Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Ligji për “Partitë Politike”, BIRN: Në Kuvend drafti i Kryemadhit që gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive

7 October 2024 at 15:37

Nisma e publikuar të hënën në faqen zyrtare të Kuvendit parashikon që “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse.”

Në relacionin shoqërues, propozuesja Kryemadhi, një deputete prej disa legjislaturash në parlamentin shqiptar, argumenton se qëllimi i tij është vendosja e një kuote në financat publike të partive politike, për të garantuar aksesin e grave dhe vajzave dhe për të rritur përfaqësimin e tyre në politikë.

Sipas Kryemadhit, pavarësisht se të dhënat sugjerojnë se përfaqësimi i grave dhe vajzave është rritur në numër që prej vendosjes së kuotës gjinore të detyruar në Kodin Zgjedhor për listat e kandidatëve, sërish ato vijojnë të kenë vështirësi financiare në fushatat zgjedhore.

“Ende vijon të ketë pengesa socio-ekonomike dhe mungesë të mbështetjes së qenësishme për gratë nga ana e partive politike dhe veçanërisht me mungesen e qasjes në financa,” argumenton Kryemadhi.

Ajo i referohet në relacion Barometrit Gjinor të Partive Politike (2023) sipas të cilit rezulton se 4 janë barrierat më penguese për gratë në politikë: mungesa e aksesit në financat politike; dhuna me bazë gjinore në politikë; mungesa e aksesit në nedia dhe mungesa e meritokracisë dhe demokracisë së brendshme brenda partive politike.

Ky barometër u realizua nga Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci në Shqipëri dhe u u bazua në 204 intervista gra të moshës 20-60 vjeçe.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se 58% e grave të intervistuara e shohin përfaqësimin aktual të grave në struktura të ndryshme të partisë si të pamjaftueshëm.

Studimi sugjeron se barriera që pengojnë fuqizimin real dhe shanset e barabarta të grave në politikë janë të tilla si mungesa e një aksesi të balancuar në media midis grave dhe burrave politikanë, dhuna me bazë gjinore në politikë, si edhe aksesi i pabalancuar në financat politike.

Partitë politike marrin çdo vit ndihmë financiare nga shteti nëpërmjet një formule ligjore që zbatohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku përparësi kanë partitë parlamentare sipas numrit të deputetëve që kanë fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe një përqindje e këtij buxheti shkon për partitë joparlamentare por që kanë marrë pjesë në zgjedhje./Reporter.al

The post Ligji për “Partitë Politike”, BIRN: Në Kuvend drafti i Kryemadhit që gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive appeared first on Sot News | Lajme.

Grabitje e bujshme në Belgjikë e 1400 kilogramëve kokainë në një port, shqiptarët me sulme dhe të shtëna

7 October 2024 at 15:26

Një vjedhje e bujshme është regjistruar në portin e Antwerpit në Belgjikë. Mësohet se një grabitje e 1400 kilogramëve kokainë në këtë port ka çuar në pengmarrje, sulme dhe të shtëna në mjedisin kriminal në Holandë, Belgjikë dhe Dubai prej javësh.

Mësohet se ngarkesa ishte në një kontejner në një kamion që është grabitur në rajonin kufitar më 29 gusht 2024 nga kriminelë të maskuar si oficerë policie. Droga ishte në pronësi të dy grupeve të kriminelëve famëkeqe në Holandë që operojnë nga Dubai, teksa të përfshirë ishin edhe shqiptarë, serbë e brazilianë. Ndërkohë raportohet se nje nga investitorët në transport thuhet se është familja e Ridouan Taghi.

Dyshohet se transportuesi u torturua pasi mbërriti në vendin e rënë dakord pa sasinë e kokainës dhe pranoi se kishte luajtur një lojë të dyfishtë. Në Belgjikë, persona të mundshëm të përfshirë u arrestuan gjatë kontrolleve, duke përfshirë ‘Zotte Hakim ‘ el M.

Atij iu gjetën uniforma të policisë gjë që ka ngritur dyshime se ai mund të ketë qenë i përfshirë në grabitje. E.M., është arrestuar së bashku me dy të dyshuar. Më 6 shtator të muajit të kaluar shtëpia e tij u sulmua. Mësohet se pjesë nga droga e vjedhur kanë dalë në treg në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që ka shkaktuar zemërimin e porositësve. Në Holandë dhe Dubai, kriminelët e lidhur me grabitësit u morën peng dhe u abuzuan.

