Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë

23 September 2024 at 14:30

Përmbytje të shumta kanë goditur Kanën këtë të hënë duke bllokuar makinat në rrugë dhe duke vënë në gjendje gatishmërie qytetin e Rivierës Franceze, i famshëm për festivalin e tij të filmit.

Kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnar, publikoi një postim duke protestuar se nuk kishte marrë asnjë paralajmërim nga shërbimi i motit.

Nuk janë raportuar të lënduar nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin juglindor të Francës, ku në vitin 2015 të paktën 19 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Situata pritet të normalizohet deri në mesditë pasi stuhia vazhdon të lëvizë drejt lindjes, tha një zëdhënës i bashkisë.

Shërbimi meteorologjik francez raportoi në buletinin e tij se një stuhi e re ka të ngjarë të godasë Kanën në orët e pasdites.

Autre vue des #inondations importantes ayant concerné #Cannes ce lundi matin, notamment le quartier République. Plusieurs véhicules ont été emportés par les torrents.
Vidéo : @HikemKolai06 pic.twitter.com/k7P6u4BanN

— Guillaume Séchet (@Meteovilles) September 23, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Përmbytje masive në Kanë, vërshimet bllokojnë makinat në rrugë appeared first on Euronews Albania.

Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

23 September 2024 at 14:16

Një avion patrullues ushtarak rus shkeli hapësirën ajrore japoneze pranë ishullit Rebun të Hokkaido-s në tre raste të hënën, duke bërë që Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë të dërgonin aeroplanë në një përgjigje emergjente dhe të gjuanin flakë.

Është hera e parë që avioni SDF i Japonisë ka lëshuar flakë në “një veprim kundër shkeljes së hapësirës ajrore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Yoshimasa Hayashi.

Avionët luftarakë të SDF – F15 dhe F35 – paralajmëruan ushtrinë ruse përmes radios përpara se të gjuanin flakët gjatë inkursionit të tretë, u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes, Minoru Kihara.

Qeveria japoneze i ka protestuar Rusisë përmes kanaleve diplomatike dhe ka kërkuar që ajo të parandalojë çdo përsëritje të shkeljeve të tilla, shkruan Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Japonia: Avionë ushtarak rusë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore appeared first on Euronews Albania.

Sudan| Rreth 388 persona kanë vdekur nga kolera

23 September 2024 at 13:40

Gjashtë persona vdiqën nga kolera në Sudan gjatë fundjavës, duke e çuar numrin e vdekjeve nga sëmundja në të paktën 388 në dy muajt e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë, rreth 13 mijë persona janë prekur nga kolera në dy muajt e fundit, ndërsa gjatë fundjavës janë regjistruar 400 raste të reja.

Në deklaratë thuhet se kolera po përhapet në zonat e prekura nga përmbytjet e fundit, veçanërisht në Sudanin lindor, ku miliona banorë të zhvendosur nga lufta janë strehuar. Theksohet se kolera është zbuluar në 10 nga 18 provincat e Sudanit dhe se provincat lindore Kasala dhe Al-Kadarif janë më të prekurat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kolera është një sëmundje shumë ngjitëse që shkakton diarre dhe dehidrim të rëndë, që mund të çojë në vdekje brenda disa orësh nëse nuk trajtohet dhe transmetohet përmes përdorimit të ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Epidemia e mëparshme e madhe e kolerës në Sudan ishte në vitin 2017, kur të paktën 700 njerëz vdiqën dhe rreth 22,000 u sëmurën nga sëmundja në dy muaj.

Përplasjet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Reagimit të Shpejtë kanë vazhduar në Sudan prej 17 muajsh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sudan| Rreth 388 persona kanë vdekur nga kolera appeared first on Euronews Albania.

Sulmet izraelite në Liban, 100 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur

23 September 2024 at 13:32

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën kanë vrarë 100 njerëz dhe kanë plagosur mbi 400 të tjerë.

Ministria tha se në mesin e të vrarëve dhe plagosurve ka gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe verilindje të Libanit të hënën në mëngjes.

Ajo tha se goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku e postoi një fotografi të shefit ushtarak, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.

