojnë në fundin e tabelës së klasifikimit. Këtë të premte korçarët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa atmosfera duket pozitive në prag të ndeshjes me bardhezinjtë, të cilën e luajnë në shtëpi.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, që deri më tani nuk ka asnjë fitore.

“Mund tĂ« them Ă«shtĂ« delikate pasi kemi nevojĂ« pĂ«r pikĂ«. Edhe java e parĂ« ishte e tillĂ« edhe nesĂ«r po njĂ«soj. Presioni Ă«shtĂ« nĂ« futboll, stafi, lojtarĂ«t, por pa presion nuk ecet pĂ«rpara. Presioni Ă«shtĂ« pjesĂ« e futbollit, por nuk kemi problem”, deklaroi Gvozdenoviç, trajner i SkĂ«nderbeut.

Tekniku serb i korçarëve nuk është aspak i kënaqur me atë çka skuadra ka përfituar deri më tani.

“Nuk shikoj asnjĂ« problem veç me pikĂ«t, 5 javĂ« 4 pikĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« pak. Kjo Ă«shtĂ« situata, tani nuk do bĂ«jmĂ« shumĂ« analiza, sepse jemi tĂ« pĂ«rqĂ«ndruar, do shohim si do dalim e pastaj do flasim”, tha Gvozdenoviç.

Skënderbeu vjen pas humbjes me Dinamon në Elbasan, ndërsa Laci pas një barazimi shpresëdhënës me Partizanin në shtëpi. Superliga shqiptare zhvillon dy përballje të shtunën, Skënderbeu-Laci dhe Partizani-Tirana.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sfidë delikate për Skënderbeun, korçarët përballen me Laçin appeared first on Euronews Albania.

“Mjaft e mbrojtĂ«t SerbinĂ«â€- Kurti: PaguajmĂ« pĂ«rkĂ«dheljen e PerĂ«ndimit pĂ«r Beogradin

By: fra nc
21 September 2024 at 13:26

PerĂ«ndimi po mban njĂ« qĂ«ndrim shumĂ« tĂ« butĂ« me SerbinĂ«, ndĂ«rsa kjo e fundit po mban portat hapur me RusinĂ«. Por, pĂ«r kryeministrin Kurti, Kosova po paguan çmimin pĂ«r kĂ«tĂ« sjellje “pĂ«rkĂ«dhelĂ«se”.

Kryeministri i KosovĂ«s Albin Kurti, thotĂ« se zyrtarĂ«t perĂ«ndimorĂ« po vazhdojnĂ« tĂ« “pĂ«rkĂ«dhelin” SerbinĂ«, tĂ« nxitur nga frika se Beogradi do tĂ« afrohet mĂ« shumĂ« me MoskĂ«n.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r agjencinĂ« e lajmeve Reuters, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian po dĂ«shton tĂ« luajĂ« rolin e arbitrit nĂ« zbatimin e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suar nga blloku pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ« – Serbi.

“Dikush duhet tĂ« thotĂ«: ‘mjaft mĂ« ”, sepse edhe Kosova gjithashtu po paguan çmimin dhe kjo nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ«â€, tha ai.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perĂ«ndimore kundĂ«r RusisĂ« pĂ«r luftĂ«n e saj nĂ« UkrainĂ« edhe pse e ka dĂ«nuar agresionin e MoskĂ«s. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thĂ«nĂ« se vendosja e sanksioneve nuk Ă«shtĂ« nĂ« interesin kombĂ«tar tĂ« SerbisĂ«.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dështimin për të ecur përpara me marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të arritur në mars të vitit të kaluar në Ohër.

Por zoti Kurti i hodhi poshtë këto pohime dhe tha se Perëndimi po dështon të reagojë ndaj shkeljes së marrëveshjes nga pala serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mjaft e mbrojtĂ«t SerbinĂ«â€- Kurti: PaguajmĂ« pĂ«rkĂ«dheljen e PerĂ«ndimit pĂ«r Beogradin appeared first on Euronews Albania.

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg 25-vjeçarin Admir Tutaj

By: fra nc
21 September 2024 at 13:19

GJKKO ka lënë në burg Admir Tutajn, 25-vjeçarin që më 19 shtator u ekstradua nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë.