Në Dubai, një burrë nga Amsterdami rreth të tridhjetave u mbajt i burgosur, me gojën e lidhur dhe u keqtrajtua rëndë për orë të tëra. Më pas ai u lirua nga Policia. Shtëpia e një të afërmi në ëormerveer u qëllua pasi një banor i Amsterdamit raportoi marrjen peng dhe sulmin në Dubai. Holandezi konsiderohej një ndërmjetës për tregtarët e drogës.

Në Rijsenhout dhe Hoofddorp, u qëllua në shtëpinë e ish-pronarit Gaby H. në shtëpinë e një të besuari të H. në Aalsmeer. Më pas, një kriminel u mbajt peng në Utrecht për ditë të tëra. Ai gjithashtu dyshohet se u abuzua dhe u lirua pas më pak se një jave pasi kishte dhënë informacionin rrëmbyesve të tij. Një tjetër kriminel i njohur në Utrecht thuhet se u mbajt fillimisht peng, pasi ai ofroi ‘blloqe’ nga grumbulli i kokainës për shitje.

Kriminelët u mbajtën për periudha të shkurtra në Roterdam, Marok dhe Dubai, shkruan Het Parool. Në Marok, bëhet fjalë për tre pengje marokenë, njëri prej të cilëve është ende i rrëmbyer. Po ashtu raportohet se dy ndërtesa u sulmuan në Roterdam dhe ka pasur incidente edhe në Hagë, pasi dyshohet se në vjedhje janë përfshirë edhe kriminelë që ushtronin veprimtarinë në këtë qytet.

 

 

The post Grabitje e bujshme në Belgjikë e 1400 kilogramëve kokainë në një port, shqiptarët me sulme dhe të shtëna appeared first on Sot News | Lajme.

Automjeti i tonazhit të rëndë shkakton aksident të trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një person

7 October 2024 at 14:53

Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Lezhë-Shkodër. Raportohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet “Jaguar” dhe më pas ky i fundit është përplasur me një automjet furgon mallrash.

Për pasojë nga përplasja ka mbetur i plagosur një pasagjer në automjetin tip “Jaguar”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mosrespektimi i distancës. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet hetimore e procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Automjeti i tonazhit të rëndë shkakton aksident të trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një person appeared first on Sot News | Lajme.

Humbi jetën pas një shpërthimi në banesën e tij, flet babai i Enea Thomarajt: Atë natë po fliste se do të ikte jashtë

7 October 2024 at 14:24

Enea Thomaraj luftoi tre muaj me vdekjen, pasi u plagos rëndë në atentatin ndaj motrave Nikolli, por fatkeqësisht nuk ja doli. 26-vjeçari humbi jetën 3 ditë më parë në Spitalin e Traumës. Në një intervistë televizive, babai i tij, Artur Thomaraji tregon ankthin dhe dhimbjen e përjetuar përgjatë këtyre tre muajve, teksa shpresonte se i biri do tja dilte.

“Kanë qenë ditë të dhimbshme. Rrinte gruaja ime, natë ditë, unë nuk e përballoja dot ta shihja djalin ashtu. Ishte djalë punëtor, mbante familjen, me dy pensionistë në shtëpi. Vetëm ai punonte me turne. Atë natë po fliste se donte të ikte jashtë, nuk po i dilte viza për Gjermani dhe po priste ta merrnin në telefon nga Anglia, në atë moment, po shkonte në banjo kur shpërtheu dera. Urgjenca erdhi me vonesë”, tha ai.

Megjithëse vlerëson punën e mjekëve në Spitalin e Traumës, Artur Thomaraji beson se i biri do të ishte gjallë sot nëse do të ishte mjekuar në një spital tjetër jashtë vendit.

“Nuk kam asnjë mbështetje, përveç ndihmës së disa mjekëve të mrekullueshëm te Spitali i Traumës. Doja ta çoja jashtë, por më thanë që nuk mund të lëvizej. Kërkoj ndihmë”, deklaroi ai.

