Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit

By: user 2
30 September 2024 at 00:09

Derbi numër 288 i Madridit do të mbahet mend si një mbrëmje e turpshme. Ndaj Courtois u hodhën objekte dhe ndeshja u ndërpre për një çerek ore në pjesën e dytë. Mes një atmosfere tepër të acaruar Real dhe Atletico ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Militao, në minutën e 64′-ër të pjesës së dytë realizoi një goditje të shkëlqyer duke i dhënë avantazhin skuadrës së Anceloti-t.  

U duk se do të ishte e lehtë për Real Madrid të administronte rezultatin, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë. 

Në minutën e 68-të, gjyqtari Mateo Busquets Ferrer pezulloi ndeshjen pas objekteve të shumta të hedhura nga tifozët e Atletico-s drejt portierit të Los Blancos, Courtois. Portieri belg kishte protestuar për një kohë të gjatë në drejtim të arbitrit, madje duke treguar një çakmak që i kishte rënë nga tribuna disa centimetra larg portës.

Simeone dhe lojtarët e Atleticos së Madridit u përpoqën të qetësonin tifozët. Por situata vazhdoi dhe arbitri vendosi pezullimin e përkohshëm të ndeshjes, e cila rifilloi pas rreth 15′-të minutash ndërprerje.

Lexo më tej“Vinicius do të fitojë Topin e Artë 2024”: Marca paraprin enigmën e trofeut prestigjoz

Pas rikthimit në fushë, Atletico luftoi deri në fund derisa goli erdhi nga Correa në minutën e 96-të (pas aprovimit nga VAR). Ndërkohë, tre minuta me pas Marcos Llorente u përjashtua me karton të kuq për një faull ndaj Fran Garcias. Pas këtij rezultati, Atletico arriti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Real numëron 18 pikë.  

The post Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut

By: user 2
29 September 2024 at 21:18

Një dygolësh i shënuar nga Fatmir Prenga i ka dhënë fitoren e parë në këtë kampionat teknikut Bledi Shkëmbi në krye të Tiranës. Pas gjashtë barazimeve radhazi, frymëmarrja për teknikun ka ardhur me fitoren 2-1 me përmbysje ndaj Skënderbeut. Pikërisht në ndeshjen që mbylli javën e 7 të Superiores, bardheblutë kanë përmirësuar renditjen dhe kanë mbetur skuadra e vetme e pathyer e kampionatit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin në fakt korçarët. Pas një loje të kujdesshme me dy skuadrat që kërkonin të dilnin përpara me kujdes, për të mos pësuar, ekuilibrat u thyen në minutën e 39’. Rashica fitoi dhe shndërroi vetë në gol një penallti, të vendosur nga VAR pas një kontakti me Haxhiun. Goli i sulmuesit vendosi pjesën e parë, por gjërat ndryshuan pas rifillimit.

Tirana u bë më kërkuese dhe po insistonte në anët e portierit Alia. Numri 1 i bardhekuqve, që shpëtoi rezultatin në disa moment në pjesën e parë, u dorëzua në golin e realizuar nga Fatmir Prenga pas sekonda pas nisjes. Djaloshi nuk u mjaftua me kaq, sepse edhe goli i dytë në minutën e 72’ mban firmën e tij.

Lexo më tejVideo/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe

Dygolëshi i parë me fanellën bardheblu nga Prenga shpëtoi edhe teknikun Shkëmbi, që kërcënohej nga mungesa e rezultateve. Kjo është fitorja e parë e Tiranës për këtë kampionat dhe bardheblutë ngjiten tani në vendin e shtatë me 9 pikë. Parakalohet kështu Skënderbeu, që zbret në vendin e 8-të, me 7 pikët e grumbulluara deri tani.

The post Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut appeared first on Lapsi.al.

Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

By: user 2
29 September 2024 at 19:48

Në javën e gjashtë të Premier League vjen një tjetër humbje për Manchester United, i mundur 3-0 në Old Trafford nga Tottenham. Johnson hapi rezultatin në minutën e 3’, pastaj me përjashtimit direkt të Bruno Fernandes (në minutën e 43’ për faull ndaj Maddison) Spurs shpërthyen në pjesën e dytë me golat e Kulusevski (47′) dhe Solanke (77′). Aston Villa, nga ana tjetër, ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në fushën e Ipswch Town: golat dhe asisti i Watkins nuk mjaftuan.

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM 0-3

Një tjetër shembje për Manchester United, i mundur 3-0 nga Tottenham në Old Trafford. Londinezët goditën menjëherë, me van de Ven që nisi i vetëm nga mbrojtja, duke arritur në fund e shërbyer për prekjen e lehtë të Johnson, që firmosi 1-0 në minutën e 3’. Sulmuesi i Spurs ishte afër dyfishimit të avantazhit pak minuta më vonë, por goditja e tij u stampua në shtyllë. Skuadra e Ten Hag u mundua të reagojë: Vicario ishte super për të ndaluar Zirkzee, më pas Garnacho nga një pozicion i shkëlqyer barazoi vetëm shtyllat. Pak çaste para pushimit loja ndryshon sërish, me çmendurinë e Bruno Fernandes që ngriti këmbën në kofshën e Maddison dhe fitoi përjashtimin direkt.

