Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maurizio Sarri pritet të kthehet së shpejti në punë, klubi anglez vihet pas tij

25 September 2024 at 16:50

Mediat italiane raportojnë se pronari i ri i Evertonit, Dan Friedkin, mund të sjellë si trajner të ri të klubit specialistin me përvojë Maurizio Sarrin. 

Presidenti dhe pronari i Romës tani zotëron edhe Evertonin dhe është i vendosur të bëjë ndryshime në Goodison Park pasi skuadra ndodhet në vendin e 19-të në renditjen e Ligës Premier. 

Miliarderi amerikan po mendon të sjellë Sarrin në klubin e tij të ri dhe ai është një trajner me përvojë që ka udhëhequr ekipe si Lazio, Juventus, Napoli, Chelsea dhe klube të tjera në karrierën e tij. 

Eksperti italian fitoi Ligën e Evropës me Blutë në vitin 2019 dhe është i papunë që nga marsi i vitit 2023, kur u largua nga Lazio.  

Mirëpo, në një intervistë të fundit ai ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në punë para janarit dhe se është në pritje të një projekti adekuat. 

Sarri do të sillte edhe trajnerin e fitnesit Daniele Tognaccini, me të cilin ka punuar në Juventus, në Everton.  

Ai është një nga trajnerët më të famshëm të fitnesit në Itali. /Telegrafi/  

The post Maurizio Sarri pritet të kthehet së shpejti në punë, klubi anglez vihet pas tij appeared first on Telegrafi.

Juventusi ka filluar bisedimet me top sulmuesin të cilin mund ta marr falas

24 September 2024 at 23:48

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli thuhet se ka hapur bisedimet për të nënshkruar me Jonathan David, me lojtarin që mbetet i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e sulmuesit të Lille skadon në qershor 2025. 

Me 26 gola të shënuar nga 47 ndeshje të luajtura për skuadrën franceze sezonin e kaluar në të gjitha garat, kanadezi tërhoqi interesimin nga disa klube elitare evropiane, duke përfshirë edhe ato italiane. 

Sipas Tuttomercatoweb, drejtori sportiv i Bianconerëve, Giuntoli ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar tarifat e mundshme të marrëveshjes.

Pavarësisht largimit nga Lille si lojtar i lirë, nënshkrimi i Jonathan David do të kërkonte shpenzime të konsiderueshme. 

Në verë, Lille ishte gati ta shiste atë për një tarifë prej 20-25 milionë euro, por agjenti i tij kërkoi një bonus nënshkrimi prej 5 milionë euro verën e kaluar, ndërsa për lojtarin kërkohej paga afër 6 milionë euro në sezon. 

Shumë skuadra u tërhoqën pas kërkesave të tilla, por komisioni i agjentit mund të jetë edhe më i lartë verën e ardhshme, kur lojtari do të jetë në gjendje të nënshkruajë falas. 

Megjithatë, vendimi i Juventusit nëse do të përfundojë marrëveshja do të varet nga paraqitjet e Dusan Vlahovic këtë sezon – me sulmuesin serb që ka shënuar dy gola deri më tani nga pesë ndeshjet e tij të para në Serie A nën drejtimin e Thiago Mottas./Telegrafi/  

The post Juventusi ka filluar bisedimet me top sulmuesin të cilin mund ta marr falas appeared first on Telegrafi.

Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin – shifrat e tij e konfirmojnë këtë gjë

24 September 2024 at 23:30

Kylian Mbappe ka shënuar golin e tij të gjashtë në pesë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, duke treguar se ka filluar të kap ritmin që pritet nga ai. 

Francezi gjeti rrjetën në pesë ndeshje radhazi për bardhezinjtë në ndeshjen ndaj Alaves, ku hapi përballjen pas një bashkëveprimi të bukur mes tij dhe Jude Bellingham. 

Më herët, Mbappe ka shënuar gola kundër Espanyolit, Stutgartit, Real Sociedadit, Real Betisit (dy) dhe Atalantas. 

Në përgjithësi, 25-vjeçari ka shtatë gola dhe një asistim në nëntë paraqitje për bardhezinjtë në të gjitha garat. 

Sa i përket La Ligas, Mbappe ka pesë gola në shtatë ndeshje. 

