Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit

24 September 2024 at 15:55

Rreth 123 artistë ukrainas janë vrarë në luftë, duke mbrojtur Ukrainën me armë në duar.

Lajmin e bëri me dije për mediat e huaja, ministri i Kulturës dhe Komunikimeve Strategjike të Ukrainës.

“Kjo luftë synon me të vërtetë të shkatërrojë gjithçka ukrainase: kulturën, gjuhën, identitetin ukrainas. Ne tashmë kemi brezin tonë të artistëve. Këta janë 123 artistë që mbrojtën historinë tonë me armë në duart e tyre”, tha ai.

Ai vuri në dukje se çështja e ruajtjes së identitetit ukrainas, e cila është pjesë e trashëgimisë së madhe evropiane, është një detyrë e sigurisë kombëtare.

“Kuptohet se kjo luftë ka shenja serioze gjenocidi. Dhe ne do të bëjmë gjithçka që të prezantohet në këtë mënyrë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë”, tha ministri.

Sipas tij, në takimet me partnerët perëndimorë po diskutohet çështja e strategjisë se si të bëhet e mundur që jo vetëm të ruhet ajo që ka mbetur, por edhe të kthehen ato trashëgimi që kanë mbetur në territoret e pushtuara.

Sakaq, kultura e Ukrainës është diskutuar dhe tek takimi liderëve të G7, në Itali.

The post 123 artistë të vrarë në Ukrainë, njerëzit e artit në mbrojtje të identitetit appeared first on Euronews Albania.

Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit

24 September 2024 at 15:50

Dëmtimi i Ter Stegen ka shkaktuar një situatë aspak normale te Barcelona e cila po sheh alternativat për zëvendësimin e tij, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Inaki Pena nuk ofron sigurinë e duhur në katërkëndësh, kështu që Hansi Flick po kërkon një tjetër emër, ku eksperienca është pika më e fortë.

Një ndër lojtarët e qarkulluar është Bravo, Navas, por edhe Shezni. Ky i fundit i dha lamtumirën futbollit profesionist, ku pak ditë më parë u përshëndet me shokët e skuadrës te Juventus.

Me planin për të mos u rikthyer më në këto nivele 34-vjeçari bëri me dije se nuk do të kthehej më as te kombëtarja polake.

Ky vendim ndoshta edhe mund të zhbëhet, sidomos kur në negociata është kapiteni Robert Lewandowski. Ky i fundit është negociatori i katalanasve i cili do të bindë Sheznin për t’ju bashkuar Barcelonës deri në fund të sezonit, të paktën sipas asaj që mediat spanjolle raportojnë.

Ende nuk është konfirmuar asgjë, por plani i Flick ky është, afrimi i një portieri pa ekip, me kosto zero në blerje, por që ofron sigurinë në katërkëndësh, e këto kritere, polaku i plotëson.

 

The post Barcelona në kërkim të portierit, kërkohet ndihma e Lewandowskit appeared first on Euronews Albania.

13 të plagosur nga përplasja e trenave në Gjermani, 3 në gjendje të rëndë

24 September 2024 at 15:25

Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke plagosur 13 persona, tre prej tyre rëndë, raporton Spiegel.

Sipas zëdhënësit të Policisë Federale, rreth orës 07:30, një tren rajonal ka goditur anën e një treni mallrash të parkuar në një kalim në nivel.

Policia ka dërguar një helikopter shpëtimi në vendin e aksidentit.

Treni rajonal, në të cilin ndodheshin rreth 30 persona, ra në shinat ngjitur gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye goditi lokomotivin e trenit të mallrave që ishte parkuar aty, tha zëdhënësi i policisë.

Të dy trenat kanë mbetur në shina pas aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 13 të plagosur nga përplasja e trenave në Gjermani, 3 në gjendje të rëndë appeared first on Euronews Albania.

Liria ekonomike, Shqipëria humb pikë. Probleme në qeveri dhe drejtësi

24 September 2024 at 15:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Liria ekonomike në Shqipëri për vitin 2024 është ulur nga një vit më parë, tregon indeksi i publikuar nga “Heritage Foundation”.

Shqipëria vlerësohet me 64.8 pikë, ndërsa një vit më parë vlerësohej me 65.3 pikë. Në rang rajonal Shqipëria mban vendin e 27-të, ndërsa në rang botëror vendin e 48-të.

