❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit

By: user 2

Derbi numër 288 i Madridit do të mbahet mend si një mbrëmje e turpshme. Ndaj Courtois u hodhën objekte dhe ndeshja u ndërpre për një çerek ore në pjesën e dytë. Mes një atmosfere tepër të acaruar Real dhe Atletico ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Militao, nĂ« minutĂ«n e 64â€Č-Ă«r tĂ« pjesĂ«s sĂ« dytĂ« realizoi njĂ« goditje tĂ« shkĂ«lqyer duke i dhĂ«nĂ« avantazhin skuadrĂ«s sĂ« Anceloti-t.  

U duk se do të ishte e lehtë për Real Madrid të administronte rezultatin, por në fakt gjendja ndryshoi totalisht prej tifozëve bardhekuq, të cilët u tërbuan duke hedhur sende në fushë. 

Në minutën e 68-të, gjyqtari Mateo Busquets Ferrer pezulloi ndeshjen pas objekteve të shumta të hedhura nga tifozët e Atletico-s drejt portierit të Los Blancos, Courtois. Portieri belg kishte protestuar për një kohë të gjatë në drejtim të arbitrit, madje duke treguar një çakmak që i kishte rënë nga tribuna disa centimetra larg portës.

Simeone dhe lojtarĂ«t e Atleticos sĂ« Madridit u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« qetĂ«sonin tifozĂ«t. Por situata vazhdoi dhe arbitri vendosi pezullimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« ndeshjes, e cila rifilloi pas rreth 15â€Č-tĂ« minutash ndĂ«rprerje.

Lexo mĂ« tej: “Vinicius do tĂ« fitojĂ« Topin e ArtĂ« 2024”: Marca paraprin enigmĂ«n e trofeut prestigjoz

Pas rikthimit në fushë, Atletico luftoi deri në fund derisa goli erdhi nga Correa në minutën e 96-të (pas aprovimit nga VAR). Ndërkohë, tre minuta me pas Marcos Llorente u përjashtua me karton të kuq për një faull ndaj Fran Garcias. Pas këtij rezultati, Atletico arriti në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Real numëron 18 pikë.  

The post Video / Gol në shtesë e karton i kuq: barazim në derbin e nxehtë të Madridit appeared first on Lapsi.al.

Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut

By: user 2

Një dygolësh i shënuar nga Fatmir Prenga i ka dhënë fitoren e parë në këtë kampionat teknikut Bledi Shkëmbi në krye të Tiranës. Pas gjashtë barazimeve radhazi, frymëmarrja për teknikun ka ardhur me fitoren 2-1 me përmbysje ndaj Skënderbeut. Pikërisht në ndeshjen që mbylli javën e 7 të Superiores, bardheblutë kanë përmirësuar renditjen dhe kanë mbetur skuadra e vetme e pathyer e kampionatit.

TĂ« parĂ«t qĂ« kaluan nĂ« avantazh ishin nĂ« fakt korçarĂ«t. Pas njĂ« loje tĂ« kujdesshme me dy skuadrat qĂ« kĂ«rkonin tĂ« dilnin pĂ«rpara me kujdes, pĂ«r tĂ« mos pĂ«suar, ekuilibrat u thyen nĂ« minutĂ«n e 39’. Rashica fitoi dhe shndĂ«rroi vetĂ« nĂ« gol njĂ« penallti, tĂ« vendosur nga VAR pas njĂ« kontakti me Haxhiun. Goli i sulmuesit vendosi pjesĂ«n e parĂ«, por gjĂ«rat ndryshuan pas rifillimit.

Tirana u bĂ« mĂ« kĂ«rkuese dhe po insistonte nĂ« anĂ«t e portierit Alia. Numri 1 i bardhekuqve, qĂ« shpĂ«toi rezultatin nĂ« disa moment nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, u dorĂ«zua nĂ« golin e realizuar nga Fatmir Prenga pas sekonda pas nisjes. Djaloshi nuk u mjaftua me kaq, sepse edhe goli i dytĂ« nĂ« minutĂ«n e 72’ mban firmĂ«n e tij.

Lexo mĂ« tej: Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton nĂ« Ballsh me Bylis e kthehet nĂ« katĂ«rshe

Dygolëshi i parë me fanellën bardheblu nga Prenga shpëtoi edhe teknikun Shkëmbi, që kërcënohej nga mungesa e rezultateve. Kjo është fitorja e parë e Tiranës për këtë kampionat dhe bardheblutë ngjiten tani në vendin e shtatë me 9 pikë. Parakalohet kështu Skënderbeu, që zbret në vendin e 8-të, me 7 pikët e grumbulluara deri tani.

The post Video/ Prenga shpëton Shkëmbin: fitorja e parë e Tiranës, vjen kundër Skënderbeut appeared first on Lapsi.al.

Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

By: user 2

NĂ« javĂ«n e gjashtĂ« tĂ« Premier League vjen njĂ« tjetĂ«r humbje pĂ«r Manchester United, i mundur 3-0 nĂ« Old Trafford nga Tottenham. Johnson hapi rezultatin nĂ« minutĂ«n e 3’, pastaj me pĂ«rjashtimit direkt tĂ« Bruno Fernandes (nĂ« minutĂ«n e 43’ pĂ«r faull ndaj Maddison) Spurs shpĂ«rthyen nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« me golat e Kulusevski (47â€Č) dhe Solanke (77â€Č). Aston Villa, nga ana tjetĂ«r, ngadalĂ«soi ritmin dhe nuk shkoi pĂ«rtej barazimit 2-2 nĂ« fushĂ«n e Ipswch Town: golat dhe asisti i Watkins nuk mjaftuan.

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM 0-3

NjĂ« tjetĂ«r shembje pĂ«r Manchester United, i mundur 3-0 nga Tottenham nĂ« Old Trafford. LondinezĂ«t goditĂ«n menjĂ«herĂ«, me van de Ven qĂ« nisi i vetĂ«m nga mbrojtja, duke arritur nĂ« fund e shĂ«rbyer pĂ«r prekjen e lehtĂ« tĂ« Johnson, qĂ« firmosi 1-0 nĂ« minutĂ«n e 3’. Sulmuesi i Spurs ishte afĂ«r dyfishimit tĂ« avantazhit pak minuta mĂ« vonĂ«, por goditja e tij u stampua nĂ« shtyllĂ«. Skuadra e Ten Hag u mundua tĂ« reagojĂ«: Vicario ishte super pĂ«r tĂ« ndaluar Zirkzee, mĂ« pas Garnacho nga njĂ« pozicion i shkĂ«lqyer barazoi vetĂ«m shtyllat. Pak çaste para pushimit loja ndryshon sĂ«rish, me çmendurinĂ« e Bruno Fernandes qĂ« ngriti kĂ«mbĂ«n nĂ« kofshĂ«n e Maddison dhe fitoi pĂ«rjashtimin direkt.

Lexo më tej: Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League

Me t’u kthyer nĂ« fushĂ« pas pushimit, Spurs filluan tĂ« pĂ«rfitonin nga epĂ«rsia e tyre numerike, duke dyfishuar menjĂ«herĂ« epĂ«rsinĂ« nĂ« minutĂ«n e 47’: Johnson galopoi djathtas, duke shĂ«rbyer nĂ« qendĂ«r pĂ«r ish-lojtarin e Juventus, Kulusevski, qĂ« i bĂ«ri shifrat 0-2. NĂ« mĂ« pak se njĂ« çerek ore pĂ«r tĂ« mbetur, skuadra e Postecoglou shkroi epilogun e ndeshjes, me Solanke qĂ« fiksoi rezultatin 3-0 nĂ« minutĂ«n e 77’. Tottenham ngjitet nĂ« 10 pikĂ« nĂ« renditje, pĂ«rpara United, qĂ« ka ngecur nĂ« 7.

The post Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag appeared first on Lapsi.al.

