Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Rregullorja: Përforcohet siguria fizike në bankat dhe subjektet financiare

4 October 2024 at 10:24

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas rritje së sigurisë kibernetike të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka miratuar edhe rregulloren për sigurinë fizike.

Rregullorja “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare” ka pësuar ndryshime me qëllim të përmirësimit të mbrojtjes ndaj risqeve.  

Me ndryshimet e reja parashikohet parandalimi i rreziqeve operacionale dhe humbjet financiare që i shoqërojnë ato, duke vendosur standarde dhe kushte minimale për të garantuar sigurinë fizike të ambienteve ku zhvillohet veprimtaria bankare ose financiare, si dhe integritetin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që përdoren për realizimin e saj.

Gjithashtu, kjo rregullore synon të përcaktojë më saktë detyrat e njësive të sigurisë, si dhe të qartësojë procedurat dhe marrëdhëniet e komunikimit mes bankave dhe subjekteve të tjera financiare me Bankën e Shqipërisë.

Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, zyrat e këmbimit valutor, shoqëritë e kursimkreditit dhe Unionet e tyre dhe subjektet financiare jobanka, që kryejnë veprimtari financiare me para fizike ose me agjentë.

Në mënyrë specifike për bankat, projektrregullorja parashikon se banka ushtron veprimtaritë në ambiente që kanë hapësirat e nevojshme dhe kushte të përshtatshme për mirëmbajtjen e dokumentacionit, si dhe të vlerave monetare; kanë miratimin nga shërbimet e MZSH-ve (zjarrëfikëse) përkatëse për masat e marra ndaj zjarrit; janë të arritshme nga njësitë e specializuara të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare; kanë qartësisht të ndara zonën e pritjes së klientit, zonën e arkëtarëve, zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike, zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe informacionit, si edhe janë të pajisura me një burim të dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike.

Banka duhet të lidhë kontratën e sigurimit të vlerave monetare fizike me një shoqëri sigurimi të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Banka duhet të njoftojë strukturat përkatëse të Policisë Vendore për adresën ku do të hapet apo transferohet dega dhe të pajiset me “vërtetimin e sigurisë”, të lëshuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë.

Banka duhet të lidhë kontratë me SHPSF-të (shoqëri private të sigurisë fizike) për marrjen dhe verifikimin e sinjalit të alarmit, sigurimin e jashtëm dhe të brendshëm, transportin e vlerave monetare dhe rimbushjen e ATM-ve jashtë ambienteve të bankës.

Projektrregullorja parashikon kërkesa të posaçme teknike për zonat e veçanta të veprimtarisë bankare, si arkat, zonat e ruajtjes së vlerave monetare dhe zonat ku vendoset sistemet e sigurisë së informacionit. Bankat gjithashtu duhet të marrin masa për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ato duhet kenë telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm, zonën e qëndrimit të klientëve, sportelin, veprimet në ATM, burimin e dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike, rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare. Bankat duhet të kenë pajisje të veçantë digjitale për regjistrimin e pamjeve, e cila vendoset në një ambient të sigurt, duke përjashtuar zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike dhe kohën e ruajtjes së regjistrimeve e ka jo më pak se një 1 muaj.

Gjithashtu, mbrojtja elektronike e mjediseve duhet të përfshijë sensorë lëvizjeje, sensorë tymi, sensorë të lagështirës, butona alarmi të montuar në zyrën e punonjësit përgjegjës për sigurinë, sirenë alarmi të brendshme ose të jashtme, sisteme për transmetimin e sinjalit të alarmit, në qendrat e kontrollit në strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, SHPSF-në me të cilën ka kontratë, dhe njësinë e sigurisë të vetë bankës. Bankat duhet të marrin masa për sigurimin e brendshëm gjatë orarit të punës, të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, me punonjës të certifikuar. Bankat në vlerësimin e tyre, mund të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar.

The post Rregullorja: Përforcohet siguria fizike në bankat dhe subjektet financiare appeared first on Gazeta Si.

Rritje e frikshme e çmimeve të naftës pas deklaratës së Biden se Izraeli do të ‘hakmerret’

4 October 2024 at 10:21

Çmimet e naftës janë rritur përsëri pas një deklarate të “frikshme” të presidentit amerikan Joe Biden.

Ai tha se një hakmarrje e Izraelit ndaj Iranit, që synon infrastrukturën e naftës ishte në diskutim dhe kjo e çoi çmimin e naftës së papërpunuar Brent në 77.62 dollarë/fuçi, me rritje 5%.

