Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Përfshihet nga zjarri një banesë në Krujë, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

4 October 2024 at 14:39

Digjet një banesë dykatëshe në fshatin Larushk të Krujës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Krujës duke ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Gjatë mesditës së sotme reshjet me intensitet të lartë janë shoqëruar edhe me shkarkesa të rrufeve dhe për pasojë një e tillë dyshohet se ka rënë në një banese në fshatin Larushk.

Ndërkohë pritet ekspertiza nga grupi hetimor për të zbardhur shkaqet.

/abcnews.al/

 

Ushtria Izraelite godet tunelin nëntokësor mes Libanit dhe Sirisë: Përdorej nga Hezbollah

4 October 2024 at 14:17

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se kanë sulmuar një tunel nëntokësor që kalon nga Libani në Siri, shkruan BBC.

Sipas IDF tuneli u godit nga avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite.

Gjithashtu nënvizohet se ky tunel po përdorej nga Hezbollah për të transportuar dhe ruajtur armë.

Ushtria Izraelite gjithashtu shton se ka goditur infrastrukturë, ndërtesat ushtarake dhe depo të armëve.

“Aeroplanët luftarakë sulmuan një tunel nëntokësor… i cili përdoret nga Hezbollahu për të transferuar armë dhe për t’i ruajtur ato në një rrugë nëntokësore,” tha ushtria në një deklaratë.

/abcnews.al/

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Nasrallahun e vramë, por nuk do të ndalemi me kaq

4 October 2024 at 14:07

“Izraeli ka më shumë surpriza” për Hezbollahun”, kështu është shprehur ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad.

“Hezbollah po merr shumë goditje të rënda, njëra pas tjetrës. Ne e kemi eliminuar Nasrallahun dhe kemi shumë surpriza për ta. Disa prej tyre kanë ndodhur ndërsa të tjerat do të ndodhin së shpejti.”, ka shtuar ai ndërsa ka vizituar selinë e Divizionit 36-të në Izraelin verior.

Më tej ai nënvizoi se IDF po kryer një operacion në disa fshatra dhe se ky proces do të vazhdojë aty ku është e domosdoshme për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën e Hezbollah.

/abcnews.al/

‘Luftë’ kërcënimeve kibernetike, SHBA vlerëson Shqipërinë: Ka marrë një rol kyç

4 October 2024 at 12:59

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në luftën kundër kërcënimeve kibernetike

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Shtëpia e Bardhë nënvizon se Shqipëria ka treguar përkushtim të thellë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të përballuar sfidat kibernetike të shekullit të 21-të, duke dhënë një kontribut të konsiderueshëm në përpjekjet për të ndaluar flukset financiare të paligjshme dhe për të forcuar infrastrukturën globale të sigurisë.

“Shqipëria udhëhoqi një projekt për të përmirësuar zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) për rregullimin e aktiveve virtuale dhe ofruesve të shërbimeve të lidhura me to, i cili do të ndihmojë në ndalimin e fluksit të paligjshëm të fondeve dhe prishjen e ekosistemit të pagesave të ransomware që nxit industrinë e ransomware. SHBA dhe Britania e Madhe përfunduan një projekt mbi softuerin e sigurt dhe parimet e etiketimit, duke prodhuar një raport që përmbledh dobësitë dhe konfigurimet e gabuara më të zakonshme të softuerit që çojnë në sulme ransomware, dhe ofruan veprime që prodhuesit e softuerit të ndërmarrin për t’i adresuar ato. Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori drejtuan gjithashtu një ushtrim simulimi të fokusuar në përmirësimin e politikave të anëtarëve dhe koordinimin operacional gjatë një sulmi ransomware në sektorin e kujdesit shëndetësor. Në vitin 2025, Shtylla planifikon të avancojë politikat për të reduktuar pagesat e ransomware globalisht, të përmirësojë kornizat e raportimit të incidenteve, të eksplorojë se si partneritetet me industrinë e sigurimeve kibernetike mund të ndihmojnë në luftimin e ransomware dhe të rrisë qëndrimin e përgjithshëm të sigurisë kibernetike kundër sulmeve të ransomware përmes standardeve dhe praktikave më të mira të sigurisë kibernetike”, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë.

