Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Ervin Salianji në Gjykatën e Lartë kërkesë për pezullimin e dënimit

By: fra nc
1 October 2024 at 14:48

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë këtë të martë një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit të tij me burg.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”.

Në kërkesën e tij, deputeti i PD kërkon që ekzekutimi i dënimit të pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata e Lartë, duke argumentuar se procesi ka qenë i parregullt dhe se vendimi i marrë është i diskutueshëm.

Në kërkesë theksohet se pezullimi i dënimit është i rëndësishëm për ruajtjen e mandatit të deputetit që është marrë nga populli.

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit. Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet në kërkesë.

Avokatët e Salianjit pretendojnë se dënimi është i motivuar politikisht dhe nuk bazohet në prova të mjaftueshme, duke theksuar se klienti i tyre nuk duhet të vuajë dënimin deri sa të përfundojë procedura gjyqësore në instancat më të larta.

Kërkesa e sotme vjen në një klimë të nxehtë politike, ku shumë zyrtarë të Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetje për Salianjin, duke e cilësuar dënimin e tij si një goditje ndaj fjalës së lirë dhe një përpjekje për t’i mbyllur gjuhën opozitës.

Në lidhje me dënimin e Salianjit, opozita pritet të nis më 7 tetor nga Tirana mosbindjen civile, e cila sipas zyrtarëve të PD do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

The post Ervin Salianji në Gjykatën e Lartë kërkesë për pezullimin e dënimit appeared first on Euronews Albania.

Kallëzimi në SPAK për deputetët e opozitës, Bardhi: Rezistenca e vetmja formë

By: fra nc
1 October 2024 at 14:32

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me kallëzimin penal e bërë në SPAK nga Policia e Shtetit kundër 23 deputetëve të opozitës që u përfshinë në incidentin e djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Bardhi në reagimin e tij shpreh shqetësimin për sulmet ndaj opozitës dhe për atë që ai e cilëson si përpjekje për të shkatërruar balancën demokratike në vend.

Kreu i grupit të PD dënon burgosjen e figurave opozitare për fjalën e lirë dhe bën thirrje për rezistencë ndaj dhunës politike dhe mbrojtjen e demokracisë.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën.

Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.

The post Kallëzimi në SPAK për deputetët e opozitës, Bardhi: Rezistenca e vetmja formë appeared first on Euronews Albania.

Pensionimi i një legjende, Iniesta tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

By: fra nc
1 October 2024 at 14:04

Siç çdo fillim ka një fund, e tillë është dhe karriera sportive, por arritjet mbahen mend. Njëri prej tyre, i shkruar me gërma të arta, është Andres Iniesta. Spanjolli ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 40-vjeçare, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet më 8 tetor. Në profilin e tij zyrtar në Instagram, mesfushori ka publikuar një video për të treguar se koha e tij si futbollist aktiv i ka ardhur fundi dhe me gjasa do t’i bashkohet Barcelonës për ndonjë rol specifik.

Kujtojmë se tek katalanasit, Iniesta u rrit si futbollist dhe fitoi gjithçka gjatë 18 viteve qëndrim, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve. Ai ka luajtur afro 500 ndeshje dhe ka shënuar 40 gola, por asistet ishin pika e tij më e fortë, së bashku me Xavin dhe Mesi, që asokohe ishte një goleador i Barcelonës.

Fundi i karrierës së 40-vjeçarit ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku përgjatë sezonit 2023-2024 luajti 20 ndeshje dhe gjeti 5 herë rrugën e rrjetës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pensionimi i një legjende, Iniesta tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare appeared first on Euronews Albania.

Mashtrime mijëra euro me rezervime turistike false, arrestohen të rinjtë në Tiranë

By: fra nc
1 October 2024 at 13:54

Dy punonjës të një agjencie turistike kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë mashtruar dhjetëra klientë të biznesit ku punonin.

Shtetasit K. K. (22 vjeç) dhe R. H. (24 vjeç), dyshohet se kanë mashtruar klientët duke përfituar rreth 15,000 euro përmes rezervimeve false të biletave dhe akomodimit.

Ata akuzohen nga policia për “Mashtrimi” dhe “Fshehjen e të ardhurave”.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Travel”. Si rezultat i operacionit u ndaluan shtetasit:

K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga nenet 143/2-25, 180 dhe 181 të K. P.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion”, thueht në njoftimin e policisë.

EXONI GJITHASHTU:

The post Mashtrime mijëra euro me rezervime turistike false, arrestohen të rinjtë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Berisha i jep udhëzimet drejtuesve lokalë të PD: Dilni në ballë të mosbindjes civile

By: fra nc
1 October 2024 at 13:32

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të menjëhershëm nga të gjithë drejtuesit e partisë, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Ai ka inkurajuar deputetët dhe aktivistët të qëndrojnë në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile që pritet të nisë me protestën e 7 tetorit.

