Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Deputeti i PS-së del i lumtur nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur

By: V K
8 October 2024 at 15:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dalë pas 5 orësh nga Prokuroria e Posaçme. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, në lidhje me një padi të bërë nga deputeti i PD-së, Edi Paloka për kohën kur ka qenë drejtor Hipoteke në Durrës.

Pas daljes nga godina e SPAK, Çyrbja tha shkurtimisht për mediat se nuk është marrë i pandehur, pa dhënë më shumë detaje rreth dëshmisë së tij.

“Nuk jam marrë i pandehur. Nuk kam tjetër koment”, është shprehur shkurtimisht deputeti Çyrbja.

Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është paditur nga Partia Demokratike në vitin 2021 nën akuzën për kryerjev e veprës penale “shpërdorim detyre”.

“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, ka deklaruar Edi Paloka në vitin 2021, kohë kur ishte drejtues politik i Qarkut të Durrësit.

Vlen të theksohet fakti se edhe në vitin 2017, Çyrbja u denoncua nga opozita, si person që rezultonte i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit.

Deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Çyrbja ka dëshmuar në vitin 2017 në seancën ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja. Në atë kohë opozita reagoi ashpër duke kërkuar arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja.

The post Deputeti i PS-së del i lumtur nga SPAK: Nuk jam marrë i pandehur appeared first on Albeu.com.

Helmim masiv në Peshkopi/ Qytetarët mbushin spitalin, mes tyre dhe të mitur, ja detajet e para

By: V K
8 October 2024 at 15:09

Disa banorë në Dibër, kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë shtruar në spital. Sipas burimeve zyrtare, Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit”, njofton policia.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

The post Helmim masiv në Peshkopi/ Qytetarët mbushin spitalin, mes tyre dhe të mitur, ja detajet e para appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Motra: Më informoi pronari i lokalit, cila ishte biseda e fundit me vëllanë

By: V K
8 October 2024 at 14:19

Një rast urgjent për ndihmë mbërriti në redaksinë e emisionit “Me zemër të hapur”, ku i riu nga Vlora Dhimo Dhimaj, humbi kontaktet me familjen mëngjesin e datës 2 tetor dhe që prej 5 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Kushëriri i tij i parë ka ngritur alarmin për zhdukjen e 31-vjeçarit, teksa shprehet se Dhimo punonte kamerier te një lokal i njohur në Vlorë.

Pas trasmetimit të emisionit disa informacione mbërriten në redaksi.

Motra: “Ne çdo informacion na ndihmon. Na kanë dërguar një video, por nuk besoj se është një video e kohëve të fundit. Ne duam informacione të sakta. Dhimo është në video, por nuk besoj se është e kohëve të fundit. Unë e mësova zhdukjen e vëllait, kur më telefonoi pronari i tij. U shqetësuam dhe menduam ndoshta nuk ka bateri në celular, por kaluan ditë dhe asnjë informacion nuk kishte nga ana e tij. Herën e fundit kam folur me të dhe më ka kthyer përgjigje shkurt, duke thënë ‘jam mirë’.

Nuk më bënte të dyshoja, sepse mendoja kthen përgjigje shkurt se edhe lodhej nga puna, pasi punonte si kamerier.

Në gusht e kam takuar dhe ishte shumë mirë. Nuk kam kuptuar asgjë nga takimet me të. Shkova në shtëpi në Vlorë dhe çdo send i tij ishte aty, këpucët dhe çanta. Që pas datës 2 tetor komshinjtë thonë se nuk e kanë parë. Është hera e parë që largohet kështu. Jam shumë e shqetësuar, jam në stres. Nëse ka ikur vetë, të kthehet dhe se çdo problem do ta zgjidhim. Kam gjetur mandate që flasin për borxhe. Ne ia kemi marrë rrjetet sociale dhe nuk kemi gjetur asnjë kontakt të dyshimtë. Ne kemi jetuar veçmas, por kemi shkuar gjithmonë mirë”.

Djali i tezes, Ergysi:Shumë njerëz edhe janë tallur me rastin. Unë do doja që qytetarët e Vlorës të na ndihmonin më shumë”.

The post Zhdukja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Motra: Më informoi pronari i lokalit, cila ishte biseda e fundit me vëllanë appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i Berishës një ditë pas protestës: Nuk do ketë paqe, u dha leksioni se çfarë është opozita

By: V K
8 October 2024 at 13:43

Kryetari i PD Sali Berisha, një ditë pas protestës së opozitës në kryeqytet, doli me një mesazh falenderues ndaj të gjithë qytetarëve që dolën dhe iu përgjigjën thirrjes për mosbindje civile.