VIDEO/ Moti i keq në Durrës, përmbyten disa rrugë, shfaqen probleme në qarkullim

4 October 2024 at 12:40

Disa rrugë në Durrës, janë përmbytur si pasojë e reshje të dendura. Moti i keq ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë në Durrës situata paraqitet më problematike në kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana”, te rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Gjithashtu në rrugën “Taulantia” dhe në rrugën “Aleksandër Goga”, janë shfaqur probleme me qarkullimin për shkak të përmbytjeve.

/abcnews.al/

Sulm pranë aeroportit të Bejrutit, mediat e huaja: Objektiv ishte pasuesi i Nasrallah

4 October 2024 at 10:34

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e para të së premtes pranë aeroportit të Bejrutit ndërsa sulmet izraelite janë intensifikuar. Mediat raportojnë se ka pasur bombardime pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit afër periferisë së Dahieh, një bastion i Hezbollahut. Megjithatë aeroporti është ende duke funksionuar.

Referuar mediave vendase në këtë aeroport ka zbarkuar ministri i jashtëm i Iranit.  “Një aeroplan iranian mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar me Ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi në bord,” raporton agjencia e lajmeve në Liban.

Duke citua burime të sigurta, mediat raportojnë se objektivi kryesor i sulmeve të vazhdueshëm gjatë natës ishte Hashem Safieddine, i konsideruar gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, Megjithatë nuk dihet ende nëse ai është vrarë.

Një rrugë kryesore që lidh Libanin me Sirinë, ku dhjetëra mijëra njerëz janë larguar, është ndërprerë nga bombardimet. Sulmi shkatërroi rrugën që çon në vendkalimin Masnaa me Sirinë, tha ministri i Punëve Publike, duke shtuar se pika e kontrollit “është ndërprerë”.

Një zëdhënës ushtarak i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit  kishte akuzuar Hezbollahun të enjten për përdorimin e vendkalimit për të transportuar pajisje ushtarake në Liban.

“Ushtria nuk do të lejojë kontrabandën e këtyre armëve dhe nuk do të hezitojë të veprojë nëse detyrohet ta bëjë këtë,” tha zëdhënësi. Këtë javë, OKB-ja tha se të paktën 130,000 njerëz vlerësohet të kenë kaluar në Siri nga Libani që nga 23 shtatori.

/abcnews.al/

Kryeministri Rama lë spitalin, një ditë më parë u operua nga hernia inguinale, kaloi natë në QSUT

4 October 2024 at 10:18

Kryeministri Edi Rama ka lënë sot spitalin. Kreu i qeverisë kaloi natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer ditën e djeshme.

Shkaku që çoi shefin e qeverisë në sallën e operacionit ishte hernia inguinale.

Ndërhyrja u krye përmes laparaskopisë. Një procedurë mjekësore që sipas mjekëve i jep mundësi  pacientit të rikuperohet më shpejt.

Operacioni u krye nga një grup mjekësh që kryesohej nga   Profesor Doktor Arben Gjata.

/abcnews.al/

Bashkëshortja e dëshmorit në polici, drejtori i policisë firmos lëvizjen e parë, emëron gruan e dëshmorit Saimir Duçkollari

4 October 2024 at 10:13

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

/abcnews.al/

Sherr mes të rinjve në Tiranë, 14-vjeçari përfundon në spital

4 October 2024 at 10:10

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Tiranë. Sipas policisë sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerë një 14 vjeçar.

15-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. Ndërsa autoritetet kanë nisur një procedim penal edhe për një 16 vjeçar pasi nuk ka kallëzuar krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

VIDEO/ Vranësira dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për fundjavën

4 October 2024 at 09:29

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Pritet që vendi të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, ndërsa orët në vijim do të sjellim shtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu.

“Kanë nisur reshjet që në orët e para të mëngjesit në zonat veriore dhe veriperëndimore. Orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në formë shtrëngatash në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Parashikohet që situata problematike të jetë në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Në Shkodër në Lezhë, Krujë e Tiranë do të ketë shira me intensitet lokalisht intensive. Po ashtu qarku i Vlorës do të rrezikohet nga reshje shiu. Lushnja dhe Fieri po ashtu do të kenë reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive. Dita e shtunë dhe dita e diel përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ul intensitetin e tyre do të jenë reshje të pakta dhe të izoluara.

Sa i përket situatave termike temperatura mjaft të larta në ditën e sotme deri në 29 gradë, ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë ulje, maksimumi të dielën do të arrijë deri në 26 gradë.

