❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë

By: V K

Sinoptikani i njohur Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, nĂ« njĂ« lidhje direkte pĂ«r Klan News, shprehet se gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve pritet qĂ« tĂ« kemi temperatura tĂ« larta qĂ« shkojnĂ« deri nĂ« 29 gradĂ« Celsius.

Sipas tij, do të kemi vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime dhe rritje temperaturash, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave.

Hakil Osmani: “Vendi ynĂ« ditĂ«n e sotme mbetet nĂ«n mbizotĂ«rimin e vranĂ«sirave tĂ« shpesha, tĂ« cilat herĂ« pas here parashikohet tĂ« kenĂ« zhvillimet e tyre. MĂ« tĂ« dukshme do tĂ« jenĂ« nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« ditĂ«s duke bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« kemi edhe mundĂ«sira pĂ«r reshje shiu. NĂ« pjesĂ«n Lindore do tĂ« kenĂ« mĂ« tĂ« dukshme, por edhe nĂ« UltĂ«sirĂ«n PerĂ«ndimore do i kemi prezente reshjet nĂ« sasira mĂ« tĂ« pakĂ«ta. NĂ« mbrĂ«mje kemi pĂ«rmirĂ«sim gradual tĂ« kushteve tĂ« motit.

Do të kemi mot të qëndrueshëm në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë duke bërë që të ketë intervale të gjata me kthjellime, kalime të pakëta të vranësirave gjatë paradites, pasditja i bën vranësirat disi më të shpeshta duke krijuar mundësira të izoluara dhe të pakëta shiu në zonat lindore, ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të saj,.

Dita e diel sjell mbizotërim të kthjellimeve. Dielli do të jetë prezent në pjesën e parë të ditës dhe më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të pakëta të vranësirave, gjatë orëve të pasdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat juglindore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit nga dita e sotme do tĂ« jenĂ« tĂ« larta duke bĂ«rĂ« qĂ« maksimumet tĂ« jenĂ« nĂ« vlerĂ«n 29 gradĂ« Celsius nĂ« qytetet e zonĂ«s sĂ« ulĂ«t. Regjistrohen nĂ« qarkun e Elbasanit, Beratit, TiranĂ«s, GjirokastrĂ«s dhe ShkodrĂ«s. Por jo vetĂ«m ditĂ«n e sotme do tĂ« kemi temperatura tĂ« larta. Edhe gjatĂ« fundjavĂ«s kemi maksimumet nĂ« qytetet e ultĂ«sirĂ«s perĂ«ndimore do tĂ« jenĂ« nĂ« vlerĂ«n 28 apo 29 gradĂ« Celsius nĂ« orĂ«t e mesditĂ«s. Kemi njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« tĂ« temperaturave tĂ« ajrit nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit”.

The post Nga reshjet tek temperaturat, sinoptikani Hakil Osmani tregon si do të jetë moti në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT)

By: V K

Me plotësimin e numrit të prokurorëve në organikën e SPAK-ut, kreu i këtij institucioni Altin Dumani, ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme.

Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer për gati 5 vite me radhë në Seksionin e Krimit Financiar dhe Shpërdorimit të Detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar.

Ndërsa në vend të tyre tek seksioni hetimor i krimit financiar, janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.

The post Altin Dumani firmos ndryshimet në organikat e seksioneve të hetimit në SPAK (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar

By: V K

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës.

Ky projekt është pjesë e Unazës së Madhe, ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve.

Postimi:

“MirĂ«mĂ«ngjes

dhe nga kantieri i punĂ«s nĂ« urĂ«n mbi lumin e TiranĂ«s, pjesĂ« e UnazĂ«s sĂ« Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% tĂ« punimeve, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama nĂ« rrjetet sociale.

 

The post Ura mbi lumin e Tiranës/ Rama publikon pamjet: Unaza e Madhe, 70 % e realizuar appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K

Sot, më 20 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.7 lekë.