“Nuk kisha plan tĂ« merrja ndonjĂ« ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis

By: user 2

“MĂ« vjen keq pĂ«r çunat pasi u paraqitĂ«n mirĂ«, me njĂ« fragment nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« 50-60 ku Ruçi shpenzoi shumĂ« energji. Filluam tĂ« mos kishim qetĂ«sinĂ« e duhur nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si dilnim pĂ«rpara. PĂ«rgjoni dhe Ruçi nuk po mundeshin mĂ«. Gjithsesi, bĂ«mĂ« njĂ« ndeshje tĂ« mire”. AsnjĂ« fjalĂ« pĂ«r Elbasanin, hakmarrjen e munguar ndaj klubit qĂ« e largoi papritur ende pa nisur kampionati. Nevil Dede pĂ«rqendrohet vetĂ«m te Bylis, pa komente mbi rivalĂ«t.

Pozitat nĂ« renditje nuk janĂ« tĂ« mira e megjithatĂ« tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin Dede nuk Ă«shtĂ« se shqetĂ«sohet: “Na rĂ«ndon rezultati dhe psikologjikisht lojtarĂ«t duhet tĂ« rriten, prandaj them se kjo Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja. Duhet tĂ« kenĂ« besim te vetja dhe personalitet – shpjegoi Dede -. Na duhet rezultati dhe vetbesimi pĂ«r tĂ« kuptuar dhe lojtarĂ«t se çfarĂ« niveli kanĂ«â€.

Pastaj Dede u ndal te zgjedhja e bĂ«rĂ«, pĂ«r tĂ« marrĂ« Bylis, ndosht rastĂ«sisht pĂ«rpara ndeshjes me Elbasanin: “UnĂ« nuk kam ardhur tĂ« konstatoj gjĂ«rat, por pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar gjĂ«rat dhe tĂ« rris nivelin e klubit nĂ«pĂ«rmjet lojtarĂ«ve. Me pushim e KombĂ«tareve mendoj se grupi do tĂ« jetĂ« i plotĂ« dhe tĂ« gjithĂ« do tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« rritur si personalitet – tha tekniku i Bylis -. Nuk e kisha nĂ« plan tĂ« merrja drejtimin e ndonjĂ« ekipit, por njohja me presidentin e Bylis ndikoi”, e mbylli Dede.

BORDIN: “SOT I GËZOHEMI FITORES”

Tekniku i Elbasanit Roberto Bordin Ă«shtĂ« i kĂ«naqur nga rezultati, qĂ« e ngjit tashmĂ« nĂ« vendin e tretĂ« vetĂ«m njĂ« pikĂ« larg kreut. Tekniku italian mundohet tĂ« qendrojĂ« me kĂ«mbĂ« nĂ« tokĂ«, edhe pse pĂ«r fatin e mirĂ« po rikuperon tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t: “Si fillim po kthehen tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«t dhe kjo Ă«shtĂ« gjĂ« e mirĂ«, presim dhe disa tĂ« tjerĂ«. VetĂ«m Azamovic ka pĂ«suar njĂ« dĂ«mtim tĂ« rĂ«ndĂ« dhe shpresojmĂ« tĂ« kthehet sa mĂ« shpejt. Trajneri Ă«shtĂ« i kĂ«naqur kur ka skuadrĂ«n e gatshme dhe vĂ«shtirĂ«si nĂ« zgjidhje. PĂ«r objektivat kemi kohĂ« tĂ« mendojmĂ«, t’i gĂ«zohemi fitores dhe tĂ« shohim ndeshjen e radhĂ«s”, tha Bordin.

The post “Nuk kisha plan tĂ« merrja ndonjĂ« ekip”: Dede anashkalon hakmarrjen e munguar e tregon pse mori Bylis appeared first on Lapsi.al.

Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton nĂ« Ballsh me Bylis e kthehet nĂ« katĂ«rshe

By: user 2

Nuk ka hakmarrje pĂ«r teknikun Nevil Dede. Ish ekipi i tij Elbasani ka dalĂ« fitues nĂ« debutimin e teknikut nĂ« pankinĂ«n e Bylis. Vendosi Lleshi me golin nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, duke kthyer verdheblutĂ« mes ekipeve pretendente nĂ« Superiore. Dede, qĂ« nuk Ă«shtĂ« ndarĂ« qetĂ«sisht me Elbasanin ende pa nisur sezoni, nuk ka mundur dot tĂ« marrĂ« rezultat nĂ« ndeshjen e luajtur nĂ« “Adush Muça”.

ShumĂ« kartonĂ« tĂ« verdhĂ« e kontraste nĂ« fushĂ«n e lojĂ«s, qĂ« tregonte se tĂ« dy ekipet dĂ«shironin fitoren. Pas largimit tĂ« Egbo, nĂ« ndeshjen e parĂ« nĂ« pankinĂ«n e Bylis, Dede u dorĂ«zua ndaj golit tĂ« minutĂ«s sĂ« 76’ nga Lleshi, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar nĂ« fushĂ«n e lojĂ«s. NĂ« Ballsh u luajt me ritĂ«m tĂ« lartĂ«, sidomos nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, por para portĂ«s askush nuk kishte qetĂ«sinĂ« e duhur pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« keq.

Lexo mĂ« tej: “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e njĂ« ndeshjeje qĂ« po shkonte keq

Në pjesën e dytë shansin më të mirë për mallakastriotët e kishte Sulovari, që mori vendin e Gjatës, por traversa i mohoi golin lojtarit të Bylis. Shpëtoi Elbasani dhe Bordin e kuptoi se ndoshta mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje. E në fakt, Lleshi me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, në shoqërinë e Partizanit dhe vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Verdheblutë e Bordin vazhdojnë të tregojnë se duan të jenë në zonën e Final Four, ndërsa Bylis mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, si kandidatë për rënien nga kategoria, me vetëm 5 pikë pas 7 javësh.

The post Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton nĂ« Ballsh me Bylis e kthehet nĂ« katĂ«rshe appeared first on Lapsi.al.

Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë

By: user 2

Partizani vazhdon të mendojë për ti bërë gjërat si duhet në këtë sezon. Objektivat e mëdha kërkojnë investime të tilla dhe të kuqtë ndonëse merkato është e mbyllur kanë gjetur mundësinë të përforcohen. David Domgjoni ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin edhe për një vit tjetër me Partizanin, për dëshpërimin e spondit tjetër të kryeqytetit, me ish-tifozët e tij, ata bardhblu, që do jenë kundërshtarët e mëdhenj të qendërmbrojtësit.

Në fakt, Domgjoni e ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Laçi në Superiore. Me krutanët, kur trajner ishte Elvis Plori, ai u aktivizua me sukses si mbrojtës i majtë dhe sipas të gjitha shanseve të kuqtë e duan pikërisht për këtë rol. Dëmtimi i Buxhelaj dhe aktivizimi i Zguros në derbin e javës së kaluar tregoi limitet e skuadrës në atë pozicion. Kështu, me qendrën të mbyllur nga Bytyçi, Sembene e Preka, krahu i majtë është ai ku Domgjoni do të ketë më shumë hapësira.

Kosovari ka luajtur edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan me Tobol Kostanay, para se të kthehej tashmë përsëri në Shqipëri për të firmosur me Partizanin. 27 vjeçari ishte një lojtar i lirë dhe duke qenë se kontrata me kazakët i kishte përfunduar para 31 gushtit 2024, rregullorja e lejon atë të transferohet në një klub tjetër, pavarësisht se dritarja e merkatos është mbyllur zyrtarisht.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.