25 vjeçari ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga SPAK pasi akuzohet pĂ«r veprat penale “Trafikim i armĂ«ve dhe municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

25-vjeçari u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

NĂ« muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi njĂ« operacion nĂ« PikĂ«n e Kalimit Kufitar nĂ« Portin e DurrĂ«sit. NĂ« njĂ« automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale njĂ« arsenal armĂ«sh qĂ« ishte fshehur nĂ« njĂ« tavolinĂ« druri.

Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në burg 25-vjeçarin Admir Tutaj appeared first on Euronews Albania.

Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnĂ« pĂ«rdorimin e raketave me rreze tĂ« gjatĂ«

By: fra nc
21 September 2024 at 13:01

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk e kanĂ« autorizuar UkrainĂ«n t’i pĂ«rdorĂ« raketat me rreze tĂ« gjatĂ« ndaj objektivave brenda RusisĂ«, “ndoshta pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s nga njĂ« eskalim”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se përdorimi i armëve me rreze të gjatë në Rusi do të nënkuptonte se vendet e NATO-s ishin në luftë me Moskën.

“As Amerika, as MbretĂ«ria e Bashkuar nuk na dhanĂ« leje tĂ« pĂ«rdorim kĂ«to armĂ« nĂ« territorin e RusisĂ«, ndaj ndonjĂ« objekti, nĂ« ndonjĂ« distancĂ«â€, i tha Zelensky gazetarĂ«ve nĂ« orĂ«t e vona tĂ« 20 shtatorit.

“Mendoj se ata janĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r njĂ« eskalim”, shtoi ai.

Këto armë i janë dhënë Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë.

Zelensky gjithashtu tha se aleatët e Ukrainës kishin rritur mbështetjen e tyre ushtarake për ushtrinë ukrainase, e cila po lufton për të ndaluar avancimin e forcave ruse në lindje të vendit.

“Ndihma u pĂ«rshpejtua nĂ« shtator. Jemi tĂ« kĂ«naqur. Mund ta ndjejmĂ« ndryshimin”, tha ai.

Vonesa në furnizimin e armëve për shkak të ndarjeve politike midis aleatëve e la ushtrinë ukrainase pa furnizime në fillim të këtij viti.

Kievi është shumë i varur nga kjo mbështetje ushtarake. Ushtria e saj ka më pak burra dhe armë se forcat ruse me të cilat ka luftuar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Planifikimet për paqe

Përpjekjet për ta përfunduar luftën nuk kanë dhënë ende rezultate të suksesshme. Zelensky e hodhi poshtë një plan paqeje të propozuar në pranverë nga Kina dhe Brazili, duke e cilësuar atë si shumë të paqartë.

“Nuk mendoj se ishte njĂ« plan konkret. Nuk shoh ndonjĂ« veprim ose faza specifike nĂ« tĂ«, vetĂ«m procedura tĂ« pĂ«rgjithĂ«suara”, tha ai tĂ« premten nĂ« mbrĂ«mje.

“Generalizimet gjithmonĂ« fshehin diçka”, iu tha ai gazetarĂ«ve.

Kina dhe Brazili kishin promovuar idenë e një konference ndërkombëtare për paqe, të pranueshme për të dyja palët, Rusinë dhe Ukrainën, ku të dyja anët do të merrnin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të gjitha opsionet do të ishin në tavolinë.

Pekini dhe Moska kanë lidhje të ngushta që janë forcuar që nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se, ndonëse Kina nuk furnizon armë drejtpërdrejt për Rusinë, ajo ndihmon Moskën ta rrisë prodhimin vendas të raketave, dronëve ushtarakë dhe tankeve.

Zelensky shpreson tq propozojĂ« planin e tij tĂ« quajtur “plani i fitores” pĂ«r ta pĂ«rfunduar luftĂ«n kur tĂ« takohet me presidentin e SHBA-sĂ«, Joe Biden, nĂ« Shtetet e Bashkuara javĂ«n e ardhshme.

“Plani Ă«shtĂ« i dizajnuar pĂ«r vendime qĂ« do tĂ« duhet tĂ« ndodhin nga tetori nĂ« dhjetor
 Do tĂ« dĂ«shironim shumĂ« qĂ« kjo tĂ« ndodhte. Pastaj besojmĂ« se plani do tĂ« funksionojĂ«â€, kishte thĂ«nĂ« ai mĂ« parĂ«.