Berisha u shpreh se nuk do të ketë paqe nëse në Shqipëria nuk zhvillohen zgjedhje të lira, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama që të krijojë qeverinë teknike.

“Nuk duam fitore në tavolinë”,– tha Sali Berisha, i cili paralajmëroi edhe forma të tjera të protestës, si ngujime apo greva.

Berisha:Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Me këtë mesazh dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju qëndrestareve dhe qëndrestareve të pamposhtur.

Dua ta nis këtë fjalë, me një falënderim nga zemra për të gjithë ata qytetare dhe qytetarë guximtarë, që mbrëmë dhanë leksionin më të mirë se çfarë është opozita.

Ata mbrëmë ishin ndërgjegjja e kombit, zëri i njerëzve të heshtur, ishin ndërgjegjja e njeriut të civilizuar që kudo në botë ngrihet kundër padrejtësive, kundër tiranive.

Ata dje ngjanib me Feniksin, në fakt ishin udhëhëqësit, ishin prijësi, zoti i kryeqytetit, por dhe i Shqipërisë.
Zoti i madh i bekoftë!

Një falenderim i veçantë për të gjithë ata djem dhe vajza, që mbrëmë iu përgjigjën vjedhjeve se shekullit të inceneratorëve, sterilizimeve, Dubai City-t, parajsës së Edi Ramës, amnistisë së mercenarëve të Skrapit ndaj këtyre krimeve të mëdha, me mosbindje civile.

Një falënderim i madh për gjithë ata burra dhe gra, që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile burgosjeve politike të opozitës, proceseve me dëshmitarë të rremë, si në kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste.

Një falënderim për të gjithë ata guximtare dhe guximtarë që mbrëmë iu përgjigjën me mosbindje civile shndërrimit nga Edi Rama të procesit zgjedhor në farsë elektorale, dhe që dje dhanë mesazhin e qartë, se pa zgjedhje të lirë, Shqipëria nuk ka dhe nuk do ketë paqe!

Një mirënjohje të pafundme për të gjithë ata qëndrestare dhe qendrestarë që iu përgjigjën mbrëmë me mosbindje civile zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin e padrinos, zëvendësimin e Kushtetutës së Republikës me Xhaçko-Kushtetutë dhe të parlamentit të vendit me parlamentin e Spirogjokës, zëvendësimin e qeverisë me narkoqeverinë e padrinos dhe të lubive të pangopura, tao-taove të drogës”.

The post Mesazhi i Berishës një ditë pas protestës: Nuk do ketë paqe, u dha leksioni se çfarë është opozita appeared first on Albeu.com.

Mundje/ E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta

By: V K
8 October 2024 at 13:16

Erglena Domi u bë mundësja e parë shqiptare, që arrin të fitoja një medalje të artë në një kampionat ndërkombëtar.

Vajza kuksiane triumfoi në kategorinë U-15 në Ballkaniadën e Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur me tuç kundërshtarët nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

“Ndjehem shumë krenare për medaljen që kam fituar sepse te tria kundërshtarët ishin të forta. Kampionati në fakt ishte i fortë sepse të gjitha kishin një qëllim, por unë në fund ia arrita ta realizoja”,-u shpreh fillimisht Erglena Domi.

Në Ballkaniadë trajneri i Erglenës ishte Sadik Domi, ish-mundës dhe njëkohësisht babai i sportistes.

“Vajza bëri 3 ndeshje dhe në fund ishim shumë të gëzuar, sepse është e para vajzë shqiptare që merr medalje. Më vjen mirë edhe për Kukësin sepse ky sport ka qenë tradicional, por tani është harruar. Kemi qenë shumë mirë me djemtë, por tani po vijnë edhe vajzat”,-u shpreh Sadik Domi, trajner dhe babai i Erglenës.

Edhe pse mundja është një sport i paragjykuar për vajzat, Erglena fton bashkëmoshataret të ushtrohen për të përfituar benefitet që vijnë prej tij.

“Ju uroj të gjitha vajzave që kanë dëshirë të ushtrohen në sporte luftrake, siç është mundja, ta ushtrojnë pa frikë dhe të ecin sa më shumë më arritjet”,-tha Erglena Domi.