26-vjeçari mbeti viktimë e një shpërthimi tritoli që në fakt kishte si objekt fqinjët e tij, motrat Nikolli. Ai ndodhej në banesën e tij, por presioni i shpërthimit, shkatërroi portën hyrëse të apartamentit të të ndjerit dukë e goditur rëndë në kokë.

The post Humbi jetën pas një shpërthimi në banesën e tij, flet babai i Enea Thomarajt: Atë natë po fliste se do të ikte jashtë appeared first on Sot News | Lajme.

Ushtruan dhunë njëri ndaj gruas dhe tjetri ndaj motrës, 2 persona përfundojnë në prangat e policisë

7 October 2024 at 14:06

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Mësohet se njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe tjetri ndaj gruas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Ushtruan dhunë njëri ndaj gruas dhe tjetri ndaj motrës, 2 persona përfundojnë në prangat e policisë appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, Pjerin Ndreu: PD do penalizojë veten me dhunën, përshembull ja receta ime si ish-polic

7 October 2024 at 13:48

Pjerin Ndreu, kreu i bashkisë së Lezhës, i ftuar në një intervistë televizive, tha se Lezha nuk është prekur nga përmbytjet e fundit në vend. Ai theksoi se ky qytet do të dalë nga harta e zonave problematike sa i përket përmbytjeve, falë një investimi të ri që përfundon në 2026-ën, dhe mbikëqyret nga KFV-ja gjermane.

Sasia e reshjeve në Lezhë ka qenë më pak se sa në Vlorë. Ajo sasi që ka rënë në Vlorë është e pamenaxhueshme edhe në qytetet më të mira të botës. Lezha pati një situatë jo më shumë se dy orë, uji është tërhequr. Ne në vite kemi bërë disa lehtësime, por s’e kemi zgjidhur problemet. Problemi zgjidhet tani, kemi firmosur lejen e punimeve, besoj nga java tjetër fillojmë masivisht, gjithë sistemi i ujërave të zeza dhe të bardha futet në investim. Ky problem s’do ekzistojë më. Një stacion i fuqishëm pompash do bëjë që të thithet uji menjëherë në Lezhë. Me këtë investim Lezha del nga harta e qyteteve që mund të kalojë në kaos me shirat që bien. Ka patur një problem në tregun e qytetit ku një çati është çarë. Tregu menaxhohet nga privatët. Ne mund të ndërhyjmë si ndërmjetës, duke u dhënë ultimatum atyre qe menaxhojnë tregun.

S’ka pasur asnjë dëm nga reshjet, dy orë ka zgjatur, uji është tërhequr. Tashmë do zgjidhim problemin përfundimisht dhe do dalim para qytetarëve me problematikë të zgjidhur. Është lidhur kontrata. Do fillojnë punimet masivisht. Punimet janë me supervizor gjerman. Ndërhyn KFV-ja. Priten të përfundojnë në 2026, por faza e parë e qytetit do mbyllet më shpejt. Ujërat e zeza s’do derdhen më në lumë, por në impiant, dhe ujërat e bardha do disiplinohen”.

Ndreu tha se sot Bashkia Lezhë është me zero borxhe. Sa i takon protestës Ndreu tha se PD do të penalizojë veten duke bërë akte të dhunshme.

Protesta fare s’më shqetëson. A do recetën time si ish-polic. Do dalin do thyejnë, do djegin, do bëjnë, do shkojnë te shtëpia me zero përfitim, do humbin shumë në sytë e opinionit publik, dhe do marrin ndonjë penalizim të gjithë ata që do kryejnë akte të tilla të dhunshme. Qeveria s’bie me protesta militantësh. Kurrë s’ka rënë me protesta militantësh. Ky zotëria do ushtarë të familjes së vet që t’i nxjerrë në luftë dhe t’i tregojë muskujt Europës, Amerikës, qeverisë, që po s’më konsideruat mua do bëj luftë. Do bëjnë ca dëme që do t’u bien atyre në kokë”.

The post Protesta e opozitës, Pjerin Ndreu: PD do penalizojë veten me dhunën, përshembull ja receta ime si ish-polic appeared first on Sot News | Lajme.