Lideri ukrainas gjithashtu tha se do të takohej me Donald Trump ndoshta më 26 ose 27 shtator.

Trump, i cili ishte president i SHBA nga viti 2017 deri në vitin 2021, ka qenë shumë kritik ndaj miliarda dollarëve që Uashingtoni ka ofruar për Kievin si ndihmë dhe ka pretenduar se mund të ndihmojë për të përfunduar luftën brenda 24 orëve, por pa e shpjeguar kurrë se si do ta bënte këtë.

The post Zelensky: SHBA-ja dhe Britania s’lejojnĂ« pĂ«rdorimin e raketave me rreze tĂ« gjatĂ« appeared first on Euronews Albania.

Malltezi në Gjykatën e Lartë, padia do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar

By: fra nc
21 September 2024 at 12:43

Gjykata e Lartë ka pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një ankim të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat.

Më 3 tetor Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë padinë e radhës të Jamarbër Malltezit mbi dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat nga SPAK.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar.

Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretentimet e organit procedues.

Malltezi akuzohet nga prokuroria e posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Malltezi në Gjykatën e Lartë, padia do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar appeared first on Euronews Albania.

“Arsimi profesional prioritet”- Rama: NxĂ«nĂ«sit do paguhen, rregullojmĂ« konviktet

By: fra nc
21 September 2024 at 11:56

Arsimi profesional është shpallur prioritet. Kryeministri Rama në podkastin e tij, foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës. Kjo ide ka nisur të hedhë hapat e parë, duke qënë se shumë biznese janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre.

“Do t’i sistemojmĂ« me pagesĂ« nxĂ«nĂ«sish, jo punonjĂ«sish por dhe me garanci pĂ«r prindĂ«rit qĂ« nxĂ«nĂ«sit qĂ« nĂ« sipĂ«rmarrje tĂ« bĂ«jnĂ« shkollĂ«n pĂ«rmes praktikĂ«s dhe nuk janĂ« punonjĂ«s qĂ« sipĂ«rmarrja mund t’i trajtojnĂ« ‘hajde goce çohu mĂ« mbush i çik ujĂ«, ose hajde kap fshije kĂ«tĂ« tani se je gocĂ« e re’”, tha Rama.

Edhe pse duhen bërë përmirësime në infrastrukturë, kryeministri shprehet se rregullimi i godinave të konvikteve për të gjithë ata fëmijë të ardhur nga zonat rurale që duan të frekuentojnë shkollat e arsimit professional, do të jetë një tjetër prioritet.

“ËshtĂ« shumĂ« themelore atyre nxĂ«nĂ«sve qĂ« vijnĂ« nga zonat rurale tĂ« mos i afrojmĂ« mĂ« konvikte qĂ« nuk janĂ« me kushte dinjitoze pĂ«r fĂ«mijĂ«t, nuk mund t’i lĂ«mĂ« tĂ« jenĂ« si fĂ«mijĂ« tĂ« kategorisĂ« sĂ« dytĂ«. ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« ka disa shkolla qĂ« nuk kanĂ« kushtet ashtu siç duhet tĂ« kenĂ«. Por nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s dhe Fier kushtet nĂ« shkolla janĂ« pa dallim nga shkollat private madje edhe mĂ« mirĂ«â€, tha Rama.

Në korrik të këtij viti kryeministri prezantoi projektin pilot të sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional sipas të cilit të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Arsimi profesional prioritet”- Rama: NxĂ«nĂ«sit do paguhen, rregullojmĂ« konviktet appeared first on Euronews Albania.

Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë

By: fra nc
21 September 2024 at 11:48

18 gola arritën të shënojnë skuadrat e Bundesligës gjermane në Champions League në javën e parë të kompeticionit më të fortë në botën e futbollit. Një rekord ky për ligën e cila merr pjesë me 5 ekipe në garë, ku padyshim udhëheq Bayern Munchen, me 9 realizime në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit. Heroi ishte Harry Kane me 4 gola të regjistruar, 3 prej tyre të ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. Britaniku la pas bashkëkombasin e tij Wayne Rooney i cili kishte shënuar më tepër në garat evropiane.