Kreu i PD i bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve të demonstrojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar për një të ardhme më të lirë dhe demokratike.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra. Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies. Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës. Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë. Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha i jep udhëzimet drejtuesve lokalë të PD: Dilni në ballë të mosbindjes civile appeared first on Euronews Albania.

Basha në KiE: Të vihen para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë

By: fra nc
1 October 2024 at 13:24

Në Strasburg, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lulzim Basha, mbajti fjalën në emër të grupit parlamentar të EPP.

Basha foli në lidhje me sfidat me të cilat përballet Europa si pasojë e konflikteve, si lufta në Ukrainë dhe kriza në Lindje të Mesme.

Ai shfrytëzoi rastin për të sjellë në vëmendje situatën në Ballkan, ku liderët autoritarë mund të shfrytëzojnë tensionet rajonale. Basha bëri thirrje për vënien para drejtësisë të terroristëve që shkaktuan Banjskën një vit më parë dhe domosdoshmërinë për të mbajtur përgjegjës frymëzuesit dhe organizatorët që gjenden në Beograd.

Fjala e plotë e Bashës:

Dëshiroj ta nis duke përgëzuar presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, si raportuesin për këtë raport progres të periudhës nga qershori deri tani, por gjithashtu dua të kërkoj vëmendjen e Asamblesë lidhur me hapat që janë marrë nga Asambleja, por që ende nuk janë ndërmarrë nga Komiteti i Ministrave.

Lufta në Ukrainë vazhdon të zhvillohet me egërsi. Tmerr i papërshkrueshëm, sulme ndaj civilëve dhe fëmijëve, sulme ndaj spitalit të fëmijëve në Kiev, dhe krime të tjera lufte vazhdojnë të ndodhin.

Kjo Asamble ka qenë në ballë të propozimit të masave proporcionale për të trajtuar agresionin e paprovokuar të Rusisë.

Krijimi i tribunalit ndërkombëtar për krimin e agresionit është një nga këto masa. Ne të gjithë duam dhe shpresojmë të ketë progres në këtë drejtim përpara se të jetë tepër vonë.

Çështje e rëndësishme është edhe mekanizmi i kompensimit, i cili do të mundësojë që qindra miliarda asete ruse, asete të Federatës Ruse, të ngrira në Europë dhe kudo tjetër, të konfiskohen dhe të transferohen në Ukrainë. Pa dyshim, kjo masë është proporcionale dhe e vonuar, veçanërisht duke marrë parasysh përshkallëzimin nga Rusia të krimeve dhe shkatërrimit në Ukrainë dhe retorikën e Rusisë. Ndërkohë që Putin kërcënon me armë bërthamore, ne duhet të përgjigjemi me vendosmëri. Prandaj, uroj që Komiteti i Ministrave të mos vonojë marrjen parasysh të këtij propozimi unanim, të kësaj rezolute unanime dhe të kësaj rekomandimi unanim.

Bota po përballet gjithashtu me një konflikt tjetër që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Kemi parë të pafajshëm izraelitë, palestinezë dhe tani libanezë që janë vrarë në këtë konflikt. Rreziku që më shumë civilë të dëmtohen rritet nga dita në ditë. Diplomacia duhet të mbizotërojë mbi armët dhe një zgjidhje paqësore mbi terrorin dhe agresionin. Në të njëjtën kohë, e njohim realitetin fatkeq që konfliktet shpesh prekin civilët e pafajshëm. Ndërsa Izraeli, si çdo demokraci tjetër, tregon kujdes të madh për të minimizuar dëmin ndaj joluftëtarëve, është thelbësore të kujtojmë që fajtorët e vërtetë janë organizatat terroriste që përdorin civilët si mburoja dhe shfrytëzojnë kaosin që krijojnë.

Fokusi ynë duhet të mbetet në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur, duke kërkuar njëkohësisht të parandalohet humbja e jetëve të pafajshme të shkaktuara nga veprimet e këtyre grupeve ekstremiste.

Këto konflikte kanë ndikim në secilin prej vendeve tona. Në Ballkan, autokratët po përpiqen të përfitojnë nga situata për të shkatërruar më tej sundimin e ligjit dhe për të ringjallur konfliktet e vjetra.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë. Ka kaluar më shumë se një vit që një prej kolegëve tanë, z. Knut Abraham, ka paraqitur një propozim të nënshkruar nga një numër i mjaftueshëm anëtarësh të kësaj Asambleje për një hetim të këtij akti.

Prandaj, i bëj thirrje Asamblesë të vazhdojë pa vonesë edhe në këtë drejtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha në KiE: Të vihen para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë appeared first on Euronews Albania.

