Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Aksident i 3-fishtë në Berat, plagoset një person

By: Ela
8 October 2024 at 19:29

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen Mangalem, Berat. Automjeti tip Opel me targa te huaja ka goditur mjetin tip Volkswagen me targë AA 590 ZB i cili ishte në pritje të semaforit. Nga goditja e fortë është dëmtuar gjithashtu dhe mjeti […]

The post Aksident i 3-fishtë në Berat, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

“Jeta e Tokës është në rrezik”, shkencëtarët tregojnë zbulimet e fundit

By: Ela
8 October 2024 at 19:05

Shumë nga “shenjat vitale” të Tokës kanë arritur në ekstreme rekord, duke treguar se e ardhmja e njerëzimit varet në balancësipas asaj që bëjnë me dije një grup i ekspertëve më të vjetër të klimës në botë. Gjithnjë e më shumë shkencëtarë po shikojnë tani mundësinë e kolapsit të shoqërisë, thotë raporti, i cili vlerësoi […]

The post “Jeta e Tokës është në rrezik”, shkencëtarët tregojnë zbulimet e fundit appeared first on BoldNews.al.

Hungaria bllokon BE-në: Ndihma për Ukrainën të vendoset pas zgjedhjeve në SHBA

8 October 2024 at 19:54

Qeveria e Hungarisë konfirmoi të martën se do të bllokojë huanë prej 35 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka propozuar për ekonominë e rraskapitur të Ukrainës derisa Shtetet e Bashkuara të zgjedhin presidentin e ri më 5 nëntor.

Huaja do të përdorë fitimet nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse në mënyrë që Kievi të shlyejë gradualisht paratë e marra, me përjashtim të atyre nga arkat evropiane. Vende të tjera aleate pritet të bashkohen për ta çuar huanë totale në 45 miliardë euro.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për stabilitetin afatgjatë të planit të paprecedent, duke qenë se sanksionet e BE-së mbi asetet e ngrira duhet të ripërtërihen çdo muaj në mënyrë unanime. Kjo do të thotë se në çdo moment, një shtet anëtar mund të parandalojë ripërtëritjen, të zhbllokojë asetet dhe të hedhë poshtë të gjithë projektin.

Hungaria në veçanti ka fituar reputacionin e bllokueses së sanksioneve derisa siguron koncesione të kontestuara, disa prej të cilave favorizojnë interesat e Kremlinit.

“Ne besojmë se për këtë çështje duhet të vendoset pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Ky është qëndrimi i Hungarisë”, ka deklaruar ministri hungarez i Financave, Mihály Varga.

Ai argumentoi se dy kandidatët presidencialë, Kamala Harris dhe Donald Trump, kanë qëndrime të ndryshme sa i takon agresionit rus, ndaj dhe blloku duhet t’i marrë hapat e ardhshëm bazuar në zgjedhjen që do të bëjnë qytetarët amerikanë.

Nga kryeministri hungarez nuk ka pasur një koment, por Viktor Orban disa herë e ka shprehur simpatinë e tij për miliarderin e pasurive të patundshme.

The post Hungaria bllokon BE-në: Ndihma për Ukrainën të vendoset pas zgjedhjeve në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Përplasen 3 automjete në Berat, plagoset një person

8 October 2024 at 19:24

Një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen Mangalem, ku automjeti tip Opel me targa te huaja ka goditur mjetin tip Volkswagen me targë AA 590 ZB i cili ishte në pritje të semaforit.

Nga goditja e fortë është dëmtuar gjithashtu dhe mjeti Mercedes Benz i cili ndodhej përpara makinës Volkswagen.

Si pasojë e këtij e këtij aksidenti një nga pasagjerët që ndodhej në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu ku bënë këqyrjen e terrenit për të nxjerrë dhe shkaqet që sollën aksidentin ku u përfshinë tre automjete.

 

The post Përplasen 3 automjete në Berat, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.

“Abuzonte me 2 vëllezërit shqiptarë” – Gazetari sqaron vrasjen makabre në Greqi

8 October 2024 at 18:59

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga dy vëllezërit Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka mbrëmjen e së hënës në Greqi.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit, dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.
Ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi. Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin. Të tre burrat u takuan mbrëmjen e së hënës dhe patën një konflikt të ashpër, gjatë të cilit akuzuan 28-vjeçarin se i kishte përdhunuar në Shqipëri kur ishin ende fëmijë.