Në këtë mënyrë, Kylian është vetëm një gol pas Robert Leëandoëskit (6) në tabelën e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, ndërsa ka gola aq sa Raphinha./Telegrafi/  

The post Kylian Mbappe tashmë është i rëndësishëm për Real Madridin – shifrat e tij e konfirmojnë këtë gjë appeared first on Telegrafi.

Man City vuan në fund ndaj Watford, por kalon tutje  

24 September 2024 at 22:39

Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Watford me rezultat 2-1 për të kaluar tutje në EFL Cup. 

Ndeshja nisi mirë për qytetarët, që arritën të shënonin që në start. 

Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.

 

TEAM 👊

🩵 1-0 🐝 #ManCity pic.twitter.com/kyE7yozXu7

— Manchester City (@ManCity) September 24, 2024

Kah fundi i pjesës së parë, Matheus Nunes arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë siguroi vendasve.  

Pjesa e dytë shkoi me dominimin e Man Cityt, por që nuk arriti të shënojë gol tjetër. 

 

Get in, Matheus! 😁🇵🇹

🩵 2-0 🐝 #ManCity pic.twitter.com/aLU2Rg18qc

— Manchester City (@ManCity) September 24, 2024

Watford e bëri interesant takimin kur arriti të shënojë me Tom Ince për 2-1 në minutën e 86-të. 

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City kaloi në 1/8 e EFL Cup./Telegrafi/  

The post Man City vuan në fund ndaj Watford, por kalon tutje   appeared first on Telegrafi.

Lumbardh Dellova, ‘truri’ i CSKA Sofjes – loja e gjigantit bullgar koncentrohet te mbrojtësi kosovar

24 September 2024 at 18:27

CSKA Sofja ka arritur të marr fitore në ndeshjen ndaj Beroe (1:0), ndërsa mediumet bullgare kanë filluar t’i japin jehonë punës së trajneri Alexander Tomas, i cili e ka të bazuar lojën kryesisht te Lumbadh Dellova, i cili po konsiderohet si ‘truri’ i gjigantit bullgar. 

CSKA e kishte topin në zotërim total prej  71 për qind, ndërsa gjëja më interesante që ra në sy ishte kërkimi i vazhdueshëm i mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili organizoi çdo sulm të mikpritësit.  

Mbrojtësi që refuzoi Ludogorets në dimër, kishte 131 pasime të sakta, me një shkallë prej 95 për qind saktësi, shkruan nostrabet.  Pra lojtari i Kombëtares së Kosovës ka bërë vetëm 7 gabime.  

“Dellova gjithashtu impresionoi me gjashtë pasimet e tij të sakta të gjata. Për shembull, mund ta marrim minutën e 82-të, kur me një pasim të gjatë gjeti bashkëkombasin e tij Zymer Bytyqin i cili e mori topin në këmbët e tij në zonën e rreptësisë së kundërshtarit,por gjuajtja e tij shkoi në duart e portierit’, shkruan kjo ueb faqe.  

Për partner në mbrojtje Dellova ka ish lojtarin e Leeds, Liam Cooper, me të cilin kanë filluar ta krijojnë një partneritet të shkëlqyer.  

Lumbardh Dellova kaloi te CSKA-në për 350 mijë euro. 

Mbrojtësi që shkëlqeu me gol dhe nota të larta për Kosovën në fitoren ndaj Qipros (4-0), dhe klasi tij së bashku me atë të Liam Cooperit mund të jenë baza edhe e një ekipi kampion. /Telegrafi/  

The post Lumbardh Dellova, ‘truri’ i CSKA Sofjes – loja e gjigantit bullgar koncentrohet te mbrojtësi kosovar appeared first on Telegrafi.

Neville propozoi një rregull që do të ndryshonte futbollin përgjithmonë, nëse aprovohet do të ishte revolucion

24 September 2024 at 17:33

Futbollisti legjendar i Manchester United, tashmë analist i ngjarjeve të futbollit, Gary Neville, propozoi ndryshime që do të ndryshonin përgjithmonë fytyrën e këtij sporti. 

