❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Xhixho: Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat

By: D Marku

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar kazanet e mbeturinave të tejmbushura në Tiranë.

Xhixho shprehet se Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Postimi i Xhixhos:

Tirana vazhdon e pushtuar nga plehrat ndërkohë paguajmë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë
Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat.

Bashkia e drejtorëve 5D nuk ka kohë të mendojë për pastrimin e qytetit, sepse shëndeti i qytetarëve dhe pastërtia e qytetit nuk kanë qenë kurrë prioritet i saj përtej lustrës së rrjeteve sociale.

Ajrit të ndotur të Tiranës nga ndërtimet që pastrojnë miliona euro të krimit e korrupsionit i shtohet toksiciteti i mbeturinave që mbushin rrugët.

Tirana po bëhet e pajetueshme sepse taksat e qytetarëve të saj nuk shkojnë për investime por përfundojnë në vrimën e zezë të korrupsionit të Bashkisë.

The post Xhixho: Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin fantazmë, ndërsa rrugët mbyten nga plehrat appeared first on Albeu.com.

“SMS kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r dy fĂ«mijĂ«t nĂ« celularin e Dados”. KĂ«lliçi gĂ«njeu dhe hetuesit, ja si iku gjyqtarja me vrap shkallĂ«ve tĂ« prokurorisĂ«

By: D Marku

Detaje të reja kanë dalë nga një dosje penale, që përfshiu Gjykatën e Tiranë në një skandal të manipulimit të situatave kërcënuese përmes dokumentave të falsifikuara.

Protagonistja kryesore e kĂ«tij skandali Ă«shtĂ« Arnisa KĂ«lliçi, ish-gjyqtarja e TiranĂ«s, e cila tashmĂ« Ă«shtĂ« marĂ« e pandehur nga prokuroria e TiranĂ«s pĂ«r akuzĂ«n e “Falsifikimit tĂ« dokumentave” dhe “MoskallĂ«zimit tĂ« krimit”.
Këlliçi nuk ka mashtruar vetëm kolegët e saj gjyqtarë, por teksa ajo ndodhej në prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime rreth kërcënimit të saj, ajo inskenoi një kërcënim të dytë në prezencë të prokurorëve, sikur një mesazh kërcënues kishte shkuar në telefonin e dados së fëmijëve të saj.

Në rastin e parë gjyqtarja Këlliçi, inskenoi një situatë të çuditshëm sikur një letër e mbëritur nga burgu i Fushë-Krujës, e kërcënonte me jetën e saj dhe dy fëmijëve.

Por pas kryerjes së 8 ekspertizave kaligrafike, u provua shkencërisht se Këlliçi kishte mashtruar, duke u tallur me drejtësinë, e cila i vuri në dispozicion për 3 muaj me rradhë mbrojtje fizike.

NdĂ«rkohĂ« detajet e reja pĂ«r rastin e dytĂ« dhe rrethanat e kĂ«saj dosje janĂ« zbuluar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, sipas tĂ« cilit prokuroria e TiranĂ«s kishte nuhatur lojĂ«n tallĂ«se tĂ« Arnisa KĂ«lliçit, pĂ«rpara se tĂ« dilnin konkluzjonet shkencore tĂ« 8 ekspertizave tĂ« shkrimit tĂ« saj.

Gjyqtarja KĂ«lliçi, nĂ« ditĂ«t e muajit Janar 2024 Ă«shtĂ« ftuar nĂ« prokurorinĂ« e TiranĂ«s, pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« s’qarime para oficerit tĂ« policisĂ« gjyqĂ«sore dhe prokurores sĂ« çështjes, Deniona Katro.

Pas përfundimit të dëshmisë Arnisa Këlliçit i është kërkuar të japi në letër A4 disa formate shkrim eksperimental, që duhet të shkruheshin nga dora e saj.

KĂ«lliçi Ă«shtĂ« treguar e gatshme pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« shkrime eksperimentale, por pasi ka shkruar 2-3 faqe, ajo ka shfaqur shetĂ«sim duke u shprehur se: ”
sapo i kishin dĂ«rguar mesazh kĂ«rcĂ«nues nĂ« telefonin e dados sĂ« fĂ«mijĂ«ve
”.

Në këtë moment gjyqtarja Këlliçi, ka shfaqur para grupit hetimor një situatë të rëndë tronditëse për familjen e saj.

Ajo ka ndërprerë procedurën e dorëshkrimeve eksperimentale që po i jepte prokurores, Katro. Këlliçi, ka marrë me vete formatet e plotësuara deri në atë moment dhe është larguar, duke dalë nga zyra.

Njëkohësisht Arnisa Këllçi që mbahej si aset në Drejtësinë Shqiptare, nuk ka firmosur as procesverbalin e deklarimit, duke u larguar me vrap shkallëve të prokurorisë, nga kati Nr. 4 deri në katin e parë.