Më pas 28-vjeçari mësohet se u ka thënë: “Kanë vite që kanë ndodhur këto gjëra, le t’i harrojmë”, ndërsa dy vëllezërit u përgjigjën: “nuk harrojmë asgjë, as nuk e kemi kaluar”. Më pas nisi sherri i cili përfundoi në rrugën Chanion me vrasjen e 28-vjeçarit.

Gazetari shqiptar në Greqi Etmond Guri tha në emisionin People në Euronews Albania se dëshmia  e dy autorëve ka qenë kryelajm në të gjitha mediat helene dhe ka tronditur gjithë opinioin publik.

“Viktima është kushëri i parë i autorëve. Viktima sipas dëshmisë së dy autorëve, kur këta të fundit kanë qenë 6 dhe 8 vjeç ka abuzuar me ta seksualisht. Kohët e fundit 28-vjeçari ka udhëtuar në Greqi, atyre siç janë shprehur në polici, u janë rikthyer kujtimet e hidhura. E kanë diskutuar këtë gjë me nënën dhe babanë, që ka kontaktuar 28-vjeçarin i cili i ka dhënë një përgjigje provokuese, që e ka acaruar situatën. Pasi ka ndodhur krimi, kanë shkuar në shtëpi, kanë lajmëruar nënën për atë që ka bërë dhe së bashku janë dorëzuar në polici”, tha gazetari Guri.

The post “Abuzonte me 2 vëllezërit shqiptarë” – Gazetari sqaron vrasjen makabre në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Biden: Uragani Milton mund të jetë më i keqi që ka goditur Floridën në 100 vjet

8 October 2024 at 18:37

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha të martën se uragani Milton që pritet të godasë Floridën ka potencialin të bëhet “një nga stuhitë më të këqija” që SHBA ka parë në 100 vjet.

Biden përsëriti thirrjet për banorët e Floridës që jetojnë në zonat që pritet të preken më shumë  që të largohen tani pasi ai thotë se është “çështje jete dhe vdekjeje”.

Biden u pyet për rreziqet e dezinformatave të përhapura nga liderët politikë në vazhdën e një fatkeqësie të mundshme klimatike, siç shihet në pasojat e uraganit Helene.

Kandidati republikan për president Donald Trump është akuzuar për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me përgjigjen federale ndaj Helene, duke përfshirë komente të pavërteta rreth asaj se si janë shpenzuar paratë e ndihmave, si dhe sa ndihma janë në dispozicion për banorët e prekur.

Biden tha se “ata që e bëjnë këtë, e bëjnë për të dëmtuar administratën”.

Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të shoqërohet me erëra deri në 280 kilometra në orë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.

“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden: Uragani Milton mund të jetë më i keqi që ka goditur Floridën në 100 vjet appeared first on Euronews Albania.

“Duan të më arrestojnë”, protestuesi i PD: Policia më terrorizoi nënën

8 October 2024 at 18:06

Maringlen Doçi është një prej protestuesve të PD në protestën që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania ai tregoi se policia i ka rrethuar shtëpinë e prindërve në Kurbin që ta arrestojnë duke i terrorizuar familjarët.

Ai pranoi se ka qenë pjesë e protestës së PD madje ka qenë drejtues i protestës për Thumanën, ndërsa e cilësoi terror dhunimin e shtëpisë së tij në kohë që ai nuk ndodhej aty pasi jeton në Tiranë dhe nuk ka asnjë njoftim të sakë nëse është i shpallur në kërkim apo jo.

“Policia e Kurbinit ka shkuar në shtëpinë e prindërve, ka hyrë me një furgon brenda oborrit, është ndeshur me nënën time. Kanë thënë kërkojmë Mariglen Doçi, duam të bëjmë një kontroll, nëna i ka ftuar të hyjnë, kjo ka ndodhur para 2 orësh. Kam qenë në protestë dhe e mbështes fuqishëm, më telefonin nëna, që dukej e frikësuar. Në mëngjes sot kam parë njoftimin e policisë për personat e  shpallur në kërkim nga policia dhe nuk e gjeta emrin tim. I thashë nënës që mund të kontrollojnë gjithçka, nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk më kanë kontaktuar fare. I kam kërkuar oficerit të policisë të më japë informacion çfarë kërkon në shtëpinë time, se unë vij vetë në komisariat, këto janë metoda terrori. Nuk kam asnjë njoftim të saktë nëse jam në kërkim apo jo”, tha ai.

