Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

“Vatikani” në Tiranë/ Dashamir Shehi: Një shaka pa kripë, do t’i bënte edhe Bektashinjtë qesharakë (VIDE)

By: V K
23 September 2024 at 14:23

Dashamir Shehi, ka komentuar edhe në lidhje me propozimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi.

Shehi e ka cilësuar këtë propozim si një ide të pazakontë dhe e përshkroi si një shaka pa kripë, që nuk i shërben interesit publik apo debatit serioz.

“Nuk besoj se meqenëse po krijohet shteti Bektashi, atëherë Bektashinjtë do të bëhen me Ramën… Besoj që në këtë mes, kjo është një shaka pa kripë. Dëmi i kësaj pune është që këtë gjë e bën kryeministri i Shqipërisë dhe e bën në qendrën më të madhe ndërkombëtare. E bën në OKB”, tha Shehi ndër të tjera per TemA.

Gjithashtu, Shehi shprehu shqetësimin e tij për faktin se propozimi është bërë në një forum të rëndësishëm ndërkombëtar si OKB-ja, duke ngritur pikëpyetje për seriozitetin e qasjes së kryeministrit në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ai shtoi se këto lëvizje nuk kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve të vërteta që prekin vendin.

The post “Vatikani” në Tiranë/ Dashamir Shehi: Një shaka pa kripë, do t’i bënte edhe Bektashinjtë qesharakë (VIDE) appeared first on Albeu.com.

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga qelia

By: V K
23 September 2024 at 13:49

Dritan Dajti, i dënuar me burgim të e përjetshëm për vrasjen e katër policëve në Durrës ka bërë një tjetër përpjekje për lirim nga burgu.

Dajti ka depozituar një kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë.

Raportohet se Dajti pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm, për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.


Më datë 11 qershor të vitit 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024, po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

The post I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga qelia appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji shpërthen keq: Ardi Veliu nuk lexonte dot abetaren, Policia e Shtetit është bërë copë

By: V K
23 September 2024 at 13:39

Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë, ka kritikuar ashpër institucionin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Salianji theksoi se ish-drejtori Ardi Veliu, nuk lexonte dot as abetaren.

Mes të tjerash ai u shpreh se Policia e Shtetit sot është një strukturë, që është bërë copë.

Ndërsa në një moment i tha kryetarit të Komisionit, Nasip Naço, nëse donte që të vinte sërish tek opozita.

Ervin Salianji:Ardi Veliu nuk lexonte abetaren. Ai tha se vrasja e Klodian Rashës ndodhi sepse kishte pistoletë në dorë. Struktura e Policisë së Shtetit është bërë copë. Nuk janë arrestuar krerë të organizatave kriminale.

Nasip Naço vdes të vijë prapë me ne. Të thashë dhe njëherë që hajde tek ne, sepse po shikon veç lëvizjet tona. Drejtuesi i SPAK ka thënë se operacionet e policisë dekonspirohen. Krimi zgjedh drejtuesit e policisë”.

The post Ervin Salianji shpërthen keq: Ardi Veliu nuk lexonte dot abetaren, Policia e Shtetit është bërë copë appeared first on Albeu.com.

Libra për të burgosurit/ Nënshkruhet marrëveshja mes Drejtorisë së Burgjeve dhe Bashkisë Elbasan

By: V K
23 September 2024 at 13:29

Ditën e sotme, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit “Qemal Baholli”, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis kësaj biblioteke dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Kjo marrëveshje synon krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve qasje të rregullt dhe të vazhdueshme në libra dhe literaturë të ndryshme, duke mbështetur procesin e edukimit dhe rehabilitimit të tyre.

Në fjalën e tij, Gledian Llatja, e vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së të paraburgosurve:

“Libri ka fuqinë të ndryshojë jetë, dhe kjo bibliotekë ambulante është një mundësi për të ofruar edukim dhe shpresë për të gjithë ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë”.

Nga ana tjetër, Klevis Qose, e cilësoi këtë nismë si një arritje të rëndësishme për sistemin e burgjeve.