5 grupe në terren dhe 4 në komisariate, Avokati i Popullit merr masat për ndjekjen nga afër të zhvillimeve të protestës

7 October 2024 at 13:40

Pesë grupe monitorimi të ngritur nga Avokati i Popullit do të jenë sot në terren gjatë protestës së opozitës në orën 18:00 para Kryeministrisë, me qëllim ndjekjen nga afër të zhvillimeve.

Po ashtu, katër grupe të tjera monitorimi pas protestës do të jenë prezentë në komisaritatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Masat e marra nga institucioni i Avokatit te Popullit, vijnë në përmbushje të misionit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

“Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht”, thuhet në njoftim, ndërsa më tej i bëhet thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cenuar të drejtat e qytetarëve.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje gjithashtu edhe protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë.

The post 5 grupe në terren dhe 4 në komisariate, Avokati i Popullit merr masat për ndjekjen nga afër të zhvillimeve të protestës appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile drejt Surrelit? Xhaferri: S’do ketë më normalitet, nuk përjashtohet asnjë skenar, e di vetë turma

7 October 2024 at 13:28

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri, i ftuar në një intervistë televizive, zbardhi detaje mbi protestën e thirrur sot nga PD, që ka bërë thirrje për mosbindje civile, deri në arritjen e qeverisë teknike.

I pyetur mbi mundësinë e një marshimi drejt Surrelit, Xhaferri tha: “Do vendoset në moment nga vet turma, s’ka skenarë të paracaktuar, por s’ka edhe skenarë të përjashtuar”.

Xhaferri tha ndër të tjera që nga sot s’do ketë më normalitet shoqëror dhe do shkohet drejt grevave dhe bojkotove.

“Njerëzit do mblidhen në orën 18:00 dhe të gjithë do protestojnë sipas mënyrës që ndjejnë për të protestuar, do jetë një marshim në rrugë, dhe presim një numër shumë të madh njerëzish, pasi na marrin në telefon dhe na thonë që mezi presim orën. Patjetër që është një protestë e Tiranës, por ne s’mund t’i përjashtojmë qytetarët që duan të vijnë nga rrethet. Sasinë kryesore të protestuesve e bëjnë qytetarët e Tiranës. Orari i pasdites i jep mundësinë çdo të riu që të vijë në protestë.

Të rinjtë janë pjesa thelbësore e çdo proteste, dhe besoj edhe në këtë ditë do na bashkohen me mijëra. Sot protestohet për të shkuar në një rrugë pa kthim drejt mosbindjes civile deri në arritjen e qeverisë teknike. Të bëhet në formatin e Maqedonisë së Veriut, tre muaj qeveri teknike, ku Rama të mos jetë absolutisht kryeministër. Një opozitë sot duhet të bëjë rezistencë, revoltë, që të rrezohet kjo narko-qeveri. Rezistencë me orë të tëra, rezistencë pa fund. Kjo është vetëm çelja e mosbindjes civile, nuk mbyllet sot. Le të marrë ditë muaj ne do t’ia arrijmë kësaj gjëje, s’do bëjmë asnjë pakt deri në mosbindje civile. Çdo protestë kombëtare shkon përtej PD-së. Është populli shqiptar përballë Ramës.

Nuk do ketë më normalitet shoqëror, do shkohet drejt grevave, bojkoteve, drejt bllokimve, të paralizimit të jetës ekonomike-sociale, që është një jetë e intubuar. Të gjitha forcat opozitare në opozitë janë të ftuara t’i bashkohen protestës në mosbindje civile. Kjo është një kërkesë e qytetarëve që s’duan më fjalime, duan marshim. Njerëzit duan t’i dalin ballë Edi Ramës. Sot do jetë protestë e nivelit të Europës Perëndimore, Gjermanisë, Italisë, Spanjës. ”

The post Mosbindja civile drejt Surrelit? Xhaferri: S’do ketë më normalitet, nuk përjashtohet asnjë skenar, e di vetë turma appeared first on Sot News | Lajme.

Kanosi kolegët e tij pas një mosmarrëveshje të çastit, bie në pranga zyrtari i lartë i uniformave blu

7 October 2024 at 13:18

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Kanosje”.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë. Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

The post Kanosi kolegët e tij pas një mosmarrëveshje të çastit, bie në pranga zyrtari i lartë i uniformave blu appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik, këshilla dhe motivim: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë

7 October 2024 at 13:13

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot nisjen e vitit të ri akademik 2024-2025 në Shqipëri.