The post “Duan të më arrestojnë”, protestuesi i PD: Policia më terrorizoi nënën appeared first on Euronews Albania.

Korrupsion i funksionarëve të drejtësisë, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Avni Bashukajn

By: Ela
8 October 2024 at 16:49

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Avni Bashukajn, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. GJKKO ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me një vit burg dhe e ka zëvendësuar atë me 2 vite shërbim prove, me kusht që i pandehuri […]

The post Korrupsion i funksionarëve të drejtësisë, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Avni Bashukajn appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrëshen, një i plagosur

By: Ela
8 October 2024 at 16:43

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Rreshenit, pranë një pike karburanti. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një nga makinat më pas ka devijuar nga korsia e rrugës dhe është përplasur me mjetin tjetër. Një nga drejtuesit nga mbetur i plagosur lehtë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen […]

The post Aksident në Rrëshen, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Bujqësia pa mbështetje në Berat, fermerët nuk marrin subvencione

8 October 2024 at 17:37

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë të qytetit të Beratit, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë.

Kjo zonë njihet për prodhimet bujqësore megjithëse vitet e fundit vihet re një interes i ulët i fermerëve për të shtuar të mbjellat, për shkak të problematikave të shumta që ata po hasin, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, fuqia punëtore apo dhe dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti.

Një çift bashkëshortësh u kthyen nga emigrimi për të investuar në bujqësi, por edhe pse ngritën një serë për kultivimin e prodhimeve bujqësore, ata tregojnë se mbështetjen nga shteti nuk e kanë marrë asnjëherë.

“Kemi 12 vjet serën dhe s’kemi marrë asnjë kokërr leku. Kemi kërkuar, nuk e plotëson thonë, por unë kam mundësi kam… vetëm të dy burrë e grua punojmë, nuk kam lekë ta marr punëtorin, ne vjet e hodhëm të tërë në kanal me 30 lekë, ja tani po shesim një çik”, tregon Xhevaire Fera, fermere.

Thuajse çdo vit fermerët e kësaj zone gjatë periudhës së dimrit hasen dhe me kapriçot e motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

 

 

 

The post Bujqësia pa mbështetje në Berat, fermerët nuk marrin subvencione appeared first on Euronews Albania.

Ndërron jetë në QSUT 37-vjeçarja, 2 ditë më parë kishte humbur foshnjën

8 October 2024 at 17:24

Një 37-vjeçare ka ndërruar jetë në QSUT. E reja ka humbur jetën dje në orën 7 të mëngjesit.

Fillimisht 37-vjeçarja ka qenë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë ku pas komplikacioneve është dërguar në QSUT.

37-vjeçarja Brunilda Deliu ka humbur foshnjën në bark ditën e shtunë teksa ishte e shtruar në këtë maternitet dhe më pas kanë nisur komplikacionet.

Vdekja nuk është raportuar ne polici dhe policia ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Para hetuesve bashkëshorti i të resë është shprehur se mjekët kanë bërë përpjekjet deri në fund dhe nuk ia dolën, nuk ka pretendime mbi shërbimin shëndetësor.

37-vjeçarja jetonte në Shkozë.  Familja e saj ka dashur ta çonte në Turqi, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk e kanë lëvizur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërron jetë në QSUT 37-vjeçarja, 2 ditë më parë kishte humbur foshnjën appeared first on Euronews Albania.

“100 të helmuar”, prefekti jep detajet nga Dibra: Ja ku dyshohet

8 October 2024 at 17:04

Një helmim masiv i qytetarëve ka ndodhur sërish në zonën e Dibrës.

Prefekti i Dibrës Nexhemdin Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se janë rreth 100 vetë mes të cilëve dhe fëmijë, që janë paraqitur me simptoma të njëjta helmimi dhe kanë marrë shërbim në spitalin e Peshkopisë.

