❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas atentatit, tjetër kërcënim për kryeministrin sllovak: I dërgojnë një plumb

By: fra nc

Kryeministri sllovak Robert Fico ka marrë një tjetër kërcënim me vdekje pas përpjekjes për ta eliminuar fizikisht në muajin maj.

Mediat e huaja shkruajnë se në adresë të kryeministrit sllovak ka mbërritur një zarf me një plumb brenda.

Policia vendase vijon punën për të bërë të mundur identifikimin e personave që kanë dërguar mesazhin kërcënues në drejtim të kryeministrit.

Kërcënimi vjen pas atentatit ndaj Ficos, që tronditi Sllovakinë dhe Evropën. Autori i sulmit, një 71-vjeçar i quajtur Juraj Cintula, pretendoi se veprimi i tij erdhi si pasojë e kundërshtisë që ai kishte me politikat e qeverisë aktuale. Fico pësoi lëndime serioze dhe iu nënshtrua disa operacioneve për të shpëtuar jetën e tij.

Pas atentatit, Fico fajësoi opozitën për ngjarjen, ndërsa sulmi nxori në pah përçarjet e thella në shoqërinë sllovake. Autori i atentatit, Cintula, është arrestuar dhe përballet me akuza për terrorizëm, për të cilat rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas atentatit, tjetër kërcënim për kryeministrin sllovak: I dërgojnë një plumb appeared first on Euronews Albania.

ValĂ« e re sulmesh nĂ« Liban, Izraeli vijon ‘fushatĂ«n e zgjeruar’ ushtarake

By: fra nc

Të paktën 6 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në Liban, pasi ushtria izraelite kreu një tjetër valë sulmesh të mërkurën në jug të vendit.

Më herët gjatë ditës ishte Hezbollahu që qëlloi një dyzinë raketash ndaj shtetit hebre, përfshirë një me rreze të gjatë që aktivizoi sirenat e alarmit në Tel Aviv.

Autoritetet izraelite deklaruan se e kishin interceptuar në ajër raketën dhe se ajo nuk kishte shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Ndërkohë, gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur baza të shumta të Hezbollahut, përfshirë depozita armatimesh.

Shteti hebre saktësoi gjithashtu se kishte identifikuar, goditur dhe shkatërruar një ndërtesë në jug të Libanit, prej nga ishte lëshuar një raketë ndaj Izraelit.

Të martën u vra një komandant i lartë i lëvizjes islamike, në kuadër të fushatës së bombardimeve, që lanë mbi 560 të vdekur dhe disa mijëra të zhvendosur nga jugu i Libanit.

Familjet që u larguan u vendosën në qytetet Beirut dhe Sidon, duke fjetur në makina, shkolla dhe parkingje të kthyera në streha, si dhe përgjatë plazhit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ValĂ« e re sulmesh nĂ« Liban, Izraeli vijon ‘fushatĂ«n e zgjeruar’ ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Real Madrid vendos rekord, “Los Blancos” 1 vit pa humbje nĂ« kampionat

By: fra nc

Ndeshja ndaj Alaves ishte e njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ« pĂ«r Realin e Madridit edhe pse kundĂ«rshtari nuk ishte i njĂ« niveli tĂ« lartĂ«, pĂ«r “Los Blancos” 3 pikĂ«t ishin edhe mĂ« domethĂ«nĂ«se. Kjo pĂ«r faktin se skuadra e Ancelottit nuk humbet nĂ« kampionatin spanjoll qĂ« prej 24 shtatorit 2023, pra nĂ« 12 muaj numĂ«ron vetĂ«n fitore e barazime nĂ« ligĂ«, duke vendosur kĂ«shtu njĂ« rekord personal nĂ« SpanjĂ«. 39 ndeshje tĂ« cilat kanĂ« zhvilluar “Los Blanco”s duke nisur qĂ« nga java e gjashtĂ« e edicionit tĂ« shkuar tĂ« La Ligas e deri nĂ« javĂ«n e 7-tĂ« tĂ« kĂ«tij sezoni janĂ« 28 fitore dhe 11 barazime, duke mos humbur asnjĂ« pĂ«rballje.