Me medalje të arta nga ballkaniada për Shqipërinë, erdhën edhe dy mundësit e tjerë të talentuar si Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut garuan 13 shtete.

The post Mundje/ E para vajzë shqiptare me medalje të artë, Erglena Domi: Krenare, babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta appeared first on Albeu.com.

Nuk harrojmë asgjë/ Vranë kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia tronditëse e dy vëllezërve

By: V K
8 October 2024 at 12:34

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga dy vëllezërit Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka mbrëmjen e së hënës në Greqi.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit, dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.

Ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi. Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin.

Të tre burrat u takuan mbrëmjen e së hënës dhe patën një konflikt të ashpër, gjatë të cilit akuzuan 28-vjeçarin se i kishte përdhunuar në Shqipëri kur ishin ende fëmijë.

Më pas 28-vjeçari mësohet se u ka thënë: “Kanë vite që kanë ndodhur këto gjëra, le t’i harrojmë”, ndërsa dy vëllezërit u përgjigjën: “nuk harrojmë asgjë, as nuk e kemi kaluar”. Më pas nisi sherri i cili përfundoi në rrugën Chanion me vrasjen e 28-vjeçarit.

17-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë ai që ka mundur ta godasë me thikë direkt poshtë qafës kushëririn e tij. Ky i fundit eci zvarrë në rrugën e Patisionit duke kërkuar ndihmë.

Ai është pikasur nga një veturë e policisë rrugore që po kalonte aty dhe polici thirri një ambulancë.

28-vjeçari u dërgua në spitalin Evangelismos, por nuk arriti që të mbijetonte duke humbur jetën.

Pothuajse një orë më vonë dy vëllezërit, së bashku me nënën e tyre, shkuan në stacionin policor të Kypselit dhe pranuan aktin e tyre. Ata pritet të dalin sot në gjykatë.

“E pashë duke ardhur nga kjo anë. Ai ndoshta as nuk e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur. Ai ra në tokë dhe u mblodh një turmë e madhe. Kishte shumë gjak, sollën peshqirë nga një dyqan dhe më pas erdhën dhe e morën”, tha një dëshmitar okular i vrasjes së 28-vjeçarit për SKAI.

The post Nuk harrojmë asgjë/ Vranë kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia tronditëse e dy vëllezërve appeared first on Albeu.com.

Komisioni hetimor për sterilizimin/ Plas sherri mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës: Pse nuk dole dje o cub…

By: V K
8 October 2024 at 12:06

Ditën e sotme, ka pasur përplasje të forta tek komisioni hetimor për sterilizimin.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca:Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit”.

Ina Zhupa:Po na përjashtove ti”.

Albana Vokshi:E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin”.

Plarent Ndreca:Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison”.

Voksh:Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp”.

Ndreca:Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo”.

Vokshi:Mos provoko se ke kaq ditë”.

Ndreca:Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush”.

Vokshi:Nuk flet dot me fjalor rruge”.

Ndreca:Është shqipe e pastër”.

Vokshi:Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor”.

Ndreca: “Zonjë nuk e ke pronë private këtë”.

Vokshi:Ti nuk e merr më fjalën”.

Ndreca:Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta”.

Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi

Vokshi:Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni”.

The post Komisioni hetimor për sterilizimin/ Plas sherri mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës: Pse nuk dole dje o cub… appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i bukës? Flet ekspertja e ekonomisë: Çfarë ndodh nga 1 nëntori

By: V K
8 October 2024 at 11:33

Nga 1 Nëntori, hyn në fuqi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në orët e pikut për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Kjo rritje do të zbatohet në periudhën e dimrit nga ora 18:00-22:00 dhe në periudhën pranverë-verë nga ora 19:00-23:00. Për kategorinë e parë, që përfshin vetëm furrat e bukës, çmimi do të rritet nga 7.6 lekë në 8.74 lekë/kWh.

Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike, pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, dha zgjidhjen sipas saj për këtë situatë, për të mos arritur në rritjen e çmimit të bukës.

“Por ne e dimë shumë mirë që furrat e bukës në fakt kanë rritje të kostos. Pagat e punonjësve janë të larta. Por është një problem te të gjithë tregtarët, që sapo del një vendim kanë tendencën për të rritur çmimet.

Akoma pa ardhur nëntori, ka patur një komunikim që do ketë rritje të çmimit të bukës. Kjo rritje do të jetë 15-20 lekë. Që në fakt është shumë për një produkt shporte, pra me një llogari të thjeshtë gjithë indeksimi i pensioneve shkon te buka.

