Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Izraeli operacion në jug të Libanit, 95 viktima dhe 172 të plagosur

By: user 11
1 October 2024 at 07:57

Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një “zonë të mbyllur ushtarake”, gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se objektivat e saj ndodheshin në fshatrat afër kufirit që përbënin “një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”. Në deklaratën e ushtrisë izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbështesnin forcat tokësore me “sulme të sakta”.

Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si “operacione të kufizuara të përqëndruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”.

Nuk pati njoftime për përleshje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në territorin libanez. Hera e fundit që Izraeli u angazhua në operacione tokësore kundër militantëve të Hezbollahut brenda Libanit ishte një luftë një mujore në 2006.

Një diplomat perëndimor në Kajro, vendi i të cilit është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se një operacion tokësor izraelit në Liban pritet “të ndodh së shpejti”. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Izraeli i kishte ndarë planet e tij me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë dhe tregoi se operacioni do të jetë “i kufizuar”.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje për një armëpushim mes njoftimeve se Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion të kufizuar tokësor në Liban, që ka në shënjestër militantët e Hezbollahut.

“Ne duhet të kemi një armëpushim tani”, tha Biden.

Kur u pyet të hënën nëse ai ishte i kënaqur me raportet në lidhje me përgatitjet e Izraelit, Presidenti Biden u përgjigj: “Do të jem i kënaqur me ndalimin e tyre”.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u tha trupave tokësore izraelite të dislokuara në kufirin e Izraelit me Libanin se ata mund të angazhohen në luftën kundër Hezbollahut.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten, forcat tuaja, forcat ajrore, detare dhe tokësore”, tha zoti Gallant.

Ai tha se fushata ushtarake e Izraelit kundër Hezbollahut po vazhdon pavarësisht vrasjes së udhëheqësit të grupit, Hassan Nasrallah, që zoti Gallant e konsideroi “një hap të rëndësishëm”, por “jo përfundimtar”.

Ndërkohë, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Naim Kassem është zotuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vrasjes së komandantëve të lartë të grupit libanez. Ai tha se luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm të luftojnë dhe mbrojnë Libanin kundër një ofensive të mundshme tokësore nga Izraeli.

Të paktën 95 persona u vranë dhe 172 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në rajonet jugore të Libanit, Luginën lindore Beka dhe Bejrut në 24 orët e fundit, tha ministria e shëndetësisë e Libanit herët të martën. Zyrtarët e kësaj ministrie gjithashtu thanë se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë të tjera janë plagosur gjatë dy javëve të fundit.

The post Izraeli operacion në jug të Libanit, 95 viktima dhe 172 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për ditën e martë

By: user 11
1 October 2024 at 07:13

Këtë të martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët. Pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore të territorit. Era pritet të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina 10-12m/sek.

Do të ketë prezencë të mjegullës në orët e mëngjesit.

The post Parashikimi i motit për ditën e martë appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratëve “në tavolinë” për jetën parlamentare

By: user 11
30 September 2024 at 11:05

Gjatë mesditës deputetët e PD do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme ku kryetarja Jorida Tabaku dhe anëtari Edi Paloka mbajtën në fillim fjalën secili duke iu referuar vendimit të gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji. Ndërkohë në mbledhjet e tjera të Komisioneve Parlamentare, deputetët e PD-së mësohet se nuk do të jenë prezent.

Gjatë mesditës deputetët e PD-së do të zhvillojnë një tjetër mbledhje ku pritet të përcaktojnë strategjinë që do të ndjekin në raport me Kuvendin, duke nisur nga seanca e sotme, e cila mbahet në orën 17:00 dhe ku pritet të njoftohet zyrtarisht ndërprerja e mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Në tryezën e opsioneve të demokratëve janë disa variante që mund të ndiqen duke nisur që nga ngujimi afatgjatë i ligjvënësve demokratë te protestat brenda sallës së Kuvendit me synim paralizimin e funksionimit normal. Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi edhe qëndrimin e saj, ku thuhet se rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD-së:

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë. Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

The post Grupi Parlamentar i PD-së bojkoton mbledhjet e Komisioneve, opsionet e demokratëve “në tavolinë” për jetën parlamentare appeared first on Lapsi.al.

Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën

By: user 11
30 September 2024 at 10:10

Demokrati Ervin Salianji, nga qelia, ka publikuar një foto të tij mes kanabisit në rrjetin social Facebook nga koha, sipas tij, kur “Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut”.

Salianji shprehet se “ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor” dhe se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, “pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot”.

Demokrati u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit duke theksuar “mos ulni kokën, mos pranoni të keqen”.