Lexo më tej: Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League

Me t’u kthyer në fushë pas pushimit, Spurs filluan të përfitonin nga epërsia e tyre numerike, duke dyfishuar menjëherë epërsinë në minutën e 47’: Johnson galopoi djathtas, duke shërbyer në qendër për ish-lojtarin e Juventus, Kulusevski, që i bëri shifrat 0-2. Në më pak se një çerek ore për të mbetur, skuadra e Postecoglou shkroi epilogun e ndeshjes, me Solanke që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 77’. Tottenham ngjitet në 10 pikë në renditje, përpara United, që ka ngecur në 7.

The post Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag appeared first on Lapsi.al.

“Nuk kisha plan të merrja ndonjë ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis

By: user 2
29 September 2024 at 19:03

“Më vjen keq për çunat pasi u paraqitën mirë, me një fragment në pjesën e dytë 50-60 ku Ruçi shpenzoi shumë energji. Filluam të mos kishim qetësinë e duhur në mënyrën se si dilnim përpara. Përgjoni dhe Ruçi nuk po mundeshin më. Gjithsesi, bëmë një ndeshje të mire”. Asnjë fjalë për Elbasanin, hakmarrjen e munguar ndaj klubit që e largoi papritur ende pa nisur kampionati. Nevil Dede përqendrohet vetëm te Bylis, pa komente mbi rivalët.

Pozitat në renditje nuk janë të mira e megjithatë të paktën për momentin Dede nuk është se shqetësohet: “Na rëndon rezultati dhe psikologjikisht lojtarët duhet të rriten, prandaj them se kjo është më e rëndësishmja. Duhet të kenë besim te vetja dhe personalitet – shpjegoi Dede -. Na duhet rezultati dhe vetbesimi për të kuptuar dhe lojtarët se çfarë niveli kanë”.

Pastaj Dede u ndal te zgjedhja e bërë, për të marrë Bylis, ndosht rastësisht përpara ndeshjes me Elbasanin: “Unë nuk kam ardhur të konstatoj gjërat, por për të përmirësuar gjërat dhe të rris nivelin e klubit nëpërmjet lojtarëve. Me pushim e Kombëtareve mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe të gjithë do të jenë më të rritur si personalitet – tha tekniku i Bylis -. Nuk e kisha në plan të merrja drejtimin e ndonjë ekipit, por njohja me presidentin e Bylis ndikoi”, e mbylli Dede.

BORDIN: “SOT I GËZOHEMI FITORES”

Tekniku i Elbasanit Roberto Bordin është i kënaqur nga rezultati, që e ngjit tashmë në vendin e tretë vetëm një pikë larg kreut. Tekniku italian mundohet të qendrojë me këmbë në tokë, edhe pse për fatin e mirë po rikuperon të gjithë lojtarët: “Si fillim po kthehen të gjithë lojtarët dhe kjo është gjë e mirë, presim dhe disa të tjerë. Vetëm Azamovic ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe shpresojmë të kthehet sa më shpejt. Trajneri është i kënaqur kur ka skuadrën e gatshme dhe vështirësi në zgjidhje. Për objektivat kemi kohë të mendojmë, t’i gëzohemi fitores dhe të shohim ndeshjen e radhës”, tha Bordin.

The post “Nuk kisha plan të merrja ndonjë ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis appeared first on Lapsi.al.

Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe

By: user 2
29 September 2024 at 18:11

Nuk ka hakmarrje për teknikun Nevil Dede. Ish ekipi i tij Elbasani ka dalë fitues në debutimin e teknikut në pankinën e Bylis. Vendosi Lleshi me golin në pjesën e dytë, duke kthyer verdheblutë mes ekipeve pretendente në Superiore. Dede, që nuk është ndarë qetësisht me Elbasanin ende pa nisur sezoni, nuk ka mundur dot të marrë rezultat në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça”.

Shumë kartonë të verdhë e kontraste në fushën e lojës, që tregonte se të dy ekipet dëshironin fitoren. Pas largimit të Egbo, në ndeshjen e parë në pankinën e Bylis, Dede u dorëzua ndaj golit të minutës së 76’ nga Lleshi, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Në Ballsh u luajt me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por para portës askush nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë keq.

Lexo më tej: “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq

Në pjesën e dytë shansin më të mirë për mallakastriotët e kishte Sulovari, që mori vendin e Gjatës, por traversa i mohoi golin lojtarit të Bylis. Shpëtoi Elbasani dhe Bordin e kuptoi se ndoshta mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje. E në fakt, Lleshi me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, në shoqërinë e Partizanit dhe vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Verdheblutë e Bordin vazhdojnë të tregojnë se duan të jenë në zonën e Final Four, ndërsa Bylis mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, si kandidatë për rënien nga kategoria, me vetëm 5 pikë pas 7 javësh.

The post Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe appeared first on Lapsi.al.

Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë

By: user 2
29 September 2024 at 16:27

Partizani vazhdon të mendojë për ti bërë gjërat si duhet në këtë sezon. Objektivat e mëdha kërkojnë investime të tilla dhe të kuqtë ndonëse merkato është e mbyllur kanë gjetur mundësinë të përforcohen. David Domgjoni ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin edhe për një vit tjetër me Partizanin, për dëshpërimin e spondit tjetër të kryeqytetit, me ish-tifozët e tij, ata bardhblu, që do jenë kundërshtarët e mëdhenj të qendërmbrojtësit.

