Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Champions League/ Real fiton me “vuajtje” ndaj Stuttgart, Sporting Lisbon mund pastër Zhegrovën me shokë

17 September 2024 at 23:12

Nuk mund të kishte nisje më spektakolare për formatin e ri të UEFA Champions League, se nata e parë e këtij edicioni.

Pas fitoreve të madhe, të Juventus, Aston Villa, Liverpool e Bayern Munich një triumf të madh kanë arritur edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët kanë kaluar me rezultatin e thellë, 3-1, gjermanët e Stuttgart, në një përballje jo pak të luftuar.

Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe braziliani Endrick dërguan nga një topin në rrjetë, duke çliruar jo pak “Galaktikët” e tyre, të cilët vuajtën goxha ndaj gjermanëve, të cilët nuk u dorëzuan asnjë moment, madje arritën edhe barazimin me “bomberin” gjerman, Deniz Undav, në minutën e 68’-të, por më kot pasi 3 pikët në fund shkuan për “Los Blancos”.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, skuadra e Sporting Lisbon ka kaluar lehtësisht francezët e Lille, teksa i mundën me rezultatin e pastër 2-0.

Për djemtë e teknikut Ruben Amorim rrugën e rrjetës e gjetën “bomberi” suedez, Viktor Gyokeres dhe “shtatlarti” i mbrojtjes, Zeno Debast. Portugezët u ndihmuan edhe nga dalja me kartonin e kuq të anglezit, Angelo Gomes, i cili la francezët me 10 lojtarë, për më shumë se 50 minuta. /i.m /abcnews.al

Pse Stutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” pa sponsorin kryesor në fanella

17 September 2024 at 23:48

Nënkampioni gjerman Stuttgart luajti sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku pësoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve. 

Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta. 

Konkretisht, sponsor i Stutgartit është kompania e basteve Winamax, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim. 

Edhe pse UEFA nuk ka asgjë kundër reklamimit të shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre të qarta, ndaj Stutgarti do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit nga Torino më 22 tetor në orën 21:00. 

Nuk dihet ende nëse sponsori i lartpërmendur do të zëvendësohet nga një tjetër apo do të luajë thjesht pa sponsor në këto vende ku reklamimi i basteve është i ndaluar. /Telegrafi/  

The post Pse Stutgarti luajti në stadiumin “Santiago Bernabeu” pa sponsorin kryesor në fanella appeared first on Telegrafi.

Kur më së paku pritej, si Endrick i la të shtangur të gjithë në Bernabeu me golin e tij

17 September 2024 at 23:34

Real Madridi triumfoi 3-1 përballë Stuttgartit në kuadër të formatit të ri në Ligën e Kampionëve.

Golat për Los Blancos i shënuan Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe Endric, ndërsa për skuadrën gjermane realizoi Deniz Undav.

Por, vëmendje të madhe aktualisht ka marrë goli i brazilianit, që nuk pritej të gjuante, sidomos nga ajo pozitë.

Endrick u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, kur e zëvendësoi Jude Bellinghamin.

Sulmuesi u nis në aksion nga pjesa e madrilenëve, derisa në 25 metrat e fundit vendosi të lëshonte një goditje të fuqishme.

Endrick ia doli ta mposht portierin e Stuttgartit duke i lënë të gjithë të befasuar në minutën e 90+5-të, për rezultatin 3-1.

Ky ishte debutimi i tij në Ligën e Kampionëve, derisa me gol te Los Blancos debutoi edhe Mbappe. /Telegrafi/

The post Kur më së paku pritej, si Endrick i la të shtangur të gjithë në Bernabeu me golin e tij appeared first on Telegrafi.

“Do të të bëjmë derman…”/ Vajza ngacmohet seksualisht nga infermieri i urgjencës në Pogradec

By: Oldi
17 September 2024 at 21:43

Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht. E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre. Pasi u ekzaminua […]

The post “Do të të bëjmë derman…”/ Vajza ngacmohet seksualisht nga infermieri i urgjencës në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen pjesët e para/ Liverpool “përmbys” klasiken, Bayern “i frikshëm” ndaj kroatëve, Real Madrid vuan në “Bernabeu”

17 September 2024 at 21:56

Ishin me të vërtetë minuta spektakli.