📷Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!

‼Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!

Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen!

#Bashkohunëprotestë #7Tetor ✌🇦🇱”, shkruan Salianji.

The post Salianji reagon nga qelia, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën appeared first on Lapsi.al.

Ngacmoi s*ksualisht tre vajza, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

By: user 11
30 September 2024 at 09:52

Një 49-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, këtë të hënë.

Sipas policisë, 49-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase në Tiranë.

49-vjeçari theksohet se ka qenë i dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Ngacmoi s*ksualisht tre vajza, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Abuzim me fondet e BE-së/ Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës

By: user 11
30 September 2024 at 09:30

Marine Le Pen dhe nacionalistë të tjerë të krahut të djathtë francez dalin sot në gjyq, në Paris, me akuzën se kanë marrë fonde për staf inekzistent të Parlamentit Evropian.

Përveç Le Pen, kryetares së partisë së Fronti Kombëtar (RN), babai i saj dhe themeluesi i partisë Jean-Marie Le Pen është gjithashtu në mesin e 28 personave të akuzuar për keqpërdorim të fondeve publike.

Marine Le Pen mohon akuzat, të cilat lidhen me vitet 2004-2016 dhe janë të drejtuara si kundër partisë së Frontit Kombëtar, ashtu edhe kundër ish-zyrtarëve të zgjedhur dhe ndihmësve të tyre.

Bëhet fjalë për punësimin virtual të protestuar të asistentëve të eurodeputetëve francezë. Akuza kryesore është se partia e Le Pen mori para nga Parlamenti Evropian për asistentët e parlamentit, të cilët në fakt punonin për partinë.

Rasti thuhet se ka të bëjë me një shumë prej gati 7 milionë eurosh. Le Pen i ktheu Parlamentit Evropian 330 mijë euro një vit më parë. Megjithatë, partia e saj kishte theksuar se kjo nuk përbën pranim të abuzimit.

Çështja ka qenë një barrë serioze për Le Pen dhe partinë e saj prej vitesh. Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të përballen me gjoba të mëdha dhe dënime me burg deri në 10 vjet.

Nëse shpallen fajtorë, të pandehurve mund t’u ndalohet gjithashtu të kandidojnë për postin e zgjedhur për pesë vjet, gjë që do të pengonte ofertën e Le Pen për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027.

The post Abuzim me fondet e BE-së/ Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për këtë të hënë, 30 shtator 2024

By: user 11
30 September 2024 at 09:05

Këtë të hënë në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 98.6 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë. Një dollar do të blihet me 88.2 lekë dhe do të shitet me 89.1 lekë.

Paundi britanik do të blihet me 117.8 lekë dhe do të shitet me 119 lekë. Franga zvicerane sot do të blihet me 104.5 lekë dhe do të shitet me 105.5 lekë.

The post Këmbimi valutor për këtë të hënë, 30 shtator 2024 appeared first on Lapsi.al.

Mbahet sot seanca plenare, diskutohen çështjet e zgjedhjeve dhe votuesve

By: user 11
30 September 2024 at 08:35

Sot pritet një ditë e ngjeshur me aktivitete politike dhe legjislative. Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme, do të kalohet në seancë plenare në orët e pasdites (17:00).

Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar që pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 shtator, me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, se s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta. Protesta e parë kombëtare është lajmëruar për të hënën e 7 tetorit, me mosbindje civile e bllokim të rrugëve kombëtare dhe shesheve.

The post Mbahet sot seanca plenare, diskutohen çështjet e zgjedhjeve dhe votuesve appeared first on Lapsi.al.

Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Rama vendos sot, kandidatët potencialë

By: user 11
30 September 2024 at 08:17

Kryeministri Edi Rama do të vendosë ditën e sotme për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit teksa emri i kandidatit do t’i propozohet nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Përflitet se katër kandidatët potencialë për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Në garën për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit kanë aplikuar 15 kandidatë, por 4 prej tyre konkretisht Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha, u përjashtuan, pasi sipas ministrit të Brendshëm nuk plotësonin kriteret e ligjit të ri. Ndërkohë në garë janë 11 kandidatë dhe emri me më shumë pikë do i propozohet Ramës nga Hoxha.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

The post Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Rama vendos sot, kandidatët potencialë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, 5 të plagosur

By: user 11
30 September 2024 at 07:47

Një aksident është regjistruar sot në në dalje të fshatit Fier-Shegan në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Dy makina janë përplasur dhe kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës. Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, 5 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit për javën që vijon, pas shiut vijnë ditë me diell

By: user 11
30 September 2024 at 07:17

Pas fundjavës me shi, moti gjatë javës në vendin tonë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme e me mot të kthjellët. Sipas SHMU, këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut. Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

The post Parashikimi i motit për javën që vijon, pas shiut vijnë ditë me diell appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë

By: user 11
28 September 2024 at 21:59

Një varkë me emigrantë u përmbys në Ishujt Kanarie të Spanjës gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 48 të tjerë të zhdukur.