“Dyqanin ma dha…”- SPAK kërkon 1 vit burg për gjyqtarin e njohur: Fshehu pasurinë

By: fra nc
1 October 2024 at 13:12

Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo, i akuzuar për refuzim të deklarimit, mosdeklarim ose fshehje pasurie. SPAK propozon që dënimi të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove. Sipas SPAK, Lulo ka një bilanc negativ të të ardhurave nga dy pasuri: një apartament në Tiranë dhe një zyrë 172 m² e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Ai pritet të paraqesë argumentet e tij në seancën e ardhshme. Gjyqtari u shkarkua më 23 mars 2018, dhe i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m² në Tiranë. Lulo deklaroi se dyqanin e ka marrë si dhuratë nga motra, e cila sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, por komisionet e Vetingut konstatuan se ajo nuk kishte pasuri të ligjshme për të justifikuar dhuratat.

Ish-gjyqtari Fatos Lulo ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka dhuruar motra e tij. Ai gjithashtu pretendon se ajo i ka dhuruar 100 mijë euro dhe se ka marrë hua 480 mijë euro. Megjithatë, komisionet e Vetingut kanë konstaton se motra e Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për të justifikuar blerjen dhe dhurimin e dyqanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dyqanin ma dha…”- SPAK kërkon 1 vit burg për gjyqtarin e njohur: Fshehu pasurinë appeared first on Euronews Albania.

Kaosi në parlament, Kuvendi: Dëmet do rikuperohen nga paga e deputetëve të përfshirë

By: fra nc
1 October 2024 at 12:57

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi gjatë seancës plenare të së hënës, ku disa deputetë të opozitës u përfshinë në akte dhune dhe zjarrvënie gjatë seancës plenare. Veprimet përfshinë goditjen me sende të forta dhe djegien e karrigeve në hapësirat jashtë parlamentit si shenjë revolte ndaj arrestiomit të deputetit Ervin Salianji.

Autoritetet e Kuvendit njoftojnë se kanë ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe kanë bërë të ditur se deputetët e përfshirë do të detyrohen të mbulojnë kostot e riparimit.

Sipas Kuvendit vlera e dëmeve do t’u mbahet deputetëve nga paga e tyre.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e tij.

The post Kaosi në parlament, Kuvendi: Dëmet do rikuperohen nga paga e deputetëve të përfshirë appeared first on Euronews Albania.

Policia e Shtetit kallëzon në SPAK 23 deputetët që dogjën karriget në Kuvend

By: fra nc
1 October 2024 at 12:16

Policia ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër 23 deputetëve të opozitës që u përfshinë në incidentin e djegies së karrigeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Ngjarja ndodhi gjatë seancës parlamentare të së hënës, ku aktet e dhunës kulmuan me djegien e disa karrigeve në hyrje të sallës plenare.

Sipas Ministrit të Brendshëm, sjellja e opozitës përbënte një akt vandalizmi që cënon institucionet demokratike dhe pengon ushtrimin e funksioneve kushtetuese.

Policia përmes një komunikate për media njofton se ka marrë të gjitha provat dhe materialet filmike për dokumentimin e ngjarjes dhe i ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,

– F. H., 56 vjeç,

– Xh.M., 57 vjeç,

– L.G., 52 vjeç,

– A.Gj., 50 vjeç

– I.Zh., 37 vjeçe,

– L.M., 47 vjeçe,

– D.S., 59 vjeç,

– L.B., 61 vjeç,

– L.H., 57 vjeç,

– A.D., 57 vjeç,

– E.B., 51 vjeç,

– E.Xh., 39 vjeçe,

– S.K., 40 vjeçe,

– S.K., 43 vjeç,

– E.S., 66 vjeç,

– K.M., 62 vjeç,

– V.D., 56 vjeç,

– M.K., 50 vjeçe;

– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Policia e Shtetit kallëzon në SPAK 23 deputetët që dogjën karriget në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

U dëmtua rëndë në gju, Neymar rikthehet në stërvitje pas një viti mungesë

By: fra nc
1 October 2024 at 11:49

Futbollisti brazilian Neymar Junior është rikthyer në stërvitje pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë që e mbajti jashtë fushave për një vit. Megjithatë, ai ende nuk mund të luajë në ndeshje zyrtare me skuadrën e tij, Al Hilal, pasi nuk është regjistruar për sezonin aktual.

Braziliani ka përfunduar fazën e rikuperimit dhe tashmë po stërvitet nën urdhrat e trajnerit Jorge Jesus. Ai ka ndarë emocionet e tij në rrjetet sociale duke postuar foto nga seanca e tij e parë stërvitore pas rikthimit. “Jam rikthyer. Jam shumë i lumtur që jam sërish me ekipin. Tani ndihem vetëm gëzim”, ka shkruar Neymar.