Euro, blihet me 99 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.1 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: JanĂ« arrestuar edhe shqiptarĂ«, operacion masiv nĂ« Australi dhe BE

By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar nĂ« emisionin “TĂ« Paekspozuarit”, dha detaje pĂ«r operacionin “Ghost” tĂ« ndĂ«rmarrĂ« nga policia nĂ« Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenĂ« telefon i veçantĂ« qĂ« vetĂ« krijuesi e shiste pĂ«r 3 mijĂ« dollarĂ« dhe kishte gjashtĂ« muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojĂ« as pĂ«r numĂ«r telefoni as pĂ«r mjet identifikimi dhe as pĂ«r adresĂ«.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

ShqiptarĂ«t janĂ« gjetur, por nuk ka veprime ende nĂ« territorin tonĂ«. NĂ« Australi janĂ« arrestuar shqiptarĂ«. NĂ« Itali janĂ« gjetur shqiptarĂ« qĂ« punojnĂ« pĂ«r NdraghetĂ«n”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: JanĂ« arrestuar edhe shqiptarĂ«, operacion masiv nĂ« Australi dhe BE appeared first on Albeu.com.

Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit

By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj janë plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia thekson se dy të rinjtë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18-vjeç, dhe E. M., rreth 20-vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagosen dy persona në bulevardin e Kasharit appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para

By: V K

Rreth orĂ«s 05:35, nĂ« fshatin “Dragoç” nĂ« ShkodĂ«r, njĂ« sasi lĂ«nde plasĂ«se Ă«shtĂ« hedhur nĂ« derĂ«n e jashtme tĂ« njĂ« banese.

Në banesë prej vitesh nuk banon njeri, ndërsa ajo është në pronësi të shtetsit Lulëzim Hasaj 49-vjeç.

Rreth orĂ«s 05:35, nĂ« fshatin “Dragoç”, PostribĂ«, nĂ« portĂ«n e jashtme tĂ« banesĂ«s sĂ« shtetasit L. H., 49 vjeç, nĂ« tĂ« cilĂ«n prej shumĂ« vitesh nuk banon njeri, Ă«shtĂ« hedhur njĂ« sasi e vogĂ«l, dyshohet lĂ«ndĂ« plasĂ«se.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim me tritol në derën e një banese në Shkodër, policia jep detajet e para appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat

By: V K

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi Itali me zgjerim drejt një pjese të madhe të europës, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht do jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri dhe mesatar, do të jenë të përqëndruara kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 6-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 20°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Parashikimi i motit 20 Shtator 2024/ Reshje shiu dhe shtrëngata, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

By: V K

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.

Demi

Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!

Binjakët

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.

Luani

Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.

Virgjëresha

Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.

Peshorja

Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.

Shigjetari

Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.

Bricjapi

Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.

Ujori

Ka shumĂ« mundĂ«si qĂ« gjatĂ« kĂ«saj dite, njĂ« familjar i juaji t’iu kĂ«rkojĂ« njĂ« nder dhe koha e kaluar me tĂ« do ju ndihmojĂ« qĂ« ta njihni mĂ« mirĂ«, shkruan noa.al. GjatĂ« kohĂ«s sĂ« lirĂ« mund tĂ« shijini disa momente relaksi. NĂ« dashuri, do tĂ« arrini tĂ« rigjeni intensitetin.

Peshqit

Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.

The post Horoskopi 20 Shtator 2024, çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju appeared first on Albeu.com.

Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj

By: V K

Ndërsa afati zyrtar për dorëzimin e dosjeve nga ata që duan të drejtojnë policinë e shtetit ka përfunduar, Ministria e Brendshme ende nuk ka publikuar zyrtarisht listën.

Por burimet bënë të ditur se një nga kandidatët është Neritan Nallbati. Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrësit, Berat, Fier etj.

Pëllumb Seferi, është një tjetër emër që konsiderohet me potencial të fortë brenda policisë. Prej dy vjetësh Seferi drejton Departamentin për Marrëdhënjet Ndërkombëtare, ndërsa mban dhe gradën Drejtues i Lartë.

Pëllumb Seferi, ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali, ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje .

Ai ka kryer edhe kurse në SHBA nën drejtimin e FBI, si dhe disa të tjera të PAMECA. Gjatë këtyre viteve ai ka spikatur në fushën e ekstradimeve.

Skender Hitaj, është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.

Ilir Proda, i cili drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni, është gjithashtu një kandidat që i është bashkuar thirrjes për pozicionin vakant për të zëvëndësuar Rrumbullakun.

Emra tĂ« tjerĂ« nĂ« garĂ« janĂ« Rebani Jaupi, aktualisht drejtor pĂ«r Rendin dhe SigurinĂ« Publike, shefi i Interpolit Idajet Faskaj, Ardian Çipa etj.