Sipas fushave që raporti analizon për të matur lirinë ekonomike, ngërç për Shqipërinë është integriteti i qeverisë, që mat nivelin e korrupsionit, nepotizmin dhe burokracinë në shërbimet publike dhe vlerësohet me 36.6 pikë, ndjekur nga sistemi ligjor dhe liria financiare, të dyja me 50 pikë.

Vlerësimin më të lartë vendi jonë e merr në matësin e “barrës fiskale”, ku vlerësohet me 88.8 pikë.

Sipas standardit të indeksit, ekonomia e Shqipërisë konsiderohet nga raporti si vend “mesatarisht e lirë”.

Sipas shpjegimit që jep Indeksi, liria ekonomike e një shteti përcakton autonominë individuale: lirinë e zgjedhjes që gëzojnë individët në marrjen dhe përdorimin e mallrave dhe burimeve ekonomike, pa ndërhyrjen e qeverisë.

The post Liria ekonomike, Shqipëria humb pikë. Probleme në qeveri dhe drejtësi appeared first on Gazeta Si.

Konkursi i shkrepjeve më të bukura të zogjve, fotot fituese

24 September 2024 at 14:25

Shkrepja e Patricia Homonylo që trego zogj të vrarë nga përplasja me xhamat ka fituar çmimin e parë në konkursin e fotografit më të mirë të zogjve për këtë vit. Në total ishin 23.000 aplikime, por këtu janë shkrepjet fituese./TheGuardian

The post Konkursi i shkrepjeve më të bukura të zogjve, fotot fituese appeared first on Gazeta Si.

Rritet çmimi i arit, arrin rekorde historike

By: Ela
24 September 2024 at 15:42

Çmimi i arit është rritur në nivele të reja historike. Në fillim të vitit ai kuotohej 2040 dollarë për onz, ndërsa sot ai po blihet me çmim 2630 dollarë. Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.630 dollarë me rritje vjetore 37%. Rritja e […]

The post Rritet çmimi i arit, arrin rekorde historike appeared first on BoldNews.al.

Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 13:46

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë në një intervistë se lufta me Rusinë mund të përfundojë më shpejt se sa mendohet.

“Unë mendoj se ne jemi më afër paqes sesa mendojmë. Ne vetëm duhet të jemi shumë të fortë, shumë të fortë,” -theksoi ai për median ABC News.

Zelensky tha gjithashtu se plani i fitores që ai do t’i paraqesë presidentit amerikan Joe Biden këtë javë do të kërkojë nga aleatët e Ukrainës që të “forcojnë” ushtrinë ukrainase.

Sipastij, ky plan nuk ka të bëjë me negociatat me Rusinë, por përkundrazi është “një urë për një rrugëdalje diplomatike, për të ndaluar luftën”.

Ai shtoi se Ukraina mund ta shtyjë presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund konfliktit vetëm nëse Kievi vjen nga një “pozicion i fortë”.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po tregohej e kujdesshme në lidhje me raportet e mediave për një plan ukrainas dhe shtoi se konflikti do të përfundonte vetëm kur të arriheshin synimet e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky për fundin e luftës me Rusinë: Jemi më afër paqes nga sa mendojmë appeared first on Euronews Albania.

Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 13:05

Suedia thotë se Irani është përgjegjës për mijëra mesazhe me shkrim që u ishin dërguar njerëzve në vendin skandinav, në të cilët bëhej thirrje për hakmarrje ndaj atyre që e digjnin librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, në vitin 2023.

Autoritetet në Stokholm pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit “e theu bazën e të dhënave” dhe ia doli t’i dërgojë “rreth 15.000 mesazhe në suedisht” gjatë kohës kur ndodhi një valë e djegieve të Kuranit.

Prokurori i lartë Mats Ljungqvist tha se nga një hetim  i kryer nga agjencia suedeze e sigurisë SAPO, thuhet se “ishte shteti iranian ai që, përmes Gardës Rebolucionare Islamike, IRGC, e theu bazën e të dhënave të një kompanie suedeze që kryen shërbime të SMS-ve”.

Emri i kompanisë suedeze për dërgimin e mesazheve me shkrim nuk u bë i ditur.

Autoritetet iraniane nuk i kanë komentuar deri tani akuzat e bëra nga Suedia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Suedia akuza Iranit: Dërguat mesazhe duke nxitur hakmarrje për djegien e Kuranit appeared first on Euronews Albania.

Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 12:49

Nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në aktivitetet e nivelit të lartë përgjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se rritja e antisemitizmit kërcënon stabilitetin e shoqërive në mbarë botën, teksa bëri thirrje për vigjilencë.