Kjo çoroditje e pakuptimtĂ« Ă«shtĂ« kuptuar nga prokurorja e çështjes si njĂ« skemĂ« e mirĂ«filltĂ« pĂ«r t’ju shmangur hetimit, duke ngjallur dyshime tĂ« forta tek grupi hetimor se Arnisa KĂ«lliçi, e kishte sajuar kĂ«rcĂ«nimin e saj se gjoja ishte njĂ« burgosur nga FushĂ«-Kruja.

Ndërkohë për të provuar faktin se gjyqtarja Këlliçi, ka qenë e pranishme në këtë procedurë hetimore të zhvilluar në prokurorinë e Tiranës, janë nxjerrë të dhënat e printuara nga sistemi i kamerave të institucionit, ku identifikohet gjyqtarja Këlliçi, punonjësi i shërbimit që e shoqëron, oficeri i policisë gjyqësore i deleguar si dhe prokurorja e çështjes.

Nga kamerat gjyqtarja duket se në ikje e sipër kapërcen nga 4 shkallë njëherësh.

Madje pĂ«r tĂ« kryer verifikime mbi kĂ«rcĂ«nimin e dytĂ«, lidhur me mesazhet qĂ« kishin mbĂ«ritur tek telefoni i dados sĂ« fĂ«mijĂ«ve, prokurorja dhe oficeri, i kanĂ« shkuar nĂ« banesĂ« pĂ«r t’i ofruar ndihmĂ« pĂ«r situatĂ«n e krijuar, si edhe pĂ«r tĂ« kryer veprime hetimore nĂ« lidhje me kĂ«rcĂ«nimin e marrĂ«.

Por sërisht gjyqtarja Arnisa Këlliçi është mbyllur në banesën e saj, duke mos u treguar bashkëpunuese dhe nuk ka lejuar kryerjen e veprimeve hetimore të mëtejshme.

E gjithë kjo situatë bindi prokurorët se Këlliçi, nuk ishte kërcënuar realisht, por gjyqtarja kishte futur në kurth të paprecendetë Drejtësinë Shqiptare, duke u tallur jo vetëm me kolegët e saj por dhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili i vendosi 3 muaj mbrojtje fizike gjyqtares Këlliçi.

Ajo mori protagonizëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga institucionet, duke ja hedhur fajin e kërcënimit dy njerëzve të pafajshëm, prokurorit Adriano Dyrmishit dhe ish-gjyqtarit Arben Mickaj.

Në dëshminë e saj Këlliçi, pretendoi se letra kërcënuese në zarfin e mbëritur nga burgu i Fushë-Krujës, mund të jetë futur nga prokurori Adriano Dyrmishi, pasi sipas saj në 16 janar 2024, kur ka parë letrën në zyrën e saj ka qënë prezent Dyrmishi.

Kjo letër ishte futur në zarfin e dërguar në gjykatë nga një i paraburgosur që ishte në proces gjykimi tek dosja Nr.90 në gjykatë të Tiranës dhe përmes letrës në zarf, ai kishte kërkuar shtyrjen e procesit gjyqësor.

Gjyqtarja ka hequr letrën e të paraburgosurit të Fushë-Krujës dhe ka futur në zarfin e tij, letrën që ka shkruar vetë, duke ngritur më pas alarmin se ishte kërcënuar.

“
E dashur Arnisa. Keni dy fĂ«mijĂ« 
.. dhe 
.. Mendoni pĂ«r ta! Si mund tĂ« rroni ju, e jo ata e kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«. Me respekt
”-thuhet nĂ« letrĂ«n e shkruar nga vetĂ« gjyqtarja.

TashmĂ« rasti i Arnisa KĂ«lliçit Ă«shtĂ« nĂ« proces gjykimi nĂ« GjykatĂ«n e DurrĂ«sit, ndĂ«rsa hetimi i kryer gjatĂ« kĂ«tyre muajve nuk arriti tĂ« zbardhĂ« arsyet dhe shkaqet qĂ« ndikuan nĂ« “çmendjen” e gjyqtares sĂ« TiranĂ«s.

The post “SMS kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r dy fĂ«mijĂ«t nĂ« celularin e Dados”. KĂ«lliçi gĂ«njeu dhe hetuesit, ja si iku gjyqtarja me vrap shkallĂ«ve tĂ« prokurorisĂ« appeared first on Albeu.com.

Një çerdhe në Dubai përdor Inteligjencën Artificiale për zhvillimin e vogëlushëve

By: D Marku

Në një nga çerdhet e Dubait, fëmijët priten nga një qen robotik si pjesë e një qasjeje novatore për edukimin, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me metodat tradicionale të të mësuarit.

