❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Balla takim me shqiptarët në Augsburg: Do mbështesim klasat e gjuhës shqipe jashtë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim me shqiptarët në Augsburg, të Gjermanisë, ku theksoi rolin kyç të diasporës në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Balla u shpreh se në Landin e Bavarisë janë organizuar mbi 35 klasa për mësimin e gjuhës shqipe, duke vlerësuar angazhimin e qendrave kulturore në promovimin e kulturës dhe gjuhës kombëtare.

Ai vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së identitetit shqiptar përmes gjuhës dhe kulturës, duke përmendur se përpjekjet e qeverisë shqiptare do të vazhdojnë për të mbështetur këto qendra kulturore dhe klasat e mësimit të gjuhës shqipe. Gjithashtu, Balla falënderoi Konsullatat e Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin dhe përkujdesjen ndaj diasporës shqiptare në aktivitete të tilla. Sipas tij, bashkimi i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës tregon dashurinë e përbashkët për flamurin dhe gjuhën shqipe.

“Faleminderit pĂ«r ftesĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« qendĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore, e cila promovon vlerat mĂ« tĂ« mira tĂ« kombit Shqiptar, promovon gjuhĂ«n shqipe, promovon letĂ«rsinĂ« shqipe dhe pse jo dhe mbĂ«shtet edhe djemtĂ« dhe vajzat qĂ« duan tĂ« merren me sport. UnĂ« e them shpesh, jo vetĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« rast, por edhe nĂ« raste tĂ« tjera pĂ«r shĂ«mbull qĂ« kombĂ«tarja e futbollit e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i bukur, sesi djem nga tĂ« gjitha viset Shqiptare bĂ«hen bashkĂ« pĂ«r tĂ« ngritur lart flamurin tonĂ« kombĂ«tar, kĂ«shtu qĂ« mĂ« pĂ«lqen shumĂ« qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qendĂ«r qĂ« jemi sot, tek e cila djemtĂ« dhe vajzat, fĂ«mijĂ«t mĂ«sojnĂ« gjuhĂ«n shqipe tĂ« mblidhemi dhe tĂ« lexohen poezi nĂ« gjuhĂ«n shqipe dhe tĂ« promovohet gjuha jonĂ« e bukur shqipe. Isha dy ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« konsullata tona po qĂ« janĂ« nĂ« njĂ« godinĂ« konsullata e pĂ«rgjithshme RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe konsullata e PĂ«rgjithshme RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Dua tĂ« falenderojĂ« tĂ« dy Konsujt pĂ«r pĂ«rkujdesjen qĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«r pjesĂ«marrjen e tyre nĂ« sa mĂ« shumĂ« aktivitete. Edhe prezenca sot kĂ«tu Ă«shtĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«se kemi shqiptarĂ« ShqipĂ«risĂ«, KosovĂ«s tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe nga Presheva dhe kjo Ă«shtĂ« diçka shumĂ« e bukur qĂ« ajo qĂ« na mbledh Ă«shtĂ« dashuria pĂ«r kombin, dashuria pĂ«r flamurin, dashuria pĂ«r gjuhĂ«n shqipe . UnĂ« dua tĂ« ju garantoj nĂ« emĂ«r tĂ« QeverisĂ« Shqiptare qĂ« ne do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« duhet pĂ«r ti mbĂ«shtetur kĂ«to qendra kulturore, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur klasat e mĂ«simit tĂ« gjuhĂ«s shqipe”, tha Balla.

The post Balla takim me shqiptarët në Augsburg: Do mbështesim klasat e gjuhës shqipe jashtë appeared first on Euronews Albania.

Netanyahu mesazh popullit iranian: Jemi me ju, paqja do arrihet kur


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh drejtuar popullit iranian, ndërsa vendi i tij vazhdon operacionet kundër grupeve të mbështetura nga Irani, si Hamasi, Hezbollah apo Houthi në Jemen.

NĂ« njĂ« video tre-minutĂ«she tĂ« postuar nĂ« rrjetin social “X”, Netanyahu akuzon udhĂ«heqĂ«sit e Iranit se regjimi i tyre po e zhyt rajonin gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« drejt luftĂ«s.

“Israeli mund tĂ« arrijĂ« kudo nĂ« Lindjen e Mesme dhe nuk do tĂ« ndalet pĂ«r tĂ« mbrojtur popullin dhe tokĂ«n e tij,” thotĂ« ai.

Kryeministri izraelit paralajmĂ«roi se regjimi iranian po e çon popullin persian gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt njĂ« “humnere”.

Megjithatë Netanyahu foli dhe për një paqe të mundshme midis dy vendeve.

“Kur Irani tĂ« jetĂ« mĂ« nĂ« fund i lirĂ«, njĂ« moment qĂ« do tĂ« vijĂ« shumĂ« mĂ« shpejt se sa njerĂ«zit mendojnĂ«, do tĂ« ketĂ« paqe midis dy vendeve”.

“Irani do tĂ« lulĂ«zojĂ« si kurrĂ« mĂ« parĂ«,” tha Netanyahu, duke shtuar: “Mos lejoni qĂ« njĂ« grup i vogĂ«l teokratĂ«sh fanatikĂ« t’ju shtypĂ« Ă«ndrrat dhe shpresat. Ju meritoni mĂ« shumĂ«.”

Ai e mbyll mesazhin me fjalĂ«t: “Populli i Iranit duhet tĂ« dijĂ« se Izraeli Ă«shtĂ« me ju. Qofshim sĂ« bashku pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme tĂ« prosperitetit dhe paqes”.

The post Netanyahu mesazh popullit iranian: Jemi me ju, paqja do arrihet kur
 appeared first on Euronews Albania.

“Do hyjmĂ« nga deti, toka, ajri”| Hezbollah i pĂ«rgjigjet Izraelit: Jemi pĂ«rgatitur

Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Izraeli po vazhdon të realizojë sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke synuar Hezbollahun dhe grupe të tjera militante. Naim Qassem, zëvendës lideri i Hezbollahut, tha se ata janë të përgatitur për çdo pushtim tokësor nga Izraeli, duke premtuar të kundërshtojnë çdo operacion të tillë.

Sakaq ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranĂ« kufirit libanez, duke u thĂ«nĂ« atyre se do tĂ« kthejnĂ« banorĂ«t e zhvendosur tĂ« Izraelit verior me “tĂ« gjitha mjetet qĂ« kanĂ« nĂ« dispozicion”.