Përsa kohë është me fashë orare, atëherë furrat e bukës e kanë të zgjidhur. Të mos prodhojnë në atë orë dhe kështu nuk u rritet kosto e për rrjedhojë nuk rritet as çmimi i bukës“, shprehet Radonshiqi.

Sipas ekspertes së ekonomisë, kostot e jetesës i kemi pothuajse njesoj me vendet e BE. Paga mesatare që familjet, duhet të kenë për të bërë një jetesë normale duhet të jetë 100 mijë lekë.

The post Rritet çmimi i bukës? Flet ekspertja e ekonomisë: Çfarë ndodh nga 1 nëntori appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi dhe i takon me presidentët e rajonit

By: V K
8 October 2024 at 11:31

Katër Presidentë të vendeve të rajonit, janë takuar me përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve në Malin e Zi nën organizimin e kreut të shtetit shqiptar, Presidentit Bajram Begaj.

Të pranishëm në takim, krahas Presidentit Begaj, ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç si edhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Takimi i përbashkët u organizua në Tivat të Malit të Zim, në kuadër të Samitit e Procesit të Brdo-Brijunit, teksa përfaqësuesit e shqiptarëve aty diskutuan mbi problematikat e tyre në këtë shtet si edhe proceset integruese në BE.

Një takim i ngjashëm u organizua nga Begaj edhe në Maqedoninë e Veriut, me rastin e Kongresit të Alfabetit.

“Për çështje madhore kombëtare, – theksoi Presidenti Begaj, ne si shqiptarë duhet të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake që na bëjnë të konkurrojmë me njëri-tjetrin, konkurrencë e cila është mirë të jetë e shëndetshme. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet”, – theksoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ne ndër vedi nuk mund të vendosim gardhe”,–u shpreh Kreu i Shtetit, i cili mbështeti nismat e ndërmarra për heqjen e barrierave në kufijtë e rajonit.

Kreu i Shtetit përgëzoi përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi, për atë që kanë bërë dhe bëjnë në interes të shqiptarëve dhe i këshilloi se është e rëndësishme të mos tolerojnë veprimet antishqiptare:

“Nëse ne shohim një qëndrim që bie ndesh me interesat e shqiptarëve, që bie ndesh me ëndrrat e shqiptarëve,me rrugëtimin tonë evropian, me qenien tonë në NATO, patjetër që këto gjëra nuk tolerohen, janë vijë e kuqe ndarëse. Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot. Ne kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, u shpreh se duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu, ai u shpreh se asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe.

The post Presidenti Begaj bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi dhe i takon me presidentët e rajonit appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Behar Bajri-Pëllumb Gjokës: Njëri do vdesë, se kujt do t’i bie lapsi s’e di…

By: V K
8 October 2024 at 11:21

Mes shumë bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, flitet për një seri ngjarje kriminale dhe planet e Bajrit, për të hequr nga qarkullimi Bardhok Pllanaj dhe Dorian Dulin.

Komunikimi nis në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, kur SPAK nisi operacionin “Asgjë nuk harrohet”, duke u arrestuar Viktor Imerin e Vlorës dhe persona të tjerë, përfshirë dhe Emiljano Shullazin, për ngjarjen e vrasjes së Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin.

Behari dhe Gjoka, komentojnë operacionin e SPAK duke u shprehur se: “…Viktor Imeri, paska shkuar me kamt e veta në polici…”.

Më tej, ata vijojnë bisedën duke folur për Dorian Dulin, një personazh ky që Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka e duan të vdekur.

Në bisedat e zhvilluara në aplikacioknin “Sky”, Behar Bajri, shprehet se ka ka ndërtuar një strategji të qartë që ka vetëm një pikësynim, duke treguar se Dorian Duli votimet nuk i ha, pasi i është prerë bileta.

Madje Bajri tregon se kanë për t’u vrarë dhe “Niklaqurët e Tomës, pasi me ta mburret ai”.

“…kam qef t’i çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët e Tomës kan me u vra, se këta ka Toma dhe me ta mburret Toma. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

Ndërsa më tej, Behari i thotë biznesmenit Pëllumb Gjokës se:

“…por nji ditë, kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai (Ardjani). Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell, e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do t’i bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

Gjoka-Bajri, flasin së bashku duke u shprehur se Dorian Dulit, ka mundësi t’ja heqin licencën e pikave kazinove dhe pikave të basteve, që ka në Shkodër.