KandidatĂ«t do tĂ« shqyrtohen nga njĂ« komision nĂ« MinistrinĂ« e Brendshme dhe brenda 10 ditĂ«ve emri fitues do t’I dorĂ«zohet ministrit tĂ« BrendshĂ«m.

The post Gara për drejtimin e Policisë, mes kandidatëve edhe Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Skënder Hitaj, Rebani Jaupi dhe Idajet Faskaj appeared first on Albeu.com.

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

By: V K

Shtetasi Admir Tutaj, u ekstradua nga Kolumbia nĂ« ShqipĂ«ri. Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r disa vepra penale, konkretisht pĂ«r  “Trafikimi i armĂ«ve dhe municionit”, “Forma tĂ« veçanta bashkĂ«punimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe tĂ« strukturuara kriminale”.

Tutaj u arrestua pak kohĂ« mĂ« parĂ« nga autoritetet kolumbiane, pĂ«r veprĂ«n penale “Trafik i armĂ«ve” i mbetur nĂ« tentativĂ«.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një operacion të organizuar nga Policia e Shtetit në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, ku u zbulua arsenal armësh i fshehur në një tavolinë druri.

Mediat vendase raportojnĂ« se Tutaj, pjesĂ« e njĂ« grupi tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« armĂ«ve, mbĂ«rriti nĂ« Kolumbi me autobus nĂ« Antioquia, por u ndalua nĂ« zyrat e imigracionit te aeroportit “Ernesto Cortissoz” nĂ« Barranquilla.

Aty dyshohet se përpunonte dokumente me të cilat synonte të largohej jashtë vendit.

Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado në Bogota, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

The post U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja

By: V K

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri Ilir Beqaj. Shkak i shtyrjes së seancës, është bërë tej zgjatja e afatit prej katër orësh.

Në seancë nuk u arrit të lexoheshin aktet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj gjyqi i radhës do të zhvillohet më 3 tetor.

“Jam thirrur nĂ« Komisionin Hetimor pĂ«r tĂ« paraqitur pretendimet e mia dhe pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« sqarime para deputetĂ«ve. Kam ndĂ«rkohĂ« nga njĂ« tjetĂ«r trupĂ« gjykuese njĂ« masĂ« sigurie (pĂ«r dosjen SASPAC), sa kohĂ« do mĂ« jepet pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur qĂ«ndrimet e mia? Ky nuk Ă«shtĂ« shqetĂ«simi mĂ« i madh, pasi do duhet t’i zbĂ«rthej nĂ« komision tĂ« gjitha aktet dhe argumentet njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilave pĂ«rbĂ«jnĂ« sekret hetimor dhe deklarimet e mia atje mund tĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje tĂ« vendimit tĂ« gjykatĂ«s pĂ«r mosnxjerrje tĂ« sekretit hetimor. Dua tĂ« di qĂ«ndrimin e gjykatĂ«s”, deklaroi ish ministri nĂ« seancĂ«n gjyqĂ«sore.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e ish-ministrit, duhej ta paraqiste një kërkesë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit.

The post Hetimet për koncesionin e Sterilizimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e TiranĂ«s nis hetimet

By: V K

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetime në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false, që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave.

Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.

The post Skandali me diplomat false te “Wisdom”/ Prokuroria e TiranĂ«s nis hetimet appeared first on Albeu.com.

Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit

By: V K

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat, u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.

Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.

Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani, u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00, është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike, njoftoi se në nder të Gert Bogdanit, ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

“NĂ« nderim tĂ« figurĂ«s sĂ« ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditĂ« zie ditĂ«n e enjte, datĂ« 19 shtator 2024. TĂ« gjitha aktivitetet e PartisĂ« Demokratike nĂ« datat 18 dhe 19 shtator nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin do tĂ« anulohen. NĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike flamuri kombĂ«tar dhe flamuri i PD do tĂ« ulen nĂ« gjysmĂ«shtizĂ« dhe nĂ« orĂ«n 12.00 do tĂ« mbahet njĂ« minutĂ« heshtje nĂ« tĂ« gjitha selitĂ« e PartisĂ« Demokratike”, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« PD.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

The post Përfundojnë homazhet në nder të Gerti Bogdanit, ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO)

By: V K

Këtë të enjte, në Kuvendin e Shqipërisë, janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Figura të njohura politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Një prej politikanëve që kanë marrë pjesë në homazhe, ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Mes lotësh, Jozefina Topalli, u mundua të jepte një prononcim të shkurtër për media, por që nuk mundi dot ta përfundonte atë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

“Gerti ishte ndryshe nga tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t! Gerti ishte ndryshe”, tha mes lotĂ«sh Jozefina Topalli dhe mĂ« pas u largua.