Eksperti i Sky Sports zbuloi se si do të ndryshonte futbollin kur ishte duke biseduar me Ian Wright, Jamie Carragher dhe Roy Keane.  

Neville u pyet se çfarë do të bënte për ta bërë futbollin 100 për qind më të mirë. 

Përgjigja e ish-mbrojtësit të Manchester United u bë objekt debati në rrjetet sociale dhe shumë ishin dakord me të. Neville propozoi që në futboll çdo ndeshje e barabartë të vendoset me penallti. 

Ashtu si hokej, një ekip që fiton në penallti do të merrte dy pikë, dhe një ekip që humbet një pikë. 

“Në fund të ndeshjeve të barabarta kampionale, unë do të prezantoj penallti për një pikë shtesë. Kështu që, kush fituon merr dy pikë, nëse fitoni me penallti. Bëhet emocionuese për tifozin që vjen në stadium”.  

“Nëse do të shkoni në një ndeshje, është ndeshja juaj e vetme e sezonit, dhe mbyllet 0:0, pra le të ketë një fitues, të paktën fëmijët i duan penalltitë, vajzat e mia do të donin të shihnin penallti në fund”, deklaroi Neviile. 

 

Gary Neville suggests radical rule change ‘to make football 100 per cent better’, which would revolutionise the Premier League https://t.co/7YZVdAVPg3

— Mail Sport (@MailSport) September 24, 2024

Roy Keane nuk u pajtua me këtë propozim dhe tha se kjo ide ishte “amerikanizuar”. 

Interesant është fakti se gjithçka nuk është aq e pakuptimtë në këtë histori dhe kjo vërtetohet nga fakti se në ndeshjet e ligave të ulëta angleze dhe në Trofeun EFL, ndeshjet përfundojnë në këtë mënyrë. /Telegrafi/  

The post Neville propozoi një rregull që do të ndryshonte futbollin përgjithmonë, nëse aprovohet do të ishte revolucion appeared first on Telegrafi.

Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

19 September 2024 at 19:56

Real Madridi e bëri Kylian Mbappe lojtarin e tyre më të paguar këtë verë, kur nënshkroi me të si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain, megjithëse ai fiton më pak para se sa ftonte në Francë.  

Megjithatë, Los Blancos thuhet se do ta bëjnë të qartë se ai është ylli i tyre kryesor i ekipit – së bashku me dy të tjerë. 

Sipas OK Diario, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur t’i japë rritje masive pagash Jude Bellingham dhe Vinicius Junior, duke i sjellë pagat e tyre në përputhje me ato të Kylian Mbappe.  

Bellingham u fut në nivelin më të lartë të shkallës së pagave të Real Madridit, por me sa duket Bellingham dhe Vinicius do të fitojnë më shumë tani e tutje. 

Mbappe aktualisht fiton 15 milionë euro neto, ndërsa Bellingham dhe Vinicius janë rreth 10 milionë euro në vit, në marrëveshjet e tyre janë deri në 2029 dhe 2027 respektivisht.  

Fituesi tjetër më i madh sipas pagave është David Alaba me 11 milionë euro. 

Real Madridi do të duhet të konsiderojë fillimin e bisedimeve me Vinicius verën e ardhshme në çdo rast, kur ai të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij. /Telegrafi/   

The post Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave appeared first on Telegrafi.

Torino konfirmon dëmtimin e Mërgim Vojvodës

19 September 2024 at 19:32

Mërgim Vojvoda pësoi lëndimit në ndeshjen që Torino e zhvilloi në fundjavë ndaj Lecces në Serie A. 

Sipas njoftimit të klubit, lojtari i Kosovës, ka pësuar zgjatje të muskulit të këmbës së majtë.  

Vojvoda u zëvendësua në minutën e 20-të, ndërsa Torino nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushës mbrojtësi 29-vjeçar i krahut të djathtë. 

Vojvoda është prej lojtarëve kyçë te skuadra elitare e Italisë dhe ka luajtur katër ndeshje në Serie A dhe një ndeshje për Kupë të Italisë. 

Mbrojtësi i djathtë për “Dardanët” ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ndaj Rumanisë u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3-0. /Telegrafi/  

The post Torino konfirmon dëmtimin e Mërgim Vojvodës appeared first on Telegrafi.

Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet

19 September 2024 at 17:49

Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit kishte degjeneruar në dhunë. Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve, ndërsa dënime kanë marr edhe lojtarët që janë përfshirë në zënkën që ndodhi në këtë përballje. 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar fillimisht klubin e Deçanit për dhunën e shfaqur. 

Ndeshja për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit u ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas.  

“Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive. Kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së”, shkruan në arsyetimin e FFK-së. 

Lojtarët e përfshirë në përleshje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj të Deçanit si dhe Bill Willson i Prizrenit janë dënuar me gjashtë ndeshje moslojë.

Megzon Rogova i Deçanit u suspendua me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori për shkak se kishte tërhequr për flokësh Willsonin e Prizrenit.

Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve. Vendimi është marrë të enjten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/   

 

The post Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet appeared first on Telegrafi.

Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen

19 September 2024 at 17:37

AC Milan nënshkroi me Tammy Abraham dhe Alvaro Moratan për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.  

Megjithatë, sipas Sky Sport në Itali, kuqezinjtë bënë një përpjekje të vonuar për të tërhequr Victor Osimhen nga Napoli. 

Osimhen ishte drejt një transferimi midis Chelsea dhe klubit saudit Al Ahli pasi Napoli donte ta hiqte sulmuesin nga fatura e tyre të pagave. Megjithatë, ai përfundoi duke iu bashkuar asnjërës palë pasi lëvizja dështoi në lidhje me mosmarrëveshjet për pagën dhe tarifën e transferimit. 

I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për ish-numrin 9 të Napolit, drejtori i Milanit, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një buzëqeshje përpara se të thoshte: “Unë do të hesht për këtë gjë”. 

Ndoshta Milani mund ta kishte anashkaluar nënshkrimin e Abrahamit nëse do të kishte marrë dritën jeshile për Osimhen.  

Megjithatë, pyetjet se si Milani planifikoi të përballonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh, mbeten pa përgjigje. 

Osimhen përfundimisht zbarkoi në Galatasaray si huazim për një sezon, duke u konsideruar si një nga transferimet më të mëdha që kanë arritur në Turqi tash e një kohë të gjatë. /Telegrafi/ 

The post Ibrahimovic u zu ngushtë kur u pyet se a ishin afër transferimit të Osimhen appeared first on Telegrafi.

Kosova ngrihet për dy pozita në FIFA, Shqipëria bie për një

19 September 2024 at 13:33

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka bërë ngritje në ranglistën e fundit të FIFA-s, të cilën Shtëpia e Futbollit Botëror e ka publikuar të enjten. 

Në ranglistën e re që vlen deri më 24 tetor, Kosova ka përparuar për dy pozita falë ndeshjeve që i pati në fillim të muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Prej pozitës 106-të, Kosova është ngjitur në vendin e 104-të në renditjen e re dhe tani ka 1205 pikë të tubuara, në krahasim me 1203 pikët që i kishte në ranglistën e shkuar. 

“Dardanët” i luajtën dy ndeshje në Ligën e Kombeve, ku fillimisht pësuan 3-0 nga Rumania në Prishtinë, përpara se ta mposhtin Qipron në udhëtim me rezultatin e thellë 4-0. 

Në ranglistën e re, Kosova është mbi Namibinë kurse ka tri pikë më pak se Taxhikistani që renditet i 103-ti. 

Për dallim prej Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në ranglistën e re të FIFA-s dhe këtë për shkak të rezultateve në dy ndeshjet e fundit. 

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2-1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1-0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s. 

Shqipëria, aktualisht renditet e 67-ta me 1377 pikë duke u parakaluar në ranglistë nga Gjeorgjia, e cila tani ka zënë vendin e 66-të dhe ka 1378 pikë. 

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar shumë nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë. 

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s. /Telegrafi/ 

The post Kosova ngrihet për dy pozita në FIFA, Shqipëria bie për një appeared first on Telegrafi.

Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik

18 September 2024 at 23:42

Ish-sulmuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, ka pranuar se është alkoolist, ndërsa është akuzuar  se ka kryer një akt seksual përpara një gruaje të re në makinën e tij, ndërsa ishte i dehur me pije alkoolike. 