Pasi e nisin ditĂ«n e tyre me njĂ« shoqĂ«ruese “lozonjare” tĂ« krijuar nga Inteligjenca Artificiale, fĂ«mijĂ«t ndjekin disa orĂ« mĂ«simi nĂ« klasa si dhe kryejnĂ« aktivitete nĂ« qendrĂ«n ‘FRIENDLY EARLY CHILDHOOD CENTER’. Teknologjia e avancuar pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« zbuluar edhe pak nga bota e vogĂ«lushĂ«ve.
Drejtoresha Ekzekutive e ‘Çerdhes MiqĂ«sore’, Ekaterina al-Bakri, thotĂ« se Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si mbajtja e njĂ« ekuilibri midis arsimit klasik dhe teknologjisĂ« sĂ« pĂ«rparuar.

“Qendra jonĂ« shkon pĂ«rtej bazave tradicionale. Ne ndĂ«rthurĂ«m arsimin klasik me InteligjencĂ«n Artificiale dhe teknologjinĂ« e lartĂ« duke zbatuar mjetet ndĂ«rvepruese si tavolina interaktive me rĂ«rĂ«, si tavolina inteligjente, qen robotikĂ«, qĂ« kemi nĂ« recepsionin tonĂ« tĂ« cilĂ«t pĂ«rshĂ«ndesin nĂ« hyrje fĂ«mijĂ«t me prindĂ«rit e tyre.”

Duke përdorur tabela të bardha interaktive, investimi i çerdhes në makina të tilla të teknologjisë së lartë nuk ka një çmim të lirë, pasi tarifa vjetore arrin  21,780 USD.

“E dinim qĂ« investimi pĂ«r tĂ« pasur njĂ« çerdhe tĂ« tillĂ« do tĂ« ishte i madh, por ne nuk u ndalĂ«m. Donim t’i tregonim jo vetĂ«m Emirateve te Bashkuara Arabe, por edhe botĂ«s qĂ« kemi ngritur çerdhe si kĂ«to. Po, ne kemi njĂ« tarifĂ« premium, ndoshta Ă«shtĂ« pak mĂ« e lartĂ« se zakonisht, por Ă«shtĂ« miratuar nga ministria.”

Ndërsa më shumë institucione arsimore fillojnë të udhëheqin rrugën në formësimin e së ardhmes së arsimit dhe në ndërveprimin e teknologjisë së Open AI pedagogu i vjetër në inxhinierinë e softuerit në Universitetin e Boltonit, Renuka Nyayadhish shprehet se është përshtatur me sukses kjo risi, por prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhet të punojnë së bashku.

“Pra, ndĂ«rsa kalojmĂ« nga shkumĂ«si nĂ« tablet nĂ« teknologjinĂ« tjetĂ«r tĂ« AI, dhe pĂ«r ta pĂ«rdorur atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive duhet qĂ« ekipi i prindĂ«rve, mĂ«suesve dhe nxĂ«nĂ«sve, tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku. Ata duhet tĂ« pĂ«rshtasin AI nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive pa humbur asnjĂ« aktivitet fizik, kĂ«shtu qĂ« do tĂ« jetĂ« e dobishme. Mjetet dhe pajisjet interaktive janĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« mĂ«suar pĂ«rmes lojĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« fĂ«mijĂ«t e kuptojnĂ« edhe ndarjen mes edukimit klasik dhe atij nĂ«pĂ«rmjet tekonologjisĂ«.“

Sipas drejtuesve të çerdhes vogëlushët mësojnë matematikën, kaligrafinë, gjuhët, shkencën.

The post Një çerdhe në Dubai përdor Inteligjencën Artificiale për zhvillimin e vogëlushëve appeared first on Albeu.com.

Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 arrestime dhe mbi 1400 gjoba në ditë gjatë javës së fundit

By: D Marku

26 arrestime dhe procedime penale janë kryer nga policia rrugore në Tiranë, e cila gjithashtu ka vendosur mbi 10 mijë gjoba gjatë gjithë kësaj jave.

NĂ« njoftimin e saj, policia raporton:
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

26 Arrestime dhe procedime penale:

10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

3 persona për pa leje drejtimi.

12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.

30 masa për xhama të zinj.

833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

7.222 masa për qëndrim të gabuar.

427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste për tejkalim shpejtësie.

58 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

The post Policia Rrugore bën bilancin javor: 26 arrestime dhe mbi 1400 gjoba në ditë gjatë javës së fundit appeared first on Albeu.com.

PAMJE/ Aksident tragjik në Fier, makina përplas për vdekje të moshuarin

By: D Marku

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën Skënderbeu të qytetit të Fiert.

Një automjet ka përplasur për tokë një qytetar të moshuar i cili po tentonte që të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

I plagosuri është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit por që më pas ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital gjat rrugës.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko ligjore e më pas do të tërhiqet nga familjarët.