Nafta e Teksasit u rrit me 5.2% pas komenteve të Biden në 73.71 dollarë/fuçi.
I pyetur nëse SHBA do të mbështeste Izraelin për të goditur objektet e naftës të Iranit, Biden tha: “Ne jemi duke diskutuar për këtë”, megjithëse në komentin e tij të cunguar presidenti amerikan vazhdoi të thoshte: “Unë mendoj se kjo do të ishte pak… gjithsesi.”

Ditët e fundit, zyrtarë të lartë amerikanë kanë zhvilluar një sërë bisedash me zyrtarë të lartë izraelitë, ndërsa SHBA dhe aleatët perëndimorë përpiqen të kufizojnë fushën e përgjigjes së Izraelit dhe të parandalojnë një konflikt më të gjerë rajonal.  Zyrtarët amerikanë besojnë se hakmarrja e Izraelit do të matet mjaftueshëm për të shmangur shkaktimin e raundeve të reja të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan tha se zyrtarët izraelitë duan t’i dërgojnë një sinjal të fortë Iranit duke shpresuar që të mbyllin konfliktin. Zyrtari amerikan paralajmëroi se asnjë vendim përfundimtar nuk ishte marrë nga Izraeli. Besimi i ruajtur se Izraeli do të moderojë reagimin e tij vjen pasi Biden dhe aleatët perëndimorë kanë deklaruar publikisht se kundërshtojnë çdo sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Të enjten, krerët e G7 i bënë thirrje Izraelit dhe Iranit që të shmangin një “përshkallëzim të pakontrollueshëm” në Lindjen e Mesme në një deklaratë të përbashkët.  “Një cikël i rrezikshëm sulmesh dhe hakmarrjesh rrezikon të nxisë përshkallëzim të pakontrollueshëm në Lindjen e Mesme, i cili nuk është në interesin e askujt”, thanë ata.

Irani eksporton rreth 1.6-1.8 milionë fuçi në ditë naftë bruto nga të cilat 1.5 milionë fuçi në ditë shkon në Kinë.

Amrita Sen, drejtoreshë e kërkimit në Energy Aspects, tha se çmimet e naftës mund të rriten fort dhe shpejt nëse Izraeli godet rafineritë iraniane dhe nëse Teherani përgjigjet duke sulmuar fusha të tjera nafte dhe rafineri në rajon. Tregu global i naftës ka qenë i paqëndrueshëm që nga fillimi i javës për shkak të tensioneve në rritje, me ndërprerje të mundshme në eksportet e energjisë. Megjithatë, mungesa e kërkesës nga Kina, si dhe prodhuesit e OPEC+ që kanë më shumë se 5 milionë fuçi/ditë kapacitet rezervë që mund të përdoret nëse oferta iraniane do të shkurtohej, ka rënduar tregun./FinancialTimes

The post Rritje e frikshme e çmimeve të naftës pas deklaratës së Biden se Izraeli do të ‘hakmerret’ appeared first on Gazeta Si.

Planifikonte një grabitje? 55-vjeçari shqiptar kapet me armë zjarri, çfarë zbuloi policia greke

By: Ela
4 October 2024 at 10:52

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Skuadra “DIAS” e policisë greke ushtroi kontroll në automjetin e shqiptarit dhe i zbuloi 1 pistoletë TT me dy krehëra me 14 fishekë, 2 thika, 1 taser elektrik, 1 pajisje spërkatëse me piper dhe sende që mund të përdoren […]

The post Planifikonte një grabitje? 55-vjeçari shqiptar kapet me armë zjarri, çfarë zbuloi policia greke appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes adoleshentëve në Laknas/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen

By: Ela
4 October 2024 at 10:32

Policia ka arrestuar një 15-vjeçar i cili pas një sherri me një 14-vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me thikë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e 2 tetorit në Laknas. Gjithashtu është proceduar shoku i tij 16-vjeçar i cili nuk ka kallëzuar krimin. Adoleshenti i palgosur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. […]

The post Sherr mes adoleshentëve në Laknas/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen appeared first on BoldNews.al.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama del nga spitali

By: Ela
4 October 2024 at 10:08

Kryeministri Rama ka lënë spitalin mëngjesin e sotëm pasi qëndroi për më shumë se 24 orë pas operacionit të hernies inguinale. Shefi i kirurgjisë Arben Gjata tregon se kryeministri ka kryer ekzaminimet rutinë sipas portokollit dhe më pas është larguar nga ambientet e QSUT, teksa gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë. Operacioni u […]