Presidenti Begaj zgjodhi të përshëndesë studentët dhe pedagogët këtë vit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare e ndërkombëtare.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj këshilloi studentët të përkushtohen në studime për të dhënë modelin e arritjes së suksesit përmes mundit që shpërblehet dhe jo përmes rrugës së shkurtër të arritjeve pa meritë: “Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!”

Presidenti i Republikës inkurajoi studentët të ndjekin shembuj motivues. Ndërsa jemi në “Tetorin e librit”, Presidenti Begaj rekomandoi “Make Your Bed” të Admiralit William H. McRaven, një libër që të frymëzon me këshillat e tij, filozofia e të cilit është: Nëse nuk arrijmë të bëjmë siç duhet gjërat e vogla, ne nuk do të mundim të kryejmë asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha. Gjërat e vogla mund t’ju ndryshojnë jetën dhe ndoshta botën”.

“Patjetër që shembuj pozitivë ka plot”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili ndau me studentët edhe modelet shqiptare që frymëzojnë:

“Dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut. Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni”.

Presidenti i Republikës përgëzoi të rinjtë që kanë zgjedhur të qëndrojnë e të studiojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi si detyrim të autoriteteve shtetërore plotësimin e kushteve të jetës universitare, si dhe garantimin e tregut të punës.

“Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – u shpreh, ndër të tjera, Presidenti Begaj, i cili, duke iu referuar avancimit të pandalshëm të teknologjisë, theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të përgatiten për sfidat e të ardhmes duke thelluar njohuritë dhe përvetësimin e aftësive të reja.

Presidenti i Republikës inkurajoi studentët të fokusohen në jetën universitare dhe të kërkojnë çdo të drejtë që u përket: “Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare!

Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet nga ju!”

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u kërkoi drejtuesve të universiteteve dhe pedagogëve të jenë udhërrëfyes dhe frymëzues për të rinjtë përmes promovimit të lirisë akademike, investimeve në kërkimin shkencor dhe rritjes së cilësisë së edukimit, një nga elementët thelbësorë për rininë shqiptare.

The post Begaj uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik, këshilla dhe motivim: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile nga opozita, Kaso: Shifrat flasin për një pjesëmarrje masive, ja cilat janë kërkesat tona

7 October 2024 at 12:57

Mbahet sot protesta e opozitës, ku Partia Demokratike në orën 18.00 do të zbresë në shesh kundër qeverisë, në një protestë që është paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e tjera.

Në Kryesinë e PD u vendos që të jetë një protestë marshim në formën e mosbindjes civile dhe shifrat flasin që do të ketë pjesëmarrje masive të protestuesve nga rrethet dhe degët e PD-së, tha drejtuesi politik i PD për qarkun Korçë, Ivi Kaso, i ftuar në një intervistë televizive.

“Informacioni ne selinë e PD-së është se ka një mobilizim të madh të degëve të PD-së në rrethe ashtu edhe në Tiranë për të siguruar një pjesëmarrje masive, të paktën të militantëve të PD-së, të asaj pjese të strukturë që ka kohë që e pret një protestë të tillë.

Sigurisht pa lënë mënjanë, edhe aspektet e rëndësishme të sensibilizimit në një mase të madhe të qytetarëve që kanë 1001 arsye për të protestuar dhe jo të fundit edhe objektivi politike që ne kemi synuar, që është krijimi i një qeveri teknike që do të garantonte zgjedhjet por sikundër edhe kërkesa për lirimin e liderit të PD-së, nga persekutimi dhe burgosja politike.

Jemi duke verifikuar shifrat e raportuara nga degët dhe gjithçka tregon se ka për të pasur një pjesëmarrje masive, kundrejt gjithçkaje që po bën pushteti për të dekurajuar njerëzit që të vijnë me historinë sikur në Tiranë do bëhet nami.

Sigurish ka për të qenë protestë e pazakontë por të gjithë janë të inkurajuar që të vijnë të protestojnë bashke me ne.”