Në mars të këtij viti, Neymar u operua për një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, dhe pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, ai pritet të jetë në formë të plotë për t’u rikthyer në janar, kur mund të regjistrohet zyrtarisht për të luajtur në ndeshje. Aktualisht, ai do të vazhdojë stërvitjet me grupin, me shpresën se do të shmangë dëmtimet e tjera deri në atë kohë.

Që prej transferimit të tij te Al Hilal në vitin 2023, Neymar ka luajtur vetëm tre ndeshje, dhe pritshmëritë janë të mëdha për kontributin e tij kur të rikthehet në fushë në vitin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dëmtua rëndë në gju, Neymar rikthehet në stërvitje pas një viti mungesë appeared first on Euronews Albania.

Komisioni i Helsinkit: SHBA duhet të përgatitet për konfrontim afatgjatë me Rusinë

By: fra nc
1 October 2024 at 11:30

Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konfrontim “afatgjatë” me Rusinë që nuk do të përfundojë kur presidenti autoritar, Vladimir Putin, të largohet nga skena politike, u tha në një raport të një komisioni dypartiak.

Mposhtja e Rusisë nga Ukraina në fushëbetejë është thelbësore për fitoren në konfrontim dhe Uashingtoni duhet të bëjë gjithçka që të sigurohet se Kievi do të dalë fitimtar, tha Komisioni amerikan i Helsinikit në raportin e publikuar më 30 shtator, shkruan REL.

Komisioni, që u themelua më 1975 për të monitoruar të drejtat e njeriut në bllokun sovjetik, përbëhet nga 18 ligjvënës të ndarë në mënyrë të barabartë në mes të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe tre përfaqësues të degës ekzekutive.

“Nuk do të ketë shpresë për një Rusi paqësore dhe të qëndrueshme përderisa shteti është i angazhuar në luftë dhe pushtim të fqinjëve të saj”, u tha në raport.

“Mposhtja e pushtuesve rusë nga Ukraina është e nevojshme, por nuk është e mjaftueshme, jo vetëm për ta detyruar Rusinë për reflektim dhe reforma, por edhe për çrrënjosjen e ndikimit rus dhe luftës më të gjerë të agresionit rus”.

Publikimi i raportit u bë në kohën kur e ardhmja e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Kievin – teksa lufta pothuajse ka mbushur tre vjet – është e paqartë për shkak se Partia Republikane, e udhëhequr nga kandidati për presidenti Donald Trump, po vë në pikëpyetje angazhimin e rëndësishëm financiar.

Kongresi ka ndarë 175 miliardë dollarë për mbështetjen e Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Shumica e kësaj ndihme është shpenzuar në SHBA për prodhimin e armëve dhe shërbimeve të tjera. Ukrainës do t’i duhet edhe një paketë e madhe e ndihmës nga SHBA-ja në fillim të vitit të ardhshëm, nëse shpreson që të dëbojë forcat ruse nga territori i saj.

Trump, që pretendon se ka raport të mirë me Putinin, ka thënë se nëse zgjidhet president do të negociojë një përfundim të shpejtë të luftës. Me Rusinë që kontrollon pothuajse 20 për qind të territorit ukrainas, çdo marrëveshje me gjasë do të detyronte Kievin të bënte koncesione territoriale. Dhe pa garanci të sigurisë nga SHBA-ja apo NATO-ja, nuk do të kishte siguri që Putini të mos e pushtonte sërish.

Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente, mbështet ndihmën për Ukrainën, por është e paqartë se sa më shumë ndihmë do të ofrojë ajo në krahasim me shefin e saj aktual, presidentin Joe Biden. Administrata e tij është kritikuar nga mbështetësit e Ukrainës se ngadalë po dërgon ndihmë për Kievin. Ata argumentojnë se ai po i jep ndihmë të mjaftueshme për të mbijetuar, por jo ndihmë të mjaftueshme për të fituar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar ku prezantoi planin e tij “të fitores” para Bidenit dhe kërkoi leje për kryerjen e sulmeve me raketa amerikane më thellë brenda Rusisë. Pas takimit, Shtëpia e Bardhë nuk njoftoi për ndryshimin e ndonjë politike.

Raporti i Komisionit të Helsinkit që udhëhiqet nga kryetari Joe Wilson (republikan nga Karolina e Jugut), mund të shihet si nxitje për çdo parti që fiton presidencën dhe kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin vitin e ardhshëm për të vazhduar ndihmën.

Wilson është në mesin e republikanëve, përfshirë edhe senatorin Jim Sisch nga Ajdaho, dhe Mitch McConnell nga Kentaki, që janë mbështetës të flaktë të Ukrainës.

Putin, që ka udhëhequr Rusinë për pothuajse një çerek shekulli, ka tentuar të justifikojë pushtimin e tij duke pretenduar se Ukraina historikisht i përket Rusisë. Në të njëjtën kohë, ai ka tentuar të rindërtojë sferën e ndikimit të Kremlinit në ish-hapësirën sovjetike. Ai ka instaluar në pushtet persona në Rusi që ndajnë pikëpamjet e tij për t’u siguruar që politika e tij do të vazhdojë edhe pasi ai të largohet nga detyra.