Gallant theksoi se Izraeli do të hyjë në Liban duke përdorur të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka.

Qëllimi sipas tij është goditja përfundimtare e Hezbollahut.

Izraeli ka kryer sulme qĂ« nga fillimi i kĂ«tij muaji, duke vrarĂ« disa komandantĂ« tĂ« Hezbollahut, pĂ«rfshirĂ« liderin e tyre, Hassan Nasrallah, i cili u ekzekutua nĂ« njĂ« sulm me raketa mĂ« 27 shtator. Sipas ministrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« Liban, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur deri nĂ« 105 brenda 24 orĂ«ve tĂ« fundit, me sulme nĂ« zona tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« edhe qendrat urbane si Beiruti​.

i mbrojtjes ajrore izraelit ka interceptuar raketat e lĂ«shuara nga Libani, dhe alarmet janĂ« dĂ«gjuar nĂ« disa qytete tĂ« veriut tĂ« Izraelit, duke treguar se tensionet mbeten tĂ« larta. MĂ« shumĂ« se 1,000 persona janĂ« raportuar tĂ« vdekur si rezultat i sulmeve izraelite nĂ« Liban nĂ« dy javĂ«t e fundit​

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do hyjmĂ« nga deti, toka, ajri”| Hezbollah i pĂ«rgjigjet Izraelit: Jemi pĂ«rgatitur appeared first on Euronews Albania.

Berisha takim virtual me shqiptarët në Miçigan: Diaspora rol thelbësor në zgjedhje

Në një takim virtual me shqiptarët e diasporës në Miçigan, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nënvizoi rëndësinë e diasporës shqiptare në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. Ai vlerësoi rolin historik të shqiptarëve në SHBA, veçanërisht në mbështetjen e kauzave kombëtare si pavarësia e Kosovës dhe përmbysja e diktaturës komuniste. Berisha foli për sfidat e situatës politike në vend, duke kërkuar mobilizimin e diasporës për të ndihmuar në rikthimin e lirisë dhe demokracisë.

Fjala e Sali Berishës:

Në Miçigan kam zhvilluar një nga takimet më të para në muajt e parë të karrierës time politike dhe kam gjetur aty mbështetjen më të fuqishme për PD-në në betejën e përmbysjes së diktaturës komuniste.

Ruaj me shumë mirënjohje pritjet, takimet që ishin për ne një mbështetje e madhe.

Por emigracioni dhe diaspora e Miçiganit kanë luajtur një rol thelbësor dhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shumë herë e kam pyetur veten, si ka mundësi, pse diaspora shqiptare krahasuar me të tjerat, numerikisht më e vogël, krahasuar me pasuritë e të tjerave, më pak e pasur, por arrin të luajë një rol më të madh në historinë e vendit se sa diaspora e shumë e shumë vendeve të tjera.

Se si ajo arrin të paraqitet dhe të dalë në ballë të përpjekjeve të kombit për lirinë dhe dinjitet kombëtar.

Përgjigjja është vetëm një, është atdhetaria, është shqiptarizmi, është patriotizmi i shqiptarëve në Miçigan dhe SHBA që i bën ata një nga diasporat më të fuqishme në çështjen shqiptare dhe çështjet e kombit të tyre.

Të dashur miq, ne bisedojmë sonte në një situatë shumë të veçantë.

Në një situatë kur në Shqipëri është vendosur ajo që Samuel Hantington e ka quajtur formën më të keqe të të gjitha diktaturave, mobokracia.

Kur 20 vite më parë lexoja Hantingtonin, një studiues i madh, por u befasova me vlerësimin e tij.

Ai e quante mobokracinë një dikaturë më të keqe se nazistën, se komunisten, se teokratiken.

Në Shqipëri u instalua mobokracia nga Edi Rama për dy arsye.

E para, ai ka një trashëgimi të bllokut komunist, me të cilin frika e qytetarëve përbën mjetin kryesor të sundimit.

Së dyti, ai kanabizoi Shqipërinë me një politikë zyrtare pothuajse, Edi Rama mbolli nga thellësitë e Alpeve të veriut në kufi me Plavën, gjer në Pogon me mijëra e mijëra plantacione kanabisi.

Dhe në këtë mënyrë, ai ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Por, kjo për qytetarët është diktaturë e krimit, drogës, e cila vendos në kutitë e votimit, vendos në parlament, vendos në qeveri, vendos në rrugë, vendos në pritë, vendos kudo.

Edi Rama hapi apo vendosi vendin tërësisht në sundimin e bandave më të rrezikshme.

UnĂ« dua t’u jap shkurtimisht dy-tre tĂ« dhĂ«na.

Sot në Tiranë keni konstatuar se ndërtohen si kërpudha kulla 30, 40, 50 katëshe.

Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliardĂ« euro. Nga kĂ«to, vetĂ«m 800 milionĂ« vijnĂ« nga bankat. TĂ« gjitha janĂ« para droge, para tĂ« nĂ«ndheshme. Ka 56 mijĂ« apartamente bosh. Çmimet janĂ« mĂ« tĂ« tretat mĂ« tĂ« lartat pas Mynihut dhe Parisit.

Një njeri për të blerë një apartament, duhet të punojë 104 vite.

Shqiptarët kanë ikur, të dashur miq. Kurrë në histori në asnjë pushtim të cilitdo lloji qoftë, nuk ka ndodhur që nga viti 2014 gjer në vitin 2022, të braktisin Shqipërinë 34 përqind e shqiptarëve.

Shqipëria po zbrazet me Shqipëri, kombi po shkretohet.

Proceset elektorale, zgjedhjet, vdesin para se vota të hyjë në kuti.

Një makineri gjigante e blerjes së votës e bën procesin zgjedhor një farsë të vërtetë.

Shumë herë kam pyetur veten pse Hantington shkruan se mobokracitë janë forma më e egër? Ai thotë se ato nuk ndjekin asnjë rregull.

Por unë konsideroj mjerisht se ata kanë mbështetje jo të vogël ndërkombëtare.

Kanë mbështetje që e tejkalon imagjinatën tonë.

Ajo që keni dëgjuar me McGonigalin, ajo u garantoj ju se është maja e ajsbergut e fuqisë korruptive të narkoshtetit shqiptar.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ShqipĂ«ria kaloi kĂ«to vite, 3-4 vite, t’u them haptas, njĂ« grusht shteti.