The post Gerti ishte ndryshe/ Jozefina Topalli shpërthen në lot dhe largohet nga prononcimi për mediat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Goditja ndaj organizatĂ«s kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lĂ« nĂ« fuqi sekuestrot e pasurive pĂ«r anĂ«tarĂ«t e grupit (EMRAT)

By: V K

DitĂ«n e sotme (19 Shtator), Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n e sekuestros preventive pĂ«r pasuritĂ« e tĂ« dyshuarve Arben Lamçja, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, tĂ« shoqĂ«rive “Elba Beton”, “Hotel Demis” dhe personave tĂ« tjerĂ« nĂ«n hetim.

Pasuritë e tyre ishin vënë më parë në masën e sekuestros nga GJKKO e shkallës së parë, me kërkesë të SPAK, teksa të dyshuarit nuk kishin ushtruar të drejtën e ankimit.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të Prokurorise se Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg, pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për rastin po zhvillohen hetime edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit.

Grupi nĂ« fjalĂ«, ku bĂ«nin pjesĂ« vĂ«llezĂ«rit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga Prokuroria pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« atentatesh e vrasjesh, ndĂ«rsa ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.

Franc Çopja, u arrestua pĂ«r llogari tĂ« BelgjikĂ«s, ndĂ«rsa Hajdar Çopja vijon tĂ« jetĂ« nĂ« kĂ«rkim, ku ka tĂ« dhĂ«na se ndodhet nĂ« Dubai.

NjĂ« pjesĂ« e pasurive tĂ« organizatĂ«s kriminale tĂ« drejtuar nga Çopjajt, rezultonin nĂ« emĂ«r tĂ« Arben Lamçes, i arrestuar nĂ« KosovĂ« dhe i ekstraduar sĂ« fundmi nĂ« ShqipĂ«ri, ku akuzohet pĂ«r sigurim kushtesh pĂ«r vrasjen e Nuredin Dumanit dhe pastrim parash.

The post Goditja ndaj organizatĂ«s kriminale “Çopja”/ Apeli i GJKKO lĂ« nĂ« fuqi sekuestrot e pasurive pĂ«r anĂ«tarĂ«t e grupit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tragjike nĂ« Has, flasin tĂ« afĂ«rmit: U mundua i gjithĂ« fshati t’i shpĂ«tonte (VIDEO)

By: V K

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Si pasojë e zjarrit, humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57-vjeç dhe Fatime Lushi 82-vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

NjĂ« bashkĂ«fshatar i viktimave nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediat, tregon se ka qenĂ« e pamundur pĂ«r t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkĂ«shortja pasi ka dalĂ« e ka thirrur Rexh Lushin tĂ« dalĂ« nga banesa nĂ« flakĂ«, por nuk ka dĂ«gjuar zĂ«.

“Rexha ka jetuar kĂ«tu, ndĂ«rsa fĂ«mijĂ«t i ka nĂ« emigrim. Edhe vĂ«llezĂ«rit i ka nĂ« emigrim nĂ« Angli. VetĂ« jetonte me nusen dhe me tĂ« Ă«mĂ«n. NĂ« orĂ«n 1 tĂ« natĂ«s ka dalĂ« jashtĂ« dhe ka lajmĂ«ruar policinĂ«. Ka hyrĂ« pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ«nĂ«n nga shtĂ«pia dhe ka ngel. BashkĂ«shortja ka dalĂ« jashtĂ« dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtĂ« por nuk ka dalĂ«, ka ngelur brenda”, – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“RexhĂ«n (shĂ«nim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) nĂ« kuzhinĂ«. E kemi nxjerrĂ« jashtĂ«. Ishte i dĂ«mtuar fare, i shkrirĂ« komplet”, thotĂ« Neritan Koka, njĂ« tjetĂ«r banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjĂ«. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 pĂ«r 58”, shton Shkozet Bebexhia.

The post Ngjarja tragjike nĂ« Has, flasin tĂ« afĂ«rmit: U mundua i gjithĂ« fshati t’i shpĂ«tonte (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re

By: V K

Mesditën e djeshme, një lajm i papritur tronditj  jo vetëm selinë blu, por të gjithë vendin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi jetën në moshën 44-vjeçare, ku shkak dyshohet një arrest kardiak.