“Shqipëria është në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të adresuar keqkuptimet, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin,” tha ai, duke rikujtuar se Shqipëria adoptoi përkufizimin e antisemitizmit nga IHRA në vitin 2020, dhe u bë vendi i parë me shumicë myslimane që e bëri këtë.

Gjatë fjalës së tij në eventin e Nivelit të Lartë Ministror mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Edukimit, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, ministri Hasani theksoi rolin e dezinformit dhe keqinformimit në amplifikimin e antisemitizmit, si edhe dënoi narrativat që shtrembërojnë krimet e kryera nga Hamasi.

“Ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne shprehim shqetësim serioz për narrativat, online dhe offline, që mohojnë ose shtrembërojnë krimet e kryera,” nënvizoi ai.

Takimi i organizuar nga Franca, mblodhi liderë globalë për të diskutuar rritjen alarmante të incidenteve antisemitike në mbarë botën, të përkeqësuara nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Antisemitizmi| Ministri Hasani: Të reagojmë ndaj kujtdo që ushqen diskriminim appeared first on Euronews Albania.

Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 12:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetari i PArtisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar këtë të martë, ku në focus ishin zgjedhet e vitit të ardhshëm.

Ky takim mes dy aleatëve opozitarë, pati fokus procesin zgjedhor në vitin 2025 sepse do të duhet që të dyja palët të arrijnë dakordësi sa i takon modaliteteve se si do të nfahen kandidatët në listat zgjedhore.

Diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se pak ditë më pare kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka takim me Metën, fokus i bisedimeve modalitetet e listave zgjedhore për 2025-ën appeared first on Euronews Albania.

Mbetjet, inceneratorët trajtuan vetëm 4.6% të tyre. Landfillet, depozitat kryesore të plehrave

24 September 2024 at 13:43

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2023, vetëm 4.55% e mbetjeve u trajtuan në incenerator nga 4.39% në vitin 2022, raporton INSTAT.

Sipas metodave të trajtimit të mbetjeve në vend, depozitimi në landfille mbetet më e përdorura duke menaxhuar 75.5% të mbetjeve në total për vitin 2023. 18.8% e mbetjeve u ricikluan. Të dy treguesit e fundit kanë një rënie të lehtë nga viti 2022, respektivisht me 0.1 pikë përqindje dhe 0.08 p.p.

Por në total INSTAT raporton se në 2023-shin u menaxhuan më shumë mbetje se në 2022-shin, rreth 22 mijë tonë. Instituti nuk raporton të dhënat e mbetjeve kg/ban për 2023 duke theksuar do të plotësohen sapo të publikohen vlerësimet e Popullsisë vjetore për vitet sipas Cens 2023.

Mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo kategori zë peshën më të madhe të mbetjeve urbane të menaxhuara, me një peshë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 57-58 %, në tre vitet e fundit.

Ndiqen nga mbetjet plastike dhe materialet prej letre ose kartoni me 9.27% dhe 9% respektivisht. Inertet pasojnë në renditje me një peshë prej 5.91%. Në të kundërt, peshën më të vogël e zënë mbetjet spitalore me 0.06% të totalit.

The post Mbetjet, inceneratorët trajtuan vetëm 4.6% të tyre. Landfillet, depozitat kryesore të plehrave appeared first on Gazeta Si.

Rregullorja e re, çmimi i sigurimit të makinës do të përcaktohet sipas riskut që ka mjeti

24 September 2024 at 13:11

Nga Gazeta ‘SI’ – Sigurimi i mjeteve do të ndryshojë nga 2025-a dhe jo të gjithë do të paguajnë njësoj.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që i përcakton tarifat e sigurimeve të detyrueshme të mjetit sipas një liste faktorësh që përcaktojnë rrezikun për dëme.

Pra, për të vendosur tarifën e një police sigurimi kompanitë duhet të kenë parasysh faktorët e riskut si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo

Po ashtu kompanitë mund të shënojnë aty më shumë faktorë risku, sipas analizës së tyre.

Shoqëritë e sigurimit do t’i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas metodologjisë së përcaktuar, por janë të detyruara të njoftojnë AMF-në të paktën 30 ditë kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit.

Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.

Kompanitë nuk mund t’i ndryshojnë tarifat më shumë se dy herë brenda një viti kalenderik dhe duhet të publikojnë në faqen e internetit gjatë gjithë periudhës së zbatimit, koeficientët e faktorëve të riskut, shoqëruar me raste të zbatimit të tyre në praktikë, si dhe primet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.