Grushtet e shtetit për një vend nuk janë vetëm përmbytjet e qeverisë.

Jo, grushtet e shtetit ndodhin edhe kur synohet të përmbytet opozita.

Pse kjo? Se çdo vend ka sovranitet të brendshëm dhe të jashtëm. Në diktatura nuk ka sovranitet të brendshëm.

Pa opozitë, nuk ka sovranitet të brendshëm dhe ajo që ndodhi me lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros, kishte vetëm një qëllim, shndërrimin e opozitës shqiptare në një fasadë të Edi Ramës.

Por ne ia dolëm.

Me sakrifica, me përpjekje dhe ne jemi shqiptarë, ua them unë këtu një gjë ju, kur Sekretari i Shtetit më shpalli non-grata tetë vite pasi isha larguar nga çdo funksion, por vetëm mbroja interesin kombëtar të Kosovës, mbroja interesin publik në Shqipëri si detyrim madhor që ndjeja, unë pothuajse isha në prag të largimit tim nga politika.

Por vendimi i lobuar nga Xhorxh Soros dhe Edi Rama, pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, kishte vetëm një synim, asgjësimin e opozitarizmit të vërtetë në Shqipëri.

Natyrisht ishte vendim i gabuar.

I gabuar sepse ne jemi shqiptarë, ne kemi një shprehje: Zoti më ruajtë nga miqtë, se nga armiqtë ruhem vetë.

U detyruam të gjithë si demokratë të bëjmë përpjekje të mëdha për të pasur opozitë Shqipëria.

Dhe sot Shqipëria ka opozitë, në kushtet më të vështira.

Pasi u gjetëm para të papriturës, menduan se e arkivuan Sali Berishën dhe e damkosën me turp, ai u rikthye falë mbështetjes së shqiptarëve.

Dhe ky ishte një dështim i madh në atë përpjekje që u bë.

Pas kësaj, hapën dosje dhe kujtuan se do blinin heshtjen time, po heshtja ime nuk mund të blihet.

Siç e dini, katër vite hetimi, në fund përfunduan tek pagesat që vajza ime ka bërë për mua, pagesa familjare apo bamirësitë e tyre ndaj fëmijëve autikë.

U ndala në këtë histori për të treguar se si u ndihmua instalimi i mobokracisë në Shqipëri.

Mirëpo, në çdo rrethanë, njeriu kurrë në qoftë se beson një kauzë të drejtë, nuk duhet ët dorëzohet.

Dhe ne u garantoj ju, nuk dorëzohemi, por ne do bëjmë një betejë me të gjithë forcën tonë që Shqipërinë ta kthejmë përsëri në rrugën e Zotit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.

Në këtë kontekst, sot, ndoshta më shumë se asnjëherë, Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tuaj, për ndihmën tuaj, për angazhimin tuaj.

Kjo Ă«shtĂ« diktaturĂ« jo e lehtĂ«. UnĂ« u dhashĂ« vetĂ«m njĂ« shembull, por mund t’u jap shumĂ« tĂ« tjera.

Dhe unë kam besim të plotë se kjo ndihmë, kjo mbështetje nuk do mungojë.

Jemi përpjekur për vite që diaspora të votojë. Kjo është e drejtë kushtetuese e juaja.

Mohimi i votës suaj ishte reminishencë e politikës hoxhiste ndaj diasporës dhe emigracionit.

Më në fund u arrit dhe këtë e konsideruam një zhvillim shumë të madh dhe kërkoj ndjesë para jush se u arrit me vonesë.

Por, kjo arritje, të dashur miq, është një potencial shumë i madh i juaji për të kontribuar në shpëtimin e vendit nga kjo diktaturë me votën tuaj.

Ndaj dhe ftoj çdonjërin prej jush, të bëjë gjithçka për të siguruar numrin më të madh të mundshëm të pjesëmarrjes tuaj në zgjedhjet e ardhshme.

Si një votë për shpëtimin e Shqipërisë, e cila në fakt po rrokulliset, po zbrazet si asnjëherë tjetër në historinë e saj.

Por meqë jam këtu tek roli juaj, mundësia juaj është shumë e madhe përsëri.

Të rrisni ndjeshmërinë tek ligjvënësit tuaj, të cilët historikisht kanë mbështetur shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë për situatën dramatike dhe për ndikimin armiqësor, antidemokratik, antishqiptar të superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros.

UnĂ« dua t’u informoj ju se tĂ« gjitha projektet nga viti 2013, pĂ«rveç periudhĂ«s sĂ« presidentit Tramp, madje edhe gjatĂ« asaj periudhe, mĂ« falni, tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor dhe KosovĂ«s me SerbinĂ«, janĂ« projekte tĂ« firmosura nga Fondacionit tĂ« ShoqĂ«risĂ« sĂ« Hapur nĂ« Beograd.

Ndarja e Kosovës, Ballkani i Hapur, droga në Shqipëri, reforma në drejtësi.

Të dashur miq, ju duhet të dini sot se Xhorxh Sorosi në trurin e reformës në drejtësi vendosi Luan Omarin, në të vërtetë hartuesin e Kushtetutës më famëzezë të kohës, Kushtetutës që shpalli Shqipërinë shtet ateist në vitin 1974.

A mund ta imagjinoni ju këtë?

Cilat janë pasojat e reformës në drejtësi sot, e cila u realizua me angazhimin total të diplomatëve sorosianë në Tiranë?

Cilat janë pasojat? Ua them unë ju. Sot çdo shqiptar, për një proces civil, dhe janë të dhëna zyrtare këto, duhet të presë 14.6 vite për një vendim në gjykatë. Për një çështje penale duhet të presë 10 vite.

Pra, kombi juaj, shqiptarët janë të vetmit në botë sot që nuk kanë një proces të drejtë ligjor.

Falë kësaj reforme, për të cilën taksapaguesit amerikanë kanë shpenzuar dhjetëra milionë.

Aspekti i dytë i kësaj reforme është prokuroria politike që përdoret në mënyrë absolute identike njëlloj si në kohërat më të zeza të diktaturës.

Sot në Shqipëri, liderët e tre partive kryesore opozitare janë në ndjekje penale.

Dy ditë më parë, një bashkëmoshatar i Belind Këlliçit, deputet, u burgos.