The post Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D’Amico martohen, look i dasmorĂ«ve: ajo bohĂ©me, ai me Armani

By: user 2

Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico u martuan, nĂ« njĂ« ceremoni civile nĂ« Villa Olivia nĂ« Lucca, pĂ«rballĂ« qindra tĂ« ftuarve. Historia e dashurisĂ« mes ish-portierit 47-vjeçar tĂ« KombĂ«tares dhe Juventus dhe moderatores 51-vjeçare tĂ« televizionit nisi nĂ« vitin 2013. Pas ndarjes me Alena Seredova fshihej nĂ« fakt lidhja e Buffon me gazetaren e moderatoren italiane.

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon janĂ« bĂ«rĂ« burrĂ« e grua sot, duke festuar nĂ« kodrat e Lucca, nĂ« Versilia, nĂ« prani tĂ« 250 tĂ« ftuarve. Pas ceremonisĂ«, tĂ« ftuarit shijuan njĂ« aperitiv, njĂ« darkĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«, Ă«mbĂ«lsira, prerjen e tortĂ«s dhe vallĂ«zim. TĂ« gjitha detajet janĂ« kuruar, duke ruajtur njĂ« atmosferĂ« informale, nĂ« pĂ«rputhje me personalitetin e çiftit. NjĂ« “dhuratĂ«â€ e veçantĂ« ka ardhur nga djali i madh i Gigi dhe Alena Seredova: Louis, i cili luan nĂ« skuadrĂ«n e tĂ« rinjve tĂ« Pisa, shĂ«noi dy gola ndaj Salernitana.

BUFFON-D’AMICO, LOOK-U I ÇIFTIT

Gianluigi Buffon ishte veshur me Armani pĂ«r kĂ«tĂ« rast, me njĂ« kostum tĂ« errĂ«t dhe jelek tĂ« çeltĂ«. NdĂ«rsa Ilaria D’Amico zgjodhi njĂ« fustan tĂ« Luisa Beccaria me shpinĂ« tĂ« hapura dhe vello nĂ« stilin e buqetĂ«s sĂ« lules.

Lexo mĂ« tej: Ish-gruaja e Buffon flet pĂ«r tradhtinĂ«: “E mora vesh nĂ« radio”

TË FTUARIT

Mes të ftuarve në ceremoni ishin një pjesë e mirë e botës së futbollit por edhe fytyra të njohura nga bota e spektaklit: Monica Bellucci, një nga dëshmitaret e nuses, e shoqëruar nga partneri i saj Tim Burton, zgjodhi një kostum me pantallona, të errët. Benedetta Parodi me një fustan me lule nga Giada Curti. Mes të ftuarve ishte Luciano Spalletti dhe ish-mbrojtësit e Juventus dhe kombëtares, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli. Mes VIP-ave edhe Monica Bellucci, e pranishme me regjisorin dhe të dashurin Tim Burton.

The post FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D’Amico martohen, look i dasmorĂ«ve: ajo bohĂ©me, ai me Armani appeared first on Lapsi.al.

Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025

By: user 2

Stadiumi MetLife në Nju Jork do të presë finalen e madhe të Kupës së Botës të Klubeve të shumëpritur, të planifikuar në Amerikë nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. Një turne ku do të marrin pjesë 32 klube nga e gjithë bota si protagonistë të arritjeve të një periudhe tre vjeçare. Gjatë natës, direkt nga Central Park, Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, njoftoi edhe 11 stadiumet e tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e planifikuara gjatë Global Citizen Festival: Mercedes-Benz Stadium (Atlanta), Bank of America Stadium (Charlotte), TQL Stadium (Cincinnati), Rose Boël Stadium (Los Angeles), Hard Rock Stadium (Miami), GEODIS Park (Nashville), Camping World Stadium (Orlando), 65.000 posti, Inter&Co Stadium (Orlando), Lincoln Financial Field (Filadelfia), Lumen Field (Seattle), Audi Field (Washington D.C.).

FJALËT E PRESIDENTIT INFANTINO

Numri njĂ« i FIFA-s prezantoi KupĂ«n e re historike tĂ« BotĂ«s pĂ«r Klube si mĂ« poshtĂ«: “NĂ« vitin 2025 FIFA do tĂ« inaugurojĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« re nĂ« historinĂ« e futbollit tĂ« klubeve, falĂ« garĂ«s mĂ« tĂ« madhe, mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe meritokratike tĂ« klubeve nĂ« shkallĂ« globale, e cila do tĂ« organizohet pikĂ«risht kĂ«tu nĂ« Shtetet e Bashkuara – ishin fjalĂ«t e tij -. Kupa e BotĂ«s FIFA 2025 do tĂ« luhet nĂ« 12 stadiume fantastike, kjo Ă«shtĂ« skena nĂ« tĂ« cilĂ«n yjet e 32 klubeve mĂ« tĂ« mira nĂ« botĂ« do tĂ« shĂ«nojnĂ« fillimin e njĂ« epoke tĂ« re tĂ« historisĂ« sĂ« futbollit ndĂ«rkombĂ«tar”.

Lexo mĂ« tej: FutbollistĂ«t kĂ«rcĂ«nojnĂ« FIFA-n: “Stop BotĂ«rorit tĂ« ri pĂ«r Klube ose do bĂ«jmĂ« denoncim”

E pĂ«rsĂ«ri: “Ky kompeticion i ri i FIFA-s Ă«shtĂ« i vetmi shembull i vĂ«rtetĂ« i solidaritetit dhe pĂ«rfshirjes sĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« panoramĂ«n globale tĂ« futbollit tĂ« klubeve. Kjo KupĂ« e re e BotĂ«s do t’u lejojĂ« klubeve mĂ« tĂ« mira nga Afrika, Amerika Qendrore dhe Veriore, Azia dhe Oqeania tĂ« sfidojnĂ« fuqitĂ« europiane dhe amerikano-jugore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« madh nĂ« rritjen e futbollit tĂ« klubeve dhe zhvillimin e talenteve mĂ« tĂ« mira nĂ« nivel global. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« mund tĂ« ofrojmĂ« mundĂ«si e shpresĂ« pĂ«r ata qĂ« kanĂ« mĂ« shumĂ« nevojĂ«, ashtu si prestigj e futboll me kualitet atyre qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« ofron ky sport. I falenderoj vĂ«rtetĂ« tĂ« gjithĂ«. KurrĂ« tĂ« mos diskriminojmĂ« askĂ«nd, tĂ« pĂ«rfshihen tĂ« gjithĂ«. Ky Ă«shtĂ« shpirti i vĂ«rtetĂ« i FIFA Club World Cup ”, pĂ«rfundoi Infantino.

The post Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025 appeared first on Lapsi.al.

“Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e njĂ« ndeshjeje qĂ« po shkonte keq

By: user 2

Dinamo ka marrë dy fitore e dy barazime në katër javë që Ilir Daja ka drejtuar blutë nga pankina. Por më shumë se vetë pathyeshmëria e 8 pikët nga 12 të mundshme, krijojnë efekt skuadrat me të cilat nëndetësja është përballur. Debutim 2-2 me Partizanin, pastaj fitorja në shtëpi me Skënderbeun, barazimi në Niko Dovana me Teutën dhe fitorja me përmbysje me Vllazninë.

Shkodranët ishin skuadra më në formë e momentit, përveçse kryesuese e renditjes. E me avantazhin e Salës u duk se Daja do të pësonte humbjen e parë, por në fund ndodhi gjithcka me Itodo e Bregun që përmbysën situatën.

Lexo më tej: Video/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Tekniku nĂ« fakt ka treguar edhe njĂ« prapaskenĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« ndeshjes, mbi mĂ«nyrĂ«n si motivoi skuadrĂ«n pĂ«r tĂ« kthyer rezultatin: “QĂ« kur erdha thashĂ« qĂ« kĂ«to javĂ« tĂ« para duhet tĂ« jemi cinik pĂ«r tĂ« marrĂ« pikĂ« e pĂ«r tĂ« rikuperuar gjendjen psikologjike. E ndjemĂ« pjesĂ«n e parĂ« pĂ«r meritĂ« tĂ« VllaznisĂ«. Kishim probleme personaliteti nĂ« fushĂ«. NĂ« pushim nuk u mora fare me anĂ«n taktike, u thashĂ« djemve: Humbeni ndeshjen, por humbeni si duhet dhe jo kĂ«shtu si nĂ« pjesĂ«n e parĂ«â€.