Në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, Pëllumb Gjoka, i shkruan Behar Bajrit duke i thënë se: “…Dorit ka mundësi me ja hek liçencën, por mos i thuaj gja “Bushetës…(Nofka e një personazhi të Politikës Shqiptare)”.

Mirëpo, sipas kontekstin të bisedës që zhvillohet mes këtyre dy personazheve, duket se Behar Bajrit, nuk i intereson shumë heqja e liçencës Dorian Dulit, por arrestimi i tij.

Behari i shkruan Pëllumbit: “…A thu po e arrestojnë Dorin, se më kan than info këta të shtetit. Tesh nji muaj ka si më kanë thënë. A po e arrestojnë Dorin, këtë p*** motren, se nuk po laj vend me mujt me zen…Kishte ken tesh tek ky “Leksi i Druve…”.

“…Se di…”  i thotë Beharit, Pëllumb Gjoka duke shtuar se: “…ka kush mbron Dorin…”.

Behari ia kthen: “…Kush po e mbron Dorin…?”.

Pëllumbi: “…Pse nuk e di ti…?”

Behari: “…Jo nuk e di…por di që Toma Bardhokun e don të vdekur, kyt e di unë…për Bardhokun se Toma e don të vdekun”.

Pëllumbi: “…Nuk po flasim për Bardhokun…”.

Por Behar Bajri ia kthen se: “…jo kyt nuk e di, Ardjani e di ma mir…se tek ai parkohet më shpesh dhe ato që i ke thënë ti ka shkuar Ardjani ja ka thënë fill Tomës…Dhe Ardjani nuk man gja për vedi, fill me fol…”.

Por Pëllumbi ia kthen: “…E di, por nuk ja kam thanë unë…m’i ka thanë Ardjani…”.

Kurse Behar Gjoka i shkruan më tej se: “…a e ke shok apo asht në dy krahët ai?…se nuk e kuptoj hiq punën e tij…Për Benin (Arben Ndoka), s’kam çfarë flas por Ardjani asht me dy fytyra…”.

Sërish Pëllumbi i thotë Beharit se: “…ai (Ardjan Nikulaj) asht shok me mua, por kur e lyp Toma shkon e rrin me Tomën. Sa i jep naj tokë a naj garazh, bahet me Tomën…Po shok më ka prap…”.

Behari: “…Po e di, jama…. …Jo mu mi ka dhanë dy garazhë dhe nji hymje por me të, nuk jam shok. Veç me dit, e me ble e kam, se për mu kurvë ashtë e kurvë do mbetet…dhe nuk ashtë se i veshi këpucët për të as për vota as për asgja…”.

Pëllumbi: “…Unë nuk rri me dy palë njerëz që nuk shkojnë, unë maj një krah…”.

Por Behari ia kthen se: “…kush man dy krahë…? Ti nuk din gja, se ça asht tu sjell dhe flet në ajër…”.

Ndërsa biznesmeni Gjoka vijon t’i shkruajë Behar Bajrit duke i thënë se: “…Po mirë më shpjego ti që mos të rri në ajër unë….Bardhoku i lyp Dorit me u prish me Tomën…Dori thotë nuk prishem me ta, se e kam për gjithçka…”.

Njëherësh Behar Bajri ia kthen se: “…kam qef ti çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët e Tomës kan me u vra, se këta ka Toma dhe me ta mburret Toma. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se unë votë nuk ka prej meje. Dhe sa për ty nuk jam bukëshkelës dhe nuk rrij kurrë me hasmin tënd as mik nuk e baj kurrë, por janë disa gjara se do ti shpjegoj, se nuk janë ashtu ku ta realizoj, atëherë ke me kuptu. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

Por Behari ia kthen shkurt: “…Hap syt ti për vetin…”.

Ndërsa Behari i thotë: “…unë sytë e hapun i kam tan ditën, i njoh kurvat mirë se kush janë…i haj tan këta kurva. Por ke me i kuptu shumë shpejt dhe nuk të kam cilësu ma pak se vëllai jem dhe nuk të cilësoj ndryshe, por nuk du me të përzi, se këto i kam personale dhe dua ti qoj deri në fund, por nuk dua të dal në s’kenë me ty për asgja. Dhe përsa i përket votive fol ti me kë të duash dhe mua mrapa më ke…se nuk ta kam s’jedh shpinën se nuk jam Ardjani unë. Në muaj të fundit më ke mas vedit, se nuk jam me dy fytyra unë…”.