“Përderisa Rusia mund të llogarisë në historinë e saj perandorake dhe të tashmen, të pushojë së përdoruri shtypjen dhe korrupsionin si mjete për pushtet, të ndërtojë institucione qeverisëse që bazohen në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, Rusia nuk mund të jetë një aktore e përgjegjshme ndërkombëtare. Ne duhet të përgatitemi për të sfiduar Rusinë në terma afatgjatë”, u tha në raport.

Raporti 68-faqesh mbulon edhe pjesët e Euroazisë, nga Ballkani Perëndimor deri në Azinë Qendrore.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, “Rusia ka shfrytëzuar ndarjet e brendshme dhe duke sulmuar angazhimin e SHBA-së për të penguar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore, përfshirë në NATO dhe BE”, u tha në raport.

“SHBA-ja duhet të shënjestrojë aktorët e lidhur me Rusinë në rajon, të cilët përfshihen në korrupsion dhe në sjellje destabilizuese, dhe në të njëjtën kohë të dyfishojë mbështetjen për sigurinë rajonale, stabilitetin dhe pavarësinë energjetike”.

The post Komisioni i Helsinkit: SHBA duhet të përgatitet për konfrontim afatgjatë me Rusinë appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në parlament, PS depoziton kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve

By: fra nc
1 October 2024 at 11:13

Partia Socialiste ka dorëzuar këtë të martë në Kuvend kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve që ndodhën në seancën e fundit plenare. Ky hap erdhi si përgjigje ndaj përplasjeve të ashpra fizike dhe verbale që përshkallëzuan situatën politike në sallën e Kuvendit gjatë punimeve të së hënës.

Incidentet e shumta kulmuan me djegien nga ana e opozitës të karrigeve të deputetëve në hyrje të Kuvendit.

Maxhoranca thekson sjellja e deputetëve të opozitës përbën shkelje të rëndë të disiplinës parlamentare, duke cënuar integritetin dhe funksionimin normal të Kuvendit. Sipas PS kërkesa synon të adresojë këtë situatë duke propozuar përjashtimin e deputetëve përgjegjës për periudha të caktuara kohore, si një masë ndëshkuese dhe parandaluese për akte të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste theksuan pas djegies së karrigeve se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen, duke argumentuar se institucionet demokratike duhet të funksionojnë brenda kornizës së respektimit të ligjit dhe normave të sjelljes. Sakaq ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se do të kallëzojë dhunën e opozitës në SPAK në mënyrë që të nisin hetimet.

Opozita, nga ana tjetër, e ka cilësuar këtë masë si një përpjekje për të shtypur zërin e saj në Kuvend.

Ndërkohë, tensionet mes palëve mbeten të larta, me Partinë Demokratike që kundërshton fortë arrestimin e deputetit Ervin Salianji, të cilin e quan një të dënuar politik.

Kjo kërkesë për përjashtim pritet të diskutohet në seancat e ardhshme parlamentare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarri në parlament, PS depoziton kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve appeared first on Euronews Albania.

Analisti malazez bën test ADN-je: Shqiptar apo sllav? Rezultati provokon debat

By: fra nc
1 October 2024 at 10:39

Analisti malazez Ljubomir Filipoviç ka ndezur një debat në Malin e Zi pasi publikoi rezultatet e testit të tij gjenetik, që tregojnë lidhje të forta me origjinën shqiptare. Pasi bëri testin e ADN-së “23andMe”, Filipoviç zbuloi se nga linja e tij atërore mban gjenet më të përhapura tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nga ana amtare ka prejardhje greke.

“Duket sikur jam një përzierje 100% ballkanike me prejardhje ilire, trake dhe greke, pa asnjë gjurmë të origjinës sllave,” shprehet Filipoviç. Ai shton se ky fakt tregon se kombet dhe identitetet janë konstruksione sociale dhe jo biologjike.

Deklarata e Plotë e Filipoviçit:

“Prej thjesht kurioziteti, bëra një test ’23andMe’ dhe nuk pati surpriza. Nga ana atërore, mbaj gjenin që haset më shumë tek shqiptarët e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh origjinën e diskutuar të paraardhësit mitologjik të fisit tim, Bijeli Pavle (Pal Bardhi), nga rajoni i Dukagjinit në Kosovë, gjithçka ka kuptim. Nga ana amtare, jam me origjinë greke, diçka që familja serbe e nënës sime e ka ditur gjithmonë.”