The post Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama del nga spitali appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi i muajit tetor/ Puna dhe dashuria, zbulo ç’kanë parashikaur yjet për shenjën tënde

By: Ela
4 October 2024 at 09:52

Dashi Tetori pritet që të jetë një muaj intensiv dhe plot transformime për ju, të dashur Dashi. Hëna e Plotë e 17 Tetorit në shenjën tuaj do të nxjerrë në pah mundësi të reja dhe do t’ju shtyjë të reflektoni thellë për veten dhe qëllimet tuaja të jetës. Kjo do të jetë koha e përsosur […]

The post Horoskopi i muajit tetor/ Puna dhe dashuria, zbulo ç’kanë parashikaur yjet për shenjën tënde appeared first on BoldNews.al.

PAMJE nga aksidenti me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë

By: Ela
4 October 2024 at 09:23

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në autostradën Thumanë-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Sipas autorieteve policore, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e […]

The post PAMJE nga aksidenti me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“100 ton shi për hektar”, meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në disa zona të Shqipërisë

By: Ela
4 October 2024 at 09:08

Përkeqësimi i shpejtë i motit pritet të ndodhë në ditët në vijim, sipas meteorologëve. “Ka të ngjarë të shohim një vëllim total uji që mund të arrijë ose të kalojë 100 tonë për hektar”, shprehen meteorologët. Nga ky përkeqësim preket i gjithë rajoni i Ballkanit, dhe Shqipëria kryesisht në veri dhe veri-perëndim të saj. Një […]

The post “100 ton shi për hektar”, meteorologët paralajmërojnë mot ekstrem në disa zona të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

“Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:39

Avokati Ardian Leka ishte i ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth sistemit të drejtësisë dhe mënyrës se si zgjidhen prokurorët apo gjyqtarët në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, veçanërisht ata në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Lekës prokurorët dhe gjyqtarët emërohen nga një trupë prej tre personash, dy prokuorë të SPAK dhe një gjyqtare e Gjykatës së Apelit, situatë kjo që krijon një “rreth të mbyllur”.

Kjo sepse sipas avokatit, vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut mund të kenë pasoja të mëdha pa një mekanizëm të qartë kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Leka tha se prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë njëri-tjetrin, gjë e cila mund të dëmtojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të minojë besimin e publikut në drejtësi.

“Ne kemi një linjë ligjore që miraton ose jep rrugën se çfarë duhet të bësh për tu bërë prokuror ose gjyqtar, e njëjta linjë ligjore është për prokurorët ose gjyqtarët e SPAK-ut, që duhet ta ndjekësh detyrimisht atë. Dhe në fund fare KLGJ ose KLP është ai që vendos emërimin ose jo, pra kriteret që vendos ligji, nëse t ii plotëson ose jo. 2 prokurorë të SPAK-ut bashkë me një gjyqtare të Apelit që vendosin që ky prokurori bën dhe ky gjyqtari nuk bën. Ky nuk është konflikt interesi, por është katastrofë. Sepse nuk do ketë gjyqatër që do ju thotë atyre që vendimmmarrja e tyre është e gabuar. Prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë veten e vet, ky është një handikap ligjor dhe thënë thjesht mos të raftë lapsi. Kjo është një gjë që e ka future ligjin në një siklet të vërtetë. Nuk po duam të përfitojmë përtej asaj që e drejtës, por të drejtën duhet ta kemi të garantuar,” -tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti appeared first on Euronews Albania.

U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:20

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.

“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, Ismail J. Ramsey.

Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp.

Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:58

Juristi Ylli Manjani tha këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek publiku aksionin e opozitës.

Sipas tij, kjo lojë ka dy anë, në njërën anë qëndron aksion i deritanishëm i opozitës, të cilin kryeministri Rama i vendos koston e humbjes së besimit nga elektorati, duke i shfaqur ata si politikanë që janë pro dhunës dhe kaosit.

Ndërsa ana tjetër do të ishte në rastin kur opozita nuk do të zgjidhte këtë rrugë, ku sërish kryeministri do shprehej se heshtja e tyre tregon mungesën e forcës për të pasur debat politik mes palëve.