Në fakt, Domgjoni e ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Laçi në Superiore. Me krutanët, kur trajner ishte Elvis Plori, ai u aktivizua me sukses si mbrojtës i majtë dhe sipas të gjitha shanseve të kuqtë e duan pikërisht për këtë rol. Dëmtimi i Buxhelaj dhe aktivizimi i Zguros në derbin e javës së kaluar tregoi limitet e skuadrës në atë pozicion. Kështu, me qendrën të mbyllur nga Bytyçi, Sembene e Preka, krahu i majtë është ai ku Domgjoni do të ketë më shumë hapësira.

Kosovari ka luajtur edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan me Tobol Kostanay, para se të kthehej tashmë përsëri në Shqipëri për të firmosur me Partizanin. 27 vjeçari ishte një lojtar i lirë dhe duke qenë se kontrata me kazakët i kishte përfunduar para 31 gushtit 2024, rregullorja e lejon atë të transferohet në një klub tjetër, pavarësisht se dritarja e merkatos është mbyllur zyrtarisht.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.

The post Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D’Amico martohen, look i dasmorëve: ajo bohéme, ai me Armani

By: user 2
29 September 2024 at 14:13

Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico u martuan, në një ceremoni civile në Villa Olivia në Lucca, përballë qindra të ftuarve. Historia e dashurisë mes ish-portierit 47-vjeçar të Kombëtares dhe Juventus dhe moderatores 51-vjeçare të televizionit nisi në vitin 2013. Pas ndarjes me Alena Seredova fshihej në fakt lidhja e Buffon me gazetaren e moderatoren italiane.

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon janë bërë burrë e grua sot, duke festuar në kodrat e Lucca, në Versilia, në prani të 250 të ftuarve. Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan një aperitiv, një darkë në këmbë, ëmbëlsira, prerjen e tortës dhe vallëzim. Të gjitha detajet janë kuruar, duke ruajtur një atmosferë informale, në përputhje me personalitetin e çiftit. Një “dhuratë” e veçantë ka ardhur nga djali i madh i Gigi dhe Alena Seredova: Louis, i cili luan në skuadrën e të rinjve të Pisa, shënoi dy gola ndaj Salernitana.

BUFFON-D’AMICO, LOOK-U I ÇIFTIT

Gianluigi Buffon ishte veshur me Armani për këtë rast, me një kostum të errët dhe jelek të çeltë. Ndërsa Ilaria D’Amico zgjodhi një fustan të Luisa Beccaria me shpinë të hapura dhe vello në stilin e buqetës së lules.

Lexo më tej: Ish-gruaja e Buffon flet për tradhtinë: “E mora vesh në radio”

TË FTUARIT

Mes të ftuarve në ceremoni ishin një pjesë e mirë e botës së futbollit por edhe fytyra të njohura nga bota e spektaklit: Monica Bellucci, një nga dëshmitaret e nuses, e shoqëruar nga partneri i saj Tim Burton, zgjodhi një kostum me pantallona, të errët. Benedetta Parodi me një fustan me lule nga Giada Curti. Mes të ftuarve ishte Luciano Spalletti dhe ish-mbrojtësit e Juventus dhe kombëtares, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli. Mes VIP-ave edhe Monica Bellucci, e pranishme me regjisorin dhe të dashurin Tim Burton.

The post FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D’Amico martohen, look i dasmorëve: ajo bohéme, ai me Armani appeared first on Lapsi.al.

Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025

By: user 2
29 September 2024 at 13:33

Stadiumi MetLife në Nju Jork do të presë finalen e madhe të Kupës së Botës të Klubeve të shumëpritur, të planifikuar në Amerikë nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. Një turne ku do të marrin pjesë 32 klube nga e gjithë bota si protagonistë të arritjeve të një periudhe tre vjeçare. Gjatë natës, direkt nga Central Park, Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, njoftoi edhe 11 stadiumet e tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e planifikuara gjatë Global Citizen Festival: Mercedes-Benz Stadium (Atlanta), Bank of America Stadium (Charlotte), TQL Stadium (Cincinnati), Rose Boël Stadium (Los Angeles), Hard Rock Stadium (Miami), GEODIS Park (Nashville), Camping World Stadium (Orlando), 65.000 posti, Inter&Co Stadium (Orlando), Lincoln Financial Field (Filadelfia), Lumen Field (Seattle), Audi Field (Washington D.C.).

FJALËT E PRESIDENTIT INFANTINO

Numri një i FIFA-s prezantoi Kupën e re historike të Botës për Klube si më poshtë: “Në vitin 2025 FIFA do të inaugurojë një epokë të re në historinë e futbollit të klubeve, falë garës më të madhe, më gjithëpërfshirëse dhe meritokratike të klubeve në shkallë globale, e cila do të organizohet pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara – ishin fjalët e tij -. Kupa e Botës FIFA 2025 do të luhet në 12 stadiume fantastike, kjo është skena në të cilën yjet e 32 klubeve më të mira në botë do të shënojnë fillimin e një epoke të re të historisë së futbollit ndërkombëtar”.