Sa i përket Kosovës do të jetë e goditur nga vranësira dhe rrebeshe shiu dhe në disa zona do të ketë edhe probleme. Reshje më të pakta do të ketë në Maqedoninë e Veriut. Në fundjavë moti freskohet. I gjithë Gadishulli i Ballkanit është goditur nga stuhia që ka përfshirë Ballkanin duke sjellë paqëndrueshmëri të motit”, tha meteorologia Lajda Porja.

/abcnews.al/

VIDEO/ Aksident në Vlorë, furgoni përplas një grua

4 October 2024 at 09:12

Një aksident është regjistruar në rrugën transballkanike në Vlorë. Një automjet tip furgon ka përplasur një grua rreth moshës 60 vjeç.

Në momentin e aksidentit gruaja ishte duke kaluar rrugën te vijat e bardha. E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Altin Zogaj, boksieri shqiptar që po shkëlqen në Gjermani, dikur pjesë e futbollit sot karrierë brilante në boks

4 October 2024 at 08:48

Boksieri Altin Zogaj në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për pasionin e tij për boksin.

Zogaj, kampion i Europës në boks dhe një profesionist, mbron titullin ndërkombëtar IBO në “Ludwigsburg Arena”.

“Boksi më pëlqen më shumë. Gjatë futbollit kam pasur më shumë lëndime se në boks. Por kam ndjekur boksin sepse më pëlqen më shumë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës tregoi se është i angazhuar shumë me boksin dhe se dy herë në ditë merret me stërvitje.

Përveçse është i talentuar në boks, Altin Zogaj është edhe një bloger i suksesshëm. Pasi videot e publikuara në kanalin e tij në Youtube kanë një shikueshmëri të lartë.

“Tani për tani jam pushim. Por kam një ofertë në Zvicër për ndeshje, por ende nuk kam vendosur nëse do të pranoj apo jo”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

VIDEO/ Aksidenti në autostradën Thumanë-Kashar, ndërron jetë në spital 60-vjeçari

4 October 2024 at 08:27

Një aksident ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit fillimisht u raportua për dy të plagosur.

Për të nxjerrë të plagosurit ka ndërhyrja zjarrfikësja e Krujës, ndërsa në komisariat është shoqëruar drejtuesi i mjetit që dyshohet se është bërë shkak i aksidentit.

Fatkeqësisht një nga të plagosurit, rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

 

100 ditë në pushtet, qeveria e re e Shkupit

4 October 2024 at 07:55

Në 100-ditëshin e parë të punës së qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij mbetet i vendosur për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe rrugën drejt BE-së.

Mickoski tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asgjë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe orientimet strategjike të qytetarëve duke aluduar për mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe mosndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e komunitetit bullgar në të. Sipas Mickovskit qeveria nuk do të lëshojë kurrë pe për ndryshimin e Kushtetutës, për shkak se ky do të ishte nënçmim dhe turp për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Fokusi i qeverisë mbetet tek integrimi në BE, por jo me ultimatum. Si qeveri nuk do të tërhiqemi nga rruga evropiane, nëse ka nevojë do të bisedojmë me këdo qoftë, do të bisedojmë sa ka nevojë që të arrijmë deri tek marrëveshja dhe kompromisi që do të jetë dinjitoz dhe që nuk do të lëndojë sërisht ndjenjat”, tha Mickovski.

Neziri: Qeveri e pakoordinuar 

Analisti politik Xhelal Neziri mendon se gjatë tremujorit të parë qeveria maqedonase ka qenë e pakoordinuar për të bërë reforma.

“Kemi një funksionim të qeverisë që është në kundërshtim me tri shtyllat e programit të saj: integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit”, thotë Neziri duke nënvizuar se qeveria nuk ka arritur t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, edhe pse fillimi i mandatit do të ishte një kohë e përshtatshme për t’i bërë ato, sepse nuk do të shkaktonte edhe aq shumë dëme politike për vetë partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Arsovski: Nga qeveria priten përgjigje

Qeveria do ta ketë shumë të vështirë që të ketë sukses dhe të bëjë ndryshime në kornizën e negociatave, mendon analisti politik Petar Arsovski, duke komentuar përpjekjet e qeverisë për të arritur një marrëveshje të re me Brukselin për vazhdimin e negociatave.