Ndërkaq, Manjani tha se pavarësisht kësaj loje, nëse përplasja politike  do shitet ende si një betejë parlamentare, sërish lojë do të jetë e humbur, sepse në fund të fitojë pala më e fortë.

“Benzina në këtë zjarr është Ervin Salianji, i pambështetur në ligj. Kushtetuta nuk lejon dënime pa liogj dhe ky është alarm, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë ata që janë akoma në këtë shtet. Ky shtet për një fjalë goje mund të të sajojë një nen, një histori , të çon në gjyq dhe pa ligj të dënon. Edi Rama doli para disa ditësh në Asamblenë e PS dhe shpalli qetësinë elektorale që do fitojë, sigurisht puna do bëhet, një njeri që e ka lojën në dorë. Atëherë nëse e ka lojën në dorë pse acaron gjendjen? Argumenti i dënimit të Salianjit ka dalë nga edi rama. Lexoni Twitter-in e Edi Ramës dhe do kuptoni ngjizjen për të justifikuar një dënim që nuk justifikohej. Çfarë do të arrijë ai me këtë acarim të jetës parlamentare. Nesë dopozita do rrinte urtë do thoshte s’kanë këllqe, nëse do bënin këtë që po bëjnë, nuk i do populli. Si lojë taktike është ekselente. Problemi nuk është këtu. Nëse kjo përplasje politike do shitet si një betejë parlamentare, loja është e humbur sepse do fitojë grupi më i fortë,” –tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën appeared first on Euronews Albania.

“Salianji do rrijë në burg”, Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:32

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth aksionit opozitar ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje mes dy kampeve politike.

Ky aksion opozitar dhe një protest që do të organizohet në 7 Tetor janë thirrje të vazhdueshme të Partisë Demokratike në shenjë të mosbindje civile, që pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji.

Ky i  fundit u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Në fjalën e tij, Sula u shpreh se kohët e fundit ka marrë një kërcënikm nga një eksponent i Partisë Socialiste, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur, i cili i ak thënë deputetit demokrat se së shpejti do të bëj një tjetër kallëzim ndaj Salianjit, me qëllim që ai të qëndrojë edhe më shumë në burg.

“Unë nuk jam nga ata që kam frikë. Unë kam një gjë të re që nuk do ta them emrin absolutisht, është një eksponent i PS-së që më ka thënë mua, sepse i kam të gjitha të dokumentuara që më thotë: Ai do rrijë prapë në burg sepse do e denoncoj edhe unë tani. Nuk ka rëndësi se kush. Kur e thotë eksponenti i PS-së që ai do rrijë në burg akoma, dmth këta të garanci të të dënojnë. Kjo është diferenca,” –tha Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji do rrijë në burg”, Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS appeared first on Euronews Albania.

Boris Johnson bën deklaratën e fortë: Netanyahu më vendosi përgjues në tualet

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 21:16

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ngritur polemika me pretendimin se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur një pajisje përgjimi në tualetin e tij personal në Ministrinë e Jashtme Britanike.

Ky pretendim u bë publik në librin e tij “Unleashed”, ku Johnson tregon se pajisja u gjet nga ekipi i tij i sigurisë pas një takimi me Netanyahun.

Sipas Johnson, pajisja e përgjimit është gjetur  pasi kryeministri Netanyahu kishte përdorur tualetin, kur ata u takuan në vitin 2017, kohë kur Johnson ishte sekretar i jashtëm i Britanisë.

“Më është thënë se kur po bënin një spastrim për insektet, gjetën një pajisje dëgjimi në thunderbox,” shkruan Johnson.

Përveç kësaj, Johnson ka ngritur shqetësime për disa çështje të tjera, duke përfshirë detajet rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II dhe akuzat ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për ndëshkimin e Britanisë pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Këto deklarata, së bashku me pretendimet për përgjim, kanë shkaktuar diskutime të forta në Londër dhe ndërkombëtarisht.

Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë mes vendeve, veçanërisht në përfshirjen e Izraelit në operacione spiunazhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Boris Johnson bën deklaratën e fortë: Netanyahu më vendosi përgjues në tualet appeared first on Euronews Albania.

Rrugë sekrete në Parlament? Dash Sula: Ja si u fut në sallë Spiropali

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:59

Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.

Për të diskutuar rreth kësaj dhe asaj se çfarë nuk u pa në këto përplasje, gazetari Ardit Hoxha tha në Euroneës Noë me Erla Mëhillin se momenti më interesant ishte taktika që përdorën deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.