Pse u burgos? Ervin Salianji u burgos vetëm se Fatmir Xhafaj dhe vëllazëria Xhafaj është një nga vëllazëritë më të fuqishme të drogës dhe krimit në Shqipëri. Një vëlla i Fatmir Xhafës, i quajtur Geron Xhafa, ishte dënuar në Itali me vite të tëra, por bridhte mirë e bukur dhe nga Vlora drejtonte trafikun ndërkombëtar.

Një gazetar guximtar konstatoi se ai transportonte tonelata drogë nga Vlora drejt Italisë, në mbrojtje të plotë të vëllait të vet, ministër i Brendshëm.

A mund të imagjinoni ju?

Ervin Salianji publikoi regjistrimin. Trafikanti u transferua në Itali, në burg, i vëllai dhe dorëheqjen, por para se të jepte dorëheqjen, me dëshmitar të rremë të vërtetuar në mënyrë absolute, thanë se zëri nuk ishte i vëllait të ministrit dhe trafikanti e paditi deputetin tonë dhe pas 6 vitesh, Edi Rama me urdhër e nis 2 ditë më parë në burg, njeriun që i bëri shërbimin më të madh shqiptarëve, duke denoncuar një nga vëllazëritë më të fuqishme të drogës.

Ua dhashë këtë shembull se shembull të pafund mund të ju jap, për të kuptuar se sa jetik është roli i secilit prej jush dhe mbarë diasporës në përpjekjen e shqiptarëve kundër kësa diktature, në vendin ku ju jeni.

TĂ« dashur miq!

Unë u zgjata, pak më shumë në këtë ekspoze dhe ju them se, situata është e vështirë, por u them gjithashtu se ne absolutisht ne nuk dorëzohemi por do të bëjmë gjithçka për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.

Me këtë rast u ftoj dhe njëherë, një mobilizim maksimal për të votuar në vitin 2025 për
Shqipërinë, por para se të votojmë për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, ftoj ju, ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë të votojnë për Nik Gjonajn, kryetarin e ardhshëm të Oakland Countri.

Si një përfaqësues dinjitoz që bën krenar çdo shqiptar.

Miqtë e mi, ne jemi parti simotër e Partisë Republikane. Sigurisht unë nuk ndërhy në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por çfarë është anëtar i PD-së, dhe mbështetës i saj, e ftoj që me votën e tij të mbështesë partinë simotër republikane dhe kandidatin e saj.

Shumë faleminderit për vëmendjen që më kushtuat!

The post Berisha takim virtual me shqiptarët në Miçigan: Diaspora rol thelbësor në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

Nuk ka fitues në derbin e Madridit, Barcelona mbetet në krye

Atletico barazon në fund të sfidës, Barcelona mbetet në krye. Një derbi asnjëherë nuk zhgënjen, sidomos ai i Madridit, i cili prodhoi spektakël në Wanda Metropolitano. Megjithatë, në përfundim, nuk pati fitues.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me dy skuadra tejet të kujdesshme që studionin kundërshtarin. Në pjesën e dytë erdhën të dy golat: fillimisht ishte Militao që përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e Atletico. Kur u duk se 3 pikët ishin për Los Blancos, Correa, i cili hyri si zëvendësues, rezultoi një kartë e artë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 95, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.

Reali ka 18 pikë dhe është i dyti në tabelë, ndërsa Atletiko e ndjek me 2 pikë më pak. Në krye qëndron Barcelona, e cila, edhe pse pësoi humbje në javën e 8-të të La Ligas, mbetet në vendin e parë me 3 pikë përpara rivalëve të përjetshëm, Real Madrid.

The post Nuk ka fitues në derbin e Madridit, Barcelona mbetet në krye appeared first on Euronews Albania.

Mbahet në Francë gjyqi ndaj Marine Le Pen, rrezikohet kariera e saj politike

Marine Le Pen, liderja e “Tubimit KombĂ«tar”, partisĂ« sĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« nĂ« FrancĂ«, po gjykohet nĂ« Paris pĂ«r keqpĂ«rdorimin e fondeve tĂ« Parlamentit Evropian. Ajo dhe mĂ« shumĂ« se 20 figura tĂ« tjera nga partia akuzohen pĂ«r pĂ«rdorimin e fondeve tĂ« BE pĂ«r tĂ« paguar punonjĂ«s partiakĂ« dhe jo pĂ«r asistente qĂ« duhet tĂ« punonin pĂ«r Parlamentin Evropian.

Nëse shpallet fajtore, Le Pen mund të dënohen me gjobë, burgim dhe një ndalim deri në 10 vjet nga postet publike, duke rrezikuar ambiciet e saj presidenciale.

Ajo mohon akuzat, duke thënë se nuk është e ndaluar që asistentët të mund të kontribuonin edhe në jetën e partisë.

Zëdhënësi i partisë, Laurent Jacobelli, theksoi se është legjitime që asistentët të marrin pjesë në jetën e partiake ndërkohë që shërbejnë si ndihmës parlamentarë.

Ata argumentojnë se financimi dhe praktikat e punës kanë ndjekur rregullat dhe nuk përbëjnë shpërdorim të fondeve.

Prokurorët po kërkojnë të rikuperojnë mbi 3 milionë euro të lidhura me këto pretendime për shpërdorim. Partia e Le Pen ka rikthyer tashmë 1 milion euro, por ka deklaruar se kjo nuk është një pranim faji.

Nëse shpallet fajtore, jo vetëm që karriera e saj politike do të rrezikohet, por gjithashtu mund të ndryshojë dinamikën brenda partisë dhe marrëdhëniet e saj me mbështetësit.

Nëse gjykata e dënon ajo do të humbasë mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2027.

The post Mbahet në Francë gjyqi ndaj Marine Le Pen, rrezikohet kariera e saj politike appeared first on Euronews Albania.

Griezmann “var kĂ«pucĂ«t nĂ« gozhdĂ«â€, tĂ«rhiqet nga kombĂ«tarja

Antoine Griezmann Ă«shtĂ« tĂ«rhequr nga kombĂ«tarja franceze, me tĂ« cilĂ«n ka fituar KupĂ«n e BotĂ«s. 33-vjeçari numĂ«ron 137 paraqitje me “TrikolorĂ«t”, ku ka shĂ«nuar 44 gola.