Një performancë fantastike e madrilenëve të cilët synojnë që ta vijojnë rrugëtimin e tyre pozitiv dhe në Ligën e Kampionëve dhe kupën e Spanjës. Ndaj Alaves mbrëmjen e së martës, Reali i Madridit fitoi në shifrat 3-2, teksa ky ishte dueli i 300-të për Carlo Ancelotti si trajner me 216 fitore, 45 barazime dhe vetëm 39 humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Real Madrid vendos rekord, “Los Blancos” 1 vit pa humbje nĂ« kampionat appeared first on Euronews Albania.

Ulet tatimi, sa pritet të mbajë shteti gjatë shit-blerjes së një prone

By: fra nc

Sot tatimi është 15% dhe rëndon buxhetin e qytetarëve në shitblerjen e një prone, dhe ulja e normës pritet të zyrtarizohet në pjesën e parë të tetorit.

Rivlerësimi është një proces, ku qytetari përfiton, pasi rrit vlerën e pronës, paguan një taksë më të ulët nëse dëshiron ta shesë, krijon lehtësi në marrjen e kredisë dhe mban larg zyrat përmbarimore.

Me njĂ« shembull tĂ« thjeshtĂ«, nĂ«se pas viteve 90’ keni blerĂ« nĂ« TiranĂ« njĂ« pronĂ« 20 000 euro dhe do e shisni sot 120.000 euro, matematikisht do tĂ« fitoni 100.000 euro. Por, nga ky transaksion shteti do t’u mbajĂ« tatim 15 mijĂ« euro, ndĂ«rsa me rivlerĂ«simin qĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi, do tĂ« paguani 10 mijĂ« euro mĂ« pak.

Nga publikimi i nismës së mazhorancës për të ofruar rivlersim pronash me një tatim të reduktuar që nga fillimi i vitit, tregu ka pësuar stanjacion pasi qytetarët dhe bizneset kanë frenuar shitjet.

Me miratimin e tatimit të ri, në procedurë, ka dy rrugë rivlerësimin e pasurive të luajtshme; me ekspertë të Agjencisë së Kadastrës ose me ekspert privatë të licencuar.

Nisma për rivlerësimin u propozua në pranverë, por nuk u miratua pasi mungonte një hartë e plotë dhe e përditësuar me çmimet referencë, si për Tiranën, ashtu edhe për bregedetin, të cilat mbajnë peshën më të madhe të transaksioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulet tatimi, sa pritet të mbajë shteti gjatë shit-blerjes së një prone appeared first on Euronews Albania.

“Nuk jam shĂ«rbĂ«tor i SHBA”- Deklaratat dhe takimet e Vuçiç nĂ« OKB

By: fra nc

‘Nuk jam shĂ«rbĂ«tor i RusisĂ« dhe as i SHBA-ve kĂ«shtu u shpreh presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiç ne fjalimin e tij ne OrganizatĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara. NdĂ«rkohĂ« nĂ« takimet e veçanta tĂ« tij nĂ« OKB, Kosova ishte çështja kryesore e bisedave  me diplomatet nga Kina dhe Irani.

GjatĂ« fjalimit nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« OKB, Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçic, u shpreh se shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk Ă«shtĂ« shĂ«rbĂ«tor “as i RusisĂ«, e as i Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Ai shtoi  se shteti i tij respekton KartĂ«n e OKB-sĂ« dhe integritetin territorial tĂ« UkrainĂ«s, teksa tha se shtetet nuk respektojnĂ« rezolutĂ«n 1244 dhe “integritetin territorial tĂ« SerbisĂ«â€.

Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.

Autoritetet nĂ« KosovĂ« kanĂ« akuzuar SerbinĂ« se Ă«shtĂ« “dorĂ« e zgjatur e RusisĂ«â€ dhe Moska po tenton ta destabilizojĂ« KosovĂ«n pĂ«rmes SerbisĂ«.

Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.