Në vendngjarje ka mbrritur policia e qarkullimit rrugor por dhe ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

The post PAMJE/ Aksident tragjik në Fier, makina përplas për vdekje të moshuarin appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%

By: D Marku

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparëshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.
Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.
Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, gjykata kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në të njëjtën ditë 16 shtator, 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku depozitoi në kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.

Mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga mazhoranca ky propozimin, por vendimi i dytë i kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në Fletoren Zyrtare është një gur i fortë në dorën e qeverisë për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

 

The post Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15% appeared first on Albeu.com.

Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut

By: D Marku

Erdion Muho, personi i arrestuar nga policia e SarandĂ«s pĂ«r akuzĂ«n e tentativĂ«s sĂ« shkatĂ«rimit me eksploziv nĂ« muajin qershor 2024 tĂ« anijes “Feliks”, do vijojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« burg.

Vendimi është marë pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila gjatë shqyrtimit të kërkesës së Muhos, për zbutjen e masës së sigurisë dhe nxjerjen e tij nga qelia, vendosi të mos marë në konsideratë argumentat e ngritura nga avokatët e Muhos.

Kjo edhe për shkak se prokuroria, ka pretenduar se gjatë hetime të kryera për këtë rast, kanë dalë të dhëna të tjerë që tregojnë se shkatërimi i anijes në pronësi të Andrea Qirjakos në Sarandë, ishte planifikuar dhe tentuar të kryhet në fillim të muajit Qershor 2024, në ambjentet e Portit të Pireut në Athinë.

Kujtojmë se anija në muajin Mars 2024 ishte blerë në ishullin e Kretës dhe kishte lundruar në portin e Pireut në Athinë, duke u futur në një nga kantieret e ndërtimit me qëllimin kryerjen e remontit në tokë.

Një plan të tillë kriminal, ka dashur ta verë në zbatim biznesmeni konkurent i Qirjakos, Armand Nelaj, i cili i ka kërkuar një puntori në portin e Pireut, që të digjte anijen. Dhe kundrejt kësaj pune, Nelaj do i jepte si shpërblim financiar 30 mijë euro.

Por njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« nuk e ka kryer puntori, i cili ka njoftuar pĂ«r planin kriminal pronarin e anijes “Feniks”, Andrea Qirjako. Pas dĂ«shtimit tĂ« shkatĂ«rimit tĂ« anijes nĂ« Portin e Pireut, Armand Nelaj, ka vendosur tĂ« meret vetĂ« me kĂ«tĂ« punĂ«, kur anija nĂ« fund tĂ« muajit Qershor ka mbĂ«ritur nĂ« portin e SarandĂ«s.

Hetimi ka provuar se Armand Nelaj dhe miku i tij nĂ« biznes, Erdion Muho, nĂ« 24 qershor kanĂ« tentuar tĂ« shkatĂ«rojnĂ« anijen “Feliks” me njĂ« sasi tritoli ende tĂ« papĂ«rcaktuar.

Ky aksion është dashur të kryhet rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por teksa po lundronte me një gomone të vogël drejt objektivit, sasia e tritolit ka shpërthyer, duke vrarë në vend Armand Nelaj.

Ekspertiza kompjuterike zbuloi se shkak pĂ«r shpĂ«rthimin e tritolit ishte mbĂ«ritja nĂ« telefon tĂ« njĂ« mesazhi me tekst “Ëelcome to Grecee”.

Pas kësaj ngjarje gati një muaj më pas policia zbuloi si bashkëpuntor të Armand Nelaj, mikun e tij, Erdion Muho.

PĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje nĂ« policie Ă«shtĂ« marĂ« nĂ« pyetje dhe pronari i anijes “Feliks”, i cili ka treguar se nĂ« muajin Mars 2024 ka blerĂ« nĂ« ishullin e KretĂ«s nĂ« Greqi njĂ« mjet lundrues dhe mĂ« pas e ka çuar pĂ«r remond, nĂ« zonĂ«n e Pireut, AthinĂ«, nĂ« kantierin “Halqiti”.

Pasi anija kishte filluar rimondin, dhe ishte nĂ« tokĂ«, e kanĂ« kontaktuar nĂ« telefon nga Athina, duke i thĂ«nĂ« se Armand Nelaj, i kishte premtuar personit qĂ« do t’i jepte 3 mijĂ« euro pĂ«r tĂ« djegur anijen e tij nĂ« AthinĂ«, e cila nĂ« atĂ« kohĂ« vazhdonte rimondin nĂ« tokĂ«.

Sipas Andrea Qirjakos, kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se personi që e kishte njoftuar dhe do paguhej nga Nelaj, i njihte dhe i ka paralajmëruar të bënim kujdes se do i ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit.