Kanë përfunduar pjesët e parë, të katër sfidave të mbrëmjes të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë, të UEFA Champions League, ku ka patur jo pak surpriza.

Kështu, në “San Siro”, “Djajtë” e Milan arritën ta merrnin shpejt avantazhin në “klasiken” ndaj Liverpool, teksa arritën të shënonin që në minutën e 3’-të të sfidës, me Christian Pulisic, mirëpo dy gola të shpejtë të Ibrahime Konate e Virgil van Dijk kanë mjaftuar për të përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.

Në “Allianz Arena”, të Mynihut, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë bërë detyrën përballë kroatëve, të Dinamo Zagreb, ku pas 45 minutaëve të para udhëheqin me rezultatin e thellë, 3-0, pas golave të Harry Kane, Raphael Guerreiro e Michael Olise. Gjermanët kishin shënuar edhe më herët me Jamal Musiala e Serge Gnabry, mirëpo golat ishin të parregullt.

Surprizë ishte përballja e “Santiago Bernabeu”, mes “Galaktikëve” të Real Madrid dhe gjermanëve të Stuttgart, me sfidën që deri më tani qëndron në rezultatin 0-0, pas një pjese të parë, ku “Hirushja” e Bundesliga rrezikoi jo pak portën e Thibaut Courtais.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, të Lisbonës triumfi i vendasve të Sporting mund të konsiderohet i mbyllyr, me djemtë e Ruben Amorim, që udhëheqin me rezultatin minimal, 1-0, ndaj Lille falë golit të “bomberit” suedez, Viktor Gyokeres dhe tashmë janë një lojtar plus në fushën e blertë, pas daljes me të kuq të “fantazistit”, Angel Gomes. /i.m /abcnews.al

Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit

17 September 2024 at 22:59

Real Madridi ka triumfuar me shumë mund përballë Stuttgartit në startin e formatit të ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Los Blancos ishin në vështirësi qysh nga starti i ndeshjes, me skuadrën gjermane që po bënte super lojë.

Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola, me një Real Madrid të çorientuar totalisht.

Në pjesën e dytë ishte një lojë edhe më dinamike, ndërsa fjalët e Carlo Ancelottit në pushimin mes pjesëve dhanë efekt të menjëhershëm.

MBAPPE FIRST GOAL FROM REAL MADRID IN UCL. This click doesn’t have the pass from Tchouameni to Rodrygo. Just incredible. pic.twitter.com/dphZeUh62d

— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 17, 2024

Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.

Por, në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1 me një asistim të Leweling.

LET’S ALL LAUGH AT REAL MADRID😭😭😭😭😭
pic.twitter.com/eFcbMwY9ZY

⚡🇧🇼 (@Priceless_MCI) September 17, 2024

Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.

Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1 në minutën e 83-të, kur u asistua prej Luka Modricit.

GOOOOOOOOL DE ANTONIO RÜDIGER

VAMOOOOOOOOOOOS pic.twitter.com/nZBhxIMOV3

— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) September 17, 2024

Fitoren e Real Madridit e vulosi Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90+5-të për 3-1.

Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit appeared first on Telegrafi.

“Opera në rrota” sonte prezente në Gjakovë

17 September 2024 at 14:57

Nga data 15 e deri më datë 20 shtator 2024, nga fondacioni Rame Lahaj, ka filluar iniciativa kulturore “Opera në Rrota”.

Kjo iniciativë deri më tani është mbajtur në qytetin e Istogut dhe të Pejës, ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00, palotoja e Parkut të Madh në qytetin e Gjakovës, do të jetë nikoqire e ”Operës në Rrota”.