Gjatë qendrimit në SHBA Vuçiç u takua edhe me presidentin e dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë.

Vuçiç ka shkruar nĂ« Instagram se e falĂ«nderoi Iranin pĂ«r “qĂ«ndrimin e tij tĂ« palĂ«kundur dhe tĂ« vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e SerbisĂ«â€.

Kosova ishte një nga temat e bisedës së Vuçiqit edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi. Vuçic ka theksuar gjithashtu se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës pasi në maj të këtij viti votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

The post “Nuk jam shĂ«rbĂ«tor i SHBA”- Deklaratat dhe takimet e Vuçiç nĂ« OKB appeared first on Euronews Albania.

Paralajmërohet Donald Trump, Irani kërkon të vrasë ish-presidentin

By: fra nc

Zyrtaret e fushatës se Donald Trump pretendojnë se Irani po përpiqet te vrasë kandidatin republikan për president!

Donald Trump është informuar nga inteligjenca amerikane se Irani është duke e kërcënuar për ta vrarë. Të Paktën kështu bën me dije ekipi i tij i fushatës.

‘’Kandidati republikan presidencial u informua “nĂ« lidhje me kĂ«rcĂ«nimet reale dhe specifike nga Irani pĂ«r ta vrarĂ« atĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« destabilizuar dhe shkaktuar kaos nĂ« Shtetet e Bashkuara”,  u tha nĂ« deklaratĂ«n pĂ«r media.

Në njoftimin për media  nuk u dha detaje mbi pretendimet dhe nuk ishte e qartë nëse kërcënimet të cilave iu referua ekipi i Trump  ishin të reja apo ishin raportuar më parë.

‘’ZyrtarĂ«t e inteligjencĂ«s kanĂ« identifikuar se kĂ«to sulme tĂ« vazhdueshme dhe tĂ« koordinuara janĂ« shtuar nĂ« muajt e fundit”, tha nĂ« deklaratĂ« drejtori i komunikimit tĂ« fushatĂ«s sĂ« Trump.

Një deklaratë e tillë vjen pasi Trump i mbijetoi një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani. Nuk dihet asnjë motiv për këtë ngjarje e cila vijon të jetë nën hetim.

Muajin e kaluar, zyrtarët e fushatës së Trump thanë se disa nga komunikimet tyre të brendshme ishin hakuar dhe pretenduan se ishin në shënjestër nga hakerat iranianë.

Qeveria iraniane nuk  ka reaguar për asnjë koment, por Teherani ka mohuar më parë pretendimet e SHBA për ndërhyrje në çështjet e brendshme amerikane.

The post Paralajmërohet Donald Trump, Irani kërkon të vrasë ish-presidentin appeared first on Euronews Albania.

Nis sezoni i ri i Europa League, në fushë zbresin 18 skuadra

By: fra nc

Europa League nis sot garën për edicionin e ri të kompeticionit të dytë për nga rëndësia për klubet evropiane, aty ku emra të mëdhenj të futbollit luftojnë për fitimin e trofeut. Në ditën e parë të garës luhen 9 duele, ku padyshim sytë janë drejt ekipeve si Manchester United, Lazio apo Galatasaray. Ashtu si edhe në Champions, ndeshjet nuk do të luhen në një ditë të vetme, duke u shtrirë edhe të mërkurën, për të plotësuar në total 18 sfida, që priten me shumë interes.

Djajtë e kuq të udhëhequr nga Ten Hag nisin rrugëtimin e tyre përballë Twentes, ndërsa luajnë në Old Trafford.

4 futbollistë nuk janë në dispozicion të holandezit, por nuk pritet të ndikojnë në ndeshje, duke qenë se yjet nuk mungojnë. Britanikët janë favoritë për fitimin e 90 minutëshit. Paralelisht luhen dhe Dinamo Kiev-Lazio e Galatasaray-Paok. Italianët do të luajnë në Gjermani, duke qenë se skuadra ukrainase nuk luan në shtëpi për shkak të luftës.