The post Apeli mbyll në qeli Erdion Muhon, hetimi i prokurorisë zbulon planin e parë të Nelaj. 30 mijë euro për të djegur anijen në kantierin e Pireut appeared first on Albeu.com.

‘ËshtĂ« e pabesë’/ ÇfarĂ« ndodhi mes Julias dhe IlnisĂ«s?

By: D Marku

IlnisĂ«n dhe Julian, nĂ« fillim i bashkonte njĂ« “luftĂ«â€ e hapur me EglĂ«n, por duket se jashtĂ« shtĂ«pisĂ« se ‘BBV’, gjĂ«rat ndryshuan.

JashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« “Big Brother”, Julia dhe Ilnisa nuk u panĂ« mĂ« nĂ« shoqĂ«rinĂ« e njĂ«ra-tjetrĂ«s. Julia Ă«shtĂ« pyetur edhe pĂ«r kĂ«tĂ«, por nuk ia ka gjetur arsyen e vĂ«rtetĂ«.
Kur u pyet pak kohĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r raportin me IlnisĂ«n, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” Kjo ironi nuk ishte e pritshme nga aktorja, madje pati zĂ«ra qĂ« ajo dhe Ilnisa do tĂ« kishin njĂ« projekt bashkĂ«.

Pasditen e djeshme, nĂ« gjatĂ« njĂ« interviste”, Julia nuk i shpĂ«toi pĂ«rsĂ«ri pyetjes pĂ«r IlnisĂ«n.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me tĂ«, ajo i pĂ«rgjigjet me pyetje: “Pse ata njerĂ«zit qĂ« kanĂ« qenĂ« bashkĂ« nĂ« Big Brother nuk takohen me njĂ«ri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjĂ« me IlnisĂ«n.

NĂ«se Ilnisa ka gjĂ« me mua, le tĂ« ma thotĂ«. NĂ«se thashĂ«, e dashura e Meritonit, thashĂ« njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, apo jo?”

NdĂ«rkohĂ«, Renee, vajza e aktores, e pĂ«rsĂ«riti edhe njĂ« herĂ« pĂ«rgjigjen e pyetjes qĂ« e Ă«ma po e anashkalonte: “ËshtĂ« e pabesĂ«â€Â â€“ tha ajo, po kĂ«tĂ« iu desh edhe tĂ« shpjegohej pĂ«r kĂ«tĂ« deklaratĂ«:

“(Ilnisa) Ă«shtĂ« e pabesĂ«. UnĂ« them atĂ« qĂ« shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por kĂ«tĂ« pĂ«rshtypje kam”.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

The post ‘ËshtĂ« e pabesë’/ ÇfarĂ« ndodhi mes Julias dhe IlnisĂ«s? appeared first on Albeu.com.

Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura

By: D Marku

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaron se po vijojnë me investimet për modernizimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura.

Vengu bën me dije se fusha e re sportive në Garnizonin Skënderbej po rindërtohet me standardet më moderne.
“Investim qĂ« pĂ«rmirĂ«son kushtet pĂ«r pĂ«rgatitjen fizike tĂ« personelit dhe Ă«shtĂ« pjesĂ« e angazhimit  pĂ«r modernizimin e Forcave tĂ« Armatosura”, thekson ministri krahas pamjeve tĂ« publikuara nĂ« rrjetet sociale nga fusha e re sportive nĂ« Garnizonin SkĂ«nderbej.

The post Vengu: Fushë e re sportive në Garnizonin Skënderbej për Forcat e Armatosura appeared first on Albeu.com.

I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë

By: D Marku

Festim Taku dhe familja e tij përballen çdo ditë me sfida të mëdha për të siguruar bukën e përditshme.

Mbështetja financiare që ai merr si ndihmë ekonomike është më pak se 5 mijë lekë, e nuk mjafton  as për nevojat më elementare.

49 vjecari i cili është i pafuqishëm për ta ndryshuar gjëndjen kërkon ndihmë, kryesisht për vajzën e tij të mitur.
Kjo është banesa e familjes Taku në Vaqarr të Tiranës.

Screenshot

Brenda saj mungon thuajse gjithëcka për një jetë normale.

Por janë ditët me shi ato që e thellojnë dramën.

Thuajse cdo gjë që bie jashtë, futet brenda tregojnë anëtarët e familjes Taku.

‘’Jam copĂ« copĂ« fukara’’.

Kryefamiljari Festim Taku ka barrën e rrëndë të sigurojë ushqim në tavolinë.

E bën këtë duke pastruar varrezat në Sharrë.

Nga shteti familja merr vetëm 49 mijë lekë, të cilat nuk mjaftojnë as për bukë të thatë.

‘’UnĂ« me kĂ«tĂ« dal tek varrezat e SharrĂ«s, me pastru njĂ« varr me marrĂ« dy lek’’.