Lexo më tejFutbollistët kërcënojnë FIFA-n: “Stop Botërorit të ri për Klube ose do bëjmë denoncim”

E përsëri: “Ky kompeticion i ri i FIFA-s është i vetmi shembull i vërtetë i solidaritetit dhe përfshirjes së vërtetë në panoramën globale të futbollit të klubeve. Kjo Kupë e re e Botës do t’u lejojë klubeve më të mira nga Afrika, Amerika Qendrore dhe Veriore, Azia dhe Oqeania të sfidojnë fuqitë europiane dhe amerikano-jugore, ndërkohë që kanë një ndikim të madh në rritjen e futbollit të klubeve dhe zhvillimin e talenteve më të mira në nivel global. Në këtë mënyrë mund të ofrojmë mundësi e shpresë për ata që kanë më shumë nevojë, ashtu si prestigj e futboll me kualitet atyre që përfaqësojnë më të mirën që ofron ky sport. I falenderoj vërtetë të gjithë. Kurrë të mos diskriminojmë askënd, të përfshihen të gjithë. Ky është shpirti i vërtetë i FIFA Club World Cup ”, përfundoi Infantino.

The post Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025 appeared first on Lapsi.al.

“Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq

By: user 2
29 September 2024 at 10:47

Dinamo ka marrë dy fitore e dy barazime në katër javë që Ilir Daja ka drejtuar blutë nga pankina. Por më shumë se vetë pathyeshmëria e 8 pikët nga 12 të mundshme, krijojnë efekt skuadrat me të cilat nëndetësja është përballur. Debutim 2-2 me Partizanin, pastaj fitorja në shtëpi me Skënderbeun, barazimi në Niko Dovana me Teutën dhe fitorja me përmbysje me Vllazninë.

Shkodranët ishin skuadra më në formë e momentit, përveçse kryesuese e renditjes. E me avantazhin e Salës u duk se Daja do të pësonte humbjen e parë, por në fund ndodhi gjithcka me Itodo e Bregun që përmbysën situatën.

Lexo më tejVideo/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Tekniku në fakt ka treguar edhe një prapaskenë në përfundim të ndeshjes, mbi mënyrën si motivoi skuadrën për të kthyer rezultatin: “Që kur erdha thashë që këto javë të para duhet të jemi cinik për të marrë pikë e për të rikuperuar gjendjen psikologjike. E ndjemë pjesën e parë për meritë të Vllaznisë. Kishim probleme personaliteti në fushë. Në pushim nuk u mora fare me anën taktike, u thashë djemve: Humbeni ndeshjen, por humbeni si duhet dhe jo kështu si në pjesën e parë”.

Vendimtar kartoni i kuq për Salën në minutën e 51′, pas së cilës kuqeblutë nuk mundën dot më të rezistonin. E për këtë motiv edhe tekniku i shkodranëve Thomas Brdaric ka rezerva: “Nuk e kuptoj arbitrin në disa raste. Në një rast lojtari ynë u godit në kavilje dhe ajo është direkt karton i kuq. Më duhet ta shoh më pas këtë rast”, tha ai pas ndeshjes.

The post “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq appeared first on Lapsi.al.

Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund të arrijmë larg, ai është një leader”

By: user 2
29 September 2024 at 10:19

Juventus u zhbllokua dhe Thiago Motta mund të buzëqeshë pas fitores 3-0 ndaj Genoas “të tij” me një pjesë të dytë të mrekullueshme, në të cilën trajneri i bardhezinjve, me disa ndryshime në pushim, bëri pjesën e tij: “Duke futur në qendër Yildiz dhe duke liruar hapësirat në krahë ai e gjeti veten në një situatë më të mirë për shkak të karakteristikave të tij – komentoi trajneri i Juventus -. Por në pjesën e dytë pati shumë më tepër harmoni mes lojtarëve në fushë. Pas avantazhit ishte e qartë se Genoa do ta kishte më të vështirë ndaj lojtarëve tanë që kanë kualitet, pastaj me Vlahovic sulmuam në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të rrezikshme”.

Juventus bëri kthesën për sa i përket performancës në pjesën e dytë: “Në pushim lojtarët folën me njëri-tjetrin për të kuptuar se çfarë mund të bënim më mirë, por nuk është hera e parë. Unë dhashë indikacionet e mia taktike, por sot ata bënë shumë mirë të gjithë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sepse kam një grup të fortë që nëse punojnë së bashku mund të bëhen edhe më të fortë”.

Lexo më tej:Superlojtari i Vlahovic: “Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtësia e Osimhen”

Juventus nuk ka pësuar ende gol pas gjashtë javësh dhe është hera e parë në historinë e tyre: “Është sigurisht një shifër e rëndësishme sepse tregon se jemi një ekip solid, por meritat i shkojnë të gjithëve, duke filluar nga sulmuesit që ndihmojnë. Faza e mbrojtjes bëhet si skuadër, u mbrojtëm së bashku dhe me sakrificë të madhe, duke bërë përpjekje për të rikuperuar topin dhe për të mbrojtur portën tonë. Të mos pësosh gola është thelbësore për të aspiruar objektiva të mëdha”.