Sa i përket Galatasarayt, me nje ofensivë të jashtëzakonshme do të provojë të bëjë mirë në Europa League, me synim fitimin e trofeut. Ndeshjet janë të ndara në 2 orare, 18:45 dhe 21:00.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis sezoni i ri i Europa League, në fushë zbresin 18 skuadra appeared first on Euronews Albania.

Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët

By: fra nc

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi do të njihen zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministrit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokuroria e Posaçme pas pĂ«rfundimit tĂ« hetimeve.

Berisha, nuk do të paraqitet personalisht këtë të mërkurë në zyrat e SPAK, por do të përfaqësohet me avokatët e tij të cilët do të firmosin mbylljen e hetimeve.

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit nĂ« orĂ«n 10:00 nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme, pĂ«r tĂ« firmosur mbylljen e hetimeve tĂ« dosjes “Partizani”, pĂ«r financieren Andia Pustina.

E njĂ«jtĂ« avokate mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pritet tĂ« paraqitet sĂ«rish nĂ« SPAK nĂ« orĂ«n 12”00 pĂ«r tĂ« firmosur edhe pĂ«r ish-kryeministrin dhe pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr tĂ« gjitha aketet hetimore.

Ndërsa në orën 09:00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begejas, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14a:00 Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaccme tĂ« hĂ«nĂ«n mbylli hetimet pĂ«r privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndĂ«rsa thirri tĂ« pandehurit tĂ« vinin nĂ« SPAK pĂ«r tĂ« firmosur pĂ«rfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Fatmir Bektashit, Andia Pustinës dhe Xhimi Begejas.

QĂ« nga dhjetori i vitit 2023, ish-kryeministri Sali Berisha Ă«shtĂ« nĂ«n hetim pĂ«r korrupsion pasiv nĂ« lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. NdĂ«rkohĂ«, dhĂ«ndri i tij, JamarbĂ«r Malltezi, i cili ndodhet nĂ« “arrest shtĂ«piak”, akuzohet pĂ«r “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha nuk shkon në SPAK, mbylljen e hetimeve do e firmosin avokatët appeared first on Euronews Albania.

Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

By: fra nc

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, raporton KosovaPress.

Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.

The post Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu appeared first on Euronews Albania.

​Thellohet deficiti tregtar nĂ« KosovĂ«: Nga cilat vende importon mĂ« sĂ« shumti mallra?

By: fra nc

Importi i mallrave në Kosovë ka arritur 582 milionë euro në muajin gusht të këtij viti, që është një rritje prej 11. 2 për qind. Ndërsa, vlera e mallrave të eksportit kishte vlerën 83. 5 milionë euro, që është një rritje prej 24 për qind, krahasuar muajin gusht të këtij viti me muajin e njëjtë të vitit 2023.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës shihet se eksporti dhe importi i mallrave ka dallim të madh në Kosovë.

Sipas këtyre statistikave, deficiti tregtar është 9. 4 për qind në muajin gusht 2024, krahasuar me muajin gusht 2023, raporton KosovaPress.

“Eksporti i mallrave nĂ« muajin gusht 2024 kishte vlerĂ«n 83,5 milion Euro, ndĂ«rsa importi 582,0 milion Euro, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« rritje prej 24,0% pĂ«r eksport, si dhe njĂ« rritje prej 11,2% pĂ«r import, duke krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2023”, thuhet nĂ« raportin e ASK-sĂ«.

Sipas kësaj Agjencie, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 264. 6 milionë euro, ose 45,5 për qind.

“Vendet me pjesĂ«marrje mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r import nĂ« kĂ«tĂ« grup ishin: Turqia (15,1%) dhe Kina (12,9%)”, thuhet nĂ« raportin e fundit tĂ« ASK-sĂ«.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,9% e përbëjnë produktet minerale; 14,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë mjetet e transportit; etj.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

ASK bën të ditur se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,8 milionë euro, ose 18,9%.

“Si partnerĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga kĂ«to vende pĂ«r eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (2,2%)”.

Këtë herë, për muajin gusht ASK nuk ka treguar për importet e prej vendeve të BE-së dhe raportet tregtare me vendet e CEFTA-s.