Sëmundjet dhe pamundësia i kanë krijuar pengje.

Tregon se ndihet fajtor veçanërisht për të bijën.

‘’Iher makarona, iher pa bukĂ«. RrrimĂ« pa bukĂ«, flejmĂ« pa bukĂ«. Na ndihmon xhamia e fshatarĂ«t kĂ«tu’’.

Screenshot

Ajo që ai kërkon është më shumë se ndihmë financiare, është shpresë dhe mundësia për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për vajzën e tij.

‘’Jam me shtĂ«pinĂ« copĂ« copĂ«, me fĂ«mijĂ«n dhe me gruan. KĂ«mbĂ«n e kam me hekur e kam thyer’’.

Kjo thirje shkon për të gjithë.

The post I pamundur për bukën e përditshme/ Historia e Festim Takut, familja në vështirësi ekonomike apelon për ndihmë appeared first on Albeu.com.

Hasani në OKB, do të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave

By: D Marku

Ministri pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Igli Hasani ka mbĂ«rritur nĂ« Nju York, pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« aktivitetesh, nĂ« kuadĂ«r tĂ« JavĂ«s sĂ« Nivelit tĂ« LartĂ« tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ« ( 22 – 30 shtator 2024).

Në njoftimin për mediet, MEPJ bën me dije se ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.

Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Java e nivelit tĂ« lartĂ« nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt njĂ« bote me barazi gjinore”, mbajtur nĂ« Nju York, ku Ministri Hasani nĂ«nvizoi politikat e qeverisĂ« shqiptare qĂ« nxisin angazhimin kuptimplotĂ« tĂ« grave nĂ« jetĂ«n publike.

“Le tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« tĂ« ardhme ku gratĂ« dhe vajzat fuqizohen pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur potencialin e tyre dhe pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e shoqĂ«risĂ«.

SĂ« bashku, ne mund tĂ« krijojmĂ« njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« drejtĂ«, mĂ« tĂ« barabartĂ« dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

The post Hasani në OKB, do të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë

By: D Marku

NjĂ« atentat mafioz Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« Como tĂ« ItalisĂ«, ku nĂ« “shĂ«njestĂ«r” kanĂ« qenĂ« dy shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« mbetur tĂ« plagosur.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se të plagosurit janë shtetasit Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e vona të së premtes.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe iu kanë zënë pritë dy shqiptarëve, të cilët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy shqiptarĂ«t e plagosur udhĂ«tonin me njĂ« makinĂ« tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga njĂ« makinĂ« tjetĂ«r e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal , mbĂ«rriti njĂ« motoçikletĂ« me dy burra nĂ« bord, me fytyra tĂ« maskuar. TĂ« dy fillimisht thyen xhamin e pĂ«rparmĂ« tĂ« Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritĂ«n, ata u goditĂ«n nga disa tĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri nga njĂ«ri prej dy tĂ« panjohurve, i cili i plagosi kryesisht nĂ« gjoks dhe nĂ« qafĂ«.”, raportojnĂ« mediat italiane.

Dy shqiptarët mbetën në tokë të plagosur, ndërsa motorçikleta dhe makinat u larguan. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.

Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

The post EMRAT/ Atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, autorët e maskuar iu zunë pritë appeared first on Albeu.com.

Samiti në OKB, merr pjesë edhe Rama/ Në fokus kriza e 3-fishtë planetare

By: D Marku

Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork.

Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.
Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis ditën e stome me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit perëndimor.

Sipas njoftimit të komisionit europian, sesioni i OKB-së në Nju Jork do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-sĂ« do tĂ« jetĂ« trajtimi i konflikteve dhe krizave nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n.

NĂ« njĂ« sfond tĂ« zymtĂ« tĂ« krizave tĂ« shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anĂ«tare do tĂ« fokusohen nĂ« pesĂ« prioritete kryesore: ri-angazhimi pĂ«r themelet e njĂ« rendi ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« bazuar nĂ« rregulla; mbĂ«shtetjen e paqes dhe sigurisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare; avancimi i zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe financimi pĂ«r zhvillim; adresimi i krizĂ«s sĂ« trefishtĂ« planetare; dhe nxitja e besimit nĂ«pĂ«rmjet njĂ« sistemi shumĂ«palĂ«sh mĂ« efektiv”, theksohet nĂ« njoftimin e Komisionit Evropian.

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ«, Antonio Guterres ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet AnĂ«tare tĂ« saj po vijnĂ« nĂ« sesionin e 79-tĂ« tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« promovuar zgjidhje shumĂ«palĂ«she tĂ« bazuara nĂ« KartĂ«n e OKB-sĂ« dhe pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ato tĂ« funksionojnĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjithĂ«ve.

“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet e shekullit tĂ« 21-tĂ« me mjetet e shekullit tĂ« 20-tĂ«â€- Ă«shtĂ« shprehur sekretari Guterres.