“Ndërkombëtarët nuk e kuptojnë nevojën tonë për të rishikuar këtë paketë, ata e konsiderojnë atë një punë të përfunduar dhe presin që ne të përfundojmë disa përgjegjësi të marra siç është ndryshimi i kushtetutës. Qeveria duhet të jetë e ndershme dhe duhet ta reduktojë strategjinë e saj në absurditet. Qeveria pas 100 ditësh funksionimi thjesht duhet të japë një përgjigje për pyetjen se si të arrihet integrimi evropian pa propozimin francez”, thotë Arsovski.

Filipçe: Qeveria më e paaftë që nga pavarësia e shtetit 

“Kemi 100 ditë justifikime në vend të zgjidhjeve, izolim në vend të integrimit dhe një shoqëri të dominuar nga pasiguria. Paralelizmi mes premtimeve dhe realitetit është i zymtë. Maqedonia e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë krenare.” – tha kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM, Venko Filipçe.

Sipas tij 100-ditëshi i parë i qeverisë është “një periudhë skandalesh, zhgënjimesh, premtimesh të thyera dhe ngecjesh. Venko Filipçe e akuzoi qeverinë për shkelje të premtimeve, administratë partiake dhe ulje të standardit jetësor. “Vendi po shkon në drejtimin e gabuar”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.

Kritika nga opozita shqiptare 

Opozita shqiptare e përfaqësuar përmes Frontit Evropian e quan qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it 100 ditë dështimi, nënçmimi dhe përbuzjeje. Kritikat e lidhen kryesisht me përfaqësuesit shqiptarë në qeveri për ligjin e gjuhëve, largimin e shqiptarëve nga institucionet dhe abrogimin e  balancuesit për punësim në administratën shtetërore./DW/

Sulm mes bandave në Haiti, të paktën 20 viktima

4 October 2024 at 07:36

Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar.

Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.

/abcnews.al/

Izraeli lëshon urdhra të reja evakuimi për banorët e Libanit

4 October 2024 at 07:28

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave të Libanit jugor të enjten që të evakuojnë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën tokësore kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi arab i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Avichay Adraee këshilloi banorët me një postim në platformën X, që të zhvendoseshin në veri të lumit Awali për të “shpëtuar jetët” e tyre. Ai paralajmëroi se çdo lëvizje drejt jugut do t’i vendoste ata në rrezik.

“Aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë,” shkruante ai, duke shtuar se IDF-ja do t’i njoftonte kur të ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpi.

Adraee lëshoi gjithashtu një urdhër të ri evakuimi të enjten në mbrëmje vonë për banorët e lagjes Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit, duke thënë se ata ndodheshin pranë “objekteve dhe interesave të Hezbollahut”.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

4 October 2024 at 07:06

Dashi
Vala e re e pasionit në lidhjen tuaj ju ka bërë robër të një raporti që ekziston vetëm në ëndrra. Forconi lidhjet tuaja profesionale dhe bëjani të ditur miqve tuaj arsyen e tërheqjes nga angazhimet e tepërta dhe lakmia për të marrë poste më shumë seç e meritonit. Beqarët po luftojnë me veten pasi karma po i dënon me një stërmundim emocional në raport me partnerin. Pika e dobët janë thashethemet, çelësi i suksesit; humanizmi.
Demi
Mos e merrni edhe aq shtruar pasi ju duhet të nxitoni sot për të kapur në kohë çështjet që ju përkasin vetëm juve. Energjia e mirë po ju drejton zemrën dhe kërkohet të ruani balancat. Nëse mendoni se i keni të gjitha dyert e hapura, këtë ju duhet ta vërtetoni. Pika e dobët janë konflikte, çelësi i suksesit; qetësia.
Binjakët
Bëhuni gati për një ditë intensive me oferta puna e që do mbyllet me çaste reflektimesh të forta dashurore. Nevoja për para ju ka bërë më studiues ndaj rrethanave, por rrjeta ku keni rënë po ju zhyt në ujëra të panjohura. Çlirohuni nga e kaluara dhe ecni të sigurt drejt qëllimeve që keni. Pika e dobët dhe e fortë njëkohësisht është iniciativa për të bërë punë të vogla që do ju shpërblejnë më vonë me fitime të mëdha.
Gaforrja
Plot dyshim është mbuluar raporti juaj dashuror. Komunikimi dhe emocionet po ju ndihmojnë të mbani një gjendje të stabilizuar, por shpesh rrëmbeheni nga pasione momentale.