Vendimtar kartoni i kuq pĂ«r SalĂ«n nĂ« minutĂ«n e 51â€Č, pas sĂ« cilĂ«s kuqeblutĂ« nuk mundĂ«n dot mĂ« tĂ« rezistonin. E pĂ«r kĂ«tĂ« motiv edhe tekniku i shkodranĂ«ve Thomas Brdaric ka rezerva: “Nuk e kuptoj arbitrin nĂ« disa raste. NĂ« njĂ« rast lojtari ynĂ« u godit nĂ« kavilje dhe ajo Ă«shtĂ« direkt karton i kuq. MĂ« duhet ta shoh mĂ« pas kĂ«tĂ« rast”, tha ai pas ndeshjes.

The post “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e njĂ« ndeshjeje qĂ« po shkonte keq appeared first on Lapsi.al.

Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund tĂ« arrijmĂ« larg, ai Ă«shtĂ« njĂ« leader”

By: user 2

Juventus u zhbllokua dhe Thiago Motta mund tĂ« buzĂ«qeshĂ« pas fitores 3-0 ndaj Genoas “tĂ« tij” me njĂ« pjesĂ« tĂ« dytĂ« tĂ« mrekullueshme, nĂ« tĂ« cilĂ«n trajneri i bardhezinjve, me disa ndryshime nĂ« pushim, bĂ«ri pjesĂ«n e tij: “Duke futur nĂ« qendĂ«r Yildiz dhe duke liruar hapĂ«sirat nĂ« krahĂ« ai e gjeti veten nĂ« njĂ« situatĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r shkak tĂ« karakteristikave tĂ« tij – komentoi trajneri i Juventus -. Por nĂ« pjesĂ«n e dytĂ« pati shumĂ« mĂ« tepĂ«r harmoni mes lojtarĂ«ve nĂ« fushĂ«. Pas avantazhit ishte e qartĂ« se Genoa do ta kishte mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« ndaj lojtarĂ«ve tanĂ« qĂ« kanĂ« kualitet, pastaj me Vlahovic sulmuam nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rrezikshme”.

Juventus bĂ«ri kthesĂ«n pĂ«r sa i pĂ«rket performancĂ«s nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«: “NĂ« pushim lojtarĂ«t folĂ«n me njĂ«ri-tjetrin pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« mund tĂ« bĂ«nim mĂ« mirĂ«, por nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ«. UnĂ« dhashĂ« indikacionet e mia taktike, por sot ata bĂ«nĂ« shumĂ« mirĂ« tĂ« gjithĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sepse kam njĂ« grup tĂ« fortĂ« qĂ« nĂ«se punojnĂ« sĂ« bashku mund tĂ« bĂ«hen edhe mĂ« tĂ« fortĂ«â€.

Lexo mĂ« tej:Superlojtari i Vlahovic: “Pozicionimi i Lautaro, fiziku i Haaland e shpejtĂ«sia e Osimhen”

Juventus nuk ka pĂ«suar ende gol pas gjashtĂ« javĂ«sh dhe Ă«shtĂ« hera e parĂ« nĂ« historinĂ« e tyre: “ËshtĂ« sigurisht njĂ« shifĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme sepse tregon se jemi njĂ« ekip solid, por meritat i shkojnĂ« tĂ« gjithĂ«ve, duke filluar nga sulmuesit qĂ« ndihmojnĂ«. Faza e mbrojtjes bĂ«het si skuadĂ«r, u mbrojtĂ«m sĂ« bashku dhe me sakrificĂ« tĂ« madhe, duke bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rikuperuar topin dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur portĂ«n tonĂ«. TĂ« mos pĂ«sosh gola Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« aspiruar objektiva tĂ« mĂ«dha”.

“VLAHOVIC, NJË LIDER”

Vlahovic shĂ«noi njĂ« dygolĂ«sh, duke lĂ«nĂ« pas vetes njĂ« moment tĂ« komplikuar: “Ai po bĂ«het gjithashtu njĂ« lider pozitiv nĂ« komunikim dhe gjuhĂ«n e trupit, edhe pse ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet nĂ« qĂ«ndrimin nĂ« lojĂ« dhe nĂ« harmoni me shokĂ«t e tij. Ai gjithmonĂ« jep gjithçka nĂ« fushĂ« dhe nĂ« stĂ«rvitje – vazhdoi Motta pĂ«r DAZN -. Kur e zĂ«vendĂ«soj atĂ« si kundĂ«r Napolit, nuk Ă«shtĂ« çështje personale, por sepse mendoj se skuadra ka nevojĂ« pĂ«r diçka tjetĂ«r. Ai e di qĂ« Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ne dhe duhet tĂ« vazhdojĂ« kĂ«shtu”.

The post Juventus, mbrojtje rekord e Vlahovic i rigjetur. Thiago Motta “Mund tĂ« arrijmĂ« larg, ai Ă«shtĂ« njĂ« leader” appeared first on Lapsi.al.

Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama

By: user 2

“NĂ«se Rama nuk mund t’ju blejĂ«, ai tĂ« paktĂ«n dĂ«shiron t’ju ofendojĂ«â€. KĂ«shtu e pĂ«rcakton sjelljen e kryeministrit me mediat ndĂ«rkombĂ«rare redaktori politik i Frankfurter Allgemeine Zeiting, Michael Martens. NĂ« njĂ« reagim ku mbeshtet redaktorin politik tĂ« Der Spiegel, qĂ« botoi njĂ« artikull tĂ« gjatĂ«, ku i bĂ«nte njĂ« skaner narkoshtetit tĂ« drejtuar nga kryeministri qĂ« ‘blen’ mbĂ«shtjetjen ndĂ«rkombĂ«tare me para korrupsioni dhe krimi ai thekson vesin e RamĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« media.

Lexo më tej:

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

NĂ« artikullin e tij gazetari gjerman, Mathieu von Rohr tregonte se Edi Rama pati marrĂ« nĂ« telefon gazetarĂ«t pĂ«r tu bĂ«jĂ« presion qĂ« tĂ« ndryshonin artikullin qĂ« “hidhte baltĂ« mbi ShqipĂ«rinĂ«â€, shkelje qĂ« e ka praktikuar edhe mĂ« gazetarĂ«t e Rai3, Kathimerini, BILD etj.

Në një postim të djeshëm në rrjetin social X gazetari gjerman, von Rohr, ka ripërsëritur edhe njëherë kërcënimet e Ramës duke ripostuar në rrjët edhe linkun e shkrimit.

Andi Bushati: Ana jonĂ« e zezĂ« qĂ« mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Menjherë ka reaguar edhe gazetari tjetër i mirënjohur gjerman, Michael Martens, i gazetës së referencës Frankfurter Allgemeine Zeitung, i cili ka mbështetur qëndrimin e kolegut të tij gjerman dhe ka shtuar se ky është një stil i njohur i Edi Ramës, ku kërcënon gazetarë të mos kritikojnë qeverinë e tij dhe mos zbulujonë lidhje e saj me krimin e mafien.

Postimi i gazetarit të DER SPIEGEL:

Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur i Evropës pavarësisht korrupsionit në shtëpi

“Kur u pĂ«rball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonĂ« njĂ« natĂ« dhe u pĂ«rpoq tĂ« ndikojĂ« nĂ« raportin tonĂ«â€

Reagimi i gazetarit tjetër, Michael Martens:

Ky Ă«shtĂ« njĂ« rast tipik i Edi RamĂ«s, siç e kanĂ« pĂ«rjetuar shumĂ« gazetarĂ«: ai telefonon drejtpĂ«rdrejt gazetarĂ«t dhe pĂ«rpiqet t’i mbytĂ« nĂ«n njĂ« valĂ« kĂ«rcĂ«nimesh. NĂ«se ai nuk mund t’ju blejĂ«, ai tĂ« paktĂ«n dĂ«shiron t’ju ofendojĂ«.