Artistët që do të performojnë në këtë mbrëmje janë:

  • Laura Lila – Pianiste
  • Uresa Ahmeti – Narratore
  • Edon Shileku – Aktor
  • Kaltrina Miftari – Soprano
  • Anita Kërhani – Soprano
  • Safet Berisha – Kontratenor
  • Harris Bajraktari – Bariton

Projekti është ndërtuar për të frymëzuar dhe edukuar audiencat e reja, duke kultivuar një dashuri të përhershme për muzikën klasike dhe operën.

Përveç kësaj repertori i kësaj ngjarjeje është përshtatur posaçërisht për të angazhuar dhe emocionuar fëmijët dhe të rinjtë, duke i prezantuar ata me botën magjepsëse të artit lirik./Telegrafi/

The post “Opera në rrota” sonte prezente në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër

17 September 2024 at 08:34

Sonte (e martë) me fillim nga ora 18:45 do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, i cili mund të thuhet se është historik në shumë aspekte.

Nga ky sezon, garat elitare evropiane për klube nuk do të jenë në formatin e saj të njohur me tetë grupe nga katër skuadra, gjë që sigurisht do të marrë pak kohë për mësim.

Është rritur edhe numri i skuadrave, kështu që këtë sezon 2024/25 në Ligën e Kampionëve në vend të 32 do të shohim 36 skuadra që do të jenë të gjitha së bashku në një tabelë.

Në pjesën e garës së ligës, secila skuadër do të luajë nga tetë ndeshje kundër kundërshtarëve që u tërhoqën në shortin e 29 gushtit dhe tetë skuadrat e para do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-tës. Ekipet nga vendi i 9-të në të 24-të pas tetë xhirove të luajtura do të kalojnë në ‘play-off’ për një vend në fazën e 1/8-tës.

 

2024/25, let’s go 🏆#UCL pic.twitter.com/EnnlQ2vcxA

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

12 skuadrat e fundit në tabelë do të përfundojnë pjesëmarrjen në Evropë këtë sezon, çka do të thotë se nuk ka më transferim në Ligën e Evropës siç ishte në sezonet e mëparshme.

Turi i parë i Ligës së Kampionëve do të luhet nga e marta në të enjte, ndërsa shtatë të tjerat, si më parë, gjatë të martave dhe të mërkurave.

Raundi i fundit është caktuar për 29 janar, ndërsa faza e eliminimit fillon më datë 11 shkurt. Finalja e madhe do të luhet më 31 maj në Allianz Arena të Mynihut.

E ndërsa formati i garës është i ri, favoritët për titull janë ende të njëjtat klube.

Manchester City, Real Madrid, Arsenal dhe Bayern Munich janë në krye të listës sipas shtëpive të basteve, ndërsa Interi, Barcelona, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain shihen si favoritë të fshehur.

 

Tuesday ✅
Wednesday ✅
Thursday ✅#UCL pic.twitter.com/6u34blOYBa

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

Ndeshjet e sotme dhe orari

Juventus – PSV Eindhoven 18:45

Young Boys – Aston Villa 18:45

Milan – Liverpool ora 21:00

Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00

Real Madrid – Stuttgart ora 21:00

Sporting Lisbona – Lille ora 21:00

/Telegrafi/

The post Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër appeared first on Telegrafi.

Mahniti të mëdhenjtë e Bundesliga, “fantazisti” i “Pancerave” më i kërkuari në Gjermani

16 September 2024 at 20:16

Padyshim një nga skuadrat më surprizuese të këtij sezoni janë edhe gjermanët e Stuttgart, të cilët kanë zhvilluar një sezon të magjishëm, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në një prej kampionatëve më elitar të botës, Bundesliga.

Mirëpo, jo vetëm dy të mësipërmit kanë shkëlqyer këtë sezon, te Stuttgart, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, Chris Fuhrich, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, paraqitje që kanë vënë pas tij tre “gjigantë” të futbollit gjerman, “Demat” e RB Leipzig, “Verdhekuqtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, deri më tani më të favorizuarit duket të jenë kryesuesit e këtij sezoni të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me teknikun, Xabi Alonso, që i kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë, teksa beson së në rast fitimit të titullit kampion do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

❌
❌