Sipas Kasos, kërkesa kryesore në këtë protesta ka të bëj me nismën e krijimit të mundësive për zgjedhje të drejta dhe të lira.

“Kërkesat tona janë kryekëput politike dhe situata është edhe me rëndësi sepse i takon çështjes së zgjedhjeve, kërkesa jonë kryesore ka të bëj e procesin e ardhshëm zgjedhor përmes një qeverie teknike e cila duhet garantojë procesin zgjedhor, garantimi i rregullave të barabarta në një fushë zgjedhore. Kemi parë n

Tu japim mundësi që të bëjmë zgjedhje e të mos bëjnë votime. Siç është qëllimi i Ramës që të mos i lër shqiptarët që të bëjnë zgjedhje të lira.”

The post Mosbindja civile nga opozita, Kaso: Shifrat flasin për një pjesëmarrje masive, ja cilat janë kërkesat tona appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta sotme e opozitës, Partia Republikane thirrje qytetarëve për t’ju bashkuar tubimit

7 October 2024 at 12:40

Partia Republikane e Shqipërisë ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës, duke bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve.

Në një deklaratë, ata theksojnë se kjo është një mundësi për të protestuar jo vetëm për të drejtat e opozitës, por edhe për të mirat e çdo shqiptari dhe për të ardhmen e vendit.

Kjo protestë vjen pas thirrjeve për mosbindje civile nga Partia Demokratike dhe figura të tjera opozitare, me Partinë Republikane që tani i është bashkuar këtij apeli.

Sipas tyre, është e domosdoshme që shqiptarët të reagojnë, duke theksuar se vendi është nën kontrollin e një personi të vetëm, kryeministrit Rama.

Kjo situatë, sipas Partisë Republikane, kërkon angazhim dhe unitet nga të gjithë qytetarët për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

“Sot shqiptarët do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Sot nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë cdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqipëtarëve.

Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhëra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.

Asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Votat blihen dhe vidhen me një ushtri patronazhistësh dhe banditësh, që bëjnë shantazh në emër të shtetit. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë.

Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Pushteti gjyqësor përdoret si armë politike kundër opozitës, në kundërshtim me Kushtetutën, kodet dhe ligjin.

Cdo shqiptar sot duhet të kuptojë se nuk është duke soditur fatin e opozitës, por fatin e tij dhe familjes së tij. Ky pushtet po hyn në cdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.

Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë!”

The post Protesta sotme e opozitës, Partia Republikane thirrje qytetarëve për t’ju bashkuar tubimit appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptari qëllon me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase në Itali, adoleshenti në gjendje kritike për jetën

7 October 2024 at 12:29

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka plagosur rëndë djalin e partneres së tij ukrainase. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një debati mes shqiptarit dhe 18-vjeçarit në banesën në Novate Milanese. I riu është qëlluar me plumb në qafë nga 45-vjeçari dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda në Milano.

Ndërkohë, shqiptari u arrestua për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetimeve paraprake, të shtënat ndodhën pak pas orës 03:30 të mëngjesit. Nuk dihet nëse në momentin e debatit ka qenë e pranishme edhe nëna e të riut, 39-vjeçarja ukrainase. Në shtëpinë ku ndodhi ngjarja u gjet një gëzhojë, nga arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila rezulton e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo.

The post Shqiptari qëllon me plumb në qafë djalin e të dashurës ukrainase në Itali, adoleshenti në gjendje kritike për jetën appeared first on Sot News | Lajme.

U sulmua nga ushtria ukrainase, shpërthen depoja ruse e naftes në Krime

7 October 2024 at 12:18

Ushtria ukrainase ka kryer një sulm në një terminal nafte në brigjet e gadishullit të okupuar të Krimesë, i fundit në një valë sulmesh që synojnë objektet energjetike të kontrolluara nga Rusia.

Zyrtarët në Kiev thanë se forcat raketore të vendit filluan sulmin gjatë natës në terminalin Feodosia, objekti më i madh i përpunimit të naftës në gadishull. Nuk raportohet për viktima nga shpërthimi.

Një emergjencë në nivel komunal është shpallur, me 300 njerëz të evakuuar nga Feodosia për shkak të zjarrit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Në një deklaratë që njoftonte sulmin, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se produktet e naftës të dërguara nga terminali po përdoreshin për të “plotësuar nevojat e ushtrisë pushtuese ruse”.