Këto janë bombardimet më të ashpra të Izraelit në Liban që prej nisjes së luftimeve mes tij dhe Hezbollahut tetorin e kaluar. Halevi dhe liderë të tjerë izraelitë janë zotuar për veprime më të ashpra ndaj Hezbollahut në ditët e ardhshme.

Teksa ushtria izraelite kreu sulmet, autoritetet izraelite raportuan për një sërë sirenash në veri të Izraelit, duke i paralajmëruar banorët për sulme raketore nga Libani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet izraelite në Liban, 100 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok, Genta Gjalpi jep lajmin e trishtë

By: Iconstyle
23 September 2024 at 12:24

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.

E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.

“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di! Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

 

@genta_officially♬ Eternal Light(renaissance choral gregorian chant a cappella polyphonic sacred) – D.ai.GO

“Nënë Bekua ime e vogël e bukur, u bashkove me gjyshin brenda vitit, nuk mund të rrije dot pa të”- vazhdon ajo.

 

@genta_officially♬ Stellar Lunar – O Cristão Alemão

Genta është fatlume që mundi të përjetonte për kaq gjatë dashurinë e çiltër të gjyshërve, ja puthi duart, i shërbeu, i lau, i ushqeu dhe fjeti në prehërin e tyre- ndjesi që shumë prej nesh ç’nuk do të jepnim për t’i përjetuar edhe njëherë!

Nga stafi i Iconstyle, ngushëllime për humbjen e më të dashurve!

The post Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok, Genta Gjalpi jep lajmin e trishtë appeared first on iconstyle.al.

Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore

23 September 2024 at 12:54

Papa Françesku ka anuluar të gjitha aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti të lehtë, njoftoi Vatikani.

Sipas raportimeve, Papa e mori vendimin si masë paraprake, përpara vizitës së tij të planifikuar në Luksemburg dhe Belgjikë në fund të kësaj jave, raporton Reuters.

Në fillim të këtij viti, Papa tashmë anuloi aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti dhe bronkitit, dhe gjatë vizitës së tij dy javore në Azinë Juglindore dhe Oqeani, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai mori pjesë në më shumë se 40 ngjarje dhe udhëtoi pothuajse 33,000 kilometra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore appeared first on Euronews Albania.

Zelensky në SHBA, pritet të paraqesë “planin e fitores” për Biden, Trump dhe Harris

23 September 2024 at 11:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i paraqesë presidentit Joe Biden një “plan për fitore” në luftën e vendit me Rusinë gjatë vizitës së kësaj jave në SHBA.

Zelensky gjithashtu synon t’ia paraqesë planin Kongresit dhe dy kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA: demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump.

Ai pritet të shtojë përpjekjet për të bindur SHBA-në dhe aleatët e saj që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketat që ata furnizuan thellë në territorin rus për herë të parë në luftë.

Vizita e Zelensky në SHBA përkon me përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të përgatitur një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh (283 milionë £) për Ukrainën.

Kjo vjeshtë do të “përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte”, shkroi Zelensky në një postim në X.

Në një deklaratë përpara vizitës, lideri ukrainas parashikoi tre elementë të planit të tij: donacione të mëtejshme armësh, përpjekje diplomatike për të detyruar Rusinë të pajtohet me paqen dhe mbajtjen e Moskës përgjegjëse për pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

Ukraina ka kërkuar prej muajsh që SHBA-ja, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë perëndimorë të lehtësojnë kufizimet në përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mund të godasë objektivat në Rusi, të cilat Kievi thotë se përdoren për të nisur sulme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky në SHBA, pritet të paraqesë “planin e fitores” për Biden, Trump dhe Harris appeared first on Euronews Albania.

Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për trafikim emigrantësh

23 September 2024 at 11:41

Katër burra janë arrestuar të dielën nën dyshimin për trafikim me emigrantë, njoftoi Policia e Kosovës të hënën.

Të dyshuarit, shtetas kosovarë, u kapën në Mitrovicë të Jugut nga oficerët policorë duke transportuar pesë shtetas të Jemenit, të cilët kishin për synim t’i dërgonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, sipas një njoftimi të Policisë.