A tregoi se problematike ka qenë situata me banorët e 2 njësive administrative, Fushë Ali dhe Kastriot, të cilat kanë pasur të vjella dhe diarre, kanë marrë shërbimin me serum dhe janë larguar në banesë.

Ditën e sotme, të shtruar në spital janë 5 fëmijë dhe 1 i rritur, bëri me dije prefekti.

“Që nga dje në orët e para ka pasur një fluks të shtuar kryesisht të banorëve të zonave Fushë Ali dhe Kastriot që janë paraqitur në spitalin rajonal, nga dje deri sot janë 100 raste me shenja të lehta të helmimit, të vjella dhe heqje barku. Qytetarët dhe fëmijët kanë marrë serum dhe janë larguar në banesë. 5 fëmijë dhe 1 i rritur janë të hospitalizuar. Nga dje mjekët e familjes kanë marrë kontakt me banorë të zonë, ujësjellës-kanalizimet kanë marrë mostra të ujit për analiza në fshatrat ku janë shfaqur rastet pasi dyshohet te jetë nga uji duke qenë se helmimi është masiv”, tha prefekti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “100 të helmuar”, prefekti jep detajet nga Dibra: Ja ku dyshohet appeared first on Euronews Albania.

Lindi fëmijën në rrugë, Demaliaj: Iu dha ndihma, nëna dhe vajza janë shumë mirë

8 October 2024 at 16:57

Një nënë e re i dha jetë fëmijës së saj në makinë, në zonën e Zogut të Zi mbrëmjen e të hënës, kur e gjithë Tirana zhurmonte nga protestat e opozitës.

E ndihmuar nga një qytetar, ajo u transportua menjëherë në spitalin universitarë të traumës brenda pak minutave nga lindja.

Në mënyrë të shpejtë, mjekët i dhanë ndihmën e parë 25-vjeçares dhe vajzës së saj të sapolindur.

Një orë më vonë, nëna dhe foshnja u morën nga ekipi i mjekëve të maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për t’ju dhënë gjithë shërbimin e nevojshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresha këtij spitali, profesor doktor Eljona Demaliaj thotë se të dyja nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë.

Ky është fëmija i dytë i gruas 25-vjeçare, e cila e solli në jetë në mënyrë natyrale, por jo nën asistencën e mjekeve por të të afërmes së saj dhe e ndihmuar nga një qytetar i panjohur për to.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindi fëmijën në rrugë, Demaliaj: Iu dha ndihma, nëna dhe vajza janë shumë mirë appeared first on Euronews Albania.

Inflacioni zbret në 1.9%, u rrit çmimi i mjeteve shkollore, ra çmimi i makinave

8 October 2024 at 16:49

Rritja e çmimeve në muajin shtator u zbut, teksa inflacioni zbriti në 1.9%, rezultati më i ulët që nga muaji tetor 2021, kur tregjet u kolapsuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 4.1% dhe sot ai ka shkuar në nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin gusht, çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.6% mesatarisht.

Duke parë grupmallrat, librat e mjetet shkollore, veshjet, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.5 deri në 4.6 për qind, ndërsa ushqimet 2.7%.

Ndërkohë, diferencën në nivelin e përgjithshëm e kanë bërë çmimet e transportit, përkatësisht makinat dhe riparimi i tyre te mekaniku, të cilat kanë rënë me 4.5%.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inflacioni zbret në 1.9%, u rrit çmimi i mjeteve shkollore, ra çmimi i makinave appeared first on Euronews Albania.

S’kanë shkollë, banorët e Niklës në protestë, bllokojnë rrugën

By: Ela
8 October 2024 at 15:52

Dhjetëra banorë te Niklës janë ngritur në protestë duke bllokuar rrugët kryesore pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar Ramazan Karaj. Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” në Nikël u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim […]

The post S’kanë shkollë, banorët e Niklës në protestë, bllokojnë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Nobeli për Fizikë u ndahet dy shkencëtarëve që zhvilluan inteligjencën artificiale

By: Ela
8 October 2024 at 15:38

Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në vendosjen e themeleve për inteligjencën artificiale. Hulumtimet e tyre në vitet ’80 e kanë shtruar rrugën për teknologjinë që mund të bëjë revolucion në shoqëri, ndonëse sa shkon e shton […]

The post Nobeli për Fizikë u ndahet dy shkencëtarëve që zhvilluan inteligjencën artificiale appeared first on BoldNews.al.