Ai bĂ«ri publik vendimin pĂ«rmes njĂ« njoftimi nĂ« rrjetet sociale. “Me zemrĂ«n plot kujtime, kam vendosur tĂ« mbyll kĂ«tĂ« etapĂ« tĂ« jetĂ«s sime. Faleminderit pĂ«r kĂ«tĂ« aventurĂ« magjike me ‘TrikolorĂ«t’ dhe shihemi sĂ« shpejti,” shkroi 33-vjeçari nĂ« postimin e tij. KĂ«shtu pĂ«rfundon rrugĂ«timi i njĂ« futbollisti qĂ« u kthye nĂ« njĂ« nga lojtarĂ«t kyç tĂ« kombĂ«tares franceze, me tĂ« cilĂ«n fitoi KupĂ«n e BotĂ«s nĂ« 2018 dhe u shpall nĂ«nkampion nĂ« edicionin pasardhĂ«s.

Antoine Griezmann iu bashkua kombëtares franceze në vitin 2014 dhe numëron 137 paraqitje, ku ka shënuar 44 herë, përfshirë edhe një gol kundër kombëtares shqiptare. Ai ka fituar gjithashtu Ligën e Kombeve 2020-2021 me Francën. Federata Franceze e Futbollit e falënderoi atë për kontributin e tij 10-vjeçar përmes një postimi në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Griezmann “var kĂ«pucĂ«t nĂ« gozhdĂ«â€, tĂ«rhiqet nga kombĂ«tarja appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhja e Drejtorit të ri të Policisë, cilët janë 4 emrat në tryezën e Ramës

Euronews Albania ka siguruar listën me 4 emrat që i janë dorëzuar kryeministrit Edi Rama për postin e ri të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Në listën përfundimtare, të cilën ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ka dorëzuar kryeministrit, renditen emrat më të kuotuar nga konkursi.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, zbuloi se 4 kandidatët, nga të cilët kryeministri pritet të zgjedhë kryepolicin e ri, janë: Ilir Proda, Skënder Hitaj, Neritan Nallbati dhe Altin Mena.

“Emrat i kanĂ« shkuar kryeministrit. Burime konfidenciale bĂ«jnĂ« me dije se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r 4 kandidatĂ« qĂ« kanĂ« marrĂ« pikĂ«zimin mĂ« tĂ« lartĂ«. Emrat qĂ« i janĂ« paraqitur kryeministrit janĂ« Ilir Proda, SkĂ«nder Hitaj, Neritan Nallbati dhe Altin Mena,” tha gazetarja Sara Demushi.

Ky proces vjen si rezultat i dorëheqjes së ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku dhe rregullave të reja që kërkojnë një konkurs për përzgjedhjen e kryepolicit të ri.

Kush janë 4 kandidatët:

  1. Skënder Hitaj, aktualisht Drejtor i Policisë së Durrësit.
  2. Ilir Proda, Drejtor i Policisë së Elbasanit.
  3. Altin Mena, Zëvendësdrejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.
  4. Neritan Nallbati, mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që nga 1 gushti 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhja e Drejtorit të ri të Policisë, cilët janë 4 emrat në tryezën e Ramës appeared first on Euronews Albania.

Trump sulmon ashpĂ«r Kamala Harrisin: ËshtĂ« e “sĂ«murĂ« mendore”

Kandidati republikan pĂ«r president, Donald Trump, intensifikoi sulmet personale ndaj rivales sĂ« tij demokrate, Kamala Harris, duke e quajtur atĂ« “tĂ« sĂ«murĂ« mendore” dhe duke kĂ«rkuar ndjekjen e saj penale.

GjatĂ« njĂ« tubimi, Trump deklaroi se Harris ishte pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r krizĂ«n nĂ« kufirin SHBA-MeksikĂ« dhe duhet tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«se ligjĂ«risht pĂ«r veprimet e saj. “Joe Biden u bĂ« i paaftĂ« mendĂ«risht, por Kamala lindi ashtu. E trishtueshme. Ajo gĂ«njen dhe, sinqerisht, mendoj se ka lindur kĂ«shtu. Diçka nuk shkon me Kamala. Nuk e di çfarĂ« Ă«shtĂ«, por diçka mungon, dhe tĂ« gjithĂ« e dinĂ« kĂ«tĂ«,” tha Trump.

Me më pak se një muaj deri në zgjedhje, Trump ka shtuar përdorimin e sulmeve personale dhe retorikës ofenduese, edhe pse disa republikanë sugjerojnë se do të ishte më e dobishme të fokusohej tek çështjet kryesore në vend të sulmeve.

Kamala Harris nuk ka reaguar drejtpĂ«rdrejt ndaj deklaratave tĂ« fundit tĂ« Trump, por nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« mĂ«parshme, ajo i ka quajtur ato “njĂ« shfaqje tĂ« vjetĂ«r” pĂ«r tĂ« cilĂ«n amerikanĂ«t janĂ« lodhur sĂ« dĂ«gjuari.

The post Trump sulmon ashpĂ«r Kamala Harrisin: ËshtĂ« e “sĂ«murĂ« mendore” appeared first on Euronews Albania.

Raketat S-400! Rusia pĂ«rplaset ashpĂ«r me TurqinĂ«: Nuk mund t’i rishisni

Moska ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve të fundit që sugjerojnë se Turqia mund të bashkohet me programin F-35 duke çmontuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, të furnizuara nga Rusia.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, sqaroi se Turqia është ligjërisht e detyruar të mos rishesë këto sisteme në vende të tjera për shkak të një certifikate të përdoruesit përfundimtar, që është pjesë e kontratës së furnizimit të armëve.

“Kontratat e armĂ«ve pĂ«rfshijnĂ« njĂ« klauzolĂ« tĂ« certifikatĂ«s sĂ« pĂ«rdoruesit pĂ«rfundimtar,” tha Lavrov.

“Çdo veprim tjetĂ«r me produktet e furnizuara, ku vendi marrĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar si pĂ«rdorues fundor, kĂ«rkon pĂ«lqimin e vendit shitĂ«s,” shtoi ministri rus.

Ditët e fundit, mediat kanë raportuar për diskutimet midis Turqisë dhe SHBA-së në lidhje me sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400. Sipas gazetës greke Kathimerini, Shtetet e Bashkuara propozuan këtë verë një plan të detajuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vazhdueshme që ka lindur nga blerja e sistemeve S-400 nga Turqia.