“Kjo është një risi e madhe për institucionin tonë. Përmes librit, të paraburgosurit do të kenë mundësinë të zhvillohen intelektualisht dhe emocionalisht, duke i ndihmuar në procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri”, u shpreh Qose.

Të dy palët shprehën dëshirën që kjo nismë të shtrihet edhe në institucione të tjera, duke u bërë model për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjithë vendin.

The post Libra për të burgosurit/ Nënshkruhet marrëveshja mes Drejtorisë së Burgjeve dhe Bashkisë Elbasan appeared first on Albeu.com.

Meteorologia Lajda Porja: Verë dhe vjeshtë, temperatura deri në 32 gradë

By: V K
23 September 2024 at 13:17

Meteorologia e njohur Lajda Porja, thotë se gjatë kësaj jave do të kemi mot të kthjellët, por edhe temperatura të larta.

Gjithashtu, Porja shprehet se të premten, temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë.

“Verë dhe vjeshtë përgjatë kësaj jave. Moti sot ka nisur me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që sot gjatë natës dhe ditën e martë, të kemi reshje të pakta në veri dhe qendër, rrebeshe në zonat jugore.

Parashikohet që edhe dita e mërkurë, të mbetet tipike vjeshte, me vranësira, me reshje ndonëse me sasi të pakta, megjithatë presim që temperaturat e ajrit sot 29 gradë, dita e martë dhe e mërkurë do sjellë një rënie të lehtë të tyre, vranësirat dhe reshjet do jenë prezente.

Do përjetojmë të enjten dhe kryesisht të premten, ditë vere. Do kemi një ditë me diell dhe temperatura të larta, ku do të kulmojnë të premten deri në 32 gradë”, u shpreh ajo.

The post Meteorologia Lajda Porja: Verë dhe vjeshtë, temperatura deri në 32 gradë appeared first on Albeu.com.

Vota e emigrantëve/ Zbardhet projektvendimi i KQZ

By: V K
23 September 2024 at 12:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar draftin për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.

Rregulla të përgjithshme

1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron
të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në
listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.

2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë venditrealizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
(KQZ).

II. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhedokumentacioni
shoqërues

1. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në
listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas
procedurave të përcaktuara në këtë vendim.Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës
së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim
referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë
këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i
pajisjes elektronike që do të përdorë.

2. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi.
Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë
autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang.
face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në
numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi
(NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.

3. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto
hapa:

a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e
Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon
automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye
të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në
PER në mënyrë manuale.

b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e
tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon
pronësinë e banesës;
ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore
të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.
iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
iv. kontratë kredie për blerje të banesës;
v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili
vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp
emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
i. adresën personale të postës elektronike (email);
ii. numrin e celularit personal;
iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin
postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës
(nëse ka).

1. PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),
kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3,
shkronja “a”, të kreut II, të këtij vendimi.

2. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar të
Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
(DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë të
veçantë.

3. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER
do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet për
rezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëve
kalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që ka
paraqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj.

4. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës,
PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë më
tej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si të
pasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, të
këtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësi
mund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesin
e regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion të
zgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit.

5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes
Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja
e saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që
votojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në
platformë.

IV. Përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si
dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste

1. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe
përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas
rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të
Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.

2. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhje
për Kuvendin. Në çdo rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ruajnë bazën
e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje.

3. Përbërësit e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përfshijnë përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në
shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “f’ të pikës 1 të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008,
“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit të
zgjedhësit që voton jashtë vendit, i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku është
regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi.

4. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve për të votuar nga jashtë vendit,
sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjC
listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe ia dërgon atë Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve jo më vonë se 63 ditë para datës së zgjedhjeve.

5. Komisioneri Shtetëror iZgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake
të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i
saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER.

6. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në
faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit.
Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak
pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të nenit 25
të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

7. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e
zgjedhjeve, përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij kreu.