Pëllumbi ia kthen: “…O vëlla ti e din që unë dua me të pa sipër tanve…”. Unë kur të flas, të flas për të mirë. Me ba me kamngul unë as Ardiani nuk ma sjell shpinën…”.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…nese të vijn këto kurva…O nuk më intereson Ardjani, të baj qa të dojn të rrin dhe me Dorin, s’ka problem se po fiton prej tejet dhe prej vllasë së tij dhe kështu i mbydhi sytë. Por nji ditë kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai. Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do ti bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

Kurse Pëllumbi ia kthen: “…o vëlla hap prej shitjeve, ishalla…”.

Por sërish Behari vijon: “…o vëlla, Bardhokun do vras të parin i her, se i kam planifikuar tana nëse nuk më del në shteg deri në fund të Janarit…”. (Në fakt Bardhok Pllanaj u ekzekutua nga klani “Bajri” në 4 Prill në “Dobraç”). Veç Ardjanit mos i thuaj se pin i gotë, e nuk din ça flet…se ta blen Toma shumë…”.

Pëllumbi: “…Joooo, nuk flas unë, ca më duhet me fol…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…i kyt muj ta po vij e të takoj një natë për qejf e rrijmë, se nuk jam tu lëviz kërkund…”.

“…po hajde të rrimë e flasim, po hap sytë…”- i thotë Pëllumbi, Behar Bajrit.

Ndërsa ky i fundit ia kthen se: “…jam tu nejt veç këtej në qytet ku rrim, po nuk flej gjumë unë jo, i njoh këto kurva. Dhe hala nuk i kam vesh këpucët si me pa këta sa dorën e rand e kam, veç jam tu ble dhe tu pa terren. Kyt vit ta hajn…në janar e mrapa atë herë do të ndryshojë loja, ok…Natën…”.

Pëllumbi: “…shumë mirë je aty, flasim kur të takojm, natën e hap sytë…”.

 

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Behar Bajri-Pëllumb Gjokës: Njëri do vdesë, se kujt do t’i bie lapsi s’e di… appeared first on Albeu.com.

Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE

By: V K
8 October 2024 at 11:15

Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës, më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi.

Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës.

Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),

Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34-vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).

Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive, është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).

Rreth 9% e të anketuarve shqiptarë thonë se kanë përdorur matematikë më të avancuar, algjebër ose statistikë, për shembull llogaritje, regresione, simulime, që është më e ulët se në BE (16%) dhe në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (11%).

Përdorimi i matematikës së avancuar, ka më shumë gjasa te punëtorët më të rinj (10% dhe 14% e të anketuarve të moshës 25-34 dhe 35-44), sesa midis moshave më të vjetra (2% midis atyre të moshës 55-64 vjeç).

Përdorimi i matematikës së avancuar, kërkohet gjithashtu më shumë tek ata që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (12%) dhe shërbime (10%), për dallim nga ata që punojnë në industri apo bujqësi (6%).

Sipas anketës, shumica e punonjësve kryejnë aktivitete për zgjidhjen e problemeve në punën e tyre kryesore.

Afro gjashtë në dhjetë (58%) shqiptarë raportojnë se kryejnë aktivitete të zgjidhjes së problemeve të paktën shpesh si pjesë e punës së tyre kryesore , që është mbi mesataren e WB5 (52%).

Gratë kanë pak më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa burrat (61% kundrejt 56%).

Përfshirja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (70%) dhe shërbime (62%), për dallim nga ata që punojnë në bujqësi ose industri (48%)./ MONITOR

The post Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE appeared first on Albeu.com.

Rama kritika kryetarëve të Bashkive: Me ça merreni ju? Nuk keni bërë asnjë projekt

By: V K
8 October 2024 at 11:06

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takim me kryetarët e Bashkive, e nuk i ka kursyer kritikat për disa kryetar bashkie, që sic tha ai edhe pse kanë fondet në dispozicion nga qeveria, nuk kanë sjellë asnjë projekt.

Është në kufijtë e skandalozes tha Rama, duke theksuar se “është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë”.

“Ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki. Kemi vendosur në depoziton fonde nga qeveria.

Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku dhe nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë carë kokën.

Kjo është në kufijtë e skandalozes.