Burimet ekskluzive tĂ« Kathimerini tregojnĂ« se njĂ« propozim Ă«shtĂ« nĂ« tryezĂ«, i cili do t’i lejonte TurqisĂ« tĂ« mbajĂ« raketat brenda kufijve tĂ« saj, ndĂ«rsa do tĂ« transferonte kontrollin efektiv tĂ« tyre nĂ« SHBA. NdĂ«rkohĂ«, burime tĂ« tjera perĂ«ndimore sugjerojnĂ« se Turqia Ă«shtĂ« inkurajuar tĂ« dĂ«rgojĂ« sistemet S-400 nĂ« UkrainĂ«, ku S-300 ruse janĂ« tashmĂ« nĂ« pĂ«rdorim tĂ« gjerĂ«.

The post Raketat S-400! Rusia pĂ«rplaset ashpĂ«r me TurqinĂ«: Nuk mund t’i rishisni appeared first on Euronews Albania.

KĂ«mbimi valutor: Euro prek “fundin”, me sa shiten e blihen paundi dhe dollari

Monedha europiane euro vijon të humbasë terren në raport me lekun. Ajo blihet këtë të hënë, 30 shtator, me 98.5 lekë dhe shitet me 99.1 lekë.

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë, ku në tregun valutor blihet me 88.1 lekë dhe shitet me 89.1 lekë.

Paundi britanik qëndron në të njëjtatnivele, ku blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 104.4 lekë dhe shitet me 105.5 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post KĂ«mbimi valutor: Euro prek “fundin”, me sa shiten e blihen paundi dhe dollari appeared first on Euronews Albania.

“FrikĂ«â€ nĂ« Iran, Khamenei zhvendoset nĂ« vend tĂ« sigurt

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit e postuan njĂ« mesazh nĂ« X, ku thanĂ« se “Hassan Nasrallahu nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« nĂ« gjendje ta terrorizojĂ« botĂ«n”.

Zyrtarët e Hezbollahut nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Nasrallahut. Por, një burim i afërt me Hezbollahun tha më të shtunën se e kanë humbur kontaktin me Nasrallahun nga e premtja.

“Kontakti me Sayyed Hassan Nasrallah ka humbur qĂ« nga mbrĂ«mja e sĂ« premtes”, tha njĂ« burim anonim pĂ«r AFP, pa konfirmuar nĂ«se Nasrallah ishte vrarĂ«.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

GjatĂ« fjalimit tĂ« tij nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ«, Netanyahu i dha njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r armikut tĂ« tij tĂ« vjetĂ«r, Iranit, duke thĂ«nĂ« se “nuk ka vend nĂ« Iran ku Izraeli nuk mund tĂ« arrijĂ«â€, nĂ«se republika islamike vazhdon tĂ« pĂ«rpiqet ta sulmojĂ« Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “FrikĂ«â€ nĂ« Iran, Khamenei zhvendoset nĂ« vend tĂ« sigurt appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Kosovë, vajza e mitur përdhunohet nga dy persona

Një vajzë e mitur, dyshohet se është përdhunuar nga dy persona në Kosovë. Sipas informacioneve parparake, bëhet me dije se edhe njëri nga personat e përfshirë në abuzim është i mitur.

Rasti është raportuar në polici më 26 shtator në qytetin e Suharekës. Sipas Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Policia ka mundur të arrestojë njërin nga personat e përfshirë në ngjarje, ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E rëndë në Kosovë, vajza e mitur përdhunohet nga dy persona appeared first on Euronews Albania.

Sulmi masiv i Izraelit në Bejrut, reagon lideri suprem i Iranit Ayatollah Khamenei

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar në lidhje me bombardimet masive të Izraelit në jugin e Libanit, përfshirë Beirutin.

Lideri iranian deklaroi se Libani do ta bĂ«jĂ« Izraelin tĂ« “pendohet pĂ«r veprimet e tij”.

“Fati i kĂ«tij rajoni do tĂ« pĂ«rcaktohet nga forcat e rezistencĂ«s, me Hezbollahun nĂ« ballĂ«â€, tha Khamenei.

“Forcat e rezistencĂ«s” tĂ« cilĂ«s i referohet Khamenei, duket se janĂ« referencĂ« pĂ«r Boshtin e RezistencĂ«s, koalicionin e grupeve tĂ« armatosura tĂ« lidhura me Iranin, pĂ«rfshirĂ« Hamasin, Hezbollahun dhe HouthitĂ« e Jemenit.

“Banda terroriste qĂ« sundon regjimin sionist nuk mĂ«soi nga lufta e tyre kriminale njĂ«vjeçare nĂ« Gaza dhe nuk arriti tĂ« kuptonte se vrasja masive e grave, fĂ«mijĂ«ve dhe civilĂ«ve nuk mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e fortĂ« tĂ« organizatĂ«s sĂ« rezistencĂ«s dhe ta shkatĂ«rrojĂ« atĂ«â€ ka shtuar Khamenei.

“Tani ata po provojnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n politikĂ« marrĂ«zie nĂ« Liban.”

Ai shtoi se Izraeli Ă«shtĂ« “shumĂ« i vogĂ«l” pĂ«r t’i shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme Hezbollahut, pavarĂ«sisht se Izraeli pretendonte se kishte vrarĂ« liderin e grupit, Hassan Nasrallah.

“TĂ« gjitha forcat e rezistencĂ«s tĂ« rajonit janĂ« me Hezbollahun dhe e mbĂ«shtesin atĂ«â€.

Kujtojmë se ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e kësaj të shtune se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra gjatë sulmeve ajrore në Beirut.

“Hassan Nasrallah nuk do e shqetĂ«sojĂ« mĂ« botĂ«n”, shkroi ushtria izraelite nĂ« platformĂ«n X.

Vdekja e Nasrallah nuk është konfirmuar ende nga grupi militant i Hezbollah.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi masiv i Izraelit në Bejrut, reagon lideri suprem i Iranit Ayatollah Khamenei appeared first on Euronews Albania.

Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s

KĂ«tĂ« tĂ« shrtunĂ« 28 shtator Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta Gjenerali i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Gjenerali i FSK-sĂ« dhe veprimtari politik, Imri Ilazi – Komandant Ferri.

Lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Komuna e Ferizajt, ku ka njoftuar se nĂ« kujtim tĂ« jetĂ«s dhe veprĂ«s sĂ« tij, Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ«, me mbĂ«shtetjen e KomunĂ«s sĂ« Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 nĂ« Teatrin “Adriana”, nĂ« Ferizaj.

“NgushĂ«llime tĂ« sinqerta familjes Ilazi, bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve, familjeve tĂ« DĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit, invalidĂ«ve e veteranĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s. Shpirti i tij, u prehtĂ« nĂ« parajsĂ«n e paskaj”, thuhet nĂ« njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s appeared first on Euronews Albania.

Lajçak: I çmoj rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se i vlerëson mendimet dhe rekomandimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për mënyrën se si Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes vete.

Ai tha se u takua me presidenten Osmani në Nju Jork për të diskutuar për gjendjen e tanishme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, megjithatë, nuk shpjegoi se cilat ishin mendimet apo rekomandimet e Osmanit për zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja.

Si Osmani ashtu edhe Lajçaku qĂ«ndruan nĂ« SHBA kĂ«tĂ« javĂ«, ku liderĂ«t botĂ«rorĂ« u mblodhĂ«n pĂ«r AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara. Emisari evropian u takua edhe me kryeministrin e KosovĂ«s, Albin Kurti, nĂ« Nju Jork, ku sĂ« bashku me tĂ« dhe me ndihmĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r EvropĂ«n dhe EuroazinĂ«, James O’Brien, diskutuan pĂ«r dialogun.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në Bruksel për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe pastaj Aneksin për zbatimin e saj në Ohër në fillim të vitit 2023.

Ajo ka mbetur e pazbatuar prej atëherë, megjithatë, edhe pse Bashkimi Evropian thotë se marrëveshja është detyrim për të dyja palët.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.

MarrĂ«veshja e pĂ«rbĂ«rĂ« prej 11 nenesh, ndĂ«r tjerash parasheh njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«, njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, qĂ« Serbia tĂ« mos bllokojĂ« anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, dhe kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Ky proces mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja.

Rishtazi, SHBA-ja u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve.

Rundet e dialogut rishtazi në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë dhënë rezultate konkrete, derisa në atë më të fundit më 17 shtator, kryenegociatorët nuk zhvilluan takim trepalësh për shkak të mospajtimeve që kishin për temat e diskutimit.

Ndërsa, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt shtatorin e vitit të kaluar./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lajçak: I çmoj rekomandimet e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Euronews Albania.

A do të zëvendësojë Salianjin si drejtues politik në Elbasan? Flet Jorida Tabaku

Në një intervistë të dhënë këtë të shtunë në Euronews Albania, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u pyet nëse do të pranonte të zëvendësonte Ervin Salianjin si drejtues politik të Partisë Demokratike në Elbasan.

Tabaku u shpreh se vendimmarrja pĂ«r drejtuesit politikĂ« Ă«shtĂ« ekskluzivitet i kryetarit tĂ« partisĂ«, duke theksuar: “Drejtuesit politik janĂ« njĂ« vendimmarrje statuore e kryetarit tĂ« partisĂ« dhe le t’ia lĂ«mĂ« trupave tĂ« PartisĂ« Demokratike tĂ« marrin vendimet e duhura.”

Tabaku u ndal dhe te arrestimi i Ervin Salianjit, të cilin e cilësoi si një figurë shumë të rëndësishme dhe të zëshme në Partinë Demokratike, që do mungojë në zgjedhjet e 2025.

E pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar, Tabaku tha se do të nisin protestat ë cilat kishin kohë që diskutoheshin.

“Kjo protestĂ« kishte kohĂ« qĂ« diskutohej, por çdo ditĂ« shtohen gjĂ«ra tĂ« tjera. Sepse protesta qytetare lidhet edhe me situatĂ«n ekonomike dhe sociale, por ndĂ«rkohĂ« ndodhi burgosja e Ervin Salianjit, moszbatimi i vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, pĂ«r deputeten Xhaçka, pra ndodhĂ«n faktorĂ« tĂ« tjerĂ« qĂ« nĂ« njĂ« moment ku ndodhet ShqipĂ«ria shpresoj tĂ« shkaktojĂ« atĂ« mbĂ«shtetje popullore qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme. Ka pasur shumĂ« kohĂ« qĂ« strukturat e PD kĂ«rkonin organizimin e njĂ« protestĂ« dhe mendoj se Ă«shtĂ« momenti pĂ«r ta bĂ«rĂ«â€, tha Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do të zëvendësojë Salianjin si drejtues politik në Elbasan? Flet Jorida Tabaku appeared first on Euronews Albania.

Moment i frikshëm në avionin që u nis nga Prishtina, shpendët i dëmtojnë motorin

Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar këtë të shtunë udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg.

Ata u rrezikuan nga dy shpendë të cilat u goditën me motorin e avionit duke shkaktuar probleme në fluturim. Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Prishtinës për shkak të dëmtimeve.

Njëri nga udhëtarët deklaroi për KosovaPress, se ata janë nisur nga Sllatina drejt Hamburgut në orën 8.40, por pas 30 minutave kanë përjetuar një moment të frikshëm.

“Ishim diku mbi malet e ShqipĂ«risĂ«, aeroplani filloi tĂ« dridhej, mendova qĂ« do tĂ« rrezohemi dhe e shtrĂ«ngova shumĂ« rripin e sigurisĂ«. Pas 30 minutave udhĂ«tim jemi kthyer sĂ«rish nĂ« Aeroportin e PrishtinĂ«s.

The post Moment i frikshëm në avionin që u nis nga Prishtina, shpendët i dëmtojnë motorin appeared first on Euronews Albania.

PjesĂ« e grupit kriminal nĂ« ShqipĂ«ri, arrestohet nĂ« Suedi “skafisti” nĂ« kĂ«rkim

Klajdi Kondo alias Klajdi Meto është arestuar në Suedi për llogari të drejtësisë shqiptare.

34-vjeçari rezulton njĂ« person nĂ« kĂ«rkim  ndĂ«rkombĂ«tar, pasi shkalla e parĂ« e GJKKO i ka caktuar masĂ«n “Arrest me burg” pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”, kryer nĂ« kuadrin e grupit tĂ« strukturuar kriminal.

34-vjeçari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve me skaf drejt Italisë në vitet 2021-2022.