“VLAHOVIC, NJË LIDER”

Vlahovic shënoi një dygolësh, duke lënë pas vetes një moment të komplikuar: “Ai po bëhet gjithashtu një lider pozitiv në komunikim dhe gjuhën e trupit, edhe pse ndonjëherë duhet të përmirësohet në qëndrimin në lojë dhe në harmoni me shokët e tij. Ai gjithmonë jep gjithçka në fushë dhe në stërvitje – vazhdoi Motta për DAZN -. Kur e zëvendësoj atë si kundër Napolit, nuk është çështje personale, por sepse mendoj se skuadra ka nevojë për diçka tjetër. Ai e di që është i rëndësishëm për ne dhe duhet të vazhdojë kështu”.

The post Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund të arrijmë larg, ai është një leader” appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

By: user 2
28 September 2024 at 14:09

“Nëse Rama nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”. Kështu e përcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndërkombërare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. Në një reagim ku mbeshtet redaktorin politik të Der Spiegel, që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e Ramës për të ndërhyrë në media.

Lexo më tej:

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

Në artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bëjë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”, shkelje që e ka praktikuar edhe më gazetarët e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimit.

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së referencës Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi

“Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë”

Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens:

Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë.

Po si arriti Rama deri këtu?

Edi Rama është munduar me fanatizëm dhe kosto të lartë që ta prezervojë iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndërkombëtarët. Aq i madh ka qenë ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojë e pranojë se një ditë gjithçka mund t’i shkërrmoqet. Dhe kjo po ndosh së paku mediatikisht.

Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në Neë York Times e ëashington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

Neë York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

“Shqipëria e Edi Ramës, në rënie të lirë drejt oligarkisë dhe autokracisë”, ishte titulli i një shkrimi të së mirënjohurës franceze “Courrier des Balkans”. Për të ardhur tek analiza e një tjetër media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, që vinte gishtin pikërisht në plagën që provokon sot paranojën e Edi Ramës. “Si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i perëndimorëve”. Dhe nëse ky artikull shihet sot në dritën e asaj që raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtë tendenca për ndërhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartë pse raportime si ato të RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumë Edi Ramës. Jo për përsëritjen e faktetlve që këtu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditë, por nga paranoja se një ditë i gjithë investimi i tij për “liderin global” mund të përfundojë në karikaturën e pavlerë të autokratit banal. Procesi i demontimit të udhëheqësit që e telefonojnë të mëdhenjtë e kësaj bote për t’i marrë mendim, ka nisur dhe, pafuqia për ta ndalur atë, ka sjellë çoroditjen e Edi Ramës dhe tentativat e tij për të ndaluar mediat perendimore të thonë të vërtetat e tyre.

©Lapsi.al

 

The post Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama appeared first on Lapsi.al.

Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum

By: user 2
27 September 2024 at 23:18

Borussia Dortmund harron disfatën 5-1 në Shtutgart dhe kthehet te fitorja, duke mposhtur 4-2 Bochum, në ndeshjen e parë të javës së pestë të Bundesligës. Sukses që ka ardhur me përmbysje: verdhezinjtë, në disavantazh 2-0 në minutën e 21′ pas golave të Bero dhe de Wit, kthyen gjithçja në pjesën e dytë: Guirassy shënon dygolësh (44′ dhe 75′), pastaj Emre Can me penallti (62′), dhe Nmecha (81′). Sahin kalon përkohësisht në -2 nga Bayern.

Dortmund largon fantazmat e humbjes së shëmtuar të Shtutgartit dhe, pas një fillimi për t’u harruar, mundi Bochum 4-2 me përmbysje. Fillimi i verdhezinjve ishte një makth: në minutën e 21′, në fakt, vendasit ishin nën dy gola. Në minutën e 16′ Bero kombinoi me Hofmann, duke mposhtur Kobel në shtyllën e parë me të majtën. Kaluan vetëm pesë minuta dhe erdhi goli i dytë: portieri i Borussia e mbajti topin shumë dhe u dorëzua nën presionin e Boadu, i cili i dhuroi de Wit një top vetëm për ta shtyrë në rrjetë. Megjithatë, para pushimit skuadra e Sahin arriti të ngushtonte diferencën: në minutën e 44′ krosimi i Brandt u depozitua në rrjetë nga Guirassy, i cili nuk gaboi me kokë.

Lexo më tej: Dortmund në kaos mes sherreve e përjashtimeve: plas ‘lufta’ mes drejtuesve

Në pjesën e dytë, Dortmund arriti të barazojë me penalltinë e Emre Can, i cili e bëri rezultatin 2-2 në minutën e 62′. Përmbysja u kompletua në minutën e 75′ me Guirassy dhe Nmecha në minutën e 81′ që përfitoi nga një gafë tragjikomike e Drewes. Me 4-2 Dortmund ngjitet në 10 pikë dhe harron humbjen e rëndë ndaj Stuttgart, duke kaluar përkohësisht në vendin e dytë -2 pas Bayern. Bochum, ndërkohë, mbetet i fundit me vetëm një pikë.

The post Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum appeared first on Lapsi.al.

“Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 21:50

“Mëse e dukshme që kemi luajtur ndaj një ekipi të shkëlqyer dhe për ne ishin tre pikë shumë të rëndësishme. Por nëse mendojmë se pas këtyre tre pikëve se jemi mirë, atëherë do të jetë problem serioz për ne. Kampionati është maratonë, jo sprint 100 metërsh. Kampionati shqiptar është i paparashikueshëm e çdokush mund të mundë çdokënd”. Alexander Veselinovic, trajneri i Partizanit, është i kënaqur me performancën e skuadrës në Rrogozhinë, pas fitores 0-2 me Egnatian. Tekniku serb tani është vënë në ndjekje të Vllaznisë, me vetëm një pikë avantazh.

Për të mundur Egnatian pas 7 ndeshjesh pa sukses nuk ka qenë e lehtë dhe Veselinovic ka dashur të evidentojë sakrificat e lojtarëve të tij për të arritur objektivin: “Publiku ndoshta nuk e di por Buxhelaj mungon për arsye dëmtimi. Mehmeti që po luan shkëlqyeshëm në një pozicion të ri për të, në dhomat e zhveshjeve para ndeshjes kishte të vjella dhe nuk ishte mirë. Hadroj luajti me temperaturë. Kemi patur problem edhe me pjesë tjetër të ekipit, por e ndjej përsëri të nevojshme të falënderoj edhe ata që hynë se ndryshuam me të vërtetë”.

Lexo më tej: Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

Në fund një saktësim, që ndoshta tifozëve të Partizanit nuk do t’i pëlqejë: “Në historinë e futbollit ekipet që kanë sukses janë ato që kanë përvojë në prapavijë. Ne kemi një ekip të ri që mbase para se të mësojë si të fluturojë, duhet të mësojë gjërat bazike, ne jemi ende në fazën se si të lëvizim krahët, por kemi potencial që në të ardhmen të fluturojmë goxha lart” e mbylli Veselinovic.

TETOVA: “MUNGONTE GJITHË MBROJTJA”

“E dinim se për hir të vërtetës ishin tre mungesa në mbrojtje, gjë që janë shumë lojtarë. U desh të vepronim duke çuar Aleksin poshtë, por humbëm në mesfushë. Lojtarët i kanë pasur mundësitë, ata që i zëvendësuan, për të treguar veten. Por është vetëm faza e parë dhe kemi ende goxha ndeshje përpara”. Edlir Tetova gjen alibinë te mungesat për këtë humbje në shtëpi me Partizanin. Tekniku ka pësuar humbjen e dytë në shtatë javët e para dhe tani e sheh veten të parakaluar nga të kuqtë e me mundësinë që Vllaznia të shkëputet në krye.

The post “Mehmeti me të vjella, Hadroji me temperaturë”: Veselinovic tregon problemet për të thyer Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD

By: user 2
27 September 2024 at 21:12

Dënimi skandaloz i Ervin Salianjit ka bërë si kurrë më parë bashkë edhe partitë e reja që zakonisht janë kritike me PD-në dhe gjithë klasën e vjetër politike. Në qëndrimet që ato kanë shprehur pas vendimit të burgosjes me një vit të deputetit demokrat, kanë reaguar edhe Endri Shabani i Nisma Thurje edhe Agron Shehaj i Mundësia edhe Adriatik Lapaj.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet, si një indikator për të kuptuar humorin e shoqërisë ndaj një burgosjeje politike.

Koordinatori i “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “më herët për këtë lloj vepre gjykatat nuk e kanë aplikuar dënimin me burg”, duke shtuar se ndaj Salianjit mund të ishte vendosur një ndëshkim me gjobë, pasi sipas tij denoncimi në thelb ka qenë i provuar, pasi subjekti i tij vëllai inish ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafaj shkoi dhe bëri burg në Itali, ku edhe kërkohej për trafik droge.

Gjatë një interviste për A2 CNN, drejtuesi i Nismës, Endri Shabani deklaroi se e sheh dënimin si një akt mafioz për ti mbyllur gojën kujdo që synon të denoncojë. “Mua nuk më intereson Salianji si person, as si deputet i PD-së, por si një njeri që ka pasur guximin të denoncojë. Në një shoqëri ku shkojnë në burg ata që denoncojnë dhe jo ata që vjedhin apo kryejnë krim, do të thotë se ne po i afrohemi autokracisë”, tha ai.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj shkruajti se dënimi i Salianjit është një mesazh direkt i kryeministrit Edi Rama ndaj kujtdo që guxon të denoncojë.

Shehaj tha se Salianji u dënua pasi denoncoi ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafën, i cili sipas tij mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar për trafik droge nga Italia.

Sipas Shehajt, kjo do të jetë edhe klima në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. “Kjo është klima në të cilën do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Salianji që denoncoi skandalin shkon në burg, ministri që mbronte vëllain drejton komisionin parlamentar Anti-SPAK” tha ai.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

Vetëm Dashamir Shehi, që i është bashkuar së fundi grupit më të ri parlamentar, atij të Alibeajt, e ka quajtur qesharake idenë për të lodhur njerëzit me protesta për një vit burg që do bëjë Salianji. Në një deklaratë të rimarë nga gjithë mediat e Rilindjes ai ka theksuar se “drejtësia nuk është perfekte, po ne i kemi dalë për zot asaj”.