Në korrik eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26,4 milion Euro, ose rreth 30,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,6%), Italia (3,58), Holanda (2,4%), etj.

Po ashtu në korrik importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 270,9 milion Euro, ose 46,6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 20,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,9%), Italia (6,8%), Greqia (4,5%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Në korrik Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 45,0 milion Euro, ose 52,4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 63,1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (21,9%), Maqedonia e Veriut (16,6%), Mali i Zi (6,5%), Serbia (5,8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 66,7 milion Euro, ose 11,5% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-9,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (1,5%)./Kosovapress

The post ​Thellohet deficiti tregtar nĂ« KosovĂ«: Nga cilat vende importon mĂ« sĂ« shumti mallra? appeared first on Euronews Albania.

“Ikni nga Libani tani”- SHBA thirrje qytetarĂ«ve tĂ« saj, dĂ«rgon trupa shtesĂ« nĂ« rajon

By: fra nc

Teksa sulmet e Izraelit në drejtim të jugut të Libanit vijojnë, qytetarët në ato zona vijojnë largimin masiv drejt Bejrutit por dhe më në veri të vendit.

SHBA u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që ndodhen në Liban që të largohen menjëherë nga vendi.

“AmerikanĂ«t nĂ« Liban duhet tĂ« largohen tani, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ka ende fluturime”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, John Kirby.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Zoti Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale.

Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm.

Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, i tha Zërit të Amerikës një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ikni nga Libani tani”- SHBA thirrje qytetarĂ«ve tĂ« saj, dĂ«rgon trupa shtesĂ« nĂ« rajon appeared first on Euronews Albania.

Uzuni në formacionin e javës në La Liga 2, sulmuesi shënoi ndaj Malagas

By: fra nc

Myrto Uzuni dalëngadalë po rigjen formën e tij më të mirë, ndërsa arriti të realizojë një tjetër gol me fanellën e Grandaës.

Tanimë në La Liga 2, skuadra e tij synon dhe një herë tjetër kthimin në elitë, teksa situata në tabelë nuk është dhe aq favorizuese. Pavarësisht kësaj, sulmuesi 29-vjeçar nga Berati arriti të realizojë golin e dytë në këtë nisje sezoni, në përballjen e fundjavës me Malagën.

Jo vetëm kaq, por Uzuni është përfshirë dhe në formacionin më të mirë të javës, me lojtarët të cilët lanë gjurmë në ndeshjen e 6-të në ligë. Granada renditet e 16-ta me 6 pikë, 8 më pak nga kryesuesit e Racing Santander. Sa i përket Uzunit ai ka shënuar 2 gola deri më tani, nga 8 që numëron i gjithë ekipi që nga nisja e kampionatit.

Me formën pozitive në La Liga 2, 29-vjeçari shpreson në rikthimin në kombëtare, ku prej muajsh mungonte, teksa u thirr nga trajneri Sylvinho në 2 duelet e Ligës së Kombeve, ku arriti të marrë vetëm 10 minuta në sfidën me Gjeorgjinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Uzuni në formacionin e javës në La Liga 2, sulmuesi shënoi ndaj Malagas appeared first on Euronews Albania.

Rritet çmimi i arit, arrin në rekorde historike

By: fra nc

Çmimi i arit Ă«shtĂ« rritur nĂ« nivele tĂ« reja historike. NĂ« fillim tĂ« vitit ai kuotohej 2040 dollarĂ« pĂ«r onz, ndĂ«rsa sot ai po blihet me çmim 2630 dollarĂ«.

Në janar 2024, ari shitej 2.040 dollarë për oz, por gjatë javëve të fundit çmimi ka arritur në 2.630 dollarë me rritje vjetore 37%.

Rritja e inflacionit e viteve të fundit, dhe vlerësimet se vlera e tij nuk bie ndonjehërë, ka ndihmuar në rritjen e çmimit të arit dhe ngjarjet e kaluara me luhatje të fortë çmimesh kanë faktuar këtë ecuri.