Policia theksoi se ka bastisur një shtëpi dhe automjete, si dhe ka sekuestruar të holla dhe automjete.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4 automjete”, thuhet në njoftim.

Policia tha se të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, pa dhënë më shumë informacione.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për trafikim emigrantësh appeared first on Euronews Albania.

Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat)

23 September 2024 at 11:23

Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. Gaztari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka arritur të sigurojë emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar, ata janë:

Sami Rasha
Shemsi Premçi
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini

Sipas burimeve 4 kandidatet janë skualifikuar për mos plotësim kriteresh. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se kandidati Hajrullah Xhivini ishte në kërkim, pasi kishte kryer veprime të pahijshme në publik.

Tashmë pë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kandidojnë:

  1. Adriatik Tafçiu
  2. Altin Mena
  3. Ardian Çipa
  4. Gentjan Shehaj
  5. Idajet Faskaj
  6. Ilir Proda
  7. Lutfi Minxhozi
  8. Neritan Nallbati
  9. Pëllumb Seferi
  10. Rebani Jaupi
  11. Skënder Hita

Kujtojmë se kushtet që duhet  të plotësonin këta kandidatë ishin:

  • a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
  • b) të ketë shtetësi shqiptare;
  • c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • ç)  të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
  • d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat) appeared first on Euronews Albania.

“Gaz i botës”, Salianji: Karagjozi i TikTok në kërkim, kandidon për drejtor policie

23 September 2024 at 11:18

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate. Mbledhja e sotme po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit. Ai i tha ministrit Hoxha se duhet të ketë më shumë transparencë për garën për drejtor policie, pasi siç u shpreh ai, janë shfaqur kandidat personazhe TikToku të shpallur në kërkim.

“Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky? Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? A është ai që flitet për përfshirje në krim të organizuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri.

Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion.  Vijnë karagjoz nga TikTok-u, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj.Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.

The post “Gaz i botës”, Salianji: Karagjozi i TikTok në kërkim, kandidon për drejtor policie appeared first on Euronews Albania.

“Na pret një javë dinamike”, Meteorologia bën parashikimin e motit: Çadrat me vete

23 September 2024 at 09:47

Meteorologia Lajda Porja tha për “Euronews Albania” se kjo javë do të jetë dinamike sa i takon motit.

Ajo parashikoi një nisje jave me mot vjeshtor, ku ndonëse temperaturat do të jenë të larta nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, ndërsa nga mesi i javës e deri në përfundim do të kemi një mot vere me diell e temperatura të larta.

Porja tha gjithashtu se Shqipëria nuk rrezikon të goditet nga stuhia “Boris”.

“Kemi një javë dinamike. Pjesa e parë e javës nga e hëna në të mërkurë do të jetë tipike vjeshte dhe pjesa e dytë e javës do të jetë tipike verë. Sot ka nisur me diell një pjesë e mirë e territorit shqiptar. Do të vijojë deri pasdite, ku do të kemi shtim të vranësirave, pasditja do ketë vranësira të shpeshta të dendura në zonat malore. Megjithatë është një ditë që nuk do të ketë reshje edhe pse lagështia është shumë e madhe në ajër.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta 28-29 gradë. Dita e martë dhe e mërkurë do na kujtojë nuancat e vjeshtës, do të kemi reshje dhe rrebeshe, kryesisht në jug dhe juglindje të vendit. dita e enjte përmirëson dukshëm motin, e më pas të premte të shtunë do jetë diell dhe temperaturat do arrijnë 32-33 gradë celsius. Dita e diel do ketë sërish vranësira. Pra në pjesën e parë, të martë e të mërkurë e të mërkurë, duhen çadrat me vete, e nga enjtja ju duhen syzet e diellit”,-tha Lajda Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Na pret një javë dinamike”, Meteorologia bën parashikimin e motit: Çadrat me vete appeared first on Euronews Albania.

Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

23 September 2024 at 09:29

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se “ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i kthyer në shtëpitë e veta banorët e shpërngulur nga veriu i Izraelit.