Kievi ka thënë se sulmet e tij në objektet energjetike ruse janë një hakmarrje e drejtë për sulmet e Moskës në infrastrukturën e saj energjetike, të cilat shpesh kanë zhytur miliona në errësirë.

The post U sulmua nga ushtria ukrainase, shpërthen depoja ruse e naftes në Krime appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e ditës së sotme nga opozita/ PD mbledhje në seli, ja dy skenarët që mund të vihen në zbatim gjatë tubimit

7 October 2024 at 12:08

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e opozotës e cila është paralajmëruar se do të mbahet në orën 18:00. Pak orë para protestës në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë. Ky takim po mbahet në kuadër të protestës ndërsa raportohen se dy janë skenarët në lidhje me tubimin.

Mësohet se fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria e më pas ata do të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore. Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

The post Protesta e ditës së sotme nga opozita/ PD mbledhje në seli, ja dy skenarët që mund të vihen në zbatim gjatë tubimit appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, REL analizë: Lufta në Liban e Gazë po vazhdon

7 October 2024 at 11:39

Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilët militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Ndërkohë, ushtria izraelite i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Bejrut dhe inkursionin në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 6:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se gjatë ceremonisë së udhëhequr nga Herzog u shkrepën katër raketa nga Gaza drejt vendbanimeve të njëjta izraelite që ishin sulmuar në fillim të sulmit të vitit të kaluar. Ceremonia nuk u pengua, sipas ushtrisë.

Në Jerusalem, të afërmit e rreth 100 pengjeve që ndodhen ende në robërinë e Hamasit, shumë prej të cilëve besohet se janë të vdekur, u mblodhën pranë rezidencës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe qëndruan në heshtje në shenjë proteste ndaj asaj që të afërmit e quajnë dështim të Qeverisë për t’i liruar më të dashurit e tyre.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë Gazë, ku i ka vrarë afro 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Ushtria izraelite tha më 7 tetor se gjatë vitit të fundit i ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve.

Konflikti në Gazë është duke u zhvilluar ende, ndërsa Izraeli tani po lufton në një front të dytë në jug të Libanit kundër Hezbollahut. Mëngjesin e 7 tetorit, Hezbollahu, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, hodhi raketa në qytetet veriore të Izraelit, Haifa dhe Tiberias, duke shkaktuar dëme dhe disa lëndime të lehta, sipas policisë izraelite.

Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo edhe krahun e tij politik, i cili ka ulëse në parlamentin libanez. Në javët e fundit, Izraeli ka bombarduar periferitë jugore të Bejrutit dhe është duke e kryer një inkursion tokësor në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar Hezbollahun.

Fushata e Izraelit kundër Hezbollahut nxiti patronin e grupit, Iranin, të përgjigjet duke sulmuar shtetin hebraik me një breshëri raketash, pjesa dërrmuese e të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore izraelite pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, por sulmi ringjalli frikën për shpërthimin e një konflikt më të gjerë rajonal.

Më 6 tetor, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e kërcënoi Iranin se ai mund të përfundojë duke u dukur si Bejruti apo Gaza – të cilat gjithashtu janë shkatërruar gjatë vitit të fundit – nëse Teherani tenton ta dëmtojë më shumë Izraelin.

“Iranianët nuk prekën aftësitë e forcave ajrore. Asnjë avion nuk u dëmtua, asnjë skuadron nuk u nxor jashtë përdorimit”, tha Gallant në lidhje me sulmin raketor iranian, i cili shkaktoi pak lëndime dhe dëme të vogla në dy baza të forcave ajrore.

“Kushdo që mendon se një përpjekje e thjeshtë për të na dëmtuar do të na dekurajojë nga ndërmarrja e veprimeve, duhet të shohë [operacionet e Izraelit] në Gazë dhe Bejrut”, tha ai.

Izraeli tha më herët se kreu një sërë “sulmesh të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës që i përkasin Hezbollahut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se baza e Hezbollahut në zonë u godit nga më shumë se 30 sulme. Një pikë karburanti dhe një magazinë me pajisje mjekësore u goditën nga sulmet ajrore. Shumë vëzhgues thanë se këto sulme ishin më të fuqishmet deri më tani nga sulmet ajrore të Izraelit në javët e fundit.