Sipas tij, vëmendja u mor nga kamerat dhe nga deputetët demokratë në momentin kur hyri makina e eskortës së kryeparlamentares Spiropali, kohë kjo kur socialistët përfituan dhe u larguan përmes një hyrje që përdoret nga Shërbimet e Brendshme të Parlamentit.

Gazetari Hoxha sqaroi se gjatë kësaj kohe, Spiroplai kishte përdorur një rrugë sekrete nga një qendër tregtare drejt Kuvendit.

“Momenti kur grupi i Partisë Demokratke ishin të përqëndruar në hyrjen e pasme të Kuvendit, nga ku hyn kryeministri, kryetarja e Parlamnetit dhe ministrat, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve u afrua eskorta e zonjës Spiropali. Gjithë kamerat, deputetët shkuan aty, ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste shfrytëzuanmomentin dhe hynë nga një derë sekretet që përdoret nga shërbimet e brendshme. Zonja Spiropali ishte brenda në atë moment sepse ishte future nga një qendër tregtare  aty afër,” –tha gazetari.

Më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula në vijim të fjalës së gazetarit, pohoi se Spiropali ka përdorur një “tunel sekret” për të mbërritur në Kuvend.

“Ka bërë tunel të nëndheshëm, janë tunele për rrezik armiku. Mund të jetë sipër ose jo, por ka tunele sekrete. Nëpër tunele po ikin ata, ne rrimë jashtë,” –u shpreh Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrugë sekrete në Parlament? Dash Sula: Ja si u fut në sallë Spiropali appeared first on Euronews Albania.

Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:33

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e protestës së fdatës 7 Tetor, të thirrur nga Partria Demokratike si shenjë e aksioni opozitar, që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Krahas videos së postuar, Bardhi u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve dhe dashamirësve të Partisë Demokratike për t’ju bashkuar protestës, që sipas tij është një mjet për të treguar se opozita nuk mundtë humbasë atë çka ka fituar në jetën politike.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, fton qytetarët për pjesëmarrje appeared first on Euronews Albania.

“Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:12

Google ka lëshuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet duke xhiruar një video.

Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi.

Përdoruesit e Android dhe iPhone do të kenë akses në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, ku përditësimi do të mbështesë vetëm anglishten në fillim.

Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

Google tha se kjo veçori ka rritur popullaritetin e Lens, brenda aplikacionit të saj celular, gjë që e ka motivuar atë të zgjerojë më tej funksionin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:03

Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit në qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burg në një gjyq, që ka mbërthyer kombin e pasur.

Iswaran, 62 vjeç, u deklarua fajtor për pranimin e dhuratave me vlerë më shumë se 403,000 dollarë amerikanë ndërsa ishte në poste publike.

Dhuratat përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, një biçikletë Brompton T-line, alkool dhe një udhëtim në një avion privat.

Iswaran do të paraqitet në burg më 7 tetor.

Ai do të vuajë dënimin në Changi, i njëjti burg që mban të dënuarit me vdekje të Singaporit, ku  shumica e të burgosurve flenë në dyshekë kashte në vend të shtretërve.

Ai është figura e parë politike e Singaporit që dënohet në gati 50 vjet.

Kombi krenohet me imazhin e tij të pastër dhe mungesën e korrupsionit.

Por ai imazh dhe reputacioni i Partisë qeverisëse të Veprimit Popullor, kanë marrë një goditje si rezultat i çështjes së Iswaran.

Ligjvënësit e shtetit  janë ndër më të paguarit në botë, ku disa ministra fitojnë më shumë se 1 milion S$.

Ministrat nuk mund të mbajnë dhurata nëse nuk i paguajnë qeverisë vlerën e tregut të dhuratës dhe duhet të deklarojnë gjithçka që marrin nga njerëzit me të cilët kanë marrëdhënie biznesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit appeared first on Euronews Albania.

Kaosi në Kuvend| Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:51

Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuar këtë të enjte në studion e Euronews Tonight për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend, ku pikërisht ditën e sotme ka pasur një përplasje mes dy kampeve.

Sipas ministrit Balla, nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e saj të fundit elektorale.

“Një gjë që besoj biem të gjithë dakord është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e këndej është në pikë e fundit elektorale. Mund ta them që një prej arsyeve është kjo qasje e tyre. Unë mendoj që situatat në Kuvend ishte normale, kur dy javë më parë u mbyll kKuvendi. Jemi kthyer këtë javë a thua se opozita ndryshoi me çelës,”-tha Balla.