Filipoviç theksoi se analiza gjenetike tregon se kombësia dhe përkatësia etnike nuk lidhen me gjakun. “Nëse gjenetika do të ishte faktori përcaktues i përkatësisë etnike, unë nuk do të kisha një emër sllav apo të flisja një gjuhë sllave. Paraardhësit e mi, si ata të shumë të tjerëve, kanë kaluar nëpër valë të asimilimit dhe zhvendosjeve.”

Në fund, ai e përmbylli duke thënë: “Kombet nuk kanë të bëjnë me gjakun apo me tokën; ato kanë gjithçka të bëjnë me ndjenjën e përkatësisë.”

The post Analisti malazez bën test ADN-je: Shqiptar apo sllav? Rezultati provokon debat appeared first on Euronews Albania.

Lorik Cana kundërshton zhvillimin e Kampionatit Europian U-21 në Shqipëri e Serbi

By: fra nc
1 October 2024 at 10:11

Lorik Cana ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj organizimit të përbashkët të Kampionatit Europian për 21-vjeçarët midis Shqipërisë dhe Serbisë. Në një intervistë për mediat, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka theksuar mosbesimin e tij ndaj bashkëpunimit me palën serbe, duke pranuar se, pavarësisht qëllimeve të mira të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ai nuk është dakord me këtë iniciativë. Cana vlerësoi kontributin e Dukës për futbollin shqiptar, por shprehu dyshime për sinqeritetin e Serbisë në një bashkëpunim të tillë, duke nënvizuar se ende ekzistojnë ndarje të mëdha mes dy vendeve.

“Unë kam përfaqësuar FSHF-në dhe e kam mbrojtur, sepse ajo përfaqëson një simbol kombëtar. I them gjërat siç i ndjej dhe siç janë. Për momentin, shoh ndryshe qëndrimin e Serbisë ndaj nesh. Armand Duka ka dëshira të mira, por nuk është as koha dhe as mënyra e duhur për një bashkëpunim të tillë. Në të ardhmen, nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, pse jo, me gjithë qejf.”

Cana vazhdoi duke kritikuar hapur vendimin e Dukës për të organizuar kampionatin me Serbinë, duke theksuar se “Duka nuk e kupton ende me kë ka të bëjë.” Ish-kapiteni tregoi se nuk ka asnjë lloj besimi në sinqeritetin e palës serbe në marrëdhënie me faktorët shqiptarë, qoftë FSHF apo Federata e Futbollit të Kosovës.

“Nuk mendoj që është as momenti dhe as mënyra e duhur për të realizuar diçka të përbashkët me ta,” përfundoi Cana.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lorik Cana kundërshton zhvillimin e Kampionatit Europian U-21 në Shqipëri e Serbi appeared first on Euronews Albania.

Ndeshjet e dyta në Champions League, supersfida që pritet të dhurojnë spektakël

By: fra nc
1 October 2024 at 09:55

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve, ku skuadrat do të kërkojnë të marrin fitore për të forcuar pozitat e tyre në renditjen e përgjithshme. Ashtu si dy javë më parë, nuk do të mungojnë përballjet e mëdha dhe klasiket europiane, megjithatë disa sfida duken më të lehta në letër për pretendentët kryesorë.

Dy ndeshje kryesore që premtojnë spektakël janë Arsenal-PSG dhe Leverkusen-Milan. Arsenali, pas barazimit 0-0 kundër Atalantës, kërkon 3 pikët për të konsoliduar pozicionin dhe për të qëndruar në garë për vendet e para. Skuadra e PSG-së është një kundërshtar delikat, dhe kjo përballje sjell shumë kualitet në fushë, me të dyja skuadrat që kanë ndryshuar shumë që nga përballja e fundit e tyre para 6 vitesh. Në letër, Arsenali duket favorit.

Ndërkohë, Milani, që po kalon një formë të mirë në kampionat, do të përballet me Leverkusenin në “BayArena”, që konsiderohet si një fortesë për skuadrën gjermane të drejtuar nga Xabi Alonso. Leverkusen hyn në këtë sfidë me grupin e plotë, ndërsa Milani ka disa mungesa, çka e bën sfidën më të vështirë për italianët.

Dita e sotme do të hapet me dy ndeshje interesante: Salzburg-Brest dhe Shtutgart-Sparta Pragë, ndërsa në mbrëmje priten edhe sfida të tjera të mëdha si Barcelona-Young Boys, Dortmund-Celtic, Inter-Crvena Zvezda, PSV-Sporting dhe Slovan Bratislava-Man City.

Këto përballje pritet të sjellin emocione dhe spektakël, duke qenë kyç për të përcaktuar fatin e disa skuadrave në garën më të rëndësishme të futbollit europian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndeshjet e dyta në Champions League, supersfida që pritet të dhurojnë spektakël appeared first on Euronews Albania.