Po ashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka rritur kërkesën për metalin e verdhë.

Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.

Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.

Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili.

The post Rritet çmimi i arit, arrin në rekorde historike appeared first on Euronews Albania.

Londra duke u shkatërruar nga sulmi bërthamor, videoja kërcënuese e Rusisë

By: fra nc

Një simulim rrëqethës që tregon Londrën duke u goditur me armë bërthamore është shfaqur në një televizion rus si një kërcënim nga Vladimir Putin.

Një sulm shkatërrues bërthamor në Londër, që shkakton 850,000 viktima dhe dy milionë të plagosur, është simuluar nga një kanal televiziv propagandistik pro-Putin. Transmetimi i videos katër minutëshe me një koment në anglisht duket se është lëvizja më e fundit në një fushatë të bashkërenduar për të frikësuar Britaninë nga dhënia e lejes për Ukrainën për të lejuar raketat Storm Shadoë të godasin objektivat brenda Rusisë.

Rrethi i Vladimir Putinit ka paralajmëruar vazhdimisht se ai mund të përdorë armë bërthamore.

Videoja e shfaqur nĂ« kanalin Telegram fillon me mesazhin: ‘Imagjinoni pĂ«r njĂ« moment qĂ« tĂ« ndodhĂ« e paimagjinueshme.

“NjĂ« armĂ« bĂ«rthamore shpĂ«rthen mbi LondĂ«r. NĂ« kĂ«tĂ« dokumentar, ne eksplorojmĂ« pasojat shkatĂ«rruese tĂ« kĂ«saj katastrofe’ thuhet nĂ« mesazh.

Kjo nuk është hera e parë që rusët kanë eksploruar idenë që Britania të jetë shkatërruar nga një sulm bërthamor.

Në fillim të këtij muaji, agjentët mediatikë të Putinit bënë thirrje që Britania të zhytet nën një cunami radioaktiv.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Londra duke u shkatërruar nga sulmi bërthamor, videoja kërcënuese e Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Provokojnë serbët, ndezin qirinj te vendi ku u vranë sulmuesit e Banjskës

By: fra nc

Ndërsa shënohet sot një vit nga masakra e Banjskës, ku një grup terroristësh serbë sulmoi policinë e Kosovës dhe la të vdekur rreshterin Afrim Bunajku, familjarët e tyre kanë mbërritur në vendin ku u krye sulmi dhe kanë ndezur qirinj.

Babai i një prej serbëve të vrarë u shpreh se ai ka paguar shumë për kryqin që po vendos dhe se kur të vijë koha do të vendos  një shenjë të përjetshme në vendin ku humbi djalin.

“NjerĂ«zit ende nuk e dinĂ« vendin ku vdiq djali i tyre. Ndaj, ju lutemi pyesni, qĂ« njerĂ«zit tĂ« vijnĂ« tĂ« ndezin njĂ« qiri. Le tĂ« vendosim njĂ« shĂ«nues. UnĂ« kam paguar pĂ«r kryqin qĂ« duam tĂ« vendosim kĂ«tu. Situata aktuale Ă«shtĂ« nuk na lejon, por kur tĂ« vijĂ« koha, do tĂ« vendosim njĂ« shenjĂ« tĂ« pĂ«rjetshme, kĂ«tu nĂ« vendin ku vdiq djali im Stefan’’-, deklaroi Dragan Nedeljkoviç, babai i Stefan Nedeljkoviçit i cili u vra njĂ« vit mĂ« parĂ« nĂ« pĂ«rballje me policinĂ« e KosovĂ«s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Provokojnë serbët, ndezin qirinj te vendi ku u vranë sulmuesit e Banjskës appeared first on Euronews Albania.

Drejtonin rrjetin e prostitucionit në Tiranë, kush janë tutoret e arrestuara

By: fra nc

Një rrjet prostitucioni u godit këtë të martë nga policia e Tiranës.