The post Samiti në OKB, merr pjesë edhe Rama/ Në fokus kriza e 3-fishtë planetare appeared first on Albeu.com.

Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur

By: D Marku

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit vrau të paktën 19 persona dhe la 17 të plagosur.

Sipas televizionit shtetëror iranian, 30 persona ende të bllokuar në minierë, shkruan Reuters.
Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në blloqet B dhe C të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thotë TV shtetëror.

Numri i përgjithshëm i punëtorëve në blloqe në momentin e shpërthimit ishte 69.

Media shtetërore iraniane tha se shpërthimi ndodhi të shtunën në orën 21:00.

The post Shpërthim në një minierë qymyri në Iran, 19 viktima dhe 17 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë

By: D Marku

Një shqiptar i dënuar për trafik droge u arrestua teksa tentoi që të shkonte në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ishte deportuar vetëm disa javë më parë.

Anëtari i bandës, i cili bëri 20 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e kanabisit, u kap nga  forcat e zbatimit të imigracionit të Zyrës së Brendshme dhe Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ndërsa udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast , pasi kishte fluturuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë.

Dy orë para kapjes së tij, autoritetet kishin marrë informacione për dy persona, të cilët do të futeshin në territor duke shkelur rregullat e emigracionit.

Gjashtë oficerë policie sulmuan autobusin, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, ndërsa po kërkonin për dy personat.

Tregtari shqiptar të drogës u la në paraburgim për thyerje të urdhrit të dëbimit dhe shoku i tij u ndalua nga forcat e emigracionit, në pritje të largimit nga Britania e Madhe.

The post Me pasaportë të falsifikuar drejt Britanisë, arrestohet shqiptari i dënuar për drogë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit për sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

By: D Marku

Sipas MeteoAlb do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë  vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit për sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash appeared first on Albeu.com.

”BeqarĂ«t do kenĂ« mundĂ«si pĂ«r takime”/ Ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju, e diel 22 shtator

By: D Marku

Dashi

Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuruar, por papritur do gjendjen balle për balle me një person mjaft interesant. Nëse doni qe financat te mos kenë probleme mos filloni operacione te rrezikshme
Demi

PĂ«r njĂ« jete sa me te bukur ne çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisĂ« sot. Largojeni rutinĂ«n e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. beqaret do jene me te disponueshem ndaj takimeve dhe do argĂ«tohen pa fund me personat qe do i ftojnĂ«. Ne planin financiar gjithçka mund te shkoje me se miri nĂ«se ju arrini ta kontrolloni veten pĂ«r sa ju pĂ«rket shpenzimeve.

Binjaket

Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e tyre te kaltër, por nuk do kenë te reja. Ne planin financiar do e dini shume mire atë qe duhet te bëni ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Gaforrja

Dialogu dhe mirëkuptimi do jene fjalët kyçe te kësaj dite. Gjithçka pritet te shkoje me se miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohen e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te destabilizohet qe te merrni masat e duhura.

Luani

Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm për te rikthyer alegrinë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Priten momente te papërshkrueshme. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni disi me te qete.

Virgjeresha

Saturni do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxite te jeni me kokëfortë me atë qe keni ne krah dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kalojnë momente te këndshme pranë miqve dhe disa shokëve te tyre. Mund te ketë edhe flirte me disa. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Ne këtë mënyrë mund te kryeni edhe disa investime.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit te lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sesa te fillojnë një lidhje qe do i lëndojë dhe do ju sjelle probleme. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime ne këtë sektor.

Akrepi

Sot do e keni te vĂ«shtirĂ« t’i qĂ«ndroni besnik personit qe keni ne krah sepse personat qe do ju joshin do jene te shumte. Kujdes sepse nĂ«se hidhni ndonjĂ« hap te gabuar do pendoheni pĂ«r gjithĂ« jetĂ«n. Klima yjore do jete e pĂ«rshtatshme qe beqaret te kenĂ« takime te mrekullueshme. Financat do pĂ«rmirĂ«sohen ndjeshĂ«m nga njĂ« trashĂ«gimi qe do merrni.

Shigjetari

Dite e ndĂ«rlikuar kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Mundohuni qe here pas here te hapni rruge dhe te mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Beqaret duhet te dĂ«gjojnĂ« me shume zemrĂ«n sesa arsyen. VetĂ«m ne kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« do mund te krijojnĂ« lidhjen e duhur. Ne planin financiar duhet te prisni edhe disa dite pĂ«r t’u pĂ«rballur seriozisht me problemet.