8. Lista e zgjedhësve hartohet në formatet e mëposhtme:

a) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore në formë elektronike për publikim nga KQZ
dhe DPGjC, dhe që përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”,
“ç”, “d” të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, si
dhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit i cili gjendet në rubrikën
e veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës

4, të kreut III, të këtij vendimi;
b) përmbledhje e të gjithë zgjedhësve në nivel vendi në formë elektronike për publikim nga
KQZ dhe DPGjC me përmbajtje sipas shkronjës “a” të kësaj pike.

9. Zgjedhësit në listë renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit.

10. Një kopje e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit hartuar sipas rregullave të përcaktuara në këtë
vendim i dërgohet nga KQZ Arkivit Qendror të Shtetit jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të kësaj
liste nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

11. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë
vendit vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë
të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7
ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore.
Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga data
e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e
tjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitet
vendimi i gjykatës.

12. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të
procedurës së regjistrimit sipas këtij vendimi, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit
që shpallet sipas nenit 56 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar.

13. DPGJC harton listën e zgjedhësve sipas përcaktimeve të nenit 46, pika 1, të ligjit Nr. 10019, datë
29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listë
emrat e atyre personave që janë të regjistruar në regjistrin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit.
V. Mbikqyrja dhe kontrolli i procesit

1. Auditët teknicienë tëmiratuar sipas nenit 61, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor
i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, kryejnë verifikimin e veprimeve të realizuara nga
KQZ për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit duke filluar nga 120 ditë nga data
e zgjedhjeve.

2. Partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare
të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e
shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, në kuadër të transparencës dhe
informimit, kanë të drejtë të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të:
testimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit të saj,si dhe kanë të drejtën për t’u njohur
dhe marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të këtij vendimi.

3. Me kërkesë të partive politike, ose kryesisht KQZ, mundëson auditim të pavarur të PER nga
subjekte të specializuara.

VI. Dispozita të fundit

1. Ngarkohet administrata e KQZ-së dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, me
zbatimin e tij.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës
Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

“Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim”, thuhet në projekt-vendim.

The post Vota e emigrantëve/ Zbardhet projektvendimi i KQZ appeared first on Albeu.com.

SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, çfarë u kërkua për Taulant Tushen

By: V K
23 September 2024 at 12:42

Këtë të hënë, Prokuroria e Posaçme, ka shtuar për dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, një tjetër akuzë. Prokurori i çështjes Klodian Braho, ka shtuar akuzën “pastrim parash” Redi Mollës si dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër, atyre dhe avokatëve iu bë e njohur në seancën e sotme, e cila u zhvillua në orën 10.00.

Ndërsa për Taulant Tushen, u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato, u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish-drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

Sipas Spak, Qato dhe Molla, janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

The post SPAK shton një tjetër akuzë për dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, çfarë u kërkua për Taulant Tushen appeared first on Albeu.com.

Shqipja do shfuqizohet si gjuhë zyrtare në RMV? Elisa Spiropali: Cenohet identiteti ynë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit

By: V K
23 September 2024 at 12:38

Në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, se cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.

“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.

Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe, si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, shprehet Spiropali.

The post Shqipja do shfuqizohet si gjuhë zyrtare në RMV? Elisa Spiropali: Cenohet identiteti ynë, të zbatohet marrëveshja e Ohrit appeared first on Albeu.com.

Plagoset 42-vjeçari në Tiranë/ Autori ende i paidentifikuar, zbardhet dëshmia e të lënduarit

By: V K
23 September 2024 at 12:25

Pak momente më parë, një plagosje me thikë është regjistruar në Tiranë. Policia ka njoftuar se i plagosur është një 42-vjeçar, i cili është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT.

Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, në afërsi të spitaleve, një person i panjohur e ka goditur me thikë në këmbë dhe më pas është larguar.

I plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë, duke e plagosur në këmbë.

Sipas tij, nuk e ka identifikuar autorin dhe as vendin e ngjarjes, duke shprehur se nuk e mban mend. I plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42-vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njofton policia.

Policia po punon për identifikimin e autorit.

The post Plagoset 42-vjeçari në Tiranë/ Autori ende i paidentifikuar, zbardhet dëshmia e të lënduarit appeared first on Albeu.com.