Izraeli ka bombarduar periferitë e Bejrutit për shumë ditë me radhë, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe ndoshta pasardhësin e tij të mundshëm, Hashem Safieddine. Burime të sigurisë kanë thënë se Safieddine nuk është shfaqur prej 4 tetorit, pas një sulmi ajror izraelit afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit, i cili thuhet se e kishte në shënjestër atë. Hezbollahu nuk ka komentuar për Safieddine.

Izraeli thotë se Nasrallah u vra në një sulm ndaj selisë së komandës qendrore të grupit në Bejrut më 27 shtator. Dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters më 6 tetor se as nga Ismail Qaani, komandant i Forcës Quds – krahu i jashtëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) –nuk është dëgjuar kohët e fundit, prej kur udhëtoi për në Liban. Deklaratat e 6 tetorit nga Shtetet e Bashkuara – aleati më i rëndësishëm i Tel Avivit – treguan se ka zemërim me shtrirjen e veprimeve ushtarake të Izraelit.

“Trysnia ushtarake mund ta mundësojë në disa raste diplomacinë. Natyrisht, trysnia ushtarake mund të çojë gjithashtu në llogaritje të gabuara. Mund të sjellë pasoja të padëshiruara”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë.

Zëdhënësi tha se Uashingtoni mbështet veprimet e Izraelit për t’i luftuar elementet ekstremiste, por shtoi se liderët e SHBA-së nuk i mbështesin sulmet ndaj infrastrukturës civile. Izraeli thotë se sulmet ndaj Hezbollahut kanë për qëllim të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre në veriun e Izraelit./ REL

The post Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, REL analizë: Lufta në Liban e Gazë po vazhdon appeared first on Sot News | Lajme.

Moti i keq, 6 rajone të Ukrainës prej disa ditësh pa energji elektrike

7 October 2024 at 11:23

Ukraina ka njoftuar se 105 vendbanime në gjashtë rajone të vendit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.
Ministria e Energjisë theksoi se rajonet më të prekura përfshijnë Khmelnytskyi, Kiev, Chernihiv, Odesa, Sumy dhe Chernivtsi.

Rreth 500 vendbanime janë goditur gjithashtu nga ndërprerje të energjis6 rajone të Ukrainësë për shkak të teknologjive dhe konflikteve që vazhdojnë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sistemi energjetik i vendit, megjithatë, është i balancuar, por sulmet e vazhdueshme nga forcat ruse po e vështirësojnë operimin.

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar nga qytetarët që të kufizojnë përdorimin e energjisë gjatë orëve të pikut, ndërsa përgatiten për dimrin e vështirë që po afron.

The post Moti i keq, 6 rajone të Ukrainës prej disa ditësh pa energji elektrike appeared first on Sot News | Lajme.

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

7 October 2024 at 11:08

Lidhur me ngjarjen e shënuar mbrëmjen e shkuar në fshatin Gjashtë, në Sarandë, kanë dalë të tjera detaje. 65-vjeçari Gëzim Bizoni gjeti vdekjen pasi është goditur me shishe në fytyrë teksa autor dyshohet të jetë 42-vjeçari Admir Beqiri i cili është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas arrestimit autori është dërguar në spital për të përcaktuar gjendjen e tij.

Sipas policisë 42-vjeçari ishte në gjendje tepër të dehur madje nuk ishte larguar as nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu dyshohet që edhe viktima të ketë qenë në gjendje të dehur. Mësohet po ashtu se dy personat që e shoqëronin kishin rreth një vit që jetonin në shtëpinë e viktimës të 65-vjeçarit Gëzim Bizoni bënin një jetë jo të rregullt. Sipas mjekut ligjor viktima është nisur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

The post Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në kryeqytet

7 October 2024 at 10:43

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Shkozë. Mësohet se pas një sherri që dyshohet për motive të dobëta ngjarja ka agravuar në plagosje.

Sipas burimeve, shkak për sherrin është bërë një parakalim i gabuar. Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës. Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.

The post Sherr për një parakalim të gabuar, plagoset me thikë një person në kryeqytet appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