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Ky unifikim gati total për rastin Salianji edhe nga ato forca të reja politike që s’lënë kritikë pa bërë kundër Berishës dhe PD-së, nuk tregon vetëm se në këtë rast dhuna e pushtetit e ka kapërcyer Rubikonin, por  ky unifikim ndaj një padrejtësie me sa duket ka shqetësuar edhe Edi Ramën, që me disa deklarata rresht është munduar të ndajë publikun në dysh. Në reagimin e fundit në X (ish twitter) kryeministri shfryu kundër atyre që heroizojnë një shpifës. “Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie”- shkroi Rama në reagimin e vet të premten në mbrëmje.

©Lapsi.al

The post Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD appeared first on Lapsi.al.

Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian

By: user 2
27 September 2024 at 18:39

Një hakmarrje e vogël. Kështu mund të quhet fitorja e Partizanit ndaj Egnatias, për herë të parë përballë që nga 26 maji i kaluar kur rrogozhinasit rrëmbyen titullin kampion. Të kuqtë kishin një tabu ndaj jeshilzinjve, të cilët nuk i mundnin prej 7 takimesh në kampionat, gjë që e arritën me 0-2 e javës së 7 të Superiores. Vendosën golat e shënuar nga Ismaili e Bintsouka, ndërsa vetëm në fund vendasit goditën traversën.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse. Veselinovic e kishte të qartë se duhet të fitonte, duke qenë se ndalesat radhazi ishin bërë tre. Skuadra e teknikut serb në fakt luajti më mirë dhe mori avantazhin në minutën e 20’. Ismaili mposhti Dobjanin, duke e bërë më të thjeshtë për kryeqytetasit.

Lexo më tej: Video/ Elbasani ndal edhe Egnatian: Bordin ka ndërtuar një fortesë, Tetova humb kreun

Të kuqtë administruan me qetësi, sepse edhe Egnatia nuk bëri dot shumë. Tetova tentoi të ndryshonte gjithcka të tijtë nuk po bënin mirë me një zëvendësim të trefishtë pas pushimit. Zejnullai, Kasa dhe Jahaja megjithatë nuk patën imapkt më të rëndësishëm se Bintsouka, që mori vendin e Mba të dëmtuar. Goli në kundërsulm i Bintsouka në minutën e 60’ vulosi një ndeshje që rrezikoi të hapej vetëm në shtesë kur Zejnullai goditi traversën me Qirkon të mundur.

Partizanin, me këtë goditje në transfertë, ngjitet në 12 pikë, një mbi kampionët në fuqi në humbjen e dytë sezonale dhe i bëjnë presion Vllaznisë që ka vetëm një pikë më shumë, por duhet ende të luajë kundër Dinamos.

The post Video/ Hakmarrja e vogël e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembërojnë’ Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

By: user 2
27 September 2024 at 17:04

Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti.

Lexo më tejTragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u përhap menjëherë në Zyrih dhe u konfirmua nga një deklaratë e lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI): “Me pikëllim të madh, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Rrugëve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI në Zyrih (Zvicër) mësoi sot lajmin tragjik të vdekjes së çiklistes së re zvicerane Muriel Furrer.

Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndërkombëtar i çiklizmit humbet një çikliste me një të ardhme të ndritur përpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, të enjten, 26 shtator, gjatë garës së rrugës për femra dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kokë përpara se të transportohej në spital me helikopter në gjendje shumë kritike. Fatkeqësisht Muriel Ferrer humbi jetën sot në Spitalin Universitar të Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Çiklizmit 2024 i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes, miqve dhe familjes së Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kërkon që të respektohet privatësia e saj në këtë kohë shumë të dhimbshme”.

The cycling world mourns the loss of Muriel Furrer https://t.co/o623BqxNLU pic.twitter.com/oGngEKBEqR

— UCI_media (@UCI_media) September 27, 2024

The post Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën appeared first on Lapsi.al.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

By: user 2
27 September 2024 at 15:50

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg. 

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

©Lapsi.al 

 

 

The post Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia appeared first on Lapsi.al.

Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura

By: user 2
27 September 2024 at 15:26

Përplasjet që i paraprinë derbit të Kupës së Italisë i kushtuan dy klubeve, Genoa dhe Sampdoria, një ndeshje me dyer të mbyllura. Pas përcaktimeve të Observatorit për ngjarjet sportive, ka mbërritur edhe vendimi zyrtar i prefektit të Xhenovas. Ndeshja midis kuqebluve dhe bardhezinjve (e planifikuar për nesër në orën 18:00) dhe ajo mes dorianëve dhe Juve Stabias (4 tetorin e ardhshëm) do të luhet pa publik në stadiumin Ferraris.

Por kjo nuk është e gjitha. Pas përplasjeve të zhvilluara në qytet mes ultrasve para, gjatë dhe pas derbit, u vendos edhe një stuhi e mëtejshme ndaj të dy grupeve të tifozëve. Në fakt, të dy tifozeritë, Grifone dhe Doriane, janë ndaluar të udhëtojnë në tre ndeshjet e ardhshme jashtë vendit. Prandaj, tifozët e kuqebluve do të humbasin ndeshjen kundër Atalantës më 5 tetor, ndeshjen më 27 tetor në Romë kundër Lazios dhe ndeshjen më 4 nëntor në Parma. Për Sampdorian, në anën tjetër, janë pa tifozë ndeshjet në transfertë në Modena të dielën 29 shtator, Cesena më 19 tetor dhe Cittadella më 29 tetor.