Autoritetet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ndër ngjarjet më të rënda me emigrantët në 30 vitet e fundit, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në det.

Kjo pason vdekjen e 39 emigrantëve në fillim të shtatorit, kur anija e tyre u mbyt në Senegal, ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Kanarie, nga ku migrantët shpresojnë të arrijnë Evropën kontinentale

Mijëra emigrantë kanë vdekur vitet e fundit duke u nisur në Atlantik për të arritur në Evropë me varka të mbipopulluara dhe shpesh të rrënuara. Në fund të gushtit, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez vizitoi Mauritaninë dhe Gambinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të goditur kontrabandistët e njerëzve duke zgjeruar rrugët për imigracionin legal.

Që nga 15 gushti, 22,304 migrantë kishin arritur në Kanarie që nga fillimi i vitit, nga 9,864 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pothuajse 40,000 migrantë hynë në Kanarie në vitin 2023, një rekord që pritet të thyhet këtë vit.

The post Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë appeared first on Lapsi.al.

Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri

By: user 11
28 September 2024 at 21:03

8 turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, janë gjendur. Nga njoftimi  i policisë mësohet se njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit në destinacionin ku ishin akomoduar.

The post Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri appeared first on Lapsi.al.

Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit

By: user 11
28 September 2024 at 20:38

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar nesër, në orën 18:00, për protestën e 6 tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji. Deputeti u dënua të enjten me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës. Mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga kjo mbledhje u shpall 6 tetori si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin dhe bashkë me të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që bëri zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

The post Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit appeared first on Lapsi.al.

‘Betejë pa kthim’/ Berisha: 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve

By: user 11
28 September 2024 at 20:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. Nisur nga një foto e publikuar nga ky i fundit në Nju Jork, Berisha akuzoi djalin e Sorosit, Aleksis, si mbrojtës të vjedhjeve, krimit dhe drogës në Shqipëri.

Lideri demokrat u shpreh se, do ti shpallë non grata Xhorxh dhe Aleksis Soros. Berisha u shpreh se 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Gjithçka u provua. U faktua se vëllazëria Xhafa, vëllazëria krimit, vazhdonte trafiqet për llogari të Olsit dhe të Edi Ramës. Ç’është ky tërbim? Ç’është kjo shfryrje nga salla e OKB-së, kjo urrejtje ndaj Ervin Salianjit?

Edi Rama është aksioner në vëllazërinë Xhafaj. Jo vetëm kaq, por Edi Rama është vëllazëri, është bosi i Edi Ramës i faktuar me dokumente si eksponent kryesor i klanit të Xibrakës. Edi Rama e ka të qartë se Geronin e tij, apo kriminelin Olsi e pret fati i njëjtë me Agronin e Fatmirit.

Prandaj vrapon si skizoid, si njeri që nuk nder as moral, që shfryn duf dhe urrejtje ndaj një të riu të pafajshëm, ndaj një të riu guximtar që bëri detyrën para qytetarëve të vet, bëri detyrën para vendit te vet, para komunitetit ndërkombëtar.

Edi Rama festoi mbrëmë, vëllazëria Rama, vëllazëria Xhafaj, këta kriminelë ishin në ekstazë, por të zotohemi ne, të zotohemi ne, të ua shndërrojmë ekstazën në zi kriminelëve.

Tu japim përgjigjen që meriton, ndaj dhe të ngrihemi; o sot, o kurrë, në këtë betejë kundër vëllazërive të krimit Rama-Xhafa, kundër vëllazërive të drogës, Rama-Xhafa, drejtësisë së tyre, kundër kryepadrinos, armikut të egër të shqiptarëve, Aleksis Soros, Xhoroxh Soros.

Të shpallim Sorosin, non grata, non grata, non grata. Sot Erion Veliaj, autori i vjedhjes së inceneratorit të Tiranës, për të cilin taksapaguesit kanë paguar 130 mln euro të vjedhura nga Rama dhe Veliaj, boton foton në Nju Jork me vëllaun e tij Aleksis. Miqtë e mi, ky është një poshtërim për çdo shqiptar të vërtetë.