Hagari u bëri thirrje banorëve të jugut të Libanit të largohen nga vendet ku është i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë.

Hagari e paraqiti para mediave një video për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej.

“Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban appeared first on Euronews Albania.

Gjyqi në Hagë drejt fundit? Do të thirren të gjithë dëshmitarët, ja kur përfundon

23 September 2024 at 09:22

Zëdhënësi i dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet që deri në prill të vitit të ardhshëm të thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj kundër ish-drejtuesve të UÇK-së – të cilët janë në gjyq në Hagë.

Në një intervistë për Ekonomija online, Doyle ka thënë se në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, deri më tani kanë dëshmuar 85 dëshmitarë, qoftë në sallën e gjyqit, qoftë përmes video-lidhjes dhe 69 të tjerë me shkrim. Më tej ai tha se, mbrojtja do të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj diku në vitin e ardhshëm pas dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë.

“Në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseljit, Rexhep Seljimit dhe Jakup Krasniqit, Prokuroria paraqet provat dhe thërret dëshmitarët. Prokuroria njoftoi se synon të thërrasë dëshmitarët e saj deri në prill 2025. Pra, ne jemi në mes të këtij procesi. 85 dëshmitarë kanë dëshmuar, qoftë në sallën e gjyqit, qoftë me video link, dhe 69 të tjerë vetëm me shkrim. Prandaj, pasi Prokuroria të përfundojë paraqitjen e provave, mbrojtja do të ketë mundësinë të kundërshtojë provat. “Ne presim që diku vitin e ardhshëm, Mbrojtja të fillojë të thërrasë dëshmitarët e saj,” tha Doyle.

Ai shtoi se një nga prioritetet e gjyqtarëve do të jetë përshpejtimi i procesit gjyqësor dhe se reduktimi i listës së dëshmitarëve të Prokurorisë, tashmë disa herë, është pozitiv për procesin.

“Një nga detyrat kryesore të organit gjyqësor është që procedimi të jetë i drejtë dhe i shpejtë. “Kjo përfshin dhënien e afateve, për të cilat Prokuroria tha se ju duhen deri në prill të vitit 2025. Gjyqtarët po përpiqen të përshpejtojnë gjykimin dhe po kërkojnë nga prokuroria që të përshpejtojë ekzekutimin e çështjes, kështu që ka edhe ulje të numri i dëshmitarëve”, tha ai.

Më tej, ai tha se njerëzit duhet të kuptojnë se Dhomat e Posaçme të Kosovës në Hagë janë krijuar për krime të ngarkuara brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit në Kosovë, ku ka disa pika kontrolli dhe balancimi. Si dëshmi për këtë, ai mori ankesën e Peter Šalja dhe Saljih Mustafa. Siç tha ai, në rastin e Mustafës, të cilit i është ulur dënimi nga 26 në 15 vjet, “kemi parë që sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë si në Kosovë”.

“Në rastin e Pjeter Šalja, i cili u dënua për krime lufte arbitrare, torturë dhe vrasje dhe u dënua me 18 vjet burg, dënimin ai e apeloi. Šalja u dënua për disa ngjarje në fabrikën e metaleve në Kukesh të Shqipërisë, për torturimin dhe vrasjen, në qendrën e paraburgimit, të shqiptarëve dhe serbëve që kundërshtonin UÇK-në. Ky është aktgjykimi i parë kundër të cilit ai u ankua”.

“Fokusi është që njerëzit të kuptojnë se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë krijuar për krime që akuzohen brenda juridiksionit, si pjesë e sundimit të ligjit në Kosovë. “Pra, mënyra se si funksionon është që Zyra e Prokurorit të ngrejë akuza kundër dikujt për krime lufte, krime kundër njerëzimit ose abuzim të dëshmitarëve, dhe më pas gjyqtarët fokusohen në sigurimin e një gjykimi të paanshëm dhe të drejtë,” tha Doyle.