“Si rezultat i koordinimit tĂ« informacioneve dhe veprimeve policore, ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe homologĂ«ve nĂ« Suedi, u finalizua procedura pĂ«r ekstradimin nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« shtetasit tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, tĂ« arrestuar nĂ« Suedi, K. K. alias K. M., 34 vjeç, i lindur nĂ« Fier.

Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nĂ« vitin 2022, i ka caktuar kĂ«tij shtetasi, masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprĂ«n penale “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”, kryer nĂ« kuadrin e grupit tĂ« strukturuar kriminal.

Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatĂ« periudhĂ«s 2020-2021, nĂ« bashkĂ«punim me shtetas tĂ« tjerĂ«, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt ItalisĂ« dhe shteteve  tĂ« tjera, kundrejt fitimeve, emigrantĂ« sirianĂ«, egjiptianĂ« dhe iranianĂ«â€, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PjesĂ« e grupit kriminal nĂ« ShqipĂ«ri, arrestohet nĂ« Suedi “skafisti” nĂ« kĂ«rkim appeared first on Euronews Albania.

Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Nasrallah – i cili thuhet se ishte objektivi i sulmit ajror tĂ« sĂ« premtes nĂ« Bejrut, nuk Ă«shtĂ« parĂ« nĂ« publik pĂ«r vite me radhĂ« pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s se mund tĂ« vritet nga Izraeli.

Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin,ai  luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot , dhe mbetet i nderuar nga mbështetësit e grupit.

Ai drejtoi evolucionin e Hezbollahut nga një milici e themeluar për të luftuar trupat izraelite që pushtuan Libanin në një forcë ushtarake më të fortë se ushtria libaneze, një ndërmjetësues fuqie në politikën libaneze, dhe një pjesë kyçe e nxitjes së Iranit për supremacinë rajonale.

NĂ« vitin 1985, Hezbollahu zyrtarisht shpalli themelimin e tij duke botuar njĂ« “letĂ«r tĂ« hapur” qĂ« identifikonte SHBA-nĂ« dhe Bashkimin Sovjetik si armiqtĂ« kryesorĂ« tĂ« Islamit dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r “zhdukjen” e Izraelit, pĂ«r tĂ« cilin thoshte se po pushtonte tokat myslimane.

Nasrallah u ngjit në radhët e Hezbollahut ndërsa organizata u rrit. Ai tha se pasi shërbeu si luftëtar u bë drejtues i saj në Baalbek, pastaj në të gjithë rajonin Bekaa, pasuar nga Bejruti.

Ai u bë lider i Hezbollahut në vitin 1992 në moshën 32-vjeçare, pasi paraardhësi i tij Abbas al-Musaëi u vra në një sulm me helikopter izraelit.

Nasrallah gjithashtu menaxhoi një luftë me intensitet të ulët me forcat izraelite që përfundoi me tërheqjen e tyre nga Libani jugor në vitin 2000, megjithëse ai pësoi një humbje personale kur djali i tij i madh Hadi u vra në një përleshje me trupat izraelite.

Pas tërheqjes, Nasrallah shpalli se Hezbollahu kishte arritur fitoren e parë arabe kundër Izraelit. Ai u zotua gjithashtu se Hezbollahu nuk do të çarmatoset, duke thënë se konsideron se i gjithë territori libanez duhet të rikthehet, duke përfshirë zonën e Fermave Shebaa.

Në vitin 2006 militantët e Hezbollahut nisën një sulm ndërkufitar në të cilin u vranë tetë ushtarë izraelitë dhe dy të tjerë u rrëmbyen, duke shkaktuar një përgjigje masive izraelite.

NĂ« vitin 2009, Nasrallah lĂ«shoi ​​njĂ« manifest tĂ« ri politik qĂ« kĂ«rkonte tĂ« nxirrte nĂ« pah “vizionin politik” tĂ« Hezbollahut. Ai hoqi referimin pĂ«r njĂ« republikĂ« islamike tĂ« gjetur nĂ« dokumentin e vitit 1985, por mbajti njĂ« linjĂ« tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r Izraelit dhe SHBA-sĂ« dhe pĂ«rsĂ«riti se Hezbollahut duhej t’i mbante armĂ«t pavarĂ«sisht nga njĂ« rezolutĂ« e OKB-sĂ« qĂ« i ndalonte ato nĂ« Libanin jugor.

MĂ« 8 tetor 2023 – njĂ« ditĂ« pas sulmit tĂ« paprecedentĂ« ndaj Izraelit nga persona tĂ« armatosur tĂ« Hamasit qĂ« shkaktoi luftĂ«n nĂ« Gaza – luftimet sporadike mĂ« parĂ« midis Hezbollahut dhe Izraelit u pĂ«rshkallĂ«zuan.

Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në shenjë solidariteti me palestinezët.

NĂ« njĂ« fjalim nĂ« nĂ«ntor, Nasrallah tha se sulmi i Hamasit kishte qenĂ« 100 pĂ«r qind palestinez nĂ« aspektin e vendimit dhe ekzekutimit”.

MegjithatĂ« Hezbollah nĂ« solidaritet me Hamasin, lĂ«shoi ​​mĂ« shumĂ« se 8,000 raketa nĂ« veri tĂ« Izraelit dhe nĂ« lartĂ«sitĂ« e Golanit tĂ« pushtuara nga Izraeli. Ai gjithashtu gjuajti raketa antitank nĂ« automjete tĂ« blinduara dhe sulmoi objektivat ushtarake me dronĂ« shpĂ«rthyes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u kundërpërgjigjën me sulme ajrore dhe zjarr tankesh kundër pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

NĂ« fjalimin e tij mĂ« tĂ« fundit, Nasrallah fajĂ«soi Izraelin pĂ«r shpĂ«rthimin e mijĂ«ra aparateve radio tĂ« pĂ«rdorura nga anĂ«tarĂ«t e Hezbollahut, tĂ« cilat vranĂ« 39 njerĂ«z dhe plagosĂ«n mijĂ«ra tĂ« tjerĂ«. Ai pranoi se grupi kishte pĂ«suar njĂ« “goditje tĂ« paprecedentĂ«â€ dhe premtoi se do tĂ« hakmerrej ndaj Izraelit.

Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike sulmet ndaj Hezbollahut, duke nisur valë bombardimesh që vranë afro 800 njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë appeared first on Euronews Albania.

❌