Aleksis Soros mbron këtu krimet, mbron drogën, mbron vjedhjen e shqiptarëve. Ky është një akt poshtërues për çdo shqiptar, ky akt që dëshmon edhe njëherë; të marrim fatin tonë, në duart tona.
Të ngrihemi në betejë pa kthim.

6 tetori po vjen. 6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë.
Është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.
Është dita e demokratëve kundër geronëve.

Është dita në të cilën ne, nisim betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Është dita që nisim marshin drejt fitores.
Është dita që ecim drejt shpresës, të ardhmes dhe historisë.

The post ‘Betejë pa kthim’/ Berisha: 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve appeared first on Lapsi.al.

Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhjetëra të zhdukur

By: user 11
28 September 2024 at 20:03

Të paktën 66 persona kanë vdekur në Nepal, pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Kjo ka mbyllur rrugët kryesore dhe duke ndërprerë udhëtimin ajror. Numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa autoritetet njoftojnë se 69 persona janë të raportuar të zhdukur dhe 60 të plagosur që nga mëngjesi i së premtes.

Shumica e viktimave janë shënuar në luginën e Katmandu. Kryeqyteti është shtëpia e 4 milionë njerëzve dhe aty përmbytjet sollën bllokimin e trafikut dhe çdo aktivitetit normal.

The post Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhjetëra të zhdukur appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani

By: user 11
28 September 2024 at 19:28

Policia gjermane ka sekuestruar 2 tonë kokainë në qytetin port të Hamburgut duke vënë në pranga disa persona. Autoritetet vlerësojnë se droga ka një vlerë rruge prej rreth 100 milionë euro.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote.

Policia tha se e gjeti kokainën kur kontrolluan një konteiner transporti në rrethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut. Brenda, ata dyshohet se gjetën kokainën e fshehur në kuti bananesh.Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder në një objekt me rreze X për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë prapa një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.

Task Forca e Posaçme e Policisë ka ndërhyrë në momentin e shkarkimit të ngarkesës dhe ka arrestuar 12 të dyshuar. Mediat gjermane raportuan se të dyshuarit ishin të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India. Disa prej tyre thuhet se ishin të njohur për policinë për vepra të lidhura me drogën. Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.

The post Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani appeared first on Lapsi.al.

Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë, arrestohet korçari

By: user 11
28 September 2024 at 18:51

Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe sende shtëpiake në një banesë në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera. Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës  dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

The post Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë, arrestohet korçari appeared first on Lapsi.al.

Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike

By: user 11
28 September 2024 at 18:30

Policia italiane arrestoi në Massa Martana një shtetas shqiptar 22-vjeç, një sllovak 27-vjeç dhe një italian 23-vjeç, të cilëve iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe hashash dhe rreth 25 000 euro cash. Gjithçka nisi me një makinë të dyshimtë dhe vendimin e policëve për ta kontrolluar atë. Shoferi tentoi të arratisej dhe përplasi makinën e oficerëve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ndalimit, policia ka kontrolluar pasagjerët dhe mjetin, duke gjetur poshtë sediljeve 5 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram hashash.
Të tre të rinjtë u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe me urdhër të prokurorit u mbyllën në burgun e Spoletos në pritje të seancës së vlefshmërisë. 23-vjeçari, duke drejtuar veturën, u raportua për dëmtime, lëndime personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

The post Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit

By: user 11
28 September 2024 at 17:44

OKB-ja shprehu të premten “alarmin e madh” për zhvillimet në Bejrutin e Libanit pas bombardimeve të fundit të rënda izraelite.

“Ne po i shikojmë me alarm të madh zhvillimet në Bejrut,” u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric gjatë një konference shtypi pasi ushtria izraelite të premten në mbrëmje kreu një sulm ajror të rëndë dhe të paprecedentë në zonën e periferisë jugore të Bejrutit.

Ai shprehu shqetësimin e thellë të OKB-së për “përshkallëzimin e mprehtë të armiqësive përgjatë vijës blu me goditjet në Liban”.

Duke theksuar se zhvillimet e fundit vënë në rrezik civilët libanezë dhe izraelitë, Dujarric tha se ato kërcënojnë gjithashtu sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Mund t’ju them se misioni ynë paqeruajtës këtu, i njohur më mirë si Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL), vazhdon të angazhohet në mënyrë aktive me palët për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve përgjatë Linjës Blu dhe për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme,” shtoi ai.

Dujarric përsëriti mbështetjen e OKB-së për përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, rivendosjen e stabilitetit dhe parandalimin e vuajtjeve të mëtejshme humanitare në rajon.

The post Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