6 banesa e 6 automjete, kush është i “forti” që iu sekuestruan 750 mijë € pasuri

By: fra nc
1 October 2024 at 09:43

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë kryer një operacion për goditjen e pasurive që dyshohen të jenë përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Immediate”, janë sekuestruar pasuri me vlerë 750,000 euro, përfshirë apartamente dhe automjete, të cilat ishin në emër të Oltion Hasanit dhe motrës së tij, Irma Hasani.

Ky operacion vjen si pjesë e një hetimi më të gjerë për pastrimin e parave, ku dyshohet se pasuritë e sekuestruara rrjedhin nga aktivitetet e paligjshme të Hasanit, i dënuar më parë në Britaninë e Madhe për trafikim narkotikësh.

“Në zbatim të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, në emër të shtetasve Oltion Hasani, 37 vjeç, dhe Irma Hasani, 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga hetimet rezulton se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga Oltion Hasani, i cili në vitin 2020 është dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në Britaninë e Madhe.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 6 banesa e 6 automjete, kush është i “forti” që iu sekuestruan 750 mijë € pasuri appeared first on Euronews Albania.

Izraeli hyn me trupa në Liban, reagon SHBA: Pasoja të rënda për Iranin nëse ndërhyn

By: fra nc
1 October 2024 at 09:31

Ushtria izraelite nisi të hënën, më 1 tetor, një operacion tokësor në jug të Libanit, duke synuar pozicionet e Hezbollahut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, reagoi mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se kishte zhvilluar një bisedë me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant, për situatën e sigurisë dhe operacionin e nisur nga Izraeli.

“E bëra të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Ne ramë dakord për domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës së sulmit përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu libanez të mos kryejë sulme të ngjashme me ato të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit,” shkroi Austin në një postim në “X” (ish-Twitter).

Kjo deklaratë erdhi pas një njoftimi nga ushtria izraelite, e cila konfirmoi fillimin e “sulmeve të kufizuara dhe të lokalizuara ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit.” Austin theksoi gjithashtu nevojën për një zgjidhje diplomatike që të mundësojë kthimin e sigurt të civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Ai shtoi se SHBA-ja është e përgatitur për të mbrojtur personelin, partnerët dhe aleatët e saj përballë kërcënimeve nga Irani dhe organizatat terroriste të mbështetura nga ky vend. Austin nënvizoi gjithashtu vendosmërinë e Uashingtonit për të parandaluar që ndonjë aktor të përfitojë nga tensionet apo të zgjerojë konfliktin.

“Përsërita pasojat e rënda për Iranin nëse ai zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit,” shtoi ai.

Operacioni tokësor izraelit në Liban është pjesë e një konflikti më të gjerë, i cili u përshkallëzua pas vrasjes së disa udhëheqësve të lartë të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallah, në sulmet ajrore izraelite disa ditë më parë. Qëllimi i këtij operacioni është shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut përgjatë kufirit, pa ndonjë plan për një okupim afatgjatë.

Operacioni filloi me sulme të vogla më 30 shtator dhe më pas u zgjerua në lëvizje më të mëdha tokësore, të mbështetura nga sulme ajrore. Hezbollah reagoi duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit verior. Konflikti ka shkaktuar dëme të mëdha dhe zhvendosje të civilëve në të dyja vendet.

The post Izraeli hyn me trupa në Liban, reagon SHBA: Pasoja të rënda për Iranin nëse ndërhyn appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Balla takim me shqiptarët në Augsburg: Do mbështesim klasat e gjuhës shqipe jashtë

By: fra nc
30 September 2024 at 16:35

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim me shqiptarët në Augsburg, të Gjermanisë, ku theksoi rolin kyç të diasporës në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Balla u shpreh se në Landin e Bavarisë janë organizuar mbi 35 klasa për mësimin e gjuhës shqipe, duke vlerësuar angazhimin e qendrave kulturore në promovimin e kulturës dhe gjuhës kombëtare.

Ai vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së identitetit shqiptar përmes gjuhës dhe kulturës, duke përmendur se përpjekjet e qeverisë shqiptare do të vazhdojnë për të mbështetur këto qendra kulturore dhe klasat e mësimit të gjuhës shqipe. Gjithashtu, Balla falënderoi Konsullatat e Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin dhe përkujdesjen ndaj diasporës shqiptare në aktivitete të tilla. Sipas tij, bashkimi i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës tregon dashurinë e përbashkët për flamurin dhe gjuhën shqipe.