Skuadra tjetër që bindi në Champions ishte Leverkusen me fitoren 4-0 ndaj Feyenoord, e Dortmundi që mposhti Club Brugge në transfertë 0-3. Rezultatet negative nuk munguan, Shtutgarti i cili e pati të pamundur ti bënte ballë Realit të Madridit, duket u mposhtur 3-1 në Bernabeu dhe Leipzig po ndaj një ekipi madrilen duke humbur 2-1 përballë Atletiko.

The post Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë appeared first on Euronews Albania.

SPAK mbyll hetimet për grupin e Jetmir Kastratit, dërgohen për gjykim 5 persona

By: fra nc
21 September 2024 at 11:25

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona që dyshohet se trafikonin kokainë dhe kanabis në Suedi dhe Danimarkë. Sipas SPAK, grupi që drejtohej nga Jetmir Kastrati, i dënuar më herët nga autoritete e huaja, vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, por dhe Holandë e Belgjikë. Ata janë përfshirë në trafikimin dhe përpunimin e kokainës dhe kanabisit, si dhe më pas shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

  1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-tĂ«, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar nĂ« datĂ« 03.07.2023 dhe i hetuar me masĂ« sigurimi personal “Arrest nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.
  2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-tĂ«, si dhe 334 pika 1 tĂ« Kodit Penal, i arrestuar nĂ« datĂ« 03.07.2023 dhe i hetuar me masĂ« sigurimi personal “Arrest nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.
  3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-tĂ«, si dhe 334 pika 1 tĂ« Kodit Penal, i arrestuar nĂ« datĂ« 26.01.2024 dhe i hetuar me masĂ« sigurimi personal “Arrest nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.
  4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-tĂ«, si dhe 334 pika 1 tĂ« Kodit Penal, i arrestuar nĂ« datĂ« 11.07.2023 dhe i hetuar me masĂ« sigurimi personal “Arrest nĂ« burg”, tĂ« parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.
  5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotikĂ«ve”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,nĂ« formĂ«n e pjesĂ«marrjes nĂ« grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-tĂ«, si dhe 334 pika 1 tĂ« Kodit Penal, i hetuar nĂ« mungesĂ« me masĂ« sigurimi personal “Arrest nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019,  të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me veprimtarinë kriminale të lartpërmendur, konkretisht të pandehurit Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

NdĂ«rkohĂ« nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve paraprake tĂ« zhvilluar ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« kĂ«tij grupi tĂ« strukturuar kriminal, nĂ« lidhje me procedime tĂ« tjera penale tĂ« regjistruar nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, rezulton se janĂ« dĂ«nuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe  DhimitĂ«r Shkodrani pĂ«r veprat penale penale “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, nĂ« formĂ«n e posaçme, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gĂ«rmat “a”, “b” dhe “d”  e 28/4, 333/a dhe 334/1 tĂ« Kodit Penal.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK mbyll hetimet për grupin e Jetmir Kastratit, dërgohen për gjykim 5 persona appeared first on Euronews Albania.

U larguan nga qendra sociale, gjenden dy nga tre të miturit, policia vijon kërkimet

By: fra nc
21 September 2024 at 10:37

Përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan denoncoi të premten largimin nga ambientet e kësaj qendre të tre shtetasve të mitur, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

Policia bën me dije se pas 24-orësh kërkimesh ka mundur të gjejë dy prej adoleshentëve, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e të miturit të tretë.

13-vjeçari dhe 14-vjeçari i janë kthyer qëndrës sociale ndërkohë që materialet në lidhje me rastin u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

Ende nuk dihen shkaqet që shtynë adoleshentët të largohen nga qendra sociale.

“NĂ« vijim tĂ« informacionit tĂ« dhĂ«nĂ« ditĂ«n e djeshme pĂ«r largimin nga njĂ« qendĂ«r sociale tĂ« shtetasve tĂ« mitur, ju informojmĂ« se janĂ« gjetur dhe i janĂ« dorĂ«zuar qendrĂ«s, nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetsore, njĂ« 14-vjeçar dhe njĂ« 13-vjeçar. Vijon puna pĂ«r gjetjen e 13-vjeçarit tjetĂ«r”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U larguan nga qendra sociale, gjenden dy nga tre të miturit, policia vijon kërkimet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