33 mijë persona sot shërbehen falë këtij shërbimi dhe shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes, 1 miliard e kusur lekë të reja, shuma që përmendi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies për projektet sociale, janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit.

Por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në të gjitha bashkitë janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë. Kjo është e paimagjinueshme.

Por me ca merreni ju se nuk e kuptoj? Nuk arrij dot ta kuptoj”, u shpreh kryeministri.

The post Rama kritika kryetarëve të Bashkive: Me ça merreni ju? Nuk keni bërë asnjë projekt appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë o guximtarë, bekimin e Zotit paçi ju që tmerruat Edvinin

By: V K
8 October 2024 at 10:41

Ditën e sotme, përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka bërë një postim lidhur me protestën e djeshme, ku ka përshëndetur protestuesit e opozitës, duke i quajtur guximtarë.

Mesazhi:

Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë O GUXIMTARË!

Bekimin e Zotit paçi ju që tmerruat mbrëmë Edvin “Drogën”, narko-qeverinë e lubive dhe “tao-taove”, narko-parlamentin e “spirogjokave”, narko-drejtësinë e “irenave” me pesë mbiemra dhe “altinëve” të pyetjes 1 milion euro!
Është radha jonë! O sot o kurrë. Fitore!

The post Sali Berisha: Mirëmëngjesi dhe ditë të mbarë o guximtarë, bekimin e Zotit paçi ju që tmerruat Edvinin appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK

By: V K
8 October 2024 at 10:30

Ditën e sotme, deputeti i PS për Durrësin, Jurgis Çyrbja është thirrur në SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se; Çyrbja do të japë deklarime në organin e akuzës në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka, gjatë kohës që deputeti mbante pozicionin e kreut të hipotekës së Durrës.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka dërgoi 3 vite më parë në SPAK deputetin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Në atë kohë Paloka tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë.

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit, duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.

The post Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, kryeministri i rikthehet punës, mbledh kryetarët e Bashkive

By: V K
8 October 2024 at 10:03

Pas operacionit, kryeministri Edi Rama i rikthehet axhendës politike. Mësohet se kreu i qeverisë do të mbledhë sot në një takim kryetarët e Bashkive.

Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 10:00 në ambientet e Kryeministrisë.

Ky takim vjen disa muaj pas takimit të fundit në muajin korrik, ku një nga detyrat kryesore që u la kryebashkiakeve ishte përshpejtimi i procesit të legalizimeve.

Kryeministri Edi Rama iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Ndërhyrja e disa ditëve më parë zgjati për 2 orë dhe u krye ekipi mjekësor nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë në QSUT, Doktor Arben Gjata.

Kreu i qeverisë iu nënshtrua operacionit për hernie inguinale.

The post Kreu një ndërhyrje kirurgjikale, kryeministri i rikthehet punës, mbledh kryetarët e Bashkive appeared first on Albeu.com.

Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër

By: V K
8 October 2024 at 09:37

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Ndërkohë, raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.

Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë

The post Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër appeared first on Albeu.com.

Foshnja 5-ditëshe humbi jetën në maternitet, flet babai: Mjekja na tha është shumë mirë, mora dhe fletëdaljen

By: V K
8 October 2024 at 09:10

Pak ditë pas vdekjes së një foshnje 5-ditëshe në maternitetin e Vlorës, familjarët kërkojnë drejtësi. Babai i fëmijës Neritan Halilaj, tregon ekskluzivisht ngjarjen e rëndë për gazetarin Enrik Mehmeti, teksa nuk mundet t’i mbajë lotët.

Trauma për dy prindërit e rinj, është ende e dukshme dhe Neritani i ka ende të freskëta në memorie momentet kur mori lajmin e hidhur dhe kërkon përgjigjet e pyetjeve të tij.

Sipas Halilajt djali ka qenë shumë mirë.

Ka qëndruar 4 ditë në spital, për shkak se i kishin dalë disa shenja si puçrra në trup dhe do merrte mjekimin për to.

Ditën e pestë do e nxirrnin madje kanë edhe fletë-dalje nga spitali, por nuk kanë mundur ta nxjerrin të gjallë prej andej.

Ai tregon momentet më të vështira të jetës së tij që kaloi. “Arsyen nuk e di, e di doktoresha pse”, thotë babai.

