Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Reporter

Drafti në Kuvend: Gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive

7 October 2024 at 14:51

Nisma e publikuar të hënën në faqen zyrtare të Kuvendit parashikon që “Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse.” Në relacionin shoqërues, propozuesja Kryemadhi, një deputete prej […]

The post Drafti në Kuvend: Gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive appeared first on Reporter.al.

Media online sulmon Blerjana Binon pas publikimit të raportit për lirinë e medias

7 October 2024 at 14:24

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SciDev, dhe njëkohësisht raportuese dhe mbështetëse e lirisë së shprehjes dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Ballkan ka qenë së fundmi nën sulmet e një prej mediave online tabloide në Shqipëri. Sulmi në portralin “Prapaskena” vjen pas publikimit të raportit “Liria e Medias në Shqipëri […]

The post Media online sulmon Blerjana Binon pas publikimit të raportit për lirinë e medias appeared first on Reporter.al.

KPK shkarkon prokurorin Xhemal Saliaj

7 October 2024 at 12:43

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas problemeve dhe barrave të provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Saliaj i kundërshtoi gjetje e KPK-së dhe pati kërkuar konfirmim në detyrë, por trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare […]

The post KPK shkarkon prokurorin Xhemal Saliaj appeared first on Reporter.al.

Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e banorëve të Beratit

7 October 2024 at 08:35

Jeta në lagjen periferike “Jani Vruho” të qytetit të Beratit nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tani mund të jetë bërë dhe e rrezikshme. “Shiko shtëpitë si janë copë-copë”, shfryn Fitim Fusha, 70-vjeç, i cili mbijeton fal një biçikletë që e ka shndërruar në karrocë transporti dhe me të cilën mbledh kanaçe alumini për […]

The post Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e banorëve të Beratit appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Prokurori Xhemal Saliaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

4 October 2024 at 19:52

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u përball të premten më 4 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dhe shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Saliaj po kryhet nga trupa […]

The post Prokurori Xhemal Saliaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on Reporter.al.

Vetmia e komisionit “Xhafaj”: Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile

4 October 2024 at 19:09

Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj u futën në krizë gjatë kësaj jave, kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë. Komisioni parlamentar […]

The post Vetmia e komisionit “Xhafaj”: Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile appeared first on Reporter.al.

Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

4 October 2024 at 14:06

Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të mëparshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili qëndroi në detyrë për gati dy vjet. Ka qenë një periudhë e vështirë për Policinë e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar nga disa oficerë të lartë të arrestuar, akuzuar apo dënuar për […]

The post Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare? appeared first on Reporter.al.

Restaurimi i muzeve të Durrësit drejt përfundimit

4 October 2024 at 12:28

Sistemi muzeor në Durrës administrohet nga institucione të ndryshme, ndërsa një pjesë e objekteve vazhdon restaurimin e vonuar në kohë. Muzeu Kombëtar Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik nuk janë ende të vizitueshëm nga publiku, ndërsa hamami mesjetar nuk është hapur për shikuesit për shkak të pronësisë së pazgjidhur. Në tabelën që është instaluar afro 3 vjet […]

The post Restaurimi i muzeve të Durrësit drejt përfundimit appeared first on Reporter.al.

Mësimet dhe trashëgimia e 7 tetorit

4 October 2024 at 10:31

Një vit më parë, Hamasi vrau rreth 1,200 njerëz – kryesisht civilë – në Izrael dhe mori peng më shumë se 250. Që atëherë, Izraeli e ka kthyer pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha. Më shumë se 40,000 nga banorët e saj thuhet se janë vrarë, një shifër që përfshin 10,000-20,000 militantë të […]

The post Mësimet dhe trashëgimia e 7 tetorit appeared first on Reporter.al.

Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese

3 October 2024 at 17:16

Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë thotë se që kur italianët filluan punën për ndërtimin e kampit të refugjatëve, xhiroja në dyqanin e saj është dyfishuar. “Kam shitur vetëm për një ditë 200 shishe me ujë, kur në kushte normale, ato s’i shisja as […]

The post Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese appeared first on Reporter.al.

KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri

3 October 2024 at 16:22

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e rrëzoi si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij. Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më […]

The post KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri appeared first on Reporter.al.

Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e lartë dhe të pandryshuar të korrupsionit

3 October 2024 at 16:14

Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, të cilat mbështeten me asistencë financiare nga Bashkimi Europian nëpërmjet programeve që nxisin integrimin e këtyre vendeve. Të gjithë grafikët e prodhuar nga sondazhi i kryer në popullsinë e këtyre vendeve gjatë viteve  2022-2024, e nxjerrin Shqipërinë […]

The post Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e lartë dhe të pandryshuar të korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Xhemal Saliaj – Prokuroria e Vlorës

By: BIRN
3 October 2024 at 12:54

Prokurori Xhemal Saliaj i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë do të përballet të premten më 4 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko. Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Xhemal Saliaj – Prokuroria e Vlorës appeared first on Reporter.al.

Tërmete në Lindjen e Mesme

3 October 2024 at 12:51

Lindja e Mesme i ngjan shumë një zonë sizmike. Këtë javë, luftimet u rritën ndjeshëm përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin dhe më konkretisht, midis Izraelit dhe Hezbollahut. Kjo nga ana tjetër shkaktoi aktivitet diku tjetër, pasi Irani, mbështetësi i Hezbollahut, u kundërpërgjigj duke gjuajtur raketa balistike ndaj Izraelit, i cili është zotuar të përgjigjet […]

The post Tërmete në Lindjen e Mesme appeared first on Reporter.al.

Dënohen me dy shekuj burg 30 anëtarë të pesë grupeve kriminale në fushën e drogës

2 October 2024 at 18:00

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të mërkurën më 2 tetor vendimin për 32 të pandehur nga prokuroria respektive, si anëtarë të pesë grupeve kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike gjatë viteve 2019-2020. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët […]

The post Dënohen me dy shekuj burg 30 anëtarë të pesë grupeve kriminale në fushën e drogës appeared first on Reporter.al.

Pozicioni Negociues i Shqipërisë me BE-në i vendosur mbi ‘themele’ të dobëta

2 October 2024 at 17:53

Ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka, informoi mediat se në javët në vijim priten vendimet e vendeve anëtare të BE-së dhe thirrja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, momente që i cilësoi si hyrjen në një fazë te re “dinamike dhe komplekse” në procesin e integrimit. Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja shtoi se ky […]

The post Pozicioni Negociues i Shqipërisë me BE-në i vendosur mbi ‘themele’ të dobëta appeared first on Reporter.al.

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli përballet me vetingun

2 October 2024 at 17:09

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Roland Agolli u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut […]

The post Ndihmësi ligjor, Roland Agolli përballet me vetingun appeared first on Reporter.al.

Hidhet shorti i dytë për anëtarët e këshillave, KLP pa kandidat

2 October 2024 at 16:39

Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile” ripërsëriti procedurën e shortit pasi Kuvendi nuk miratoi në seance pleanare listën e shortit të parë, ku Fejzulla ishte kandidat për KLGj-në, ndërsa KLP-ja mbeti pa kandidat për shkak të listës së kufizuar […]

The post Hidhet shorti i dytë për anëtarët e këshillave, KLP pa kandidat appeared first on Reporter.al.

Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin

2 October 2024 at 16:29

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, i dha fund të mërkurën më 10 tetor debatit mbi përgjigjet e pesë ekspertëve që kanë hartuar akt-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit, kundrejt rreth 150 pyetjeve të drejtuara nga ish-ministri i Mbrojtjes në cilësinë e të pandehurit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë. Gjatë dy seancave të mëparshme […]

The post Gjykata mbyll debatin për ekspertimin financiar në çështjen e Mediut për Gërdecin appeared first on Reporter.al.

❌
❌