Euronews Albania mĂ«son se janĂ« arrestur nĂ« flagrancĂ« njĂ« shtetase ruse dhe njĂ« shtetase ukrainase, tĂ« cilat shfrytĂ«zonin pĂ«r prostitucion, shtetase tĂ« huaja tĂ« reklamuara nĂ« faqen “Escort Tirana”.

Shtetasja ruse e arestuar nga policia është Elena Maslova, ndërkohë që ukrainasja është identifikuar si Anna Tkachenko.

Elena Maslova

Polcia zbuloi se shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, iu transferoheshin organizatorëve të kësaj faqeje, të cilët janë shtetas ende të paidentifikuar.

Anna Tkachenko

Në total janë proceduar penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, si dhe janë sekuestruar shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për vveprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drejtonin rrjetin e prostitucionit në Tiranë, kush janë tutoret e arrestuara appeared first on Euronews Albania.

Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur”

By: fra nc

Të paktën 492 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që synonin Hezbollahun në Liban. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë së Libanit duke e cilësuar ditën më të errët të konfliktit. Mes viktimave sipas të dhënave kishte gra dhe fëmijë.

Mijëra familje janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1600 objektiva të Hezbollahut në një operacion për të shkatërruar infrastrukturën që grupi i armatosur kishte ndërtuar që nga lufta e vitit 2006. Hezbollahu, ndërkohë, lëshoi më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit.

Mijëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor pas valës së sulmeve të të hënës.

Tani mund t’ju sjellim disa fotografi qĂ« tregojnĂ« njerĂ«zit duke udhĂ«tuar mbrĂ«mĂ« dhe duke mbĂ«rritur nĂ« kryeqytetin Bejrut kĂ«tĂ« mĂ«ngjes.

Një burrë që arriti në Bejrut këtë mëngjes i tha BBC se udhëtimi i tij nga jugu zgjati 17 orë. Ai tha se Izraeli kishte bombarduar vende përgjatë rrugës kryesore, duke i detyruar ata që iknin të përdornin rrugë alternative.

NdĂ«rkohĂ« brenda Bejrutit ka mĂ« pak trafik se normalja. Disa biznese janĂ« hapur, porshumĂ« tĂ« tjera janĂ« mbyllur, ndĂ«rsa shkollat ​​po pĂ«rdoren si qendra pritjeje pĂ«r ata qĂ« ikin nga bombardimet.

Ndërkohë Izraeli vazhdon të zhvillojë fushatën e tij më agresive kundër Hezbollahut që nga lufta e vitit 2006. Sakaq përgjigja e grupit militant të mbështetur nga Irani mbetet çuditërisht e heshtur.

E gjithë kjo ngre pyetjen nëse Hezbollahu nuk dëshiron apo thjesht nuk është në gjendje të çlirojë arsenalin e tij më të madh, apo është në pritje të momentit të duhur.

The post Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur” appeared first on Euronews Albania.

UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024

By: fra nc

UEFA ka pranuar zyrtarisht gabimin e arbitrimit në ndeshjen Spanjë-Gjermani.

Sipas UEFA-s prekja e diskutueshme me dorë e Marc Cucurella në çerekfinalen e Euro 2024 kundër Gjermanisë, duhet të ishte një penallti,

Prekja e topit me dorë brenda zonës nuk u akordua 11 metërsh për gjermanët, megjithëse përsëritjet e VAR treguan se krahu i futbollistit spanjoll ishte i shtrirë jashtë trupit, duke rritur përmasat dhe duke devijuar goditjen që po shkonte në port.

Komiteti i Arbitrimit të UEFA-s ka pranuar se vendimi i arbitrit ishte një gabim.

Ky vendim ka zemëruar shumë njerëz, përfshirë ish-futbollistin gjerman Lothar MatthÀus, i cili shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se Gjermania ishte u eliminua nga kompeticioni për shkak të një vendimi të gabuar.

Nëse penalltia do të akordohej, fati i ndeshjes mund të shkonte ndryshe.

Gabimi kontribuoi në humbjen e Gjermanisë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, çka i lejoi Spanjës të vazhdonte rrugën drejt fitores së turneut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post UEFA pranon gabimin e rëndë të arbitrimit në ndeshjen e Euro 2024 appeared first on Euronews Albania.