Intriga po thuren pas shpinës suaj, ndaj ju duhet të jeni vigjilentë. Mbani afër ata që ju kanë dhënë prova se ndajnë të njëjtat pasione me ju. Pika e dobët është mungesa e vetëbesimit, çelësi i suksesit; harmonia.
Luani
Dielli po ju bën më të afërt dhe konfident. Qëndroni dinamikë ndaj pretendimeve që keni. Sinqeriteti ju bën edhe më të këndshëm në rrethin shoqëror, ndërsa në çift ju nuk mund të ishit më të përkryer se kaq. Mëdyshjet për një investim të madh ju kanë bërë dyshues edhe për detajet e vogla. Pika e dobët është skepticizmi, çelësi i suksesit; energjia.
Virgjëresha
Sharmi po ju kthen vëmendjen që ju kishte munguar për shkak të arrogancës në shumicën e rasteve. Lidhjet dashurore do marrin hov dhe pritet të merrni ftesa në festa mondane për të cilat jeni të lindur. Bashkimi me pjesëtarë të fisit do ju bëjë të ndiheni më të për përgjegjshëm. Në punë roli juaj do jetë i dorës së dytë, por historitë e kaluara do ju frymëzojnë. Pika e dobët është fuqia e tepruar për të rënë në sy dhe çelësi i suksesit mbetet krenaria.
Peshorja
Provoni ta lini veten sot në dorë të rastësive. Nganjëherë ju duhet ta merrni jetën si t’ju vijë. Ndjenjat ju janë ngatërruar ca dhe nuk dini më si t’ia vini emrin lidhjes suaj. Këshillohuni me një person që gjykon ftohtë dhe mos u jepni pas pasioneve që nuk ju kanë nxjerrë gjëkundi. Pika e dobët është nxitimi, çelësi i suksesit; mirësjellja.
Akrepi
Kushtet që keni vendosur në raportin emocional kanë vënë në vijë shumë pika të lidhjes, por distanca ju ka veshur tipare që nuk ju shkojnë. Hijerëndë dhe pak të ftohtë, ky është statusi juaj që nuk e keni në favor gjithmonë. Është një ditë ideale për të bërë blerje dhe për të shpenzuar pak më shumë. Pika e dobët, pamundësia për të shkrirë akullin, çelësi i suksesit; gafat gazmore.
Shigjetari
Përkushtmi në dashuri do ju japë shumë pikë këtë javë. Bëhuni praktikë dhe më të thjeshtë në shprehi të drejtpërdrejta dashurie. Shtëpia ju është kthyer në një stacion qetësie pasi futeni brenda e mbyllni derën. Jeni pak të lodhur nga fjalët e të tjerëve, por ato do ju bëhen shtysë për të marrë shumë fuqi. Pika e dobët ngarkesa emocionale, çelësi i suksesit; partneriteti I mirë.
Bricjapi
Reflektoni pak për lehtësitë që ju janë krijuar. Aventurat janë burimi i dështimit të shumë planeve pasi ju gjejnë pikën e dobët. Punoni me orë të zgjatura se ju duhet të shtroni mirë rrugën për një projekt fitimprurës. Balanconi dëshirën për të udhëtuar me atë për të qenë më pranë njerëzve të afërt. Çelësi juaj i suksesit sot është mjeshtëria për të bërë surpriza.
Ujori
Udhëtimet imagjinare po ju trazojnë sot. Intuita është udhërrëfyesja juaj shpirtërore. Ëmbëlsia do ju bëjë favore në raportet ndërpersonale. Blerjet e reja ju kanë kushtuar ca dhe vështirësitë financiare janë në derë. Lojërat me zjarrin kur bëhet fjalë për punët e zemrës po ju bëjnë edhe më simpatikë. Pika e dobët është kërkesa për përsosmëri, çelësi i suksesit; kurajoja për të pranuar gabimet.
Peshqit
Beqarët mund të takojnë dikë që i stimulon mendjen dhe i frymëzon. Këshillë: Jini të hapur ndaj përvojave dhe ideve të reja, por mos harroni rëndësinë e mbajtjes së një lidhjeje emocionale me ata që ju rrethojnë. Dashuria këtë javë mund t’ju bëjë t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim i ri. Pika e dobët është mania për të rënë sy, çelësi i suksesit, talenti për të qenë në krye.

❌
❌