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë

By: V K
23 September 2024 at 12:04

Ditën e sotme, Vangjel Tavo, betohet si kryetar i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën.

Tavo fitoi zgjedhjet si kryebashkiak më 4 Gusht, përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

The post Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

By: V K
23 September 2024 at 11:51

Prokuroria e Posaçme, shtyn me tre muaj hetimet për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj. Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish-zëvendës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

The post SPAK shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn appeared first on Albeu.com.

Aplikacionet e krimit në telefonat e policëve? Paralajmërimi i ministrit Hoxha: Kush ka përdorur SKY dhe EncroChat rrezikon të…

By: V K
23 September 2024 at 11:44

Këtë të hënë, në komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

I pyetur nga deputeti Ervin Salianji, në lidhje me efektivët që sipas një urdhri të ish- ministrit Taulant Balla ,duhet të deklaronin nëse kanë përdorur ose jo aplikacionin SKY, ministri Hoxha u shpreh se kushdo që e ka përdorur, do të përballet me ligjin.

Salianji: “Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY”.

Ervin Hoxha: “Në lidhje me Sky dhe aparatet e komunikimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi”.

The post Aplikacionet e krimit në telefonat e policëve? Paralajmërimi i ministrit Hoxha: Kush ka përdorur SKY dhe EncroChat rrezikon të… appeared first on Albeu.com.

Gara par kreun e Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë (EMRAT)

By: V K
23 September 2024 at 11:18

Këtë të hënë, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar  se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit.

“Po kryhen proceduat. Brenda kësaj jave propozohet emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit tek Këshilli i Ministrave”, u shpreh ai.

Bëhet fjalë për:

Shemsi Premci

Ibrahim Disha

Hajrulla Xhivini

Sami Rasha

The post Gara par kreun e Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: Janë skualifikuar katër kandidatë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo s’e kupton ai mentalitetin tim, Alba: Vetëm po të jetë biznesmen dhe…

By: V K
23 September 2024 at 11:17

Duke diskutuar në “Trotuar” në “E Diell” lidhjen mes çifteve dhe jetëgjatësinë e marrëdhënieve, një nga pyetjet që u shtrua ishte nëse vajzat do të martoheshin me një djalë që jeton në fshat.

Renee u shpreh se nuk do të martohej kurrë me një djalë nga fshati, pasi sipas saj, nuk përputhen botët e tyre.

“Nuk mendoj se do më lidhte gjë me atë, sepse unë frekuentoj vende të tjera, ai në vend tjetër… nuk e kupton dot ai mentalitetin tim se unë jam rritur në New York, nuk jemi rritur njësoj”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alba Pollozhani, tha se do të martohej vetëm nëse është nga veriu, mysliman dhe biznesmen.

The post Do martoheshin me një djalë nga fshati? Renee: Jo s’e kupton ai mentalitetin tim, Alba: Vetëm po të jetë biznesmen dhe… appeared first on Albeu.com.

Salianji pyet ministrin Hoxha: A do të ketë polici në shtetin e ri Bektashi?

By: V K
23 September 2024 at 11:11

Këtë të hënë, mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ka nisur me debate,  ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.

Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?

Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.

Thatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri.

Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.

Po ashtu, deputeti demokrat e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi.

“Do ketë polici më vete, apo si do të funksionojë”, iu drejtua Salianjit ministrit.

The post Salianji pyet ministrin Hoxha: A do të ketë polici në shtetin e ri Bektashi? appeared first on Albeu.com.

Ishte grua e mrekullueshme/ Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari

By: V K
23 September 2024 at 09:23

Mëngjesin e kësaj të hëne, ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi, u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

 

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari, ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua Brigada 111 “Adem Jashari”.

The post Ishte grua e mrekullueshme/ Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari appeared first on Albeu.com.

Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO)

By: V K
23 September 2024 at 09:04

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 2”, Armaldo Kllogjeri, ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale.

Këngëtari duke iu referuar disa komentuesve që i thonë se “nga tenor është kthyer në dasmaxhi”, duke thënë se askujt nuk i ka hyrë në hak dhe se me zërin e tij bëhet pjesë e gëzimeve familjare.