“Faleminderit për ftesën në këtë qendër të rëndësishme kulturore, e cila promovon vlerat më të mira të kombit Shqiptar, promovon gjuhën shqipe, promovon letërsinë shqipe dhe pse jo dhe mbështet edhe djemtë dhe vajzat që duan të merren me sport. Unë e them shpesh, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera për shëmbull që kombëtarja e futbollit e Shqipërisë është shembulli më i bukur, sesi djem nga të gjitha viset Shqiptare bëhen bashkë për të ngritur lart flamurin tonë kombëtar, kështu që më pëlqen shumë që në këtë qendër që jemi sot, tek e cila djemtë dhe vajzat, fëmijët mësojnë gjuhën shqipe të mblidhemi dhe të lexohen poezi në gjuhën shqipe dhe të promovohet gjuha jonë e bukur shqipe. Isha dy ditë më parë në konsullata tona po që janë në një godinë konsullata e përgjithshme Republikës së Shqipërisë dhe konsullata e Përgjithshme Republikës së Kosovës. Dua të falenderojë të dy Konsujt për përkujdesjen që bëjnë për pjesëmarrjen e tyre në sa më shumë aktivitete. Edhe prezenca sot këtu është shumë domethënëse kemi shqiptarë Shqipërisë, Kosovës të Maqedonisë së Veriut dhe nga Presheva dhe kjo është diçka shumë e bukur që ajo që na mbledh është dashuria për kombin, dashuria për flamurin, dashuria për gjuhën shqipe . Unë dua të ju garantoj në emër të Qeverisë Shqiptare që ne do të vazhdojnë të bëjmë gjithçka që duhet për ti mbështetur këto qendra kulturore, për të mbështetur klasat e mësimit të gjuhës shqipe”, tha Balla.

The post Balla takim me shqiptarët në Augsburg: Do mbështesim klasat e gjuhës shqipe jashtë appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mesazh popullit iranian: Jemi me ju, paqja do arrihet kur…

By: fra nc
30 September 2024 at 16:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh drejtuar popullit iranian, ndërsa vendi i tij vazhdon operacionet kundër grupeve të mbështetura nga Irani, si Hamasi, Hezbollah apo Houthi në Jemen.

Në një video tre-minutëshe të postuar në rrjetin social “X”, Netanyahu akuzon udhëheqësit e Iranit se regjimi i tyre po e zhyt rajonin gjithmonë e më shumë drejt luftës.

“Israeli mund të arrijë kudo në Lindjen e Mesme dhe nuk do të ndalet për të mbrojtur popullin dhe tokën e tij,” thotë ai.

Kryeministri izraelit paralajmëroi se regjimi iranian po e çon popullin persian gjithnjë e më shumë drejt një “humnere”.

Megjithatë Netanyahu foli dhe për një paqe të mundshme midis dy vendeve.

“Kur Irani të jetë më në fund i lirë, një moment që do të vijë shumë më shpejt se sa njerëzit mendojnë, do të ketë paqe midis dy vendeve”.

“Irani do të lulëzojë si kurrë më parë,” tha Netanyahu, duke shtuar: “Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë t’ju shtypë ëndrrat dhe shpresat. Ju meritoni më shumë.”

Ai e mbyll mesazhin me fjalët: “Populli i Iranit duhet të dijë se Izraeli është me ju. Qofshim së bashku për një të ardhme të prosperitetit dhe paqes”.

The post Netanyahu mesazh popullit iranian: Jemi me ju, paqja do arrihet kur… appeared first on Euronews Albania.

“Do hyjmë nga deti, toka, ajri”| Hezbollah i përgjigjet Izraelit: Jemi përgatitur

By: fra nc
30 September 2024 at 15:32

Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Izraeli po vazhdon të realizojë sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke synuar Hezbollahun dhe grupe të tjera militante. Naim Qassem, zëvendës lideri i Hezbollahut, tha se ata janë të përgatitur për çdo pushtim tokësor nga Izraeli, duke premtuar të kundërshtojnë çdo operacion të tillë.

Sakaq ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranë kufirit libanez, duke u thënë atyre se do të kthejnë banorët e zhvendosur të Izraelit verior me “të gjitha mjetet që kanë në dispozicion”.

Gallant theksoi se Izraeli do të hyjë në Liban duke përdorur të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka.

Qëllimi sipas tij është goditja përfundimtare e Hezbollahut.

Izraeli ka kryer sulme që nga fillimi i këtij muaji, duke vrarë disa komandantë të Hezbollahut, përfshirë liderin e tyre, Hassan Nasrallah, i cili u ekzekutua në një sulm me raketa më 27 shtator. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Liban, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur deri në 105 brenda 24 orëve të fundit, me sulme në zona të ndryshme, përfshirë edhe qendrat urbane si Beiruti​.

i mbrojtjes ajrore izraelit ka interceptuar raketat e lëshuara nga Libani, dhe alarmet janë dëgjuar në disa qytete të veriut të Izraelit, duke treguar se tensionet mbeten të larta. Më shumë se 1,000 persona janë raportuar të vdekur si rezultat i sulmeve izraelite në Liban në dy javët e fundit​

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do hyjmë nga deti, toka, ajri”| Hezbollah i përgjigjet Izraelit: Jemi përgatitur appeared first on Euronews Albania.

❌
❌