Po si arriti Rama deri këtu?

Edi Rama Ă«shtĂ« munduar me fanatizĂ«m dhe kosto tĂ« lartĂ« qĂ« ta prezervojĂ« iluzionin e liderit modern e vizionar tek ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t. Aq i madh ka qenĂ« ky mundim sa sot ai nuk arrin ta kuptojĂ« e pranojĂ« se njĂ« ditĂ« gjithçka mund t’i shkĂ«rrmoqet. Dhe kjo po ndosh sĂ« paku mediatikisht.

Historia e turpshme me korruptimin e zyrtarit të FBI, Charles Mcgonigal, që e legenosi në Neë York Times e ëashington Post, shkrimet e mediave gjermane e franceze që flasin për një regjim të korruptuar që bën gjithçka për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe pastaj investigimi i RAI3, po nxjerrin zbuluar se Edi Rama përdor copa Shqipërie e para shqiptarësh për të ndërtuar një imazh të rremë në perëndim.

Neë York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

“ShqipĂ«ria e Edi RamĂ«s, nĂ« rĂ«nie tĂ« lirĂ« drejt oligarkisĂ« dhe autokracisĂ«â€, ishte titulli i njĂ« shkrimi tĂ« sĂ« mirĂ«njohurĂ«s franceze “Courrier des Balkans”. PĂ«r tĂ« ardhur tek analiza e njĂ« tjetĂ«r media prestigjoze po franceze, “Mediapart”, qĂ« vinte gishtin pikĂ«risht nĂ« plagĂ«n qĂ« provokon sot paranojĂ«n e Edi RamĂ«s. “Si autokrati Edi Rama u bĂ« aleati mĂ« i mirĂ« i perĂ«ndimorĂ«ve”. Dhe nĂ«se ky artikull shihet sot nĂ« dritĂ«n e asaj qĂ« raportoi Der Spiegel, kuptohet lehtĂ« tendenca pĂ«r ndĂ«rhyrje e kryeministrit shqiptar. Tani kuptohet qartĂ« pse raportime si ato tĂ« RAI 3, apo mediave gjermane i dhembin kaq shumĂ« Edi RamĂ«s. Jo pĂ«r pĂ«rsĂ«ritjen e faktetlve qĂ« kĂ«tu tek ne thuhen e zbulohen thuajse çdo ditĂ«, por nga paranoja se njĂ« ditĂ« i gjithĂ« investimi i tij pĂ«r “liderin global” mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« karikaturĂ«n e pavlerĂ« tĂ« autokratit banal. Procesi i demontimit tĂ« udhĂ«heqĂ«sit qĂ« e telefonojnĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« e kĂ«saj bote pĂ«r t’i marrĂ« mendim, ka nisur dhe, pafuqia pĂ«r ta ndalur atĂ«, ka sjellĂ« çoroditjen e Edi RamĂ«s dhe tentativat e tij pĂ«r tĂ« ndaluar mediat perendimore tĂ« thonĂ« tĂ« vĂ«rtetat e tyre.

©Lapsi.al

 

The post Gazetarët politikë të dy mediave më të mëdha gjermane: Si bën presion Edi Rama appeared first on Lapsi.al.

Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum

By: user 2

Borussia Dortmund harron disfatĂ«n 5-1 nĂ« Shtutgart dhe kthehet te fitorja, duke mposhtur 4-2 Bochum, nĂ« ndeshjen e parĂ« tĂ« javĂ«s sĂ« pestĂ« tĂ« BundesligĂ«s. Sukses qĂ« ka ardhur me pĂ«rmbysje: verdhezinjtĂ«, nĂ« disavantazh 2-0 nĂ« minutĂ«n e 21â€Č pas golave tĂ« Bero dhe de Wit, kthyen gjithçja nĂ« pjesĂ«n e dytĂ«: Guirassy shĂ«non dygolĂ«sh (44â€Č dhe 75â€Č), pastaj Emre Can me penallti (62â€Č), dhe Nmecha (81â€Č). Sahin kalon pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« -2 nga Bayern.

Dortmund largon fantazmat e humbjes sĂ« shĂ«mtuar tĂ« Shtutgartit dhe, pas njĂ« fillimi pĂ«r t’u harruar, mundi Bochum 4-2 me pĂ«rmbysje. Fillimi i verdhezinjve ishte njĂ« makth: nĂ« minutĂ«n e 21â€Č, nĂ« fakt, vendasit ishin nĂ«n dy gola. NĂ« minutĂ«n e 16â€Č Bero kombinoi me Hofmann, duke mposhtur Kobel nĂ« shtyllĂ«n e parĂ« me tĂ« majtĂ«n. Kaluan vetĂ«m pesĂ« minuta dhe erdhi goli i dytĂ«: portieri i Borussia e mbajti topin shumĂ« dhe u dorĂ«zua nĂ«n presionin e Boadu, i cili i dhuroi de Wit njĂ« top vetĂ«m pĂ«r ta shtyrĂ« nĂ« rrjetĂ«. MegjithatĂ«, para pushimit skuadra e Sahin arriti tĂ« ngushtonte diferencĂ«n: nĂ« minutĂ«n e 44â€Č krosimi i Brandt u depozitua nĂ« rrjetĂ« nga Guirassy, i cili nuk gaboi me kokĂ«.

Lexo mĂ« tej: Dortmund nĂ« kaos mes sherreve e pĂ«rjashtimeve: plas ‘lufta’ mes drejtuesve

NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Dortmund arriti tĂ« barazojĂ« me penalltinĂ« e Emre Can, i cili e bĂ«ri rezultatin 2-2 nĂ« minutĂ«n e 62â€Č. PĂ«rmbysja u kompletua nĂ« minutĂ«n e 75â€Č me Guirassy dhe Nmecha nĂ« minutĂ«n e 81â€Č qĂ« pĂ«rfitoi nga njĂ« gafĂ« tragjikomike e Drewes. Me 4-2 Dortmund ngjitet nĂ« 10 pikĂ« dhe harron humbjen e rĂ«ndĂ« ndaj Stuttgart, duke kaluar pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« vendin e dytĂ« -2 pas Bayern. Bochum, ndĂ«rkohĂ«, mbetet i fundit me vetĂ«m njĂ« pikĂ«.

The post Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum appeared first on Lapsi.al.

“Mehmeti me tĂ« vjella, Hadroji me temperaturĂ«â€: Veselinovic tregon problemet pĂ«r tĂ« thyer Egnatian

By: user 2

“MĂ«se e dukshme qĂ« kemi luajtur ndaj njĂ« ekipi tĂ« shkĂ«lqyer dhe pĂ«r ne ishin tre pikĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Por nĂ«se mendojmĂ« se pas kĂ«tyre tre pikĂ«ve se jemi mirĂ«, atĂ«herĂ« do tĂ« jetĂ« problem serioz pĂ«r ne. Kampionati Ă«shtĂ« maratonĂ«, jo sprint 100 metĂ«rsh. Kampionati shqiptar Ă«shtĂ« i paparashikueshĂ«m e çdokush mund tĂ« mundĂ« çdokĂ«nd”. Alexander Veselinovic, trajneri i Partizanit, Ă«shtĂ« i kĂ«naqur me performancĂ«n e skuadrĂ«s nĂ« RrogozhinĂ«, pas fitores 0-2 me Egnatian. Tekniku serb tani Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« ndjekje tĂ« VllaznisĂ«, me vetĂ«m njĂ« pikĂ« avantazh.