Ben Yedder akuzohet se ka vozitur një grua të re, të lindur në vitin 2001, në një parking nëntokësor, duke tentuar të masturbojë para saj dhe duke i prekur kofshën, raporton RMC Sport. 

Ish-sulmuesi i Sevillas dhe Monacos, tani 34 vjeç, do të dalë në gjyq për sulm seksual më 15 tetor, pasi u arrestua në fillim të këtij muaji në Cap d’Ail, afër Nices. 

Mbrojtja e tij këmbëngul se pretendimi për prekjen e kofshës së gruas “nuk është një fakt serioz” dhe ai u arrestua në gjendje të dehur mes natës të së premtes së 6 shtatorit dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Ben Yedder është i ndaluar të largohet nga rajoni Alpes-Maritimes dhe është nën mbikëqyrjen e policisë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, ku nuk mund të shkojë në asnjë bar apo klub dhe nuk lejohet t’i afrohet viktimës së tij të supozuar.  

Ai gjithashtu duhet të paraqitet në komisariat dy herë në javë deri në gjykim. 

Prokuroria Publike në Nice dhe Prokurori i Përgjithshëm kërkuan që Ben Yedder të mbahej në paraburgim deri në gjykim, megjithatë, trupi hetimor vendosi që ai të mos ishte nën mbikëqyrjen gjyqësore deri atëherë. 

Ben Yedder dyshohet se mori pjesë në një takim të “Alkoolikëve Anonim” si pjesë e rehabilitimit të tij dhe tha se shpresonte të shërohej dhe gjithashtu vizitoi një psikolog. 

Sulmuesi luajti për herë të fundit për kombëtaren franceze (19 ndeshje, tre gola) në qershor 2022. Ai ka bërë karrierë në Toulouse, Sevilla dhe Monaco, ku ka shënuar 259 gola në 513 ndeshje. 

Futbollisti me përvojë ishte dënuar më parë me gjashtë muaj burg nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal dhe ai dhe vëllai i tij ishin akuzuar më parë për ngacmim seksual ndaj dy femrave. /Telegrafi/  

The post Akuzohet për sulm seksual, ish-futbollisti i njohur francez e pranoi se ishte alkoolik appeared first on Telegrafi.

“Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror

18 September 2024 at 23:18

Gazetari Daniel Riolo i RMC Sport në një emision ka thënë se Edon Zhegrova mund të jetë nënshkrimi i mundshëm nga liga franceze për Real Madridin. 

Francezi besonë se ardhja e Kylian Mbappe nga Franca nuk do të jetë e fundit për vitet në vijim, pasi Ligue 1 është atraktive për Real Madridin.  

Në një emision të Radio Montecarlo, Riolo njoftoi për nënshkrimin e mundshëm të yllit të ligës franceze, Edon Zhegrova, për mbretërit e Evropës, shkruan Defensa Central, medium i afërt me Real Madridin. 

Daniel Riolo dhe RMC Sport janë vendosur aktualisht në kryeqytetin e Spanjës dhe ndjekin lajmet rreth Kylian Mbappe, si dhe lëvizjet që mund të bëjë Real Madridi nga ligat kryesore të Evropës.  

“Edon Zhegrova ende nuk është stabil. Në kokën e tij ai e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt. Në kokën e tij ai e sheh veten duke mbërritur në Real Madrid, duke parë Vinicius dhe duke i thënë: Vini, je i sjellshëm, të lutem largohu, rri me fëmijët, më jep vendin tënd”, deklaroi Daniel Riolo në RMC Sport. 

Anësori nga Kosova është një nga lojtarët që është rritur më së shumti në një sezon të Ligue 1 ku në Lille komandon sulmin nga krahu i djathtë dhe ka një profil të një anësori që krijon dhe është emocionues për skuadrën franceze. 

25 vjeçari tani është lidhur me Real Madridin nga Daniel Riolo dhe RMC Sport, ndërsa në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me klube si Milan, Arsenal dhe Manchester United. 

Çmimi i tij llogaritet të jetë afër 25 milionë euro sipas Transfermarkt, ndërsa kontrata e tij përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/  

The post “Zhegrova e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt” – gazetari francez e lidh yllin e Lille me klubin mbretëror appeared first on Telegrafi.

“Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të” – Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin

18 September 2024 at 21:31

Ish-mesfushori legjendar i Milanit, Zvonimir Boban kishte disa ankesa për ish-skuadrën e tij pas humbjes të së martës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit dhe ishte veçanërisht i mërzitur nga vendimi i klubit për të shitur Sandro Tonalin te Neëcastle verën e kaluar. 

Kuqezinjtë u mundën 3-1 nga Liverpool në tokën të martën mbrëma. Paulo Fonseca ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tij të para konkurruese në krye të ekipit ndërsa në fundjavë takohet me Interin. 

Boban ishte veçanërisht i hutuar nga përzgjedhjet e Fonseca në mesfushë. Ai e pyeti trajnerin për vendimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në Sky Sport. 

“Reijnders nuk është një lojtar që luan numrin gjashtë, por tetë. Loftus-Cheek nuk është një numër dhjetë, por tetë. Nuk mund të mendoni të luani 4-3-3 me ata të dy së bashku? A po mendoni të bëni ndryshime apo të vazhdoni kështu?”, e pyeti kroati trajnerin. 

Më vonë Boban vuri në dyshim vendimin e klubit për të shitur italianin Sandro Tonali te Neëcastle verën e kaluar. 

“Milani shiti Tonalin, lojtarin e tyre më të mirë italian dhe një lojtar që ishte vërtet i lidhur me klubin. Të shohësh të largohet nga Milani është turp, këto gjëra kanë pasoja”. 

“Ai refuzoi Juventusin, i cili i kishte ofruar 42 milionë euro Bresician, por ai vendosi për Milanin: Këto janë vlerat që nuk duhet t’i humbni kurrë”, deklaroi Boban. /Telegrafi/  

The post “Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të” – Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje

18 September 2024 at 19:39

Fundjavën e kaluar, Tottenham humbi ndaj Arsenalit në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premier.  

Anësori Brennan Johnson (23) ishte në formacionin titullar të Tottenhamit dhe u largua nga fusha në minutën e 68-të. Mediat angleze shkruajnë se pas ndeshjes, tifozët kanë fyer në rrjetet sociale të riun uellsian, i cili më pas ka fshirë profilin e tij në Instagram. 

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou doli në mbrojtje të Johnson. “Unë e urrej që këto gjëra janë bërë normale. Ne po flasim për një të ri që nuk ka vetëbesim për momentin. Gjërat nuk shkuan ashtu siç donte. Por ai punon shumë dhe saktë çdo ditë, kërkon reagime dhe përpiqet shumë të bëhet lojtari që ai dëshiron të jetë”. 

“Nuk është se ai qëndron jashtë vonë ose nuk i intereson. Çfarë fshehu ai? Është faji i tij që nuk luan në nivelin që njerëzit presin prej tij. Si futbollist profesionist duhet të pranosh që do të kritikohesh për këtë, është pjesë e progresit tënd. Brennan është ende i ri, mendoj se do të marrim ende shumë prej tij”, deklaroi Postecoglou. 

Tutje trajneri australian shtoi se: “Është e trishtueshme të shohësh që gjëra të tilla janë bërë normale. Është abuzim, të cilin nuk e kuptoj. Çfarë lloj personi i shkruan mesazhe fyese dikujt? Kritika dhe zemërimi për një ndeshje është një gjë. Por të ulesh dhe të shkruash diçka fyese. … Më thuaj në fytyrë, do të të godasin në hundë Nuk do ta bësh më, miku im”. 

Tottenham i pagoi 55 milionë euro për uellsianin 

Johnson e filloi karrierën e tij në Nottingham Forest, ndërsa sezonin e kaluar arriti në Tottenham për një transferim prej 55 milionë eurosh. Ishte një surprizë duke pasur parasysh se publiku i gjerë sportiv nuk kishte dëgjuar për të. 

Këtë sezon ai ka bërë katër paraqitje për Tottenhamin, ndërsa në total në 38 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime.  

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.  

Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 48 milionë euro. Ai ka 31 paraqitje dhe tre gola për kombëtaren e Uellsit. /Telegrafi/  

 

The post Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje appeared first on Telegrafi.

❌
❌