Ata që paguajnë ekzagjerimet e disa qindra tifozëve do të jenë kryesisht abonetë të dy klubeve xhenoveze. Janë 28,093 tifozë të Genoa që do të duhet të heqin dorë të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen e nesërme, në orën 18:00, kundër Juventus, një ndeshje që është gjithmonë sold out, me shumë tifozë bardhezinj që mbërrijnë në Genoa. Mbi 19,400 mbajtës të biletave sezonale të Sampdorias do të duhet të heqin dorë nga ndeshja e radhës në shtëpi më 4 tetor kundër Juve Stabia, por mbi të gjitha 3,600 tifozë të Sampdoria që tashmë kanë në dispozicion biletat për ndeshjen jashtë fushe të dielën më 29 shtator në Modena.

The post Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura appeared first on Lapsi.al.

Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd

By: user 2
27 September 2024 at 15:11

Një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe ndalim për shitjen e biletave për ndeshjen e radhës të Champions League, më 6 nëntor në Beograd. Ky është sanksioni i vendosur nga UEFA ndaj gjigantëve spanjollë, Barcelona, për një pankartë të shfaqur nga tifozët e saj në Monako, në debutimin e tyre në Champions League. ‘Flick Heil’ shkruhej në pankartën e ekspozuar nga tifozët blaugrana, me një referencë të qartë grafike për nazistin Sieg Heil.

INDINJATA

Pankarta i ishte raportuar drejtuesve të klubit Barcelona nga delegati i UEFA-s i pranishëm në Principatë. Zyrtarët blaugrana shpejtuan ta hiqnin menjëherë pankartën e inkriminuar nga sektori i miqve, por nuk mjaftoi. Kjo, pavarësisht se Elena Fort, nënkryetare e klubit me përgjegjësi për çështjet institucionale, postoi në Tëitter indinjatën e saj me shumë forcë.

Lexo më tej: Flick prezantohet te Barcelona: “Dua një futboll që të zbavisë njerëzit dhe të fitoj tituj”

PRECEDENTI

Sot erdhi vendimi penalizues nga UEFA. Ndër të tjera, duhet patur parasysh se Barcelona është një shkelës i përsëritur në këtë aspekt. Në pranverë dy tifozë culé u raportuan dhe u denoncuan se kishin kryer përshëndetje naziste në Parc des Princes. Klubi katalanas i ka pezulluar, por me sa duket në mesin e tifozëve që udhëtojnë në Evropë, mbetet një pakicë naziste që nuk humbet asnjë rast për të demonstruar ideologjinë e tyre të mbrapshtë.

FC Barcelona Statement

🔗 https://t.co/cR4LfNTy3r pic.twitter.com/k1PuTZnlQv

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 27, 2024

The post Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso

By: user 2
27 September 2024 at 14:46

Rangers kanë krijuar historinë e klubit në Europë duke mposhtur një klub suedez për herë të parë. Gjigantët skocezë luftuan për një fitore 2-0 në transferë me Malmo në stadiumin Eleda, në debutimin e tyre në Europa League të enjten. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të skuadrës së Ibrox kundër një rivali nga Suedia, ata nuk kishin arritur të fitonin: humbën në katër raste dhe barazuan dy herë.

Ishin ndeshjet më të shumta që ata kishin përballur nga një komb specifik pa dalë fitues. Katër nga ato ndeshje erdhën kundër Malmo, që kishte marrë dy fitore dhe po aq barazime në takimet evropiane mes tyre. Por miqtë e nisën në mënyrë spektakolar pasi kaluan në avantazh me sulmuesin e gjithanshëm Nedim Bajrami.

💪 pic.twitter.com/psXfQ8Jgzh

— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024

BARAZOHET REKORDI

25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 55 sekondash, kur ai dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pasi Cyriel Dessers goditi shtyllën. Dessers kaloi edhe portierin e Malmo Johan Dahlin, por nuk mundi të drejtonte tentativën e tij në rrjetë. E Bajrami nuk gaboi në mundësinë e paraqitur.

Me golin e tij është hera e parë që një lojtar i Rangers shënon brenda një minute gjatë një ndeshjeje evropiane që nga tetori 1998. Mesfushori italian Gennaro Gattuso e gjeti rrjetën në fillim të Kupës së vjetër UEFA në një fitore 4–2 kundër Beitar Jerusalem. E pabesueshme, të dy golat e fundit të shënuar nga Bajrami për klubin dhe kombëtaren kanë ardhur brenda 60 sekondave.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 23”

Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë në Euro 2024 në verë. Ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, megjithëse fatkeqësisht për Bajramin, goli i tij nuk pati rëndësi pasi Italia u rikthye për të fituar 2-1. Edhe pse fatmirësisht këtë herë, Bajrami, me golin e tij, ndihmoi Rangers të nisnin në mënyrë të përsosur në kompeticionin e nivelit të dytë të Evropës.

The post Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso appeared first on Lapsi.al.

❌
❌