PĂ«r tĂ« mundur Egnatian pas 7 ndeshjesh pa sukses nuk ka qenĂ« e lehtĂ« dhe Veselinovic ka dashur tĂ« evidentojĂ« sakrificat e lojtarĂ«ve tĂ« tij pĂ«r tĂ« arritur objektivin: “Publiku ndoshta nuk e di por Buxhelaj mungon pĂ«r arsye dĂ«mtimi. Mehmeti qĂ« po luan shkĂ«lqyeshĂ«m nĂ« njĂ« pozicion tĂ« ri pĂ«r tĂ«, nĂ« dhomat e zhveshjeve para ndeshjes kishte tĂ« vjella dhe nuk ishte mirĂ«. Hadroj luajti me temperaturĂ«. Kemi patur problem edhe me pjesĂ« tjetĂ«r tĂ« ekipit, por e ndjej pĂ«rsĂ«ri tĂ« nevojshme tĂ« falĂ«nderoj edhe ata qĂ« hynĂ« se ndryshuam me tĂ« vĂ«rtetĂ«â€.

Lexo mĂ« tej: Video/ Hakmarrja e vogĂ«l e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembĂ«rojnë’ Egnatian

NĂ« fund njĂ« saktĂ«sim, qĂ« ndoshta tifozĂ«ve tĂ« Partizanit nuk do t’i pĂ«lqejĂ«: “NĂ« historinĂ« e futbollit ekipet qĂ« kanĂ« sukses janĂ« ato qĂ« kanĂ« pĂ«rvojĂ« nĂ« prapavijĂ«. Ne kemi njĂ« ekip tĂ« ri qĂ« mbase para se tĂ« mĂ«sojĂ« si tĂ« fluturojĂ«, duhet tĂ« mĂ«sojĂ« gjĂ«rat bazike, ne jemi ende nĂ« fazĂ«n se si tĂ« lĂ«vizim krahĂ«t, por kemi potencial qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen tĂ« fluturojmĂ« goxha lart” e mbylli Veselinovic.

TETOVA: “MUNGONTE GJITHË MBROJTJA”

“E dinim se pĂ«r hir tĂ« vĂ«rtetĂ«s ishin tre mungesa nĂ« mbrojtje, gjĂ« qĂ« janĂ« shumĂ« lojtarĂ«. U desh tĂ« vepronim duke çuar Aleksin poshtĂ«, por humbĂ«m nĂ« mesfushĂ«. LojtarĂ«t i kanĂ« pasur mundĂ«sitĂ«, ata qĂ« i zĂ«vendĂ«suan, pĂ«r tĂ« treguar veten. Por Ă«shtĂ« vetĂ«m faza e parĂ« dhe kemi ende goxha ndeshje pĂ«rpara”. Edlir Tetova gjen alibinĂ« te mungesat pĂ«r kĂ«tĂ« humbje nĂ« shtĂ«pi me Partizanin. Tekniku ka pĂ«suar humbjen e dytĂ« nĂ« shtatĂ« javĂ«t e para dhe tani e sheh veten tĂ« parakaluar nga tĂ« kuqtĂ« e me mundĂ«sinĂ« qĂ« Vllaznia tĂ« shkĂ«putet nĂ« krye.

The post “Mehmeti me tĂ« vjella, Hadroji me temperaturĂ«â€: Veselinovic tregon problemet pĂ«r tĂ« thyer Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Si kurrĂ« mĂ« parĂ«, “Salianji” unifikon partitĂ« e reja me PD

By: user 2

Dënimi skandaloz i Ervin Salianjit ka bërë si kurrë më parë bashkë edhe partitë e reja që zakonisht janë kritike me PD-në dhe gjithë klasën e vjetër politike. Në qëndrimet që ato kanë shprehur pas vendimit të burgosjes me një vit të deputetit demokrat, kanë reaguar edhe Endri Shabani i Nisma Thurje edhe Agron Shehaj i Mundësia edhe Adriatik Lapaj.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet, si një indikator për të kuptuar humorin e shoqërisë ndaj një burgosjeje politike.

Koordinatori i “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Lapaj pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale thotĂ« se, “mĂ« herĂ«t pĂ«r kĂ«tĂ« lloj vepre gjykatat nuk e kanĂ« aplikuar dĂ«nimin me burg”, duke shtuar se ndaj Salianjit mund tĂ« ishte vendosur njĂ« ndĂ«shkim me gjobĂ«, pasi sipas tij denoncimi nĂ« thelb ka qenĂ« i provuar, pasi subjekti i tij vĂ«llai inish ministrit tĂ« brendĂ«shĂ«m Fatmir Xhafaj shkoi dhe bĂ«ri burg nĂ« Itali, ku edhe kĂ«rkohej pĂ«r trafik droge.

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r A2 CNN, drejtuesi i NismĂ«s, Endri Shabani deklaroi se e sheh dĂ«nimin si njĂ« akt mafioz pĂ«r ti mbyllur gojĂ«n kujdo qĂ« synon tĂ« denoncojĂ«. “Mua nuk mĂ« intereson Salianji si person, as si deputet i PD-sĂ«, por si njĂ« njeri qĂ« ka pasur guximin tĂ« denoncojĂ«. NĂ« njĂ« shoqĂ«ri ku shkojnĂ« nĂ« burg ata qĂ« denoncojnĂ« dhe jo ata qĂ« vjedhin apo kryejnĂ« krim, do tĂ« thotĂ« se ne po i afrohemi autokracisĂ«â€, tha ai.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj shkruajti se dënimi i Salianjit është një mesazh direkt i kryeministrit Edi Rama ndaj kujtdo që guxon të denoncojë.

Shehaj tha se Salianji u dënua pasi denoncoi ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafën, i cili sipas tij mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar për trafik droge nga Italia.

Sipas Shehajt, kjo do tĂ« jetĂ« edhe klima nĂ« tĂ« cilĂ«n do tĂ« zhvillohen zgjedhjet parlamentare tĂ« vitit 2025. “Kjo Ă«shtĂ« klima nĂ« tĂ« cilĂ«n do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Salianji qĂ« denoncoi skandalin shkon nĂ« burg, ministri qĂ« mbronte vĂ«llain drejton komisionin parlamentar Anti-SPAK” tha ai.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

VetĂ«m Dashamir Shehi, qĂ« i Ă«shtĂ« bashkuar sĂ« fundi grupit mĂ« tĂ« ri parlamentar, atij tĂ« Alibeajt, e ka quajtur qesharake idenĂ« pĂ«r tĂ« lodhur njerĂ«zit me protesta pĂ«r njĂ« vit burg qĂ« do bĂ«jĂ« Salianji. NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« rimarĂ« nga gjithĂ« mediat e Rilindjes ai ka theksuar se “drejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« perfekte, po ne i kemi dalĂ« pĂ«r zot asaj”.

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Ky unifikim gati total pĂ«r rastin Salianji edhe nga ato forca tĂ« reja politike qĂ« s’lĂ«nĂ« kritikĂ« pa bĂ«rĂ« kundĂ«r BerishĂ«s dhe PD-sĂ«, nuk tregon vetĂ«m se nĂ« kĂ«tĂ« rast dhuna e pushtetit e ka kapĂ«rcyer Rubikonin, por  ky unifikim ndaj njĂ« padrejtĂ«sie me sa duket ka shqetĂ«suar edhe Edi RamĂ«n, qĂ« me disa deklarata rresht Ă«shtĂ« munduar tĂ« ndajĂ« publikun nĂ« dysh. NĂ« reagimin e fundit nĂ« X (ish twitter) kryeministri shfryu kundĂ«r atyre qĂ« heroizojnĂ« njĂ« shpifĂ«s. “Viktimizimi i njĂ« tĂ« dĂ«nuari pĂ«r njĂ« vepĂ«r tĂ« turpshme, e cila mund tĂ« konsiderohet kryevepra e turpit tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« ShpifarakĂ«ve – sepse nuk ishte thjesht njĂ« shpifje si miliona shpifjet qĂ« janĂ« thĂ«nĂ« e shkruar nĂ« kĂ«to 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte njĂ« fabrikim i tĂ«rĂ«, njĂ« film i Kinostudios sĂ« Shqupit me aktorĂ« e me producentĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« keq – tregon se sa poshtĂ« ka rĂ«nĂ« niveli i kuptimit tĂ« botĂ«s sonĂ« mediatike pĂ«r peshĂ«n e rĂ«ndĂ« tĂ« shpifjes nĂ« jetĂ«n e njĂ« shoqĂ«rie”- shkroi Rama nĂ« reagimin e vet tĂ« premten nĂ« mbrĂ«mje.