Goditet rrjeti i prostitucionit i faqes “Escort Tirana”, tutoret nga Ukraina e Rusia

By: fra nc

Finalizohet nga Seksioni pĂ«r Hetimin e Trafiqeve tĂ« Paligjshme nĂ« DVP TiranĂ«, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, operacioni policor i koduar “Escort”, pas njĂ« hetimi tĂ« kryer me metoda speciale.

NjĂ« rrjet prostitucioni Ă«shtĂ« goditur kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« nga policia e TiranĂ«s. BlutĂ« e kryeqytetit arrestuan nĂ« flagrancĂ« njĂ« shtetase ruse dhe njĂ« shtetase ukrainase, tĂ« cilat shfrytĂ«zonin pĂ«r prostitucion, shtetase tĂ« huaja tĂ« reklamuara nĂ« faqen “Escort Tirana”.

Polcia zbuloi se shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, iu transferoheshin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në total janë proceduar penalisht 11 shtetase, për ushtrim prostitucioni, si dhe janë sekuestruar shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për vveprime të mëtejshme.

“SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Trafiqeve tĂ« Paligjshme, nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, nĂ« vijim tĂ« operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme pĂ«r goditjen e paligjshmĂ«rive nĂ« fushĂ«n e ushtrimit dhe shfrytĂ«zimit tĂ« prostitucionit, kanĂ« regjistruar njĂ« procedim penal tĂ« vitit 2023 dhe kanĂ« organizuar dhe finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Escort”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacioni u arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, tĂ« dyja banuese nĂ« TiranĂ«, pĂ«r veprat penale “Prostitucioni”, “ShfrytĂ«zimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve pĂ«r prostitucion”.

KĂ«to dy shtetase janĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« nĂ« rrugĂ«n “Naim FrashĂ«ri”, duke marrĂ« shuma parash, nga shtetase tĂ« huaja, tĂ« cilat dyshohet se i shfrytĂ«zonin pĂ«r prostitucion.

GjatĂ« verifikimeve tĂ« kryera ka rezultuar se kĂ«to shtetase mblidhnin shumat e parave tĂ« pĂ«rfituara nga shtetaset e huaja qĂ« dyshohet se i shfrytĂ«zonin pĂ«r prostitucion, tĂ« cilat reklamoheshin nĂ« faqen “Escort Tirana”, dhe mĂ« pas kĂ«to shuma parash ia transferonin organizatorĂ«ve tĂ« kĂ«saj faqeje, shtetas ende tĂ« paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

MĂ« parĂ«, gjatĂ« hetimeve tĂ« kryera nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procedimi penal, Ă«shtĂ« finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing””, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditet rrjeti i prostitucionit i faqes “Escort Tirana”, tutoret nga Ukraina e Rusia appeared first on Euronews Albania.

​Mediat spanjolle zbulojnĂ« fituesin e Topit tĂ« ArtĂ«

By: fra nc

Gazeta spanjolle “Marca” ka sugjeruar, se Vinicius Junior do tĂ« fitojĂ« Topin e ArtĂ« kĂ«tĂ« vit, njĂ« trofe qĂ« do tĂ« jepet mĂ« 28 tetor nĂ« Paris.

Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë më të rëndësishmin trofe individual në skenën botërore të futbollit.

Sipas “Marca”, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencĂ«n e bashkĂ«lojtarĂ«ve tĂ« Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodri, mesfushori i Manchester Cityt, pĂ«rcjellĂ« KosovaPress.

Në listën përfundimtare prej 30 lojtarësh janë edhe lojtarët portugez Vitinha (PSG) dhe Ruben Dias (Manchester City).

Sezonin e kaluar, Vinicius Junior shënoi 24 gola dhe 11 asistime në 39 ndeshje për Real Madridin, duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

The post ​Mediat spanjolle zbulojnĂ« fituesin e Topit tĂ« ArtĂ« appeared first on Euronews Albania.

❌