“Ne e pamë në rastin e Saljih Mustafës që sistemi i gjykimit këtu është i njëjtë me atë në Kosovë, ku ka disa pika kontrolli dhe balancimi. Në rastin e Mustafës, trupi gjykues e dënoi me 26 vjet burg, pastaj në procedurë ankimore u vendos që ky dënim të mos ishte në përputhje me dënimet e të njëjtit lloj dhe dënimi u ul në 22 vjet.

Pas një apeli tjetër në Gjykatën e Lartë, u zbulua se Dhoma e Apelit humbi një hap për të vendosur për të shqyrtuar një dënim më të lehtë. Tani Mustafa mori një dënim edhe më të vogël prej 15 vitesh. Kjo është arsyeja pse mendoj se është vërtet e rëndësishme të theksohet se gjyqtarët janë aty për të marrë çështjet që vijnë nga prokuroria dhe për të siguruar gjykime të drejta”, përfundoi Doyle.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjyqi në Hagë drejt fundit? Do të thirren të gjithë dëshmitarët, ja kur përfundon appeared first on Euronews Albania.

Konflikti Izrael-Hezbollah, Biden: I shqetësuar! Duhet të ndalojmë përshkallëzimin

23 September 2024 at 08:55

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të dielën se ai është i shqetësuar për tensionet në rritje midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në ditët e fundit.

“Po, jam,” u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë. Dhe ne ende po punojmë fort,” tha Biden në shtetin e tij të lindjes, Delaware.

Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur pas një sulmi ajror të premten në një periferi jugore të Bejrutit që vrau të paktën 45 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe plagosi dhjetëra.

Hezbollahu konfirmoi se të paktën 16 nga anëtarët e saj, përfshirë udhëheqësin e lartë Ibrahim Aqil dhe komandantin e lartë Ahmed Wahbi, u vranë në sulmin izraelit.

Sulmi erdhi dy ditë pasi të paktën 37 njerëz u vranë dhe mbi 3,000 të tjerë u plagosën në dy valë shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit me valë në të gjithë Libanin.

Ndërsa qeveria libaneze dhe Hezbollahu kanë fajësuar Izraelin për shpërthimet, Tel Avivi nuk e ka mohuar apo konfirmuar përfshirjen e tij.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, e cila ka vrarë mbi 41,400 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konflikti Izrael-Hezbollah, Biden: I shqetësuar! Duhet të ndalojmë përshkallëzimin appeared first on Euronews Albania.

“Largohuni sa më parë nga Izraeli”, Kina u bën thirrje qytetarëve të saj të kthehen

23 September 2024 at 08:47

Muajin e kaluar, Kina u kërkoi qytetarëve të saj në Liban që të largoheshin pasi një sulm izraelit vrau një luftëtar të lartë palestinez në vend.

Tani, ambasada e saj në Izrael u ka kërkuar qytetarëve kinezë që “të kthehen në shtëpi ose të zhvendosen në zona më të sigurta sa më shpejt të jetë e mundur”.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë qenë të përfshirë në sulme kokë më kokë që nga fillimi i luftës në Gaza, me tensionet që u përshkallëzuan javën e kaluar.

“Aktualisht, situata përgjatë kufirit Izrael-Liban është jashtëzakonisht e tensionuar, me konflikte të shpeshta ushtarake,” tha ambasada në një deklaratë. “Situata e sigurisë në Izrael mbetet e rëndë, komplekse dhe e paparashikueshme.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Largohuni sa më parë nga Izraeli”, Kina u bën thirrje qytetarëve të saj të kthehen appeared first on Euronews Albania.

Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran

23 September 2024 at 07:56

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.

“Ndërsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbështetësit e tij perëndimorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë patur sukses në qëllimet e tyre të liga kundër popullit të Gazës dhe Libanit, tani ata po kërkojnë të përhapin krizën në Iran me një sërë veprimesh të planifikuara kundër sigurisë së vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i mijëra pajisjeve të komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore të përdorura nga Hezbollahu në Liban, sulm për të cilin akuzohet Izraeli.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.

Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.

Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.

The post Akuzohen për bashkëpunim me Izraelin, arrestohen 12 persona në Iran appeared first on Euronews Albania.

Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vitesh prodhim, ja arsyeja

23 September 2024 at 07:16

Gasthaus Schlössle ka prodhuar birrën e vet qe nga viti 1690, duke e bërë atë një nga fabrikat më të vjetra të birrës në Bavari. Por në fund të dhjetorit, kjo do të marr fund pasi fabrika e birrës nga Neu-Ulm nuk do të jetë më në treg.

Bashkëpronarja e fabrikës Christa Zoller ka shpjeguar për gazetën “Bild” se konsumi i birrës po bie për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë.

“Ne kemi pasur humbje me biznesin e birrës që dhjetë vjet,” ka thënë Zoller duke shtuar se prodhimi i birrës tani arrin në 100 mijë litra teksa katër vjet më herët kjo sasi ishte 150 mijë.

Një komplet me 12 shishe birrë Märzen kushton 13.50 euro, por sipas Christa Zoller kjo nuk mjafton.

“Çmimi duhej të ishte pothuajse dy herë më i lartë, atëherë ne mund të shpenzonim përsëri para për sisteme të reja, por kjo nuk mund të arrihet në treg,” ka thënë ajo duke shtuar se burokracia “po ua vështirëson jetën” prodhuesve të birrës

The post Fabrika gjermane e birrës mbyllet pas 334 vitesh prodhim, ja arsyeja appeared first on Euronews Albania.

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

23 September 2024 at 07:00

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është raportuar herët në mëngjes në afërsi të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti goditi të hënën, më 23 shtator 2024, në orën 02:02 me orën lokale në një thellësi prej 8 km.

Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa më të thellët pasi janë më afër sipërfaqes. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose kur agjencitë e tjera lëshojnë raportin e tyre.

Shërbimi i monitorimit i Volcano Discovery identifikoi një raport të dytë nga Shërbimi Sizmologjik i Serbisë (SSS) i cili renditi tërmetin me magnitudë 3.8.

Në bazë të të dhënave paraprake sizmike, tërmeti nuk duhet të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme, por me gjasë është ndjerë nga shumë persona si dridhje e lehtë në zonën e epiqendrës.

Lëkundje të dobëta mund të jenë ndjerë në Sredno Konjari (1100 banorë) që ndodhet 2 km nga epiqendra, Petrovac (8300 banorë) 7 km larg, Ilinden (16.400 banorë) 10 km larg, Zelenikovo (4.000 banorë) 12 km larg , Арачиново (pop. 12,800) 14 km larg, dhe Studeničane (pop. 18,200) 14 km larg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit

22 September 2024 at 22:03

Psikologia Edlira Durmishi tha në “Review” në Euronews Albania se duhen shumë diskutime lidhur me shtetin e ri sovran Bektashi, i cili është paralajmëruar nga kryeministri Rama se do të krijohet në Tiranë.

Ajo tha se për nga mënyra se si kjo gjë u lajmërua, pa u informuar e pa u konsultuar fillimisht me palët e interesit, Kjo gjë ngre pikëpyetje se diçka më e madhe fshihet pas kësaj.

“Që kryeministri i një vendi të dalë në diskutim para OKB-së dhe të flasë pa informuar palët e interesit, e duke e bërë fakt të kryer një gjë të tillë, mua personalisht më ngre pikëpyetje ankthioze. A ka diçka më të madhe jashtë që e parakalon këtë diskutimin brenda komuniteteve? që vë në diskutim integritetin tonë? Sigurinë?

Kjo kërkon shumë vullnet e delikatesë dhe seriozitet nga ekspertë të sigurisë kombëtare, juristët padiksutim dhe institucionet ndërkombëtare. Kërkohet shumë diskutim dhe informim. Parlamenti, komisionet ligjore duhet të reagojnë. Duke hamendësuar themi mos ka ndonjë gjë më të madhe që ne nuk po e kuptojmë që ka parakaluar të gjitha hallkat e diskutimit e ky zotëria është vënë para faktit të kryer”,-tha Edlira Durmishi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Durmishi: Pse u anashkaluan palët e interesit appeared first on Euronews Albania.

Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi

22 September 2024 at 21:51

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vau i Dejës/ hidhet lëndë plasëse para banesës së një personi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