Ai shtoi më tej, se Teatrin e Operas dhe Baletit e ka hedhur në gjyq, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother Vip”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i sekreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë”, deklaron ai.

“Për fëmijët e mi, do t’i shkoj me çdo çmim deri në fund”, shton ai më tej.

The post Nga tenor në dasmaxhi, Armaldo Kllogjeri jep deklaratën e fortë: Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga aksi Elbasan-Qafë Thanë: Po punohet në disa lote paralelisht (VIDEO)

By: V K
23 September 2024 at 08:37

Këtë të hënë, përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga puna në kantierin e Korridorit VIII.

Rama shkruan se puna po ecën paralelisht në disa lote dhe se po avancon çdo ditë.

Postimi:

“Mirëmëngjers, dhe nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një punë voluminoze, që po avancon çdo ditë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan pamjet nga aksi Elbasan-Qafë Thanë: Po punohet në disa lote paralelisht (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet pronari: Nuk kam pasur asnjë problem

By: V K
23 September 2024 at 08:28

Mbrëmjen e djeshme, në derën e shtëpisë së Filip Dodajt në Bushat, është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.

Pronari i banesës të cili i vunë tritol në portën e jashtme, Filip Dodaj, ka thënë për mediat se nuk ka probleme me asnjë njeri dhe nuk e di se kush mund të jetë autori.

Ai tregoi se kamerat kanë fiksuar një person të maskuar. Dodaj tha se në shtëpi jeton me babain dhe gruan, ndërsa fëmijët i ka jashtë.

“Nuk isha në shtëpi. Është enigmë. Nga kamerat shihet një i maskuar, ka ardhur nga veriu ka hedhur lëndën dhe ka ikur në atë drejtim. Nuk kam pasur asnjë problem me asnjë njeri, kjo është çudia. Nuk kam dyshime. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Në shtëpi jetojmë me babai dhe gruan, fëmijët janë jashtë. Nuk ka lidhje me biznesin”, tha 62-vjeçari Filip Dodaj.

The post I vunë tritol në derë të shtëpisë, flet pronari: Nuk kam pasur asnjë problem appeared first on Albeu.com.

Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të evakuuar

By: V K
23 September 2024 at 08:03

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta, në disa pjesë të prefekturës Ishikawa të Japonisë.

Qytetet Wajima dhe Suzu, të cilat janë ende duke u rikuperuar nga një tërmet vdekjeprurës që shkatërroi zonën më 1 janar, janë ndër më të goditurat nga përmbytja, e cila filloi të shtunën.

Të dielën, të dy qytetet panë dyfishin e sasisë së reshjeve që marrin zakonisht në shtator në një vit mesatar, raportuan mediat lokale.

Dhjetëra lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur rrugët dhe duke izoluar më shumë se 100 komunitete në të gjithë prefekturën.

Dy nga personat që humbën jetën, u gjetën pranë një tuneli të bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Wajima. Njëri prej tyre ishte një punëtor ndërtimi që kryente riparimet e rrugëve.

Agjencia meteorologjike e Japonisë, lëshoi nivelin më të lartë të alarmit “kërcënues për jetën” për Ishikawa të shtunën dhe e uli atë në një paralajmërim të rregullt të dielën.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme pasi shiu i rrëmbyeshëm ka të ngjarë të vazhdojë deri të paktën mesditën e së hënës.

Rajoni është ende duke u rikuperuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 në janar, i cili vrau të paktën 236 njerëz, rrëzoi ndërtesa dhe shkaktoi një zjarr të madh.

Më shumë se 40,000 banorë në katër qytete në Ishikawa – përfshirë Wajima, Suzu dhe qytetin Noto – janë evakuuar gjatë fundjavës.

16,000 banorë të tjerë në prefekturat Niigata dhe Yamagata në veri të IshikaWa u tha gjithashtu të evakuoheshin, tha agjencia e lajmeve AFP.

The post Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të evakuuar appeared first on Albeu.com.

❌
❌