©Lapsi.al

The post Si kurrĂ« mĂ« parĂ«, “Salianji” unifikon partitĂ« e reja me PD appeared first on Lapsi.al.

Video/ Hakmarrja e vogĂ«l e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembĂ«rojnë’ Egnatian

By: user 2

Një hakmarrje e vogël. Kështu mund të quhet fitorja e Partizanit ndaj Egnatias, për herë të parë përballë që nga 26 maji i kaluar kur rrogozhinasit rrëmbyen titullin kampion. Të kuqtë kishin një tabu ndaj jeshilzinjve, të cilët nuk i mundnin prej 7 takimesh në kampionat, gjë që e arritën me 0-2 e javës së 7 të Superiores. Vendosën golat e shënuar nga Ismaili e Bintsouka, ndërsa vetëm në fund vendasit goditën traversën.

TĂ« dy skuadrat vinin pas njĂ« barazimi zhgĂ«njyes nĂ« kampionat nĂ« javĂ«n paraardhĂ«se. Veselinovic e kishte tĂ« qartĂ« se duhet tĂ« fitonte, duke qenĂ« se ndalesat radhazi ishin bĂ«rĂ« tre. Skuadra e teknikut serb nĂ« fakt luajti mĂ« mirĂ« dhe mori avantazhin nĂ« minutĂ«n e 20’. Ismaili mposhti Dobjanin, duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« thjeshtĂ« pĂ«r kryeqytetasit.

Lexo më tej: Video/ Elbasani ndal edhe Egnatian: Bordin ka ndërtuar një fortesë, Tetova humb kreun

TĂ« kuqtĂ« administruan me qetĂ«si, sepse edhe Egnatia nuk bĂ«ri dot shumĂ«. Tetova tentoi tĂ« ndryshonte gjithcka tĂ« tijtĂ« nuk po bĂ«nin mirĂ« me njĂ« zĂ«vendĂ«sim tĂ« trefishtĂ« pas pushimit. Zejnullai, Kasa dhe Jahaja megjithatĂ« nuk patĂ«n imapkt mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m se Bintsouka, qĂ« mori vendin e Mba tĂ« dĂ«mtuar. Goli nĂ« kundĂ«rsulm i Bintsouka nĂ« minutĂ«n e 60’ vulosi njĂ« ndeshje qĂ« rrezikoi tĂ« hapej vetĂ«m nĂ« shtesĂ« kur Zejnullai goditi traversĂ«n me Qirkon tĂ« mundur.

Partizanin, me këtë goditje në transfertë, ngjitet në 12 pikë, një mbi kampionët në fuqi në humbjen e dytë sezonale dhe i bëjnë presion Vllaznisë që ka vetëm një pikë më shumë, por duhet ende të luajë kundër Dinamos.

The post Video/ Hakmarrja e vogĂ«l e Partizanit: Ismaili e Bintsouka ‘shtrembĂ«rojnë’ Egnatian appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

By: user 2

Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti.

Lexo më tej: Tragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u pĂ«rhap menjĂ«herĂ« nĂ« Zyrih dhe u konfirmua nga njĂ« deklaratĂ« e lĂ«shuar nga Unioni NdĂ«rkombĂ«tar i Çiklizmit (UCI): “Me pikĂ«llim tĂ« madh, Unioni NdĂ«rkombĂ«tar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit BotĂ«ror tĂ« RrugĂ«ve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI nĂ« Zyrih (ZvicĂ«r) mĂ«soi sot lajmin tragjik tĂ« vdekjes sĂ« çiklistes sĂ« re zvicerane Muriel Furrer.

Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar i çiklizmit humbet njĂ« çikliste me njĂ« tĂ« ardhme tĂ« ndritur pĂ«rpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, tĂ« enjten, 26 shtator, gjatĂ« garĂ«s sĂ« rrugĂ«s pĂ«r femra dhe pĂ«soi njĂ« dĂ«mtim tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« kokĂ« pĂ«rpara se tĂ« transportohej nĂ« spital me helikopter nĂ« gjendje shumĂ« kritike. FatkeqĂ«sisht Muriel Ferrer humbi jetĂ«n sot nĂ« Spitalin Universitar tĂ« Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit BotĂ«ror tĂ« Çiklizmit 2024 i shprehin ngushĂ«llimet e tyre tĂ« sinqerta familjes, miqve dhe familjes sĂ« Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kĂ«rkon qĂ« tĂ« respektohet privatĂ«sia e saj nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« dhimbshme”.

The cycling world mourns the loss of Muriel Furrer https://t.co/o623BqxNLU pic.twitter.com/oGngEKBEqR

— UCI_media (@UCI_media) September 27, 2024

The post Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën appeared first on Lapsi.al.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

By: user 2

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

MĂ« pas dolĂ«n 9 pĂ«rgjime tĂ« prokurorisĂ« qĂ« e nxorrĂ«n bllof kĂ«tĂ« version. nĂ« to dukej qartĂ« se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nĂ«n kontroll nga drejtori i PolicisĂ« sĂ« Fierit, Berti Nushi dhe nĂ«ndrejtori Andon Marko,  qĂ« u angzhuan me mish e me shpirt pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« alibi qĂ« i leverdiste shefit tĂ« tyre tĂ« atĂ« kohĂ« ministrit tĂ« brendĂ«shĂ«m Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e pĂ«r pesĂ« muaj me radhĂ« dĂ«gjohet Alizoti duke komunikuar me ataqĂ« i thonĂ« se do shkoj dikush ti japĂ« paratĂ«, se do ti vijĂ« njĂ« njeri “ta qerasi me birrĂ«â€ dhe se ndahen nĂ« fund me “pezmin” se ai pĂ«r paratĂ« qĂ« ka marĂ« do tĂ« duhet tĂ« bĂ«jĂ« pak burg. 

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

NĂ« gjyqin e Belerit, ndonĂ«se nĂ« sallĂ«n e gjyqit dalin nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante gĂ«njeshtrat e Arsen RamĂ«s, se ai nuk ka qenĂ« asnjĂ«herĂ« nĂ« VlorĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« denoncimin vullnetar, pasi atĂ« ditĂ« antenat celulare e tregonin qĂ« gjendej nĂ« HimarĂ«, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natĂ«n e arrestimit pasi kĂ«tĂ« e vĂ«rtetojnĂ« kamerat e lokalit ku supozohej tĂ« qe bĂ«rĂ« takimi, sĂ«rish drejtĂ«sia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dĂ«shmitarit tĂ« rremĂ« tĂ« policisĂ« politike.