Halilaj tregon se e ka lajmëruar bashkëshortja, e cila ka parë djalin e pajetë rrethuar nga doktorët. Ka shkuar në spital teksa kur ka parë djalin pajetë i ka rënë të fikët.

Kur është përmendur Halilaj thotë se ka nisur të kërkojë shpjegime, por askush si ka thënë asgjë. Sipas tij, fajtore është mjekja që i ka dhënë mjekim të gabuar ose antibiotikë.

DËSHMIA

“Djali lindi shumë mirë, eci shumë mirë në të gjitha. Kam komunikuar me doktoreshën, i kam thënë ka gjë djali, jo më tha është shumë mirë s’ka asgjë. Vajta ditën e katërt për ta nxjerrë më tha do ta mbajmë dhe sot, nesër do ta nxjerrim. Kam folur me nusen gjatë gjithë kohës. Më tha nuk ka ardhur doktoresha akoma për të bërë vizitën. Ndërkohë erdhi doktoresha, bëri vizitën, të gjitha, i dha fletëdaljen për të dalë. I bëri atë gjilpërën e bebit. Nga ora 11:00 deri në 12:00 kishte atë serumin që po e bënte. Në atë kohë më merr nusja në telefon, më thotë nuk po reagon djali fare, është bërë sterr i zi. Gjeti doktorët atje nusja, pyeste nuk i kthenin përgjigje. Pas pak pyeti doktoreshën, ajo i tha djali nuk ka shenja jete. Dyshoj që e ka doktoresha të gjithë fajin, çfarë ka bërë ajo nuk e di”, tha Halilaj.

Babai i fëmijës që humbi jetën thotë se e ka denoncuar në polici dhe në gjykatë. “Ia lë drejtësisë çështjen në dorë ta zgjidhi, në rast të kundërt do ta zgjidh vetë”, thotë ai. Shpresat tek drejtësia i ka të pakta por shpreson se për këtë rast nuk do të ketë tolerime.

“Që të humbasë një foshnjë jetën për një orë, unë nuk e di. Ku është arsyeja që ky fëmijë humbi jetën”?- tha babai.

“Unë do ta vazhdoj luftën deri sa ta gjej pse ka humbur jetën fëmija. Kurrë në botë nuk ia fal doktoreshës. Gjendja jonë është shumë kritike. Mirë djali që më humbi jetën, por nusja që ma kishin lënë të shtrirë atje, i kishte rënë 4 herë të fikët e nuk e kishin zënë me dorë. Çfarë prisnin të humbte dhe kjo jetën?! Mos e pyet çfarë traume?! Mos i rënë askujt kjo që më ka rënë mua”, deklaron ai.

Fëmija që humbi jetën ishte fëmija i dytë i familjes Halilaj. Neritani është babai i një vajze 5-vjeçe, tek e cila gjen forcën për të jetuar dhe vazhduar betejën siç tregon edhe vetë me çdo kusht.

The post Foshnja 5-ditëshe humbi jetën në maternitet, flet babai: Mjekja na tha është shumë mirë, mora dhe fletëdaljen appeared first on Albeu.com.

Vranë kushëririn dhe e braktisën në rrugës, zbulohet identiteti i dy autorëve shqiptar (EMRAT)

By: V K
8 October 2024 at 08:29

Zbardhen identitetet e autorëve të vrasjes në Athnë, ku një 28-vjeçar u la i plagosur anës rrugës, për të ndërruar më pas jetë në spital.

Autorët e dyshuar janë kushërinjtë e viktimës, Enis Loka 17-vjeç, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka, sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje.

Ngjarja
Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjeçarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.
Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezërit, 17 dhe 19-vjeç, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

The post Vranë kushëririn dhe e braktisën në rrugës, zbulohet identiteti i dy autorëve shqiptar (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës

By: V K
8 October 2024 at 08:22

Ditën e djeshme, opozita protestoi për gati 4 orë kundër qeverisë, duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile, siç e konsideroi edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov.

Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike, u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku u hodh gjithashtu molotov.

Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste, e cila ishte një nga institucionet ndaj së cilës u hodh më shumë molotv duke djegur edhe banderolën në katin e sipërm me portretin e kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi rreth orës 22:00, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime.

Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë.

Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.

Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

Gjatë protestës u raportua nga policia se u dëmtuan 12 efektivë.

The post Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja

By: V K
8 October 2024 at 08:00

Sot, më 08 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 89.5 lekë dhe shitet me 90.7 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja appeared first on Albeu.com.

❌
❌