Shoqëritë e sigurimit gjithashtu duhet të mbajnë të afishuara në çdo pikë shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në 1 janar 2025.

The post Rregullorja e re, çmimi i sigurimit të makinës do të përcaktohet sipas riskut që ka mjeti appeared first on Gazeta Si.

Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 11:20

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Si rezultat  u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet H. H., 26 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këtyre dy të fundit gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shisnin kanabis në Tiranë, arrestohet një shtetas, procedohen 2 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 11:11

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se pret nga Serbia të ndërmarrë hapa të nevojshëm për t’u siguruar që të dyshuarit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të japin llogari.

“BE, në mënyrë të përsëritur, ka shprehur pritjet që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të kapur dhe për t’i sjellë shpejt para drejtësisë kryesit e akteve të dhunës nga ana e protestuesve serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave, më 29 maj të vitit 2023. Gjithashtu edhe për sulmet e dhunshme më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës”, tha Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të, mirëpo kjo e funditr i ka mohuar akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria kosovare, Radoiçiç cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE në njëvjetorin e Banjskës: Të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari appeared first on Euronews Albania.

Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 10:45

Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të cilët po luftojnë në Ukrainë, përballen me aktakuzë për organizimin e një aktiviteti publik të paautorizuar.

Kjo vjen pas protestës së tyre në fundjavë përballë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, ku kërkuan që burrat e tyre të kthehen në shtëpi.

Gratë u thirrën në një stacion policor dhe u morën në pyetje pasi shpalosën pankarta me kërkesat e tyre.

Ndaj dy prej tyre, Anna Bogatchenko dhe Anastasia Slavik, u ngrit aktakuzë, raporton OVD-Info, një organizatë që vëzhgon shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi.

Protesta në kryeqytetin rus më 21 shtator përkoi me datën e dy vjetëve më parë, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për thirrjen e burrave në atë që zyrtarët rusë e quajnë “operacioni i posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

Këto gra kërkuan takim me ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, dhe kthimin e të dashurve të tyre nga lufta në Ukrainë.

Pasi ato thanë se do të qëndronin pranë ndërtesës së Ministrisë gjatë natës, policia i shpërndau me forcë, duke i ndaluar përkohësisht disa prej tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkuan kthimin e burrave dhe bijve nga Ukraina, gratë ruse thirren në polici appeared first on Euronews Albania.

Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 09:52

Një fitues i çmimit Grammy iranian tha të hënën se ai u fal nga vuajtja e një dënimi tre-vjeçar për këngën e tij që u bë himn i protestave të vitit 2022 për iranianen Mahsa Amini.

Mahsa Amini, e njohur gjithashtu si Jina Amini, ishte një grua iraniane e cila u arrestua e mëpas humbi jetën në Teheran për kundërshtimin e hixhabit të detyrueshëm.

Shervin Hajipour, të cilit iu dha Grammy në vitin 2023 nga Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden, ngarkoi një video në Instagram, duke u dukur i pushtuar nga emocionet dhe duke thënë: “Një urdhër i ri ishte lëshuar në lidhje me amnistinë, dhe përfshinte rastin tim”.

Dy muaj më parë, Hajipour njoftoi se ishte urdhëruar të shkonte në burg për të vuajtur një dënim prej tre vjetësh e tetë muajsh, të cilin gjykata ia dha në mars . Ai kishte vuajtur tashmë disa kohë burgu, por ishte liruar me kusht në 2023 në pritje të vendimit të gjykatës.

Kënga e tij, “Baraye”, fillon me: “Për kërcimin në rrugë, për frikën që ndjejmë kur puthemi”.

Biden i dha Hajipour çmimin e veçantë të meritës për këngën e re të Grammy-t për ndryshime sociale gjatë ceremonisë vitin e kaluar dhe deklaroi: Kjo këngë u bë himni i protestave të Mahsa Amini, një thirrje e fuqishme dhe poetike për liri dhe të drejtat e grave.

Shervin u arrestua, por kjo këngë vazhdon të rezonojë në mbarë botën me temën e saj të fuqishme: Gratë, jeta, liria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kënga e tij u bë himn i protestave në vitin 2022, Irani fal këngëtarin appeared first on Euronews Albania.

“Duket si një dragua!” Hardhuca në pistë ndërpret stërvitjen e F1 në Singapor

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 09:11

Ndërhyrjet e kafshëve në garat e sportit nuk janë të rralla, qofshin qentë në fusha në lojërat e futbollit apo macet në ndeshjet e NFL.