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

KĂ«shtu ndodhi edhe nĂ« procesin kundĂ«r Salianjit. Rama dhe Xhafa qĂ« kur shpĂ«rtheu skandali i audio pĂ«rgjimit tĂ« Agron XhafĂ«s, pohuan se ata do tĂ« sillnin me prova, nga njĂ« agjensi inteligjence ndĂ«rkombĂ«tare se pĂ«rgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisĂ« italiane edhe njĂ« tjetĂ«r privat nĂ« Angli, qĂ« i dĂ«gjuan pĂ«rgjimet nuk arritĂ«n dot nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rfundim. Dhe sistemi ynĂ« i drejtĂ«sisĂ« i injoroi kĂ«to fakte por i besoi njĂ« dĂ«shmitari tĂ« manipuluar qĂ« kishte vendosur njĂ« ditĂ« “me vullnet tĂ« mirĂ«â€ tĂ« ngrinte telefonin pĂ«r tĂ« njoftuar policinĂ« se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

©Lapsi.al 

 

 

The post Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia appeared first on Lapsi.al.

Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura

By: user 2

Përplasjet që i paraprinë derbit të Kupës së Italisë i kushtuan dy klubeve, Genoa dhe Sampdoria, një ndeshje me dyer të mbyllura. Pas përcaktimeve të Observatorit për ngjarjet sportive, ka mbërritur edhe vendimi zyrtar i prefektit të Xhenovas. Ndeshja midis kuqebluve dhe bardhezinjve (e planifikuar për nesër në orën 18:00) dhe ajo mes dorianëve dhe Juve Stabias (4 tetorin e ardhshëm) do të luhet pa publik në stadiumin Ferraris.

Por kjo nuk është e gjitha. Pas përplasjeve të zhvilluara në qytet mes ultrasve para, gjatë dhe pas derbit, u vendos edhe një stuhi e mëtejshme ndaj të dy grupeve të tifozëve. Në fakt, të dy tifozeritë, Grifone dhe Doriane, janë ndaluar të udhëtojnë në tre ndeshjet e ardhshme jashtë vendit. Prandaj, tifozët e kuqebluve do të humbasin ndeshjen kundër Atalantës më 5 tetor, ndeshjen më 27 tetor në Romë kundër Lazios dhe ndeshjen më 4 nëntor në Parma. Për Sampdorian, në anën tjetër, janë pa tifozë ndeshjet në transfertë në Modena të dielën 29 shtator, Cesena më 19 tetor dhe Cittadella më 29 tetor.

Ata që paguajnë ekzagjerimet e disa qindra tifozëve do të jenë kryesisht abonetë të dy klubeve xhenoveze. Janë 28,093 tifozë të Genoa që do të duhet të heqin dorë të ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen e nesërme, në orën 18:00, kundër Juventus, një ndeshje që është gjithmonë sold out, me shumë tifozë bardhezinj që mbërrijnë në Genoa. Mbi 19,400 mbajtës të biletave sezonale të Sampdorias do të duhet të heqin dorë nga ndeshja e radhës në shtëpi më 4 tetor kundër Juve Stabia, por mbi të gjitha 3,600 tifozë të Sampdoria që tashmë kanë në dispozicion biletat për ndeshjen jashtë fushe të dielën më 29 shtator në Modena.

The post Përplasjet e dhun*shme të tifozerive: Genoa-Juventus me dyer të mbyllura appeared first on Lapsi.al.

Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd

By: user 2

NjĂ« gjobĂ« prej 10 mijĂ« eurosh dhe ndalim pĂ«r shitjen e biletave pĂ«r ndeshjen e radhĂ«s tĂ« Champions League, mĂ« 6 nĂ«ntor nĂ« Beograd. Ky Ă«shtĂ« sanksioni i vendosur nga UEFA ndaj gjigantĂ«ve spanjollĂ«, Barcelona, pĂ«r njĂ« pankartĂ« tĂ« shfaqur nga tifozĂ«t e saj nĂ« Monako, nĂ« debutimin e tyre nĂ« Champions League. ‘Flick Heil’ shkruhej nĂ« pankartĂ«n e ekspozuar nga tifozĂ«t blaugrana, me njĂ« referencĂ« tĂ« qartĂ« grafike pĂ«r nazistin Sieg Heil.

INDINJATA

Pankarta i ishte raportuar drejtuesve të klubit Barcelona nga delegati i UEFA-s i pranishëm në Principatë. Zyrtarët blaugrana shpejtuan ta hiqnin menjëherë pankartën e inkriminuar nga sektori i miqve, por nuk mjaftoi. Kjo, pavarësisht se Elena Fort, nënkryetare e klubit me përgjegjësi për çështjet institucionale, postoi në Tëitter indinjatën e saj me shumë forcë.

Lexo mĂ« tej: Flick prezantohet te Barcelona: “Dua njĂ« futboll qĂ« tĂ« zbavisĂ« njerĂ«zit dhe tĂ« fitoj tituj”

PRECEDENTI

Sot erdhi vendimi penalizues nga UEFA. Ndër të tjera, duhet patur parasysh se Barcelona është një shkelës i përsëritur në këtë aspekt. Në pranverë dy tifozë culé u raportuan dhe u denoncuan se kishin kryer përshëndetje naziste në Parc des Princes. Klubi katalanas i ka pezulluar, por me sa duket në mesin e tifozëve që udhëtojnë në Evropë, mbetet një pakicë naziste që nuk humbet asnjë rast për të demonstruar ideologjinë e tyre të mbrapshtë.

FC Barcelona Statement

🔗 https://t.co/cR4LfNTy3r pic.twitter.com/k1PuTZnlQv

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 27, 2024

The post Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd appeared first on Lapsi.al.

Video/ Gol pĂ«r 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar tĂ« Gattuso

By: user 2

Rangers kanë krijuar historinë e klubit në Europë duke mposhtur një klub suedez për herë të parë. Gjigantët skocezë luftuan për një fitore 2-0 në transferë me Malmo në stadiumin Eleda, në debutimin e tyre në Europa League të enjten. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të skuadrës së Ibrox kundër një rivali nga Suedia, ata nuk kishin arritur të fitonin: humbën në katër raste dhe barazuan dy herë.

Ishin ndeshjet më të shumta që ata kishin përballur nga një komb specifik pa dalë fitues. Katër nga ato ndeshje erdhën kundër Malmo, që kishte marrë dy fitore dhe po aq barazime në takimet evropiane mes tyre. Por miqtë e nisën në mënyrë spektakolar pasi kaluan në avantazh me sulmuesin e gjithanshëm Nedim Bajrami.

đŸ’Ș pic.twitter.com/psXfQ8Jgzh

— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024

BARAZOHET REKORDI

25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 55 sekondash, kur ai dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pasi Cyriel Dessers goditi shtyllën. Dessers kaloi edhe portierin e Malmo Johan Dahlin, por nuk mundi të drejtonte tentativën e tij në rrjetë. E Bajrami nuk gaboi në mundësinë e paraqitur.

Me golin e tij Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« njĂ« lojtar i Rangers shĂ«non brenda njĂ« minute gjatĂ« njĂ« ndeshjeje evropiane qĂ« nga tetori 1998. Mesfushori italian Gennaro Gattuso e gjeti rrjetĂ«n nĂ« fillim tĂ« KupĂ«s sĂ« vjetĂ«r UEFA nĂ« njĂ« fitore 4–2 kundĂ«r Beitar Jerusalem. E pabesueshme, tĂ« dy golat e fundit tĂ« shĂ«nuar nga Bajrami pĂ«r klubin dhe kombĂ«taren kanĂ« ardhur brenda 60 sekondave.

Lexo mĂ« tej: Video/ ShqipĂ«ria shĂ«non golin mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« Europian: Bajrami tund rrjetĂ«n e ItalisĂ« pĂ«r 23”

Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë në Euro 2024 në verë. Ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, megjithëse fatkeqësisht për Bajramin, goli i tij nuk pati rëndësi pasi Italia u rikthye për të fituar 2-1. Edhe pse fatmirësisht këtë herë, Bajrami, me golin e tij, ndihmoi Rangers të nisnin në mënyrë të përsosur në kompeticionin e nivelit të dytë të Evropës.

The post Video/ Gol pĂ«r 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar tĂ« Gattuso appeared first on Lapsi.al.

❌