Sakaq, Balla theksoi se aksioni civil i thirrur nga opozita dhe përplasja mes tyre dhe socialistëve, nuk bëhet për shkak të dënimit me burg të deputetit, Ervin Salianji, por bëhet për shkak të interesave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Për këtë, sipas Ballës, qëndrimii ashpër i mazhorancës kundrejt rivalëve të tyre politik, vjen sepse nuk do duhet që të organizoheshin me thirrjet e një mosbindje civile kundrejt një vendimi gjyqësor, të cilin do të mund ta ankimonin në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Ka një element që duhet të jem shumë i qartë. Unë nuk kam komentuar kurrë një vendim gjykate, mbi të gjitha një vendimi të formës së prerë. Pavarsësith Kodit të procedurës Penale për të ankimuar një vendim. Unë jam pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, nuk mund të komentoj një vendim gjykate. Unë mendoj që ti vësh flakën karriges është diçka që bie ndesh me interesin publik dhe ja vë fajin një pale që është e njëjtë me ty, sa i përket përkatësisë në pushtetin ku është. Pastaj bën dhe një gabim kur thua që këta 3 gjyqtarë janë të kapur, duke harruar që këta gjyqtarë të kanë dhënë një vendim që ti ke thënë :qëllon që paska në këtë vendim burra e gra që të ndershëm në këtë vend. E pastaj thua fajin e ka kundërshtari. Nuk të pëlqen një vendim gjykate shko ankimoje. Besoj që nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që beteja bëhet për një person tjetër. Dhe ky person të paktën në këto 34 vite ka dëshmuar që ka zgjedhur t’i shërbejë interest familjar, jo atij publik,”-sqaroi Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kaosi në Kuvend| Balla: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Zhvillimet e fundit që duhen ditur për konfliktin në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:29
  1. Nëntë persona u vranë dhe 14 u plagosën nga sulmet izraelite gjatë natës në Bejrut , thotë ministria e shëndetësisë e Libanit – kjo shënoi sulmin e parë izraelit në zemër të kryeqytetit të Libanit në këtë konflikt.
  2. Izraeli thotë se ka goditur objektiva që i përkasin “shtabit të inteligjencës së Hezbollahut” dhe ka paralajmëruar njerëzit që jetojnë në Libanin jugor të largohen nga shtëpitë e tyre sepse sulmet do të vazhdojnë.
  3. Presidenti Joe Biden ka mohuar sugjerimet për planifikimin e Izraelit për të goditur Iranin sot , por tha se SHBA po “diskutonte” mundësinë që Izraeli të godiste vendet iraniane të naftës – duke bërë që çmimi i naftës të rritet me 5%.
  4. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar se 28 punonjës shëndetësorë në Liban janë vrarë në 24 orët e fundit – me kreun e organizatës duke paralajmëruar se një dërgesë ndihme nuk do të vazhdojë të premten për shkak të kufizimeve të fluturimit.
  5. Linja ajrore me bazë në Dubai Emirates ka anuluar fluturimet për në Iran, Irak, Jordani për tre ditë , duke përmendur trazirat rajonale, kompania kishte anuluar tashmë fluturimet për në Bejrut deri të paktën më 8 tetor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhvillimet e fundit që duhen ditur për konfliktin në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Kompanitë ajrore ndërkombëtare pezullojnë linjat e Lindjes së Mesme

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 19:19

British Airways sapo ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet për në Tel Aviv deri në fund të muajit.

Transportuesi gjerman Lufthansa ka pezulluar fluturimet drejt Teheranit deri më 26 tetor, Tel Aviv deri më 31 tetor dhe Bejrut deri në fund të nëntorit.

Linja ajrore holandeze KLM ka pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit deri në fund të vitit.

Air India, Cathay Pacific, Delta, United, EasyJet, Ryanair dhe Wizz Air kanë pezulluar të gjitha fluturimet për në Izrael ditët e fundit.

Middle East Airlines e Libanit është një nga transportuesit e fundit që ende ofron fluturime brenda dhe jashtë aeroportit të Bejrutit.

Të martën, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian lëshoi ​​një buletin duke rekomanduar që operatorët të shmangin hapësirën ajrore iraniane, për shkak të mundësisë që Izraeli të nisë sulme hakmarrëse në Iran.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kompanitë ajrore ndërkombëtare pezullojnë linjat e Lindjes së Mesme appeared first on Euronews Albania.

❌
❌