Mirëpo ajo në seancën e fundit të stërvitjes të shtunën përpara Çmimit të Madh të Singaporit të së dielës,ishte më e veçantë, pasi një hardhucë ​ ndaloi garën.

Zvarraniku u fut në qarkun e rrugës Marina Bay, ndërsa makinat kalonin me shpejtësi me shpejtësi të frikshme.

Për të mbrojtur shoferët dhe hardhucën sesioni ishte me flamur të kuq, që do të thotë se të gjithë shoferët duhej të ktheheshin në pistë ndërsa zvarraniku hiqej.

Llogaria zyrtare e Formula 1 X e quajti atë “flamuri i kuq më i çuditshëm ndonjëherë”, ndërsa disa nga shoferët ishin të hutuar nga hardhuca.

Shoferi i Mercedesit, George Russell mund të dëgjohej duke pyetur: “Çfarë në tokë është kjo gjë?” Pasi inxhinierët e tij e informuan se ishte një hardhucë, shoferi britanik u përgjigj: “Çfarë?! Duket si një dragua!”

Nuk është hera e parë që një hardhucë ​​ndërpret garat në Singapor.

Në vitin 2016, Max Verstappen duke qeshur u ankua për një hardhucë ​​gjigante në pistë gjatë stërvitjes, përpara se ajo të largohej nga makinat me shpejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duket si një dragua!” Hardhuca në pistë ndërpret stërvitjen e F1 në Singapor appeared first on Euronews Albania.

Scholz thotë se Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:46

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka ngulur këmbë se vendi i tij nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

“Qeveria i ka marrë disa vendime në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, të cilat janë shumë të qarta për mua”, -tha Scholz të hënën mbrëma në Nju Jork.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk është në përputhje me qëndrimin tim personal… Ne nuk do ta bëjmë këtë dhe kemi arsye të mirë për këtë”, shtoi Scholz, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për t’i goditur shënjestrat thellë brenda tokës ruse, përfshirë fushat ajrore dhe depot e naftës të përdorura nga ushtria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Scholz thotë se Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë appeared first on Euronews Albania.

Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:34

Banka Qendrore e Kinës ka zbuluar një paketë masash që synojnë ringjalljen e ekonomisë së vendit.

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng njoftoi planet për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të lejuar bankat të rrisin kreditimin e tyre.

Kjo vjen pasi një sërë të dhënash kanë rritur pritshmëritë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të humbasë objektivin e saj të rritjes prej 5% këtë vit.

Masat që synojnë të nxisin tregun e pronave të goditur nga kriza e Kinës, që përfshijnë uljen e normave të interesit për hipotekat ekzistuese dhe uljen e parapagimeve minimale për të gjitha llojet e shtëpive në 15%.

Industria e pasurive të paluajtshme në vend po lufton me një rënie që nga viti 2021, duke lënë një numër të madh shtëpish të pashitura dhe projekte ndërtimi të papërfunduara.

Masat e reja stimuluese ekonomike të PBOC vijnë vetëm disa ditë pasi Rezerva Federale e SHBA uli normat e interesit për herë të parë në më shumë se katër vjet me një ulje më të madhe se zakonisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kina zbulon planin e masave për të nxitur ringjalljen e ekonomisë appeared first on Euronews Albania.

24 fëmijë u vranë në Liban, UNICEF ngre alarmin në botë për sulmet izraelite

By: Fia Nelaj
24 September 2024 at 08:17

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka shprehur shqetësim të madh për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Liban, veçanërisht pas sulmeve që morën jetën e të paktën 24 fëmijëve.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell shprehu shqetësimin e saj të thellë në një deklaratë për përshkallëzimin e dhunës në Liban dhe Izrael.

“Jam thellësisht e alarmuar nga rritja e vazhdueshme e sulmeve në Liban dhe Izrael, të cilat më herët sot thuhet se kanë marrë jetën e të paktën 24 fëmijëve në Libanin jugor,” tha ajo, duke theksuar se dhuna e intensifikuar përfaqëson një “përshkallëzim të rrezikshëm” për civilët në rajonin.

Ajo vuri në dukje se fëmijët si në Liban ashtu edhe në Izrael po përjetojnë trauma të rënda psikologjike për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe zhvendosjes nga shtëpitë e tyre.

Russell u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët, infrastrukturën, punonjësit humanitarë dhe personelin mjekësor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 24 fëmijë u vranë në Liban, UNICEF ngre alarmin në botë për sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

❌
❌