Ditën e sotme, Partia Demokratike, e ka shpallur ditë zie, teksa ka ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe ka anuluar aktivitetet në të gjithë vendin.

Gerti Bogdani, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, ku do të prehet në varrezat e Sharrës, teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban homazhe në nderim të tij.

Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

Por, Gerti Bogdani, nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë.

Sokol Olldashi, humbi kontrollin e drejtimit të makinës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka. Ai ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare, më 1 Shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

The post Fati i keq që ndjek liderët e të rinjve të PD, tre kryetarë radhazi që humbin jetën në moshë të re appeared first on Albeu.com.

Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

By: V K

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Liri Berisha, shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri.

“AsgjĂ« nuk ka vlerĂ« nĂ« kĂ«to momente pĂ«rveç jetĂ«s sĂ« tij qĂ« iku. Dua tĂ« shpreh ngushĂ«llimin pĂ«r prindĂ«rit e tĂ« ndjerit, tĂ« kalojnĂ« momentet e vĂ«shtira me EdlirĂ«n para tĂ« cilĂ«s dalin detyra tĂ« rĂ«nda. Shpreh ngushĂ«llimet pĂ«r miqtĂ« dhe familjet. Do ta kujtojmĂ« gjithmonĂ« me shumĂ« dashuri e respekt”, u shpreh ajo.

The post Homazhet për ish-deputetin Gerti Bogdani, pjesë e ceremonisë edhe Liri Berisha e Argita Malltezi: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt appeared first on Albeu.com.

Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

By: V K

Intervista qĂ« spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bĂ«ri ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet s**suale nĂ« punĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dhe shkak i debateve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme mes saj dhe moderatores sĂ« kĂ«tij emisioni, Erjona Rusit.

Pasi Morava e quajti kĂ«tĂ« tĂ« fundit “p*stitutĂ« mediatike”, pasi abuzoi me intervistĂ«n e saj, Erjona ditĂ«n e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu pĂ«rgjigje gazetares, duke i thĂ«nĂ« se nĂ« asnjĂ« moment intervista e saj nuk Ă«shtĂ« tjetĂ«rsuar apo keqtrajtuar.

Pas ErjonĂ«s, ditĂ«n e sotme e ka pasur “radhĂ«n” tĂ« ulet nĂ« studion e “Wake Up” vetĂ« Kostana Morava, e cila iu drejtua moderatorĂ«ve me fjalĂ«t “trup tĂ« keni qĂ« nuk mĂ« ftuat qĂ« dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut nĂ« kurth nga emisioni “S’e Luan Topi”, pasi nuk e kishin vĂ«nĂ« nĂ« dijeni paraprakisht qĂ« do e pyesnin pĂ«r ngacmimet seksuale nĂ« punĂ«.

Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto tĂ« lutem Enxhi. Mos bĂ«j zhurmĂ« tĂ« lutem se Ă«shtĂ« mĂ«ngjes, sa jam zgjuar. UnĂ« kam ardhur pĂ«r ty Blendi, e nuk do vi mĂ«, pĂ«r ty kam ardhur, gocat si njoh fare. NĂ«se ju do donit tĂ« mĂ« merrnit nĂ« pyetje duhet tĂ« mĂ« merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundĂ«si apo tĂ« çohem tĂ« ik. Se skam ardhur tĂ« them çfarĂ« do Enxhi tĂ« them po kam ardhur tĂ« them ca dua tĂ« them e do ik”, kĂ«to janĂ« dhe disa nga fjalĂ«t qĂ« spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thĂ«nĂ« mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« enjte nĂ« studion e Wake Up.

“MĂ« vjen turp tĂ« gjendem nĂ« Top Channel, para gazetarĂ«ve, jo ju por Erjona Rusi Ă«shtĂ« fenomen tanimĂ« e çdo tjetĂ«rsim tĂ« bĂ«het do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutĂ«. MĂ« vjen keq qĂ« ti nuk kupton. ËshtĂ« fenomen, nuk Ă«shtĂ« Erjona Rusi”, ka thĂ«nĂ« e revoltuar Kostana.

The post Kostana Morava grindet me moderatorët: Pushoni, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik appeared first on Albeu.com.

❌