Pas 5 orësh, del nga ambientet e SPAK deputeti i PS 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:40

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas 5 orësh deputeti i PS Jurgis Cyrbja doli nga ambientet e  SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. 

Para gazetarëve ai tha se nuk ka komet në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?! 

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke. 

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”. 

Tradhtuan mosbindjen civile? Kryebashkiakët e Berishës shkojnë në takimin e Ramës 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:07

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, i cili u zhvillua sot, nuk kanë munguar as ata të opozitës. 

Ndonëse kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpallur protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë Rama, madje një javë më parë iu bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile. 

Ajo që u vu re sot ishte fakti se kryetarët e bashkive të drejtuara nga përfaqësuesit e PD kanë vijuar axhendën e tyre dhe janë paraqitur në Kryeministri. 

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës ishin pjesë e takimit me Ramën me kryetarët e bashkive. 

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë “me Partinë e Punës”. 

Guga: Mbi 2,100 mësues ndihmës këtë vit për nxënësit me aftësi të veçanta

8 October 2024 at 15:43

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me masat e marra për fillimin e vitit të ri 2024-2025 në sistemin e arsimit parauniversitar.

Të ftuar në komision ishin Nina Guga, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, Zamira Gjini, drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Politikave të Arsimit Parauniversitar dhe Rezarta Alla, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

Në fjalën e saj, Guga raportoi për një sërë masash të ndërmarra për të siguruar një ambient të sigurt, miqësor dhe edukues për të gjithë nxënësit në Shqipëri, kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes të gjitha strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

Si element kyç në këtë proces, Guga përmendi Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), i cili ka lehtësuar regjistrimin dhe transferimin e nxënësve në të gjitha shkollat e vendit, duke garantuar që çdo nxënës të ketë qasje të barabartë në arsim.

Për sa i përket sigurimit të një arsimi të barabartë dhe gjithëpërfshirës, zëvendësministrja shtoi se “mbi 2,100 mësues ndihmës do të mbështesin këtë vit nxënësit me aftësi të veçanta në shkolla”.

“Bëhet fjalë për mbi 200 mësues ndihmës më shumë se një vit më parë, të cilët do të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë në procesin edukativ të tyre, për të zhvilluar potencialin e tyre në mënyrë të plotë dhe efektive si dhe rreth 3500 bursa për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike”, tha ajo.

Më tej, Guga nënvizoi dhe rimbursimin e transportit falas për rreth 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues për largësinë nga shkolla, duke rritur aksesin në sistem.

Ajo u ndal po ashtu te mbështetja për nxënësit me tekstet falas, ku falë kësaj politike u garantohen çdo vit mbi 238 mijë nxënësve paketa e teksteve shkollore falas me një financim nga buxheti i shtetit rreth 9 milionë euro.

Guga foli po ashtu edhe për investimet në infrastrukturën shkollore, rritjen e pagave për personelin arsimor, disa nga risitë e kornizës së re të kualifikimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve ku theksoi sistemin e ri të kualifikimit të mësuesve sipas të cilit mësuesit të cilët hyjnë në sistemin tonë arsimor do të mbështeten për të arritur gradën ‘Mësues i kualifikuar’ në 3 vitet e para të karrierës së tyre duke ulur kështu kohën për të përfituar këtë shkallë kualifikimi.

Zëvendësministrja vijoi me raportimin mbi rolet e reja të mësuesit në shkolla, programet ekstra-kurrikulare si dhe mbështetjen e nxënësve me këshillim psikologjik dhe përkujdesin psikosocial si pjesë e politikave për një shkollë të sigurt, ekipet sportive në shkolla etj

Komisioni vijoi me pyetje, komente dhe sugjerime nga anëtarët. /m.m/

The post Guga: Mbi 2,100 mësues ndihmës këtë vit për nxënësit me aftësi të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon puna për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8

8 October 2024 at 14:55

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet.

Aktualisht në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, faza 2, po punohet me ritme të mira, ku aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga punimet që po kryhen në këtë aks të rëndësishëm, ku po vijon puna edhe për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”, u shpreh kryeministri.

Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50.12 km.

Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike.

/m.m/

The post Rama: Vijon puna për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