Bricjapi

Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht pozitive. Beqaret do lodhen se kërkuari, por pa fat. Mendoni te qëndroni me tepër me miqtë dhe te argëtoheni. Ne planin financiar duhet te hiqni dore sa me shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni qe te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Ujori

Me ne fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli se bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla qe keni pasur prej kohesh. Beqaret duhet ta harrojnë turpin nëse duan te gjejnë një person për ta pasur ne krah përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te domosdoshme.

Peshqit

Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e qëndrueshme. Vetëm ata qe kane pasur probleme serioze para disa kohesh do jene ne një periudhe reflektimi. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dike. Ndihen mire dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe situata mund te filloje te stabilizohet.

The post ”BeqarĂ«t do kenĂ« mundĂ«si pĂ«r takime”/ Ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju, e diel 22 shtator appeared first on Albeu.com.

“Ky ishte derbi mĂ« i lehtĂ«â€, Mici: Tirana po luan mirĂ«, por na mungojnĂ« pikĂ«t

By: D Marku

Derbi mes Partizanit dhe TiranĂ«s e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 6-tĂ« tĂ« Superiores ka pĂ«rfunduar nĂ« barazim. Supersfida e zhvilluar nĂ« stadiumin “Air Albania”, u mbyll me rezultatin 0-0.
Në mungesë të Përgjonit, Gledi Mici, ishte kapiteni i Tiranës në derbi teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mbrojtësi fierak u shpreh:
“Kapiten Ă«shtĂ« PĂ«rgjoni, unĂ« jam zĂ«vendĂ«s, deri sa ai tĂ« kthehet. Mbrojtja me 3 me pĂ«rshtatet, kam dĂ«shirĂ« tĂ« eci me topin. Ndihem komod, po zhvillojmĂ« lojĂ«ra tĂ« mira, por na mungojnĂ« pikĂ«t. NĂ« futboll pikĂ«t kanĂ« mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si. 

Edhe kritikat edhe fjalët e mira, unë gjithmonë i dëgjoj. Dihet që derbi ndahet nga një detaj. Duhet të ishim të kujdesshëm në anën difensive, prandaj isha më i limituar përpara. Nga një mos mbyllje apo mos përqendrim ndëshkohesh.

E kishim përgatitur ndeshjen për presing lart dhe të fitonim topat e dytë. E kishim përgatitur shumë mirë. 

Derbit gjithmonĂ« i kemi pritur tĂ« vĂ«shtira. Sot Partizani na u duk mĂ« i lehtĂ« se derbet e tjera”, deklaroi Mici pĂ«r emisionin “Super Gol” nĂ« RTSH Sport.  

The post “Ky ishte derbi mĂ« i lehtĂ«â€, Mici: Tirana po luan mirĂ«, por na mungojnĂ« pikĂ«t appeared first on Albeu.com.

Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve?

By: D Marku

Psikologia Graciela Mana tregoi se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.

Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.

“Sistemi biologjik i individit Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m nĂ« pĂ«rdorimin e substancave. Rastet e kĂ«tyre drogave tĂ« reja janĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirat pĂ«r t’u menaxhuar pĂ«r shkak tĂ« humbjes sĂ« koshiencĂ«s, kokaina, heroina koshienca Ă«shtĂ« prezente, nuk flasim pĂ«r mbidozim.

Reagimi varet nga toleranca e organizmit të individit. Me kalimin e kohës shtohet toleranca, duhen doza më të larta për të arritur efektin që duan, për shemull euforia.

Doza Ă«shtĂ« e ndryshme nĂ« varĂ«si tĂ« tolerancĂ«s”, shpjegoi psikologia nĂ« emisionin Review nĂ« Euronews Albania.

The post Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve? appeared first on Albeu.com.

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

By: D Marku

TĂ« dy skuadrat mendonin mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« mos humbur dhe kjo u pa qartĂ« nga fakti se prodhuan pak futboll duke luajtur me shumĂ« forca mbrapa. Gabime tĂ« shumta, faulle tĂ« panevojshme nĂ« çdo cep tĂ« fushĂ«s dhe shumĂ« pak futboll, bĂ«nĂ« qĂ« ndeshja tĂ« kalonte pa shumĂ« raste pĂ«r t’u kujtuar, duke dekretuar njĂ« barazim qĂ« zgjat serinĂ« e ndeshjeve pa fitore tĂ« tĂ« dy ekipeve nĂ« kĂ«tĂ« kampionat.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.
PARTIZANI-TIRANA 0-0

 NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0

90’+5’ Karton i verdhĂ« pĂ«r Mba.

90’+3’ Cara bllokohet nga Selmani pas njĂ« goditje nga kĂ«ndi, por sulmuesi mĂ« pas sinjalizohet nĂ« pozicion jashtĂ« loje.

90’+2’ Mehmeti nga distanca tenton portĂ«n, sfera kalon mbi traversĂ« e devijuar nga Selmani.

(VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesĂ«.

The post Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës. appeared first on Albeu.com.

❌